Saturday, April 29, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-NGA RAIMONDA MOISIU-DONALD RUMSFELD

Shkruar nga Raimonda Moisiu
e-mail moisiu8@aol.com
web: http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/

Zera te vjeter e te rinj po ndihen ne politiken amerikane ,ne Pentagon & Shtepine e Bardhe,ku kerkojne doreheqjen e Donald Rumsfeld.-----Cfare i detyroi nje grup gjeneralesh te liruar dhe ne pension,por akoma aktive ne politiken amerikane te kerkojne "koken',e Donald Rumsfeld?---Lufte pas lufte-----dheee,si po reagon Rumsfeld.

Eshte nje konseguence e stermadhe dhe e stermundimshme ,per nje demokraci,me nje ushtri nga me te fuqishmet ne bote.Balanca midis civilit dhe ushtarakut eshte e pasigurte.Mund te marrim si shembull ,Abraham Lincoln,qe duke i nxjerre ne lirim ,gjeneralet e tij ,derisa gjeti nje ,qe ishte i perkushtuar e i vetedijshem per te luftuar.Por,realiteti modern eshte krejt i ndryshem.Natyrshem,nuk duhet harruar qe Franklin Ruzvelt,hodhi poshte ,rekomandimin e shefit te shtabit te ushtrise -te te urtit ,Gjeneral,Xhorxh C.Marshall,per te pushtuar Europen ,me 1942,e cila ju doli nje fiasko.Harri Truman ,ishte gjeresisht i pergojosur,per zgjuaresine e tij,ne perzgjedhjen e gjeneraleve,duke thirrur nen arme ,nje nga me te miret --Douglas A.Mcarthur,i cili deshironte te shtrinte luften ne Kore ,duke sulmuar edhe Kinen .Tjetri Lindon Xhonson,i cili qendroi nje nate te tere e te vetme, duke veshtruar bombardimet ne Vietnam.Ne vitin 1997,nje tjeter gjeneral,Hugh Shelton ,atehere Shef Armate,u paraqiti dicka shume te rendesishme ,per te lexuar si: "Dezertimi i detyres",nje studim klasik,rreth gjeneraleve te epokes Vitenam,duke i akuzuar ata si te deshtuar ne perkrahjen dhe marredheniet e tyre me lideret civile.Ne nje menyre a ne nje tjeter,ata nuk e kuptuan mesazhin.Para ,invazionit te Irakut,trupat e ushtrise amerikane,dhe gjeneralet ,nuk diskutuan ,se cfare do te benin pas luftes,kur ajo te fitohej,sipas pretendimit .Rumsfeld ishte i perfshire ne planin e sulmit ,por nuk parashikonte konseguencat qe mund te vinin pas saj,te njellojshme apo te nje natyre tjeter.Rumsfeld kerkonte nje nderhyrje te shpejte,per tu mbeshtetutr qe te operonte me perkushtueshmeri dhe perpikmeri----per t'i deshmuar Sadam Huseinit ,se ishte mjerisht i pamjaftueshem per te marre,persiper nje detyre te veshtire ,tejet te mundimshme per sigurine dhe rindertimin e Irakut. Vetem tani vone,gjeneralet e liruar dhe pensioniste ,dalin ne skene ,shfaqin pakenaqesi duke kerkuar me force qe Rumsfeld te jape doreheqjen Revolta e gjeneraleve pensioniste ka krijuar nje telash konsiderabel,ne Pentagon dhe ne Shtepine e Bardhe.Presidenti Bush u ndje ne siklet,javen qe kaloi,,kur deklaroi dhe shprehu -gjithe perkrahjen e tij,per Sekretarin e Mbrojtjes,Donald Rumsfeld..Tani per tani ,Bush,as qe ka ndermend ta heqe ,Rumsfeld-in,"Ai e pelqen ate"-shprehet dikush shume prane Presidentit,i cili do te ruaje anonimitetin.Bush ,nuk eshte i verber .Ai e di qe Rumsfeld ,qendron me njeren kembe aty.Une personalisht nuk shoh ndonje evidence ne marredheniet e tyre .Ata takohen e bisedojne shpesh .Rumsfeld i ka ofruar dy here doreheqjen Bush-it ,por Bush i ka kundershtuar ato.-vazhdon anonimi.Nje nga gjeneralet me te vjeter ,i cili po shkruan nje liber ,duke e quajtur Sekretarin e Mbrojtjes,Donald Rumsfeld nje njeri "i paafte,si nga ana strategjike ,taktike dhe vepruese".Por kritikat e tyre ,ju ngjajne atyre si"dallendyshet e para ne lufte ,rreth asaj se "kush e humb Irakun"-shprehet kolonel ,Douglas Mcgregor,ne librin e tij me titull"Duke thyer falangat",i influencuar dhe frymezuar nga sulmi i befasishem ne Bagdat.Po,-"Rumsfeld duhet te largohet,te ike "-shprehet Mcgregor,Gjithashtu edhe shume gjenerale te tjere pas tij ,duhet te largohen.Ata jane pergjegjes per ate cfare Ata & Rumsfeld ,gatuan.Rumsfeld eshte nje personazh negativ,per nje liber 'Kobra 2"Duke hyre ne hollesi,qe nga momenti i invazionit dhe pushtimit te Irakut ,Rumsfeld eshte treguar nje kundershtar i merzitshem ,ngacmues.Por shumica e gjeneraleve,vune ne pikepyetje strategjine e sulmit me sa me pak trupa qe te jete e mundur..Ne kundershtim me ate cfare thuhet per luften se u kurdis nga nje komplot neokonservativ,Rumsfeld per veten e tij paraqitet indiferent ,ne drejtim te ideollogjise,qe thellesisht ai ishte i dyshimte ,rret nocionit se :"Amerika do te sjelle demokracine ne Irak."Ai u fokusua si nje mendjeshkurter ,ne transformimin e ushtrise ne Irak, ne menyre te ngadalesuar.Rumsfeld shperfilli :"Ndertimin e kombit",dhe i ekzaltuar u shpreh se irakienet duhet te rindertojne vendin e tyre.Por ,pikerisht,ne te njejten kohe ,mbas invazionit te Irakut me urdher te Keshilltarit amerikan per Irakun,Paul Bremer,shperndahet ushtria irakene dhe lirohen nga detyra shume punonjes te sherbimit civil,duke ikur nga syte kembet dhe duke lene Irakun ne kaos dhe ne nje revolte ne rritje.Nje nga akuzat e shumta por e fuqishme erdhi nga nje Gjeneral Leitnant,Gregory Newbold,i cili ka qene gjithashu ,shef i hartimit te veprimeve ,kur planifikohej invazioni i Irakut.Newbold deklaron---Tani me vjen keq qe nuk sfidova ATA,te cilet ishin te detyruar te invadonin nje vend ,veprimet e te cileve ishin periferike ,por te nje kercenimi te vertete ---si Al Qaeda .Faktikisht nuk eshte detyra e nje oficeri pauniforme ,te sfidoje vendimin e Presidentit ,per pushtimin e Irakut Ky eshte nje gjykim politik.Varet nga Presidenti dhe Kongresi ,te vendosin se ku duhet te luftojme Detyra e ushtrise eshte te fitoje luften.Pergjegjesia e vertete per Irakun,sigurisht lidhet me Presidentin ,Bush,zv/presidentin Dick Cheney dhe Rumsfeld Gjithashtu edhe Colin Powell u kritikua qe nuk veproi me shume per te ngadalesuar nderhyrjen e Bush-it ne Irak.Gjithashtu gjenerale te ndryshem nuk treguan asnje lloj shqetesimi dhe nuk folen kur ishte momenti ,por tani qe dolen ne pension ,shperthejne.Por dicka eshte e rendesishme ne edukaten ushtarake ,dhe qe duhet vleresuar se shumica e gjeneraleve dhe ushtareve nuk i kryqezojne udheheqesit e tyre civile.Personazhi Rumsfeld dhe stili i menaxhimit te tij jane shume te sofistikuara .Ai vazhdimisht flet dhe pyet me ironi,te sheh drejt ne sy,qe mund te merret si nje kercenim.Rumsfeld njihet si nje njeri qe kujdeset vetem per njeren ane te medaljes ,ku i intereson atij,Disa ushtarake shprehen se kur ju mendoni te vendosni e te bisedoni me te ,se pari duhet te mendoheni mire ,te pregatiteni mire ,te dini se cfare do te thoni ,ne te kundert ,ju jeni automatikisht te pushuar.Por keshtu funksionon ,dhe Rumsfeld del i suksesshem.Rumsfeld konfrontoi gjeneralet ,duke ju thene gazetareve se"nuk sheh ndonje gabim te marresh opinionet e njerezve te ndryshem,ne rastin konkret ,te gjeneraleve ----ne duhet t'i mirepresim ato.Eshte historike.!"Rumsfeld shprehet se ai shqetesohet vetem se i gjithe koncepti i kontrollit civil eshte i kthyer per "koken e tij",nga revolta e gjeneraleve.Ne koncept dhe institucionalisht,qe "gerhitja ",e nje grusht gjeneralesh ne lirim e pension,te mund te detyrojne se kush do te udheheqe Departamentin e Mbrojtjes--Ne nje demokraci ,nuk funksionojne keshtu problemet ---shprehet Rumsfeld.Praktikisht,ky lloj rebelimi i siguron zgjatjen e vendit te punes Rumsfeld-it.Asnje Presidenti nuk i imponohet nga nje grup njerezish e aq me teper nga nje grup gjeneralesh te liruar dhe pensioniste ,per te hequr Sekretarin e Mbrojtjes ,Rumsfeld,.Sigurisht,dihet qe duke mbrojtur Rumsfeld ,Presidenti po ecen ne "nje zone me mina",sepse shpejt do te perballet me reagimin e demokrateve qe do t'i thone :"Shikoni ,Bush po mbron nje te paafte".Dhe Rumsfeld vete,nuk eshte nga ata qe e dorezojne shpaten me nje te rene,Atij i pelqen ta ngacmojne si nje "Matinee Idol".Ai do beje 'doreheqje",vetem kur te dale ne pension,i cili eshte prane te 73 vjeteve.Keshilltaret e tij nuk presin qe ai te dorehiqet ne ndonje kohe te aferme.Vete Rumsfeld shprehet ne menyre mekanike se ai nuk ben ;DIPLOMACI..Rumsfeld akoma eshte ne kerkim te ndryshimit,duke u perpjekur te ndryshoje ndonje institucion qe i tundohet ndryshimit.Ai eshte mese i igurte qe ne nje te ardhme jo te vonuar ai do te ndeshet me te tjera kerkesa nga ushtarake te vjeter ,por ai i shikon keto se nje tullumbace e shfryre.Pergatiti :Raimonda Moisiu.Hartford CT USA.

if ((parent != null) && (parent.ProcessCommand != null))
parent.ProcessCommand('bodyLoaded', true);

Thursday, April 27, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-TEUTA SHABANI TOWLER KOMENTON LIBRIN "TOTAL HORROR" TE AUTORIT XH.SADRIU



NGA TEUTA SHABANI TOWLER
SH.B.A

Romani "Total Horror" i autorit Xhemaj Sadriut është njëmend horror.Ky ka qenë romani i pare aq i tmerrshëm që kam lexuar ndonjëherë.Romani është i pasur me përshkrimet e detaje të vendeve, dukjeve tëdjajve dhe veprimet e tyre. Është për t'u çmuar ndërtimi dhezhvillimi i personazheve, sidomos i atij të Adrian Durashametit –Formë Hallka dhe të Shartek Djallit - Formë Thika. Kreativiteti dheimagjinata e autorit në këtë roman është e kombinuar në mënyrën mëprofesionale artistike që mund të ketë shkruar ndonjë autor i riShqiptar por edhe i huaj.Ngjarja fillon me Adrianin i cili fillon të sheh djaj derisa shkonteme gjyshen e tij në një restorant tek Liqeni i Sovablenit. Adrianikishte përjetuar një tmerr kohë më parë në po atë rrethinë kur edashura e tij Arta është vrarë dhe ngrënë nga djajtë. Adriani fillontë mbrohej nga djajtë por në fillim nuk dinte dobësitë e tyre. Mëvonë zbulon dobësitë e tyre dhe fillon të pajiset me atë lloj arme.(nuk do ta përmend llojin e armës të cilën djajtë ia kanë tmerrinpër kuriozitet të lexuesve të tjerë). Adriani fillon të luftonkundër djajve për të shpëtuar vetveten, njerëzit e tij të dashur esidomos nënën, motrën Friden dhe dajën e tij Patrikun. Adrianipërveç që ballafaqohet me djaj, ai ballafaqohet edhe me njerëzitpërreth sepse mendojnë se është i çmendur. Për fat të keq, edhenjerëz të tjerë arrijnë të jen pikë sulmi për djajtë gjë qëgradualisht fillojnë të besojnë teorisë së Adrianit.Romani është shumë tërheqës sepse vazhdimisht ka aksione e luftimenë mes të djajve dhe Adrianit, e më vonë edhe të disa luftëtarëkundër djajve nga Afrika siç ishte Banguri dhe më në fund Buba.Fundi për mua ka qenë zhgënjyes. Nuk ka pasur sqarim se çfarë u bëme Shartek Djallin – Formë Thika që ishte iniciator për ta vrarëAdrianin? Mandej çfarë kishte ndodhur me Formë Shigjetën, a kishtevdekur përgjithmonë? etj.Romani përfundon pa sqaruar edhe çështje të tjera, por unë shpresojqë autori i ka lënë këto zbrazëti me qëllim për të shkruar romanine dytë si vazhdimësi i të parit. Shpresoj se veç është duke eshkruar dhe të botohet së shpejti, këtë duhet ta merr si obligimndaj lexuesve të tij për të sqaruar gjërat nga romani i parë.Ky roman ka mundësi të xhirohet në një film që mendoj se do të delshumë i suksesshëm dhe shpresoj se autori të gjen producent të huajqë do ta xhironin.Iu rekomandoj të gjithë atyre lexuesve që iu pëlqejnë gjërat eimagjinuara dhe larg realitetit që ta lexojnë sepse ia vlen koha qëdo ta kaloni me këtë roman. Për ata që jetojnë jashtë atdheut këtëlibër mund ta porositni përmes internetit në web faqenwww.libri24.com/

Monday, April 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare- VERA PELAJ E RADIO BLUESKYLIVE NE KOSOVE INTERVISTON DR.AGIM VINCA

Nga VERA PELAJ-Radio BLUESKYLIVE-KOSOVE

Intervistė ekskluzive - Agim Vinca - me rastin e botimit tė librit“Kėnga e Hapur”

Letėrsia shqipe sot, ėshtė aty ku janė shqiptarėt, aty ku ėshtė gjuha shqipe, aty ku jemi ne nė pėrgjithėsi. Letėrsia shqipe sot, krijohet nė kushte pak mė tė mira sesa qė ėshtė krijuar dikur. Jo materiale por nė planin e lirisė krijuese sepse sot edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė edhe nė viset shqiptare, Maqedoni e gjetkė nė diasporė, shkrimtari shqiptar nuk e ka mė atė qė thashė “Shpatėn e “Damokleut”, mbi krye, nuk e ka censurėn./Agim Vinca/
Prof. Dr. Agim Vinca, u lind mė 1947, nė Veleshtė tė Strugės sė Maqedonisė. Studioi Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės. Ėshtė poet, studiues i letėrsisė dhe ligjėrues i letėrsisė bashkėkohore, nė Universitetin e Prishtinės. Prof. Dr. Agim Vinca, ditė mė parė, botoi librin mė tė ri “Kėnga e Hapur”, qė ėshtė njė antologji e komentuar. Kėtė antologji tė komentuar e pėrbėjnė gjashtėdhjetė e pesė poetė, gjashtėdhjetė e pesė poezi, gjashtėdhjetė e pesė ese. Njė parathėnie interesante dhe njė pėrmbyllje origjinale. Jeronim de Rada, Zef, Seremebe, Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Migjeni, Petro Marko, Din Mehmeti, Fatos Arapai, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Mimoza Ahmeti, Xhevahir Spahiu, Azem Shkreli, Tahir Desku, Visar Zhiti etj, janė disa nga autorėt nė mesin e tė pėrzgjedhurve me kriteret estetike, qė Agim Vinca i plason nė kėtė antologji me koment. Agim Vinca ėshtė autor i njė numri tė madh librash. Librat me poezi janė: “Feniksi” 1972, “Bregu i mallit” 1975, “Nė vend tė biografisė” 1977 “Buzėdrinas”, 1981;1984, “Arna dhe ėndrra” 1987, “Kohė e keqe pėr lirikėn” 1997, “Dri”, 1999, “Sonet i vetmuar” 2001. Librat me kritikė letrare tė Agim Vincės janė: “Aspekte tė kritikės…”, 1977 “Qasje” 1980, “Struktura e zhvillimit tė poezisė shqipe ( 1945 – 1980), 1985; 1997, “Orėt e poezisė”, 1990, “Alternativa letrare shqiptare, 1995, “Kurs i teorive letrare”, 2002, “Panteoni i ideve letrare” 2002, “Letėrsia bashkėkohore shqiptare (bashkautor), 2002. Publicistikė: ”Populli i pandalur”, 1992, “Shqiptarėt mes mitit dhe realitetit”, 1997. Antologjitė: ”Nga poezia bashkėkohore shqipe…”, 1985, ”Dritėro Agolli, Lirikat e vjeshtės”, 2002, “Din Mehmeti, Klithmė ėshtė emri im”. Pėrkthimet: R. Tagora, Gitanjali, B. Breht, Baladė gjermane dhe B. Dimitrova, Ballkaniada.BLUE SKY: Libri juaj i fundit titullohet “Kėnga e Hapur”, qė nė tė vėrtetė ėshtė njė antologji e komentuar. Njė album poezish me koment. Pse ?AGIM VINCA: Ky libėr ėshtė njė antologji por, ndryshe nga antologjitė e tjera qė botohen zakonisht nė mjedisin tonė. Ėshtė njė antologji e komentuar. D.m.th, libri pėrmban poezi tė poetėve shqiptarė prej Jeronim de Radės e kėndej, dhe pėr ēdo poet, pėr ēdo poezi, unė e kam parė tė udhės tė bėjė edhe njė shkrim kritik nė formė komenti apo eseje, duke u pėrpjekur qė t’i zbulojė vlerat e asaj poezie dhe tiparet e individualitetit krijues tė atij poeti. Sigurisht nė mėnyrė tė thuktė, koncize sepse hapėsira ka qenė e kufizuar. E kam parė tė udhės ta bėjė kėtė, pėr arsye se poezia nė pėrgjithėsi dhe veēanėrisht poezia moderne, nuk komunikon edhe shumė lehtė me lexuesin. Kėshtu qė, nėpėrmjet komenteve qė i shoqėrojnė poezitė e zgjedhura nė kėtė libėr, unė bėj pėrpjekje qė lexuesve, veēanėrisht tė rinjve, studentėve, nxėnėsve, por edhe pedagogėve tė tyre, t’ua zgjas dorėn, t’iu ndihmojė, qė ata tė arrijnė tė komunikojnė mė mirė me poezinė shqipe, tė arrijnė tė depėrtojnė, mbase mė lehtė nė botėn enigmatike tė poezisė.BLUE SKY: A e plotėson ky libėr vakumin e antologjive nė letėrsinė tonė ?AGIM VINCA : Nė kėto dhjetė - pesėmbėdhjetė vitet e fundit, nė hapėsirėn kulturore shqiptare nė Prishtinė, nė Tiranė por edhe nė Shkup, janė botuar njė numėr i konsiderueshėm antologjishė tė llojeve tė ndryshme, nga autorė tė ndryshėm. Ka antologji me karakter historik, ka antologji me karakter tematik, ka nganjėherė edhe antologji me kritere jo shumė stabile. Ėshtė e drejtė e ēdokujt t’i qaset poezisė edhe formave tjera krijuese dhe tė bėjė njė pėrzgjedhje. Fjala antologji nė zanafillė, e ka kuptimin e njė kopshti me lule, ose tė njė buqete me lule dhe ēdo antologji ėshtė shprehje e shijeve, kritereve, formimit shpirtėror, krijues, intelektual tė autorit. Unė mendoj se nuk mė takon mua tė them se a e plotėson vakumin e antologjive ky libėr por, siē shihet nga reagimet e deritanishme, sado qė libri nuk ka shumė kohė qė ka dalė, ėshtė pritur si njė libėr qė, siē ėshtė thėnė, i ka munguar antologjisė shqipe dhe si njė antologji specifike, ku krahas poezive, krahas pėrzgjedhjes janė edhe esetė, komentet, tekstet shoqėruese, pėrcjellėse tė poezive. Me kėto, ky libėr kryen njė rol tė dyfishtė. Rolin e prezantimit tė vlerave kulmore tė poezisė shqipe, tė atyre qė shpesh herė nė gjuhėn bisedore por edhe nė kritikėn letrare, i quajnė perla. Por, luan edhe rolin e interpretimit, leximit ose tė themi mė mirė, pėrpjekjes pėr t’u hapur ato. Sė kėndejmi edhe titulli i librit ėshtė, “Kėnga e Hapur”. BLUE SKY: Mbi ēfarė kriteresh e keni bėrė pėrzgjedhjen e poezive nė libėr?AGIM VINCA : Ky libėr e ka njė histori relativisht tė gjatė, njėzetvjeēare. Libri fillimisht ka filluar nė vitet ’80-tė, ’83 – ’85, si njė rubrikė e pėrdyjavshme nė gazetėn e studentėve “Bota e Re”. Qė atėherė kam pasur idenė qė prej asaj rubrike “Albumi Poetik”, tė bėjė njė antologji tė tillė po me kėtė titull. Punėt erdhėn si erdhėn mė vonė nė vitet ’90-tė, me ri-okupimin dhe deinstitucionalizimin e Kosovės, kėshtu qė ky projekt u shty deri tani. Nė verė tė vitit qė shkoi, nė bisedė me disa miq tė mi, nė mesin e tė cilėve edhe ata qė dikur kanė qenė redaktorė ose bashkėpunėtorė tė gazetės “Bota e Re”, vendosa qė kėtė libėr ta finalizojė. Kriteret mbi tė cilat ėshtė mbėshtetur libri, sigurisht i kam shpjeguar nė parathėnie. Kjo ėshtė njė antologji ku janė pėrzgjedhur me vlera tė veēanta estetike tė poetėve shqiptarė prej De Radės, mė tė cilin fillon siē thuhet ajo qė ne e quajmė, poezi e re shqipe. E re nė kuptimin, poezi qė vjen pas poezisė sė vjetėr tė letėrsisė mesjetare dhe arrij deri te poetesha e talentuar bashkėkohore, Mimoza Ahmeti. Prej secilit poet ėshtė zgjedhur nga njė poezi, jo mė shumė, ėshtė njė pėrjashtim, Karmell Kandreva, njė poet arbėresh dhe secila poezi shoqėrohet me koment, prandaj edhe quhet antologji e komentuar. Kriteret mbi tė cilat jam mbėshtetur unė, janė nė radhė tė parė kritere estetike. Kujtoj qė tė gjitha kėto poezi, ose nė mos tė gjitha, pjesa dėrmuese absolute e tyre, janė krijime me vlera tė padyshimta estetike. Kriter tjetėr sigurisht ėshtė edhe rėndėsia e autorit ose edhe e poezisė nė sistemin e vlerave tė letėrsisė shqipe nė procesin e zhvillimit tė saj. Nganjėherė edhe popullariteti i akėcilės vjershė, receptimi i gjerė qė ka pasur ajo nė rrjedhėn e kohės, nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare. Tė gjitha kėto, unė kam bėrė pėrpjekje t’i ngjiz, t’i sintetizoj dhe natyrisht renditja ėshtė mbi bazė kronologjike sipas vitit tė lindjes sė autorėve. Libri sigurisht ka njė tėrėsi, ka njė sistem tė cilin mė mirė do ta zbulojnė vet lexuesit dhe jo unė si autor, sepse thuhet se autori nuk duhet tė flasė shumė pėr veprėn e vet.BLUE SKY : Profesor, gjatė fushatės diferencuese nė vitet ’80-tė, ju nuk u kursyet si intelektual shqiptar, me integritet moral dhe kapital krijues. Pėr juve pritej dėnimi, madje edhe largimi nga procesi mėsimor. Ēka do tė na thoni mė shumė pėr kėtė pėrvojė ?AGIM VINCA : Ky libėr mua, besoj edhe kolegėt e mi, miqtė e mi, mbase edhe lexuesit pak mė tė moshuar, i kthen nė njė kohė tė vėshtirė, siē ishte ajo pas vitit 1981, kur Universiteti i Prishtinės ku unė punoja, u vu nė shėnjestėr tė strukturave shtetėrore dhe politike. U quajt, bastion i nacionalizmit shqiptar. Njė pjesė e profesorėve, nė mesin e tė cilėve edhe unė, u vunė nė listat e ashtuquajtura “Tė zeza”, tė komitetit qė duhej tė merreshin nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė, siē thuhej fillimisht, ngarkesės me nacionalizėm. Mė vonė u modifikua pėr shkak se ne nuk e kishim luftuar nacionalizmin dhe separatizmin shqiptar. Mu nė atė kohė, unė vazhdoja tė bėja punėn time pavarėsisht nga ajo atmosferė ankthi, shqetėsimi, nga ajo ???Shpata e Damokleut“, qė na rrinte mbi krye. Vazhdoja punėn nė universitet me ligjėratat pėr letėrsinė bashkėkohore shqipe, veēanėrisht pėr poezinė. Bėja edhe rubrikėn “Albumi poetik” tek “Bota e Re”. Botoja sigurisht edhe ndonjė libėr. Qėllimi im ishte qė, duke e mbajtur atė rubrikė, prej sė cilės ka ardhur mė vonė ky libėr, tė mos ndėrpritej komunikimi kulturor, letrar midis Tiranės dhe Prishtinės, sepse strukturat partiake shtetėrore tė ish Jugosllavisė, kishin marrė vendim qė ky komunikim tė ndėrpritej. Ata e kishin parė si tė dėmshėm, si njė mundėsi e indoktrinimit tė rinisė shqiptare, veēanėrisht tė studentėve. Natyrisht qė kultura shqiptare ėshtė njė, letėrsia shqipe ėshtė njė. Unė bėja pėrpjekje qė krahas poetėve tė trevės sonė kėtu, t’i prezantoj herė- herė edhe poetėt qė krijonin nė Tiranė, nė mėnyrė qė tė mos ndėrpritej krejt ai komunikim. Unė nuk e proklamoja kėtė por, njė nga shtytjet e mia tė brendshme si studiues i letėrsisė, si poet, si intelektual shqiptar, ishte edhe kjo. Natyrisht, kjo nuk shihej me sy tė mirė nga struktura tė caktuara por, ne megjithatė arritėm qė kėtė situatė ta mbijetojmė, falė pėrpjekjeve tona tė pėrbashkėta. Ato struktura qė na kishin vėnė nė lista tė zeza, dikur e bėnė tė veten. Proceset u zhvilluan nė atė mėnyrė qė u shpėrbė edhe shteti, federata jugosllave dhe u ndryshuan kriteret. Ne pastaj e zhvilluam punėn siē e dini edhe ju, jashtė objekteve mėsimore. Ky libėr, nė parathėnie e kujton atė atmosferė, atė kohė dhe mua mė ngjall emocion dhe kujtime, pėrveē tjerash.BLUE SKY: Ku ėshtė letėrsia shqipe sot ?AGIM VINCA : Kjo ėshtė njė pyetje pak e gjerė. Letėrsia shqipe sot, ėshtė aty ku janė shqiptarėt, aty ku ėshtė gjuha shqipe, aty ku jemi ne nė pėrgjithėsi. Letėrsia shqipe sot, krijohet nė kushte pak mė tė mira sesa qė ėshtė krijuar dikur. Jo materiale por nė planin e lirisė krijuese sepse sot edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė edhe nė viset shqiptare, Maqedoni e gjetkė nė diasporė, shkrimtari shqiptar nuk e ka mė atė qė thashė “Shpatėn e “Damokleut”, mbi krye, nuk e ka censurėn. Autocensurėn mbase mund ta ketė por, ajo ėshtė individuale. Sot letėrsia shqipe krijohet mbi bazėn e pluralizmit estetik. Shoqėria jonė ėshtė nė fazėn e pluralizmit politik prandaj, letėrsia dhe kultura shqiptare ėshtė nė fazėn e pluralizmit estetik. S’ka mė tema tė ndaluara, s’ka mė tabu prandaj, krijuesi mund ta zgjedh vet edhe temėn edhe presedeun edhe tė gjitha. Kjo natyrisht nuk do tė thotė se letėrsia shqipe vetvetiu ka bėrė hapa tė mėdhenj. Letėrsia shqipe ka shėnuar edhe nė kėto 15 vite tė periudhės post komuniste rezultate. Ka vepra nė poezi, nė prozė, nė kritikėn eseistike etj, etj, por, megjithatė, letėrsia shqipe ka arritur ta ruajė kontinuitetin e vet qė ka pasur edhe nė periudhėn e mėparshme. Ka arritur tė ushqehet prej atyre burimeve qė ėshtė ushqyer gjithmonė. Unė mendoj, ėshtė nė radhė tė parė shpirti i popullit tonė, rezistenca e tij, mbijetesa e tij. Gjuha shqipe, folklori shqiptar, balada shqiptare, dhembjet tona historike kombėtare, kolektive dhe individuale. BLUE SKY : Cili ėshtė roli i letėrsisė nė aspektin kombėtar ?AGIM VINCA : Letėrsia ėshtė art siē dihet, ėshtė edhe formė e komunikimit me njerėzit. Elioti, poet dhe eseist i madh anglez, nga mė tė mėdhenjtė e shekullit XX-tė, thotė nė njė rast te esetė e tij se, letėrsia ėshtė ???Park Nacional“. Kjo ėshtė sigurisht njė metaforė e Eliotit, por kjo do tė thotė se letėrsia ėshtė njė vlerė e madhe dhe iu takon tė gjithėve. Ėshtė edhe e bukur siē janė lulishtet, parqet nacionale qė shpallen tė tilla nėn mbrojtjen e shtetit. Letėrsia nuk duhet tė pėrzihet me politikėn nė kuptimin, nuk duhet tė instrumentalizohet pėr qėllime tė politikės ditore. Kjo nuk do tė thotė se letėrsia ėshtė apolitike, se letėrsia nuk i trajton edhe temat qė kanė tė bėjnė me problemet politike tė njė shoqėrie, tė njė kombi, tė njė kohe. Letėrsia shqipe sot, bėn pėrpjekje ta jap, ta transponojė atė qė ndjen njeriu ynė sot. Bėn pėrpjekje qė ta emancipojė stilin, gjuhėn e vet. Bėn pėrpjekje qė ta pėrvetėsojė teknikėn e shprehjes moderne. Tani nuk ka mė ndalesa, nuk ka tabu dhe aq mė shumė qė tani letėrsia shqipe ėshtė e hapur ndaj botės dhe komunikon lirshėm me tė. BLUE SKY : A ėshtė i denjė prezantimi i letėrsisė shqipe nė botė ?AGIM VINCA: Kėtu mbetet shumė pėr tė bėrė. Prezantimi i letėrsisė shqipe nė botė, fatkeqėsisht ēalon nė shumė pikėpamje. Mund tė them se gjendja ėshtė mė e keqe se qė ka qenė nė periudhėn e monizmit, veēanėrisht kur kihet parasysh kjo pjesė e letėrsisė shqipe, kjo qė krijohet nė Kosovė. Arsyet janė ndoshta dy. Bota, veēanėrisht perėndimi, pas rėnieve tė sistemeve totalitare nė Evropėn Lindore dhe nė Ballkan, nuk ka mė shumė kėrshėri pėr atė se ēka ndodh te kėta popuj. Mė pėrpara, i interesonte shumė perėndimit ēka ndodh nė Kosovė e nė Shqipėri. Tani ky interesim pak ka rėnė sepse gjėrat janė hapur. Ka komunikim, ka delegacione, ka edhe monitorim ndėrkombėtar etj, kjo mund tė jetė njė arsye. Pėrpara kėrshėria ishte mė e madhe dhe nxitja mė e madhe sidomos e asaj qė quhet disidencė letrare, qoftė e hapur, qoftė e fshehur. E dyta dhe ndoshta kryesorja ėshtė mungesa e punės institucionale, mungesa e organizimit tonė. D.m.th, ne nuk kujdesemi sa duhet, kujdesemi fare pak, pėr tė mos thėnė se nuk kujdesemi aspak qė vlerat tona letrare, artistike dhe kulturore, ato qė pėrbėjnė identitetin tonė dhe ato me tė cilat ne mund tė dalim para botės, t’i prezantojmė, t’i plasojmė, tė gjejmė mėnyrėn. Nuk duhet vetėm autorėve t’iu lihet kjo gjė sepse ajo pastaj merr karakter herė - herė edhe tė privatizimit, njė lloj biznesi jo edhe shumė tė ndershėm. Do tė duhej pak a shumė edhe asociacionet e shkrimtarėve, tė krijuesve, institucionet shtetėrore, nė radhė tė parė ministritė e kulturės nė Tiranė, Prishtinė, Shkup e ku janė, tė kenė njė strategji, njė politikė, qė vlerat letrare, kulturore, artistike, shpirtėrore tė shqiptarėve, ato qė janė ajka d.m.th. yndyra, pjesa mė me vlerė, tė prezantohen para botės. Letėrsia fatkeqėsisht, e ka barrierėn gjuhėsore. Muzika dhe piktura nuk e kanė kėtė, e kanė njė gjuhė nė tėrė botėn. Por, letėrsia shqipe shkruhet shqip dhe qė lexuesit e huaj ta shijojnė atė sado pak, duhet tė sigurohet botimi, duhet tė sigurohet pėrkthimi, duhet edhe ajo qė quhet sot, publicitet. Vlerat mė nė fund duhet edhe t’iu ofrohen njerėzve, nuk shkojnė vetvetiu gjithmonė atje ku e kanė destinimin.BLUE SKY : Disa nga poetėt tanė thonė qė njė pjesė tė fajit e kanė edhe mediat ?AGIM VINCA : Mediat e kryejnė dhe nuk e kryejnė si duhet misionin e vet. Ne jetojmė nė njė kohė kur hapėsira mediale ėshtė zgjeruar dukshėm nė krahasim me atė qė ka qenė nė periudhėn e mėparshme, ku mediat kanė qenė tė kontrolluara nga partia shtet, shteti partiak. Nuk do tė thotė se edhe sot nuk janė krejtėsisht tė kontrolluara nga strukturat e caktuara politike por, megjithatė, hapėsira mediale sot ėshtė e gjerė. Vetėm nė Prishtinė sot dalin 7-8 gazeta tė pėrditshme, dhe janė tri televizione nacionale dhe janė shumė radio stacione qendrore dhe lokale. Unė mendoj se nė mediat tona, informata pėr kulturėn nuk prezantohet gjithmonė me dinjitetin e vet, me profesionalizmin e vet. Kjo ndodh pėr mungesė kuadrosh ndonjėherė. Njė pjesė e kuadrit ėshtė shumė i ri dhe nuk ėshtė shumė i sensibilizuar me artin, me letėrsinė tonė, nuk lexohet sa duhet. Kjo ndodh edhe pėr arsye tė dinamikės sė punės. Shumė herė punėt bėhen shpejt e shpejt. Por, unė mendoj se mediat tona, veēanėrisht mediat elektronike, e nė mėnyrė tė veēantė televizionet tona, tė cilat janė mė tė shikuarat dhe mė me ndikim, i kanė borxh letėrsisė, i kanė borxh kulturės sonė. BLUE SKY : Profesor, renditeni nė radhėt e studiuesve dhe kritikėve mė tė njohur tė letėrsisė shqipe, veēmas tė poezisė. Albanologu i njohur Robert Elsie, nė njė intervistė dhėnė radios “Blue Sky”, pati thėnė se forca e letėrsisė shqipe, gjendet nė poezi. A pajtoheni me kėtė mendim ?AGIM VINCA : Robert Elsien, unė e kam mik. Ėshtė njėri nga tė huajt qė ka bėrė shumė pėr afirmimin e letėrsisė shqipe nė botė. Por, ne shumė herė, punėn qė e ka bėrė ai nė anglisht, nuk jemi kujdesur qė ta plasojmė sa duhet para opinionit tonė. Antologjia e Robert Elsie-t, pėr poezinė moderne shqipe qė ka dalė nė SHBA, nė Nju Jork, e financuar nga UNESCO, nė vitin 1993, nuk ėshtė promovuar fare nė Prishtinė, madje as nė Tiranė. Pse ndodh kėshtu? Robert Elsie, e thotė kėtė mendim se poezia prinė nė letėrsinė shqipe por, e thotė pėr poezinė e letėrsisė shqipe qė krijohet nė Kosovė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Nė letėrsinė shqipe qė krijohet nė Kosovė, me qendėr kulturore Prishtinėn, poezia ka qenė avangardė. Po, kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr letėrsinė shqipe qė krijohet brenda kufijve tė shtetit shqiptar, me qendėr kulturore Tiranėn. Proza dhe poezia kanė ecur krahas, mos proza ka pasur njė epėrsi. Sot poezia fatkeqėsisht lexohet pak. Proza ka njė auditor mė tė gjerė. Megjithatė ato, para studiuesve tė sotėm dhe tė ardhshėm, para atyre qė janė tė obliguar ta bėjnė sistemimin dhe afirmimin e vlerave janė tė barabarta. Nuk ka hierarki tė zhanreve, ka hierarki tė vlerave. BLUE SKY: Jeni edhe ligjėrues nė Fakultetin e Filologjisė. Ēfarė ėshtė komunikimi i studentėve me letėrsinė ?AGIM VINCA : Ne profesorėt, gjithmonė jemi tė pakėnaqur sepse gjithmonė kėrkojmė mė shumė. Ėshtė detyrė dhe obligim i imi, sikurse edhe i kolegėve tė mi, qė t’ua bėjmė mė interesante, mė tė afėrt, mė tė dashur letėrsinė shqipe dhe letėrsinė nė pėrgjithėsi. Sot nuk ka letėrsi tė izoluar. Komunikimi sot ėshtė interplanetar, interneti ka bėrė ēudira. Mua mė duhet tė them me keqardhje, qė interesimi pėr librin aktualisht ėshtė mė i vogėl se qė ka qenė dikur. Ėshtė njė kompleks arsyesh. Njė nga ato arsye ėshtė qė sot mundėsitė e kalimit tė kohės sė lirė janė mė tė mėdha se qė kanė qenė dikur. Arsyeja tjetėr ėshtė qė ne nė jetėn tonė, i kemi margjinalizuar vlerat e vėrteta shpirtėrore. Gjithashtu edhe mediat tona, institucionet dhe mentaliteti ynė. Nė jetėn tonė, nė qendėr tė vėmendjes janė politika, tė themi estrada, biznesi. Njė libėr pothuaj kurrė nuk del nė krye tė lajmeve, qoftė edhe ajo qė njė libėr mund tė jetė njė ngjarje e madhe letrare e kulturore, ose siē e kanė zakon tė thonė kolegėt tanė nė Tiranė, eveniment. Kjo ndikon edhe tek interesimi i lexuesve dhe veēanėrisht i tė rinjve, nė radhė tė parė studentėve tė letėrsisė. Ne tani kemi edhe Fakultet Filologjik, kemi edhe universitete private qė po ashtu janė tė lidhura me artin, letėrsinė, kulturėn. Tirazhi i librave tanė ėshtė i vogėl kurse, njė pjesė e tyre e madhe mbeten me vite nėpėr depot e botuesve ose nėpėr raftet e librarive. Natyrisht edhe faktori material ndikon por, nė radhė tė parė do ta veja theksin tek koha qė ėshtė apoetike, antilibėr, antivlerė edhe pak te mendėsia jonė. Ne, nuk e kemi kultivuar sa duhet dashurinė pėr librin. Duhet tė bėjmė shumė mė tepėr nė kėtė plan, tė gjithė brezat, tė gjitha strukturat, tė gjithė ne! Veēanėrisht ne qė jemi autorė librash dhe qė jemi interpretues tė librave tė tė tjerėve, por edhe brezat qė vijnė, nė radhė tė parė, brezat e studentėve tanė.BLUE SKY: A keni pėr tė shtuar diēka pėr fund ?AGIM VINCA: Faleminderit pėr ftesėn. Ky mesazh i imi, jo pse ėshtė i imi por, pse unė mendoj se duhet mė shumė t’ju kthehemi vlerave shpirtėrore, atyre qe e kanė mbajtur gjallė shpirtin tonė me shekuj. De Radės, Naimit, Serembes, Fishtės, Nolit, Asdrenit, Migjenit, Kutelit, Kadaresė, Agollit, Shkrelit, Podrimjes, Mehmetit…, tė mos i numėroj edhe shumė tė tjerė qė janė kėtu, me disa nga perlat e tyre. Ky mesazh pra mos tė bjerė nė vesh tė shurdhėr. BLUE SKY: Faleminderit.

Intervistoi: Vera Pelaj, Radio “Blue Sky”

Bota e Gruas Shqiptare-VIZITE NE SHQIPERI-ARTIKULL NGA KOZETA ZYLO


NGA KOZETA(KEZE) ZYLO


Cfare nuk ka ndryshuar ne Shqiperine tone te dashur?


Malli i madh per Atdheun, kishte kohe qe me shprishte gjumin, e me bente shpesh here te lagja jastekun nga lotet nen vetmine paksa çmendurake te emigrimit. Kjo kishte arsyet e veta, sepse duke ndenjur nje kohe te gjate, pa shkuar, gati 9-vjet, nga te mallkuarat dokumenta, te bente te ndiheshe shume nervoze, dhe ndoshta mund te te shkaktonte dhe ndonje semundje zemre...Largimi nga Shqiperia, ne Shkurt te vitit 1997, ne ate vit te mbrapshte, ku mbasi mbrita ne Amerike, pas tre ditesh u mbyllen aeroportet, e bente dhe me te veshtire kthimin tone atje...Imagjinojeni, se ne cfare presioni psiqik kemi qene, ku per cdo emigrant qe vjen, ne vend qe te ambientohet me vendin, me ligjet, etj...shikon lajmet ne kanalet televizive greke, ku vetem villnin vrer, per gjemen qe po i ndodhte Shqiperise, per zjarrrin qe po i vinin politikanet Atdheut, dhe qe “shpetimtari”e qe na doli me i “korruptuari”Fatos Nano do te shpetonte Shqiperine?! Kete e pashe si drita e diellit tani qe shkova, se sa e kishte shpetuar i djallezuari, si vete pabesia greke, ish kryeministri Fatos Nano Shqiperine bashke me qeveritaret driteshkurter memedheun tone te shumevuajtur...Fatkeqesia me e madhe e popullit tone eshte se binden nga qeveritaret, nga te gjitha qeverite, duke trumbetuar, qe po behen ndryshime dhe keto ndryshime i krahasojne me qeverite e meparshme. Psh. nqs do i hedhim nje veshtrim diktatures, ata gjithmone do te jepnin ndryshimet me qeverine e Zogut, ne vitin 1939...pa largpamesi, me Evropen, qe ne kemi shekuj, qe jetojme me ta, sa afer si fqinje qe ne lashtesi, dhe sa larg ne ekonomi dhe mireqenie...Shpesh kur bisedoja me miqte e mi, te afermit, shumica ishin te kenaqur per ndryshimet qe kishin ndodhur ne Shqiperi. Kjo ka arsyet e veta, mua shpesh me thoshnin, ju nuk pate gje se c’u be ketu ne 97en famekeqe, u shkaterrua cdo gje, dhe Lana ishte mbushur me kioska, ku te gjitha ujrat e zeza notonin sheshit. A thua se nuk kishte ujra te zeza te plasura tani? Konkretisht, sa zbrita nga aeroporti, sigurisht qe do te paraqiteshim per te na kontrolluar dokumentat, polici qe ndodhej ne detyre, po na bente presion per momentin, duke pare pashaporten e bashkeshortit tim, loz rolin si i shqetesuar, duke thene: Ti zoteri ke ardhur dhe here tjeter, si eshte e mundur qe nuk paske asnje vule ketu? Nderkohe une po puthja vellain tim me dore nga larg, qe vetem 3 metra na ndanin, se nuk e lejonin te “kalonte kufirin” per t’u perqafuar me motren, por kjo ne kulturen tone amerikane, nuk ka problem, se keto ligje ata i zbatojne mire, por kur vjen puna per pare i shkelin me te dyja kembet, mundet te kene per borxh, te bllokojne me ore te tera...Te lutem i thote bashkeshorti im, ju mund ta kontrolloni ne kompjuter, “e c’kompjuter mavria”dhe ta vertetoni qe nuk kemi ardhur asnjehere se e kemi pasur te ndaluar si me azil politik qe kemi qene, dhe kjo ne baze te ligjit nuk na lejohej. Nje person publik i njohur ne popull, qe po rrinte ne radhe me ne, thote eh, une se kam care koken, kam ardhur, s’me vinin vulen dhe mbaroi puna...Keto jane me mijra raste, qe emigrantet vine ne kete forme, por ja qe ne dhe shume te tjere si ne kane dashur te jene korrekt me shtetin amerikan. I mjeri polic, donte te lepinte letren jeshile te dollarit amerikan, dhe mbaroi filmi, por te them te drejten, moralisht i ngeli kocka ne fyt, kur them moralisht, se s’kishja ndermend te ankohesha, se nuk dija ku te ankohesha, kur ai ne menyre krejt normale ne publik, te ben presion...Une presionin e racizmit, personalisht e ndjeva qe ne Milano, kur morem avionin tjeter per ne Tirane, ku punonjesit e aeroportit atje, i futnin shqiptaret ne avion dhe i nxirrnin prape, si t’u donte qejfi, dhe qe e vonuan avionin 2 ore, pa le pastaj per kushtet e avionit brenda, krahasuar me avionin komod nga Kenedy, NY, se ne cfare kushtesh hipje?Oh Zot, thoshja c’behet keshtu?!Nejse, perjashta me prisnin te afermit dhe miqte e mi, ku nuk ka me dhimbje, kur ndonje mbese ose nip qe e ke lene ne pelena, dhe tani mbas 9 vjetesh te filmon me kamera, ti nuk e njeh, etj, copeza qe secili prej nesh I ka ndjere…Toka tende eshte me e shtrenjta ne bote, sido qe te jete, me balte apo pa pluhur.Aty u rrethuam nga lypesat, megjithese na kishin thene, qe duhet t’I ktheni ca dollare ne te holla, dhe ne vetem jepnim nga te gjitha krahet, ndoshta dhe ndonje lule bashke me te hollat…Eh, dhimbje, dhimbje…Kunates time I vinte keq kur ju jepnin, sigurisht e ndjente qe po harxhoheshim dhe ju thoshte: te dha njehere, prape erdhe?OK, nisemi drejt Tiranes, per ne apartamentin tim, vellai me thote, moter mos u merzit se ka disa gropa, por se shpejti do te dalim ne autostrade, nuk ka problem I them, nuk I kemi harruar gropat, jam aq e lumtur qe ju shikoj, sa nuk mund te imagjinohet, sa eshe gropat per momentin me dukeshin gradacielat e Manhattanit!Papritur del autostrada, per te qene e sinqerte nuk e dallova, sepse polici e kishte bllokuar kalimin tjeter, dhe anas autostrades, ne vend te gjelberimit shikoje, lope, gomare, dhe anash meje ishte nje grua qe terhiqte gomarin prej kapistre, dhe burri ishte lart ne samar duke folur me cellular ne dore! Hajde, hajde thashe sepse m’u kujtua kali gerdalle I Rastinjakut…Mbesa, e shkathet me thote qe kesaj halla, nuk I thone autostrade, por superstrade. Sapo hyn ne Tirane, sheh pallatet ngjyra-ngjyra, per te mbuluar, vjetersirat e arrixhinjve qe pushtuan qytetin e nxenesve, dhe qe ne kohen e permbysjes se komunizmit, shisnin rrobat e marra nga jashte, “rroba te jashtme pra, gaxhie!” thoshnin kur I shisnin tek populli. Nga te gjitha ngjyrat me beri pershtypje, pallati I pikturuar nga shigjetat si kembet e pules, dukej sikur te tregonte drejtimin ku do te shkoje per momentin.Se te dashur lexues, duke qene te mesuar me shigjeta ketu, mendon per nje cast, se po te jep drejtimin per ne presidence, ose ne “Komitetin Qendror”.Ecim dhe me ne fund arrijme perpara pallatit tim, qe nuk mungojne komshinjte duke na pershendetur, ndoshta dhe lot mallengjimi derdhnin, por babai shume i preokupuar, se perpara hyrjes kishin plasur ujerat e zeza, dhe nuk ndihej mire, se si do te futeshim brenda ne hyrje, shqetesohet per te krijuar pak “komoditet”.Burri me thote, kaloje me kujdes trarin e ekuilibrit, se ke bere stervitje ushtarake cdo vit. Ne fakt e kaluam, pa na rene kemba e majte, ne ujrat e ndotura, mua nderkohe me kujtohej, “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”, kjo grope e zeze, e zeze pis...Befasohem, nga pastertia brenda, dhe kjo jo vetem ne shtepine time, por ne te gjitha shtepite shqiptare, ku magjepseshe me lluksin, me pastertine, me mikpritjen dhe gjithcka brenda qe servirnin amvisat e mrekullueshme shqiptare.Brenda, pothuajse te gjitha shtepite kishin ndryshuar, por jashte kishte shume, shume pune per te bere.Mbipopullimi i Tiranes, ja humbiste qyteterimin evropian, per mos te thene civiilizimin e dikurshem. Nuk e mohoj qe kishte ndertesa madheshtore, kulla te bukura, por keto ishin pa sistem. Krahas ndertesave 23 kateshe, ndodhej ndertesa nje kateshe, qe ndodhej shume prane, midis gjysme te bukures dhe plotesisht te shemtuares. Kjo e bente te lodhshme syrin tim, mbipopullimi, urbanistika, mossistemimi, balta, qe ngeleshe me lecke ne dore per t’i lare kepucet, i miri nipi im c’hiqte!Fakt eshte qe Tirana eshte ne ndertim, dhe perderisa njerezit e pranojne ndryshimin, ka ndryshime, por mendoj qe Atdheu im nuk eshte nga Korpesi kryesor i kryeqytetit deri tek Skenderbeu, por Atdheu eshte dhe ne Mezhgoranin tim, ne Tepelene, qe akoma nuk funksionojne shkollat, dhe ne Valbone, ne Tropoje, ku une me krenari i kam vene vajzes se pare emrin Valbona, qe mungojne gjerat me minimale per popullin e thjeshte.Pjese e Atdheut jane dhe prinderit tane, te ndershem, qe nuk mund te jetojne me ato pensione, nqs nuk ju dergojme ne emigrantet qe kendej. Pjese e Atdheut eshte dhe pjesa me aktive, rinia, qe ngelen kafeneve tere diten, me nga nje kafe 20 lekeshe, dhe diskutojne se ku do ta kalojne diten tjeter, pa punuar, por jetojne ne kurrizin e prinderve, qe shumica rropaten tere diten.Pjesa e Atdheut tim, jane koleget e mi te nderuar, arsimtaret, qe i paguajne me nje rroge qesharake, dhe qe detyrohen, shume prej tyre te bejne pune te rendomta per te mbajtur familjet e tyre.Shkova tek gjimnazi “Cajupi”, ku une kishja kaluar nje pjese te jetes sime, dhe them qe ngela mjaft e kenaqur, me rinovimin qe i kishin bere nderteses dhe klasave, laboratorike.Emocion me jepte, qe kur hyja ne klase nxenesit me coheshin ne kembe, tradite e bukur kjo jona, kete nuk e kishin ndryshuar, qe duke krahasuar me shkollat ketu, qe studentet nuk te cohen ne kembe, sigurisht qe me linte nje shije te mire.Ne Shqiperi, ne Tirane ku une ndenja pothuajse gjithe kohen, kur te conin ne lokale, te bente pershtypje, qe kur vinte kamarjeri, te afronte vetem pije te huaja, italiane, franceze, angleze...Te lutem, i thoshnim, na jepni vere shiptare!Nga keto lokale, shkuam se per fat te mire, koha qe shume lluksoze, me diell, doja te merrnim, akullore, pasi shkojme tek lokalet “lluksoze” kamarjeri perseri na thote qe kemi akullore “Greta Garbo”, te lutem I them na servirni akullore, “Margarita Xhepa”etj, se na ka ardhur ne maje te hundes me servirje te huaja, e kam shume per zemer Greta Garbon, por dua me shume aktoret shqiptare. Diku tjeter pashe Bar “Muhamad Ali”, qe rrofshin shqiptaret thashe, se ketu ne Amerike, nuk kam pare ndonje bar te tille, besoj se ju qe e lexoni do me ndihmoni.C’ka me beri me shume pershtypje, dhe kjo si duket per shkak te profesionit, shume fjale shqipe po zevendesoheshin me fjale te huaja. Ne Tirane, nuk thuhej me mirupafshim, por Cao, sa shpesh here behej qesharake, te pakten, per ne. Psh, degjova nga nje grua gati 75 vjecare, e cila po telefononte taxine per ta marre, dhe ne fund e pershendeti me fjalen Çau, Çau, ne vend te Çao! Eh thashe u terbuan plakat, duan te flasin “TALIANÇE” ne kete moshe!Nga dielli i bukur, te dilte nevoja e syzeve, une i kishja harruar syzet ne shtepi, dhe u detyrova qe te blija, syzet i mora $5 dollareshe dhe keto i bleva apostafat ne syrin e nje grupi shoqesh te mia. Duke pire kafen tek Tajvani, ku mblidhte me qindra njerez te papune, dhe duke pasur parasysh, natyren e gruas shqiptare qe ka qejf te thote se sa te shtrenjta i blen gjerat, firmatot etj, me thote njera nga koleget, qe une i kam syzet $180.Te te them te drejten, i them nuk kam ndermend te blej syze kaq te shtrenjta, po shume bukur qe juve ja dilni, me rrogen mujore $180? Oh ne po s’i veshem firmato, nuk dalim ne Tirane.Sigurisht, ky ishte nje %5 e popullsise qe fliste me kete gjuhe, psh, na u lut nje bizneswoman, qe te shkonim ne shtepine e saj, vertete ishte shume lluksoze shtepia, por te vinte pak neveri, kur me nje megallomani, te thoshte, do te me falni se nuk me ka ardhur pastruesja sot, dhe nuk ma gjetet shtepine ne rregull, (shtepia ishte xixe)!Kjo nuk ka asnje problem, por kur mendon, se cfare kategorie e kane marre parane ne dore, sigurisht qe nuk ndihesh mire, se lumturise tende i mungon dicka, lumturia e vellait tend, lumturia e shumices.Nje dite vendosa qe te degjoja lajmet dhe si kurreshtare qe jam, dhe e profesionit te te folures, thashe qe nuk do te dale ne darke, do te merrem me lajmet.Papritur tek top Chanal, me del Edi Rama, qe sapo ishte zgjedhur Kryetar Partie.Kam ngelur e befasuar nga menyra e diskutimit te tij, e pompozitetit.Lajmet ne darke jepeshin, vetem presidiume, dhe populli perballe i ulur. Edi fliste, me gishtin e gjate tregues perpara, duke trumbetuar, se tani nuk do te keni me frike, do te thoni vetem te verteten tek kryetari juaj...C’behet keshtu thashe, akoma socialistet kane frike, nuk u ka dale frika, kane 15 vjet ne lirine e fjales etj.? Kryesia e lumtur pohonte me koke kryetarin e sapozgjedhur, se do t’i thote vetem te verteten Edi Rames?!Ah, mjere populli, mendova, se eshte fakt, qe kurrizi i tij e vuan, papunesine, korrupsionin, dritat, dhe qe s’paska ndonje ndryshim te dukshem, por qe mundoheshin te te bindnin, nga mengjesi ne darke, se sa shume ka ndryshuar Shqiperia, dhe nderkohe lajmet e jepnin me te madhe, qe Shqiperia hynte vendi i pare ne korrupsion, midis shteteve te Evropes.E hajde ta kuptosh ndryshimin, me vendin me te korruptuar ne Evrope?Keze (Kozeta) Zylo, New York

Bota e Gruas Shqiptare-PERUROHET SHKOLLA E PARE SHQIPE NE LYNN MASSACHUSET, SH.B.A -NGA ROZI THEOHARI,BOSTON


PERURIMI I SHKOLLES SE PARE SHQIPE NE LYNN, MASSACHUSETTS NE PERVJETORIN E 100-te TE ARDHJES SE FAN NOLIT NE AMERIKE DHE TE BOTIMIT TE GAZETES SE PARE SHQIPTARE “KOMBI”

Nga ROZI THEOHARI—Boston

Me kujtohet, ne fillim te shtatorit 2002 i bera nje vizitene shtepi Sofia Manthos, nje shqiptaro-amerikane 86- vjeçare,lindur e rritur ne Lynn nga prinder shqiptare. Ate dite, qe ajo equante feste, gjyshe Sofia kishte përcjellepër në shkollë stërnipin nëntëvjeçar, Xhejms Manthon,ashtu siç kishte bërë çdo fillim shtatori, për vite me radhë, mefëmijët, me nipërit e mbesat. “Më pikon nëzemër, - me tha teto Sofia, - që asnjëri nga nipërit e mbesat e mianuk flasin shqip. Ne brezi i parë që jemi lindur këtu në Amerikënga prindër shqiptarë, e flasim mirë gjuhën tonë…, se atëherëfëmijët shqiptarë rriteshin bashkë…Mblidheshim në piknikë me raste festash, shkonim te familjet e njëri- tjetrit për festa e vizita.” Ajo me tregoi një libër të vjetruar me kapakë tëkuq. “Me këtë libër unë mësova të shkruaja shqip vetë me veten time. Dëshiroja të mësoja shqip për nder të Fan Nolit që më pagëzoi.”Shfletova librin. Ishte një fjalor shqip-anglisht dhe anglisht-shqipi hartuar nga Nelo Drizari, me parathënie të Konicës.“Është vetëm një diksioner, - tha ajo duke lëmuar fletët elibrit, - po për mua ka qenë abetare dhe mësues bashkë. Kurisha vajzë e vogël, s’kishte shkolla shqipe këtu në Lynn. Babaiim Kiriako Damati bashkëpunonte me “Vatrën.” Gazetat“Dielli” i kishim vandak në shtëpi. E kisha zili babanë kur ilexonte. Provova disa herë të lexoja edhe unë. Vija atëherë nëshkollë anglisht, por shkronjat ishin pothuaj të njëjta për tëdyja gjuhët. Ato fjalë që s’i kuptoja, i lexoja në këtë libër. Dhejo vetëm që mësova të lexoja por fillova caze nga caze edhe tëshkruaja fjalë e fjali.”I thashe tetos se Urania, bija e saj 63-vjecare, e di gjuhën shqipe.“Sigurisht që e di, - buzëqeshi ajo, - ne të gjithë flisnimgjuhën tonë në familje. Por Urania pati fat më shumë se unë:ajo mësonte në shkollën e kishës së Shën Gjergjit ne Boston. Çdo të diel nëmëngjes kisha fillonte me shkollën e fëmijëve…Nuk ia mbajdot mend emrin mësueses…Pastaj, më vonë, fillonte kisha përne të rriturit dhe fëmijet uleshin gjithnjë në rreshtat e parë. Tëgjithë bëheshim nxënës kur meshonte Fan Noli. Ja ku ta kamllafin, - vazhdoi ajo, - fëmijët e sotëm që linden këtu nëAmerikë, që i quajnë amerikano-shqiptarë, këta kalamaj lipsettë mësojnë gjuhën e nënës. Se, përndryshe, do ta ndiejnë vetenjetimë për mote. Shkollat i kanë, mësuesit s’u mungojnë, nënae babai flasin shqip…” Mesazhin e saj une e dergova nepermjetnje artikulli botuar ne gazeten “Illyria”: “…Dëgjoni more stërnipër e stërmbesa…,dëgjoni teto Sofinë, se unë i marr vesh të gjitha ç’bëhen ngagazeta “Illyria.” Mësova vetë të shkruaj shkronjat shqipe qëkur isha sa ju sot…, lexova tërë jetën gjuhën tonë të ëmbël qës’e ka kush. Tashti që u plakshë e sytë s’më shohin aq mirë, meatë pak dritë që më ka mbetur, do të lexoj edhe për dokohë…Dëgjoni nënën, shqipja është gjuha e Zotit.” …Me jehonen e fjaleve te Sofise neper mend po shkonim nxitimthi me makine bashke me nje biznesmene shqiptare drejt ndertesesse qendres kulturore te komunitetit te Lynnit ku zhvillohej ceremoniae hapjes se shkolles se pare shqipe ne kete qytet. Mikja shqiptare me kishte telefonuar nje dite me pare duke me dhene lajmin befasuesse ishin pikerisht familjet shqiptare te Kosoves me banim ne Lynn,te cilat ndihmuan perfundimisht ne hapjen e kesaj shkolle. Ishtee merkure pasdite, 15 mars 2006, me nje ndryshim te menjehershem te motit, duke ia zgjatur ditet e fundit dimrit te eger te Nju-Inglandit.Duke dale nga parkingu, ceflat e debores se akullt na peplaseshin ne fytyre, ndersa era e furishme te merrte me vete. Por kur hyme brenda neklase ndiem ngrohtesine qe delte nga bluzat e kuqe te veshura ngafemijet shqiptare te Kosoves, ulur me radhe neper banka, te qete e tevemendshem. Syte tane u perloten nga mallengjimi tek shihnim atafemije te bukur, me sy te zinj te pershkenditur, disa me floke te verdhe,te cilet, veshur me ngjyrat e kombit, bluzat e kuqe me shqiponjen e zezene kraheror, te impononin nderim e respekt. Na afrohet me miresjellje mesuesi i ri, Afrim Hoxha, student ishkencave politike ne kolegj, i cili ka qene iniciatori i krijimitte shkolles shqipe te Lynnit. Afrimi na prezanton me djemte e vajzatulur neper banka. Tek kundroja ato fytyra njomezake, te qeshura ete pershkuara nga nje drite rrezellitese, i thashe mesuesit te ri seafersisht, 100 vjet me pare, Fan Noli kishte pagezuar ne Amerikenje vajze shqiptare nga Kosova dhe ia kishte vene emrin Johana.Nxora nje leter te bardhe dhe u kerkova disa femijeve te shkruaninsecili emrin e vet. Me dore te sigurt, duke shtrenguar me gishtate vegjel stilolapsin, ata shkruan me radhe: “Mevlide Hoxha, Arbnora Asani, Drenusha Asani, Valdrin Xhemajli, Adhurim Xhemajli,Blertushe Xhemajli, Dijana Asani, Blenda Hoxha, Lavdrim Smecku,Nuhi Xhemajli, Gresa Sejdiu, Argjend Iesni…” I thashe Afrimit seky ishte nje zakon i Fan Nolit. Kur ai vizitonte shkollat shqipe teBostonit e te Usterit, Mass, mblidhte emershkrimet e femijeve. Afrimi me tregoi se nuk do ta harronte ate dite kur takoi ne Bostonshqiptaro-amerikanin 80-vjecar, zotin Mekllaflin, i cili punonte ne nje funeral home (shtepi funebre) ku u krye ceremonia mortore e Fan Nolitme 13 mars 1965, kur peshkopi Noli nderroi jete. Zoti Mekllaflinpergatiti dhe veshi trupin e pajete te Nolit. “Me erdhi mire,-thote Afrimi,-kur toka doren time me doren e z. Mekllaflin, doren e nje shqiptari, icili per here te fundit kishte prekur trupin e Nolit tone te madh. Ate cast m’u rrenjos ne shpirt deshira te hap nje shkolle shqipeper femijet e shqiptareve te diaspores.” Afrim Hoxha ka ardhur bashke me 100 familje shqiptare ngaKosova ne vititn 1999. Keto familje u vendosen ne Boston dhe rrethinat e tij.Qyteti i Lynnit priti me bujari shumicen e refugjateve kosovare. MIRE SE VINI NE LYNN “WELCOME TO LYNN” Tabela me kete mbishkrim janevendosur ne cdo hyrje rruge ne kufi te qytetit te Lynnit.Lynni eshte i permendur si nje qender industriale prane Bostonitdhe si nje qytet me popullsi te madhe emigrantesh. Banoret e parekane qene angleze, me vone erdhen irlandeze,italiane, franceze-kanadeze, greke, armene e te tjere, te cilet punonin ne fabrikat ekepuceve. Sot ne Lynn ka shume ardhes te rinj: hispanike, aziatikedhe europiane lindore. Emigrantet shqiptare jane vendosur ne Lynnqysh ne fillim te shekullit te kaluar dhe kane qene kryesisht nga krahina ePermetit. Permetaret e Lynnit krijuan ne vitin 1917 shoqerine patriotike “Permeti”, e cila kishte lidhje me “Vatren” dhe me shoqerite etjera shqiptare ne Massachusetts. Emigrantet shqiptare te ardhur ne Lynnne dhjetevjecarin e fundit te shekullit te kaluar e ndien menjeheredoren e mireseardhjes te shqiptaro-amerikaneve vendes dhe u prekenne shpirt nga kujdesi dhe perkrahja e tyre e pakursyer. Mbase nuk eshtevendi te zgjatem per kete, por po permend nje detaj qe nuk mundta harroj. Me kujtohet kur disa familje shqiptare të qytetit Lynn, Mass, caktuan ditën e diel, 22 mars 1998, të mbanin një meshë përkujtimorepër viktimat e Drenicës. Për shkak të motit të keq dhetë stuhisë së dëborës , kisha qëndroie mbyllur atë ditë. Megjithatë, njerëzit që vinin njëri pas tjetrit,vazhdonin të qëndronin duke u takuar e biseduar. “Nevendosëm të takohemi sot e nuk do ta shtyjmë më tutje, – tha Marjana Rusha. – Unë hap shtëpinëtime… Urdhëroni të japim ngushëllime e të pimë një kafe”.Çuditërisht, të gjithëve në atë çast na kishte shkuar ndër mende njëjta gjë. Të gjithë donim të hapnim portën. Të gjithë kishimnevojë për një ngushëllim e për një fjalë të ngrohtë.Marjana e Bardhi Rusha i priten miqtë sipas zakonit shqiptar,me cigare, raki e kafe. Bardhi, me duart që i dridheshin, vari flamurine kuq me shkabë në krye të dhomës dhe ndezi qirinjtë. Ne tëtjerët qëndronim të heshtur e si të ngrirë. U krijua tamam njëatmosferë e përmortshme, ku gjithsecili bisedon më tepër meveten se sa me të tjerët. Bardhi ngriti gotën e rakisë e tha: “Mirëse na urdhëruat në shtëpinë tonë! Sot kjo odë është e të gjithëve,e gjithë shqiptarëve… Ne në Lynn jemi pak shqiptarë, s’kemimundësi të bëjmë mitingje të mëdha… Por, ama, aq sa jemi,dimë ta themi fjalën tonë… Populli i Kosovës që jeton në tokate veta shqiptare, i përket kombit shqiptar, prandaj kërkojmëdhe i urojmë pavarësinë Kosovës. Vetëm kështu do të marrinfund të gjithë të këqijat…”“ Me trup jemi ketu,-tha nje nuse e re,- por me zemër jemi aty, nëKosovë, pranë nënave e motrave tona.”Gjatë pirjes së kafesë gratë i dërguan ngushëllimet e tyrepopullit të Kosovës dhe atij te Shqiperise meme, me fjalë të matura e tëmençura, ashtu siç dinë vetëm nënat tona. Ato kanë sjellë mevete zakone të mira të të parëve tanë, që i mbajnë njerëzit pranësi për raste vdekjeje, ashtu edhe për gëzime. “Unë jam nga Kosova e Përmetit, - tha nënë Sofia.Fjala “Kosovë” për mua është më e shtrenjta… I kam qarëdjemtë e Drenicës si të ishin bij nga Kosova ime… Për muanuk ka dy Kosova, ka vetëm një dhe kjo është Shqipëria e tërë”. Te nesermen e asaj dite te perzishme isha ulur e po punoja nëkompjuter, në sallën e madhe të laboratorit, në kolegj. Mbigjashtëdhjetë studentë, me ngjyrat nga më të ndryshmet tëlëkurës, kishin përqëndruar vëmendjen secili para ekranit tëkompjuterit. Hidhja sytë tek-tuk, disa syresh po lexonin nëinternet lajmet e fundit për Kosovën. Provova në atë çast një përzierje ndjenjash ku më tepër mbizotërontekrenaria. Sepse kur fillova kolegjin, asnjë student(madje edhe mësuesit) nuk e dinin nga binte Shqipëria.Nje studente portorikane ulur prane meje me tha: “Jam kaq edëshpëruar për kosovarët e vrarë! Me ler, të lutem, disa minuta, të falem për ata njerëz të pafajshëm…” Mbasi murmuriti disa psalme, lëvizi dorën e djathtë mbifytyrë, bëri kryqin e puthi gishtat. Nje mesazh më se njerëzor i një studenteje nga Amerika Qendrore!Shkrimtari yne i madh Kadare ne librin e tij “Ra ky mort e u pame”shkruan: “Gjema e popullit shqiptar te Kosoves ne kete fundmijevjecari eshte e mjaftueshme per t’u cilesuar e zeze, e fundbotshme.” Ishte tetori i vitit 1999. Shumë familje refugjatësh kosovare ustrehuan ne qytetin e Lynnit. Ishte një grup me mbi dyzet familje, rreth 150 vetë. Pasi zune vend ne apartemente banimi neninteresimin e bashkise se Lynnit, iu dha perparesi kujdesit dhekontrollit shendetesor te refugjateve nga qendra shendetesoree komunitetit te Lynnit. Vizitorja e pare ne poliklinike ishte një vajzë e vogël pesë vjeçe, Mevlidja, tëcilën e solli gjyshi i saj, sepse prindërit ishin në punë. Vogelushjaqante vazhdimisht nga frika e gjilpërave. Sipas programit, duhej të bëninvaksinim të plotë të gjithë refugjatët, si fëmijët, edhe të rriturit.Ata nuk kishin asnjë dokument shëndetësor me vete, kështu,u bënë të gjitha kartelizimet dhe regjistrimet përkatëse.Fëmijët e moshës shkollore u pajisen me dokumentet evaksinimit për t’i paraqitur në shkolla. Gjatë vizitave mjekësore,refugjatet shqiptare ardhur nga ditët e luftës e të tmerrit, ndjeheshin të hutuare pak te coroditur, me plagë të pashëruara të trupit e të shpirtit. Ataishin te shokuar, mbasi kishin humbur ne lufte njerez ngafamilja ose nga farefisi. Tensioni i “pastrimit etnik” kishteshkaktuar trauma te fuqishme e tmerre ne popullsine shqiptare.Ishte një mynxyrë kombëtare që na ra të gjithëve në kokë, jo vetëm kosovarëve. Për shumë kohë fëmijët refugjate trembeshin natën në gjumë e fillonin të qanin. Kur dikush trokiste në derë, ata tmerroheshin se mos ishte policia. Shqiptaret e moshuar kosovare paten mjaft probleme shendetesoredhe mjeket treguan kujdes te vecante. Ata u vizituan ne klinikë, ku morën ndihmë të specializuar për sherimin e sëmundjeve. Por nje pjese e tyre u kthyen ne Kosove në muajin maj 2000. I këputi malli përvendlindjen e nuk mund të qëndronin më gjatë. Personeli mjekësor i Lynnit ndjehet i lumtur që dha ndihmën e duhur për kujdesin dhe kontrollin shëndetësor të dhjetëra refugjatëve kosovarë.Ata tani janë të gjithë të kartelizuar dhe ndjekin në rregullvizitat rutinë. Ne te njejten periudhe kohe mjekja amerikane Xhenifer Kellerbashke me ekipin e saj udhetoi per ne Kosove per te dhene ndihmesene rindertimin e sistemit mjekesor aty. Ja cfare shkruan mjekjane kujtimet e saj: “ Nuk ka dite qe ndonje pacient shqiptar, pa te pare ne sy, mos te te shtrengoje doren dhe mos te te falenderoje me entuziazemdhe dashuri per ate cka bere ti per te. Sepse nje pacient kosovar,i sheruar nga nje mjek amerikan, e quan veten dy here te shpetuarnga Amerika e larget.” QENDRA E RE AMERIKANE KLASA NE GJUHEN SHQIPE Dekada me pare ne Lynn ka funksionuar komuniteti i minoritetit ku merrnin pjesë indianet e Amerikes, afrikano-amerikanët dhe latino-amerikanët. Tani vone, pas njëriorganizimi të kujdesshëm dhe me shumë shpenzime, u ngritnjë ndërtesë e re moderne, ku marrin pjesë gjithë emigrantëtqë ndodhen në qytet, të vjetrit e të porsaardhurit. Misioni dheparimi i këtij komuniteti është: kulturat e popujve ardhës nëAmerikë janë të ndryshme, por njerëzit dëshirojnë të jetojnë etë punojnë së bashku, pavarësisht nga cili kontinent janë oseçfarë ngjyre ka lëkura e tyre. Anëtarët e këtij komuniteti dhefëmijët e tyre kanë mundësi të marrin informacion e tëndihmohen për të gjetur vende pune, për të filluar një biznes,për të mësuar gjuhën angleze, kompjuterin etj. Ne tre katet e ndertesesndodhen klasat e mesimdhenies se anglishtes, salla e kompjutereve, zyrat e biznesit, biblioteka, salla e madhe e koncerteve etj.Kudo, punonjesit dhe mjetet elektronike jane ne gatishmeri perte pritur e ndihmuar te rinjte e te rejat ardhur nga mbare bota.Pjesëmarrësit paraqesin përvojën dhe kulturën e tyre, po ashtu mësojnënga përvoja dhe kultura e popujve të tjerë, duke përfshirë edhepopullin amerikan. Ishte vjeshte e 1997-s. Atehere isha studente ne vitin e dyte te kolegjitdhe u ftova nga drejtuesit e kesaj qendrete regjistrohesha si anetare e pare e komunitetit shqiptar te Lynnit.Ata pranuan me kenaqesi fotografite me pamje nga Shqiperiadhe kasetat me muzike folklorike qe u dhurova. Ne “Diten e Shqiperise” moren pjese emigrante nga etni teNdryshme, por edhe shume amerikane kurioze. Tingujt e muzikesshqiptare perhepeshin nga altoparlantet e te gjitha kateve. Nëndrejtoresha, Laurel Nilsen, u afrua e mëpëshpëriti: “Keni muzikë të bukur, por… shih në mur, keniedhe vende të bukura”. Atë çast guidi na udhëhoqi në sallën eekspozitave. “Kjo është Shqipëria”, - tha ai, - dhe bëri njëparaqitje të shkurtër për atdheun tonë. Ndjehesha e gëzuar,por edhe e tronditur. E kuqja e bukur e flamurit fekste mesportretit te Skenderbeut, Nene Terezes dhepamjeve piktoreske nga vendi ynë: … ura me harqe e Beratit,Tomori i bardhë, shtëpitë karakteristike të Korçës e të Malësisë…U kapa fort pas parmakëve të drunjtë. Isha shqiptarja e parëqë shkelja në këtë ndërtesë dhe isha e bindur se ata qindrashqiptarë të tjerë që do të vinin pas meje, do të qëndronin paraparmakëve për një kohë të gjatë e do të ndienin tënjëjtën gjë. Dhe pikerisht nente vjet me vone m’u dha rasti ta vizitoja perserikete ndertese, me ndryshimin se kesaj here nuk ishae vetmja shqiptare. Qendra kulturore e komunitetit te Lynnitgumezhinte nga zerat gazmore si cicerima zogjsh te femijeve shqiptare.Disa prej tyre, ardhur pertej Atlantikut ne moshen 2-3 vjec, te tjeret,me te vegjlit jane lindur ketu ne Amerike. Nga dita e sotme e15 marsit 2006, me etjen per dituri, ata do te ndjekin dy pale shkollash: shkollen e gjuhes angleze se bashku me nxenes amerikane, evropiane,hispanike, zezake, aziatike…dhe shkollen e gjuhes se nenes,gjuhes shqipe, ku do te jene te gjithe nxenes e vellezer shqiptareqe u perkasin te gjitha trojeve. Pritet qe shkolla shqipe e Lynnitte frekuentohet edhe nga femije te tjere te familjeve shqiptare te Lynnit.“New American Center” (Qendra e re amerikane) ka klasa mesimorete gjuhes angleze per femijet e emigranteve te ndryshem qe banojne ne Lynn.Keto klasa ndiqen nga femijet e komuniteteve etnike te qytetit.I vetmi rast, i perjashtuar nga rregulli i pergjithshem, eshteperdorimi i ketyre klasave per mesimdhenien e gjuhes shqipe:“Class in Albanian Language” “Klasa ne gjuhen shqipe”. “Eshte nje dhurate e bukur nga drejtuesit e qendres se kulturesdhene komunitetit shiptar, - thote mesuesi i ri Afrim Hoxha dhe shton,-Por nje ndihme te vazhdueshme ka dhene edhe shqiptari kosovarHafiz Kabashi, i cili eshte i punesuar ne kete qender dhe ka ndihmuarfamiljet shqiptare per t’u sistemuar, per t’u punesuar e per porblemete tjera.” Ne nje nga keto klasa u organizua edhe ceremonia e hapjes se shkollesse pare shqipe. Neper bankat e klases ishin ulur femijet me prinderit e tyredhe te ftuar amerikane e shqiptare. Ne fjalen e tij pershendetese mesuesii ri Afrim, midis te tjerash tha : “E ndiej veten te gezuar e te nderuar si mesues i pare i kesaj shkolle, ku do te jap mesim per gjuhen e njesuarshqipe…I falenderoj prinderit qe po i dergojnefemijet e tyre ne shkollen shqipe…Te mos harrojme gjuhen e nenes, te ruajme identitetin tone, kulturen, traditat…Ta ruajmete forte ndjenjen kombetare e t’ia leme trashegim brezit qe vjen…”Me tej Afrimi shpjegoi domosdoshmerine e hapjes se kesaj shkolle. Femijetshqiptare nuk mund te frekuentonin dot shkollen shqipe te Bostonit,e cila ndodhet larg nga qyteti i Lynnit. Fillimisht ne klase do temarrin pjese rreth 15-20 nxenes te moshes 8-14 vjec, te gjithe ne klasene pare fillore. Mesimi do te zhvillohet nje here ne jave, te merkuravepasdite. Afrimi, i cili ka fituar licensen e mesimdhenies sqaron se do te perdore programet mesimorete shkollave fillore amerikane duke ua pershtatur gjuhes shqipe.“Presim,-tha ai,- abetaret e para , cila do t’i dergoje me pare, Shqiperiaapo Kosova.” Lexoj letren e aplikimit per t’u regjistruar ne shkolle, ku eshte shkruaredhe ky dialog femijesh: “Une flas shqip!” “Edhe une flas shqip!”“Po neser?!…varet nga prinderit tane”. U takova me disa prinder kosovare e zhvillova biseda me ta. Musli Sejdiu, me tregoi se banon neEast Boston, por ai do t’i sjelle cdo te merkure tre femijet e tij ne Lynn. “Eshte kenaqesi e familjes sone,-tha ai,- qe femijet tane, Besarti,Gresa dhe Beneti do te mesojnegjuhen shqipe, te dine te flasin, te shkruajne e te kendojne shqip! Gjithashtu,na plotesohet deshira qe femijet tane te kene shoqeri me femijet e tjereshqiptare, te rriten e te mesojne se bashku si me qene ne atdhe.” Fikrije Asani, me banim ne Lynn, gjithashtu ka derguar tri vajzat e saj ne shkollen shqipe, Arbnoren, Drenushen dhe Dijanen. “Shume mireqe po fillon shkolla,- tha ajo e gezuar,- As nuk mund ta mendoja me 1999, kur erdhem nga Kosova ketu ne Lynn, se pas 7 vjetesh vajzat e mia te vogla,qe tani kane hedhur shtat, do te hyjshin e do te mesojshin ne nje shkolle shqipe.”Vjollca Gashi, e cila ka derguar ne shkolle djalin e saj, Argjendin, ka emocion,ndihet e lumtur. “Kam kenaqesi per djalin,-thote ajo,- i cili tani di pak shqip,por me vone do te mesoje me shume…Jam e gezuar qe shkollen e kemi praneshtepise…, me kujton femijerine time…” Disa prinder kane derguar ne shkollen shqipe deri tre femije. Me te vegjlitpresin radhen. Familjet shqiptare te Kosoves vazhdojne traditen e lindjesse tre-kater femijeve edhe ketu ne Amerike. “Baby-boom” u ndjesidomos pas luftes, pas vitit 1999. Mjekja amerikane Keller shkruan:“Koleget amerikane qe punonin ne repartin e obstetrike-gjinekologjise tespitalit te Prishtines, u ndodhen para te papiturash per shkak te numritte madh te lindjeve brenda njezet e kater oreve.” Kelleri pohonte sefoshnjat lindnin pa arritur t’i pritnin mamite, ndersa krevatet e nenavevendoseshin edhe neper korridore. Naten e pare si mjeke roje ne sallene lindjeve, Kellerit iu desh te perballonte 64 lindje. · O KOSOV’ O ZEMRA IME· NDONESE JAM UN’ I MERGUAR· DASHURINE TENDE· ZEMRA KURRE S’E KA HARRUAR… Festa e dites se pare te shkolles shqipe vazhdoi me kenge e recitimenga femijet shqiptare. U recituan nga nxenesit vargjet e Naim Frasherit: Gjuha jone sa e mire! Sa e embel, sa e gjere! Sa e lehte, sa e lire! Sa e bukur, sa e vlere! Vogelushja Blertusha Xhemali kendoi nje kenge popullore, ndersaBlenda Hoxha dhe Dijana Asani recituan kengen e abetares. Syte e nenaveshqiptare shkelqenin nga lotet e gezimit. Ishin caste emocionuese e mbreselenese. Ishte historia e kombit, e shkruar ne ngjyre te kuqe, te cilene prekja me dore dhe kjo me sillte dridhje dhe ngasherim. Pastaj amvisat shqiptare ofruan pjata me gjelle te shijshme dhe embelsiraqe kishin pergatitur sipas gatimeve te kuzhines kosovare. Gjate bisedes me nenat shqiptare kosovare ato me informuan senje pjese e familjeve jane kthyer ne Kosove. “Edhe ne donim te ktheheshim,-thane ato,- por u sistemuam me shtepi, gjetem pune, femijet vazhduanshkollat…, keshtu vendosem te qendronim…” Pas vitit te pare, para se te hidhnin rrenje ne qytetin e Lynnit,shqiptaret kosovare dhe ata te diaspores u befasuan nga nje artikull i gazeteslokale te Lynnit. Gazetari kishte vizituar shkollat qe frekuentonin femijet shqiptare te Kosoves duke lavderuar sjelljen dhe perparimin e tyre ne mesime.Kjo ngjalli shpresen tek familjet kosovare se do te integroheshin me shpejtne jeten amerikane, ne jeten e komunitetit te Lynnit, qytetit mikprites, i cilipo ua lehtesonte situatat e veshtira te jetes se refugjatit. Eshte krijuar tashmenje komunitet shqiptaresh te Kosoves, te cilet jetojne te vellazeruarbashke me shqiptaret e tjere te diaspores se Massachusettsit. Ata kremtojnese bashku festen e 28 Nentorit dhe diten e ngritjes se flamurit shqiptar nesheshin para bashkise se Bostonit. Mbas 18 shekujsh bashke e me pas te ndare, u bashkuan perseri ketune Amerike shqiptaret e te gjitha trojeve, duke u perpjekur te ruajnevetedijen e identitetit kombetar e te mbrojneinteresat e mbare kombit. Ditet qe u perurua shkolla shqipe e femijeveshqiptare te Kosoves perkuan me ditet kur shqiptaret e Amerikes idorezuan Kongresit amerikan nje peticion me rreth nje milion nenshkrime per njohjen e pavaresise se Kosoves . Me moton:“Pavaresia e Kosoves Tani.” Nderkohe qe procesi i bisedimeve rrethstatusit te Kosoves tashme ka filluar. x x x Ne vigjiljen e 100-vjetorit te ardhjes se Fan Nolit ne Amerike dhe100-vjetorit te botimit te gazetes se pare shqiptare “Kombi”, ne Bostonhapen dy shkolla shqipe, ne po kete qytet e ne rrethinat e tij. Shkollae dyte shqipe ne Boston u hap me 25 mars 2006, me iniciativen e shoqatesshqiptaro-amerikane te Massachusettsit. Ne ceremonine e organizuar mekete rast ne sallat e Universitetit te Bostonit, kishin ardhur nxenesit bashkeme prinderit si dhe shume shqiptaro-amerikane nga Bostoni e rrethinat e tij.Takova aty pedagogun Niko Dako, i cili shfaqi gezimin dhe njekohesishturimin per hapjen e dy shkollave. Niko Dakoja eshte nip ne familjen epatriotit Kristo Dako, me iniciativen e te cilit u hap shkolla e pare shqipene Naitik, Massachusetts, me 1908.“Celja e nje shkolle te re,-tha Nikoja,- eshte si celja e nje tempulli. Ne teka nje lloj shenjterie. Para se te jete akt administrativ, hapja e nje shkolleeshte nje akt patriotik. Eshte i tille, sepse, aty, ne bankat e saj, kultivohetdashuria per truallin dhe gjuhen amtare, per gjithcka, te madhe e sublime,qe permban fjala “atdhe”. Eshte dhe akt kulturor, sepse shkolla percon tebrezi i ri dijet shkencore dhe njohurite per arritjet me te medha kulturorete njerezimit.” Sipas Nikos, pikerisht keto jane motivet qe lajmi per celjene dy shkollave shqipe ne Massachusetts (Boston dhe Lynn) ngjalli njendjenje gezimi te pergjithshem ne diasporen shqiptare. “Por perjetimii ngjarjeve te rendesishme ka edhe dicka individuale,-shtoi ai.- “Siish-pedagog i gjuhes shqipe ne Universitetin “Fan S. Noli” teKorces, gjithe keto dite kam provuar emocione te vecanta, duke menduar segjuha shqipe, gjuha jone e lashte dhe e bukur, gjuha ne te cilen ligjeroi Naimii madh dhe Noli i pavdekshem, do te mesohet nga brezi i ri i emigranteve shqiptare ne Amerike. Ajo do te tingelloje e paster, e fresket dhe e bukurne gojen e vogelusheve shqiptare, te cilet, kur ta mesojne mire, do ta kuptojneme thelle forcen e saj shprehese, pasurine e fjalorit dhe te formave gramatikore,aftesine e saj per t’u perdorur ne cdo fushe te jetes dhe te veprimtarise njerezore.”Nikoja theksoi se c’kujdes te madh kane treguar dhe c’pune fisnike kane beregjithe ata breza te paraardhesve tane per ta ruajtur, kultivuar e persosur dheper te arritur deri ne kristalizimin e gjuhes standarte te njesuar, e cila eshtepasuri gjithekombetare. Ndoshta eshte rastesi, vazhdoi ai, qe celja e dy shkollave behet ne pervjetorine 100-te te ardhjes se Nolit ne Amerike dhe te botimit te “Kombit” ngaS. Peci. Sidoqofte, keto dy ngjarje te rendesishme le te jene frymezuese permesuesit dhe nxenesit e ketyre dy vatrave te atdhetarizmit. Nikoja perfundon:“ U uroj me gjithe zemer pune te mbare dhe suksese te panderprera ketyre dytempujve te rinj te shqiptarizmit, packa se po hedhin shtat shume largatdheut meme. Me punen e tyre te vyer le t’u japin edhe me teper force, jete e vertetesi fjaleve profetike te Nolit: “Rron, or, rron, e s’vdes shqiptari!”” Historikisht, thuhet se shkolla e pare shqipe ne Amerike eshte hapur ne Neitik, Mass, me 1908 krahas me hapjen e kishes se pare shqiptare.Ne kete shkolle kane dhene mesim mesuesit patriote te shqipes Kristo Dako dhePetro Nini Luarasi. Me vone u hap shkolla shqipeme emrin “Dardha”, e themeluar nga dardhari patriot dhe aktivist i dalluari diaspores shqiptaro-amerikane, Kosta Isak. Po ashtu, shkolla shqipe ne grupe te vogla emigrantesh jane hapur vazhdimisht ne diasporen shqiptaro-amerikane. Me hapjen e kishave te para shqiptare ne Boston e ne Uster, Mass, nen kujdesin e drejtperdrejte te Fan Nolit u krijuan edhe shkollat shqipe prane ketyre kishave. Kur u hap shkolla shqipe ne kishen e Usterit, Mass, u regjistruan mbi 100 nxenes shqiptare. Keto dy shkolla kane vazhduar me nderprerje deri vone.Numrit te tyre i shtohen sot edhe dy shkollat e posa hapura te Bostonit e Lynnit. Celja e dy shkollave eshte nje ngjarje me rendesi per komunitetin shqiptarte Amerikes ne pergjithesi dhe per ate te Massachusettsit ne vecanti, pasido te mundesoje ruajtjen e llojit tone kombetar, ruajtjen e trashegimise kulturore e gjuhesore te vendlindjes nder brezat e rinj shqiptare ne emigracion.Grupi drejtues i shkolles shqipe te Bostonit, me moton: “integrim pa asimilim”, po ben perpjekje qe fillimi i punes mesimore-edukativete shkollave shqipe ne Massachusetts te jete i koordinuar me pjesemarrjene arsimtareve dhe nxenesve, me programet e mesimdhenies, me pajisjen me libra, mjete e kaseta mesimore etj. Komuniteti shqiptaro-amerikan i Massachusettsit eshte rritur me mbi 20.000 emigrante. Shkollat shqipe te celura per femijete tyre do te ruajne dhe zhvillojne gjuhen dhe trashegimine e kultures shqiptare.Femijet emigrante do te mesojne gjuhen shqipe si dhe kulturen, historine dhegjeografine e Shqiperise. Te rinjte qe do te mesojne ne keto shkolla, nuk duhet te mjaftohen vetemme studimin sa per te folur e shkruar shqip, por, me tej, kur te rriten, tezgjerojne njohurite shkencore per gjuhen shqipe, si gjuhe kulture, per ta perdorur krahasgjuhes angleze. Brezi i ri qe po hedh shtat sot eshte i pajisur me zgjuarsine e guximin natyror qe gjenden te trasheguara ne genet e shqiptareve.

Bota e gruas Shqiptare-TE FITOSH LIRINE-NGA RAIMONDA MOISIU


Tregim
Nga Raimonda Moisiue-mail moisiu8 at aol.com
web : http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/
hartford 17 prill 2006



Ajo u zgjua nga nje gjume i rende, shoqeruar me nje ndjenje te thelle ankthi e perhumbje, tamam sikur te kish dale nga nje tunel i erret ku, njerez te panjohur e ndiqnin pas per t'a vrare duke mbajtur ne duar thika te gjata e te mprehta, teksa leshonin klithma te cilat ngjanin me ulerima hijenash. U perpoq te shtrinte trupin dhe gjymtyret e te merrte keshtu nje pozicion normal, por ndjeu se qe paralizuar e s'mund te leviste fare. Muskujt i kishin ngrire e, gjitheçka, brenda e jashte vetes i dhimbte. Ndjehej e dermuar dhe pa me te voglen fuqi. Mezi arriti te bente nje levizje e te kthente koken nga ana tjeter. Mbi shtrat, ngjitur me te, ndjeu nje gerhime e nje firome te rende alkoli, e cila kish mbushur edhe krejt dhomen. Hapi syte. Nje koke e madhe, plot lesh te shpupuritur qe mbeshtetur mbi shpatullen e saj e rendonte si plumb. Oh, po ai qe burri i saj ! Ishte ai qe flinte mbi te, me fytyren e mbuluar nga nje hije kenaqesie e qe turfulluar duke leshuar prej mushkerive nje gerrhitje kafsherore !.... Mblodhi forcat dhe beri te mbeshtetej mbi brryla per t'u ngritur, por forcat e kishin lene dhe ra plasur mbi shtrat. Pas pak, beri nje sforco tjeter e kesaj here arriti te kryente nje levizje te dobet. Pushoi pak dhe provoi perseri. Me se fundi arriti te mbeshtese duart mbi shtrat dhe te ngrihej pergjysem. Me nje levizje te ploget, zbuloi fytyren te cilen ja kishin mbuluar floket. Pastaj, sikur te hiqte diçka te keqe prej fytyre, kaloi doren mbi balle, mbi sy e mbi faqe, gjer poshte mbi buzet e thara. Dora e saj zbriti lehte e dridhshem mbi fytyre e u ndal mbi nje kore qe zbriste si nje vijez e ngrire, nga balli gjer poshte faqes... Morri fryme thelle dhe i dha trupit perpara. Pastaj, duke kafshuar buzet nga dhimbjet, kaloi kembet mbi buzen e krevatit dhe i uli ato poshte, duke i mbeshtetur lehtaz mbi tapet. Veshi mundueshem pantoflat dhe, si te ish nje somnambule, u nis me duar te ngritura perpara dhe u drejtua te pasqyra qe ndodhej perballe shtratit. Mbi siperfaqjen e ndriteshme te saj, ajo pa veten dhe shtangu. Ishte vertet ajo ? Ishte ajo qe shihte, me floke te shprishura e me ate fytyre te cilen s'e njihte ? Jo! Nuk qe e mundur! Zgjati doren, morri kreherin mbi komo dhe e vuri mbi floke. Beri te krihej, por dora i ngriu. Oh, jo ! Ajo s'mundej t'a kalonte me tej ate. Kreheri ngeli mes flokeve te shprishur keq e, ajo ndjeu nje dhembje te forte, mbi lekuren e kokes. Por, ajo ishte e vendosur se duhej t'i rregullonte floket se, vetem keshtu mendonte ajo, mund te bindej ne se ishte ajo vete apo fantazma e saj. Provoi te krihej me ngadale e durim, edhe pse dhembet e kreherit i dukeshin ato te nje kafshe te eger qe i ngulte dhembet mbi kafke pa meshire. Uli koken e floket i rane poshte dhe e kaloi ate dy tri here mbi to. Pastaj hodhi syte nga kreheri e shtangu. Nje tufe flokesh kish mbetur shuk ne dhembet e tij. Vazhdoi me tej e pas pak, nga korrja e thate qe kish mes flokeve ne balle, nisi t'i varej mbi faqe nje curil i holle gjaku. Ngriti syte e pa edhe nje here drejt pasqyres. Syte i qene nxire e kishin humbur driten e tyre te dikureshme te qiellit. Perreth tyre, lekura kish marre nje ngjyre mavi ne te zeze. Goja e transformuar nga dhembjet, s'arrinte dot te fshihte nje te çare qe rridhte ende gjak e qe i kish enjtur keqaz buzet. E dermuar dhe e pafuqishme, ajo hoqi kembet zvarre dhe shkoi drejt salles se banjes. Zbertheu komçat dhe kemisha e mendafshte e nates, e cila i mbulonte trupin gjer te kercinjte e kembes, ra e u mblodh shuk pertoke. Kur e pa vehten ashtu nudo para pasqyres, mbuloi gojen me duar, per te mos lejuar nje klithme. Ishte ajo a dikush tjeter? I kujt ishte valle, ai trup i katandisur aq keq. Lotet i rrodhen mbi faqe, por nuk kish fuqi te qante. Trupi i saj, dikur i bardhe e i bukur si mermer mbante kudo, shenjat e dhunes. Ai qe mbuluar plot njolla te kuqe e blu. Kudo dukeshin shenjat e rrahjes me rrip, me kembet e karriges, nderkohe qe mbi gjoks, dukeshin qarte shenjat kafsherore te kafshimit e te thonjeve çjerres. Mbylli syte per te mos pare me tej. U ul ne gjunje, mbuloi fytyren me duar dhe nisi te qaje me denese. Pastaj, i hapi perseri dhe veshtroi trupin e saj. E perseri shpertheu ne lot ngasherimi. Ashtu, duke qare e me dhimbje ne trup, u fut ne vaske dhe hapi rubineten. U shtri lehtaz ne brendesi te ujit te ngrohte dhe mbylli syte. Mbeshteti koken mbi borduren prej porcelani dhe si nje film, ju shfaqen skenat e asaj nate te tmerreshme qe s'kish veçse pak ore qe kish kaluar. Kush ja kish bere pra ate rrahje barbare e ate gjeme ? Nje i panjohur ? Nje delikuent, hajdut, psikopat apo manjak seksual ? Jo ! Ja kish bere bashkeshorti i saj, burri i saj, me te cilin kish tre femije. Po, pikerisht ai ! Ishte ai qe e kish rrahur barabarisht e, me pas, e kish perdhunuar disa here gjate nates. Uji i ngrohte sikur e shplodhi dhe e beri me te kthjellet e te forte ne levizje. E mblodhi vehten, u ngrit prej vaskes e hodhi mbi krahe robdeshambrin e saj ngjyre qielli. Me kembet zbathur, eci lehte mbi parket dhe si nje mjelme e bardhe e plagosur keq, u drejtua drejt dhomes se femijeve. Hapi lehte porten dhe hodhi veshtrimin brenda. Ata po flinin. Djali i madh qe shtrire mbi divan. Zbuluar. Tjetrin e kish zene gjumi mbi tapet. Vajza flinte pak me tej. Edhe ajo per toke. Ah, te gjoret ! Ne ate nate te tmerreshme ata ishin bere deshmitare te tmerrit. Ata kishin ndjere se çfare i kish ndodhur nenes se tyre. E, ajo s'kish mundur te bente asgje per t'i larguar, nderkohe qe ndodhej nene kthetrat e burrit te saj alkoolik. Ato... krijesat e saj te pafajshme kishin perjetuar si ne nje film horror dhunen e ushtruar mbi mamin e tyre. Ata flinin, por ajo e ndjeu se ata s'po benin veçse nje gjume te trazuar, plot frike e ankthe. Shkoi prane tyre e, me mundim, ngriti dy te vegjelit qe flinin pertoke dhe i vendosi ne divan, prane te madhit. Njerin nga kembet e tjetrin nga koka. U hodhi nje kuverte persiper dhe i puthi lehte. Hoqi thelle ne shpirt, kur i pa ashtu si tre zogj krahethyer, te trembur e te perhumbur e, pastaj, hodhi syte nga dritarja. Jashte kish nisur te gdhinte ... U afrua prane xhamave dhe pa se si qielli e mbare natyra po vishej me nje ngjyre te zbehte jargavani. Ose me sakte blu ne lila. Pikerisht si ngjyrat qe ajo pelqente aq shume. Nisi te leviste poshte e larte neper dhome e, here pas here, hidhte syte jashte teksa po lindte nje dite e re. Ah !...Duhej te bente diçka! Duhej te bente! Per te dhe per femijet e saj... Nuk mund te vazhdohej keshtu perjete! Ai e kish bere zakon t'a rrihte e t'a perdhunonte e, ajo duronte. Pse ? Kish duruar per hir te femijeve e, me nje dritez shprese te zbehte se, ndofta ai, me kalimin e viteve edhe mund te ndryshonte. Por, jo ... Ai s'kish per te ndryshuar kurre e ajo do te mbetej perjete skllave e roberuar... Pa pritmas, teksa qe perhumbur ne ato mendime te trishtuara, degjoi zerin e dikujt qe e therrisite ne emer qe nga rruga jashte. Hapi dritaren e pa komshijen e saj. Nga zeri dhe fjalet e saj, kuptoi se ishte shume e tronditur. Ajo i tha dy tri fjale dhe i la te kuptoje se, kish ndjere gjithçka qe kish ndodhur ne shtepine e saj gjate nates se kaluar. Syte dhe fytyra e saj shprehnin dhimbje. Me ze te drobitur, ajo i tha fqinjes te priste, se do te zbriste per ta takuar. Hapi deren kryesore, por s'mundi te zbriste as tri shkalle. Ekuilibri i humbi e, ashtu siç ish, u rrezua dhe u rrokullis gjer poshte pa ndjenja. Ne qetesine e atij mengjezi, komshija e degjoi zhurmen e vrapoi me nje fryme te hyrja e pallatit. Ajo, erdhi ne vehte pas dy - tri minutash dhe mbi te, pa fytyren e komshijes qe e therriste ne emer, duke e tundur fort nga shpatullat. Hapi syte, i buzeqeshi hidhur per t'i thene se nuk kish pesuar gje e mund te ngrihej e, pasi mbeshteti duart per toke, ndjeu qe shoqja i vuri krahet dhe e ndihmoi te ngrihej ne kembe. - Po ti po jep shpirt, moj korbe! Pse e ke lene vehten keshtu! – i thoshte here pas here komshija, teksa dolen jashte per te gjetur ndonje makine urgjence. - S'ka gje! S'ka gje! Jam me mire! - mundohej t'a qetesonte ajo, por tjetra tashme kish ndaluar nje taksi dhe me nje ton alarmues i tha shoferit: - Drejt e ne spital !... Eshte urgjent !... Nga gjithe kjo, s'mbante mend asgje, sepse nderkohe qe taksia pershkonte me shpejtesi rruget e qytetit, ajo humbi perseri ndjenjat. Kur u permend, e pa vehten mes çarçafave dhe mureve te bardha, dhe kuptoi se duhej te ishte te urgjenca e spitalit. Mjeku roje, kur vuri re se ajo hapi syte e pyeti plot keqardhje:- Po, ç'fare te ka ndodhur keshtu, moj vajze ? Pse je katandisur ne kete gjendje? Kush te ka bere keshtu ? ...Ajo s'fliste, por vetem shikonte syte e mjekut qe ishin njomezuar nga lotet e permbajtur. E shihte me ngulm e pa levizur, sikur ai te qe shpetimtari i saj e, pastaj filloi te lotoje. Nuk mund te fliste dot. S'mund te jepte asnje shpjegim. Komshija e saj besnike i qendronte prane, i shtrengonte doren, i jepte zemer, nderkohe qe nje infermjere, i nderonte here pas here kompresat me uje te ftohte mbi ballin e nxehte. - Duhet t'i bejme nje qetesues. Ajo eshte shokuar plotesisht e s'mund te flase – tha doktori me ze te dridhur. Infermjerja i beri nje inxheksion e ajo u perhumb perseri. Ne ate gjendje te drobitur, medikamenti e beri efektin menjehere. Ra ne gjume te thelle... U permend pas tete oresh. Prane saj ishte ende fqinja dhe nje infermjere tjeter, te cilen e kish shoqe. Qe lart, mbi krahun e saj te djathte, varej nje tub i holle ku rridhte pik - pik serumi. Te kembet, balle per balle shtratit, ju be sikur pa tre femijet e saj... O Zot ! Po ku ishte ashtu ? Qe ne gjume, ne enderr apo ne gjendje kome? Vertet femijet ishin aty ? I foli te madhit ne emer e ai i'u pergjegj. Pra s'ishte enderr... Femijet qene aty, para saj, per te pare nenen e tyre ne spital. - A keni ngrene sot, bijt' e mi ? – i pyeti ajo me ze te drobitur e plot dashuri. Ata ulen syte e s'u pergjigjen. Ajo kuptoi qe ata s'kishin vene gje ne goje. - Meri ! - i'u drejtua ajo shoqes se saj infermiere – Te lutem, dil e blej diçka per femijet... Mos u kurse se borxhin do t'a kthej... E, ajo u qetesua kur pa qe femijet dolen jashte te shoqeruar prej saj. S'kish mbaruar se falenderuar Merin kur, dera e dhomes se spitalit u hap me zhurme e brenda hyri ai, i shoqi, perbindeshi, monstra ! Menjehere, infermerja e komshija, u ngriten ne kembe dhe bene te dalin jashte, per t'i lene te dy burre e grua vetem por, ajo shpertheu duke thene:- Jo!... Ne asnje menyre! Ju rrini ketu, ai te dale jashte!... Jashte ! Jashte ! – klithi edhe nje here ajo duke i hedhur atij nje veshtrim te ashper e plot mllef. Gjate gjithe diteve qe qendroi ne spital, shoqet i vinin rradhe – rradhe, duke i thene fjale te mira dhe kurajo. Por, nderkohe, ajo kohe sherbeu edhe per diçka tjeter, teper te rendesishme. Ajo mendoi gjitheçka mire e mire dhe ne fund, vendosi. Do kerkonte divorc me te shoqin. Ashtu s'mund te vazhdohej me. Jo! Nuk mundej ! Ajo po fikej, po shkaterrohej, po humbiste jeten per se gjalli. E bisedoi edhe me Merin vendimin e saj e, shoqja e saj e ngushte, i dha zemer te vendoste. - Do te prenotoj nje dhome hoteli – i tha mendueshem ajo – e do te banoj aty gjer sa te behet gjyqi. - Po, ti je ne vehte ? - ja ktheu Meri - Ti, te vesh ne hotel ?... Ne asnje menyre ! Do vish tek une, ne shtepine time... Keshtu, pas daljes nga spitali ajo u sistemua ne shtepine e Merit, shoqes se saj me zemer te madhe. Per çdo dite, ajo nuk mungonte te shkonte ne shtepi e te shihte femijet. I ushqente, i lante, i pastronte. Pak kohe me vone, ajo u ngjit ne shkallet e gjykates se rrethit, per te ngritur aty padine e saj per divorc. Divorc ?... Kur i shoqi morri vesh vendimin e saj, u terbua e turfullonte si ari i plagosur. Nderhyri ne te majte e ne te djathte, duke thene se ai s'kishte grua per te ndare, se e donte ate dhe s'e nderronte me asnje e se, per te, ajo ishte e do mbetej bashkeshortja e tij... Por ajo s'binte pre e atyre kurtheve. Kish vendosur. Do t'a ndante dhe, per kete, askush nuk mund t'a ndalonte. Nuk do te kthehej kurre me te ajo monster. S'do t'i lejonte me vehtes ato poshterime e fyerje pa fund. Kish duruar shume por, ne fund te fundit, ajo kish dinjtetin e krenarine, jeten e saj. Por, perbindeshi, kish miq e shoke kudo dhe nisi te "levizte guret". Ishte nipi i nje kuadri te larte e me pushtet e, po ashtu qe edhe kunati i dikujt qe punonte ne Komitetin e Partise se rrethit. Por, ne fund te fundit, mendonte ajo, sado njerez me influence e sado presione te ushtronin mbi te, ajo e kish vendosur. Askush nuk mund t'a detyronte te jetonte më, me ate njeri perbindesh. Ajo priste qetesisht diten e gjyqit.... Dhe ja erdhi dita e gjyqit. Ajo kish ardhur aty vetem. Qendronte ne nje qoshe te korridorit te gjykates dhe priste t'a therrisnin ne salle. Ne nje kend pa ate… monstren, i cili rrethohej nga shume njerez te fisit te tij. Per nje çast, veshtrimet e tyre, u kryqezuan. Ai e pa dhe i buzeqeshi me nje ndenje triumfi. Ajo largoi shpejt shikimin, me nje ndenje neverie. Pas pak e thirren. Ne dhomen ku do te zhvillohej gjyqi, kishin zene vend gjykatesja, prokurorja e çeshtjes, ajo dhe … ai. Gjykatesja filloi duke bere pyetjet e zakonshme e, ne fund, ja dha fjalen asaj. Me pak fjale, serioze dhe e sakte ne çdo arsyetim, ajo parashtoi arsyet qe e shtynin drejt divorcit. Pas saj, e morri fjalen ai… O Perendi, ç'fare te degjoje ? Sa shpifje, sa fjale te liga, te peshtira e te pabesa, nisi te llomotiste ai. Por ajo, nuk u a vinte veshin dhe e çoi mendjen gjetke. Tani çdo gje kish mbaruar. Ai le te thoshte çfare te donte, per ate s'kishin me rendesi. Seances gjyqesore po i vinte fundi. Prokurorja e pyeti: - Je dakord per çfare bashkeshorti i juaj tha gjer tani ? A qendrojne ato qe ai pretendon? Ajo u permend, pikerisht ne kete pyetje te fundit. Mblodhi forcat e tha: - Shoqja Prokurore e çeshtjes! Qe te jem e sinqerte, ju them se nuk i degjova fare fjalet e tij, sepse ato s'kane me asnje interes per mua... Por, duke ditur se kjo çeshtje eshte civile e jo penale, ju them se po, jane te verteta. Prandaj, ju lutem, ne baze te tyre, me jepni divorcin. Gjykatesja, e cila per me teper ishte edhe nje e njohur, shtangu nga reagimi i saj por, kjo gje e beri ate edhe me krenare ne vendimin qe kerkonte. Pas kesaj, trupi gjykues u terhoq e, pas pak hyri perseri ne salle e dha vendimin: Divorci aprovohej! Ajo ndjehej e lumtur !... Kish rilindur edhe nje here. Kish fituar ate qe ajo e çmonte mbi gjitheçka: lirinë. Vuajtjet e saj kishin marre fund e ajo kish shpetuar nga ai njeri vrasës. Nga gezimi, zemra nisi t'i rrahe fort e, nga gjykata, doli pothuajse me vrap. Vehten e ndjente te lehte, me krahe, si nje shpend i lire qe kish dale nga roberia e fluturonte, fluturone plot jete e gezim, si me pare. Jashte morri fryme thelle. U ngop me ajrin e paster te qytetit te saj dhe hodhi syte larg nga malet, aty ku debora zbardhte si shpirti i saj i dlirët e ku rrezet e diellit kishin mbuluar gjitheçka me nje drite te ngrohte, plot reflekse argjendi. Jashte e prisnin femijet e saj, te cilet vrapuan dhe ju hodhen ne krahe duke e perqafuar plot dashuri. Oh, nuk e kish ndjere vehten kurre kaq mire ! Ishte e lumtur. Per te po niste nje jete e re

Bota e Gruas Shqiptare-Nga Merita Bajraktari McCormack-REFLEKTIME



Reflektime ne Javen e Shenjte-NGA MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK
EASTER 2006


Mrs.McCormack, Neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet??,-kjo ishte pyetja e tetevjecares Matseliso, ne vitin 1995 ,njembedhjete vjet me perpara, te Enjten e Shenjte, ne Maseru. Maseru eshte kryeqyteti i Lesothos, Mbreterise malore ne zemer te Republikes se Afrikes se Jugut. Per ata qe kane lexuar artikullin tim "Krishtlindje ne Afriken e Jugut" e kujtojne mjaft mire ndoshta reagimin tim ndaj festimeve ne ate vend. Nuk po i rikthehem reagimit tim aty ,por mbaj mend qe Matseliso, ishte nje vajze e bukur e tribuse Basotho(jane 11 tribu ne Afrikne e Jugut ). Ishte nje femije kaq e zgjuar dhe kaq e dashur. Une atehere porsa kisha lindur vajzen, femijen tone te pare dhe Semonkong, qyteza malore ku ne jetonim ne lesotho, ishte pa elektricitet pa telefon,pa asnje komoditet, njerezit jetonin ne kasolle balte. Ne te huajt-ose te bardhet-qe punonim ne ate kohe ne Lesotho dhe stacioni yne ishte Semonkong, ishim gjithesej nente persona dhe jetonim ne nje kompleks ndertuar nga qeveria gjermane dhe brenda shtepive tona, kishim te gjitha te mirat qe mund te kesh ne perendim,por mungonin mjetet informuese.Komunikimin e benim me radio. Kishim gjenerator per elektricitet dhe ujin e pijshem e pomponim nga lumi qe buronte disa metra mbi shtepite tona. Duket si perrallle tani qe e tregoj dhe vete nuk e besoj..TV nuk kishim degjonim radio me vale te shkurtra dhe BBC world service ishte burimi I gjithe informacionit.Ishte e mjaftueshme! Ishte nje aventure dy vjecare qe tani John dhe une e kujtojme me nostalgji. Maseru kishte elektricitet, kushte me te mira dhe TV si dhe transport publik e privat.Per dhjete dite nena e Matselisos, Mathabang, me ofroi ndihmen e saj, me tregonte si cdo nene, bijes se saj, si te kujdesesha per beben. Ajo kishte qene punonjese e Ministrise se Jashtme te Lesothos dhe kishte qene ne poste diplomatike te ndryshme ne Europe dhe USA, por ne ate periudhe ishte Drejtoreshe e nje Projekti me te cilin John kishte lidhje te ngushta.Kjo solli dhe njohjen tone. Mathabang kjo grua inteligjente dhe me pervoje ne profession dhe si nene e shoqe e mrekullueshme me mbajti ne shtepi per dy jave qe une te mesohesha me "motherhood"dhe vajza e saj Matseliso ishte sa kurjoze, po aq dhe kerkuese ne shkaqet e lekures bardhoshe te femijes tim. Shpesh thoshte pse jemi me ngjyra te ndryshme dhe si une dhe e Ema e saj i thoshim pavaresisht nga ngjyra ne jemi njelloj, e perbashketa jone eshte se ne jemi Njerez ,ne nje planet! U beme shoqe:) me zonjushen e vogel dhe shpesh bisedonim per shume gjera. Une shpesh e quaja "asistenten" time dhe Mateliso gezohej e qeshte e perkedhelej. Ajo shkonte ne shkollen Amerikane te Maserut dhe anglishten e kishte shume te mire.Te enjten e shenjte, te vitit 1995 Matseliso duke luajtur me kukllat e saj me pyeti ate pyetjen me lart. Ngrita kryet e pashe dhe e vura re se sa e pezmatuar ishte..Pse duhet te vdiste Jezusi- pyeste??. Por menjehere kujtoi qe te Dielen Krishti ringjallej...dhe ajo besonte Plotesisht ne kete fakt, fluturoi nga gezimi kur ia pohova dhe une, e rritura tek e cila ajo besonte...I pohova ate qe ajo tha dhe nuk bera komente.Ne ne Shqiperi deri ne ate dite qe une kisha jetuar une atje, Pashke, Krisht apo Ringjallje e kishim fjale te ndaluar, pale te diskutonim per te. C'ti thoja une vogelushes ta trembja? Zgodha t'I buzeqesh dhe serish duke e perkedhelur i thashe po e dashur te Dielen Krishti Ngjallet!"Happy Easter" -Gezuar Pashket-, tha ajo, jo iku e gezuar... Ajo Pashke kaloi dhe shume te tjera dhe me Matselison kishim kontakt te rregullt,uronim festat rregullisht.Here here flisnim ne telefon. Deri sa para pak kohe nena e saj me shkruar nje leter te dhimbshme..E dashur "Me"(Zonja, sic thuhet ne Sesotho, gjuha e tyre, ) Matseliso vdiq..dhe shpjegonte se 18 vjecarja e saj, mikja ime, vdes papritur nga nje semundje e menjehershme qe i morri jeten brenda dy ditesh.... Keqardhja eshte kaq e madhe..Jam e sigurt se dhimbja e familjes se saj s'ka per te ikur kurre. Ajo ka hapur nje plage te madhe por si ngushellim kam ate fytyren gazplote te Matselisos tete vjecare atehere,njembedhjete vjet te shkuara, qe ishte plotesisht e sigurt ne Ringjallje...dhe kjo me ngroh shpirtin dhe me mban shpresen gjalle.Shpresoj qe ajo eshte engjell mes engjejsh.Tashem ne presim te Enjten e shenjte per Pashket e sivjetshme.... Pas njembedhjete vjetesh une jam bere nene me tre femije dhe qe te tre me kane bere te njejten pyetje ne kete dite:. "Mami neser vdes Jesusi dhe te Dielen ngjallet"??Po ju them, dhe i ri-tregoj historine e Pashkeve ashtu si e di tashme t epltoe, pa cenime, pa kufizime, pa frike se me pergjon dikush,dhe shoh qe ne syte e tyre ka kuriozitet, ka keqardhje,ka shprese ka gezim dhe aspak frike dhe natyrisht ata nuk harrojne te shtojne se lepurushi i pashkeve do sjelle me gezimin e Ringjalljes se Krishtit dhurata me cokollata. Ate e presin me me shume gezim se cdo gje tjeter ne kete moshe per shume aresye. Por ajo qe me gezon eshte qe ne femijerine e tyre ka filluar te zere vend besimi ndaj Zotit, dhe kjo do jete themeli i te ardhmes se tyre...Nuk do vije nje kohe dhe do bejne pyetje pse jemi ketu, ku shkojme dhe te mos kene pergjigje. Cilado rruge qe te zgjidhet ne besimin fetar te tyre apo te femijeve tuaj,rendesi ka te fillohet me Zotin...atje eshte fillimi dhe fundi..Alfa dhe Omega....Perderisa sa trungu te jete i forte deget do mbahen gjithashtu.......Kjo me jep shprese dhe gezim. Aq me teper tani ne kete periudhe te shenjte per ata qe besojne ne Zot. Kjo periudhe e shenjte ringjallje, qe shpesh,per ilustrim krahasoghet me pranveren, me sythat qe celin, me jeten qe rifillon, le t esherbeje si nje ri-fillim per kedo. Eshte e rendesishem qe te lihet dimri pas dhe el ti gezohemi Pranveres, shpreses, jetes se re! Me kete rast uroj te gjitheve besimtareve Pashke te Gezuara, shprese, dashuri paqe dhe mbaresi. Me dashuri dhe shprese Merita Bajraktari-McCormack, BSc.,MBA
Jamesport, Long Island, NY

Saturday, April 08, 2006

Bota e gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI SJELL SHQIPTAREN QE U DIPLOMUA E PARA NE OKSFORD



SHKRUAR NGA ROZI THEOHARI,BOSTON,MASSACHUSETS SH.B.A

NE FOTO AUTORJA



SHQIPTARJA QE U DIPLOMUA SHKELQYESHEM NE EDINBURG DHE FITOI DOKTORATEN NE OKSFORD Nga Rozi Theohari Boston Kur po uleshim ngadale ne aeroportin Heathrow te Londres, ndajte gdhire, ne gjithe gjatesine e krahut te djathte te aeroplanit ureflektua nje ngjyre roze e ndritshme. Ishin rrezet e para te diellitte vaket vjeshtak, pas nje udhetimi te lodhshem neper naten e gjateatlantike. Pastaj cdo gje u mbulua nga mjegulla e dendur dhe nje shi iimet e i merzitshem na dha mireseardhjen ne token e anglo-saksoneve. Te vizitoni Londren, qytetin metropolit, i vjeter e i ri ne tenjejten kohe, te gjitha shqisat dhe truri juaj kthehen ne nje aparat temadh regjistrimi. Ju ecni tere emocion ne rruget ku ka shkelurShekspiri, Dikensi dhe Curcilli. Ju mahniteni qe nga stolite e kuroresmbreterore, tek ndertesat gotike e stilesh te tjera moderne, statujat,teatrot, muzeumet e medha etj. deri tek zhurma e rremuja e rrugeve tengushtuara nga rryma pa fund e makinave dhe e autobuzeve te kuqdykatesh. E kunderta ndodh kur hyn ne Oksford mbas nje udhetimi gadi dyoresh, me autobus nga Londra. Befasohesh nga nje qetesi qiellore e teduket sikur ke hipur ne makinen e kohes e ke shkuar dhjetera shekujprapa. Nje ndiesi te tille e pata qysh oret e para te mberritjes neOksford, per te vizituar familjen e vajzes sime aty. Qyteti mban vulene ndertesave te vjetra madheshtore te stilit gotik, te vendosura ne njerregullshmeri te ngurte gjeometrike duke krijuar imazhin e njeamfiteatri gjigand. Historia e qytetit te Oksfordit fillon ne vitin 700 me legjendene nje princeshe saksone e cila, per te shpetuar nga mbreti lakmiqar,erdhi e u fsheh ne nje pyll ku dhe ndertoi nje manastir. Nje komuniteti vogel filloi te rritet jashte dyerve te manastirit dhe qyteti filloite marre forme e gjalleri, me kishat, tregun, banjat, shetitoret dhemuret rrethuese qe jane ende edhe sot. Por ky qytet i vogel anglez u bei famshem qysh ne shekullin e dymbedhjete kur u ndertua universiteti ipare ne bote ne gjuhen anglisht. Gjate shekujve qe pasuan, deri nekohen e sotme, nuk rreshten se ndertuari kolegje e biblioteka, qendrakerkimore-shkencore e muzeume etj. nga me te degjuarat e me tekerkuarat ne bote. Sot numerohen rreth 39 kolegje qe i kane ndertuarmbreterit, bishopet e kishave dhe pasaniket. Ndertesat e stilit gotikquhen “ndertesa te arta” sepse jane ndertuar nga gure te skalisur teverdhe e te forte qe i rezistojne erozionit dhe kohes. Pothuajse tegjitha ndertesat ngrihen ne forme keshtjellash masive oktagonalesh,kupolash dhe kullash me bedena ose me maja te mprehta, siper te cilaveqendrojne, sikur enderrojne, kambana, sahate te rrumbullakte, zogjmetalike, shtiza e shigjeta fluturuese. Te gjitha keto mrekulli pata fatin t’i admiroj diteve te ngrohtate shtatorit duke ecur me veshtiresi rrugeve me kalldrem, e shoqeruarnga njerezit e mi. Dhendrri im gjerman, doktor i shkencave e studiuesne nje nga kolegjet e qytetit, gjate nje shetitjeje, me prezantoi medisa kolege e profesore, dy-tre prej tyre emra te degjuar ne gjitheboten. Sigurisht, ne keto situata, njeriu e ndien vehten pak ngushte,mundohet t’i zgjedhe e t’i mendoje mire fjalet…Dhe ja… tek afrohet eprezantohet ajo, e thjeshta, e mira, buzeqeshura, shkencetarjashqiptare Migena Bregu, e cila ma shton me teper hutimin, por dhegezimin. E perqafova si te ishim njohur prej kohesh, e mora menjane e ifola me ze te larte, “Cila qenka kjo bashkeatdhetarja ime qe i paskabuzeqeshur fati kaq shume?” K O R C A---Q Y T E T I I S A J Eshte Migena. Dhe, si nje korcare, s’ka si te mos jete e gjate,elegante, me nje fytyre terheqese, dy sy geshtenje te medhenj, tegjalle e te levizshem. Ndersa flet te treheqin vemendjen buzeqeshja qenuk i ndahet nga fytyra dhe anglishtja e saj me nje akcent teadmirueshem. Ecim me Migenen rrugeve te Oksfordit qe gelojne nga bicikletat,zerat dhe thirrjet e gezueshme te mijera studenteve ardhur nga gjithebota. Pyetjeve te mia te njepasnjeshme vajza korcare u pergjigjet memodesti ose ndonjehere nderron bisede duke me treguar ndonje kuriozitetnga qyteti enigmatik i kolegjeve. Ajo ndal hapat para nje dyqani tevjeter me mbishkrimin, “Dyqani i Lizes.” “Eshte fjala per, “Lizen neBoten e Cudirave” thote ajo. Autori i Lizes, Lewis Carroll, ka qenematematicien dhe tregtar i degjuar ne Oksford. Ngjarjet e libritzhvillohen rreth e rrotull Oksfordit. Ne kete dyqan Liza ka psonisur…” Ajo kujtoi dicka nga femijeria e saj. “Isha vajze e urte, thote,pak e mbyllur, por me nje deshire e kuriozitet per te mesuar. E mbajmend qe fillimin e shkolles e prita me emocion te madh; abetaren earitmetiken i mbaja tek koka e krevatit, jave perpara se te fillonteshkolla. Shkollen e fillova me nje etje per te mesuar cdo gje. Qe neklasen e pare isha e vendosur per te dale e para e klases, pasi doja temerrnja pjese ne “mbremjet e nxenesve te dalluar” te Korces, sepse atyjepeshin lodrat me te mira qe gjendeshin ne Shqiperi. Madje, menaivitetin e femijes, e mbaj mend se ndonese per tre vjet me rradhedola e para e klases, mesuesja nuk me propozoi per mbremjen e tedalluarve. E zhgenjyer, kur e pyeta mesuesen cila qe arsyeja, ajo m’upergjigj se prinderit e mi nuk ishin ‘punetore.’ Si femije 9-vjecar qeisha, u ktheva ne shtepi duke qare dhe e indinjuar u thashe prindervese ishte faji i tyre qe mua s’me dergonin ne mbremjet festive sepse atanuk ishin ‘punetore,’ pra…s’punonin sa duhet! Ky incident ishteperballimi im i pare me doktrinen proletare, kur per here te pare m’uspjeguan diferencat klasore.” Prinderit e Migenes jo vetem qe ishinintelektuale, Bahriu, babai, inxhinier topograf ne miniere dhe e ema,Valentina, inxhiniere pyjesh, por familja e tyre ishte perfshiretragjikisht ne vorbullen e luftes se klasave. Qysh prej atij momentiMigenes iu be e qarte se do t’i duhej te perpiqej te arrinte rezultatetme te larta akademike per te kompensuar mungesen e “biografise se mirepolitike.” Ne nje fare menyre ky u be dhe synimi i saj ne jete. Qysh ne shkollen fillore ajo mori pjese ne olimpiadat ematematikes e ne konkurset e letersise, qe organizoheshin nga Shtepia epionierit. Me fillimin e shkolles tetevjecare dhe studimin e anglishtessi gjuhe te dyte, Migenes iu hapen dyert e bibliotekave per leximin eletersise se huaj. Dalengadale filloi edhe ambicja per studimet jashteshtetit ne te ardhmen. Deshire qe i kishte rrenjet ne etjen e madhe tete rinjve shqiptare per te njohur boten e huaj, per te pasur ateeksperience qe ishte kthyer ne enderr, per shkak te mohimit. “Kurfillova shkollen e mesme, thote ajo, i vura vehtes si qellim qe tambaroja gjimnazin me ‘Medalje te arte’ pasi kisha mesuar se qeveriajepte bursa per studime jashte shtetit, per keta nxenes. Gjate katerviteve te gjimnazit studiova me kembengulje jo vetem per marrjen enotave dhjeta ne te gjitha lendet, por edhe per pjesemarrjen neolimpiadat e rrethit, te kimise e biologjise, pasi nje nga kriteret emarrjes se medaljes se arit ishte dhe fitimi i nje cmimi kombetar neolimpiadat. Isha me fat qe ne gjimnazin ‘Raqi Qirinxhi’ ne Korce,kishim disa pedagoge te cilet ishin te predispozuar per te krijuarkurse te avancuara jashte klase, per te inkurajuar nxenesit qe kishininteres per te ecur me perpara se programet ne tekstet shkollore. Mendihmen cilesore qe mora nga mesuesit arrita qe, ne vitin 1993, tefitoja Olimpiaden Kombetare te Biologjise, si dhe ‘Medalje ari,’ qejepej nga Ministria e Arsimit.” Mbas gezimit dhe festimit ne familje te plotesimit te endrres sesaj, pasoi zhgenjimi, kur Migena mesoi se qeveria shqiptare nuk jeptebursa per jashte shtetit. E vetmja mundesi ishin disa bursa nga qeveriaegjiptiane per te studiuar ne nje Universitet Fetar, dicka qes’perputhej me aspiratat qe vajza i kishte vene vetes. Atehere ajo ekuptoi e u bind se duhej te perpiqej vete per te fituar te drejten estudimit jashte. Ajo filloi Fakultetin Juridik ne Tirane e nderkoheperpiqej te merrte informacion per studimet universitare ne Britani,deshire qe e kish per arsye te lidhjes me gjuhen e letersine angleze. Fatmiresisht per ate kohe, me revolucionin demokratik, sapokishin filluar te hynin informacioni, shtypi dhe gazetat e huaja.Migenes i ra ne dore nje broshure me informacion per studimet neEuropen Perendimore dhe filloi t’iu shkruaje institucioneve direkt, perte kerkuar me shume informacion. Ketu filloi dhe maratona nje vjecare eaplikimit per ne univerisitetet britanike. Nuk ishte e lehte;veshtiresia qendronte se korrespondenca duhej bere permes letrave,interneti as qe njihej ne Shqiperi, dhe informacioni ishte shume ikufizuar. “Kur me erdhen rezultatet e pranimit nga tri universitetebritanike, thote ajo, me te vertete, me dukej e pabesueshme. ZgjodhaUniversitetin Heriot-Watt ne Edinburg per degen Mikrobiologji. Kishalexuar per kryeqytetin e Skocise qe ishte shume i bukur prandaj nukhezitova te zgjidhja Edinburgun. Zgjodha mikrobilogjine si degen qe dote me jepte mundesine per te eksploruar zhvillimet e fundit ne shkencatbiologjike.” E D I N B U R G U Pranimi ne kete universitet ishte vetem hapi i pare irealizimit te endrres se Migenes, mbasi egzistonte veshtiresia esigurimit te burimeve financiare. Britania, nga vendet e EuropesPerendimore, ka taksat me te shtrenjta universitare. Migena filloikontaktimin me fondacionet shqiptare kryesisht fondacionin Soros neTirane, si dhe me fondacione te tjera ne Britani. Fillimi nuk qe shumepremtues, thote ajo, dhe i dukej se per mungese fondesh do ta humbistekete shans. Gjithsesi me grantet e fondacioneve si dhe me ndihmenfinanciare te familjes, ajo arriti te mbuloje financimin per vitin epare. “Synimi im ishte sa te filloja universitetin, thote ajo. Por mevone i kisha vene qellim vetes qe te arrija rezultate te lartaakademike e t’i kerkoja universitetit ndonje burse nderi.” Por pasgjithe ketyre perpjekjeve, pengesa e fundit ishte marrja e vizes. Pershkak te procedurave te tejzgjatura per dhenien e vizave per shtetasitshqiptare, ajo arriti ne Edinburg ne tetor te vitit 1994, tri jave mevonese nga dita e fillimit te simestrit. “Mberritja ne Edinburg ishte sa mbreselenes aq dhe e veshtire,thote Migena. Per here te pare me duhej te perballoja gjithckavete.Veshtiresia qendronte ne dy nivele. Se pari, studentet e tjerekishin krijuar miqesite dhe per mua ishte e veshtire te depertoja nerrethet e ngushta studentore. Se dyti, duke humbur pothuaj tri javeleksione kalimi i provimeve ishte jo aq i lehte. Tri dite mbasarritjes, pata nje takim me koordinuesin e kursit. Ai, duke diturprejardhjen time nga Shqiperia dhe fillimin me vonese te universitetit,ne menyre te sjellshme me paralajmeroi se s’duhej te merzitesha neqofte se ngelesha ne provimet e simestrit te pare, pasi kisha tedrejten e perseritjes. I jam pergjigjur atij me ngulm, ‘Une s’kamngelur ne asnje provim deri tani dhe nuk mendoj pse duhet te fillojtani.’ Qe nga kjo bisede Migena premtoi me vete se do te dilte sa memire ne provime e t’u tregonte pedagogeve atje, se, ne kundershtim ngaparagjykimet, shkolla shqiptare i kishte dhene asaj formim te kenaqshemshkencor si dhe ambicien per konkurence e arritje te larta. Fillimisht ajo vajti me kasetofon per te regjistruar gjitheleksionin dhe te kishte mundesi ta riperpunonte gjate studimit te sajprivat. Fatmiresisht ne provimet e vitit te pare Migena doli nga teparat e kursit. Pedagoget ishin aq te impresionuar dhe e ndihmuan mereferenca te shkelqyera per aplikimet qe ajo bente per burse. Ne fundte vitit te pare ajo takoi zevendes principialin e universitetit,Dr.Brown, te cilit i kerkoi anullimin e taksave universitere.Mbeshtetur ne rezultatet e saj akademike si dhe ne veshtiresitefinanciare, Keshilli i Larte i Universitetit miratoi anullimin etaksave qe ishin 8,000 pounds (14,000 $). Ky ishte lehtesim i madh pasitani ajo e kishte me te lehte pagesen per koston e perditshme tejeteses. Si ka studiuar Migena gjate ketyre kater viteve teuniversitetit, perpjekjet, kembengulja dhe disiplina e hekurt nearritjen e suksesit, e tregojne provimet e saj perfundimtare, ku arritite marre diplome te klasit te pare. Gjithashtu ajo doli jo vetemstudentja a pare ne kursin e Mikrobiologjise por edhe studentja e parene gjithe Fakultetin e Shkencave Biologjike. Per kete arsye mori dhe dycmimet me te larta te nderit dhene nga Heriot-Watt University. PorMigena eshte modeste e s’tregon me shume. Duhet t’ia nxjerresh fjaletsi me dare. Kur u ktheva ne Amerike e u telefonova prinderve te saj qebanojne ne Dallas, ata me treguan dicka per vajzen e tyre. Migenakishte ardhur nga Edinburgu me pushime verore prane familjes dhe njekorrespondent i Radio Korces erdhi ne shtepi e mori ne interviste.Pergjigjet e saj ishin aq te shkurtera e te thjeshta, sa, korcaret qe edine mire c’jane universitetet britanike, kur e degjuan emisionin eradios, nuk u kenaqen. MIGENA NE BOTEN E OKSFORDIT Vajza e Korces fitoi nga Universiteti Heriot-Watt medaljen,“Watt-Club Medal”—Medalja e argjendit dhene studentit me rezultatet mete larta ne Fakultetin e Biologjise dhe “Loise-Fletcher MemorialPrize”, cmim i dhene per studentin me rezultatet me te larta ne kursine Mikrobiologjise. Ishin keto cmime qe e ndihmuan Migenen te fitoje te drejten perte vazhduar doktoraten ne Universitetin e Oksfordit, nje enderr eobjektiv qe ajo ia kish vene vehtes prej kohesh. Pranimi ne Oksfordishte per te nje gezim i vecante pasi ajo e kishte admiruar Oksfordinsi nje nga qendrat ku kishin hedhur rrenje arsimi dhe kulturaeuropiane. “Te behesha pjese e ketij komuniteti, thote ajo, ku te kishamundesi te prezantoja potencialin intelektual shqiptar, ishte njeemocion dhe mision i vecante.” Oksfordi dhe Kembrixhi jane dy Universitetet qe jane ndertuar, eakoma funksionojne, mbi bazen e kolegjeve. Kolegjet filluan simanastire, me nje organizim te pavarur arsimor e kulturor peraristokracine britanike. Permes shekujve, kolegjet e Oksfordit u shtuane u zgjeruan duke u bere qendra elitare kulturore ne Europe. SotUniversiteti i Oksfordit funksionon mbi bazen e kolegjeve dhefakulteteve qe se bashku koordinojne mesimdhenien dhe kerkiminshkencor. Ne pese dekadat e fundit Oksfordi ka shtuar fushat estudimeve kerkimore-shkencore duke forcuar e duke i dhene drejtim te rirolit tradicional te te mesuarit. Tradita dhe cilesia akademike jane bazat e Universitetit teOksfordit. Gjate historise Oksfordi ka nxjerre burra e gra te adhuruarnga cdo sfere e veprimtarise njerezore, te cilet kane studiuar ose kanedhene mesim ne Universitet. Midis tyre permenden kater mbreter, 46fitues te cmimit Nobel, 25 kryeministra, 18 kardinale etj. Migena doktoraten ne Oksford e kreu ne departamentin e Biokimisene lidhje me Brasenose College. Brasenose College eshte themeluar nevitin 1509 dhe frekuentohej kryesisht nga femijet e pasanikeve. Nderakademiket e njohur te kolegjit permendet nobelisti e shkrimtariWilliam Golding. Gjithashtu ne kete kolegj kane studiuar stergjyshi iXhorxh Washingtonit, presidentit te pare te Amerikes, si dhe gjyshi iJohn Adams, presidentit te dyte te Amerikes. Per doktoraten Migena u financua nga Wellcome Trust si dhe fitoiOverseas Student Awards. Eshte interesante te theksohet se fillimishtne Universitetin e Oksfordit nuk pranoheshin femrat, megjithse qytetiishte themeluar nga nje femer. Grate u pranuan per here te pare neOksford ne vitin 1878 por ato nuk kishin te drejte te diplomoheshin. NeBrasenose College femra e pare eshte diplomuar ne vitin 1974 dhe kjodate koincidon me vitin kur eshte lindur Migena. “Kerkimin shkencor, thote Migena, e kreva ne laboratorin eprofesor David Sherratt, geneticist i njohur qe ka studiuar rekombinimgjenetik te A D N ne bakteria. Studimi im ishte fokusuar ne mekanizmatmolekulare qe kontrollojne rekombinimet gjenetike ne bakterien E.Coli.Mbas tre viteve rezultatet e kerkimit tim shkencor i botuam ne nje ngarevistat me prestigjoze ne fushen e biologjise molekulare. ( The EMBOJournal, Vol.21 No 14.) Pas mbrojtjes me sukses te doktorates ajo fitoi titullin “Doktor ishkencave,” ne korrik 2002. Mbresat e dorezimit te titullit “Doktor,”ate dite, i pershkruan Bahriu, babai i Migenes: “Bashke me gruan, thoteai, ishim te ftuar ne ndertesen e teatrit te Oksfordit, ku zhvillohejceremonia. Ne ishim ulur ne sallen e madhe tok me prinderit e tjerekryelarte e krenare angleze, por edhe nga vendet e tjera te botes.Pervec emocionit, ishte kenaqesia me e madhe qe kam ndier ndonjehere nejete. C’fat i madh qe ndodhesha aty, ku me kishte sjelle vajza ime…” Por Migena ishte me pak e emocionuar. E mesuar me keto llojfestimesh ajo e kishte mendjen me shume per planet e se ardhmes. Parasaj tani ishin hapur perspektivat dhe rruget e pa fund te shkences.“Gjate doktorates, thote ajo, me lindi deshira qe te merresha jo vetemme kerkimin shkencor ne nivelin akademik. Doja qe te eksploroja dhe sesi zbulimet dhe perparimet shkencore kane efekt mbi zhvillimin eshoqerise se sotme. Per kete arsye vendosa qe, pas doktorates, te bejanje ‘internship’ per komisionin europian ne Europe, ne departamentinper shendetesine dhe te drejtat e konsumatorit. Duke shpresuar qe seshpejti Shqiperia do te bashkohet me komunitetin europian, kjo mundesim’u duk ideale per te luajtur ne nje fare menyre rolin e ambasadoritjozyrtar. Fillova punen ne Bruksel ku kontaktova me komisionin qeorganizonte raportin mbi asocacionin e Shqiperise me Europen. Gjatediskutimit qe pata me ta u perpoqa te theksoja nevojen per te analizuarsituaten ne Shqiperi me spekter te plote e jo me gjykim te njeanshem.Pavaresisht nga situatat e ndera politiko-ekonimike, Shqiperia kapotencial njerezor e natyror qe mund t’i sjelle kontribut komunitetiteuropian. Imazhit shqiptar qe perfaqesohet nga politikanet e tanishem imungon disi serioziteti dhe pjekuria qe gjendet midis intelektualevedhe komunitetit te moderuar shqiptar.” Mbas mbarimit te internshipit ne Bruksel, Migena u kthye per tevazhduar ne Universitetin e Oksfordit si punonjese akademike shkencorene Departamentin e biokimise. Kerkimin e tanishem shkencor ajo e ka nevazhdim me te thelluar te arritjeve shkencore te doktorates, per tezgjeruar kuptimin mbi rregullimin qelizor te rekombinimeve gjenetike. “URA E PSHERETIMAVE”------BRIDGE OF SIGHS Me Migenen vizituam disa nga kolegjet me te vjetra te qytetit.Mjedisi ku qemdrojne madherisht ndertesat e kolegjeve qe formojnezemren e Universitetit, sot konsiderohet si grupi me i dalluar, fin, indertesave ne Europe. Me tej kalojme ne “Uren e psheretimave,” nje uree vjeter ne hyrje te rruges se Universitetit. Ura eshte ndertuar mbinje hark guresh mbi rruge, dhe lidh dy ndertesa balle per balle. Eshtevazhdim i tradites qe studentet e diplomuar parakalojne nen kete ure,ekuivalent i nje lloj harku triumfi, te duartrokitur nga banoret eqytetit te cilet qendrojne ne te dy anet e saj. Nen kete ure kaparakaluar edhe Migena, midis vargut te gjate te te diplomuarve, veshurme pelerinen karakteristike te zeze dhe me kapelen e zeze ne formelibri. Emertimi “Ura e psheretimave” nuk e ka kuptimin romantik tevuajtjes se te dashuruarve, por eshte simbol i fatit dramatik testudenteve qe mbeteshin ne provime e i thoshin “lamtumire” Oksfordit.Ata hipnin mbi kete ure e derdhnin lote me psheretima. E pyes Migenen: “Ke deshire te kalosh edhe njehere tjeter nenure?” Me pamjen serioze te fytyres ajo ma ktheu: “Do te isha e lumtursikur te shihja te parakalonin aty edhe studente te tjere shqiptare.Permua, suksesi i studenteve shqiptare ne nivelet me te larta akademikedhe kulturore shfaq ate potencial te admirueshem njerezor qe kemi ne sikomb. Potencial qe ne nje fare menyre duhet te jete burim frymezimi,vetbesimi e nderi, por qe ne te njeten kohe duhet te shihet sipergjegjesi. Pergjegjesi per te nxitur etjen e te rinjve shqiptare perte studiuar. Pergjegjesi per te inkurajuar intelektualet shqiptare tezhvillojne karrierat profesionale ne Shqiperi e per ta pasqyruarpasurine e potencialin e kombit tone ne bote. Eshte tragjike te shoheshlargimin ne mase te intelektualeve shqiptare. Eshte tragjike qe perbrezat e rinj s’ka asnje stimulim moral ose financiar.” Migena tregon se si ne shtetet e tjera me veshtiresi financiaresi Brazili, Argjentina, Bullgaria, Rumania, pavaresisht nga krizatfinanciare, qeveria e institucionet, jane te angazhuar ne perkrahjen enivelit arsimor e shkencor.Vetem si shembull, per ne Oksford, qeveria eBrazilit financon cdo vit disa bursa per studentet, me kusht qe membarimin e studimeve, te kthehen ne Brazil e te kontribuojne nezhvillimin e vendit per nje periudhe minimale prej pese vjetesh. Njeangazhim i tille deri tani s’eshte marre nga qeveria shqiptare. A nukdo te ishte ky nje stimulim qe do te rizgjonte etjen e te rinjveshqiptare per te studiuar? A nuk do te isht me mire sikur diasporashqiptare e institucionet private te hiqnin dore nga financimet ekonkurseve te bukurise dhe te fillonin te investonin e te perkrahninfinanciarisht konkurset e olimpiadat shkencore e kulturore? Ne keminevoje per shkencetare, artiste e inxhiniere per te ndertuar vendin nestandartet qe kerkon koha dhe shoqeria moderne, thote ajo. Sipas Migenes, perse historia e kultura shqiptare ne boten e huaj,ne shumicen e rasteve prezantohet nga analistet e huaj. Ka ardhur koha,thote ajo, qe ne si shtet te investojme ne studimet tona historike ekulturore. Ne duhet t’i paraqesim botes bagazhin tone historik ekulturor permes studiuesve shqiptare. Ne kete aspekt bashkepunimet meinstitucionet e huaja kane avantazhe te disaanshme. Se pari,studiuesvetane u krijohet mundesia te kryejne pune cilesore dhe te publikojne nebotime te njohura nderkombetare, gje qe do te rrise njohurite mbiShqiperine ne nivelin nderkombetar dhe do te nxise interesin e tehuajve mbi ceshtjet shqiptare. Se dyti, do te ndihmoje studiuesitshqiptare te sjellin mentalitetin shqiptar e boteror ne linja teperbashketa. Dicka qe do te ishte shume e dobishme ne shkencat politikee diplomatike sepse per momentin, Shqiperia vuan ndieshem nga njemosperputhje e gjuhes politike shqiptare me ate europiane. Universitetii Tiranes ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit duhet te fillojneprojekte konkrete per studime historike, antropologjike e politike teceshtjeve delikate per Shqiperine, duke ofruar mundesi studimi ebashkepunimi me universitetet e huaja qe kane eksperience ne keto fusha. “Le te mos e leme potencialin shqiptar te jape fryte vetem neboten e huaj. Le te perkrahim etjen per dituri qe ka qene e mbetet njevirtyt i shqiptarit. Shembujt e mire i kemi, le ta perdorim kete siinkurajim per te ardhmen.” Ky ishte dhe mesazhi i fundit iintelektuales se shquar shqiptare. …Kur u largova nga qyteti ndjeva se Oksfordi s’ka nevoje perstinen e embel te pranveres sepse ate ia krijojne studentet ne tegjitha stinet. Jane vete shkollaret qe i japin gjalleri, energji ebukuri ambientit. Nje nga keto lule eshte dhe Migena jone. ROZI THEOHARI