Monday, November 13, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-KEZE(KOZETA) ZYLO- POEZI

BUZË MJALTA DASHURI

E dehur mbeta puthjeve të tua,
Buzë mjalta dashuri,
Si një lule më vesit agut tënd,
E aromën përhap lëndinave të zjarrta.
Nektarin e dashurisë pimë valëve të trupit,
E në ishujt e pashkelur,
Bëhemi Zot për atë vend!


NË PORTAT HIJERËNDA

Në shkofshi ju stërnipër në shtëpitë e të parëve,
Udhëve të monopatit do të gjeni gjurmë,
Në krojet e shumta me burime nga mali,
Këpusni gjethen e lofatës, e vini për pak buzën,
Aty do të shuani etjen per uje.
Bisedoni përqark me zogjtë e malit,
Sec gjyshër jetonin në Mezhgoranin e lashtë,
Edhe pse së largu s’dëgjohet troku i kalit,
Zogjtë do çuçurrisin është legjendë e rrallë.
Edhe nëse portat kanë ngelur si gërdalla,
Me kyce gojë hapur të ndryshkur nga koha,
Qëmtoni me kujdes gurët e sokakut,
Në carjet e tyre do të gjeni plagëdhimbjet tona.
Me vellon e rënde të trishtimit hedhur,
Mbuluar do të jenë shtëpitë e gurta,
Nga pllakat e portave me hije të rënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura.


KUR FLOKËT LEHTË
M’I SHPUPURRIS

Në puthje qetohem shpesh me ty,
Harroj gjithcka që endet pranë,
Dhe cicërrim e zogut lart
Më fut në tempull, më bën me krahë.

Në flakët e mallit përqafohemi,
Buzëbashkuar, shtrënguar në gji,
Edhe plakur kur të jemi,
Thëngjill gjurme do ketë për ty.

Shpesh i dashur gjoksit druhem,
Të shuaj etjen pambarim,
Pëshpërrimat nëpër zjarre,
Digjen flakë në shpirtin tim.

Të ndjej thellë, zemër bekuar,
Kur flokët lehtë m’i shpupurris,
Një kurorë ylber dhuruar,
Ja thurr ballit të dashurisë.


NË ACARIN E SHKURTIT

Ma grise qiellin e shpirtit i rëndi trishtim,
Me natën e ikjes zemrën ma plogështon,
Është ecje e fundit bulevardit tim,
Në acarin e shkurtit pishat i kundroj.
Eh, ndarje e hidhur, e rënda ndarje,
C’më gjete ca qoshëza në dhomëzat e shpirtit,
Seç rrinë të strukura, të rreshkura pa frymëmarrje,
Si ca dru të djegura, mbetur në ngjyrë hiri.
Edhe kur avionit shkarazi do t’i hipi,
Me këmbët zvarrë, rrugëve të përbaltura,
Me vete do të marr krahët e hallakatura,
Që s’dinë ku do të përplasen tutje në Perëndim!

Tiranë, 27 Shkurt, 1997
http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm

Tuesday, November 07, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU_PUBLICISTIKE

Fidel Kastro:Gjalle apo vdekur???

Pergatiti :
Raimonda Moisiu

e-mail moisiu8@aol.com
web: http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/ ose
http://www.botaegruasshqiptare.blogspot.com/

Hartford, CT, 5 Nentor 2006

Para popullit te thjeshte kuban eshte nje ekuacion me shume te panjohura .Populli nuk po di akoma se cfare behet :Fidel Kastro eshte gjalle apo i vdekur?Kohet e fundit ata nuk kane pare asnje foto te liderit te tyre 79 vjecar -te pakten ku te tregoje gjendjen shendetesore te tij "te permiresuar" nga nje operacion qe kaloi ai ,me hemoragji gastrionale.Biles ,kubanet nuk kane degjuar as zerin e tij ne Televizionin Publik,apo ne radio-por vetem disa konferenca shtypi nga njeresit prane tij,te cilet garantonin -zyrtarisht -,qe shendeti i tji ishte "ne permeresim dhe i stabilizuar",Biles edhe shkaku i hemoragjise ishte nje sekret shteteror.Gjithashtu zera te pakonfirmuara u shprehen se ai qendronte "ulur',dhe "hante ushqimin vete",Nje nga te afermit e liderit kuban ,qe eshte nominuar si nje 'acting leader",eshte vellai i tij ,Ministri i Mbrojtjes ,75 vjecari ,Raul Kastro.Disa vezhgues u shprehen se rregjimi po mundohet te krijoje pershtypjen e nje "normalcy".Njeresit ne Havana duken me te turbulluar se zakonisht .Per 47 vjet nen regjimin e Kastros ,ata jane mesuar tashme te presin e te durojne,me insistimin zyrtar qe shprehet se cdo gje eshte OK!Ne veri ,te ishullit reagimi eshte i papermbajtshem.650.000 kubano-amerikane ,ku perqindja me e madhe ne kete ishull jane disidente ,kundershtare te rregjimit te Kastros,hodhen valle e organizuan nje mbremje muzikore "NONSTOP PARTY",mbi "varrin" e sajuar te Fidel Kastros,duke injoruar faktin qe ai eshte "gjalle" akoma.Per here te pare ne historine e Kubes miti i pathyeshem i diktatorit Kastro,ka rene,bile edhe qe nen hijen e tij qendron i vellai ,Raul Kastro.Te merguarit e te deportuarit per shkak te regjimit te Kastros e urrejne Raulin ,e nuk e cajne shume koken nga ai.Shumica e kubaneve ne SHBA-s.shpresojne qe Raul Kastro ,te mos vije ne pushtet ,mbas vdekjes se diktatorit.Nje lider republikan ,nga komuniteti i merguar kuban ,eshte i pari qe dha sinjalin e nje parashikimi ,shume me heret ,duke u shprehur se :Kur Fidel Kastro te vdese ,regjimi i tij diktatorial do te tretet si sheqeri ne uje..Nje tjeter ,lider i kubaneve te merguar,Sekretari i Shtetit ,i Western Hemisphere ,Noreina ,shprehet se :-Raul Kastro nuk do te mundet te mbaje regjimin e te vellait ne me pak se dy muaj.Nuk mendoj se Rauli ".do t'i shkule kembet kollaj nga regjimi,por duke pare se ka percarja potenciale ne ushtri,aty ku ai eshte Minister, do te sjellin rrezimin e regjimit te Kastros.Gjithashtu ,Noreina shkon e me larg ,kur shprehet me plot bindje se ndryshimi i vertete do te filloje qe nga "rrenjet e rregjimit".Ka ardhur koha qe populli kuban te tregoje krenarine dhe vitalitetin e tij!E kete ,populli kuban duhet ta beje vete ,te mos prese nga jashte!Washingtoni ,vazhdon ,akoma te mos i vleresoje keto sinjale ,duke injoruar edhe ndihmen qe mund te jape ne kete drejtim .Kohe me pare nje grup juristesh bipartisan te komunitetit kubano-amerikan ,paten nje takim ne Shtepine e Bardhe ,per te shkembyer eksperiencen ,per te ushqyer shpresat ,per te vendosur demokracine ne kete ishull.U debatua mbi cdo gje e rreth cdo mundesie - u shpreh nje nga pjesemarresit ne takim.Por me kryesorja u debatua rreth menyres se si mund te vendoset me shume kontroll ,mbi vendosjen e vizave amerikane.Departamenti i Shtetit ,jep afersisht rreth 20 mije visa ne nje vit,kryesisht nepermjet sistemit te llotarise ,te cilat rregjimi i Kastros i kontrollon imtesisht ,dhe eshte po rregjimi i Kastros qe vendos se kush mund te lere ishullin .Regjimi i Kastros ,ve ne diskutim ,vizat per mjekesine kubane,jo vetem per ata qe jetojne ne ishull ,por ne tere vendin.Mjekesia kubane eshte nga te parat qe ka kurajon e deshiren per tu larguar nga vendi.Por ne rast se bluzat e bardha ,sabotojne me qellim per tu larguar nga vendi ,ata jane ne bela te madhe me regjimin ,duke u burgosur apo internuar.Sikush ne ishull ka idete e tij apo te saj.Nje nene kubane morri guximin pa e vrare mendjen nga rregjimi i Kastros ,e i shkroi Donald Ramsfeld-it ,duke i kerkuar per te vendosur nje stacion televiziv amerikan ne ishull.Disa te tjere kerkojne te komunikojne me disidencen e ishullit nepermjet kompjuterave ,apo telefonave cellulare dhe sistemit te faksimit.Ata deshirojne ate,c'ka administrata e Reganit beri me opoziten ne Poloni,ndersa ky vend ishte akoma nen regjimin komunist.Por me shume i debatushem eshte propozimi per te ulur shpenzimet apo cmimet e udhetimit per te hyre ne ishull.Kjo do te krijoje mundesine per te lejuar kubano-amerikanet ,te bashkohen me te afermit e tyre dhe pse jo ,per te perhapur disa ide demokratike ne ishull.Kjo do te jete nje pikenisje per ta shkeputur Kuben nga politika e izolimit shumevjecar,Biografia e Raul Kastros ,ofron shume pak inkurajim per demokratet .Ai po jeton nen hijen e Fidel Kastros ,qe ne vitet '50 ,kur ata te dy organizuan e drejtuan revolten,kunder diktatures se korruptuar te Folgenci Batistes.Ata u burgosen qe te dy ,nga rregjimi i Batistes,Me pas ata largohen drejt Meksikes ,ne egzil politik per dy vjet e kthehen ne vitin 1959 ,ku perseri te dy rrezuan ,rregjimin e Batistes.Gjithashtu per kontributin e tij ne kete kunderrevolucion ,Raul Kastro ,morri nofken "RAULI I TMERRSHEM",,per vullnetin dhe deshiren e tij ,per te eliminuar kedo qe ishte i dyshuar per tradheti karshi Fidel Kastros,dhe ne mbarim te revolucionit ai urdheroi ekzekutimin e shumices ,se trupave ushtarake te rregjimit te Batistes.Por ne drejtim te ringritjes se ekonomise ,e cila ka rene shume ,ka shume shpresa qe Rauli mund ta beje ate duke eksperimentuar modelin kines.Vajza e Fidel Kastros ,nje kundershtare e paepur e rregjimit te te atit,Alina Fernandez,e cila eshte e internuar ne kete ishull,pjese e disidences se ishullit,e ka pershkruar xhaxhane e saj si nje "practical brother".Kur ishulli u perfshi nga kolapsi ekonomik,me 1999,ne te njejten kohe me Bashkimin Sovjetik,Rauli argumentoi dhe insistoi me force ,duke i meshuar idese ,se :Ishulli , duhej te hapej per investitoret e huaj,duke treguar konsiderate e marre si shembull , Kinen komuniste e cila eksperimentoi ate.Rauli eshte nje avokat reformator per decentralizimin e ekonomise.-shprehet nje analist i CIA-s,ne pension ,autori i monografise se Raul Kastros,te titulluar"After Kastro".Por disa analiste kubane nuk jane shume optimiste per Raulin.Ata shprehen se:-fillimisht ai do te jete me i eger se i vellai i tij,dhe nuk shikojne ndonje ringritje te ekonomise per me shume se dy vjet.Rauli nuk eshte Gorbacovi,nuk mendojme dhe shpresojme se ai do te behet ndonje lider reformator.Shumica e njerezve qe jetojne ne ekzil,shpresojne qe ai -te largohet sa me pare nga skena politike .megjithate autoritet amerikane raportojne cdo dite se ka vershim te kubaneve dhe kundershtareve te rregjimit te Kastros,permes oqeanit drejt Florides.Nuk eshte as koha e duhur qe njerezit duke vene ne rrezik jeten ,po perpiqen te kalojne permes ujit ose ne menyra te tjera.Disa postera qe duken ne gjendje te vajtueshme ,jane vendosur ne institucionet qeveritare ,ne Havana si"Rrofte Fidel Kastro edhe 80 vjet te tjera!Celebrimi i 80 vjetorit te diktatorit kuban nga muaji gusht ,u shty per ne muajin dhjetor ,kohe kur do te shpallet zyrtarisht vdekja e Kastros ..Me kete "sekret shteteror",rregjimi i Kastros ,kerkon te thote se hija e tij eshte kudo dhe per t'i zgjatur jeten rregjimit :KASTRO ,ne Kube ,qe gjasat tregojne se po shperbehet.
RM

Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA -SHIKIMI PERTEJ HORIZONTEVE TE NDALUARA

SHIKIMI PËRTEJ HORIZONTEVE TË NDALUARA

shkruan:Drenusha Zajmi Hoxha


Krejt papritmas më informojnë një ditë se duhet të shkoj në zyrat e KFOR-it , për të nënshkruar një kontratë pune. Pas kontrollës rutinore, u futa në zonën e ndaluar bashkë me përkthyesen në gjuhën gjermane , e cila vinte nga Shqipëria. Para se të arrinim në ndërtesën e caktuar, më zuri syri një grup të madh ushtarësh, të cilët po bënin ca ushtrime në rast protestash apo trazirash tjera dhe kjo dukej shumë e zakontë. Ajo që nuk dukej fare e tillë, ishte pjesa tjetër e ushtarëve, të cilët po improvizonin popullatën civile. Ca prej tyre ishin veshur disi të leckosur dhe me plisa në kokë, ndërsa të tjerat ( supozoj femra) kishin veshur ferexhe e shamia dhe fustane deri në tokë. Kjo më bëri të ngrihem në vend. E pyes këtë miken përkthyese se a ndodhë gjithmonë keshtu dhe ajo rrudhi krahët në shenjë pohimi dhe dëshpërimi bashkë. Megjithëse, zhiva në termometrin e kokës sime po shkonte lartë me shpejtësinë e dritës, mundohesha të kuptoj pse këta njerëz e kanë pasur aq të vështirë, të vishen me rroba normale civile , aq më tepër që jetojnë në këtë vend dhe shohin njerëzit në rrugë, të veshur si në të gjitha vendet tjera evropiane……

Pas luftës në Kosovë, me gjithë ndryshimet tjera , vendin e vërshuan edhe shumë shoqata fetare, muslimane, katolike, protestante etj; shpërndaheshin fletushka e pamflete, flitej se jipeshin para të majme për konvertimin e fesë ,madje e njoh një grua nga Shqipëria , e cila ende tani shetit tërë ditën rrugëve dhe ndal ndonjë qytetar të durueshëm duke propaganduar protestanizmin. Në atë kohë, një mike e imja shumë e afërt, disi krejt papritur, nga një femër shumë moderne vuri ferexhen dhe filloi të ndjekte të gjitha ritualet e mundshme fetare. Unë, duke u frikuar se ishte viktimë e ndonjë prej këtyre shoqatave , i dhashë vetes të drejtën ( pa të drejtë) , që t’ia mbaj një leksion të gjatë, në të cilin e lusja ta hiqte ferexhen dhe të vazhdonte jetën duke mos u dalluar nga të tjerët. I thoja le t’i bëjë të gjitha ritet e mundshme ( thuase asaj i duhej leja ime!!!) , por mos të hyjë në atë veshje. Dhe derisa unë po dridhesha nga nervoza dhe më dukej se flisja bindshëm, mikja ime më dëgjoi me shumë durim dhe më bëri një pyetje fare të thjeshtë në fund:
” A dëshiron ti , të më shohësh të lumtur?”
Natyrisht se dua - i them dhe buzëqesha duke menduar se ia arrita qëllimit dhe i them se arsyeja ,që po i flisja ishte ngaqë e doja shumë. Por, ajo ma ktheu se ajo është e lumtur pikërisht kështu dhe se po të isha mike e mirë dhe e e vërtetë, atëherë do ta respektoja vendimin e saj, do ta ndaja gëzimin që ajo ndjente në zemër. Tekefundit, çfarë të drejte kisha unë , t’ia tregoja një udhë krejtësisht të kundërt nga ajo që dëshironte të ndjekte zemra e saj.
Qamë të dyja dhe në zemrën time e falenderova me zemër , që më bëri të ndjehem njeri më i mirë dhe të shoh botën edhe nga një kënd tjetër.

BOOM DEBATET
Pas një ose dy viteve, një delegacion nga Kosova , udhëtonte në një vend të huaj dhe përkthyesja, që duhej të shkonte me ta ishte një femër nën “havale”. Kjo bëri boom dhe u interpretua si një qëllim i keq , për tu paraqitur Kosova si një vend primitiv dhe pro- arab. Gjysma e delegacionit u kthye në mënyrë demonstrative, gjysma e opinionit u nda pro, gjysma kundër dhe megjithë habinë, se vërtetë si u gjet përkthyese mu një femër me ferexhe , ia vlente të mendosh pse do të dukej primitive kjoë grua e shkolluar, e cila fliste disa gjuhë të huaja.
Shumë afër kësaj ngjarjeje pëlcet njëfarë skandali tjetër. Në një shkollë të mesme të Prishtinës, ku nxënësit vishnin uniforma nga koka e deri në këmbë, një nxënëse vinte shaminë dhe vishte pantollona nën fundin e saj. Drejtoresha natyrisht se u vu në pozitë shumë të palakmuar, ajo nuk dëshironte t’ia cënonte asaj të drejtën e veshjes konkrete, por në anën tjetër ajo po cënonte të drejtat e të gjithë nxënësve tjerë, duke privilegjuar një të vetme. Dhe në vend se kjo çështje , të zgjidhej në ndonjë mënyrë psh, nxënësja të kalonte në ndonjë shkollë tjetër, ajo shkoi deri te avokati i popullit, titujt e shumtë të gazetave, përsëri opinioni u nda pro dhe kundër dhe drejtoresha e nderuar dhe nxënësja e mirë , u vunë në arenë, për t’i fshikulluar me debate, mendime, deklarata dhe ofendime e madje shumë vetë hoqën “havalet’ e tyre dhe me një fjalor jo të duhur dhe në emër të drejtësisë , predikonin , shanin dhe fyenin njëri- tjetrin derisa në fund harruan edhe vet çështjen për , të cilën kishin nisur debatin.
Dhe me gjithe këtë pompozitet, vetëm një sekuence e vetme e një seriali australian ,i dha kokës time një përgjegje të pranueshme. Profesoresha i drejtohet nxënëses , që mbante një kapelë në klasë ( për të fshehur flokët e ngjyrosur keq) se duhet ta heq atë, pos në rast se ajo paraqet ndonjë perkatësi religjioni.

NDJENJA HYJNORE

Atë verë, derisa po i jipja not detit , ndalem e lodhur dhe shoh se jam larguar goxha shumë nga plazhi. Ashtu e vetmuar , e ktheva shikimin nga thellësitë e detit dhe malet e larta , që rrethonin plazhin në largësi. Isha vetëm, mes tri mrekullive të mëdha, qiellit, detit dhe tokës.
Dhe atëherë ndodhi.
Ndonëse ndjehesha si pikë e vogël në univers, më kaploi një ndjenjë madhështore. Një qetësi e paskajshme dhe lumturi , që isha pjesë e kësaj bote të mrekullueshme, të krijuar nga një fuqi e madhe. Dhe e di se karshi gjithë kësaj madhështie rreth meje dhe ndjenjës që ndjeja në shpirt, m’u dukën shumë të vogla çështjet e urrejtjeve ndërfetare, hënat, kryqat, shamitë , tunikat, ferexhet, …Më bëhej sikur po shihja një fuqi të madhe , që po qeshte me budallallëqet tona njerëzore, me grindjet tona rreth objekteve, mënyrave dhe fjalëve, ndërkohë që kishim lënë pasdore atë që ishte më e rëndësishmja. Ndjesinë e shpirtërores dhe madhështinë e intelektit.
Ajo që ndjeja ishte vetëm ndjenjë shpirtçliruese , që bënte të ndjesh Zotin në veten tënde dhe të ngriheshe mbi të gjitha gjërat përçarëse që përdorin njerëzit, fatkeqësisht në emër të Zotit.
MIKU ATEIST

Mezi prita këtë ngjarje t’ia them një mikut tim ateist, i cili me gjithë misteret e universit dhe mrekullitë e tij, nuk beson në ndonjë fuqi mbinatyrore. Dhe ndodh që ai me një pyetje të tij , më zuri fare të papërgatitur. Më kishte ndodhur të mendoj se për çfarë na duhej neve njerëzve Zoti , por miku ime tani më pyeste a thua çfarë i duheshim ne atij , pasi ai i kishte të gjitha, pse do të duhej t’i sillnim kaq kokëçarje dhe humbje kohe për të na udhëzuar në rrugën e drejtë.
Më shtyri të mendoj për këtë gjë , por pas pak e pyeta edhe unë se çfarë i duheshin atij fëmijët e tij? Ankohej se ishin bërë të padëgjueshëm, kalonte kohë të gjatë për t’i udhëzuar, i sillnin kokëçarje të vazhdueshme….
Por ata ishin fëmijët e tij dhe i donte pamasë.
Asnjëherë më parë nuk kisha menduar në këtë mënyrë dhe kjo përgjegja ime, na befasoi të dyve.

KUJTIME

Më kujtohen dy ngjarje tjera brenda një familjeje të njohur , që tronditën para ca viteve qytetin. Vajza e madhe ishte dashuruar në një djalosh shumë të zgjuar, me shkollim të lartë dhe sjellje për t’i pasur lakmi. I vetmi faj që kishte bërë ishte se i përkiste besimit katolik dhe nuk i bënte asnjë presion vajzës që pas martesës të ndërronte fenë. Përkundrazi, të gjithë shokët e tij ishin myslimanë dhe ai festonte bashkë me ta festat myslimane ashtu si këta tjerët ia uronin pashkët e krishtlindjet. Por, babai i vajzës vazhdoi ta quante të pafe dhe solli punën që vajza të ikte nga shtëpia. Nuk do mend se babai e shpalli të vdekur dhe priste me padurim ndonjë lajm për pendimin e saj dhe jetën jo të lumtur. Por,vajza vazhdoi jetën martesore dhe, edhe pas shumë viteve e shihje me bashkëshortin e saj si dy pëllumba të porsadashuruar.
Por, shih ironinë, vajza e vogël dashurohet pas disa viteve në një misionar amerikan dhe babai është më se i lumtur. Krekosej për zgjedhjen e së bijës megjithëse ky amerikani nuk kishte shumë gjëra për tu lavdëruar. Madje edhe dasmën e organizoi në tërësi babai i lumtur.
Në mes të ahengut u paraqit edhe vajza e madhe me dhëndërrin , të cilët ishin ftuar nga e ëma dhe vëllai. Babai u afrua dhe megjithëse e shikonte vengërr të shoqin, i shtriu dorën dhe u pajtuan. Më vonë derisa vajza e madhe po largohej, kërkoi nga babai një përgjegje të vetme: pse urrente bashkëshortin e saj shqiptar , që vetëm lutej në një mënyrë tjetër, ndërsa i dukej më i pranueshëm një amerikan , i cili përveç fesë kishte edhe kombësi , gjuhë, tradita dhe mentalitet tjetër.
Kjo e shtyri babain të zbulonte një ndjenjë të re ( shumë vite të vjetër) në veten e tij. Ndjenjën e inferioritetit. Dhe kjo s’kishte të bënte asgjë me bindjet e tija fetare më.

KTHIMI KAH VETVETJA
Dhe çfarë të drejte kemi ne, si krijesa aq të dobëta ndaj ligjeve universale, të gjykojmë çka është e drejtë dhe çka jo, kush vishet bardh e kush zi, kush preferon ta ndjejë Zotin në këtë apo atë menyrë ose nuk dëshiron ta ndjejë fare ; pse do të duhej të gjykojmë nëse çdonjërit i është lënë e drejta të mendojë me kokën e vet; fundja nëse të gjitha fetë besojnë në ditën e gjykimit, vallë a nuk do të duhej të përgjigjemi atje për mëkatet tona...
Asnjëri nuk ka forcën e prokurorit hyjnor , as fuqinë e mendjes më të ndritur dhe intelegjencës së paskajshme. Jemi vetëm pjesë e një universi pa fund , krijesa që plotësojmë njëra tjetrën , pjesë të një procesi, i cili nuk ndalet. Vijmë mistershëm dhe ikim në një mister tjetër gjithmonë duke kërkuar përgjegje tjera. Dhe nëse të gjithë jemi pjesë të një universi, atëherë nuk kemi si të mos jemi një.

……ushtarët po vazhdonin me ushtrimin e tyre ,por tanimë po i shikoja e qetë. Provova me të gjitha ndjenjat, që së paku vetëm një sekondë, të ndjehem si atëherë në mes të detit. Në atë sekondë dhe në të tjerat pas saj , situata m’u duk gati komike . Një kontrast, që më dukej i panevojshëm si ai mes pendlës delikate , në kokën e ca ushtarëve dhe veshjeve e armëve shumëkilogramëshe në trup.
Vazhduam rrugën me miken time elbasanase dhe pas shumë kohësh, më ka treguar se atë ditë ka parë një shkëlqim të posaçëm në sytë e mij. Dhe e dija se nuk ishte nga dielli.

Monday, November 06, 2006

Bota e gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI-Per XHONI ATHANAS

NJË JETË NË KRAHËT E KËNGËS,
NJË JETË NË SKENË, I DUARTROKITUR,
I MIRËPRITUR
(Tenorit Xhoni Athanas nuk i kujtohet në jetën e tij
të mos ketë kënduar ndonjëherë)
Nga ROZI THEOHARI-- Boston
Sot, jemi mbledhur te gjithe rreth Artistit te Merituar shqiptar,
Xhoni Athanasit: familja e tij, shoket, miqte, korcaret…e quajme veten
te nderuar e te lumtur ta urojme artistin tone lirik per dorezimin e
“Medaljes se Mirenjohjes” me te cilen presidenti, Alfred Moisiu e
dekoroi me 12 dhjetor 2005, me motivacionin: “Per karriere te gjate
artistike ne skenen e Teatrit te Operas e te Baletit, per prezantimin
me dinjitet te muzikes shqiptare brenda e jashte kufijve, per
interpretimin e pare te figures se Gjergj Kastriotit ne operen
“Skenderbeu” te kompozitorit Prenk Jakova.”
Xhoni Athanasi lindi në Brokton, Massachusetts, me 4 nëntor
1925. Prindërit e tij emigruan në Amerikë rreth viteve 1915. Si shumë
emigrantë të tjerë të asaj kohe, ata punuan disa vjet rrjesht në
shtetin Massachusset (ku edhe jetuan) duke u munduar të përmirësonin
gjëndjen e tyre ekonomike. Xhoni ishte në moshë fare të vogël kur
familja e tyre u kthye sërish në Shqipëri për disa arsye familjare, me
mendimin për të ardhur pësëri në Amerikë në rastin më të parë. Por me
fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas me vendosjen e
komunizmit, u bë i pamundur kthimi i tyre në Amerikë. Xhoni që në moshë
të vogël filloi të këndonte psalmet bizantine në kishën ku i ati
ushtronte profesionin e klerikut (prift ortodoks). Pjesëmarrja në
këndimin e psalmeve të kishës e ushqeu Xhonin që në atë moshë me
pasionin për muzikën dhe këngën dhe shërbeu si një bazë për edukimin
vokal të tij. Jo vetëm në kishë, por edhe në shkollën
fillore-tetëvjeçare Xhoni merrte pjesë në grupet vokale të shkollës.
Ndër kujtimet e tij të fëmijërisë është i rëndësishëm një rast kur ai
dhe motra e tij, Katerina, kënduan një duet në një takim të shkollave
të rrethit
të Bilishtit më 1933, me pjesëmarrje të personaliteteve lokale. E
kënduar ëmbëlsisht prej tyre, “Kënga e Mullirit”, e kompozuar nga Thoma
Nasi, banues në Boston në atë kohë, i dha Xhonit dhe së motrës një
vlerësim simbolik me disa dhurata. Në vazhdim të jetës së tij Xhoni,
gjithmonë i apasionuar pas muzikës dhe këngës, shpesh herë merrte pjesë
në festa të ndryshme duke kënduar këngë popullore korçare si “Te plepi
i Bilishtit”, “Tatëpjetë bregut vinje”, “Ftujke moj”, “O moj korçare”,
së bashku me orkestrat e rrethit, aq sa i ati i thoshte me shaka: “Do
të të bëj sazexhi”.
Më 1940 Xhoni pati rastin të takonte profesor Konden, një nga
personalitetet artistike më të nderuar të asaj kohe në qytetin e
Korçës, i diplomuar në Athinë. Profesor Konda e vlerësoi shumë zërin e
tij dhe i rekomandoi të fillonte menjëherë mësime profesionale
muzikore. Kështu Xhoni filloi mësimet e para të muzikës me pr.Konden, i
cili më tej e pranoi si solist në korin e Kishës së Mitropolisë, që
profesori e drejtonte. Edukata muzikore që mori nga Konda, i shërbeu
Xhonit për t’u pranuar si solist në grupin koral “Lira” të qytetit të
Korçës me drejtues Kristo Konon. Xhoni tashmë ishte bërë i njohur si
solist i qytetit të Korçës. Deri në vitin 1947 Xhoni vazhdoi një jetë
artistike koncertale në gjithë rrethin e Korçës me grupin “Lira”, dhe
gjithashtu ai aktivizohej me të gjitha grupet artistike që ishin në atë
kohë në këtë qytet. Xhonin do ta shikoje afër këngëtarëve Gaqo
Jorganxhi, Tole Adhami, Pavlina Nikaj, Gaqi Konomi. Do ta shikoje duke
mësuar bashkë me Dhora Lekën këngët e saj partizane. Në vitin 1947, me
kërkesën e Gaqo Avrazit, në atë kohë dirigjent dhe udhëheqës artistik i
korit të Ushtrisë Popullore, Xhoni bëhet pjestar i këtij ansambli duke
u radhitur si solist bashkë me Ibrahim Tukiqin, Mentor Xhemalin, Avni
Mulën, Ndrek Gjergjin, Lluk Kacajn, Maliq Herrin etj. Në atë kohë
Ansambli i Ushtrisë ishte më i kualifikuari dhe gjatë viteve 1947-1952
kishte një aktivitet artistik shumë të pasur. Një sukses i madh i
ansamblit ishte turneja që bëri në Rusi (BS) në vitin 1949, gjatë së
cilës ai u vlerësua shumë nga media dhe publiku rus. Xhoni ka kënduar
me ansamblin si solist në të gjitha rrethet e vendit dhe me shumë
sukses, në reparte ushtarake, në kufi, fshatra e qytete, në tribuna me
raste festash etj. Në vitin 1952, Xhoni, me propozimin e Komandës së
Ushtrisë dhe Ministrisë së Kulturës, së bashku me kolegët dhe shokët e
tij soliste të Ansamblit artistik të Ushtrisë, u nisën për studime në
Konservatorin e Moskës, BS. Artistët e ardhur nga Shqipëria e vogël u
vlerësuan shumë nga trupa pedagogjike e Konservatorit “Çajkovski”.
Secili nga pedagogët më në zë të Degës së kantos (këngës) donte me çdo
kusht të kishte në klasën e vet njërin prej këtyre këngëtarëve
shqiptarë. Xhoni filloi mësimin e teknikës vokale me një nga pedagogët
e vjetër në Konservator dhe solist i parë në Teatrin Balshoi, Sergei
Baturin. Gjatë këtyre viteve, Xhoni, krahas studimeve në shkollë, ka
pasur edhe një aktivitet artistik koncertal shumë të madh. Ai me shokët
e tij kanë paraqitur me dinjitet artistik për publikun artdashës rus
muzikën shqiptare dhe botërore. Kaq e njohur u bë muzika shqiptare, sa
edhe sot kur takon njerëz të moshave të vjetra të asaj kohe (rusë),
kujtojnë me nostalgji këngët: “Hajde moj”, “Lule bore”, “Vajta në
Elbasan” etj. Në mbarim të studimeve të konservatorit, në vitin 1957
Xhoni mori pjesë si konkurues në Festivalin Botëror të zërave të rinj
që organizohej ne atë kohë në Moskë. Aty përfaqësoheshin 110 këngëtarë
nga e gjithë bota. Zeri i Xhonit, me nje teknike te kulluar dhe vokal
skenik terhoqi vemendjen e gjithe konkuruesve. Xhoni Athanasi u
vlerësua me çmim të dytë ndërkombëtar në atë festival dhe u quajt
Laureat me Çmim të Lartë të festivalit. Ky ishte një stimul i shkëlqyer
për fillimin e karrierës së tij, por gjithashtu një kujtim i paharruar,
sepse Çertifikata e Diplomës ishte firmosur nga këngëtari i mirënjohur
italian Tito Skipa, që ishte dhe kryetar i jurisë së festivalit. Në
vitin 1957, pas studimeve, Xhoni u emerua si solist i Teatrit të
Operas dhe Baletit në Tiranë. Ishte një sukses i madh për artin
operistik ardhja e këngëtarëve të rinj që u diplomuan në Moskë. Krahas
këngëtarëve të vjetër si Marije Kraja, Jorgjia Truja, Gj.Kosturi,
K.Antoniu, H.Pelingu, tani u shtuan edhe M.Xhemali, A.Mula, I.Tukiqi,
M.Herri, L.Kacaj, N.Mula, Xh.Athanasi, G.Cako, Gj.Heba, G.Zdruli etj.
Teatri i Operës në vitet ’58-‘65 kishte në repertorin e tij 25 shfaqje
artistike nga veprat më të vështira klasike të kompozitorëve Verdi,
Puçini, Çajkovski, Leon Kavallo, Maskanji, Glinka, Bize, Masnet…një
jetë shumë të pasur
koncertale në të cilat Xhoni Athanasi ishte pjesëmarrës. Rolet në të
cilat ai u shqua gjatë këtyre viteve kanë qenë: Turidu tek “Kavaleria
Rustikana” e Maskanjit, Kanjo tek “Pagliaci” i Leonkavallos, Lenski tek
“Eugjen Ognegin”, Shonari tek “Bohema” e Puçinit, Don Bazilio tek
“Dasma e Figaros” e Moxartit, Dhimitri tek “Lulja e kujtimit” e
K.Konos, Bash Murgjini tek “Borana” e A.Mulës, Kuestori tek “Heroina” e
V.Noves, Doda tek “Mrika” etj…Gjatë viteve që punoi si solist në
Teatrin e Operës ai ka përfaqësuar disa herë Shqipërinë në aktivitete
koncertale jashtë vendit si në Rumani, BS, Kinë, Mongoli, Kore,
Vietnam, Bullgari, Ukrainë, Lituani, Jugosllavi, Hungari etj. Kudo që
ka shkuar, është vlerësuar nga spektatori dhe media si një këngëtar me
zë të fuqishëm dhe shumë komunikues me spektatorin. Midis të tjerash
gazeta “Kultura” e Moskës, më 1959 shkruante: “Me një këngëtar të tillë
si Xhon Athanasi mund të mburret çdo teatër në botë”. Pedagogu i
konservatorit të Bullgarisë Brymorov e ka vlerësuar zërin e Xhonit si
“zë i rrallë botëror”. Todi dal Monte, këngëtarja italiane, pasi e
dëgjoi në një studio, tha: “zëri i Xhonit është një zë i rrallë tenori
dramatik”.
Nuk ka qytet apo fshat, fabrikë apo shesh ku Xhoni bashkë me
kolegët e tij të mos ketë dhënë shfaqje operistike dhe koncerte të
ndryshme për masat e gjera artdashëse. Nga ditari i tij personal i
shkruar gjatë vitit 1957-1993, mund të radhisim 1100 koncerte dhe 450
shfaqje operistike (pa numëruar këtu koncertet para studimeve). Por ai
që i dha vlerat e artistit kombëtar shqiptar ishte roli i Skënderbeut
në operën me të njëjtin emër të kompozitorit Prenk Jakova, e cila u dha
me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Kompozitori Jakova, i cili e vlerësonte Xhonin si tenor dramatik, e
shkroi operën “Skënderbeu” posaçërisht që roli i Gjergj Kastriotit t’i
përshtatej zërit, tesiturës dhe figurës së artistit tonë. Ky ishte një
vlerësim shumë i lartë dhe Xhonit i duhej të kryente një detyrë shumë
të madhe për të realizuar figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.
Xhoni tregon: “M’u desh të mendoja ditë e natë se si do të mund të
realizoja këtë rol kaq të dashur dhe të imagjinuar nga publiku ynë
artdashës…” Por me ndihmën e regjisorit të mirënjohur Pirro Mani, i
cili vuri në skenë operën, së bashku krijuan një spektakël madhështor
që u mirëprit nga spektatori. Opera “Skënderbeu” e ngriti Xhonin në
piedestalin e arritjeve të tij artistike. Ai jo vetëm e interpretoi
rolin e Gjergj Kastriotit, në mënyrë të shkëlqyer nga ana teknike
vokale, por krijoi një figurë të Skënderbeut të studiuar aq mirë prej
tij, sa, kur vinte përkrenaren, pelerinën dhe shpatën, dukej si një
Skënderbej i vërtetë, si një hero madhështor kombëtar. Madje
fotografitë e marra nga shfaqja janë përdorur edhe si ilustrime
historike.
Në vitin 1973, pa u shkëputur asnjëherë nga aktiviteti i tij si
këngëtar në Teatrin e Operës dhe Baletit, Xhoni filloi njëkohësisht
punën si pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e kantos.
Rezultatet e punës së tij si pedagog u dukën që në vitet e para, kur
një brez i tërë këngëtarësh të rinj mbaruan me rezultate shumë të mira.
Nga studioja e Xhonit debutuan si solistë në Teatrin e Operës dhe
Baletit dhe u bënë të njohur edhe jashtë atdheut këngëtarët: Agim Duro,
Ruzhdi Karaj, Suzana Frashëri, Nikolin Gurakuqi, Irini Nikolla, Kaman
Aliko, Luan Sula si dhe shumë të tjerë. Krahas punës si këngëtar dhe
pedagog, Xhoni e ka afirmuar veten si artist në kompleksitetin e plotë
të një muzikanti të gjithanshëm, p.sh., si regjisor ai ka vënë në
skenën e Teatrit të Operes disa fragmente nga veprat operistike
“Norma”, “Rigoleto”, “Toska”, “Madama Batërflaj”, “Karmen”, të cilat u
pritën shumë ngrohtë nga spektatori edhe për arsyen tjetër, sepse u
vunë në skenë menjëherë pasi fitoi demokracia në Shqipëri, mbas një
periudhe të gjatë kohe që në TOB, që nga 1967-1990, ishin çensuruar
veprat e autorëve të huaj. Njëkohësisht ai ka bërë edhe disa kompozime,
sidomos për fëmijë. Ka punuar për krijimin e një albumi shkollor, me
vepra operistike shqiptare, për t’u përdorur në Akademinë e Arteve si
material studimi, duke parë me imtësi çdo frazë muzikore, për t’iu
përshtatur sa më mirë studentëve në programin mësimor. Dy nga studimet
e tij me rëndësi janë edhe “Të kënduarit si mjet shprehës dhe
komunikimi” dhe “Teknika e frymëmarrjes së këngëtarit.” Ka përgatitur
një album me përmbledhje këngësh popullore të rretheve të ndryshme të
Shqipërisë. Ka marrë pjesë në përgatitjen e festivaleve të ndryshme
artistike-vokale të këngëtarëve lirikë të Gjirokastrës dhe të fëmijëve,
ku shpeshherë ka qenë edhe kryetari i jurive. Për merita artistike
shumëvjeçare Xhonit i është dhënë nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë
titulli i lartë Artist i Merituar. Emri i Xhonit është i shkruar në
Enciklopedinë Botërore të Artit, një vlerësim i rrallë ky që i bëhet
një artisti.
Mbas vitit 1994 Xhoni bashkë me familjen e tij u rikthye në
Amerikë, në vendin ku kishte lindur, në Boston. Ardhjen në Amerikë ai e
kishte ëndërruar prej kohësh dhe ëndrra u bë realitet ndoshta me shumë
vonesë. Megjithatë, edhe këtu, megjithëse në moshë të thyer, ai e
tregoi veten dhe vërtetoi se një artist i apasionuar, edhe me kalimin e
viteve, gjithmonë e dashuron skenën dhe asnjëherë nuk e braktis atë.
Kështu, Xhoni vazhdon aktivitetin e tij për komunitetin
shqiptaro-amerikan në raste festash dhe pritjesh zyrtare, duke dhënë
shumë koncerte në Boston dhe në qytete të tjera përreth. Ai eshte
mirepritur dhe vleresuar nga spektatori i ketushem si nje kengetar i
nivelit te larte. Me zerin e tij Xhoni ka marre pjese ne te gjitha
festat shqiptare dhe takimet me personalitete zyrtare te Shqiperise qe
kane vizituar Bostonin. Zeri i Xhonit ka tingelluar shume here ne
sallat e restorantit “Pier 4” dhe pronari i tij, Anton Athanasi, ka
thene: ”Ne keto sallat e mia kane kenduar shume kengetare te medhenj,
por Xhoni eshte me i miri nga te gjithe.” Me zerin e tij te
mrekullueshem e te pakrahasueshem, Xhoni mbush sallen ku komuniteti
shqiptar zhvillon festen e pervitshme te 28 Nentorit. Himni i Flamurit
shqiptar degjohet cdo nentor ne Boston nepermjet zerit te Xhonit.
Xhoni Athanas vazhdon te jape koncerte ne komunitetin rus dhe
ate Italian, por gjithmone prezantohet si kengetar shqiptar. Si nje
artist lirik i kompletuar, me nje vokal elegant skenik Xhoni Athanas ka
terhequr vemendjen e artdashesve amerikane, te cilet e kane
duartrokitur ne cdo koncert ku kane qene te pranishem. Nder koncertet
me te rendesishme permendim ate me teme Kosovare, ne vitin 1999, i cili
u shfaq ne nje nga sallat me te njohura e me antike te Massachusettsit
ne Kembrixh, “Sanders Theater”. Koncerti u pergatit nga regjisorja
italiane Luiza Marino, me trupen e kengetareve te ardhur nga Italia.
Xhoni pergatiti dhe mori pjese me nje veper vokale, me tekst per
Kosoven dhe i kushtohej vuajtjeve te vajzave kosovare gjate luftes.
Zeri i Xhonit me nje tingellim emocional dhe veshja e tij me kostumin e
Malesise se Madhe e kompletuan vepren vokale, e cila u mireprit dhe u
vleresua nga spektatori si pjesa me e mire dhe me aktuale per ate
koncert.
Xhoni ka dhene gjithashtu nje numer koncertesh te tjera ne
shtetin e Massachusettsit dhe jashte tij, ne Nju-Jork, Nju-Xhersi etj.
Ne cdo aktivitet, bashke me argetimin e pjesemarresve, Xhoni, me
mjeshterine e te kenduarit e te interpretuarit emocionalisht, ka
sjelle edhe krenari kombetare. Me 1998 ai mori pjese ne nje koncert me
vepra klasike ne Nju-Jork , organizuar nga “Motrat Qiriazi”. Koncerti,
ku merrnin pjese kengetare shqiptare e kosovare, u organizua per te
ndihmuar financiarisht femijet kosovare. Ky ishte nje takim shume i
rendesishem sepse kontribuoi ne njohjen dhe miqesine midis artisteve
shqiptare e kosovare.
Nje aktivitet tjeter muzikor i Xhonit ne Massachusetts eshte dhe
ushtrimi i profesionit te pedagogut. I njohur ne komunitet se
“Profesor Xhoni” ai vazhdon akoma të japë mësime kantoje për studentë
shqiptarë, rusë etj, duke organizuar shpesh koncerte me ta. Ne vitin
1999 Xhoni organizoi korin e pare te femijeve ne Boston, kryesisht me
femijet emigrante kosovare, te ardhur ne Amerike si refugjate nga
lufta. Kori i femijeve mori pjese ne festimin e 28 Nentorit te atij
viti dhe se bashku me Xhonin interpretoi himnin shqiptar dhe ate
amerikan, te pritur me brohoritje nga te pranishmit. Gjithashtu me 2001
Xhoni ka pergatitur nje kor special te femijeve me psalmet e imzot Fan
Nolit per festat e medha te kishes, gjate pashkeve dhe krishtlindjeve.
Ky kor ka kenduar ne te tria kishat ortodokse shqiptare qe ndodhen ne
South Boston.
Xhoni Athanas si gjithnje eshte i rrethuar nga dashuria e kujdesi i
te afermve dhe familjes se tij. Per komunitetin shqiptaro-amerikan te
Massachusettsit do te mbetet e paharruar mbrëmja e ngrohtë e organizuar
në “Pier 4”, Boston, ne vitin 2001, për festimin e 75-vjetorit te
lindjes së artistit tonë të dashur. Ishte nje mbremje domethenese, e
merituar dhe e deshiruar. Pranë Xhonit, si gjithmonë, e bukur, besnike
e zemërdhembshur qëndronte bashkëshortja, Sekinja, artiste edhe ajo,
një nga balerinat e mirënjohura shqiptare. Më kujtohet, 50 vjet të
shkuara në Tiranë, kur ky çift i mrekullueshëm shpalli fejesën. Ardhur
që të dy nga besime të ndryshme fetare, ajo, e bija e klerikut
musliman, drejtorit të Medresesë dhe ai, i biri i priftit korçar. Por
dashuria e tyre që u kthye në mit, shkeli mitin e fanatizmit dhe të
zakoneve të prapambetura. Çifti Athanas ose çifti I emancipimit, u bë
idhull dhe shembull për shumë fejesa të tjera midis të rinjve me besime
fetare jo të njëjta. Xhoni ka ditur të vlerësojë e të nderojë
familjen e të çmojë shoqërinë. Gjatë jetës së tyre bashkëshortore
motoja e tij ka qenë devotshmëria dhe sakrifica për artin. Pa u lodhur
kurrë, gati të rrezikojë edhe shëndetin, për të çuar deri në fund punën
dhe premtimin e dhënë. Kurrë egoist, jo vetëm në jetë, por as në art,
ku në disa raste, ky egoizëm është i nevojshëm. “Çdo shfaqje e koncert,
- tregon Sekinja, - ka qenë me emocione të forta jo vetëm për Xhonin,
por edhe për të gjithë pjesëtarët e
familjes. Xhoni thotë: “Kur unë kam emocion, këndoj më mirë”. Xhoni –
artist, koleg, pedagog, bashkëshort ideal, baba shembullor dhe gjysh i
dhembshur. Vajza e dyte, Edlira, e pershendeste te jatin me rastin e
75-vjetorit: “… I dashur babi!, kur hyj qetas ne shtepi dhe te gjej
ulur ne piano, duart e tua ne tastiere i bien nje melodie te njohur dhe
syte e tu e fiksojne per nje cast noten “do” dhe “do diez” sikur aty te
kesh gjetur nje rrugice te vogel kalimi ku me pas te nxjerr ne nje
qiell te paster e te mbushur me kujtime…Gjej zërin tënd të formohet,
t’i përshtatet përpikmërisht idealit që Verdi apo Puçini kishin patur
kur hidhnin notat në pentagram… Të gjej në ato çaste kur më krihje
flokët me dy bishtaleca, kur, pa përtuar, me çoje përditë me biçikletë
në shkollë… Të gjej gjysh…, të gjej në agoninë e operacionit by pass në
zemër… Si do të ishte, vallë, jeta jote që ti kishe ëndërruar me stil
perëndimor? Ndoshta do të kishe famën e Pavarotit, ndoshta dhe peshën e
tij, por unë nuk do të te ndërroja kurrë me njeriun, shqiptarin e
njohur Xhoni Athanas…Vajza e madhe , Mirela, i kushton te atit vargje:
“/ Babi im i mire…/ Me duket sikur zerin tend te bukur,/ E kam degjuar
e para une/ Me nina-nanat e embla/ Kur me vije ne gjume./ Ndersa mbesa,
Xhulia, i dhuron gjyshit tingujt e pianos luajtur nga duart e saj te
vogla.
Ishte mesdite e bukur e 23 nentorit 2004 kur ne sheshin para
Bashkise se Bostonit ishin mbledhur qindra shqiptare, burra, gra,
femije, djem te rinj, vajza, disa me kostume kombetare. Gjithsecili e
quante privilegj te madh te ndodhej ne kete manifestim te ngrohte
festiv, gjate ceremonise se ngritjes se flamurit shqiptar ne Boston,
per here te pare ne histori. “Mos harroni flamurin!” pat thene dikur
Faik Konica—flamurin , simbolin e qendreses, simbolin e bashkimit,
simbolin e ardhmerise. Ishte mallengjyes casti kur kengetari yne i
mirenjohur Xhoni Athanas i kendoi e i ndjeu thelle keto “simbole” gjate
interpretimit te himnit te flamurit shqiptar. “…Kur fillova te kendoja
vargun e pare, “Rreth flamurit te perbashkuar”, - tha me nje ze prekes
artisti Athanas,- m’u duk sikur kendoja per here te pare ne jeten time.
Kam kenduar ne opera e ne qindra koncerte brenda e jashte atdheut, kam
dhene shfaqje ne komunitetin e Bostonit e rrethinat per vite me radhe,
por emocionin e dites se sotme nuk e kam ndier kurre! Te kendosh ne
sheshin me te rendesishem te Bostonit, ndersa flamuri yne kombetar
nderohet nga flamuri amerikan, eshte nje tejndjeshmeri per cilindo,
eshte nje nder per mua si artist.”- tha ai i entuziazmuar.
Koncerti i paharruar qe ka marre pjese Xhoni eshte ai i
qershorit 2005, titulluar “Buqete kengesh dhe vallesh shqiptare” me
pjesemarrjen edhe te grupit te valleve “Bashkimi” te Bostonit,
pergatitur nga mjeshteri i valles, Bashkim Braho. Koncertin e
Massachusettsit e nderoi me pjesemarrjen e saj edhe kengetarja e
mirenjohur e komunitetit shqiptaro-amerikan, Merita Halili. Koncerti u
degjua nga me shume se 500 spektatore e u vleresua si nje sukses i
arritjeve te artisteve shqiptare ne Boston. Mbresa te vecanta ne kete
koncert la kenga “Lulebore”, e cila u kendua nga Xhoni dhe Merita dhe u
shoqerua me duartrokitje te gjata.
E cilesuar si “Kenga e shekullit” Xhoni Athanas ruan kujtimet me
te bukura per kete kenge shkodrane. “Me kujtohet,- thote ai,- kur kam
ardhur ne Tirane ne vitin 1948, dhe kenga e kompozitorit Simon Gjoni,
“Lulebore” sapo kishte mberritur nga Shkodra. Pa dyshim, kenga
“Lulebore” u be menjehere shume e dashur per spektatorin shqiptar,
-vazhdon Xhoni. –Ne, solistet e Ansamblit te Ushtrise e kendonim ne cdo
koncert tonin, ne rrethet e ndryshme te Shqiperise. Kjo kenge i kaloi
edhe kufijte e atdheut. “Lulebore” u kendua ne festivalin e Berlinit me
1949-1950 nga A. Mula dhe ne festivalin e Bukureshtit me 1953, nga
Tukici-Mula. Por kenga “Lulebore” eshte bere e njohur me shume ne
Rusi.Gjate viteve studentore, 1952-1957, ne, grupi i “Lulebores”,
Mula-Tukici, Xhemali- Athanas, etj. e kemi kenduar me dhjetera here, ne
koncerte te ndryshme ne sallat me te rendesishme ne Moske, S.
Petersburg, Kiev, Odesa, Minsk, etj. Shpesh here, kur ne kengetaret e
“Lulebores”, shetisnim ne nje nga rruget kryesore te Moskes me emrin
“Gorki”, shume qytetare dhe sidomos vajzat, na pershendesnin, duke na
therritur, “Podsnjezhnik”,- perfundon Xhoni.
Sot, ne ceremonine e dorezimit te Madaljes se Mirenjohjes dhe te
festimit te 80-vjetorit te lindjes, do te deshironim t’i dhuronim
artistit tone te dashur nje buqete me lulebore shqiptare me urimin:
“Rrjedhte e mos pushofte kurre kenga jote, Xhoni!”
Kuinsi, Mass, 5 nentor, 2006

Thursday, November 02, 2006

Bota e gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI-ESSE

LULET E SHEGES ME DIELL ULQINI Nga ROZI THEOHARI—Boston Sa here komunikoj virtualisht me dy miqte e mi, vellezerit Naim dhe Sami Flamuri ne Australi, ata me dergojne nje pamje piktoreske nga Ulqini me poshteshkrimin: “Ulqini-Florini”. Te terheq si me magnet bluja e detit dhe e qiellit Adriatik, e cila, ne perendim te diellit e vesh me nje xhublete te arte qytetin qe nga kalaja deri poshte tek brigjet ku perplasen butesisht valet e palodhura me ritmin e tyre te perjetshem. Te duket dicka e papritur, gati enderrimtare, qe kjo fotografi ballkanase vjen nga kontinenti i larget i Australise…Eshte “gjeografia e levizshme”, dheu i vatres prinderore, te cilin e “ngarkojne” dhe e marrin me vete emigrantet kudo ne bote, si nje flugere qe tregon kahun e orientimit te shpirtit te tyre. D Y B I N J A K E U L Q I N A K E Naimi dhe Samiu, binjake, kane lindur ne shtator 1969 ne Sidnei te Australise. Dhe ashtu si njeriu i pare, ate vit, bente hapat e pare te hallakatur ne Hene, babai i tyre, Flamuri, kur mori lajmin se u be me dy djem, i pire nga gezimi e nga alkooli, bente hapa te pasigurt nga nje kafene te tjetra, duke qerasur miqte e bashkatdhetaret. Por jeta nuk priu aq e gezuar gjate mekembjes se binjakeve… ” Babai yne dhe nana jone duhej te ishin se bashku me ne e te qendronin ne Sidnei te Australise se larget, ku ne binjaket u lindem,- thote Samiu,- e jo ta ndanim fatin tone me vone, mes rreziqesh te befta e te panumerta. Ja qe jeta e njeriut nuk eshte ne duart e tij.- vazhdon ai,- Kur e kujtoj femijerine tone, nganjehere habitem se si kemi shpetuar paq! Nuk ishte kjo nje femijeri ordinere, por dicka qe levizte, merrte fryme e rritej jashte kesaj bote, ne ate kujtesen tone te thuket, e vulosur pergjithmone deri ne vdekje, posi ai ylli i Davidit qe i dallonte cifutet (izraelitet) ne Luften e Dyte Boterore. Dhe une e vellai im, Naimi, duke u rritur po beheshim te vetedijshem qe ishim binjake, lindur me 1969, ne spitalin e Ballmainit te qytetit Sidnei (Uelsi i Ri) te Australise. Babai yne , Flamuri, deshironte qe femijet e posalindur t’i pagezonte me emra domethenes shqiptare. Nje miku i tij kosovar u kujdes qe binjaket te merrnin emrat Naim e Sami, ne kujtim te vellezerve patriote frasherllinj. Keshtu, me te madhit, te parit ne lindje, iu dha emri i Samiut, te dytit, por me i madhi ne peshe, emri i Naimit.” Flamuri, i njohur ne Australi me nofken “Fredi”, nje burre i pashem rreth te tridhjetave, baba i dehur jo vetem nga gezimi, por edhe nga alkooli qe ishte zakoni i tij i perhershem, kur shkoi te regjistronte emrat e binjakeve, me mosshqiptimin e drejte te emrit Sami, ia shkroi “Sanije” ne certificate. U deshen te kalonin 20 vjet qe te ndreqej ky gabim, i cili, ne vitet e shkollimit, i shkaktoi Samiut kacafytje te panumerta, sepse emri femeror e beri te veten. “Babai yne e kishte emrin Flamur,- vazhdon Samiu,- se kishte lindur pikerisht ne Diten e Flamurit, ne nje qytet te jugut, ne Lushnje, Shqiperi, me 1941. “Flamur” ishte emri i pare shqiptar ne zonen e Ulqinit. Shkaku i lindjes se babait tone ne jug ishte prej “ikjes nga gjaku” i familjes se tij. Kanuni ishte ligji. Ata jetuan tre vjet ne Toskeri dhe ime gjyshe e ndjere, Zyhraja, i kujtonte keto vite me nje dashuri te perkore, si vitet me te bukura ne jeten e saj plot vuajtje. Pasi “u liruan nga gjaku”, familja e Rame Xhemal Anamalit u vendos ne Ulqin ku linden edhe pese femije te tjere..” Babai i Flamurit, Xhemal Anamali, gjyshi i Samiut dhe i Naimit, sic e mbajne mend binjaket, ishte nje mesoburre me floke te thinjur e mustaqe te prera holle. Ai merrej me tregti mallrash, shitje-blerje dhe, ne vitet e pasluftes, fitoi mjaft ne tregtine e duhanit. Keshtu ai vuri nje pasuri te mjaftueshme dhe gezoi respekt ne komunitetin e vogel te Ulqinit. Flamurit, si djalit me te madh te shtepise, i takonte pergjegjesia e mbajtjes se familjes dhe keshtu, si “me i rendesishmi”, pati privilegjin e perkedheljeve dhe lazdrimeve prinderore dhe te shoqerise qe e rrethonte. Qysh ne moshe te re ai nisi te pinte duhan dhe raki. Keshtu filloi karriera e tij e paskrupullt neper lokalet e baret. Kjo sjellje tolerohej nga prinderit, sepse ishte “me i madhi”. Vellai me i vogel, Smajli, i thoshte gjithnje Xhemalit: “Yt bir s’ka sy per Qabe!” Me qe Flamuri u mesua tani me jeten e pertacise e te bixhozit, kafenese dhe “shoqenise se keqe”, sic i thoshte e ema, “djali i madh” mundohej sa me shume t’i shmangej realitetit dhe pergjegjesise familjare. I ndodhur ne keto rrethana, ai deshironte te ikte nga Ulqini. Por i ati, i cili ia hetoi mendjen, per t’i shpetuar kurbetit, mundesoi qe, Flamurin, pa mbushur 17 vjec, ta dergonte ne ushtri. Keshtu Flamuri me kombesi “shiptar”, duke ia perbuzur emrin “Arbanas- shqiptar”, kreu me stermundim sherbimin ushtarak ne Dalmaci, per rreth 24 muaj. “Gjyshi Xhemal,- thote Samiu,- i holle si per kah trupi ashtu edhe kah mendja, mendoi qe tani i biri do te zinte mend e do te shtrohej. Heperhe, kjo kurre nuk ndodhi dhe, mbasi u kthye nga ushtria, kunder deshires se vet, Flamurin e martuan me zor me nanen tone, Naxhijen, nje vashe e bukur malesore, me mollezat e kecyera te faqeve, bukuri tipike veriore. Familja e saj, gjate Luftes se Dyte Boterore, ne ato vite te kobshme, strehoi dhe fshehu gjysherit tane nga hordhite sllavokomuniste, qe i ndiqnin neper malet. Edhe pse familja e nanes, sidomos gjyshja e saj, ishin kunder kesaj krushqie, me nje fis qe ishte ende ne ”gjak”, me kembenguljen dhe deshiren e gjysherve te mi, familja e nanes pranoi. Nana ime ishte vajze e vetme ne dy vellezer. Gjyshi pat thene: “Eshte nga nje konak i mire dhe per tim bir s’ka nuse tjeter!” Ishte prushi i votres se mire, helli i gacave te votres se Naxhijes, qe e shpetoi baben dhe familjen tone.” Pas marteses, me 1963, Flamuri e kishte mendjen te largohej nga Ulqini. Fati qelloi qe vellai i Naxhijes, Shabani, ikur disa vjet me pare, arratisur nga Ulqini per ne Itali, kishte emigruar me vone ne Australi…” Dhendri lazdrak kerkoi garanci, e cila i erdhi nga daja im, Shabani,- thote Samiu.- Gjyshi Xhemal, qe i kishte te gjitha shpresat e ardhmerise se familjes tek Flamuri, gati sa s’u cmend e iu ndersul te birit: “A e di ti ku eshte Australia me gjind te eger? Ishallah mini ta shpon barken!...”” Me keto fjale mallkimi po e percillte babai djalin, te cilin do ta shihte per heren e fundit, i lenduar, nga shtrati i tij, sepse e kishte kafshuar gjarpri. Por plaku ishte helmuar ne shpirt me teper se sa nga gjarpri… Nena Zyhra, nje plake e vogel, e mbuluar me nje shami te bardhe ne koke e me disa rrudha te hijshme pleqerie, e ngrata nene, e percolli te birin me denesa e vaj, me deshperim, por edhe me nje fare shprese se mos valle Flamuri do te nderronte mendje. Pas nje viti qendrimi ne Australi, me 1966, Flamuri mori me vete edhe te shoqen, Naxhijen, jo se deshironte ta shihte e ta kishte prane, por me teper nga trysnia e kunatit, Shabanit. Kur erdhi bashkeshortja, jeta e re e ciftit filloi jo mbare, per shkak te riperteritjes se veseve te Flamurit. Ky njeri i zgjuar, qe fliste pese gjuhe te huaja, gojtar i zoti e hokatar, vazhdoi zakonin e vjeter duke luajtur me letra bixhozi e duke i pire raki gjithe te hollat qe fitonte. Perpjekjet e Naxhijes, gruas se tij fjalebute, per t’ia nderruar drejtimin e jetes se perditshme, shkonin kot. Madje, ndonjehere ai vinte dore mbi te…”Babai, net dhe dite te tera i mbyllur ne bodrumet e kafeneve, gelltiste helmin e shpirtit te tij.- thote Samiu,- Tani ai nuk ndalonte. Kur daje Shabani pyeste “ku eshte Flamuri?”, nana e shfajesonte burrin dhe thoshte: “Sa ka dal, do vije shpejt!”. Por Flamurin u desh ta sillnin ne shtepi per krahesh. Ai nuk dinte kur ishte “mjaft” me te pire! I skandalizuar nga kjo gjendje, daja u mundua t’i divorconte, por fati deshi qe nana te mbeste shtatzane pas 6 vjetesh martese. Nana shpresonte se sjellja e tij mund te permiresohej kur te behej “babe”. Por cdokush mund te jete babe fizikisht. Babai i vertete ka shume me teper pune e detyrime. Flamuri u mundua…, por alkooli dhe jeta e parregullt e kishin mbizoteruar te terin…” Fale zotit, Naxhijes i linden binjaket per mall. Djem te dy, mrekulli, hare…Nena dhe djemte ishin shendoshe e mire dhe lajmi u percoll tek gjysherit ne Ulqin. Me ne fund Flamuri u “dhuroi” jo nje por dy nipa. Gjyshi Xhemal, sipas zakonit shkreu pushken e lajmeroi se ne konakun e tij kishin lindur dy djem. Bebet e shendetshme, ashtu te rrumbullakte e te bukur sic ishin, i donte gjithkush. Nderkaq Flamurit, me kete lindje, si thote fjala popullore, “ia zuri rrota bishtin”. Dy djemte donin te hanin, te pinin, kishin nevoje per veshmbathje e kujdesje. Por Flamuri nuk mund ta ndalonte bixhozin. Atij, sipas skenarit te djallit, i erdhi nje “ide brilante”; vendosi ta dergonte nusen e bebet ne Ulqin, qe gjyshi kinse te kenaqej me binjaket. Ai hyri mire ne borxh dhe i siguroi biletat e avionit. D U R I M I T E J S K A J S H E M Ne qershor te vitit 1972 , binjaket e vegjel, vetem dy vjet e gjysme, me nenen e re, Naxhijen, u nisen per ne Ulqin per t’u rikthyer ne Australi 18 vjet me vone. Sa lehte tingellojne kur shkruhen “18 vjet”, 18 sekonda apo 18 mije fanepsje te zeza per memen qe rriti dy femije. Ne aeroport priste tere familja e Flamurit dhe e Naxhijes. Ata pane vajzen e tyre dhe nusen e djalit te tyre me djemte e vegjel duke zbritur nga shkallet e aeroplanit, por syri i gjyshit plak kerkonte te birin, Flamurin (me nje emer kaq te madh!). Xhemali nuk besoi kur e reja i tha se ai do te vinte me vone. Plakut te urte i shkoi nje djerse e holle. Flamuri kishte premtuar qe pas dy muajsh do te bashkohej me ta ne Ulqin. Kjo nuk ndodhi. Naxhija e dinte shkakun… Ulqini, si nje shtepi mehalle mermeriste: “pse?” “si?” “kur?” “cka” “cfare do te bejne?” “ku do te shkojne?” “si do te rrojne?” Qyteti i vogel, duke pire kafe-turke te panumerta, hamendesonte po me thashetheme te panumerta, me paragjykime te tmerrshme, te cilat merrnin fund tek mbijetesa e nje gruaje te re me veshtiresite e jetes se viteve ’70. Kaloi viti ne Ulqin. Binjaket rriteshin e kenaqeshin ne prehrin e gjyshit. Plaku shtatlarte dhe me ecje dinjitoze, duke i mbajtur femijet per dore, thoshte tere krenari : “Dy nipat e mi s’i ka bota!” “Ne i kercenim ne qafe e benim lojra me te, - thote Samiu,- dhe ai thoshte me deshperim: “S’ia kam pare hajrin atij te madhit dhe as prej ketyre s’pres…” Megjithate, Xhemali preu bileten e avionit dhe u be gati te nisej per ne Australi ta sillte “kodoshin” vete. Por gjema ra mbi shtepine e tij. Tregtia i falimentoi, humbja ishte e madhe e ai mori nje grusht te rende e te paparashikuar, i cili ia goditi zemren. Gjate transportimit me ambulancen e urgjences per ne spital, ai renkoi me shpirtin ne buze: “Askush nuk me dhimbset perpos nipave te mi…C’ka do te bahet me ta?...” Ai vdiq me ankthin dhe merakun per dy vocerraket qe la pas…Te afermit pohonin se familja kishte humbur patriarkun e madh qe ishte vetem 61 vjec. “Shtepia e gjyshit mbeti pa mbeshtetje, pa shtyllen kurrizore,- thote Samiu,- Xhaxha Kadriu qelloi te ishte ne Itali, me mendimin te shperngulej per ne Amerike. Xhaxhai i vogel Myrto ishte adoleshent. Familja jone, e shperndare neper kontinente i ngjante sheges se shkermoqur…Nana jone e kuptoi se lufta per mbijetesen posa kishte filluar, por tani ishim te vetem, pa perkrahjen e askujt. Ajo nuk pranonte lemoshe nga askushi…”Nuk do te lypi, -thoshte-, se djemte e mi e kane baben gjalle. Jam vete babe e nane per femijet e mi.” Trimeresha jone do te sakrifikonte tere jeten, tere rinine, vitet me te mira, vetem per ne, “dy thmit” e saj, virtyt fisnik ky i mbetur nga kodeksi i vjeter i maleve. Nana jone! Durimi i ambel…durimi-durim, si shega e ambel ne fillim, por e hidhet ne fund…, durimi-durim te mbeshtetja ne Perendine e nje qendrese solemne, duke sfiduar madje edhe veten e saj…Nana jone! tipike nje nane shqiptare… Nana jone!, e cila perballte edhe ziliqaret, te cilet mendonin se Naxhija e kishte kollaj, mbasi kishte burrin ne Australi dhe i dergonte te holla . Kurse Samiu dhe Naimi ishin pa babe me babe gjalle…” L O T E T E N A N E S Meraku per binjaket tani ishte forca kryesore qe rridhte tok me gjakun ne damaret e Naxhijes kur ajo punonte tere diten e dites, ca si pastruese ne hotel dhe ca ne kafene e ne byrektore. Gjate bisedes telefonike me znj. Naxhije ne Ulqin ndjeva te fliste jo nje nene, por zemra e saj. “Cdo sakrifice,-tha ajo,- e beja vetem e vetem qe femijet te rriteshin me te gjitha kujdesjet, me te gjitha kerkesat e nevojshme. Nuk do ta harroj kurre,- foli ajo me dritherime,- muajin e rande, nentorin e cdo viti kur mblidhja ullinj qe prej ores 7 te mengjesit kur agonte deri ne oren 4, kur fillonte nata. Duhej te mblidhja 100 kilogram ullinj cdo dite, nje pune kapitese duke ndenjur permbys, megjunjezaj, duke shpuar e gjakosur gishterinjte neper gjembat e ferrat, per te nxjerre nje kokerr ulliri, “duke hequr te zite e ullirit!” Binjaket pyesnin “Pse nuk vjen babi?” dhe ne lutjet e paragjumit mermerisnin “Don Zoti e kthehet babi vitin e ardhshem!” Nena Naxhije kurdiste ndonje genjeshter te besueshme se “babai ishte afarist, kishte shume shtepija e shume pune!...” ose “ pret te fitoje shume pare e do te vije te na marre...” “Ne te dy, cdo here qe shihnim avionet ne qiell, prisnim babin se do te na vinte e ai s’vinte dot.- thote Naimi,- Motoja e nanes ishte qe neve te mos na mungonte asgje, sikur te ishim me babe, edhe pse jetime me baben gjalle. Na dukej qesharake qe, ne tere qytetin fallxhoret gabele, kur vizitonin shtepine tone, dilnin gjithmone te kenaqura nga dhuratat e nanes, se hallin, mjerimin dhe vuajtjen e Naxhijes me burrin ne kyrbet e dinin dhe bilbilat ne peme, jo vetem fallxhoret e aftesuara ne genjeshtrat e tyre.” Naimi dhe Samiu, si cdo femije, e kujtojne diten e pare te shkolles. Femijet e Ulqinit shkonin ne klasen e pare ne moshen 7 vjec. Naxhija kembenguli t’i conte ne shkolle edhe binjaket e saj, te cilet ishin vetem pese vjec e gjysme, por me te rritur ne trup se moshataret. “Diten e pare te shkolles u vecuam nga te tjeret jo vetem si dy “furdulluqa”(te shendoshe, me tule), -thote Naimi,- por edhe nga cantat tona shkollore qe nuk ishin njelloj si te te tjereve. Ato vecoheshin ne vitet ’70, sepse ishin ne forme katerkendeshe, si valixhe, qe i kishim sjelle nga Australia. Ato i perdornin nxenesit ne Australi, kurse ne Ulqinin e vogel dukeshin qesharake mes femijeve te tjere me canta me te vogla, qe futeshin lehtesisht nen banka.. E gjithe shkolla ate dite qeshte me ne. Te skuqur e te turperuar, e detyruam nanen te na blinte canta “normale”. Mundimtarja jone edhe kete e beri.” “Nana, e cila gjate dites kryente 2-3 lloj punesh te ndryshme robtuese, kthehej ndajnatehere e lodhur dhe ne e shihnim kur binte ne shtrat dhe flisnim pak me te para se ta zinte gjumi i thelle clodhes, - kujton Naimi.- Nana nuk na perkedhelte kurre dhe, sa i mbushem te 20-tat, ajo kurre s’na puthte. Ndonjehere, kur e tepronim, merrnim edhe ndonje shuplake fytyres dhe une ndieja se si eshtrat e dores se saj perflaknin lekuren e bute te faqeve tona. Fjalet “te keqen nana” nuk i degjuam kurre prej saj. Si dukej, nuk donte te perseriste gabimet qe kishin bere prinderit e Flamurit me ritin e tyre te perkedheljeve. Kjo menyre e re edukimi na rriti e na poqi para kohe. Megjithese me te vegjelit ne moshe, ishim me te gjatet nga trupi ne klase dhe kjo na jepte epersi dhe autoritet kundrejt shokeve; jetonim me perfytyrimet e heronjve te filmave dhe shpesh kridheshim ne nje bote te cudirave magjepsese. Dajallaret i kishim ne fshat dhe i vizitonim shpesh. Gjyshja nga nana, nanadaja e ndjere, Feride thoshte per babin “Prej te gjallit ka uzdaj (shprese)”, dhe ne kenaqeshim sepse vetem aty gjenim nje rehati shpirterore.” Gjyshja tjeter Zyhra, nenemadhja, gjithashtu ishte e vetmja mbeshtetje e binjakeve, e cila vuante gjithnje nga malli i zjarrte per Flamurin. Shpesh, Zyhrane e leshonte zemra dhe peshperiste e hidheruar se ndoshta i biri kishte vdekur. Atehere, e reja, Naxhija, ftonte shoqet e mehalles per kafe dhe, kinse kujtohej, u tregonte se Flamuri i saj po ia bente gati “letrat” per te shkuar ne Australi. Kur mbeteshin te dyja vetem, plaka e pyeste e habitur: “Vertet, Naxhije?” “Po, hanko, (keshtu i therresin vjehrres ne Ulqin), po i pres letrat...” Mbetur pa baba dhe pa gjyshin Xhemal, detyra e “edukatorit” i mbeti tashme vellait te Xhemalit, te dytit ne radhe, Shabanit. “Ne u afruam shpejt me xhaxha Shabanin,-thote Naimi,- dhe e konsideronim jo si kujdestarin, por si baben tone…S’linim rast pa e sulmuar me pyetje. Ai nuk pertonte te na pergjigjej me dashamiresi dhe na jepte pergjigje edhe per pyetjet me te veshtira…Si cdo femije, edhe ne ishim kurreshtare per cdo gje. Plaku i mencem na u be mentori kujdestar dhe udherrefyesi i jetes duke na treguar peripecite e jetes se tij. “ Pervoja e gjyshit te vogel Shaban ishte reqethese. Xhaxhai i tyre ose Shabe Rama Peraj prej katundit te Milles, se Anes se Malit, ne zonen e Ulqinit, ishte nje patriot dhe luftetar i degjuar. Ne vitin 1940 bashke me luftateret Hasan Isufi, Noge Tusha e Cafo Beg Ulqini luftuan per clirimin e Ulqinit dhe ngriten flamurin kuqezi duke e shpallur te lire nga zgjedha sllave. Gjyshi Xhemali dhe xhaxha Shabani ishin truprojet e kryetarit Cafo. Duke u perpjekur te arratisej, Shabani u kap ne Berat me 1945 nga komunistet shqiptare, te cilet ua dorezuan malazezve. Shabanin e denuan me 12 vjet burgim, qe i kaloi ne burgun e Cetinjes. Pas Luftes se Dyte Boterore familja e Xhemalit dhe e Shabanit ishin nen nje mbikqyrje te forte politike. Ne nje rast kur “shoku Tito” do te vinte te vizitonte Ulqinin, Xhemalin e mbyllen ne biruce gjate gjithe kohes qe Titoja do te qendronte ne qytet. Per cdo vuajtje qe kishte hequr gjate jetes, Shabani e kishte lene amanet qe, mbi gurin e varrit, t’i shkruhej : “Ka dek disa here”. Naimi e Samiu kujtojne me nostalgji librat qe ishin fshehur ne ullishtat e xhaxhait, librat e Fishtes, Konices, Nikajt, Zavalanit, Koliqit etj. Binjaket i lexonin cdo nate fshehurazi, i perpinin e i studionin duke mesuar nga dituria e atdhetareve shqiptare, duke mesuar faqet e ndritura te historise se popullit shqiptar e duke u edukuar nga trimerite stergjysherore. Nje katastrofe natyrore ndodhi papritmas: Ulqinin e goditi dhe e tronditi nje termet i fuqishem, i cili pothuajse e shkaterroi krejtesisht qytetin me themel. Ate dite mengjesi pranveror, me 15 prill 1979, ne oren 7:17 Naxhija rrembeu binjaket dhe zbriti si furtune nga kati i dyte. Vetem nga meshira e te madhit Zot ata shpetuan nga guret e mureve te shtepise se vjeter qe u rrezuan vetem nje minute pasi ata ishin larguar. Ishte nje lebetitje e llahtare qe pllakosi gjithe qytetin. Ulqini i prrallave dhe i legjendave u mbulua me tym; u shkaterrua nje civilizim mijeravjecar; humben si valet e detit e u treten ne rere lundrat e drunjta e varkat me vela… krojet, puset, rozetat, shtepite e medha e avllite, rrugicat me kalldrem…humbi identiteti i qytetit te vjeter. Telefonatat vinin nga gjithe bota per te pyetur per shendetin e te afermve. Cdokush u interesua per te vetet. Vetem Flamuri nuk u ndje. Kjo e helmoi me shume zemren e bashkeshortes. Lotet e Naxhijes derdheshin si kokrrat e ujshme te sheges aguridhe mbi mollezat e ngritura te fytyres se saj prej malesoreje…” Kishim mbetur pa plang e pa shtepi,- kujton Naimi.- Nje vit jetuam neper kampe me shtepi druri, deri sa me ndihmen e xhaxha Shabanit filluam te ndertonim nje shtepi te vogel me dy dhoma. Bekimin per kete na e dha gjyshja jone, nanamadhja Zyhra, e cila nuk i pranoi kundershtimet e disa pjesetareve te familjes. Zemra e gjyshes Zyhra gjykoi drejt dhe vendin e shtepise se vjeter ne qender te qytetit na e beri dhurate neve, nipave te saj.” “Shtepia jone e re ishte si nje enderr,- thote Samiu,- diten e Vitit te Ri 1980 hyme brenda. Donim te ndiqnim programin e Vitit te Ri ne TV, por qelloi nje nate pa drita. Megjithate, ndjeheshim te lumtur, se ate nate feste e kaluam me dy gjyshet tona dhe, nen driten e qiririt, fytyrat e tyre, qe rrezatonin miresi, u ngjanin engjejve tane mbrojtes...Shtepia jone e re,-vazhdon Samiu,- u be edhe nje mjet te ardhurash per te siguruar kafshaten e gojes. Edhe pse me dy dhoma, nana nuk rrinte duarkryq; me sakrifica, gjate muajve te veres mbanim familje turistesh nga Kosova, kurse vete flinim ne bodrum.” Per moshen e adoleshences, kaluar ne Ulqin, Samiu e Naimi ruajne kujtime e pershtypje te paharruara. Mesuar me leximin e librave me permbajtje patriotike, ata u dashuruan pas librave te historise. Ata kujtojne si e kalonin kohen e lire, duke luajtur me shoket e mehalles, lojna si ajo me shkop e kiterr, rrasabuqa, komit, futboll me topa lecke, me gjueti zogjsh apo vjedhje kumbullash e qershish, kacavjerrje neper peme te larta etj. “Bashke me Naimin, -thote Samiu,- admironim celjen e luleve te ndritshme te sheges qe kishim ne oborrin e shtepise, dhe ndiqnim me kurshtje trupezimin e frutave te para, ato kokrrat e vogla qe, ca nga ca rriteshin e merrnin forme e ngjyre. E krahasonim rritjen e frutave me rritjen e shtatit tone dhe vendosem qe kete kohe rinie qe po kalonim ne Ulqin, ta emeronim “koha e sheges.” Por jeta e binjakeve nuk ishte aq romantike sa dukej. Dy vellezerit, si gjithe moshataret, nuk ishin te qete. Me shume se komplekset e moshes i mundonte e panjohura e se ardhmes. Kur u bene 15 vjec, u rane hallet e familjes mbi koke. Vec shkolles binjaket filluan te punonin ne hotele e ne vende te ndryshme punesimi per te rinjte deri sa mbaruan gjimnazin. Keshtu, ca nga ca, ata fituan tiparet e edukates perendimore, mesuan gjermanishten dhe italishten, te gatshem per te udhetuar dikur, diku, ne te ardhmen… ku t’i conte fati. N E K E R K I M T E B A B A I T S Y R G J Y N A R Nje dervish plak nga “Rana e vockel” e Ulqinit, kur mori vesh se nipat e kujt ishin Samiu e Naimi, u permallua dhe u tha: “Po a e dini se stergjyshi juaj, Ram Milla, ishte gjithashtu ne kyrbet per 20 vjet dhe solli me vete nje “karadake”, pushke me gryke te gjate? Ju e keni ne gjak kyrbetin.” Rrethi vicioz i kurbetit… a do te mbaronte ndonjehere? Fjalet e dervishit plak u bene nje ngacmues i castit dhe me 1988 binjaku Sami, me shtytjen edhe te familjes, u nis per ne Australi per te gjetur baben e sdikugjetshem. Kjo ishte ndarja e pare nga njeri- tjetri per binjaket. Kur mberriti ne Sidnei, tek daje Shabani, nje punetor i thjeshte e i ndershem, Samiu verejti se si “funksiononte” familja e emigrantit. Te gjithe pjesetaret e familjes takoheshin vetem ne darke, kur ktheheshin te lodhur nga puna e uleshin ne tavoline per te ngrene. Femijet bisedonin rralle me prinderit, gje qe i beri pershtypje djaloshit ulqinak. Filloi rruga e veshtire ne kerkim te babait. Muaj te tere u perpoq i biri te gjente babane legjendar. “Oh, c’jete! Sa i keq ky mergimi!”- ofshante i biri. Por mendja i rrinte tek nje njeri, te cilin e quanin “babe”...Ai nuk vinte..., kinse per arsye shendetesore...Ishin vetem genjeshtra te Flamurit. Mbasi u keshillua me miqte e vjeter te t’et (njerezit qe ia mesuan bixhozin neper klubet e tymosura te mergimtareve fatzinj), ata i thane Samiut: “Sa per Flamurin...hiqe nga mendja se do ta beje ai hapin e pare! Ti me mire shko e kerkoje vete.” Keshtu, djaloshi 17-vjecar vendosi ta gjente vete babane. Samiu u nis per nje rruge prej 7,000 kilometrash, dy dite e dy net, ne veri te kontinentit australian. Takimi at e bir u be ne nje stacion te vogel autobusi, ku nuk priste asnje njeri pervec nje plaku mjeran, me duhan te ndezur dhe qe dukej disi i besdisur. Kishin kaluar vite dhe, pervec fotografise ku dukej si aktori Cary Grant dhe nje audio kasete me zerin e tij, asgje tjeter nuk dinin binjaket per kete baba misterioz. Por Flamuri 50-vjecar, i rrenuar, i venitur, i syrgjynosur dhe i rraskapitur, i ngjante me teper nje plaku te mjere, te cilit i kishte mbetur vetem hija e njeriut. Jeta e parregullt e kishte bere te veten, e kishte plakur e rrenuar para kohe. Nje surprize kjo per djalin ambicioz dhe plot energji, i cili s’po e merrte akoma veten kur takoi nje baba qe per 30 vjet mergimi nuk kishte as shtepi e as para . Ai gjeti nje plak australian me emrin “Fredi”, ne veri te Australise. Samiu sapo zbriste nga shkallet e autobusit plot pluhur, te nje mengjesi te nxehte te veres tropike, degjoi fjalet e para te thena nga babai profetik : “Pshtyj nalt, t’bjen n’ball, pshtyj poshte t’bjen n’bark, s’ke ku m’con, s’kam ku t’coj”. Ishte nje lebeti, nje rrokopuje, nje gjeme e vertete makthi e ankthi...Me ne fund u bashkua djali i madh me baba Flamurin. Samiut i fluskonin pernjimend mijera pyetje per t’ia bere t’et, por shihte se nuk do te merrte pergjigje: “Si?”...”Pse?”...”Ah!...” “Si na...!” “Si na vajti jeta...!” “Jetime me baben gjalle” etj.etj. Por cdo orvajtje ishte e kote. Samiu kishte para vetes nje person te huaj qe vetem me emer ishte babai i tij... Djali qendroi dy jave me babane e humbur dhe pothuajse te mbetur prapa me kohen...Ne fund te fundit, Samiut iu dhimbs babai kur mbeti ashtu, si gjynahqar i gjore, vetem duke i bere me dore lamtumiren e pikelluar. Mos valle, kjo qe i ndodhi Samiut, ishte nje enderr e keqe, nga e cila do te zgjohej shpejt?. Fatkeqesisht ishte nje realitet i dhembshem, dhembje qe u shtua katerfish kur me kthimin e tij ne Sidnei mori lajmin e hidhur se nanamadhja (gjyshja) kishte vdekur, pa arritur te bashkohej me te birin! Sa me mall e durim e priste ajo diten e kthimit te te birit! Por zemra e thyer e nenes nga peripecite e jetes, nga lengata e semundjeve dhe dhembja per te birin e humbur atje larg, nuk i duroi dot e u dorezua. Samiu, i deshperuar nga humbja e gjyshes dhe nga gjendja e mjeruar e te atit, vendosi pas 9 muajsh qendrimi ne Sidnei te kthehej ne Ulqin. “ Ky kthim i tij i papritur befasoi familjen dhe te njohurit.- thote Naimi,- Binjaku im qe, me mire se une nuk e njihte njeri, ishte plakur para kohe. Une isha nje karakter i zakonshem shqiptari, kurse Samiu kishte nje kendveshtrim me te gjere per jeten. Edhe pse binjake, kishim mendime dhe opinione te ndryshme per boten...” Per te mos humbur kohen, Samiu dhe Naimi vendosen te vazhdonin studimet e larta ne Prishtine, ne degen e gjuhes shqipe dhe te letersise. Ne keto vite studimi binjaket ndien njefare zhgenjimi nga faqet e librave e te leksioneve rreth historise e kultures shqiptare, te cilat ishin perpunuar e shtremberuar. Por, sidoqofte, nuk ishin vite te humbura. Dy vellezerit, te ndodhur ne shoqeri me studentet dhe intelektualet e tjere shqiptare, u burreruan e u ndergjegjesuan me tej per virtytet fisnike te shqiptarit, sic eshte kodi i nderit, i beses dhe i krenarise. Si studente te vitit 1989, edhe binjaket nuk u ndane nga shoket e tyre, por moren pjese ne demonstratat e shkurtit te punetoreve te Trepces. M I R E M B E C, U L Q I N ! Kur Samiu e Naimi u kthyen nga Prishtina ne Ulqin, tashme te njohur si “aktiviste”, moren pernjehere thirrjen per ushtri nga armata serbo-sllave. Ky ishte nje tmerr, sepse atehere dihej mire se si kufomat e te rinjve shqiptare ktheheshin ne arkivole! Nene Naxhija, e lemeritur, vendosi qe binjaket te iknin brenda nates, duke u thene: “Ju kam rrit me zor dhe nuk dua t’i shkoni serbit dhurate ne goje!” “U nisem,-thote Naimi.- Jeta do te thote te mundesh rrezikun! Ne u larguam nga Ulqini te lare nga lotet curgezues te nanes, e cila na dha bekimin hyjnor te shpetimit dhe te shpreses se mire. Me 15 maj 1989 arritem ne Sidnei, ne vendin e lindjes sone, ku pamja e pare e qytetit olimpik nuk ishte ura e famshme ne gjirin e Sidneit, por lagjja e rendomte e zezakeve vendes, “Aborigjinezeve”. Aty, zezake te helmuar me alkool nxirrnin shkumbe nga goja dhe droga kundermonte tek te rinjte me prejardhje irlandeze, te sjelle ne kete kontinent si “konvikta”, te burgosur nga anglezet. Duke pare kulturen e pasardhesve te zezakeve, te shfarosur nga dora e kolonizatorit, e ndieja veten jo te qete e paksa te besdisur..., -vijon me tej Naimi,- Kete qellim kishte Samiu, qe, ne menyre pragmatike te me tregonte realitetin qe s’e njihja. Ai me thoshte se realiteti i Australise nuk eshte i bukur si ato kartolinat qe une i merrja nga ai me padurim, por me rruget e ndyra dhe me te pastrehet qe lypin nje dollar per te blere droge!...” Te daje Shabani, i cili qendronte akoma gojehapur nga habia se si djemte erdhen kaq papritur, dy vellezerit qendruan vetem pese dite dhe menjehere u nisen te kerkonin ate njeri me te cilin Samiu ishte ndare me dhembje, kohe me pare. Ata udhetuan dy dite e dy net deri sa mberriten ne Townsville, qytet ne veri te Australise. Por Flamuri nuk ishte aty, sikur ta kishte perpire djalli. “Mbijetuam gati tre muaj,-thote Naimi,- pa ditur a do ta takonim perseri ate njeri qe Samiu pati rastin ta shikonte drejt ne sy. Po mua, valle, a do te me ndodhte e njejta gje? I humbem shpresat. Por ja, nje nate ai erdhi. Une, Naimi, s’e kisha menduar kurre se si do te reagoja ne prani te babes tim. C’ka te beja? Ta godisja nje here per te gjitha ato premtime te humbura? Apo te kacafytesha me te, apo...Vendosa te heshtja...Ishte nje situate qe nuk i ndodh cdo njeriu ne jete. Une heshta...17 vjet pa patur babe dhe tani, para meje, nje njeri qe “lipsej te ndihmohej”, nje njeri qe qendronte ne mes te dhomes si statuje, duke i ngulur syte ne ekranin televiziv ku po luhej nje drame. Nje drame e dyte po luhej ne dhomen gjysme te ndricuar te nje moteli ku ne binjaket banonim perkohesisht. Ne kete vend te larget, pa pasur asnje shqiptar, binjaket filluan te jetonin me njeriun e quajtur “babe”. Po kush ishte ky njeri qe akoma kishte mbetur ne Ulqinin e viteve ’60? Nje enigme e pazgjidhur per dy bijte e tij, dy vellezerit e heshtur...Heshtja, e cila mbeshtillte mjedisin e motelit dhe hijet e tre burrave, ishte per situaten, e vetmja menyre e pershtatshme e komunikimit. “E shoqeronim ne cdo hap,-thote Samiu,- sepse e dinim mire qe, po te na ikte nga mbikqyrja, vate, mbaroi. Por nje nate e lame vetem, na tha se do te shkonte te blinte duhan. Tmerri qe do te vijonte, ishte vertet nje film horror. Ai ua mbathi kembeve dhe u deh perseri, piu aq sa shkumba i delte nga goja. Alkooli e ktheu ne nje mister Xhekil te djallezuar; u kacafyt me zezaket ne lokal, te cilet ia thyen felqinjte e fytyres dhe brinjet...Mekat! Flamuri, qe po e kthenim pak nga pak ne jete, u shnderrua menjehere ne ate tipin e vjeter, ne llojin e tij te preferuar: 40 birra ne dite (me borxhe te pafundme), deri sa i dilte shkumba...I ndyre nga goja e agresiv, duke u bere zemergjere me qerasje..., i vetegenjyer deri ne fund ne ate naivitetin e tij se kinse ishte dikush...O Zot! c’ishte ky denim, a mallkim?...Mos valle, ikja nga trualli i te pareve?...Pse te na ndodhte neve kjo? Pse nuk shkuam me mire ne armaten jugosllave? Jeta me baben ishte nje sketerre e vertete! Ai nuk na shikonte e as na pranonte si djemte e tij, por si kundershtare. Tani e kuptuam Flamurin e vertete te shpelles dhe jo romantikun e nanes. Pra, ky ishte ai burri qe jetoi me nanen, por qe ajo kurre nuk na tregoi fytyren e perbindeshit “baba”, i cili tani ishte kthyer ne nje bishe te terbuar...” C A S T I I S H P R E S E S S E M I R E Samiu e Naimi, pasi qendruan me kembengulje dhe e duruan te ashtuquajturin “baba” per tete muaj, e kishin humbur besimin. Ata vendosen te iknin pa dijenine e tij, brenda nates, tani jo nga frika e serbit, por nga tmerri i “Fredit”. U kthyen ne qytetin Brizbane, qytet, qe e kishte marre emrin nga mbreteresha e shtetit Queensland. Aty ata u ambientuan shpejt dhe filluan jeten persembari. Fale gjuheve te huaja qe pervetesonin, binjaket u punesuan ne hotelin “Sheraton”, Naimi ne barin e hotelit dhe Samiu ne recepsion. Kaloi gati viti dhe nene Naxhija erdhi, fale Zotit, nga Ulqini. Shpresonte e shkreta grua se do te behej bashke me burrin e saj te humbur, por binjaket nuk ia ushqyen kete deshire. “Flamuri, kur mori vesh ardhjen e nanes, erdhi te na kerkoje, por nuk arriti te na gjente,- thote Naimi.- Te dy me Samiun ishim te mendjes qe nuk ia vlente te takohej nana jone me babane, deri sa ai ishte ne nje gjendje te tille. Baba erdhi prape, heren e dyte. E morem vesh nga nje mik i perbashket, i cili na alarmoi se ai ishte gati para humneres jetesore. Nga ana tjeter, nana kembengulte se donte ta takonte “burrin e saj”, Flamurin. Se fundi, i derguam atij adresen dhe numrin e telefonit...U takuam tek stacioni i trenit te tre burrat, nana priste ne shtepi. Ai ishte i enjtur nga pija e, per cudi, kishte lene mustaqe qe i zgjateshin vesh me vesh. Pas pershendetjes se shkurter, ne binjaket i parashtruam kushtet tona, qe ishin te thjeshta: “Harro te shkuaren, shiko te ardhmen...nana nuk e meriton Flamurin e vjeter!” Flamuri na veshtroi gjate dhe pastaj tha: “Djema, me keni shpetuar, se, edhe nje muaj e do te vdisja ne ndonje kanal...Tani e di cka duhet bere!...” Keshtu u vendos qe ai te takohej me nanen, pas 19 vjeteve. Nana nuk e njohu...Takimi ishte i qete, jo “holivudian”, me vaj e me lot...Ishte nje takim i mbeshtjelle pothuajse nga misteret e jetes.”, - perfundoi Naimi. Kur e pyeta znj. Naxhije per pershtypjet e casteve, kur u takua me bashkeshortin e saj, ajo me tha : “ Me kishin thene djemte se ishte i zorshem takimi me te. Por une doja qe Flamuri te kthehej ne shtepi ...Para meje qendronte nje plak, nje njeri i ftohte, i dobet. Ate cast e provova se une isha me e forte se ai, qofte nga trupi, qofte nga mendja. Pra, duhej t’i beja balle vetem une ketij takimi te akullt, nga i cili varej e ardhmja e familjes sone. “Si je?”, e pyeta. Ai m’u pergjigj: “Ti ke rrit femije te mire!” “Jane femijet tane, s’jane vetem te mijte!”, -ia ktheva. Djemte me paten thene se Flamuri kishte vetem 10 dollare ne xhep. “Do te jetojme bashke!”,- peshperita me nje ze te ngrohte per t’ia hequr te ftomen qe po i jepte dridhje trupit te tij te rraskapitur. “Ne qofte se pranon,- i fola ngadale e duke iu afruar,- une nuk te pyes kurre se ku ke qene e c’ke bere gjithe keto vite. Edhe ti, s’eshte nevoja te pyesesh per vuajtjet e mia deri sa t’i bera foshnjet burra...Qofte kismeti ta fillojme mbare...Ku te jesh ti, do te jem edhe une, si gruaja jote...” Flamuri vertet ktheu rruge, por tani ai vuante nga simptomat e mospirjes se alkoolit dhe gjithe ate ankth e shfrynte mbi djemte. Naxhija fjalebute mundohej te ndihmonte si gjithnje. Flamuri vuante nga diabeti dhe nga melcia, qe i ishte shkaterruar nga alkooli. Vitet e moskujdesit per vetveten po e benin punen e tyre per t’ia shkurtuar jeten. Shpeshhere ai rrefehej se nuk i dhimbej qe e humbi rinine, por se punoi me te vertete rende ne xhunglat e Australise, qe te siguronte jeten e familjes, gje qe nuk e arriti. Pas 20 vjetesh Flamuri u takua per here te pare me shqiptaret. Por nuk rrinte shume me ta, vetem pese minuta e kthehej ne shtepi. I pelqente jeta ne vetmi. Atehere binjaket u keshilluan me nene Naxhijen e vendosen te hapnin nje biznes. Ishte i vetmi mjet te mbijetoje ne nje toke te huaj. Dy vellezerit se bashku me nenen e baben beheshin kater krahe pune. Ata paten fatin te hapnin nje lokal pica-restorant, ku punuan se bashku pese vjet. “Qe te kater ishim te magjepsur pas punes dhe vetemohimit, punonim si skllever shtate ditet e javes.- kujton Naimi,- Nana luftonte si dragoi per ta mbajtur familjen se bashku dhe ia arriti te krijonte tamam nje vater shqiptare. Filluan dashurite e para. Naimi mendonte se nje australiane qe ia kishte rrembyer zemren, ishte me e vlershme se gjiri i ngrohte familjar. Samiu vuante nga kjo zgjedhje e te vellait. “Per se, valle, erdhem ne fund te botes, qe te ndahemi per se dyti?,- ankohej ai.- Nana apo “Skenderbeu” yne sic e quanim me dashuri, qysh ne moshen 16-vjecare na peshperiste se “ka ardh koha e marteses, te me lehtesohet krahu!” Dhe deshira e nene Naxhijes u plotesua. Samiu u martua me nje vajze shqiptare te lindur ne Australi, kurse Naimi, u martua nje vit me vone me motren e nuses se vellait. “Gabim trashanik, -u thoshte halla,- nuk merren dy motra ne nje konak, se sherr do te keni!”Por dasmat u bene dhe dy vellezerit e dy motrat u trasheguan per jete e mot! K T H I M I N E V A T R E N P R I N D E R O R E “Pasi martuam e rregulluam cunat ne familjet e tyre te reja, une e Flamuri vendosem te ktheheshim ne Ulqin, te ringrinim edhe ne cerdhen e vjeter te shkaterruar e te harruar,-thote znj. Naxhije.- Zemra ime e di se si u shkeputa nga binjaket e mi, por…jeta ecen perpara, gjithsekush ka riskun e vet…Me ndihmen e binjakeve,-vazhdon ajo,- rindertuam shtepine ne Ulqin dhe kjo na gezoi pa mase. Ishte amaneti i nanadajes, sic e quanin cunat nanen time, qe me ne fund mos ta linim te shkretin truall, per te cilin shume peripeci kishin ndodhur…” Flamuri, i cili nuk kishte vene pike alkooli ne goje qysh diten qe Naxhijes i shkeli kemba ne Australi, vazhdoi po ate rregull e qendrese edhe ne Ulqin. U takua e u cmall me shoket qe nuk i kishte pare prej 25 vjetesh. Naxhija vazhdon: “ Gjashte sahati ne mengjes dilte nga shtepia, takohej me miq e shoke, luante me letra per qejf, jo per para. “Prite Zot!”, nuk luajti ma me bixhoz. Kurre s’kemi qene idhnueshem…Kohen tjeter e kalonte me vizita te doktoret e me ilacet, sepse ishte shume i semure. Por, me teper se semundjet, zemren ia shtrengonin dy merake te medha. I pari, malli per femijet qe i kishte larg e nuk i gezoi kurre. I dyti, e hante perbrenda turpi dhe mjerimi i babes, qe nuk mundi kurre t’u jepte pervojen e jetes se tij femijeve, ashtu sic bejne gjithe baballaret e botes…”Ti u ktheve ne rruge te mbare, -i thoja,- dhe kjo eshte mjaft c’te mesojne djemte nga ti!”” Sot ne Ulqinin e bukur cdo femije e kujton xhaxhi Flamurin nga perkedheljet dhe pergezimet qe ai u jepte te vegjelve, sepse ai nuk pati fatin te kenaqej me mbesat e nipin e vet qe ndodheshin ne Australi. Me kesulen e bardhe, plisin, ne koke, ish - “Fredi” i dikurshem i Sidneit, i kalonte ditet e fundit te jetes mes njerezve jashte e brenda kafeneve. Ai rrinte ne lokalet e tymosura dhe shikonte te tjeret duke pire alkool e duke luajtur me letra dhe, me nje lloj nervozizmi i keshillonte: “Mos pini, ju pifte dreqi n’bark!” Semundja po perparonte dhe Flamuri e humbi luften e tij ndaj tumorit, kesaj “ligcine”. Ai po shuhej dite pas dite, ndersa bashkeshortja i qendronte te koka e i sherbente me dhembshuri. Diten e fundit, kur ai po jepte shpirt, Naxhijes iu kujtua e vjehrra, e cila, diten qe u nis Flamuri per ne Australi, i therriste me nje ze te keputur: “Mos ik, ore djali im…!” Flamurit, dikur i panjohur per sa breza, ketij njeriu misterioz, ne diten e varrimit, banoret e Ulqinit i bene homazh e i dhane lamtumiren ne castin e percjelljes ne varreza. Arkivolin e te ndjerit e mbuluan me flamurin kuqezi; ishte hera e pare qe perdorej flamuri kombetar ne kete vend te vogel dhe te frikesuar nga roberia. Nje mrekulli ndodhi diten e varrimit. Flamuri, qe ne gjallje e kishte lene amanet qe “ta shtijne ne dhe femijet e vet”. “Posa morem vesh lajmin e humbjes se babait tone,- thone Samiu e Naimi,- edhe pse 22.000 kilometra larg Ulqinit, udhetuam urgjentisht dhe erdhem ne kohe, e nderuam baben, fale Perendise!.” F L U T U R I M T E K C E R D H J A E N A N E S Thone se ne Ulqin naten duken shume bukur yjet. Thua te jete kjo arsyeja qe Naimi e Samiu vijne shpesh e vizitojne qytetin e tyre te femijerise, apo jane lulet e sheges ne oborr qe i ndjellin binjaket te vijne e te shkermoqin kujtimet e femijerise?, apo eshte cerdhja e nanes qe i pret cdo sahat e minute, lare e njomur me lot malli? Ndoshta kjo e fundit eshte magjia. “Ne binjaket gjithmone erdhem te nana e serish do te vijme,- thote Samiu zemerprekur,- gjithmone dhashte Zoti, do te vijme e ta vizitojme. Ndersa nane Naxhija renkon me lot shpirti: “Pse, valle, e meritova kete fat, qe ju perlat, drita e syve te mi, e jetes sime, te me lini vetem “quk” ne shtepite e reja qe i ndertuam apo…mos t’i kerkojme me shume jetes se eshte koprace ne miresine e vet…” Ajo mjaftohet me tre muajt e veres kur binjaket vijne e i kalojne pushimet ne Ulqinin e tyre te shtrenjte mes familjareve e miqve. Ne faqet e saj te malesores rrjedhin lotet e kenaqesise kur perqafon misherimin e vepres se saj, djemte e vet…, zemra e te cileve nuk mund t’i duroje dot fjalet e drejta e te verteta te nanes… Pasi cmallen me nanen binjaket qendrojne te heshtur disa caste nen hijen e sheges se tyre te oborrit, me te cilen i lidhin shume kujtime. Ja, tek degjojne ne eter zera te larget femerore qe kendojne kengen ulqinake: “/ Shege e ambel, shege e bute,/me shkoi vera pa t’kepute/… Binjakeve, kur ishin te vegjel, u benin pershtypje kokrrat e sheges si gure te cmuar qe vezullojne ne ngjyre gjaku, si dhe levorja e bardhe, e holle mbrojtese, e cila e mbeshtjell frutin me aq kujdes. Ndoshta ata te dy e kishin zili ate kujdes e siguri qe natyra u kishte dhene kokrrave te sheges, por nderkaq, atyre te dyve nuk ua kishte dhene jeta. Gjate pushimeve verore Naimi e Samiu nje pjese te kohes e kalojne ne mjediset e kalase se Ulqinit e ndalen ne logun e keshtjelles, nen guret e bedenave te lashte, perbri detit te kaltert. Cdo vit aty festohet dita e “Dyluftimit te desheve”. Eshte nje feste e ethshme, nje tradite, nje ritual magjik qe vazhdon qe nga lashtesia. Qysh ne mengjes fillon “dita e sherrit” kur banoret e Ulqinit, cdo lagje me dashin e vet me briret e mprehur e te zbukuruar me lule, derdhen neper rrugicat e ngushta me kalldrem e arrijne ne sheshin e dyluftimit. Sheshi quhet “Vendi i ujqerve”, nga i cili rrjedh edhe emri i Ulqinit, “Ulk-in”. Samiu tregon se i pelqen te vizitoje kalane nga brenda. Akoma jane edhe sot qelite e te burgosurve ku ka ndenjur per pese vjet rob shkrimtari i famshem spanjoll Servantes, te cilin ulqinaket e pagezuan me emrin “Servet”. Nga prapa bedenave ende shihet qarte kodra ku thuhet se kane qene mullinjte e eres. Pikerisht vendi ku ka ardhur edhe frymezimi i Servantesit per te shkruar Don Kishotin, kryevepren e tij. Samiu perfytyron Dulqinen, vajzen ulqinake me emrin Bukurie, pas se ciles u dashurua Servantesi. “Me emrin “Dulqinje” Servantesi perjetesoi emrin e Ulqinit, i cili ne ate kohe quhej Dulqini”, perfundon ai. Samiu, sa here bredh rrugeve te gurta te kalase ulqinake, ndalet para nje mbishkrimi latin ne maje te portes ku lexohet: “Nema propheta in patria sua” (Te derguarit nuk pranohen ne vendin e vet). Me tej, ndersa zbret nga kalaja drejt plazhit, e ndjekin nga pas vargjet e Abdullah Thacit: “Plazhit nen kala sec gjemon nje ze Me re sysh, Ulqin, s’te vij kurre me…”“Mjaft me ndjellje te zeza!” psheretin Samiu… Duke shkruar keta rreshta, nje fllad qiparisash me sjell e me kujton poezine “Ulciniumi”, te cilen poeti Ali Podrimja e ka shkruar ne Ulqin ne qershor 2005. ULCINIUMI Syth mes Ujit te Madh dhe Endrres, Nuk ke c’t’i marresh as t’i lesh. Ullishtes ilire iken ora e nje populli, Nen kembe leviz e vdekura, Ne dore te Zotit. Ne Barbane bie Shqipja, syte i lan nga bloza e koherave dhe me njerin krah mbulon trupin e pergjakur te Gjergjelezalise. Bucimes ia ka friken dhe shkembi. D Y Y J E N G A Q I E L L I I U L Q I N I T “Dy yje nga qielli i Ulqinit”, nuk i cilesoj une binjaket Flamuri por, si nene qe jam, perfytyroj se, kur nene Naxhija mallohet per djemte e saj, ne netet e vetmise, ngre kryet drejt qiellit…dhe pikerisht keshtu i therret ajo Samiun e Naimin, me nje buzeqeshje miresie ne buze. Pas marteses se tyre Naimi e Samiu e shiten biznesin, mbasi nuset e tyre vazhdonin shkollen. Me largimin e prinderve ne Ulqin, familjet e binjakeve u vendosen ne Melbourn me 1996, ku vazhdojne te jene edhe sot. Naimi e Samiu ndoqen universitetin dhe u diplomuan ne degen e psikologjise, nje nder disiplinat, te cilen e pelqejne mjaft te dy binjaket. Martuar me dy motra, te cilat nuk jane binjake, por jane shqiptare te lindura ne Australi, Samiu ka dy vajza: Valonen dhe Arditen, kurse binjaku numer dy, Naimi ka nje djale me dy emra, Shpetim-Shqiptar. Ai ka dy emra sepse Naimi beson se ne boten perendimore, kur lindin brezat e rinj, ata ndoshta e humbin gjuhen por, se paku emri mbetet dhe nje dite, emermbajtesi ia ben vetes nje pyetje: “Po kjo, Shqiptar, c’ka do te thote?” Sot Naimi e Samiu jane te punesuar ne administraten e qeverise australiane si zyrtare te Imigracionit Australian dhe ne vitin 1999 ata mundesuan qe gati 4000 shqiptareve nga Kosova t’u jepej nje vendstrehim ne Australi. Kjo ishte nje pune tejet e veshtire, por binjaket e kryen me kenaqesi duke dhene ndihmen e kontributin e tyre ne momente aq vendimtare per kombin tone. Naimi e Samiu kane botuar librin “E perjetshme eshte Shqiperia” ne vitin 2000, si libri i pare i shekullit i botuar ne “Atmemedhe” sic e quajne ata token shqiptare. Binjaket Flamuri gjithashtu kane mundesuar botimin e librit rreth pemes gjenealogjike te familjes se Kastrioteve, te autorit Carlo Padgilione, liber te cilin ata e gjeten ne Itali dhe e bene perkthimin ne Shqiperi. “Pema gjenealogjike e Kastrioteve, pasardhesve te Skenderbeut”, nje portret i panjohur i Skenderbeut, (autor i te cilit eshte nje fisnik hungarez), si dhe tri emblema qe ka perdorur Skenderbeu, te publikuara per heren e pare (origjinalet e te cilave ruhen ne Arkivin Sekret te Vatikanit); keto jane risite e librit “Skenderbeu dhe pasardhesit e tij”, liber i shkruar nje shekull e ca me pare nga nje gjenealogjist italian. Ky liber doli ne drite ne kryeqytetin shqiptar, fale punes e kujdesit te dy vellezerve Naim e Sami Flamuri. Zonja Vitore Stefa Leka, veprimtare humanitare e diaspores, ka shkruar: “ Binjaket Naim dhe Sami Flamuri i njoha kur isha ne Kongresin e Pare te LSHB (Lidhja e Shqiptareve ne Bote), ne Prizren. Gjithe ato dite qe ndejta aty, si dhe ne Prishtine, kohen e lire pothuaj e kaloja me ta. Me terhiqte shume jo vetem thjeshtesia dhe menyra e komunikimit me grupin qe i rrethonte, por dashuria e pakufishme qe kishin per Shqiperine. Me thoshin se , per hir te ceshtjes se madhe kombetare, ne duhet te jemi e te mbesim te njesuar e te bashkuar, ashtu sic i ka hije nje populli te qyteteruar…Duhen mbrojtur ne menyre me fanatike reliket kombetare, historike dhe etnografike, te cilat jane deshmi e autoktonise dhe pranise sone te perhershme ne Ballkan, si dhe deshmi e nje populli te vjeter.” Samiu dhe Naimi jane koordinatore te LSHB-se me komunitetin shqiptar ne Australi, si dhe udheheqes te ketij komuniteti. Ne vitin 2000 binjaket Flamuri hapen per heren e pare ne Australi TV e pare private dhe radion ne gjuhen shqipe. Me perkushtimin dhe me punen e tyre te palodhur si atdhetare te vertete, kane mbledhur e derguar 2 milione dollare per luften clirimtare te Kosoves. Si udheheqes te komunitetit shqiptar ne Australi, vellezerit Flamuri organizuan te gjitha demonstratat e ketij komuniteti, dhe kjo e zgjoi diplomacine australiane. Ne vitin 1999, mbas pamjeve trishtuese, nepermjet ekraneve te TV, te gjendjes se shqiptareve kosovare ne kampet famekeqe te “Bllaces” ne Maqedoni, Samiu dhe Naimi dhane alarmin ne qeverine australiane , e cila deri atehere, pervec premtimeve verbale, asgje konkrete nuk kishte marre. Pasi vellezerit Flamuri takuan disa ministra te shtetit, si dhe senatoren australiane me origjine kroate Natasha Stot Despoja, u arrit qe, ne emer te qeverise australiane, te shkonte menjehere nje ekip ne kampin e Bllaces per te mundesuar evakuimin e 4000 refugjateve kosovare me “vize speciale”, nje “bill” qe u miratua per here te pare ne parlamentin australian. Te dy vellezerit Flamuri u bene koordinatoret kryesore per vendstrehimet e kosovareve, por ata u bene edhe kembengules qe, te gjithe te ktheheshin ne Kosoven e lire pas luftes, per te mos i lene bosh vatrat amtare. Binjaket Flamuri kane qene edhe ne Shqiperi, prape si koordinatore te shperndarjes se ndihmave per shqiptaret e perndjekur nga Kosova. Njekohesisht ata te dy u angazhuan edhe per te perndjekurit nga Peja, duke i sistemuar ne Ulqin. “Ardhja jone ne Shqiperi, ne nentor te vitit 1999,-thote Samiu,- ishte nje enderr…nje deshire qe fillimin e mileniumit te ri ta prisnim ne “Atmemedhe”. Ishte i paharruar takimi me shume intelektuale, personalitete, historiane, deri edhe me presidentin e Republikes, zotin Mejdani. Ne takimin me prof. Moikom Zeqo, i cili ne ate kohe ishte drejtor i Muzeut Kombetar, i dhuruam muzeut dy flamure arkaike, njeri, flamuri i Skenderbeut dhe tjetri, flamuri i malesorit patriot Ded Gjo Luli, (i cili eshte ngritur me 1911 ne Deciq, nje vit me pare se flamuri i Ismail Qemalit). “Ne Tirane e gjetem veten midis miqsh,- shton Naimi,- takuam Fatos Arapin, Dhimiter Shuteriqin, Xhevair Spahiun, prof. Ferid Hudhrin, Arian Leken e te tjere, si dhe Donika Bardhen, me te cilen organizuam edhe festen e Vitit te Ri 2000, ku, bashke me miqte tane kaluam nje nate te lumtur e mbreselenese ne restorantin “Piazza” ne Tirane. Vellezerve Flamuri, gjithashtu, u la kujtime te mira takimi me presidentin Mejdani . Megjithese koha e takimit ishte e caktuar per 15 minuta, Naimi e Samiu qendruan ne shoqeri te tij per gati dy ore. “Ai degjoi me vemendje e u interesua per aktivitetin tone,-thote Samiu,- i treguam per librin qe kishim ne shtyp e ai na premtoi se do te merrte pjese ne promovimin e tij…Presidenti gjithashtu na ftoi si “mysafire nderi” te merrnim pjese ne ceremonine e fundit te festave te Nentorit per shekullin XX, ne Pallatine Brigadave” S H Q I P E R I A – T E M P U L L I K U H Y H E T D U K E U L U R K O K E N Me 7 janar 2000 bota letrare shqiptare e nisi me nje ogur te mbare fillimshekullin e ri, duke hapur siparin e tij me librin “E perjetshme eshte Shqiperia”, me autore vellezerit binjake Sami e Naim Flamuri. Ky liber prej 332 faqesh, me redaktor prof. Moikom Zeqon, ribotohej per heren e trete, me i plotesuar. Libri u prezantua ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, ku ishin te pranishem presidenti i Republikes Rexhep Mejdani, si dhe historiane, shkrimtare e figura te shquara te artit e te kultures. Tashme ishte bere e njohur per median e vendit se binjaket Flamuri me banim ne Australi, te cilet preken per here te pare token arbnore ne moshen 30 -vjecare, e sollen kete liber ne emer te te gjithe mergimtareve shqiptare ne bote. Per kete veper, e shkruar ne stilin e bisedave eseistike, e cila i referohet kombit me te vjeter te Evropes, autoret jane mbeshtetur ne te dhena burimore te plota, ne nje bibliografi prej 100 titujsh, kryesisht te albanologeve angleze. Ne parathenien e librit z.Bahri Brisku thekson se kjo veper qe i ngjan nje antologjie te ceshtjeve kombetare, reflekton te dhena kronologjike lidhur me zhvillimin e kombit tone, me te gjitha atributet civilizuese duke e lartesuar kete popull deri ne altarin e kombeve me fisnike. Nga diskutantet, gjate promovimit, u theksua se dalja e ketij libri eshte nje nisme qe vlen jo vetem per diasporen, por edhe per qarqet e sistemeve te huaja informative, te cilet do te luajne nje rol per sensibilizimin e problemit shqiptar ne hapesiren ballkanike. Gjate promovimit, botuesi i librit, z. Arian Leka , nder te tjera tha: "E perjetshme eshte Shqiperia" nuk eshte thjesht nje liber. Ate mund ta quash edhe enciklopedi permbledhese te te gjitha tezave ne dobi te ceshtjes se kombit shqiptar, si nje nga popujt me te lashte te Evropes, i cili gjithmone dha, por kurre nuk u shperblye, dhe nuk gabon aspak ne kete gjykim…Librin mund ta quash edhe nje bashkebisedim te nivelit te ngritur-eseistik, per lartesimin e ndergjegjes kombetare dhe perseri nuk gabon…Mund ta quash sprove historie, mund ta quash antologji te mendimit shqiptar, mund ta quash “kujtese historike te gjykuar emocionalisht” dhe “te shpjeguar me vargje poetesh”, mund ta quash madje dhe indeks bibliografik kete liber, dhe gjithmone te mos gabosh…Ky liber eshte nje enderr, madje vazhdimi i nje endrre te nisur heret, te enderruar nga shume e shume shqiptare…Kryefjala eshte Shqiperia e munguar dhe, kur ka qene e larget per tejqyren e mergimtarit, e copetuar, kurre nje, per zemren e copetuar te shqiptarit…” Sipas z.Leka ky liber eshte menduar, shkruar e botuar per ata qe besojne, per gjithe ata besembare, qe menduan dhe mendojne se dikur, pa tjeter, Lulekuqja e Asdrenit, Manushaqja e Naimit, Shqypja e Malit e Fishtes, do te vihen ne nje radhe me shoqet e tjera, do te nisin fluturimin perfundimisht ne nje drejtim te mbare e te drejte: jo majtas, as djathtas! Vetem lart! Dhe kjo eshte Shqiperia! Para saj qendrojme si para atij tempulli te lashte, ne porten e te cilit shkruhet “Ketu hyhet duke perkulur koken…” Se fundi, ne diskutimin e saj znj. Engjellushe Allo e vleresoi librin si nje promemorie per gjithe inteligjencien shqiptare, si nje shprese e diell per rinine shqiptare qe nuk di nga ka ardhur e ku te shkoje…Ky liber per ta eshte nje abetare e nacionalizmes se neperkembur…, pasi, si thote edhe Naim Frasheri: “ate vlere qe i ep vehtese nje komb, ate i njohin edhe te tjeret!” Duke perfunduar, znj. Alla tha: “Si intelektuale, artiste dhe nene njekohesisht, kam te drejte te krenohem me ju bij nene shqiptare, se tek shkrimi juaj gjej zellin, vrullin, rinine, frymezimin, trimerine, guximin, fisnikerine dhe atmemedhedashurine qe e ka cdo shqiptar… Naim dhe Sami…, puna juaj qellon me fort se qindra pushke…!” Si autore dhe, si nene, po ashtu, krenohem edhe une me ju, Naim dhe Sami! x x x Kjo eshte deri tash nje pjese e historise se dy vellezerve Sami e Naim Flamuri, emnakeve frasherllinj, te cilet, te “ngarkuar” me gjeografine e “Atmemedheut”, udhetojne virtualisht e fizikisht neper bote per te dhene kontributin e tyre atdhetar, pa harruar te ndalen te foleza e dashur e nane Naxhijes dhe te varri meditues i babe Flamurit. Ne kete bote te madhe ku jetojme, ka kohe per lindje, ka kohe per vdekje, ka kohe per plagosje dhe kohe per sherim. Boston, tetor 2006

Bota e Gruas Shqiptare-ARDITA JATRU-POEZI

Zambaket e bardhe

Nga Ardita Jatru, Greqi

Zambaket e bardhe i dashur!
Te m’i sjellesh te bardhet zambake.
Dhe ruaj pas deres zemerndalur
Frymemarrjen tende a nje hap

Zambaket shpirt,zambaket,
Te bardhet ,te dehem me arome.
Dhe heshtjen vret nje lot i vaket,
teksa mbyt trishtimin naten vone

Dhe ardhjen tende ndersa ndjell
Malet i mbulon e para bore.
Une pres,e papritur do te ndjej
Ardhjen tende me zambaket ne dore

“Hape deren zemer”, do t’me thuash
“Vazos blu te kristalte dic i mungon.
Zambaket e bardhe mbaj ne duar,
Dhe buzeve livadhin me arome!”

Do te ngjishem gjoksit si nje blete
Qe mbi lule e lumtur pjalmin thith
Do te them pastaj nje te vertete
Nje perralle te bukur a nje mit.


Ti do tё rilindёsh pёrsёri


I ndjej ngashёrimet e tua vjeshtё,
ndёrsa mbledh parkut copёzat e fundit tёnd.
Por hesht…..
Se do t’i mbjell sonte nё ndonjё vresht!
E pafajshme,stina qё mё dhёmb.


M'e bukura stine

Teksa diellit i gёzohesh,papritur
Troket dimri me grin’ e tij tё rёnd
dhe ajo flakё qё ishte nё tё rritur
tё shuhet nё shpirtin tёnd.

Gёzoju pra rrezeve tё mia
Pёr t’harruar brengёn e vetminё
Dimrin plak me tekat e tija
Shpirt jam unё m’e bukura stinё

Shpёrndaje dhe vjeshtёn nёn pragje
Gjethe tharёn me njё mal trishtim
Dhe dashurisё t’i shpallim paqe
Shpirt,jam unё m’e bukura stinё