Sunday, July 30, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU-JU RREFEJ TEDI RUZVELTIN

Pergatiti Raimonda Moisiu
Hartford, CT ,SHBA
e-mail moisiu8@aol.com
web: www.raimondamoisiu.blogspot.com

Si e themeloi Teddy Rusvelt
Ameriken Moderne dhe Superfuqine e Botes

( Mare nga revista prestigjioze amerikane "Time")



- Presidentet shkojne e vijne, por monumentet dhe vepra e tyre mbeten gjithmone mes nesh. Ka nje arsye pse Teodor Ruzvelt (Theodore Roosevelet) apo si ju pelqen amerikaneve ta quajne Teddy, eshte i vetmi president i shekullit te 20-te, portreti i te cilit eshte skalitur ne malin Rushmoore, krahas potreteve te pararendesve te tij te cilet kane bere vete historine moderne amerikane. Pra, krahas Xhorxh Uashington, Abraham Lincoln e Thomas Jefferson. Teddy Ruzvelt, jo vetem e riberi Ameriken, jo vetem krijoi Ameriken moderne, por ai solli edhe Lindjen e nje Superfuqie ! -

Historia e presidenteve amerikane ka njohur dy te tille, te cilet paten te njejtin mbiemer Ruzvelt e qe udhehoqen Shtetet e Bashkuara ne periudha te ndryshme. Ata qene Thoedore Ruzvelt dhe Franklin T. Ruzvelt dhe ishin kushërinj te larget. Theodore Ruzvelt ( Teddy ), jo vetem qe themeloi Ameriken moderne dhe Lindjen e nje Superfuqie, por si brenda dhe jashte atdheut u njoh si Presidenti Nismetar i shekullit te 20 – te, Presidenti qe drejtoi Ameriken ne 10 vjecarin e pare te shekullit te 20-te.
Ndersa pasardhesi i tij, Presidenti Franklin T. Ruzvelt, do te kujtohet si Themeluesi i Lidhjes se Kombeve te Bashkuara dhe fituesi i luftes se Dyte Boterore. Teddy Ruzvelt ishte ai burre shteti, i cili e çoi kombin e tij drejt progresit dhe modernizimit. Pak nga pak, po behet gati nje shekull qe ai ka lene Shtepine e Bardhe (1909) e akoma edhe sot ne memorjen e kombit, ne Shtepine e Bardhe, ndjehen: Forca, Intelekti dhe Karizma e tij. Pasardhesit e tij perpiqen te adaptojne akoma nga aureola e personalitetit te Teddy Ruzvelt. Bill Klinton mbante gjithmone portretin e tij ne tavolinen e punes. Xhorxh W. Bush, vitin e kaluar i kaloi pushimet e Krishtlindjeve duke lexuar per here te dyte biografine e Teddy Ruzvelt.
Teodor Ruzvelt lindi me 1858 te shekullit te kaluar, por ai ishte njeriu qe i takoi shekullit te 20-te, shekull i cili gjate dy mandateve te tij, e çoi Ameriken drejt perparimit dhe lulezimit. Vitet e qeverisjes se Teddy Ruzvelt, hodhen themelet e nje Amerike moderne dhe te nje superfuqije boterore. Kur Teddy Ruzvelt, hyri ne Shtepine e Bardhe, ai e kuptoi se sa energji ishin investuar per tere ato dekada per ndertimin e Ameriken mbas Luftes Civile. Ai e nisi punen e tij i angazhuar per zhvillimin e fuqise industriale e shperberjes se impulsit ineluktabel.
Ai e perdori mandatin e tij, me gjithe energjite e tij e duke bere reforma ekonomike te tilla qe ndryshuan Ameriken dhe e bene ate nje shtet te fuqishem. Mandati i tij presidencial i dha atij mundesine qe te ushtronte parimet e tij, te cilat konsistnin ne faktin se nje qeveri duhet ne radhe te pare te influencoje mbi ekonomine. Kete - thoshte ai - duhet te bejme ne si komb, te mbrojme mjedisin te dime se cila eshte forca e mendimit dhe e veprimit te Amerikes per te ndikuar ne tere boten e ne supremacine detare.
Me buzeqeshjen qe e karakterizonte, ai shpehej gjithmonë se: Ne duhet te bejme me shume! Dhe impakti themelor per Teddy - in ishte Ekonomia! Kur Teddy Ruzvelt u be president, mbas vrasjes se William Mckinly, Shtetet e Bashkuara kishin nisur te ishin nje nga kombet me te zhvilluara ne bote. Ato renditeshin te parat ne prodhimin e lendes drusore, qymyrit, hekurit dhe celikut. Qe me 1860 popullsia e Amerikes ishte dyfishuar si rezultat i vershimit te emigranteve drejt saj dhe, krahu i punes ishte shtuar, nderkohe qe edhe eksportet qene trefishuar. Kjo rritje e vrullshme, ky zhvillim i kapitalizmit me hapa te shpejta, kishte edhe anet negative si varferia, shfrytëzimi i punes se femijve dhe kushtet e keqija ne fabrika.
Teddy Ruzvelt me te ardhur ne pushtet, te paren gje qe beri ishte modelimi i ekseseve te vetëveprimit. Kjo qe nje "choc", per sistemin e asaj kohe. Por, Ruzvelt, si nje republikan insistoi ne faktin se, nje nga gjerat qe duhej te bente qeveria e drejtuar prej tij ishte te mbareshtonte, zhvillonte e kontrollonte ekonomine e vendit. Si per problemet brenda vendit, ashtu dhe ne problemet e jashtme, Teddy ishte nje aktivist i palodhur. Ai ishte Presidenti i Pare qe bindi boten, per te pranuar rolin e SHBA-se si nje fuqi globale. Ai ishte Presidenti i Pare qe kur u kthye ne politike me 1912 duke tentuar per nje mandat te trete nepermjet Partise Progresiste.
Ai u ndje teresisht i lire per te paraqitur reforma te cilat paraqisnin nje vizion radikal e qe duheshin perligjur, te tilla si : Numuri i punes ( Social security number ), vendosja e nje pagese minimale per zbutjen e varferise, ide te cilat do te adaptoheshin dy dekada me vone e do te viheshin ne veprim ligjor nga kusheriri i tij ne distance, Franklin T. Ruzvelt. Si President i kombit amerikan ai do t'i bindte amerikanet te kuptonin se, paraqitja e tyre e re globale ishte nje propozim i kahershem. Dhe ne ate drejtim ai kishte te drejte ! Teddy Ruzvelt ishte nje nga zerat e pare te shekullit amerikan. Lufta mes Amerikes dhe Spanjes do te ishte nje fitore e lehte. Impulsi ekspasionist i tij, kishte anen idealiste. Ai, gjithashtu, u shpreh per perhapjen e demokracise ne vendet e tjera. Dhe ju, mund te shihni e te kuptoni edhe sot e kesaj dite, trashegimine ne zhvillimet e mepasshme qe ai la pas vdekjes se tij. Per shembull, Planin Marshall.

Por gjithmone SHBA-te perpiqen te nxjerrin nje lider qe ka provuar rezistence, ne ndihmen qe SHBA japin per vendet e tjera, dhe si ato kooperojne sipas trashegimise e eksperiences qe ka lene Teddy Ruzvelt. Gjenerate pas gjenerate, amerikanet duhet te falenderojne dhe t'i jene mirenjohes liderit dhe pararendesit te tyre, jo vetem se ai krijoi 150 pyje kombetare, 5 parqe kombetare e 51 strehe refugjatesh por, gjithashtu, ai do te mbahet mend si nje nga presidentet qe i kushtoi rendesi te vecante mjedisit dhe ambientit duke bere qe ajri, uji, pyjet dhe jeta e kafsheve te ishin ne kontrollin dhe sigurine e shoqerise te civilizuar amerikane, pra ne sigurine kolektive.
Ne rast se do te ish gjalle sot, ai do te ishte thellesisht i interesuar per problemet e ngrohjes globale dhe ruajtjen e specieve. Teddy Ruzvelt ishte nje SIGMUND FREUD bashkekohor dhe njeri vetanalitik dhe i veshtire per tu imagjinuar. Ai ishte nje njeri qe pershtatej me situaten dhe me zgjuaresi thithte mundesite per te dale dhe marre ne kontroll situaten. "Presidencat imperiale "qe pasuan me pas qe nga Franklin T. Ruzvelt e Lindon Xhonson, Xhorxh W.Bush , te gjithe i jane mirenjohes Shembullit te Tij. Kur Kongresi nuk beri asgje per te forcuar fuqine e trusteve - korporatave te medha monopoliste - Teddy Ruzvelt dha direktiven per te ribere reformimin e Sistemit te Drejtesise duke i rishikuar ligjet. Ai bente gjthçka emfatike. Por mbi te gjitha, ai kishte nje ndjenje supreme besimi per nje te ardhme te shkelqyer te SHBA si edhe siguri per fatin e kombit.
Para tij disa presidente paten qene te frikesuar, per te marre vendime per fatet e kombit, por jo Teddy Ruzvelt. Ai e beri kombin amerikan nje figure qendrore ne bote. Nje vend qe s’njeh deshtimin por sukseset, sepse ai eshte nje vend qe 'prodhon" njeres te fuqishem dhe energjike qe dine te drejtojne. Njeres si TEDDY RUZVELT!
Teddy Ruzvelt i pelqente shume te luftonte. Nga mesi i vitit 1890, kur Kongresi amerikan deklaroi lufte ndaj Spanjes, midis vullnetareve te pare e te shumte ishte edhe Teddy, i cili shprehej se: “ Nje burre duhet te paguaje edhe me jeten e tij per ate c'ka ai beson ne jete! Ai u be hero kombetar i pupullit kuban, ne ndihmen qe ai i dha Kubes ne luften me Spanjen. Po ashtu, lufta ruso-japoneze, ishte nje tjeter dhurate e perendive per Ruzvelt. Ai kish kohe qe shqetesohej per ambicjet e Carit te Rusise ne Azi, ashtu si edhe per ambicjet e Gjermanise ne Atlantik. Ai kish nje admirim te jashtezakonshem per forcat e armatosura Japoneze, qe kur ato mposhten e shpartalluan hordhite dhe floten ruse , ne betejen epike te Tsushimes, ne maj te vitit 1905. Por, nga ana tjeter, Teddy Ruzvelt nuk deshironte dominimin e plote japones ne Lindjen e Larget.
Duke u treguar shume aktiv ai, me zgjuaresi i loboj te dyja palet ne tryezen e Paqes. Qe kur Britania kish bere alence diplomatike me Japonine, askush nuk luante rolin e arbitrit, sepse Gjermanine e Kaiserit askush s’e besonte e kjo solli qe SHBA te behen ndermjetes te natyrshem. Teddy Ruzvelt i bindi te dy palet qe te dergonin perfaqesuesit e tyre ne tryezen e Paqes ne SHBA, per negociata. Lidhur me kete, Teddy tregoi nje interes te jashtezakonshem duke i mikluar te dyja palet, shpesh edhe duke i detyruar, ne menyre qe te dy nderluftuesit t'i jepnin fund LUFTES! Dhe Teddy ja arriti qellimit.
Per rolin qe luajti ne tryezen e Paqes, atij i eshte dhene cmimi Nobel i Paqes, me 1906. Eshte me se e vertete se mbas vitit 1909, SHBA po thoshin fjalen e tyre ne punet e rendesishme boterore, duke ritrajtur edhe krizat europiane. Me pas, ecuria e kombit amerikan do te bente qe Teddy Ruzvelt te ndjehej i justifikuar dhe krenar para kombit te tij. Ai kishte qene gjithmone i bindur se ishte e pamundur te shmangnin: SHENDRRIMIN E SHBA NE NJE FUQI NGA ME TE MEDHATE E TE FORTAT TE SHEKULLIT te 20 -te, NE NJE SUPERFUQI! Ishte kjo nje zgjedhje qe dashur padashur do te behej. Nje nga marifetet e berjes SUPERFUQI ishte edhe SUPREMACIA DETARE, sipas principeve te teorise se Mahan-it, gje e cila sherbeu si nje praktike efektive per perparimin e interesave dhe vlerave amerikane. Asnje nga presidentet e Amerikes nuk beri ate qe beri TEODOR RUZVELT ( TEDDY ).

Pak biografi per Teodor Ruzvelt:
Theodore Roosevelet ka lindur me 27 Tetor 1858, ne New York dhe ishte femija i dyte i Theodore dhe Martha Bullock Roosevelet. Ne moshen 22 vjeç, ai martohet dhe do te kete nje femije: vajze te quajtur Alice. Ne diten e Shen Valentinit me 1884, kur s’kishte mbushur 4 vjet martuar i ndodhi nje tragjedi. Humbet ne nje dite, nenen dhe bashkeshorten e tij. Me pas, ai martohet me miken e femijerise se tij, Edith Carow. Nga kjo martese paten 5 femije. Ne nendor 1886, ne moshen 28 vjecare, ai humbet ne zgjedhjet per Kryebashkiak te New York-ut, por me pas ai zgjidhet Guvernator i New York-ut ( 1891-1901). Ne vitet 1901-1904, ,ai fiton mandatin e pare presidencial. Keshtu ai u be Presidenti nismetar i shekullit te 20-te. Me 1904-1909 fiton nje mandat te dyte presidencial. Mbas perfundimit te mandatit te dyte presidencial, ai se bashku me djalin e tij Kermit, shkon ne Afrike per te eksploruar dhe kthehet perseri ne politike me nje tentative tjeter per te kandiduar per president ne nje mandat te trete (1912) por humbet perballe presidentit Wilson.
Teddy Ruzvelt eshte njeriu qe donte PAQEN!..


Bota e Gruas Shqiptare-Merita B-McC-Reflektim per nje teme..

Avantazhet Konkurruese te Shqiperise-Competitive Advantages of Albania


Reflektim- Merita bajraktari Mccormack, Long island, New york, USA

Korrik 2006

Shqiperia eshte i VETMI VEND ish-komunist ne kete gjendje te MJERUAR..ekonomike si eshte sot..

Them i vetmi jo vetem se shifrat e thone kete, por edhe pasi kam shkelur e jetuar ne disa prej tyre, pothuaj cdo vend tjeter ish-komunist dhe asnje VEND tjeter nuk eshte ne gjendjen qe SHQIPERIA eshte..

se pari

1. Insitucionet fetare ne SHQIPERI u Zhduken..
mos harrojme aty eshte baza e cdo gjeje

Se dyti...
2.Shqiperia e izoloi veten dhe nuk i la udhe bashkepunimit ekonomik e per rrjedhoje politikisht ishte e izoluar gjithashtu..

se treti

3.Shqiperia keq-perdori burimet e saj ,ne kuptimin qe i mbi perdori ato qe kishte (duke qene e izoluar) dhe si rrjedhoje thika shkoi ne palce...te gjithe e dime "pamjen ekonomike te vendit" ne vitet 1980....kur nderkohe ushqeheshim dhe na shplahej truri me imazhin fallco..

te zgjerohem pak ketu:

Shqiperia (nga ana ekonomike flas) nuk kishte nje plan te caktuar se ku po shkonte, por ishte thjesht ne rrjedhen komuniste dhe mendimi ekonomik nuk ishte shkencor, por ishte i kufizuar, ai qe nuk "zbatonte" ligjin ekonomik socialist "'i pritej koka"

Cdo gje ishte organizuar"koke poshte" ne kuptimin e plote dhe te mirefillte te fjales.

Une kam punuar disa vite si ekonomiste dhe e kam prekur , e kam vezhguar intelektualisht se ishte nje perpjekje e kote....qe do na ksihte cuar(ne mos na coi) ne uri....(STARVATION) rrofte kush "shpiku tufezat" per nja dy vjet se po vdisnin femiete per qumesht...edhe kjo ishte kopje nuk ishte all-shqiptarce....

Cdo kod apo ligj ishte e KOPJUAR nga Lindja dhe cdo ambicje shkencore mbetej ne vend..truri SHQIPTAR ekonomik nuk u zhvillua. Edukimi deri ne fund te gjimnazit ishte mire, por me tutje universitetet tona (deget profesionale) ishin nje fiasko..se nuk mesonim ate qe duhej...por studionim psh."Ekonomia dhe politika" e Leninit...nderkohe qe ato shkrime ishin thjesht nje reference ne boten perendimore per te bere krahasime..pra nje shekull mbrapa ne mos me shume...po studionim historine e mendimit dhe konkluzioni ""Kapitalizmi eshte pjelle e nje shoqerie dekadente qe KA NE BAZE PRONEN PRIVATE.... ..ne momentin qe njeriu tha "Kjo ehste e imja LINDI PRONA PRIVATE.....TA LUFTOJME KAPITALIZMIN ME TE GJITHA FORCAT...dhe keshtu the "self-stupid--spining wheel went nowhere."...



Pas 1991, me renien e komunizmit(qe spo e analizoj ketu pse ra) , cdo gje ndryshoi...
NDRYSHOI EDHE PER SHQIPERINE......qe ishte "the most severely damaged by it."....


Por ne Shqiperi nuk kishte kurrefare baze kapitaliste apo njohuri apo eksperience. Shqiperia ishte "to begin from scratch" ...kur them nga fillimi, e kam megjithemend NGA FILLIMI!!!! Shqiperia nuk ka pasur kurrefare baze ekonomike per kapitalizem.Infrastruktura ishte tjeter gje..detyrat e shtetit per infrastrukture ishin kryer(rruget, elektrifikimi, kanalizimet) por keto Evropa dhe BOTA i kishte bere qe ne kohen e "baba Qemos..."(pardon my dialectic jargon).Pra jo tja veshim si merite qeverise komuniste, por si nje arritje te vonuar..cilado qeveri te kishte qene ne psuhtet kjo do kishte qene immediate pas pavaresise...


Shqiperia jon e dashur...ka 15 vjet qe mundohet te ngrihet me kembe, te shohe ku eshte dhe te marre nje drejtim dhe vetem perpelitet..
...

Fazat qe ka kaluar jane tipike per nje vend te izoluar dhe completely ruined...

Shqiperine nuk e krahasoj dot as me Lesothon (vend ku kam punuar) pasi dhe aty "herd boys" kishin nga nje tufe me bageti dhe ishin me te edukuar ekonomikisht....ishin "engaged in small business" ndersa im gjysh bujk i bir i bujkut, dhe rrjedhimisht im ate- pavaresisht se kishte nje profesion "other-then field digger' nuk di te beje small business plan se i lane vetem 200 m toke gjate kohes kur ai duhet te trashegonte ferme dhe farming......
pra kush mudn te lexoje midis fjalesh e kupton c'dua te them..

per te vazhduar me tej....
Ne Shqiperi mungojne bashkarisht.. teoria, praktika, eksperienca dhe LIDHJA ME VENDE TE TJERA.Shqiperia nuk KA MIQ te vertete.Kete lidhje e bejne DIPLOMATET..qe mesa kam vene re, jane ende nen influencen e kohes "mos ju kujtofte emri."

back on the issue:

Shqiperia sot duhet te gjeje veten ku eshte:?
Ku kerkon te shkoje?
Pse kerkon te shkoje aty?
Si do shkoje aty?
Kur do shkoje Aty?
dhe
Kush do e coje aty?

Krye ekonomistet shqiptare duhet te bejne nje plan per Shqiperine..(e mbani mend Kenedin si tha ...by the end of the decade we'go to the moon...andto the moon they went...)e ne kete plan natyrisht duhet te vleresohen COMPETITIVE ADVANTAGES...... qe besoj se meqe nje sasi e madhe e relievit shqiptr eshte toke bujqesore, cte keqe ka te prodhohen PERIME dhe te eksportohen..

Mbaj mend vjet ne nje konsulte zyrtare me nje funksionar te larte te nje kompanie, emrin s'po e permend, ..une u pyeta:
A mendon se Shqiperia mund te jete "pearl of the Ballkan and maybe europe for organic food"

E pertypa idene dhe i thashe: mendoj se eshte e beshme..dhe nderkohe sugjerova se do duheshin te vendoseshin institucionet e standardizimit..Europa nuk mund te bleje nje ushqim me cmim aq te larte sa vlersohet sot ushqimi organik, qe nuk eshte plotesisht e verifikueshme per cka shitet.
.
Keshtu vijme tek pika e meparshme..A ka besim bota tek shqiptari. A ka besim shqiptari prodhues tek vetja..a i besohet nje shqiptari qe thote e kam rritur organikisht dhe e ka mbytyr me nitrat amoni bimen...??

Dalim ne krye tek institucionet fetare..nje njeri qe nuk genjen, nuk genjen se ka besen tek Zoti dhe cdo gje ben per hir te tij dhe keshtu vjen ndergjegjesimi i gjithkujt..

Pra nuk ka rendesi te flitet se duhen domate apo traktore(ironine e kemi shume te persosur ne shqiptaret e pafe...nje dissfavored competitive advantage...typical for counting us down-stream...)) ...por duhet te punohet se si te levizet si NJE E TERE e gjithe EKONOMIA duke i meshuar aneve me konkurruese(kemi plot ane qe jane aty presin per tu zhvilluar, turizmi, bujqesia, alpinizmi,ski, etj)
dhe Shqiperia ka avantazhin qe eshte e vogel gjeografikisht.Pse te mos shihet si nje korpporate ne pergjithesi dhe ti behet nje typical "SWOT analisys".
natyrisht :-) the Cash Cow-s do jene prodhimet bujqesore. I assure you there...:-)).

Nuk e shkrova kete mesazh per te pritur replika ironike, por per te kuptuar (edhe vete) thelbin e problemeve dhe nese kam ndihmuar dike , I'll sure feel good about it..

peace and love to all:)


Merita Bajraktari-McCormack, BSc.,MBA

e-mails: jmrome94@aol.com or albanianw@yahoo.comwww.albanianliterature.org

Bota e Gruas Shqiptare-SEVDIJE REXHEPI-POEZI

SEVDIJE REXHEPI, GJILAN, KOSOVE

Ignis fatuus

Mes oqeanidesh mitike
Strukur thellësisht shpresa
E pastër si çelibar
Ku ditët tërhiqen zvarrë
Për të përqafuar dritën
Pegasi endet në fluturim
Të mbrojë njerëzimin nga Erinitë
Ndër shekuj
Vazhdimësi dyndjesh
E Golgotash
Eoli u fal erën
Nimfave lozonjare
Të përkundin mirësinë
Mes shpirtrash t’çoroditur

Tangjenta e ikjes


Më thonë Engjëjt
Ik..
Para rrezeve të para
Të stinës më të bukur
Atëherë kur pas shiut
Ylberi nis e lidh brigjet
E këngë e zogjëve
T’i zgjojë mëngjeset
E lagura me vesë
Më thonë...
Të ngjitem atje
Në çatinë e botës
Ku yjet pëshpërisin
Me gjuhën e shkëlqimit
Nën dritë hëne
Të mas botën me milimetra
E ta stërzgjas kohën
Është më mirë, më thanë
Të jem ëndërr e dëshiruar
Se sa rrënjë e thelluar

Eterike

Zgjuar
Në retrospektivë
Mysafire jam në sytë e tu
Netëgjatat sërish thërras
Si atëherë
Kur vegëz më vegëz
Thurnim me ngjyrat tona
Trikon e dashurisë
...të papërfunduar mbetën
Krahët për shtrëngim
Ëndërr...
E tretur në hapësirën pa emër
Fijet që merrnin e jepnin frymë
Diku në shkurret e kohës
U ngatërruan...
Morën në thua...



S.REXHEPI
Gjilan

Bota e Gruas Shqiptare-FLUTRA MALO-POEZI

FLUTRA MALO , ROME, ITALI

Nënës



Justifikoje egoizmin tim nënë….
Justifikoje nëse të kerkoj të më duash,
Justifikoje dhe pse është i sëmurë …..
Justifikoje dhe pse kërkoj të pamundurën,
Justifikoje statusin tim….
Të dëgjoj gjithnjë vetëm dashuri
Kushedi ndoshta…..
Shpirtit tim i mungoi një jetë të tërë….
Hudh pas shpine gjithë gjërat,
E gabimet e padëshiruara ….
E merrmë në gji si dikur….
Vetëm aty kam prehje dhe qetësi…
Thuamë fjalë të ëmbla si vetëm ti di…
Thuam më ke shpirt dhe fort të dua…
Justifiko egoizmin tim….
Që kaq shumë të dua…..


Flutra Malo

27.05.2006

Bota e Gruas Shqiptare-NATYRA MUHAMETI-POEZI

NATYRA MUHAMETI, KOSOVE

PER TY BABA

Shfletova sonte librin e kujtimeve
Dhe kerkova buzeqeshjen
Qe biografise sate ti jepte pak jete…
por ti ishe sonte nen gurin e ftohte dhe
Mallshem na shikoje…..ashtu I qete!
Seq ndjeva nje mall
Mesues kur te quajten
sepse fjalet per atdheun ti u kishe mesuar
pse valle kaq keq kujtimet na vrajne...
u ndjeva e gjalle dhe une
se ata nuk te kishin harruar
do te qaja sonte po te kisha ze
por tingujt diku mes vargjeve jan fshehur
do te perqafoja sonte cdo note ne ditar
qe ti me doren tende I kishe gdhendur
mbi fletet e ditarit
zhurma e nxenesve ende po vallezon ne agim
mbi shkronjat e abetares
pesat rrinin si nuse ne mergim…
sonte te moren dhe ne liber te kthyen
aty ku jeten peng e kishe lene sonte
dhe une u ndjeva e madhe
qe ti ne kete jete pas me kishe lene……!.


kete poezi ia kushtoj babait tim me rastin e botimit te librit me biografine e tij duke iu falenderuar keshtu te gjithe atyre qe kane dhene kontributin e tyre per te shkruar mbi jeten dhe veprat e tij

Bota e Gruas Shqiptare-MIRELA BOGDANI-GRATE NE VENDIM-MARRJE NE SHQIPERI-REAGIM

MIRELA BOGDANI-PEDAGOGE NE CARDIFF UNIVERSITY , U.K.
www.mirelabogdani.com

GRATE NE VENDIM-MARRJE NE SHQIPERI

Ky shkrim eshte paraqitur si reagim ndaj nje artikulli te Z.Leke Sokoli i cili mund te gjendet ne gazeten "tirana observer.


Z. Sokoli, faleminderit per kete shkrim dhe per hapjen e kesaj teme shume te rendesishme. Une e lexova me shume interes shkrimin tuaj duke qene se dikur kam qene e perfshire vete ne ceshtjen e gruas ne politike. Dhe besoj e mban mend qe per here te pare bashke jemi takuar ne nje debat televiziv pikerisht per ceshtjen e grave ne vendim-marrje. Ne nje interviste timen botuar tek Illyria qe u hodh se fundmi tek A-Sh ne nje nga pyetjet kam shprehur mendimin tim mbi barrierat qe pengojne perfshirjen e grave ne jeten publike dhe politike ne Shqiperi dhe mendoj qe rritja e perfaqesimit te grave ne strukturat vendim-marrese ne te gjithe nivelet do te ishte ne te mire te politikes, shtetit dhe shoqerise se e tere. Femrat jane pergjithesisht me te pergjegjshme (per ate qe iu ngarkohet), tolerante, me pak agresive dhe me pak te prirura per korrupsion. Po fakt eshte qe ne Shqiperi perfaqesimi i grave ne strukturat vendim-marrese eshte shume i ulet dhe paradoks eshte qe ne periudhen e demokracise ka qene shume me i ulet krahasuar me regjimin komunist. Fakti qe te cudit (qe gjithmone e permendja ne diskutimet e mia mbi kete ceshtje) eshte qe perqindja e femrave ne universitet eshte gjithmone me e larte se e meshkujve, rreth 60% (pra femrat jane me te arsimuara, pa u ndalur tek fakti qe i kane dhe rezultatet me te larta), nderkohe qe direkt pas dilpomimit kur vjen puna tek punesimi apo per me teper ne poste drejtuese e menaxheriale femrat "zhduken" nga skena. Nje tjeter faktor eshte qe gjërat në Shqipëri akoma ecin me nepotizëm dhe klientelizëm, meritokracia dhe puna e ndershme janë koncepte aliene. Kjo e ben akoma më të vështirë për një femër që të arrijë të jetë e suksesshme dhe me një karierë të spikatur profesionale, po sidomos në politikë. Nje faktor tjeter eshte qe shoqëria jonë vazhdon te jete maskiliste, shoqëri maçosh, pra së pari është çështje mentaliteti, po është edhe çështje ekonomike, sepse akoma s’janë krijuar plotësisht kushtet, konditat dhe lehtësirat për femrat, sidomos kur këto janë familjare dhe nëna. Pra mendoj qe barriera kryesorja ngelet akoma mentaliteti dhe kultura (jemi akoma shume larg koncepteve dhe politikave te perendimit te tipit "paternity leave").

Numri i ulet ne strukturat politike vendim-marrese shpjegohet apo e ka fillesen tek perqindja e ulet e grave ne partite politike (si anetare apo ne forumet drejtuese), vazhdon me perqindjet e ulta te kandidateve gra (nje arsye eshte qe sidomos ne fushatat e fundit ceshtja e kandidaturave eshte kthyer ne biznes te mirefillte mes kandidateve dhe kryetareve te partive dhe per rrjedhoje eshte paksa e veshtire qe grate te ulen ne tavolina me kryetarin e partise e te bejne pazare te tilla), gje qe con tek numri i ulet i grave ne parlament dhe me tej ne kabinetin qeveritar (rezultati: vetem nje grua ministre).

Meqe Z.Sokoli pyeti per pervoja ne vende te tjera une po sjell rastin e nje politike te re te ndermarre nga konservatoret ne UK. Ne parlamentin aktual britanik grate nga Partia Konservatore perbejne vetem 9% te parlamentareve, nderkohe qe Laburistet kane 28% gra. Per kete arsye, lideri i ri i konservatoreve David Cameron ka vene si nje nder prioritetet kryesore rritjen e perfaqesimit te grave ne te gjithe nivelet (si parlamentare, europarlamentare, ministre, keshilltare, etj), duke filluar me rritjen e kandidateve femra ne zgjedhjet e ardhshme te 2008. Per kete eshte vendosur te perpilohet nje liste e zonave te sigurta (priority list) ku 50% e kandidateve do jene femra. Mbi kete baze ka lindur nje organizate dhe levizje e quajtur Women 2 Win (W2W) qe synon te terheqe, inkurajoje dhe ndihmoje kandidatet femra.

Pervoja te tilla mund te aplikohen edhe ne Shqiperi, pra nese lideret politike kane vullnetin per te eksperimentuar politika te tilla. Sepse fakt eshte qe ne Shqiperi ka shume gra qe jo vetem duan te angazhohen ne jeten publike dhe politike, po dhe jane shume te afta dhe do ti benin keto detyra me cilesi te larte. Problemi eshte qe lideret dhe macot tek ne as duan ta vene ujin ne zjarr per dicka te tille. Para disa vitesh nje grupim i perbashket i forumeve politike te grave, NGO-ve, etj, i mbeshtetur nga UNDP formuloi nje strategji (e me tej projekt-ligj) per rritjen e perqindjes se grave kandidate nepermjet koutimit. Me c'mbaj mend ligji nuk u aprovua ne parlament. Ceshtja e kuotimit eshte paksa kontroversiale sepse prek ceshtjen qe permendi Lindita mbi raportin cilesi kundrejt sasise. Po se mos ato 115 burra qe jane sot ne kuvend te Shqiperise jane te cilesishem...far from it.

Mendoj qe nje nga masat qe permendi Lindita, ajo e krijimit dhe forcimit te ligjeve dhe rregulloreve për mbrojtjen e femrave (sidomos ato ne pozicione drejtuese) ndaj ngacmimeve seksuale dhe për dënimin e atyre që shkelin normat etike, do te ishte efikase ne kete drejtim. Dhuna verbale ndaj femrave ne poste publike sidomos ne ato politike eshte per te vene duart ne koke.

Nje nder pengesat ne promovimin e sa me shume grave eshte dhe "lufta brenda llojit", pra grate qe kane arritur poste te larta nuk mbeshtesin apo me keq luftojne ngritjen e grave te tjera. Kjo vjen ndoshta ngaqe shumica e grave ne poste te larta politike dhe një pjesë e madhe e femrave të suksesshme në politikë janë më shumë marioneta, pra pak janë që ia atribojnë suksesin vetes. Fatkeqesisht deri me sot nuk kemi pasur ndonje grua qe te "beje emer" apo te lere gjurme me veprat e saj.

E fundit, Z. Sokoli do tju isha mirenjohese nese me jepni referencen e plote (burimin dhe vitin) te kuotes "Bazuar në klasifikimin botëror të Bashkimit Ndërparlamentar, sot Shqipëria renditet e 103-ta midis 183 shteteve, përsa i takon vendit që zënë gratë në parlament".

Mirela Bogdani
http://www.mirelabogdani.com/

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU_PUBLICISTIKE

Pergatiti Raimonda Moisiu
Hartford, CT,SHBA
12 korrik 2006
e-mail Moisiu8@aol.com
web: http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/

Ayatollah Ali Khameini-Lideri shpirteror dhe pragmatik i popullit iranian!

Pershtatur sipas materialit origjinal ne revisten Amerikane "Times"


"Kur ju bisedoni me Ayatollah Ali Khameinin, ju ndjeni se kini te beni me nje njeri me nje bote shpirterore te pasur ne vlera njerezore ,dhe cdo gje eshte ne duart e tij,tani e pergjithmone. Ai eshte nje njeri pragmatik qe ne fund ai merr vendime bazuar ne interesat kombetare."


Njeriu me i fuqishem ne Iran, lideri Suprem & Shpirteror i vendit ,me nje modesti qe e karakterizon qendron larg zyrave te praruara me ar , me zbukurime e dekoracione madheshtore.Ai i lejon vetes se tij ,duke jetuar ne nje qytet ,si Mullah, ndersa shume nga zyrtaret e tij ,te cilet sherbyen kur ai ishte ne pushtet ndertuan vila madheshtore buze detit Kaspik,dhe udhetojne me makina luksoze.Ai i pret vizitoret dhe organizon takimet me njerezit ne zyra te thjeshta dhe i ulur ne dysheme sipas zakonit dhe tradites fetare te vendit. Posterat me potretin e tij jane te kudogjendura ne qender te Teheranit, duke e portretizuar Khameinin ,me teper nje njeri publik e te thjeshte,me zyze te erreta dhe te trasha , dhe nje shall me kuadrate,se sa nje revolucionar.

"Kur ju bisedoni me te ju ndjeni se kini te beni me nje njeri me nje bote shpirterore te pasur ne vlera njerezore dhe cdo gje eshte ne duart e tij tani e pergjithmone"
Per boten e jashtme ,fytyra dominante e regjimit te Iranit ,njihet ajo e Presidentit aktual ,Mahmoud Ahmedinejad, i cili qe me zgjedhjen e tij si President ,vitin e kaluar ,reflektoi duke kercenuar Israelin,duke vene ne pikepyetje Holokaustin e duke sfiduar kerkesat e Teherant per dyshimet qe linden per ndalimin e programit nuklear.Veprimet e nxituara dhe te ashpra te Ahmedinejad kane krijuar shqetesime,se nje dite ai mund ta coje vendin ne lufte me kundershtarin e tyre te hershem ,SHBA-te,megjithse ,turfullimi, veprimet dhe vendimet e tij jane te permbajtura.Struktura ligjore e Republikes Islamike dhe Kushtetuta iraniane vendosin ne plan te pare dhe mbi cdo,edhe mbi vendimet e presidentit , "VETO POWER",te autoritetit politik baze te Khameinit,66 vjecar ,i cili u be Lideri Suprem Shpirteror i popullit iranian ,me 1989 ,pas vdekjes se Ayatollah Ruhollah Khomeini .Eshte Khameini ,ai qe thote fjalen e fundit ,per problemet madhore te vendit.Si rezultat-profili i tij prej kleriku-duke shmangur gazetaret dhe median ,-eshte figura kryesore dhe vendosese qe do te percaktoje nese polemika nukleare do te zgjidhet paqesisht e palendime ,e per te mos lejuar Iranin drejt konfrontimit me SHBA-te dhe aleatet e saj.Ata ,te cilet e njohin Khameinin ,shprehen se ai beson ne te drejten e Iranit per fuqine nukleare ,por gjithashtu deshiron te shmange ndeshkimet qe mund te dobesojne Iranin dhe te tronditin regjimin theokratik ne fuqi."Ai eshte nje njeri pragmatik ,qe ne fund ai i merr vendimet duke u bazuar ne interesat kombetare.Pragmatizmi i Khameinit po tregohet fare qarte tani qe regjimi i Iranit po tregon vullnetin e mire per te negociuar ne keta muaj .Nje diplomat perendimor dhe nje ekspert iranian ,mendojne se ne letren qe Presidenti iranian i dergoi Presidentit Bush eshte dora dhe mendimi i Khameinit -si nje nga perpjekjet e para te nje kontakti direkt te nivelit te larte mes dy vendeve qe me 1979.Pasi Keshili iSigurimit te Kombeve te Bashkuara ,Gjermania dhe Bashkimi Europian ,i prezantuan Teheranit paketen stimuluese ,per te ndihmuar e per te bindur Iranin te ndaloje pasurimin e uraniumit .Khameini e autorizoi Presidentin qe ta marre propozimin si nje "hap pozitiv".Ahmedinejad nga ana tjeter ,u shpreh se Irani po planifikon t'i pergjigjet ofertes te Perendimit ,nga mezi i muajit gusht,por administrata e Bush-it mendon se eshte vone .SHBA-te ,donin nje pergjigje ne fund te qershorit Analistet prane regjimit te Iranit shprehen se Khameini mund te pezulloje pasurimin e uraniumit per nje periudhe te caktuar ,por do te shmange disa specifika ,me shpresen per te zgjatur bisedimet dhe veprimet parandaluese nga ana e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Irani nuk do te thote "Jo",-shprehet nje anetar i kabinetit qeveritar iranian ,por nuk donte thote as "Po',menjehere .Po cfare deshiron Khameini??Ne Teheran ,spekullimet rreth ambicjeve te klerikut dhe e ardhmja e partnershipit te tij me Ahmedinejad ,jane nje loje zbavitese per njeres brenda kabinetit qeverises.Por ,Doktrina e Khameinit e "velayet -efaqih"i jep atij te drejten teollogjike per te qeverisur.Khameini i perket me shume nje Mullah-i,shi'it.i cili akoma ndodhet mes kritikave te ashpra te premoderuarve.Ai mban ore -shprehet dikush shume prane tij ,per te ilustruar se sa ndryshon Khameini nga miqte e tij klerike.Ai vesh pantallona xhinse dhe i ngjitet malieve Albora ,rrotull Teheranit ,dhe luan TAR(nje lloj vegle muzikore me harqe),sipas tradites se vendit dhe i qendron besnik pararendesit te tij ,Khomeinit .Khameini e konsideron Perendimin te falimentuar dhe moralin e shoqerise perendimore te piset -por kur ai semuret - bashkon besimin te Zoti me doktore te trainuar ne Perendim per tu kuruar.Ajo c'ka i mungon Khameinit eshte karizma populiste e pararendesit te tij,qe do te thote se ai ka pranuar rolin e Ahmedinejad si nje agjitator i flakte.Ata takohen dy here ne jave mbremjeve dhe njeres intime afer tyre i pershkruajne marredhenjet e tyre si ato te :NJE DISHEPULLI ME LIDERIN E TIJ! Khameini e vlereson publikisht Presidentin ne fjalimet e tij dhe i ofron kriticizmin e tij ,privatisht .Ahmedinejad nga ana e tij ka hedhur poshte mendimin dhe injoron kundershtaret politike ,te cilet Khameini i konsideron si nje kercenim.Zyrtare dhe analiste shprehen se Khameini kurre nuk e ka ndjere veten kaq shume nen kontroll."Khameini e ndjen qe Presidenti ndan vlerat e tij -keshtuqe ai e shikon qeverine e drejtuar prej tij ,me te forte e te qendrueshme se me pare -shprehet nje analist qe ka lidhje te ngushta me nje zyrtar konservator te rangut te larte .Aleatet e klerikut jane te ndjeshem me perceptimin qe fitorja e Ahmedinejad ,ka krijuar nje kundershti ne profilin popullor te Liderit Suprem Shpirteror ."Ai nuk ka dyshime aspak -shprehet nje zyrtar afer Khameinit .Ndersa nje zyrtar i vjeter iranian dhe nje diplomat perendimor ,shprehen se Khameini i terhoqi vemendjen Ahmedinejad per deklaraten e nxituar qe beri se "Israeli duhet te fshihet nga harta",.Edhe analiste ne Teheran -shprehen se Khameini eshte i shqetesuar ,rreth asaj se sa ashper i trajton Presidenti iranian ,problemet domestike te vendit .Gjithashtu diplomati perendimor shkon edhe me tutje duke u shprehur se Presidenti iranian eshte "ne prove",Disa iraniane spekulojne se "Paparashikueshmeria e tij",mund ta detyroje Khameinin ta zevendesoje ate.Eshte shume e veshtire per tu besuar se deri kur do te vazhdoje kjo marredhenje midis tyre.Khameini nuk mendon te miratoje prerogativat nukleare pa nje cmim.Marreveshja e Bush-it per tu bashkuar me negociatoret europiane u konsiderua nga iranianet si nje goditje e befasishme per strategjine e nje pazarlleku te veshtire te Khameinit .Ata te cilet i qendrojne afer klerikut shprehen se ndoshta ai me vullnetin e tij do te bjere dakort per limitet e programit nuklear te Iranit por edhe ne rast se bisedimet me SHBA-te do te japin garancite e sigurise dhe te shperberjes se embargos te SHBA-se ,ndaj Iranit.Qeveria mezi pret te negocioje .Tani Khameini deshiron te dije nese Uashingtoni e ndjen njesoj si ai per bisedimet dhe per te negociouar.

Bota e Gruas Shqiptare-MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK-MBRESA NGA NJE TAKIM

Nga Merita Bajraktari McCormack

e-mail: jmrome94@aol.com albanianw@yahoo.com

Në Nju Jork nderohen Njerëzit e Medias nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve
(botuar ne gazetat "Ballkan" dhe "Tirana Observer"
MBRESA


Ka disa ditë që veprimtaria për të cilën bën fjalë ky shkrim, është zhvilluar. Ndoshta jam pak e vonuar, edhe pse që të nesërmen doja t’i tregoja gjithë shqiptarëve, shpërndarë nëpër botë, për këtë ngjarje, sa social- kulturore po aq edhe shpirtërore. Por, si gjithnjë, gazetarët profesioniste janë aq të shpejtë në dhënien e lajmit,( për këtë edhe i duam e i respektojmë), sa ne të tjerëve na duhet tjetër formë letrare, për të shprehur atë që duam patjetër ta rrëfejmë.

Duke grumbulluar gjithçka nga mbresat shpirtërore dhe ato pak shënime që munda të marr, duke mbledhur nëpërmjet komunikimit elektronik, përshëndetje, urime e përshtypje nga kjo veprimtari, po ju servir me modesti fjalet e gazetares dhe shkrimtares Albana Melyshi Lifschin, qe shprehu ate çka ndjeme ne te ftuarit.


“E perqafova dhe e falenderova disa here Iliriana Sulkuqin qe na beri te tereve tok, qe realizoi ate çka ndoshta do qe realizuar me pare, por duhej qe dikush te kujtohej per te vlerësuar punen e atyre qe rregjistrojne jeten e nje kombi”


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, në atmosferën e vitit jubilar të njerëzve të shquar të letrave shqipe F.S. Noli, D. Agolli, I. Kadare, organizoi këto ditë, në lokalin "Fino", Manhaten, pronë e bizesmenit të suksesshëm shqiptaro - amerikan Palok Vulaj, veprimtarinë : “Mbrëmje Jubile”, e cila ishte e konceptuar si një takim i bukur miqsh, - si një mbrëmje festive ku e para ishte fjala poetike. Akademikë, profesorë, studiues, njerëz të njohur të Artit dhe të Kulturës, shkrimtarë, poetë dhe artistë dhe personalitete shqiptare me aktivitet e veprimtari të njohur në SHBA, shumë prej të cilëve takoheshin për herë të parë, krijuan atmosferën e malltë me takimet, përqafimet dhe bisedat e tyre, duke krijuar spontanisht parathënien e skenarit të mbrëmjes.
Fjala e hapjes në "Mbrëmje Jubile", kushtuar njerëzve të letrave shqipe, u mbajt nga kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve , Prof. Dr. Skënder Kodra(PhD).
Siç tha vetë Kryetari i kësaj akademie, më parë se të mbante fjalën e hapjes, nismëtare dhe realizuese e kësaj veprimtarie ishte anëtarja e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi, e cila edhe pse ka pak kohë në Sh.B.A, bëri të gjitha përpjekjet të relizonte një ëndërr të hershme të njerëzve të letrave shqipe, për të qenë sëbashku e për të vlerësuar punën e njeri-tjetrit.
***

Ishte me të vërtetë kënaqësi e veçantë të ishe njëherësh mes shumë njerëzve të letrave shqipe, gazetarë, publicistë poetë e shkrimtarë, ftuar në këtë mbrëmje. Çdokush përjetoi çaste të veçanta, sa vështirë mund të të shlyhen nga kujtesa.
Gjithçka filloi si një surprizë e këndshme.

Himnet e SHBA-së dhe të Republikës Shqiptare, kënduar nga e mirënjohura Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Raif Hyseni, shoqëruar nga të gjithë pjesëmarrësit, në këmbë, krijuan solemnitetin që rrallë herë mund ta përjetosh.

Në posten time elektronike arriti nje ftesë, nga e-maili i zj.Iliriana Sulkuqi, poetes dhe publicistes së njohur shqiptare dhe që në SHBA është mjaft aktive..
U ngazëlleva për faktin që Ilirianën e lexoj në gazetën ILLYRIA dhe nuk kisha pasur asnjëherë rastin ta shoh apo të këmbej e-mail-e. Më gëzoi së pari fakti që u mundësua një lidhje, por edhe u surprizova nga Ftesa.

Fakti që ftesa më drejtohej personalisht më tregoi shumë. Edhe pse asnjëherë nuk kisha patur mundësinë e pjesmarrjes në veprimtari të komunitetit shqiptar në Nju Jork, për arësye të vendndodhjes sime gjeografike, këtë herë, diçka më shtyu. Mbase ishte përkujdesja femërore, mbase një engjëll më tregoi të shkoja, mbase një kujtesë nga mikja Kozeta Zylo, e cila, duke më siguruar mundësine e qendrimit tim gjatë natës në shtëpinë e saj. ma bëri realitet dëshirën për të qenë së bashku.
Kisha një kurreshtje për miqtë që takoja atë natë… e disa prej tyre, kisha vetëm lidhje virtuale, deri në pesë vjet, me të tjerë, vetëm sa i kisha lexuar nëpër faqet e medias shqiptare këtu në Amerikë. Fizikisht nuk njihja asnjë.
Në hyrje të restorantit menjëhere dallova fytyra te mirënjohura, portete të fiksuara nga fotot e tyre botuar në “ILLYRIA” apo “Bota Sot”

Pas përshëndetjeve dhe përkujdesjeve të ”të zotërve të shtëpisë” ne u ulem pranë njeri-tjetrit dhe filluam të bisedonim për gjëra të përditshme..

Ishte me te vertete kenaqesi të shihje se si të gjithë përshëndeteshin, përqafoheshin, sikur të njiheshin prej një jete dhe pas një ndarje ritakoheshin me mall. Natyrisht njohja midis letrave të bën sikur të gjithë janë pjestarë të një familjeje. Dhe njerëzit e artit e kanë këtë privilegj., me imaginatën e tyre t’i bëjnë të pashëm e të pranishëm kolegët e tyre të penës Kështu, pyesnim, jepnim e merrnim nje mendim duke kaluar kohën deri në fillim të veprimtarisë. Zumë vendet e rezervuara për të gjithë ne.
Ndjehesha e rrethuar nga një dashuri e vaçantë edhe nga një mirësi speciale.Kujdesi që tregohej për gjithësecilin të bënte të ndjeheshe mirë…
Vura re se nuk isha e vetme në atë udhëtim të largët....Si unë kishin ardhur edhe kolegë të tjerë bile Z..Zef Uka, kryetar i degës Akademike për Miçiganin, kishte udhëtuar nga Detroiti bashkë me bashkëshorten e tij..
Mbrëmja filloi dalngadale të marrë ngjyrat e saj kombëtare…
Pas këtij çasti solemn, mirëseardhjen e bëri moderatorja e mbrëmjes zj.Iliriana Sulkuqi, një grua plot energji, me dinamizëm dhe përkushtim, e cila foli shkurtimisht për rëndësinë e këtij takimi dhe për vlerësimin që bëhet medias …Ajo bëri krahasime letrare për të cilësuar mbrëmjen si diçka te veçantë të vyer dhe pastaj ia dha fjalën Prof. Dr. Skënder Kodra(PhD), kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve Arteve. .
Prof.Dr. Kodra,ne fjalen e mireseardhjes, ndër të tjera theksoi:

“Gazetarët tanë të sotëm kanë ecur në gjurmët më të mira të traditës së gazetarisë shqiptare në Amerikë, e cila, ka afro një shekull, që është paraqitur denjësisht në këtë Perëndim të largët, ku mund të themi se është edhe Lindja e Lirisë. Le të kujtojmë vetëm disa nga gazetat e revistat që në ditët tona festojnë dekadat e tyre: “Dielli”, “Përparimi”, “Trumpeta e Krujës”, “Shqiptari I Lirisë”, “Jeta katolike”, …..etj..
Përmendim me mall dhe përulje ata që i krijuan dhe i mbajtën gjallë me frymën dhe pendën e tyre të artë, me shpirtin e tyre mëmëdhetar. Pra nderime për Fishtën, Konicën, Nolin, Arshi Pipën, Kristo Floqi, Spiro Dino, etj., të cilët magjinë e penës së tyre, e trashëguan në të tjera pena të ndezura si Peter Prifti, Nexhmije Zaimi, Bilal Xhaferri, Nezhat Peshkëpia, Elpiniqi Frashëri, duke vazhduar mëtej me Harry Bajraktari,Vehbi Bajrami, Muhamet Mjeku, Mark Shkreli, Fatbardh Doçi, Hysen Mulosmani, Idriz Lamaj, Elez Biberaj, Isuf Ferizaj, Sulejman Gashi, Luz Thaqi, Luljeta Andoni, etj. “
Pastaj Prof. Dr. Kodra permendi nje numer te madh emrash te gazetareve e kontribuesve te sotem ne mediat shqiptare ne SHBA dhe lavderoi punen e tyre. Kështu:”… Profesori i nderuar, Zoti Sami Repishti, shkrimtari dhe publicisti Naum Prifti, personaliteti i letrave të humorit Pëllumb Kulla, Skifter Këlliçi, Prof.Agron Fico, Dalip Greca, Dervish Jahjaga, Andon Çefa, Albana Mëlyshi, Beqir Sina, Ruben Avxhiu, Elmira Mujo, Adem Belliu, Mimoza Dajçi, Thanas Gjika, Betim Muço, Julia Gjika, Gjekë Marinaj, Ramiz Gjini, Iliriana Sulkuqi, Dhori Thanasi, Andon Dede, Kolec Traboini, Rozi Theohari, Sami Milloshi, Sami Gjoka, Vjollca Mala, Mira Perzhita, Mensur Spahiu, Merita Bajraktari, Raimonda Moisiu, Abdurrahman Thaçi, Artan Fili, Llazar Vero, Bardhyl Mezini…,etj., jo vetëm hapën shtegun e një gazetarie të brishtë e dinjitoze, por e kthyen atë në një tribunë të së vërtetës për çështjen tonë kombëtare, shembull i cili duhet vazhduar, duke u zgjeruar e thelluar në shërbim të shqiptarëve kudo qofshin ata…”

Doktor. Kodra e krahasoi punën e tyre me atë të ambasadorit të kulturës shqiptare…dhe sugjeroi se gjithkush meriton nderim e respkte,përgëzime, për vullnetin, dëshirën në kontributin e dhënë ndaj Kombit të tyre. .

“ Asnjë interes vetiak nuk ju shtyn të bëni atë që bëni ju, të rrini pa gjumë e me ankth, për të përcjellë, qoftë edhe një lajm të thjeshtë për ç’ka ndodh në Diasporë. Por, të gjithë e dimë, se artin, shpirtin, nuk ka para që e paguan. Ai mund të shpërblehet vetëm me një monedhë : - Kujtesë, Nderim. “

Prof. Dr. Kodra beri pastaj nje ekspoze te mediave kryesore shqiptare ne Amerike dhe te shoqatave mediatike dhe civile.

“…Pa ndërhyrë apo ndërprerë iniciativën e secilit individ ose grup, mendojmë se ka ardhur koha për një krijim të një forumi mediatik, me pjesëmarrje të njerëzve të medias, nga të gjitha qytetet, ku sot ajo vepron. Jo vetëm të diskutohen e zgjidhen çeshtje të profesionit, por të bashkërendohen veprimet e bashkëpunimi,deri në probleme finaciare ( reklamë e ndihmë në shkëmbime informacioni e mbijetese).
Po ashtu Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencës dhe Arteve, mendon se është çasti që, ashtu si “Illyria” ka zenë tribunën e medias së shkruar dhe elektronike, të gjejë rrugë të mundshme dhe me përpjekje të përbashkëta, sëbashku me njerëz të medias, të bisnesit dhe deri tek anëtari më i ri i komunitetit, për të patur një stacion tonin viziv të përmasave konkuruese dhe me orar të plotë, me valë përfshirëse në të gjithë Amerikën, pse jo, edhe satelitor, për të gjithë shqiptarët në botë.
Por krahas këtij projekti, është e rëndësishme të bëjmë përpjekje edhe më këmbëngulëse dhe profesionale për një pasqyrim edhe më dinjitoz të jetës në Amerikë. Të bëhemi më konkretë në çfarë ky komunitet kërkon, pa lënë mënjanë edhe botën e fëmijëve, të ardhmes sonë.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve , ju ve në dijeni se është duke punuar, jo vetëm për hapësirën cilësore të saj, jo vetëm për të qenë kujtesa dhe arkivi i shqiptarëve, të cilët me mbërritjen e tyre në SH.B.A bënë fjalën shqipe dhe shqiptarizmin, por edhe për një projekt të madh letrar, ku vendin kryesor do ta zenë Botimet, domethënë serialet e antologjive poetike, publicistike; Leksiko – nismë , mbështetje dhe ekskluzivitet i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.
Të respektuar zonja dhe zotërinj, Të mirëseardhur dhe të pranishëm, si në vatrën tuaj familjare !
Më lejoni, me mirësjellje, t’ju lutem: Të mos vrapojme drejt vetes, por atje, ku është dhimbja dhe krenaria e Kombit, ku arti dhe kultura e tij qëndron më lart se individi; atje ku personazhet e penës suaj, i japin kuptim qenies suaj si gazetarë!
Të nderuar miq të pranishëm në këtë “Mbrëmje Jubile”, ku - E PARA DO TE JETE FJALA! Në emër të Akademisë Shqiptare - Amerikane të Shkencave dhe Arteve, ju uroj shëndet e mbarësi, projekte dhe realizime ambicioze , në emër të emrit tuaj dhe të Kombit!”

Pastaj , si një gjest i ëmbël dhe tejet perkushtor , te githa femrave pejsëmarrëse iu dhurua nga një trëndafil i kuq, si simbol respekti dhe elegance…Dukej që dikush ishte përkujdesur për çdo detaj…Trendafilat u shpërndanë nga regjisori dhe aktori shqiptar z.Xhevat Limani.

Ndër të parët që folën ishte poetesha Kozeta Zylo, një ndër veprimtaret që organizon dhe ndjek thuajse të gjitha veprimtaritë e diasporës në Nju Jork. Pasi falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, ajo e vlerësoi këtë takim, si një përkushtim që u bëhet gazetarëve dhe krijuesve shqiptarë këtu në Amerikë, të cilët ditën të bëjnë lajmin, edhe at'here kur ishte i vështirë për t'u krijuar. Ata u gjenden në krye të çdo aktiviteti me karakter kombëtar, pa marrë parasysh koston dhe vështërsitë të cilat, u përballua gjatë kësaj kohe. Nënë Tereza ikona e kombit tonë, ka thënë për gazetarët: “…është më lehtë të "lash" një të sëmurë me lebrozë, sesa të bësh një lajm". Ndaj shfrytëzoj rastin të faleminderoj kolegët tanë, të gazetës “Illyria” dhe “Bota Sot” dhe “Albanian Culture”.


Me tej, caste solemne, emocionuese për të gjithëtë pranishmit . Dr.Kodra u shfaq para nesh me kostumin e tij akademik. Filloi kështu dhënia e “Çertifikatë Arritje”, disa prej gazetarëve e artistëve, të cilët kanë dhënë me përkushtim e dinjitet kontributin e tyre për komunitetin shqiptar këtu në Amerikë dhe më gjerë si : Albana Melyshi( Lifschin), Dalip Greca, Beqir Sina, Mimoza Dajçi, Ramiz Gjini, Elmira Mujo, Adem Belliu, Merita Halili, Raif Hyseni, Nexhat Imeraj, si dhe iu shpërndanë dhurata: Prof. Agron Fico, Dr. Namik Shehu, Zef Uka, Merita Bajraktari - McCormack, Xhevat Limani, Mëhill Velaj, Kozeta Zylo.

Shumica e atyre që morën çmime, folën me respekt e mirënjohje dhe premtuan për një një kontribut edhe më të madh në të ardhmen.
Moderatorja e mbrëmjes dhe drejtuesit e aktivitetit siguruan se natyrisht ky ështe vetëm fillimi dhe hapi i parë gjithmonë është i vështirë , se këtë stimul e meritojnë edhe shumë e shumë personalitete të tjerë të letrave, …


Nje moment i vecante ishte kur ish- studentit Fotjon Thanasi, i jepet pas vdekjes ‘Çertifikatë Arritjeje” Fotjon Thanasit, studenti shqiptar nga Memaliaj i Tepelenës, kishte vite që jetonte, studjonte dhe krijonte në SHBA. I renditur në top listën e studentëve më të mirë, të rreth 205 universiteteve në USA., anëtar i “Thë National Society of Collegiate Scholars” (Shoqata Kombëtare e Universitarëve Pishtarë) me qendër në Ëashington, D.C., atij i ishte dhënë nderi e mundësia që të njihej për rezultatet e tija të larta në mësime, eksperiencën e shkëlqyer në përvetësimin e lëndëve mësimore, në degën e vështirë të Inxhinierisë teknologjike. Ishte jo vetëm një student i shkëlqyer, me një të ardhme të jashtëzakonshme, por kishte një talent të rrallë si poet, këngëtar, instrumentist (kitarë), piktor.,
i cilësuar dhe vlerësuar nga shoqata e poetëve amerikanë, tha z. Aida Bode, e cila më pas lexoi për nder të tij një poezi të shkruar nga Fotjoni: "It's Okay", poezi e cila është e përfshirë në Antologjinë poetike me krijimet e sotme më të mira nga gjithë bota., botuar në fundvitin e2005 prej “The InternationalLibrary of Poetry” dhe titullohet”TWILIGHT MUSINGS”
Për të marrë në mënyrë ceremoniale Çertifikatën e Fotjon Thanasit, kishte ardhu enkas nga Miçigani, kryetari I Degës së Akademisë shqiptare Amerikane të shencave dhe Arteve, z.Zef Uka. Ndërsa shkrimtarja e re por shumë e njohur në Diasporë Aida Bode, recitoi me ndjenjë dhe emocion poezinë përfshirëse në këtë Antologji “Is it OK?”
Më pas mbremja filloi të bëhej akoma më familiare. Përshëndetje me poezi, këngë të kënduara sëbashku me këngëtaren tonë, e më pas humor e trokitje gotash… Shëndete për Peter Priftin e Naum Priftin, për Gani Perollin e Agron Ficon, për Xhevat Limanin e Merita Halilin …deri në orët kur trokiti një ditë e re, më e bukur më e paqtë…

***

Ja si e përjetoi dhe e përcolli këtë eveniment poetja, shkrimtarja dhe publicistja Albana Mëlyshi, Lifschin, e cila, u vlerësua nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me “Çertifikatë Arritje”

“Para pak ditësh lexova një lajmërim në gazetën ILLYRIA për një mbledhje të Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Lajmërimi dukej disi përgjithshëm, por fakti që organizohej per median, per mua e bente ate te veçante ...U bene 14 vjet ne Nju Jork pa marre pjese ne ndonje takim qe te kishte ne fokus punen eëkolegeve tane. Megjithëse nuk jam “tip mbledhjesh “, nëse nuk do të shkoja këtë herë, nuk do ndihesha mirë. Si mund të shkëputesha nga kolegët?
Sidoqoftë, sa kohë që nuk kisha marrë ende ndonjë ftesë formale ndodhesha në një gjendje të papërcaktuar.
Ftesa nuk erdhi tek unë nëpërmjet postjerit, por si një surprizë e këndëshme. Në postën time elektronike u shfaq nje emër që e kisha njohur prej dekadash: Iliriana Sulkuqi.. E kam njohur këtë emër ashtu sikurse mjaft nga ju që më lexoni, që në vitet e fakultetit ndoshta edhe më parë, atë kohë kur poetet femra në Shqipëri numeroheshin me gishtrinj. Me vargjet e saj ajo kishte hyrë në përfytyrimin tim si ushtarakja e re me energjitë e një djali e një zemër thellësisht femërore. Përshtypjet që merr njeriu në moshën e rinisë, poetet që lexon, mbeten në kujtesë për jetë . Ndaj Iliriana erdhi në postën time me efektin e ngjyrës se gjelbër , ngjyrës së jetës. Ftesa nëpërmjet dorës së saj sikur më tha “ Hajde e dashur se je në mes kolegësh, miqsh, shokësh..
Shkova dhe e gjeta poeten me po atë zemër të re edhe pse tashmë kanë kaluar dekada nga nusja me uniformën e blertë.
Ishte gjithë emocione si ajo zonja e mirë e shtëpisë, që përveç punës së madhe që ka bërë për të pritur miqtë, investon edhe shumë shpirt …
“E perqafova dhe e falenderova disa herë që na bëri të tërëve tok, që realizoi atë çka ndoshta do qe realizuar më parë, por duhej që dikush të kujtohej për të vlerësuar punën e atyre që rregjistrojnë jetën e një kombi…”



Një falenderim special iu bë pronarëve të restorantit mikpritës dhe iu dhuruan dy piktura –portret, në emër të Akademisë :Nënë Tereza dhe Skëndërbeu.
Ndjehem e priviligjuar te merrja pjesë dhe të nderohesha në këtë mbrëmje..Kjo ishte e para e kësaj natyre…Të tjera aktivitete jam e sigurt do vijojnë..


Nju Jork -korrik,2006

Bota e Gruas Shqiptare-DRNUSHA ZAJMI HOXHA-UDHEPERSHKRIM

drenusha zajmi

QYTETI I PERANDORËVE DHE ISHULLI I SIRENAVE

(Kavalla, Thasos ,Philippi; udhëpërshkrim informues )

Pas ca hamendjeve, sivjet për pushime vendosëm ta vizitojmë Greqinë, vendin në të cilin kosovarët në mënyrë masive i kalonin pushimet verore gjatë viteve të tetëdhjeta. Së pari duheshin përgatitjet rreth vizave ,për të cilat aplikohej në Prishtinë dhe pranoheshin në Shkup, 35 euro për person, pastaj sigurimi shëndetësor(mbi 100 euro) derisa ai i veturës paguhej në kufi ( 180 euro).
Caku ynë ishte Kavala, një qytet që grekët preferojnë ta quajnë Monte Karlo e vogël. Rruga kalon në relacionin Kosovë -Shkup – Selanik – Kavala dhe është me të gjitha standardet e larta , që një rrugë duhet t’i plotësojë ( pjesa kosovare është e pranueshme).
KAVALA - është një qytet i lashtë,i zbuluar nga ardhësit prej Paros diku në shek.6 p.e r.,të cilët e quajtën Neapolis (qyteti i ri). Në kohërat bizantine qyteti u riemërua në Christoupolis.Ishte pjesë e perandorisë otomane nga viti 1371 deri 1912.
Qyteti i ofron shumë mundësi vizitorit, që nga plazhet e bukura e të mirëmbajtura ,hotelet e shumta prej atyre mesatare e deri te ato luksoze;, qytetit të bukur me vlera të mëdha historike ,monumenteve arkeologjike, jetës së bujshme të natës dhe vizitave që mund t’i bëni vendbanimeve e qyteteve më të vogla përrreth si psh Peramos, Nea Iraklitsa, Drama, Xanthi (Ksanti), Philippi, Keramoti dhe natyrisht ishullit më të afërt Thasos. Ne u vendosëm në Palio, 6 km larg Kavalës në një hotel privat ,i cili kishte plazhin e vet dhe plotësonte të gjitha kushtet e larta. Përveç gjërave të nevojshme për plazhin, ofroheshin mundësi për sport plazhi dhe pajisjet tjera për sportet tjera në ujë. Turistët ishin kryesisht gjermanë,spanjollë, italianë, rumunë, bullgarë dhe grekë. Për fat të keq nuk pamë asnjë shqiptar, të paktën jo si turistë apo mysafirë të hotelit tonë. Çmimet e hoteleve silleshin nga 60 deri në 80 euro nata (dhoma për dy vetë), ndërsa kishte edhe ndërtesa tjera me apartamente e dhoma për banim, diku 20 euro nata.
Plazhet më të njohura janë Kalamitsa, Palio Batis, Toska, Perigiali etj.
Vizita e parë që bëmë ishte në kalanë e qytetit. E ndërtuar fillimisht vetëm si mur në shekullin e pestë p.e.r, ajo vazhdon e ndërtohet si kështjellë në kohën bizantine. Më vonë turqit e rindërtojnë disa herë deri në pamjen e saj të sotme. Nga kalaja shihen pamjet më të bukura të qytetit dhe ajo është simbol i tij. Qëndron në ballë të pjesës së vjetër duke shikuar portin dhe duke i dhënë tërë qytetit një pamje të lashtë bashkë me akuaduktin, i cili e përshkon Kavalën si gjerdan i mrekullueshëm. Akuadukti është ndërtuar nga Sulejmani i parë gjatë pushtetit të tij në kohërat e sundimit të perandorisë turke. .
Kavala ka poashtu muzeun arkeologjik dhe ndërtesën e njohur turke Imaret, e ndërtuar në vitin 1818 nga Muhamet Ali Pasha si dhuratë për qytetin e Kavalës, vendlindjes së tij. Kohëve të fundit ishte shëndrruar në një hotel super luksoz dhe nata për dy persona kushton prej 300 deri 1500 euro.
Kavala, ky port i rëndësishëm ,i cili shtrihet në qendër të Maqedonisë lindore është kombinim i të lashtës dhe modernes, qytet me klimë të mrekullueshme dhe vend , në të cilin do dashuroheni në shikim të parë.
Jeta e natës është e bujshme, që nga diskotekat e kafeteritë e deri të restorantet skaj detit me muzikë të gjallë, ku ofrohen specialitete peshku dhe ushqime tjera me fruta deti. Shërbimi është i mirë ndërsa çmimet varirojnë sipas cilësisë së peshkut. Për darkë shkohet edhe në vendbanimet afër qytetit , të cilat kishin bërë një boom të madh në zhvillimin e tyre në dhjetëvjetëshin e fundit: Peramos, Iraklitsa etj, të cilat kanë tavernat e shumta rreth detit dhe menu-të e pasura. Janë vende turistike me hotele të mira dhe plazhe me ujë të kristaltë. Turistët i kishin vërshuar këto vende vitet e fundit.Meqë vendasit mirreshin me vreshtari, aty mund të blihej rakia e shtëpisë dhe verëra të shijshme thuase në çdo kënd.
Në përgjithësi grekët në Kavala e mëtej, flisnin shumë dobët gjuhën angleze, por shërbeheshin mirë me atë gjermane, sigurisht pasojë e asaj se gjermanët kanë qenë gjithmonë mysafirët e tyre të shumtë dhe të shpeshtë e ndoshta ndonjë arsye tjetër. Madje në Kavalë, mes gjeneratave më të vjetra , gjenden edhe njerëz që flasin shumë mirë turqishten, ndoshta ngase kufiri me Turqinë është diku 250 km.
Diku 15 -20 km larg Kavallës, gjenden gërmadhat e Philippit, qytetit të lashtë, ku vizitori mund të shohë pjesët nga tri periudha historike: ajo e Greqisë së lashtë, romake dhe bizantine. Philippi gjendet rrugës për në Drama dhe gati e gjithë rruga është e banuar me fshatra të vogla me taverna përskaj rrugës. Dukej thuase në secilin prej tyre mund të ishte xhiruar “greku Zorba”
PHILIPPI së pari u banua nga kolonistët nga Thasosi, (360 p.e.r.) të cilët ishin në dijeni për pasuritë e tij me metale të çmuara, lëndë druri dhe produkte bujqësore. U riemërua sipas Filipit të dytë, mbretit të Maqedonisë dhe babait të Aleksandrit të madh, i cili e okupoi në vitin 356 p.e.r.
Më së miri është të shkohet në mënyrë të organizuar, në menyrë që ciceroni apo udhëheqësi i atij grupi, t’ju spjegojë pjesët e mbetura të qytetit, të cilat janë përafërsisht këto: teatri antik, muret fortifikuese , oktagoni, bazilikat dhe palestra. Biletat për vizitën e kompleksit arkeologjik kushtojnë 3 euro për person.
Çdo verë mbahet festivali i Philippit, me shfaqje teatrore, koncerte, vallëzime dhe performanca artistike.Ne patëm fatin që të zëmë shfaqjen e fundit për këtë verë. Edhepse nuk dinim asnjë fjalë greqisht, shfaqja ishte “Pinokio’ dhe duke qenë kështu një vepër klasike, mund ta kuptonim ngjarjen. Vet performanca e aktorëve, atmosfera e teatrit të lashtë dhe amfiteatrit me akustikë mistike, na bënë të kthehemi me mbresa të magjishme.
Vizita që duhet patjetër t’a bëni nëse shkoni në Kavallë, është në ishullin Thasos.
Në THASOS mund të shkoni me trajekt ose “delfinin fluturues” nga Kavala për një orë e gjysmë ose mund të udhëtoni me veturë deri në Keramoti 40 km larg Kavalës dhe që aty me trajekt ka vetëm 25 minuta, ngase ishulli është shumë më afër. Biletat për dy vetë plus vetura bëjnë diku 15 deri 20 euro dhe trajekti niset shumë shpesh, gati çdo orë.
Sipas legjendës, Thasosin e ka zbuluar princi, që kërkonte princeshën fenikase Evropën, të cilën e kishte rrëmbyer Zeusi. Ishte ishull i vetmuar ngase aty rreziteshin sirenat e detit, krijesat e mrekullueshme,por njëkohësisht të rrezikshme.Duke qenë i tillë, Zeusi kishte gjetur strehë në të një kohë të gjatë….
Për shkak të pyjeve të dendura dhe ullishteve shumëvjeçare, Thasosin e quajnë “ishulli i gjelbërt” ose” pylli që noton”. Plazhet e shumta lahen nën detin e kristaltë dhe përgjatë gjithë ishullit, ju shoqërojnë pamje të mahnitshme nga të dyja anët e rrugës.
Rruga kryesore , diku 100 km , përshkon dy anët e ishullit , njëra nën male dhe tjetra rrafshinë , të dyja të ndara në mes me malin Ipsarion. Fshatrat ose limanet ( skala),siç i quajnë grekët, janë përgjatë bregut si Skala Potamija, Skala Kalirahis, Skala Sotira etj.
Plazhet më të njohura janë: Hrisi Amudija, Hrisi Akti, Pefkari, Tripiti, Paradise dhe Golden beach.
Thasos ose Limenas quhet kryeqyteti i ishullit , e cila përveç limanit të bukur e të vjetër të peshkatarëve, ka shumë gjëra me vlerë për t’u parë si: muzeu arkeologjik, teatri antik dhe akropoli.Në qytet ka shumë shitore të vogla me suvenire dhe argjendari.
Ndërsa në Limenaria , në qytetin e dytë për nga madhësia në ishull, janë të njohura shtëpitë neoklasike nga fillimi i shekullit të kaluar dhe tavernat përskaj detit, në njërën prej të cilës hëngrëm drekë dhe vazhduam rrugën
Në Aliki pamë malet ,prej të cilave, në kohërat e lashta, është nxjerrur mermeri për skulptorët më të njohur dhe manastiri me pamje të mrekullueshme në detin, i cili ka gati kaltërsi ireale.
Plazhet më të bukura janë ato , që fshihen në lagunat dhe hyjnë si vjedhurazi mes maleve. Për ata që dëshirojnë pushim të plotë dhe nuk e durojnë vapën e madhe, atëherë duhet të vizitojnë patjetër ndënjërin nga plazhet e ishullit , të strukur nën pishat e larta.
Ne kishim me vete pajisjet për zhytje dhe u interesuam ku ishte vendi më i mirë. Bashkë me një turist anglez , shkuam këmbë poshtë një rruge malore dhe pas ca minutave u gjendem në një vend përrallor, ku dukej thuase nuk ka shkelur këmba e njeriut. Ishte një plazh i egër, rrethuar me shkëmbinj e male të larta dhe pastërtia e detit mundësonte një zhytje të mrekullueshme dhe pamje fantastike si në akuariumet më të bukura të botës.
Dhe jam e bindur se asnjë mrekulli sa do e ndërlikuar, e krijuar nga dora e njeriut, nuk mund të të bëjë të nxjerrësh atë ofshamë shpirti, sikur kur gjendesh para mrekullisë më të thjeshtë natyrore.
Thasosi është ndër ishujt më të lirë në Greqi, çmimet e hoteleve dhe apartmaneve për dhjetë ditë silleshin nga 200 deri në 400 euro për person.
Rrugës mund të bleni mjaltë dhe ullinj, të deheni me aromën e pishave dhe të bleni diçka nga suveniret tradicionale greke.
U kthyem në Kavala bashkë me pulëbardhat , që na shoqëronin thuaja tërë rrugën dhe muzikës , që bënin dy grekë me saksofon dhe harmonikë.
Kavala është vend ,i cili len mbresa te secili që e viziton dhe krijon dëshirën për t’a vizituar përsëri.
Dhe në fund gjëja më e këndshme sidomos për botën femërore:shopingu.
Kavala ka qendra të mëdha shopingu dhe ofron zgjedhje nga të gjitha asortimentet. Megjithatë produktet më tradicionale ,që mund t’i blini janë vaji i ullirit, mjalta, verërat, pijet si Ouzo dhe natyrisht ullinjtë.
Poashtu shopingun mund t’a lini edhe me t’u kthyer në Selanik.
Duke u bërë kështu pjesë e së tashmes dhe së kaluarës bashkë, duke shijuar mrekullitë natyrore dhe njerëzore , duke u larë në valët e detit të mahnitshëm të ishullit, që i krekoset maleve të zhytura nën re, nuk keni e si nuk i harroni së të gjitha gjërat e përditshme njerëzore,brengat,- izmat e ndryshme dhe së paku, qoftë edhe vetëm ca momente do ndjeheni si qenie e lirë, e barabartë me të gjitha krijesat e planetit.

Bota e Gruas Shqiptare-INTERVISTE E MIRELA BOGDANIT DHENE KOZETA ZYLOS PER GAZETEN ILLYRIA


Botuar ne gazeten Illyria, NY,
Dt. 14 korrik 2006
Intervistoi: Kozeta Zylo


Mirela Bogdani shpreson që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në UK dhe ato Europiane për Partinë e “Zonjës së Hekurt”

Shqiptarja që po bën karrierë në Partinë e Margaret Thatcher

Pedagogia e Universitetit të Kardifit, Dr. Mirela Bogdani, është pranuar në Universitetin e Oxfordit pasi ka arritur suksese në Universitetin e Kardifit (UK), Universitetin “George Washington” (USA), Universitetin e Londrës (UK) dhe Universitetin e Bostonit (USA)….


Dr.Dr. Bogdani, lexova lajmin për pranimin tënd në Universitetin e Oxfordit. A mund të më thoni përpjekjet tuaja intelektuale, për të arritur deri në këtë tempull akademik, siç është Oksfordi?

Dhënia e mundësisë për të kryer studime në universitete si ai i Oxfordit besoj është ëndërr për çdo njeri, duke qenë universiteti më i mirë në UK dhe Europë dhe në 5-shen e parë në botë. Qëkur kam qenë e vogël e kam pasur ëndërr të studioja në Harvard apo Oxford. Por siç dihet në Shqipërinë e periudhës së izoluar komuniste ku unë krevaj deri në përfundim të studimeve universitare as që bëhej fjalë të studioje jasht, le më në Harvard apo Oxford. Por le të kthehemi tek pyetja juaj mbi përpjekjet e mia për të shkuar deri tek Oxfordi. Që në klasë të parë e deri tani që jam në të 30-at dhe njëkohësisht dhe nënë s’kam rreshtur së mësuari, lexuari e studiuari. Prandaj shpesh mendoj që Oxfordi ishte si një shpërblim që m’u dha nga Zoti për të gjithë punën, studimet dhe përpjekjet e mëdha dhe sistematike që kam bërë gjithë jetën që kur isha fëmijë. Unë kam pasur fatin të studioj në universitete të mira në botë, si në Univeristetin e Kardifit (UK), Universitetin “George Washington” (USA), Universitetin e Londrës (UK) dhe Universitetin e Bostonit (USA), megjithatë mendoj që Oxfordi është kurorëzim i gjithë punës sime të deritanishme. Nga ana tjetër, do të jetë një “big challenge”, sepse Oxfordi, duke qenë më i miri, është dhe shumë kërkues dhe kompetitiv, por shpresoj të dal me sukses.

Pas doktoratës së parë në mjekësi, çfarë konkretisht do të studioni në Oxford?

Fillimisht do të bëj një MPhil (mastër) në “European Politics” dhe më pas do vazhdoj me një DPhil (doktorate) që besoj do ta kryej në fushën e politikës së zgjerimeve të BE-së (EU’s Enlargements) duke u fokusuar në proceset e integrimit dhe aksesionit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë. Studimet do t’i bëj pranë Departamentit të Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Department of Politics and International Relations) dhe në St. Antony’s College, i cili është i fokusuar në diplomaci dhe politikën e jashtme.

Ju keni pasur një ndryshim kursi të karierës nga mjeksia në politikë. Ka qenë i vështirë vendimi për të lënë profesionin e mjekës për t’u bërë politikane?

Unë pata një ndryshim të kursit të karierës para disa vitesh, e cila ka qenë një sfidë e vërtetë. Së pari sepse mjekësia dhe politika janë dy fusha shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, ku nga ana pragmatike dhe materiale (ndoshta dhe prestigjioze) e para është shumë më tërheqëse se e dyta. Së dyti, sepse u detyrova që këtë kthesë ta bëj në një moshë jo fort të re, dhe së treti ta filloj në një vend të huaj. Pra ishte një ndërmarrje që kërkonte iniciativë e guxim, po e rëndësishme është që kuptova që kjo është ajo që më pëlqente të bëja dhe që më sjell kënaqësi. Fatkeqësisht njerëzit duhet të vendosin për gjëra të rëndësishme të jetës në moshë jo fort të rëndësishme (dmth të pjekur dhe me eksperiencë), përfshi këtu profesionin që do zgjedhësh në jetë. Ndryshimi i kursit tim të karierës erdhi shume gradualisht. Pas diplomimit nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë, punova 5 vjet si mjeke stomatologe dhe më pas 9 vjet në Ministrinë e Shëndetësisë (si Drejtuese e Shërbimit Stomatologjik për Shqipërinë), si dhe kam qenë për disa vjet pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë kësaj kohe përfundova dhe studimet pasuniversitare (përfshi dhe doktoraturën e parë) në shëndet publik në universitetet që përmenda më lart. Më pas erdhi përfshirja në politikë. Pas një periudhe 4 vjeçare angazhimi në Partinë Republikane në Shqipëri, politika filloi të më kthehej në një pasion, megjithë sfidat dhe shqetësimet që mbarte, aq më tepër për një femër. Sa më thellë hyja, aq më shumë më tërhiqte, siç thonë këtu “Politics is addictive” (politika të bëhet sëmundje). Kështu gradualisht erdhi braktisja e profesionit dhe vendimi për t’i hyrë karierës së mirëfilltë politike. Megjithëse kisha eksperiencë, formimi im teorik në politikë ishte i mangët, prandaj për të mbushur këtë boshllëk më lindi ideja për të studiuar shkenca politike, e cila u kristalizua dhe u poq gradualisht. Në vjeshtën e 2002-it u largova nga Shqipëria dhe erdha per të studiuar në "Cardiff University" (UK) një program Masteri (MSc) mbi politikën dhe politikat publike në vendet e Europës Perëndimore dhe në Bashkimin Europian, gjë që shënoi fillimin e karierës sime të re.

Ju keni mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frasheri” me medalje ari. A mund të më thoni si një studente me përvojën e dy kulturave dhe sistemeve arsimore perëndimore e shqiptare, çfarë vlerësimi i bëni arsimit shqiptar?

Gjimnazi “Sami Frashëri” ka qenë ndër më kompetitivët në Shqipëri, sidomos në vitet ’80. Që të dilje me rezultate që të klasifikonin për medalje ari tek një gjimnaz si ai nuk ishte e lehtë, sepse niveli i kërkesave, kompeticionit dhe trysninsë ishte shumë i lartë. Mbaj mend që të arrije atë lloj objektivi në një gjimnaz të tillë duhet të mësoje 7-8 orë çdo ditë, përfshi dhe fundjavën. Pra ndryshe nga moshatarët e mi (s’bëhet fare fjalë për krahasim me adoleshentët e sotëm ne Shqiperi që rrallë i shikon me ndonjë libër në dorë), unë gjimnazin e kam kaluar vetëm mbi libra dhe e kujtoj si një nga periudhat më të vështira në jetën time. Po ky “trajnim” tek “Samiu” më kaliti për t’i përballuar sfidat akademike të mëpastajme me shumë sukses. Më kujtohet kur isha në Universitetin e Bostonit, me një punë ndoshta sa gjysma e të studiuarit në Shqipëri arrrita të marr rezultate të mira në provime dhe shpesh i thoja me shaka një shoqes sime “po të kishim lindur në Amerikë do ta kishim arritur të shkonim dhe në Harvard me atë të studiuar që kemi bërë në Shqipëri”. Në përgjithësi i gjithë sistemi arsimor shqiptar, i cili bazohej në shkollën ruse, ka qenë i fortë dhe kompetitiv, dhe nga ana tjetër individualistik, hierarkik, autoritar dhe shumë i politizuar. Fakt është që ata nxënës e studentë që punonin dilnin vërtetë të përgatitur, gjë që shpjegon dhe faktin që studentët shqiptarë të arsimuar para 90-s kanë shkëlqyer kudo nëpër botë. Sa për nivelin e arsimit pas ’90-s, si çdo gjë tjetër ka degraduar që nga mësimdhënia, niveli i kërkesave, cilësia në të gjithë nivelet: shkollore, universitare dhe shumë më keq në atë pasuniversitar.

Me çfarë jeni duke u marrë aktualisht në Angli?

Aktualisht punoj si lektore (pedagoge) në Universitetin e Kardifit, në departamentin e politikës, dhe jap lëndët e “Integrimit Europian” dhe atë të “Politikave të BE-së”. Lëndët më pëlqejnë shumë, jo vetëm se janë shumë interesante dhe të mbajnë të azhornuar me gjithë zhvillimet që ndodhin në Europë dhe botë, po edhe sepse një nga fushat e mia të interesit është marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe perspektiva e saj, e cila shpresojmë të finalizohet në një të ardhme jo shumë të largët me hyrjen e vendit tonë në familjen e Bashkimit Europian. Kjo është fusha ime e interesit, si edhe e studimit, sepse gjatë katër viteve të fundit gjithë punimet e mia kanë qenë në këtë subjekt: fillimisht dizertacioni, pastaj libri i botuar në 2004 (i dyti i imi dhe i pari në fushën e politikës) me titull “Albania and the EU: European Integration and the Prospect of Accession” (Shqipëria dhe BE: Integrimi Europian dhe Perspektiva e Pranimit”). Sapo kam përfunduar (së bashku me Prof. John Loughlin), librin tjetër në këtë fushë “Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession”, i cili reflekton ngjarjet e fundit dhe do të botohet në nëntor të këtij viti në Londër nga I.B.Tauris.

Keni marrë pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare, ku dhe keni mbajtur ligjërata. A mund të përmendni disa nga pjesmarrjet?

Sigurisht puna si akademike më ka dhënë mundësinë të marr pjesë në shumë aktivitete brenda e jashtë UK dhe në shumë prej tyre kam mbajtur prezantime dhe ligjërata, si dhe në një sërë universitetesh, si në Cambridge University (Fitzwilliam College), Oxford University (St. Anthony’s College), London University (UCL), Bristol University etj. Kam botuar gjithashtu artikuj në periodikë e revista shkencore rreth temave që trajtojnë integrimin europian te Shqipërisë, proceset e tranzicionit dhe demokratizimit në Shqipëri etj.

Ne web-sitin tuaj (www.mirelabogdani.com) pashe qe jeni takuar disa herë me zonjën Margaret Thatcher dhe jeni anëtarësuar në partinë e saj. A mund të na thoni diçka rreth përfitimit nga ky anëtarsim dhe mendoni se do të ketë ndikim në karrierën tuaj politike?

Takimi me Znj Thatcher ka qenë një ëndërr që kur fillova perfshirjen në politikë, sepse Margaret Thacher është idhulli im, heroina ime (siç i thonë këtu "my role-model"). Ajo është inspirimi në karierën politike që kam nisur, jo vetëm për faktin që përbën shembullin e një gruaje tepër të suksesshme dhe të guximshme në politikë, po mbi të gjitha sepse vlerësoj cilësitë e saj si integritetin, kurajon, eficiencën, përkushtimin, si dhe ndaj të njëjtat bindje, ide dhe parime, të njohura me emrin "ideologjia Thatcheriane". Kam pasur fatin ta takoj dy here Znj. Thatcher, ne qershor te vitit te kaluar ne pervjetorin e 30-te te zgjedhjes se saj si Kryetare e Partise Konservatore dhe dy jave me pare ne nje pritje ne Parlamentin Britanik. Kjo si pasojë e anëtarësimit dhe angazhimit tim disa vjeçar në Partinë Konservatore Britanike. Angazhimi në aktivitetet politike dhe sociale të Partisë Konservatore të Uellsit dhe në fushatat elektorale ka qenë një eksperiencë shumë e vlefshme për mua në politikë dhe më ka bërë të dalloj diferencat e mëdha që ekzistojnë mes partive perëndimore dhe partive në Shqipëri në çdo aspekt, të organizimit, funksionimit, menaxhimit, financimit, dhe mbi të gjitha, të nivelit të demokracisë së brendshme në parti.

Çdo të thotë për ju të jesh një femër e suksesshme në Shqipëri dhe jashtë saj?

Të qenurit i suksesshëm (në kuptimin ideal të kësaj fjale) mendoj që kërkon tre gjëra: e para të jesh “goal-oriented person” (pra njëri me objektiva të qarta), e dyta kërkon punë, sakrifica, ambicje, në mënyrë që të arrish këto objektiva, dhe së treti me punën dhe njohuritë që ke të bësh një ndryshim a të japësh kontribut për komunitetin, vendin, njerëzit. Suksesi dhe objektivat mund të arrihen dhe me mënyra të tjera si me konjuktura, servilizëm, prapaskena, miq e para. Dhe kjo është tipike për një vend si Shqipëria. Tek ne është e zakontë që mjafton të kesh një anëtar familjeje, mik, kushëri që është dikushi, apo të paguash një sasi të mirë parash dhe ti papandehur e sheh veten në majë të piramidës. Gjërat në Shqipëri akoma ecin me nepotizëm dhe klientelizëm, meritokracia dhe puna e ndershme janë koncepte aliene. Të gjitha këto e bëjnë dyfish më të vështirë për një femër që të arrijë të jetë e suksesshme dhe me një karierë të spikatur profesionale, po sidomos në politikë. Kjo sepse shoqëria jonë është maskiliste, shoqëri maçosh, pra së pari është çështje mentaliteti, po është edhe çështje ekonomike, sepse akoma s’janë krijuar plotësisht kushtet, konditat dhe lehtësirat për femrat, sidomos kur këto janë familjare dhe nëna. Pra duke qenë që akoma ekzistojnë një sërë barierash që pengojnë pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe në politikë, femrat e angazhuara në politikë apo në pozicione vendim-marrëse janë akoma në përqindje të vogël, por dhe një pjesë e madhe e femrave të suksesshme në politikë janë më shumë marioneta, pra pak janë që ia atribojnë suksesin vetes. Unë e konsideroj veten time të suksesshme për dy arsye, e para sepse kam pasur shumë arritje në jetë (profesionale, shkencore, akademike), dhe së dyti sepse të gjitha këto i kam arritur me punën time dhe pa më dhënë askush dorën. Sa për të tretën, shpresoj që eksperiencën e njohuritë e mia t’i vë një ditë në shërbim të shqiptarëve e vendit tim. Të gjitha ç’kam arritur në Shqipëri i kam arritur me shumë punë, këmbëngulje, sakrifica, bile shpesh edhe duke më penguar dhe duke mos më vlerësuar, ndërkohë që tani që jetoj në një vend të zhvilluar si Britania shikoj se sa më kollaj është për një femër të bëjë karierë, sepse këtu vlerësohet truri dhe puna dhe sigurisht ka plot lehtësira. Vetëm në më pak se katër vjet këtu kam arritur shumë, shumë më tepër se ç’arrita në vendin tim për 30 vjet, aq më tepër të mendosh që fillova një kariere komplet të re e të ndryshme nga e para. Për të arritur aty ku jam për mua nuk ka qenë e lehtë, aq më tepër duke qenë familjare dhe nënë. Por megjithëse kariera është shumë e rëndësishme për mua, Cindy, vajza ime 8 vjeçare, është gjëja më e rëndësishme e jetës sime.

Si e gjykoni ecjen e ngadalshme ekonomike dhe politike të Shqipërisë? Si e mendoni të ardhmen? Si e komentoni nënshkrimin e MSA nga qeveria shqiptare?

Mendimi im është që në suksesin dhe mosuksesin e një vendi dhe kombi kanë përgjegjësi të gjithë aktorët (ato që quhen “domestic actors”), megjithatë në një vend të sapo dalë nga komunizmi dhe në tranzicion si Shqipëria, klasa politike është aktori kryesor dhe më i rëndësishëm dhe si i tillë mban përgjegjësinë për nivelin në të cilin është ai vend. Prandaj ecjen e ngadaltë të Shqipërisë në rrugën drejt demokratizimit, transformimeve dhe reformave unë ia faturoj klasës politike, si asaj në pushtet dhe opozitë, e cila gjatë 16 viteve është treguar e papërgjegjshme, e paaftë dhe papërkushtuar për të kryer reformat e duhura dhe për ta çuar vendin drejt progresit. Lidhur me nënshkrimin e MSA-së, do të thoja se shoqëria civile, aktoret e tjerë, klasa politike dhe qeveria duhet të sqarojnë popullin se ç’përfaqëson ajo, çfarë hapi në rrugën drejt Europës, si dhe më gjërë mbi sfidat që paraqet integrimi europian apo anëtarësimi në BE për Shqipërinë dhe shqiptarët. Zhurma dhe propaganda që iu bë "suksesit" të madh të nënshkrimit të MSA-së (ndërkohë që u desh 3 vjet ta përfundonin, shumë më tepër se çdo vendi tjetër të Ballkanit Perëndimor), dhe titujt idioteske që mbushën ato ditë gazetat shqiptare të tipit "pas 500 vjetësh Shqipëria kthehet në familjen Europiane", a thua se u nënshkrua "Accession Treaty", më shumë i çoroditën njerëzit se sa i sqaruan dhe informuan. Nënshkrimi i MSA është një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit të gjatë drejt BE-së, por ajo shtron para qeverisë dhe popullit përgjegjësi, detyra dhe reforma të vështira për të realizuar.

Si ju kanë pritur kur jeni prezantuar si shqiptare në takimet me personalitete ndërkombëtare?

Përgjithësisht në Perëndim, apo të paktën këtu ku jetoj unë, njerëzit përfshi dhe politikanët, janë të mirësjellur, pastaj varet shumë nga respekti që i imponon ti atyre. Kështu që kur prezantohem si shqiptare, e shumta vë re një habi, po asnjëherë komente negative për popullin apo vendin tim (ndonëse këtu në Angli e sidomos në Londër një kategori shqiptarësh s’kanë lënë përshtypje të mirë me “bëmat” e tyre, sidomos nga involvimi në aktivitete të trafikimit, prostitucionit dhe drogës). Para pak kohe bëra një ekperiencë pune në Parlamentin Europian në Bruksel dhe kujtdo i prezantohesha nga Shqipëria, ndonëse aty isha si përfaqësuese nga Partia Konservatore Britanike. Mendoj që intelektualët duhet të shërbejnë si ambasadorët më të mirë të vendit të tyre për të përmirësuar reputacionin dhe imazhin jo të mirë të Shqipërisë nëpër botë.

Pas Oksford-it, çfarë planesh keni, do vazhdoni të qëndroni në Britani apo do ktheheni në atdhe?

Përgjithësisht njerëzit që mbarojnë doktorata vazhdojnë karierën në fushën akademike, po unë veten time në të ardhmen nuk e shoh si akademike, pasioni im është në “real politics”. Prandaj në planet afatmesme mendoj që pas përfundimit të studimeve në Oxford të vazhdoj angazhimin tim me konservatorët dhe shpresoj të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në UK dhe ato Europiane, më shumë për të fituar eksperience. Kurse për planet afatgjata mendoj të kthehem një ditë në Shqipëri dhe të gjithë këtë eksperiencë profesionale, akademike, politike, dhe jetësore ta vë në shërbim të vendit tim.

Kujt ia kushtoni arritjet tuaja të shkëlqyera dhe jeni aq kerkuese per shkollen ndaj vajzes suaj sic keni qene gjithe kohen ndaj vetes?

Arritjet dhe gjithcka kam arritur ne jete ia atriboj ne radhe te pare Zotit, pastaj vetes dhe familjes sime. Vajza ime Cindy, qe sivjet hyn ne klase te katert, nuk eshte tip akademik si une, pra nuk eshte shume e dhene pas librave. Ajo eshte tip artistik dhe une, ndryshe nga c’kam qene me veten time, pra shume kerkuese dhe me ambicje, nuk jam ashtu ndaj vajzes sime. Ndoshta fakti qe ajo po rritet, dhe eshte me fat qe po rritet, ne nje vend si Britania ku oportunitetet per zhvillimin e talenteve dhe pasioneve jane te pafundme, prandaj dhe une mendoj qe ajo te zhvilloje talentin aty ku e ka, jo me imponime artificiale.

Intervistoi Kozeta Zylo

Bota e Gruas Shqiptare-ILIRIANA SULKUQI-CIKEL POETIK

Cikël përshëndetjeje për :“Bota e gruas Shqiptare”
NGA ILIRIANA SULKUQI-NEW YORK, SHBA



Metaforë dashurie

-Kushtim Atdhelindjes,
në emër të të gjithë atyre
që kanë ikur …-

“Bëhu e bukur!
E bukur të më vish!”
Mesazh pa frymë,
Urdhër me fjalë…
“Në orën fiks
të jesh aty,
ku belbëzuam
të parën vlagë!…”

“Mesazh i dashur,
nga ai çast,
kaluan vite
mbi dallgë e flakë…
Dhe u shëmtova,
s’di se si (!?)…
Ndoshta një natë,
kur s’kishte dritë…
Kërkova hua pak “Bukuri”,
Të “bukurat”
qeshën pas syrit tim…
Si të të vij,
kur s’mund të shoh?
Si do më marrësh,
kur s’ngrihem dot!?…”
………..
“Do të rrëmbej
mbi rê a nën dhè!
Mbi drithma nate,
SHPIRT do të derdh!”
……………

Mesazh i lashtë,
ëndërr në zgjim,
Shëmtuar nga Bota –
BUKURISHT - të vij!



Birit të Artit

-Fotjon Thanasit, djalit që
vjershëroi, këndoi dhe
pikturoi botën e ardhshme -


Nëse vij të takoj sonte,
Ose nesër,
Ose pas dy shekujve…,
Çfar do më dhurosh
nga arti yt – prej arti?
Çfar do t’i thuash
Botës prej gënjeshtre???…



Cila fjalë të mbeti pa shkruar?
Cila notë, të mbeti mbi kitarë?
Cila ngjyrë të mungon, nga shtatë diej?
Cilin zë kërkon, për pakëz mall?(!)…

Nëse vij
Të të zgjoj
Prej një ëndrre –
A bëhemi,
sëbashku,
NJË PËRRALLË?…










Ku të fshihem…?

(Duke dëgjuar një lajm
nga vendi im : s’ka vend në varreza…
…Dhe pashë një ëndërr-
kurrë kaq të trembur…:
Një karvan lotësh
M’rrëkenin mbi prehër…)
….
Ku të fshihem,
Ku të shkoj?
Zot, a s’është Toka një Tokë?
Ku ta preh trupin tim?
S’kam as varr, as shtëpi…
Po kam puthur gur e lis,
Kam ngrënë bar që fëmijë…
Po jam rrit nga dashuritë…
Po kam qarë pleq e të rinj…
U kam bjellë trëndafilë…
Po jam vrarë, jam përkëdhelur,
Jam rrëfyer si askund tjetër…
Po kam fjalë e gjysma fjale -
Ca në letra, ca nën kalldrrëme,
Ca më tunden vjeshtë më vjeshtë -
Ndër ullinj, ndër fruta zemre…
Ku të fshihem?…
Ku të shkoj?…
Një grusht dhe
Po qaj me lot!






S’kam aq faj…


Falmë, falmë
Trup i huaj!
Mbrëmë pa leje
Të kam puthur
S’kam aq faj
kaq shumë të vuaj(!)
Vetë në shtrat më ishe futur…

Po si qenkam kaq fajtore…(!)
Si t’u zemërohem buzëve?
Kur një ëndërr qenka djall,
Ç’dreqin jemi ne vdektarët?…




E hershme, e shkruajtur sot…



Dashuria ishte e imja, e imja,
Sa kohë s’e kishe parë ti në sy
-Nëse e do siç e dua unë –
atëhere të thashë-
Ta fal, mos të të humb edhe ty!…
………………………………..

Sot, as unë, as ti s’e kemi më…,
Por jemi si dy motra binjake.
Në takimet tona, ndodh shpesh,
Një lot të na flasë mbi faqe…




Stacioni i fundit…
-sipas Horoskopit tim-

Çdo molekulë e trupit tim
M’ është stacion dashurie,
Ku përpëlitet një thëllim,
Ku djeg një diell xhelozie…

Çdo molekulë ka një shpirt.
Të gjitha bashkë - më bëjnë mua.
Më thënka Horoskopi flirt :
“Të rrotulloj, sa herë dua!”

Thotë Horoskopi im :
“Po kush je ti, që s’vjen ku dua?!”
I them : “ jam përvëlim
Nga rrotull-boshëzat e tua…”

”ëndrrat pa fre me ty përzieva!
Unë pikë shiu mbi një re…
Nëse gjithë botën e gënjeva,
te ty përulem pa bërë bè.

Se të vjen dimër në behar
Dhe në Korrik breshon një breshër,
Po ç’faj të kam që si i marrë,
Të sillem rrotull si i verbër?!”…


I them sërish me gjuhë shkence:
“Ndalu këtu, ku po mbyll sytë!
M’i hiq nga shpirti pranga e leqe!
Bëma një fjalë satelit!…

Dhe prap i them me gjuhë fëmije:
“Po Aladinin, a ma ke parë?
Shetit si ty, qiej e yje…
Si ty premtoi të më marrë…”

…Çdo molekulë e shpirtit tim
Më ësht’ stacion i dashurisë…
Por veç të fundit - përdëllim
Ma sill, t’ia shkul prangat vetmisë!




Dashuri dimërore

Sa të dua dimër shkretë
Zjarre-afshet m’i freskon!
T’i nxjerr këmbët mbi mbulesë
gjer në shpirt – shpirtin mbuloj…

Ziliqar mbete që mbete!
…Dhe hakmarrës Dimri im…
Ke tri vajza – stinë, mor djalë,
Ç’ke me mua që më ngrin?



Po të jap leje

Sonte, po të jap leje!
Fli mbi krahun tim
me ëndrrat e shkuara!…
Nesër…
Nesër…
Nesër -
Zgjohu me mua!



…E këtij shekulli


Unë jam e çmendura e këtij shekulli
(S’do të ketë tjetër, e di edhe Zoti)
E lagur gjer në palcë nga shiu
Trokas nëpër dyer loti …

Jam e çmendura më e çuditshme
(Me mua do të mbyllet ky shekull!)
Fryj në drejtim të kundërt me erën
I nxjerr fytyrën, I them :”Fshikmë!”

Vij e marrë nga shekulli i kaluar
( nga një ciklon që më ngriu…)Sapo kam dalë nga deti i shkumbëzuar,

Tuesday, July 04, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-KEZE(KOZETA) ZYLO- FESTA E KATER KORRIKUT

GEZUAR DITLINDJEN AMERIKE!

EVOLUCIONI I FLAMURIT AMERIKAN

Më 19 Nëntor, 1867, Charles Summer shkruajti: Atje është një Flamur Kombëtar, dhe ne duhet të ndihemi krenar në valëzimin e palëve të Flamurit, brenda flladit, që simbolizon shtetin Amerikan. Nëqoftëse në një tokë të huaj, Flamuri ynë është shoqëruar nga Flamurët e tjerë dhe përfaqëson shtetin e vet, me të gjitha miratimet, atëhere ne pohojmë se jemi një komb i vetëm.
Herët më 1776, 13 kolonitë kryengritëse kishin një këmbëngulje reale, urgjente, për një Flamur Kombëtar që të prezantonte denjësisht Kombin Amerikan.
Kolonitë kishin përshtatur, ngjyrat e tyre individuale, por asnjë nuk qëndroi si simbol për trupin e bashkuar amerikan.
Disa prej tyre qysh herët, flamujt përmbanin elemente që mund të paraqisnin simbolin e parë Amerikan.
Flamuri I Regjimentit të parë të Rhode Island, përfshinte një ndarje administrative në blu, dhe një seri të vogël të yjeve të bardhë.

Tre koloni të ndryshme Navi Jacks paraqitën një gjarpër me zile dhe lajmëruan:

“MOS KALO MBI MUA”

dhe një prej këtyre kishte një fushë me 13 vija të kuqe dhe të bardha.
Benjamin Franklin me sa duket favorizoi përdorimin e gjarpërit me zile si një emblemë kombëtare.

Në 27 dhjetor, 1775, botimi I gazetës Bradford’s Pennsylvania një shkrimtar anonim, që besohet të ketë qenë vetë Franklin, e hodhi si një shkak zvarranikësh.
Gjarpëri me zile është gjendur vetëm në çerekun e Globit, pra në Amerikë.
Gjarpëri me zile kurrë nuk fillon të godasë, biles dhe kur është i rrethuar nga armiqtë.
Ai është një emblemë e shpirtmadhësisë dhe e kurajos së vërtetë.
Ky lloj gjarpëri asnjëherë nuk të plagos, deri sa në mënyrë gjeneroze, biles dhe armiqtë që e rrethojnë, i paralajmëron: “ MOS KALO MBI MUA”
Jam gabim zotërinj që kjo pikturë e fuqishme dhe gjendje shpirtërore të udhëheq Amerikën?

GEORGE UASHINGTONI KISHTE TË TJERA IDERA.

Në 1 Janar, 1776, Ai urdhëroi ngritjen e Flamurit të Unionit të madh mbi forcat koloniale që ishin të rrethuara nga trupat angleze në Boston.
Flamuri kishte 13 vija të kuqe dhe të bardha në ndarje administrative.
Kombinimi i vjetër dhe simboli i botës së re ishin llustruar me deshirën e kolonive, për një marrëdhënie të re, por jo e nevojshme për një ndërprerje, me nënën Britani.
Kur u rrrethuan trupat e Britanisë dhe panë Flamurin, sidoqoftë ata besuan se kolonitë ishin rrethuar në përgjigje të mbretit George III për rebelimin e kolonive dhe të vendosnin armët e tyre poshtë.
Tre ditë më vonë George Uashingtoni i shkruajti Zotit Joseph Reed, përpara mbretit proklamatën: Se ishte ngritur FLAMURI I BASHKUAR, si një kompliment i Colonive të bashkuara. E shoh! Kjo ishte marr në Boston si një dhuratë e impresionit të thellë të fjlaimit që ka bërë tek ne, dhe si një sinjal i bindjes.
Në këtë kohë, unë e mora me mend, çudinë që ne nuk e kishim bërë si një rrethim formal të kufijve tanë.
Për më tepër Unioni I madh ishte pjesërisht i njejtë me flamujt e shtëpise te Companive Angleze në Indinë Lindore.
Kështu më 1777 Kongresi Kontinental ndërtoi një standard të ri. Në Qershor 14 kombëtarisht u njoh si Dita e Flamurit, Kongresi e kaloi si rezolutë zyrtarisht duke autorizuar:
Flamuri të ketë fushën me 13 vija të alternuara të kuqe dhe të bardha, që simbolizojnë luftën e 13 kolonive, dhe një ndarje blu me 13 yje të bardhë.
Rezoluta nuk e standardizoi madhësinë e Flamurit dhe formën e Flamurit, sidoqoftë fiksoi një dizenjo për yjet. Nga ky shkak u paraqitën një numër variantesh të ndryshme.
Përshtatja zyrtare erdhi më 1794 pas Vermontit dhe Kentakit, që u bashkuan me Unionin, dhe Kongresi e kaloi një nen që Flamuri të ketë 15 vija, 15 yje, version që nga Fort McHenry në mëngjesin e Shtatorit 14, 1814 dhe frymëzoi Franciz Scott Key të shkruante:
“Yjet xixelluan Flamurin”

ALASKA DHE HAWAÌ DY SHTETET E FUNDIT NË UNION

Kjo nuk ishte deri në 4 Prill, 1818, që Kongresi standardizoi 13 vijat e Flamurit që paraqitën dekretin, që cdo shtet brenda Unionit, të shtoj një yll në 4 Korrik, në pranimin e ardhshëm të suksesit.
Më vonë ne 21 Gusht, 1959, Presidenti Dwight Eisenhower firmosi urdhërin Ekzekutiv 10834 për propocionet e Flamurit. Në të njejtin vit Alaska dhe Hawaii u bashkuan në Union dhe duke vazhuar Korrikun, “Fitoren e Vjeter” u paraqiten me 13 vija dhe 50 yje që konfiguron që dhe ata e nderojnë sot këtë simbol!

Përshtati
Këze (Kozeta) Zylo, New York