Thursday, June 28, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-Mimoza Dajci-Takim me Kryeministrin-Meeting the Albanian Primeminister


Kryeministri Shqiptar Sali Berisha ne New York
Me ftese te organizates "Oxonian Society" me seli ne New York, me daten 14 qershor, erdhi si i ftuar nderi, per nje vizite dy ditore Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Tema kryesore e tij ne konferencen per shtyp me gazetaret ishte e ardhmja e Europes dhe prespektivat e paqes ne kete rajon. Ai foli mbi viziten e sukseshme te presidentit Bush ne Shqiperi, ku ceshtja kryesore ishte edhe pavaresia e kosoves per te cilen Amerika eshte totalisht ne mbeshtetje te saj, foli mbi punen e bere deri me tani nga qeveria e tij, mbi demshperblimin e ish te perndjekurve politike, kanunin si nje problem shume shqetesues por qe po shikohet me prioritet nga qeveria qe ai drejton, per gjeneraten e re shqiptare qe studion jashte dhe si dhe kushtet qe ofron qeveria per rikthimin e tyre ne atdhe, etj. Vlen per tu permendur se "Oxonian Society" qe kishte ftuar Kryeministrin Shqiptar ne SHBA mes te tjerave ne njoftimin e saj shkruante: "Shqiperia eshte vendi qe i solli botes Nene Terezen". Kjo organizate eshte nje NGO jo qeveritare qe ka nje emer shume te mire ne Amerike, eshte jo fitim prurese dhe ka per qellim te nxise debate dhe te diskutoje mbi ceshtje te ndryshme te politikes, kultures, ekonomise dhe problemeve sociale kudo ne bote. Me ftese te po kesaj organizate kane qene te ftuar personalitete nga vende te ndryshme te botes si kryeministri i Anglise John Major, Richard Hollbrooke, Jack Kemp, Newt Gingrich etj, etj. Nga Mimoza Dajci New York

Sunday, June 24, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-MEDIJA VRANIQI -POEZI


Ne kerkim te pafund...


Kerkova diellin …e gjeta
Por tash s'me ngroh me...
Sonte, Ti, Ku je?
Oh,......sikur ...
Edhe vetem njehere
Zerin tend ta degjoja,..
... Ike, po PSE?.........
Ah,..kot therras,
Kur s`me pergjigjet njeri
Sa e rende qenka kjo ndjenje
Qe me ndrydh shpirtin

Fjalet e pathena
I shnderruaka ne plage qe s'myllen…
Kush do ma plotesoje mungesen tende .........

Ahh… ......dhimbjet e thella
S`paskan forcen e fjales,
Por te nje heshtjeje te pafund ...

Qershor 2007

Thursday, June 21, 2007

Bota e Gruas Shqiptare - Raimonda Moisiu - Reportazh


LEVIZJET E GABUARA TE BORIS JELCIN!

Vleresime tejet te ekzagjeruara u bene per Boris Jelcinin ,mbas vdekjes ,nga lidere boterore .Ata ,gjithashtu u nguten ta paraqisnin ate ne bote si nje figure kurajoze dhe me potencial politik ne politiken boterore .Nje gje eshte e vertete ,e kjo dihet boterisht tashme ,se ishte Boris Jelcini ai qe cmontoi perandorine komuniste sovjetike .Lenja e zyres vullnetarisht ishte zgjedhja me e mire qe Jelcini ,beri ,gje qe solli krijimin e Rusise demokratike .Te gjithe e perfytyrojme Jelcinin ,mbi tank,me 1991 ,kur I VETEM ,rrezoi e perballoi "Coup d'etat (grushtin e shtetit).Shume lidere e njeres te thjeshte ndajne admirimin e tyre per figuren e Boris Jelcinit.Po a gaboi Boris Jelcini?? Sigurisht !Por ai do te mbetet nje figure thelbesore e karizmatike ne histori-pamvaresish t se ai e drejtoi shtetin me dore te hekurt e ne drejtim te gabuar .Le te krahasojme Rusine me Kinen! Ne fillim te viteve '90 ,te shekullit te kaluar ,Kina e Rusia ishin vende shume te rendesishme ne arenen boterore, te cilat i rezistonin kohes duke qendruar jashte sferes demokratike e vendeve kapitaliste . Rusia drejtoi me dore te forte diktature dhe konsiderohej si nje nga superfuqite e botes -,e dyta -,ku nuk mungonin ndihmat ekonomike ,politike e materiale qe ajo jepte ne ndonje orvatje nderkombetare ,si p.sh.ne Luften e I-re te Gjirit apo ne negociatat per paqen ne Lindjen e Mesme.Ushtria ruse ishte nje nga me te fuqishmet dhe me e madhja ne bote.Rusia gjithashtu dallohej se ajo ishte e pasur ne burimet natyrore qe ajo posedonte.GDP- ja e Rusise ishte $1 trillion ,nje nga me te fuqishmet ne tregetimin e saj dhe nje nga marreveshjet me te medha per trainimin teknik te personelit,Gjithash tu kishte nje president ,BorisJelcinin qe drejtonte me dore te hekurt e te bute sipas rrethanave -nje lider karizmatik .Kina ,ne kontrast me Rusine ,konsiderohej si nje superfuqi nderkombetare .E njohur per masakren e pergjakshme e te turpshme ne Sheshin Tienanmen ,Kina zoteronte nje te treten e kapitalit te GDP-se ,te asaj qe zoteronte Rusia,duke e bere Kinen nje nga vendet me te varfera ne bote.Sistemi arsimor dhe teknollogjik ishte ne medit te hallit ,te cilat u paten mbyllur gjate Revolucionit Kultural.Lideret kineze ne pamje te jashtme - me ato veshjet blu te erret-te jepnin pershtypjen e disa inxhiniereve syleshe qe paraqesnin akoma reforma ,te insipruara nga Koha e Mao-Ce -Dun-it .Vijme perseri te Rusia .Nuk duhet te harojme se aresyeja qe Jelcini u ndodh mbi tank ,-ishte te nxirrte dekrete unilaterale .-Boris Jelcin udhehoqi me dore te hekurt duke perjashtuar e pushuar ,gjykates ,prokurore,guvernat ore e legjislatore , te cilet i kunderviheshin atij .Rezultati;- Rusia u shendrrua ne nje vend ku liria e fjales e te drejtat civile u kufizuan ,e vendi u shendrrua ne nje gjysem diktature .Ai ndoqi nje politike ne privatizimin e ekonomise te vendit ,qe e coi vendin ,me qellim ose jo ,ne kaos dhe korrupsion .Ai beri nje lufte shkaterrimtare ne Ceceni ,qe akoma sot e kesaj dite drenazhohet nga Rusia .Ai implementoi ate cfare shprehen historianet per " Coup d'etat",(grushtin e shtetit) per te instaluar ne pushtet ,Vladimir Putinin ,si nje nga trashegimtaret e tij.Hidhuni nje veshtrim te dyja vendeve !Ekonomia ruse ka ulje e ngritje per shkak te cmimit te larte te naftes dhe te komoditit .Ekonomia kineze eshte 6 here me e madhe se ajo ruse .Por me interesante paraqitet trajektorja politike .Rusia pothuajse ne cdo dimension eshte shendrruar ne nje vend ku liria e fjales po kufizohet ,sidomos ne dhjete vjecarin e fundit .Ekonomia e saj ne renje rritmikisht ,njerezit qe vuajne urie - po dominon shtetin e kontrolluar rreptesisht nga qeveria dhe Putini.Ne keto dhjete vjete e fundit ,Rusia konsiderohet si nje nga vendet ku te drejtat civile jane shkelur rende dhe nje numur i madh gazetaresh ,,jane vrare ,masakruar ,helmuar ,jo aksidentalisht ,si ne Irak,por nga bandat mafioze te FBS-se dhe KGB-se,vetem e vetem se faji i tyre ishte: Kundershtare dhe kritike te ashper te rregjimit te Vladimir Putinit .Kina, ne te kundert te Rusise ,ka pesuar nje ngritje ekonomike ,ligjore dhe sociale ,gati cdo vit .Kete vit - perfundimisht -Partia Komuniste Kineze adaptoi ligjin e garancive te prones private dhe transaparencen qeveritare nga me te mirat .(Duke ju referuar Thomas Jeffersonit: Se e drejta e prones private eshte zemra e lirise individuale ).Por kjo nuk do te thote se liria e fjales eshte me e lire ne Kine se ne Rusi .Jo aspak .Por per nje dekade " shigjeta" ,ne Rusi ,leviz mbrapsht ,ndersa ne Kine leviz perpara - por ngandalshem. Kjo divergjence midis modelit Rus e atij Kines,ka pasur implikacione te fuqishme ne te gjithe boten .Rusia po shendrrohet ne nje shembell tejet negativ .Lidershipi kines ,privatisht e ka pranuar se ka kopjuar nga reformat e Jelcinit ,te cilat prodhuan kaos ,paqendrueshmeri dhe asnje rritje .Ne vend te nje " terapie shoku" Kina zgjodhi nje menyre te kujdeshme e fitimprurese ." Ne duhet te kalojme lumin ,pa na vrare kembet asnje gur "- u shpreh Dzang-Xiao-Ping, sa te mbyllim nderrmarrjet shteterore .Bejing zgjodhi te rrise ekonomine nepermjet tyre dhe porcioni shteteror tkurret dhe problemet ekonomike behen sa me te menaxhueshme .Veshtroni boten ,qe nga Vietnanmi deri ne Egjypt !Do te kuptoni se ata studiojne e kopjojne reformat ekonomike te Kines dhe asnje prej tyre nuk studion reformat ekonomike te Rusise .Po perse keto dy vende po shkojne teposhte ??!!!Sepse :Rusia eshte e varur shume nga burimet natyrore dhe Kina eshte me shume nje shoqeri pragmatike .Historia ,kultura e demografia ,te gjitha kane pjesen e tyre .Po keshtu edhe popujt .Eshte e vlefshme te permendet se cfare do te mund te kishte bere Boris Jelcini ne keto vite kritike ;-Duke i dhene Rusise nje drejtim te ndryshem!

http://www.raimondamoisiu.blogspot.com/ Qershor 2007

Bota e Gruas Shqiptare - ALBANA M. LIFSCHIN - Poezi


Pesha

Per dashuri
une nuk lutem,
as miqesine s'ta kerkoj
Tek shfaqem keshtu si jam
une ty te peshoj ...

Petale te thara

Sot ne zarf brenda nje libri
me erdhen dy petale te kuqe

Trendafili i thare ngacmoi kujtime,
djalin çapken ne rinine e pare,
foshnjaraken dashurine time

dy petalet - qene buzet e mia
qe ai atëher si puthi dot kurre,

kepusja petale mbi buze i vija
qeshja shenjterisht siç qesh femija
s'e dija se kisha lindur per nje burre.

Sa ndryshe...

Une te dua
edhe per rudhat qe ke sot,
per rinine tende ne to tretur

E ndjej qe me endje me veshtron
Po pse sikur s'te vjen mire,
qe une ende e re kam mbetur ?

Vitet nuk i shoh

Pse s'me besuat
kur u thashe
une nuk i shoh vitet?'

Une vitet
vertet nuk i shoh
kunder zemres
duan te me kthejne
vitet inatçore!

Pas me bien
kur bie shi,
kur bie bore,
ngrice kur ben
duan
te me mbledhin,
te me rrudhin,
te me tkurrin,
te mos mendoj me
as per burrin

Zemerohen vitet
se nuk e gjejne dot
rrugen drejt zemres
sime!
Te ma vyshkin ate
une s'i le!

Albana Lifschin/ Qershor '07

Monday, June 18, 2007

Bota e Gruas Shqiptare - Merita Bajraktari McCormack - Poezi


Frut i shpirtit

Ashtu si keputet nga dega fruti i arrire
E bie , perplaset mbi token e forte,
Lengezohet e pastaj vyshket nga plasja
Ashtu u keput dhe fruti i shpirtit
E mbeti endur ne kraharor
Ate cast ,ndali frymemarrjen njeriu,
Foli vec heshtja ,dy pika loti, ndarje
Serish, e hidhur shija, cikle perseritese
Mbarsur me kujtime ndarje, bashkime
Kraharoret u bene hapesira pa gravitet
Shpirti endet, perplaset nga valet e furtunes
Ngjan si titanik i thyer, fundosur ne det

Adriatik

Merre puhizen e lehte qe me perkedhel
Bregut shkembor kete mbremje vere
Percille mes eres,stuhish a rrymash
Percille drejt bregut qe me njeh
Bashke me flladin e lehte
Coji dhe pikezat e ujit qe bart me vete
Lag me to fytyren e Memes...
Tregoji i vijne nga bija e merguar
Plot me mall e dashuri derguar....

Bregdetit Dalmat, 12 Gusht 2004


SHPIRTI I GRUAS

Nje trup gruaje mund te vritet
Mes plumbash a bresheri guresh
Nje trup gruaje mund te digjet
mes flakesh zjarri mund te hidhet
Nje trup gruaje mund te shitet
Blihet,torturohet, peshtyhet
Prej dores se forte e te ashper
Trupi i gruas mund te perndyhet
Por nje shpirt gruaje keshtu
Kurre s'mund te vritet dot
Vec fjala e hidhur vret shpirtin
Prej saj nje shpirt gruaje u vra SOT!

Mall

Mallin per ty me kujdes e ruaj
ne shpirtin tim nje qoshe tenden ke
vec sot malli si zjarr me dogji
te kerkoj tani mes vargjesh, ku je?

Tre fjale

Tre fjale gjeta sot mbi tavoline
nxitimthi "I love you" shkruar per mua
me folen me shume se bota e tere
me zemer te thashe "Edhe une te dua"!

Eja me mua!

Ne do yjet si cati
henen drite dashurie
token shtrat dashuror
afshin tone zjarr rinie
eja zemer me mua!

Ne do puthjen te me
me zjarr t'i pjekim
gjakun nder deje te ndjej
me shpirtrat prej dashurise t'i djegim
eja e me thuaj te dua!

Ne do zemrat t'i bashkojme
te ndjejme dashuri nder deje
ti te marrosesh pas mua
e une te cmendem pas teje
eja, te pelqen a s'me thua?

Vec fjale!

Bote ,ujra te turbullta
Fjale ne ere
Fjale,fjale vec fjale
Fjale pa mbarim
Njerez ndaloni!!!!!
Me fjale ne ere vetem
nuk gjeni dot shpetim!!

3 nentor 2003

Pilati

Pilati s'ishte udheheqes popujsh,
Diktator roman I Judese
une do bej si thote turma
Barabas te lirohet
Krishti te kryqezoet!
Vullnetin e turmes –tha Pilati- bej
Por historia qe drejt e gjykoi
Ne regjistrin kohor "Krishti u kryqezua
Nga Pontus Pilati" shkroi!"

Urim!
Femijeve te mij

Lozni ju engjejt e mi!
Lozni e qeshni,bota eshte e juaja,
Kurre mos ndaloni lojen yjet e mi!
Buzeqeshjen mbi buze paci perhere
Ngazellimi mbreterofte ne shpirtin tuaj !
Gjithe stinet tuaja qofshin pranvere!

Lozni ju engjejt e mi, qeshni, lumturohuni,
Merzise mos ja pafshi syte kurre!
Dhe halle mbi shpine kurre mos paci,
Boten tuaj te bukur, sot, gezoni!
Do vije nje dite, yjet e mi
Kete urim te Nenes ta kuptoni!

1 Dhjetor 2003

Dy jete..

Dy jete,dy
bote te shprishura
Dy zemra dy dashuri
Per hir te kujt u bene fli!?


Ti vjen tek une

Ti , shpesh vjen pa trokitur
Here here si stuhi e marre
Erera te forte sjell me vete
Tufan e ben ,mbart acar
Remben me vete c'gjen perpara
Mbush lumin tend prej kohesh vdekur
E ik pastaj me vrap, pa menduar
Per burimin qe dha uje kur ti ishe etur…

Kur jep!

Kur I jep uje dikujt qe prej etjes eshte thare
Apo i jep kurajo ku prej gjithckaje eshte vrare
Kur i tregon rrugen kur ne udhekryq gjendet
Apo e ndjek me qiri kur mes erresires endet
Kur i jep doren dikujt qe rrezohet
Ti I ngjall nje shprese, dhe ai ftillohet…
Kur se fundi jep te madhen dashuri
Sheh frut te vertete,fiton nje njeri!

Me Duhet

Me duhet te derdh ne det
dhimbjemadhin, dert mbushur,malin tim
te hap dritaren e shpirtit
te pres rrezen e pare ne agim
te ndjej ajrin pastertor
mes fjollash bore te zbardhellohem
te rifilloj te jetoj serishqe ka Zot, te kujtohem
Te flej e te gdhihem mes endrrash
te degjoj zogun e pare cdo mengjes
te shkoj lendines sime e cliruar
te ndjej plotesisht arome e vese
me duhet te shoh atje larg pemen
qe ka celur, me pret petale plot
te rend si njehere femije,
te rrezohem e te ngrihem, pa lot...


Ekuiliber!

Ekuilibri eshte tek ti
gjithmone
Ti e prish a ve ne vend
Ekuilibrin
Nuk eshte Zot tek ti Ai
Zot i ekuilibrit tend
Je vetem ti!


Gezo diten!

Mos u trishto nese shiu qe bie nga qielli
te pikon drejt ne shpirtin tend te lodhur
mos u ngrys nese endrra tu prish
ti e di, ke mundesi te enderrosh serish
Mos u ngrys ti nese dielli
perendoi me shpejt se c'pritej
fjalen e hidhur mos e bej mike

Qeshu pas petales se lules, bletes punetore
zogut gushekuq, tingujve te muzikes
atij shikimit te vjedhur ,pas xhamit
gezoju, kuptoje jane te gjitha per ty
preke jeten, kerko te bukuren,
pjese e saj je dhe ti,une, te gjithe ne
gezo momentin, falendero Zotin per diten e re!

Atij qe me ka rrembyer zemren

Ti,vogelush, linde dhjete vjet me pare
erdhe e solle jete ne kete bote mergimtare
ashtu si dielli qe sjell nje rreze drite
ne keshtjellen e erret permes dritares

Ti erdhe pa ditur c'dashuri do sillje,
pa ditur lotet qe do dilnin prej gezimit
pa ditur lumturine prinderore
qe sillje ti ne boten e mergimit

Ti erdhe i qeshur, i bukur, shendetplote
hodhen hapin e pare drejt nenes vrapove
vec fjala, e uruara, ajo te mungon
por dhe pa fjalen ti vec lumturi dhurove

Ti je syqeshuri, i bukur, vetull harkuar
Ai qe vec zemra di te rrembesh
ai engjell i vogel qe ndryshon boten
kur aq bukur, pa fjale, vec buzeqesh

dashurine e jep pa bere zhurme
ajo rrjedh si krua shpirtit tende
ndjej ne deje, me ka rrembyer,
kur perqafimin tend sjell ndermend

2004

Nese fjala ime ne varg

Nese permes fjales time
ne vargun e thjeshte
ju solla buzeqeshjen,
ndjeni se me ju qesh dhe une
njelloj gezoj si kete moment
qe ti tani perjeton ne varg
driten e kam marre prej jush
dhe ja u sjell me vargje ne prag
nese fjala ime vargezuar
sjell dhimbjen mallin,
lotin, trishtimin, ndarjen,
ndjeni, me ju jam ne cdo moment
Miq te dashur kurre mos harroni
ju kam dhuruar shpirtin tim-
liber te hapure permes fjales time
ne varg ate lexoni!


Poezite jane shkeputur nga vellimi "Tinguj Malli" -botuar Tirane , 2005 "SHB ALBIN"
Te gjtiha te drejtat e rezervuara autores Merita Bajraktari McCormack

Tuesday, June 12, 2007

BOTA E GRUAS SHQIPTARE - VLERESIME DHE ARTIKUJ PER LIBRIN "NENES"

Ne vend te pershendetjes per te gjitha ato
qe mbjane autoresine e librit "NENA"
dhe me respekt per cdo Nene!

IMJA MELODI E PARE

Ne vargun e shkruar,
nje ndalese per Ty, e mira Nene...
E shtrenjta e cmuar,
kam driten ne sy dhe bekimin
qe me ke dhene.

Me mall te paharuar,
derdh lotin vese ne brigje e lendina.
Atje mbledh e kam ne duar,
mimoza per Ty o nene, e lule trendelina.

Gjithmone e perjete,
dashuri pa fund o Nena ime je.
Une shpirtin bej det,
ne te per Ty, valet ngre, atje permbi re.

Keshtu te takoj o shpirti im,
mbi ylbere qiellore te shoh, drite ne amshim...
U thinja tani, kam rrudha mbi balle,
po jam une, dyvjecari qe me le atje, duke qare...
Ndaj me rrjedh ky varg per Ty, si lume e ujevare...
Mbi te derdh melodine, Nene,
o imja melodi e pare!
Te shoh tek afrohesh e me kendon dhe Ti,
nje kenge me kitare...
Eshte malli qe na bashkon, ne nje ze,
ky mall qe s'ka te ndare!


Hysen Cifligu
Florida


Ska gje me te bukur ne bote se kur Nenat shkruajne per Nenen.....! - Nga Beqir Sina, New York (botuar ne Gazeten 55 dhe Bota Sot)


SOUTHERN Blvd. : BRONX (NY) : Te dielen me 3 qershor, ne shtepine e Vatres - Bronks-Nju Jork, "Bota e Gruas Shqiptare" perfaqesuar nga autoret e librit "Nenes" qe banojne ne Nju Jork, organizuan ne bashkepunim me Vatren mbasditen kulturore per promovomin e antologjise se porsa botuar "Nena" qe u moderua nga Zj. Mimoza Dajci dhe Iliriana Sulkuqi. Nikoqirja e ketij takimi "Bota e Gruas Shqiptare " themeluar nga z. Merita Bajraktari McCormack , eshte nje grup grash dhe vajzash shqiptare qe komunikon ne internet, dhe qe ka nxjerre ne drite dhe frytet e kesaj lidhje me botimin e ketij libri, i cili, eshte nje antologji modeste me krijime kushtuar Nenes nga 26 vajza dhe gra nga forumi virtual femeror mbareshqiptar. Ne kete aktivitet kulturor, i pari i ketij lloji mbajtur vitet e fundit ne shtepine e Vatres, ne nje mbasdite fort te kendshme dhe tejet gazmore, duke nderuar mbi te gjitha emrin e dashur te Nenes qe na lindi, krijimet e ketyre krijuesve shqiptare nga Shqiperia, Kosova, viset shqiptare e Diaspora, nen ngrohtesin e Vatres famemadhe, moren pjese disa figura nga me eminentet e komunitetit, kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes, z Agim Karagjozi, Agim Rexhaj, Prof Dr Skender Kodra,Ramiz Muja,Zef Perndocaj, Pashk Maksutaj e te tjere. Moren pjese : shkrimtare te njohur,Naum Prifiti, Pellumb Kulla, Tom Mrijaj e Gjeto Turmalaj. Artistet Xhuljeta Kulla, Justina Alijaj e Astrit Tota, Zoji Shyti, si dhe biznesmene te sukseshem, prinder dhe femije, studente shqiptare dhe shkrimtari e publicisti Agim Shehu me bashkeshorten nga Zvicra dhe shkrimtari Fazlli Haliti nga Lushnja.
Gjate promovimit, me se 50 pjesmarres te ardhur edhe nga vende te largeta te Amerikes, si Medije Vraniqi me te bijen Vanesa, nga Teksasi, e nga shtete te tjera, u diskutua edhe per sfidat e rastet e zhvillimit te ketyre promovimeve ne komunitet. Tema kryesore e ketij promovimi ishte libri dhe "Nenes". Ne fillim te fjales se saj ideatorja e librit , zonja Merita Bajraktari iu falenderua VATRES qe ua hapi deren dhe bashkepunoi me grate ne kete aktivitet.. Me pas ajo falenderoi atoret e librit dhe falenderoi pjesmarresit ne tubim.

"Sekreti" i antologjise se librit te "Bota e Gruas Shqiptare" "Nena"

Me pase ajo tha se si u be libri "Nena" ,si i lindi ideja..... e tjera. Duke treguar momente qe ajo kishte perjetuar me mungesen e vajzes se saj e cila ndodhej ne Washington D.C ne nje aktivitet, te cilin e ka pershkruar bukur edhe gazeta "Illyria", ajo kishte ndjere se duhej ti shkruhej Nenes se saj, t'i rrefente mbi brengen pohon ajo duke treguar sekretet e librit. E tek beja keshtu, shprehet Bjaraktari ndjeva se edhe nena ime kishte mall per mua femijen e saj dhe keshtu me lindi ideja qe ti shkruaja duke i kerkuar falje pse isha larguar..... se doja ti thoja me fal dhe te kam kuptuar!

Pastaj rrefehet ajo mendova se sa vajza jane si une te ikura larg dhe mbase ndjejne njelloj si une, sikur te mblidheshin keto shrkime, do behej nje liber per "Nenen". Thashe, ka pohuar ajo, se e hodha idene per nje liber te perbashket ne forum per te shprehur pikerisht ate ndjenje qe ne kemi per Nenat tona dhe ideja ime u perqafua dhe gjeta mbeshtetje absolute, pranoje ajo. Gjithashtu, tregoi se si punuan ne grupin redaktor, shpejt e sakte dhe me efektivitet. ... Per kete ajo perdori edhe nje metafore kur tha se: "me nektarin qe po mbledh nga ju mbase bejme mjalte me te mire" - fjala per nje liber tjeter :-) Bashkepunimi me autoret ishte shume i mire , tha Bajraktari, te gjitha kontribuan me materiale dhe patem sponsore(John McCormack,Medije Vraniqi,Daniel Dismondy,Arlinda Gjaka) Ne fund ajo ka falenderuar te madhin Dritero Agolli per parathenien dhe me tutje falenderoje shtepine Botuese Albin.

Diçka per antologjine e librit te "Bota e Gruas Shqiptare" "Nene"

Rreth kesaj teme sqaroi Mimoza Djaçi, njera prej dy organizatoreve kryesore te ketij aktiviteti e cila ka citoje nje njohje me librin nga Dr.Mirela Bogdani, bere rreth botimit te ketij libri ku thuhej se "Sapo ka dale nga shtypi libri me permbledhje ne proze dhe poezi "Nenes". Libri eshte prodhim i shtepise botuese "ALBIN" Tirane. Parathenia eshte shkruar nga Dritero Agolli, kurse kopertina eshte realizuar nga Argetina Tanushi. Autoret e librit jane 26 vajza dhe gra, anetare te forumit femeror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare". Ky eshte nje grup virtual femeror, krijuar per t'i sherbyer mbajtjes gjalle te tradites, identitetit dhe vlerave familjare e shoqerore, dhe trashegimise kulturore shqiptare. Fushat e angazhimit profesional te anetareve jane multidimensionale, gje qe i ben diskutimet ne kete forum te larmishme dhe interesante. Gjithashtu ne kete grup ka krijimtari te mirefillte letrare, si proze, poezi dhe publicistike. Kjo nuk eshte hera e pare qe nga ky grup jane krijuar antologji. Themeluesja e ketij grupi, Merita Bajraktari McCormack, qe eshte dhe editore e librit, hodhi idene e nje libri te perbashket te ketij grupi, e cila u perqafua nga shume anetare, te cilat jane krijuese. Forumi "Bota e Gruas Shqiptare" eshte i hapur per te gjitha grate dhe vajzat shqiptare, ka thene ne mbyllje te fjales se saj zonja Mimoza Dajçi.

Urime e pershendetje :

Promovimin e pershendeti zonja Iliriana Sulkuqi. Ajo ne emer te organizatoreve, i Ju falemnderua per pjesmarrjen te gjitheve, dhe veçanerisht Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA. Ne kete falemnderim nuk mundem te le pa permendur, tha Sulkuqi, edhe ato 26 femra shqiptare nga te gjitha trojet etnike, Shqiperia e Diaspora , te cilat jane autore te kesaj antologjie. Sot, eshte nje dite speciale me nje emerues te perbashket, ku fjala Nene! do te tingelloje me nota thellesisht te forta, ka konkluduar Sulkuqi. Kryetari i Vatres, Agim Karagjozi tha se :" Jemi shume te gezuar qe shohim kete aktivitet te organizohet ne shtepine e Vatres. Te faleminderoje per kete te gjithe ato zonja qe kontribuan per kete takim. Kisha shume deshire qe kete takim t'a pershendes me nje poezi kushtuar nenes sime. Poezia titullohet :"Erdhi lajmi". Ne vazhdim fjalen e mori edhe shkrimtari i mirenjohur Naum Prifti , tregoje ne fund te fjales se tij se çfare i kishte bere me pershtypje ne kete liber, te cilen ai e ka lexuar me vemendje te madhe. Megjithese kam pasur nje fare paragjykimi per keto lloj antoligjie , tha ai disa nga antollogjit qe kame lexuar me pare me kane diziluzjonuar, si ato per gruan, ushtrine , per politiken e tjera te botuara ne Shqiperi. Ky ishte nje liber krejt i veçante. Dhe titulli me i pershtateshem i tij do te kishte qene "Nena krijon per Nenen".

Njera prej sponsorizuesve Medije Vraniqi, kujtoje me nostalgji babaine saj qe ai te kete qene njeri i paster shpirterisht i ndershem e patriot. Dhe ashtu babai i saj i ndjere kishte edukuar e rritur edhe femijet. Edhe me vjen mire shume e ndjehem e emocionuar, tha ajo qe jemi mbledhur ketu pa marre parasyshe se nga çfare vendi jemi - vetem se jemi shqiptare dhe jemi ne gjendje t'i tregojme njeri tjeterit jemi te nje gjaku."

Landa Prifti: Nje nga redaktoret e librit shprehu emocionin e saj per kete takim. Ajo i shprehu mirenjohje figurave pjesmarrese se bashku me nenen e saj, dhe tregoi se si u be libri Nenes. Ajo shprehu mirenjohje bashkeautoreve dhe falenderoi Nenen e saj qe ishte pjesmarrese ne ate takim. Landa kishte udhetuar per shtate ore nga Rochester,s bashku me Nenen dhe bashkeshortin, per te qene e pranishme ne kete aktivitet. E ema e saj iu shprehu mirenjohje vajzave autore dhe tregoi emocionin e saj kur ky liber iu dhurua nga e bija. Ajo tregoi se ishte nje nga surprizat me te bukura te jetes se saj.

Agim Shehu : Nena dhe Vatra jane dy emera qe lidhen qysh me femijerin tone. Kur kujtome nenen kemi kujtuar edhe Vatren. Nena ne jep gji ne femijeri Nena eshte ajo qe mbushte Vatren me dru te ngroheshim. Vatra ngrohte. Prandaj edhe ky takim ka simboliken e vete ne kete kendeveshtrim. Simbol harmonie e vitaliteti shqiptar. qe çdo gje kalon nepermjet Vatres dhe Nenes.Faslli Haliti : Ndjeva nje kenaqesi te veçante qe u bera pjesemarres i ketij promovimi. Kjo eshte si nje shkendije e cila do te nxise edhe me shume jo vetem keto gra por edhe gra te tjera shqiptare te na sjellin edhe me shume krijimtari letrare.

Pellumb Kulla ; Ky liber eshte "produkti" i nje shoqerie grash shqiptare shume te mira. Ky eshte zeri i ketyre grave qe meriton pergezimin tim. Me perpara kam njohur krijimtarine e Mimozes, Ilirianen, Albanen, Leonoren dhe Meriten dhe besoj se do te kemi rast te njehmi edhe me shume prej jush. Gjeja qe une deshiroja te promovoja me shume, ishte qe te mos i jepja asaj fjales dashuruar, nocionin lote. Me te drejte ndodh kur flasim per nenat qe ne te perlotemi.

Eleonora Gjoka ; Éshte shume bukur te shikosh produktin e mendimeve te tua, te shoqerise rreth teje te cilat, shumicen nuk i ke takuar kurre, veçse ne internet. Por, ato i ndjen, vijne prane teje me boten e tyre te bukur, romantiko- melankolike, optimiste apo pesimiste sipas momentit. Duke marre librin si nje porosi magjike, se me erdhi ne dore po ate dite qe festonim diten e saj, nis e çfletoj. Lexoj boten a gjithe tyre grave, vajzave tona, te shperndara ne gjithe boten, sikur lexoj vehten , po te njejat ndjenja , shqetesime, dashuri, pendesa ,betimi, malli, lote, shtrengese zemre per nenen, per nenat tona.

Skenografi dhe piktori i mirenjohur Astrit Tota, eshte i mendimit se :" Jemi duke promovuar kete liber ne kete Vater te zjarrte te shqiptarizmit, ne nje kohe kur ne shqiptaret po presim me padurim edhe viziten e pare te nje presidenti amerikan ne Shqiperi. A thua se Presidenti Bush shkon ne Tirane, pyeti ai te shpalle edhe pavaresine e Kosoves!?!. Ketu, sot ne kemi nje perzjerje ndjenjash te perbashketa, te cilat, po na shkaktojne edhe emocione te medha. Urojme qe ne rrugen e krijimtarise se ketyre grave te hecin edhe grate e tjera shqiptare te na sjellin edhe antologji te tjera. Nuk ka me bukur se ne "kopeshtin" e Vatres ku lulezuan Noli e Konica, te behet edhe ky promovim e ketij libri me emerin e dashur dhe te prekeshem te Nenes.

Zoti Xhevdet Myteberi, pershendeti ne emer te shoqates atdhetare kulturore "Devolli" dhe i uroi suksese autoreve. U lexuan edhe pjese nga recencat dhe pershendetjet e Riza Lahit dhe autoreve si Aida Dismondy, Argetina Tanushi,Raimonda Moisiu etj.

Si konkluzion:
Pjese nga poezite e ketij libri recitoje artistja e fameshme shqiptare Justina Aliaj.Gjithashtu Orsin Turmalaj lexoi poezi nga libri si dhe Astrit Tota. Dy vogelushe ishin dhe supriza e ketij takimi ato recituan bukur dy poezi njera per Nene Terezen dhe tjetra per Nenen. Nje koktej me ushqime te pergatitura nga amviset shqiptare, ishte mbyllja e ketij aktiviteti, i cili, ishte i pari qe mbahej ne shtepine e Vatres.Nepermjet ketij aktiviteti keto gra u shprehen se ato do te zhvillojne bashkepunimin per te botuar se bashku vepra te tjera letrare, dhe, se do te rrisin bashkepunimin me Vatren. Ne kete kendeveshtrim ato moren edhe premtimin solemn dhe perkrhajen te kryetarit te Vatres, z Agim Karagjozi. i cili pasi uroje per suksesin, tha se :"Vatra e ka pasur gjithmone dyert e hapura per te gjithe shqiptaret, e do t'i kete gjithmone te hapura, prandaj tha ai jeni me se te Mireseardhura! ne shtepine e "Vatres".


Para nënës të gjithë ndjehemi fëmijë…!
Shënime nga promovimi i librit "Nënës", botim i Forumit virtual femëror"Bota e Gruas shqiptare"…
Nga Dalip Greca (botuar ne gazeten " ILLYRIA")


Ato, që na mblodhën me 3 qershor në selinë e Federatës"Vatra" ishin 26 bija nënash, që vendosën të bashkojnë dashuritë për nënat në një libër shpirti. Dhe librin e titulluan me emrin e dashur"Nënës".
Para fisnikeve tona të gjithë mbetemi fëmijë të përkundur në dashurinë e pakufishme që të fal fjala magjike-Nënë. Kështu dhe ato të njëzetegjashta kanë thirrë në ndihmë muzën dhe kanë urdhëruar shpirtrat që t'u këndojnë për nënat.Poezia për nënën nuk njeh moshë. Mbaj mend se njëra nga bashkautoret, Hasibe Alishani Bllaca nga Prizreni, është gjyshe pensioniste e moshës 70 vjeçare, por mosha nuk e pengon që t'i thur poezi nënës së saj dhe të përcjellë për lexuesit krenarinë për nënën.Në promovimin e antologjisë, u recituan shumë poezi.Recituesit ishin pa kufij moshe, që nga kryetari 80-vjeçar i Vatrës e deri tek një vajzë e vogël, 5 vjeçare, Arieta Ziu.
Për secilën nga autoret, ashtu si edhe për lexuesit, nëna mbetet e shenjtë. Ato, 26 poeteshat, nuk kanë kursyer metaforat për ta bërë të prekshme dashurinë e Nënave. Sevdije Rexhepi, e cila tashmë është duke shërbyer në Irak, nënës i flet me gjuhën e reve; kaltërsinë e qiellit, për të nëna ka fytyrën më të ëmbël se të Mona Lizës, ndërkohë që nëna është gjithcka për të bijën; Strehëza e saj- shpirti i nënës; det me dashuri, e kjo bijëza, një sirenës e nënës së saj…
Rozi Theohari sjell një dialog dashurie mëmë e bijë, Albana duket se ende është duke dialoguar më Nënoken e saj, të cilën dëbora e bardhë në grackë e ka zënë; ndërsa Iliriana Sulkuqi në rrëfimin e vet poetik do të shpallë publikisht brengën:
Vetëm nëna
Ma kuptoi brengën në sy…
Unë,
Ne shpirtin e saj shami-
Fshij lotët e mi…
Merita Bajrakatari McCormack më duket se edhe aty në sallën e promovimit, endet nëpër botë mbi krahët e shqipes… se ajo nëna e mirë, një ditë prej ditësh do t'i tregonte qiellin për fluturim… Drenusha Zajmi sjell në vargjet e poezisë dashuri, mall dhe brengë" Të keshë ekzistuar vallë?", përhumbjen symbylluarzi për kujtimin e nënës; Anilda Gjaka, vargjet për nënën i ka stolisë me dhimbjet e shpirtit, ndërsa Ardita Jatru, që nuk mund të jetë në sallën ku promovohet libri, na ka dërguar vargjet-dhuratë :
Bardhoshja ime,
Shpirti im është në shpirtin tënd,
Ndaj sytë më mbetën prapa,
Për të parë sytë e tu të trishtë
Sytë e tu të dhembshur
Sytë e tu…të mitë!
Një pulbardhë këlthet në ajër,
Nënë moj,
E unë përhumbem qiejve të mallit…
Po kush janë ato të 26-ta që kanë bashkuar zemrat në librin"Nënës"?
Aferdita Dauti Heilman; Aida Dismondy,Albana M.Lifschin, Ardita Jatru,
Argetina Tanushi, Arlinda Gjaka,, Drenusha Zajmi Hoxha,, Eleonora Koka Gjoka, Rina Ahmeti, Florije Shala Ameti, Flutra Malo, Hasibe Alishani Blaca, Ilire Zajmi, Iliriana Sulkuqi, Juliana Cukaj, Merita Bajraktari McCormack, Mimoza Dajci, Mimoza Hametaj, Nertila Haxhi, Raimonda Moisiu, Rozi Theohari, Sevdije Rexhepi, Teuta Shabani Towler, Vera Pelaj, Viollandi-Landa- Prifti, Xhezide Isufi
***
Autoret kishin zgjedhur mjediset e Vatrës në Nju Jork për të organizuar promovimin e librit. Ia kishin paraqitë kërkesën kryetarit Agim Karagjozi dhe ai jo vetëm që kishte pranuar, por kishte ruajtur edhe një surprizë për atë ditë. Kishte zgjedhur një poezi të vetën që e kishte thurur me lotët dhimbjes, dikur, kur i pat ardhë lajmi i hidhur, ai i humbjes së nënës. Jo vetëm shpirti i tij që dihatej nën dhimbjen e kujtimeve, por të gjithë pjesmarrësit, u emocionuan; madje, njëra nga mysafiret, ndër sponsoret e librit, Medije Vraniqi, nuk mundi të qëndronte dhe ashtu pa u ndjerë duke fshirë lotët doli, për t'u kthye më pas.
Duartrokitje dhe një buqetë lulesh për kryetarin Karagjozi, i cili me vargjet për nënën vërtetoi edhe një herë se mbetemi fëmijë të përjetshëm para nënave, jo vetëm në poezi, por dhe në jetë.
Veprimtaria që pati si drejtuese gazetaren Mimoza Dajçi dhe poeten Iliriana Sulkuqi, u përcoll fund e krye nga emocionet. Poezitë, lulet, batutat, gjithçka ishte e emocionuese, ndërsa pjesmarrja më shumë se ç'mbante salla. Kishte mysafirë si poeti e publicisti Agim Shehu me zonjën, poeti dhe përkthyesi Faslli Haliti.
Autoret nuk mund të ishin të gjitha të pranishme në atë sallë sepse ato aktualisht jetojnë të shpërndara në kontinente të ndryshme, disa në Amerikë, disa në Europë, dikush në Australi, por gjithësesi ato ishin bashkë në këtë libër që promovohej.
- 26 autore e shpërndara nëpër të gjithë kontinetet me pasionin e dëshirën , dhimbjen e dashurinë që mbajnë brenda vetes së tyre u bënë bashkë dhe krijuan antalogjinë poetike, do të thoshte gjatë drejtimit të veprimtarisë Iliriana Sulkuqi.
***
Merita Bajraktari McCormark, inisiatorja e botimit të librit"Nënës" dukej më emocionura, por i duhet që t'i zotërojë ato dhe të tregojë se si lindi libri. Tregimi është i sinqertë; nuk fsheh asgjë, ashtu siç ka ndodhë. Vajza e saj, Sabrina, ishte përzgjedhur në takimin e liderëve të rinj, si përfaqësuese e Nju Jork-ut dhe u shkëput nga e ëma(Merita) për 10 ditë. Meritën nuk e mbante vendi.Një mijë pyetje ia sulmonin trurin; si e përballonte jetën atje, në Washington e vetme e bija? Pastaj, kish pyet veten, po mëma ima, si është ndjerë pa mua për vite e vite me radhë? Pastaj shqetësimit kishte ardhë ideja për projektin. E kishte hedhë shqetësimin dhe idenë në listën e forumit të grave dhe kishte marrë gjithë ato impulse nënash dhe së bashku kishin projektuar dhe librin. Ishin gjetur edhe sponsorët:
John McCormack, Medije Vraniqi, Daniel Dismondy dhe Arlinda Gjaka. Parathënia erdhi nga Tirana, nga kryeplaku i poezisë shqipe, Dritëro Agolli, i cili shkroi poetiksht pak fjalë:"Poeti lind nga nëna. Nëna që në fillim ia përcjell poezinë përmes shushurimës së qumështit të gjirit dhe tingujëve të nina-nanës, që i këndon mbi djepin apo krevatin e vockël…". Kopertina pati për autore njërën nga 26 bashkautoret, gazetaren Agetina Tanushi. Libri u botua nga "Albin" në Tiranë.
Mimoza Dajçi, e cila ka botuar në antologji esene"Kur do të marrë fund terrorizmi"- përcolli një informacion të shkurtër rreth librit: Autoret e librit jane 26 vajza dhe gra, anëtare te forumit femeror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare". Ky është një grup virtual femëror, krijuar për t'i shërbyer mbajtjes gjallë të traditës, identitetit dhe vlerave familjare e shoqërore, dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Fushat e angazhimit profesional të anëtareve janë shumëdimensionale, gjë që i bën diskutimet në këtë forum të larmishme dhe interesante. Gjithashtu në këtë grup ka krijimtari të mirëfilltë letrare, si prozë, poezi dhe publicistikë. Kjo nuk është hera e parë që nga ky grup janë krijuar antologji. Themeluesja e këtij grupi, Merita Bajraktari McCormack, qe eshte dhe editore e librit, hodhi idenë e një libri të përbashkët te ketij grupi, e cila u perqafua nga shume anetare, te cilat jane krijuese.
Iliriana Sulkuqi falenderoi për pjesmarrjen, veçanërisht Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA dhe z. Karagjozi. Në këtë falenderim, tha ajo, nuk mundem të lë pa përmendur edhe ato 26 femra shqiptare nga të gjitha trojet etnike, Shqipëria e Diaspora, të cilat janë pjesë të kësaj antologjie.Sot është një ditë speciale me një emërues të përbashkët, ku fjala nënë do të tingëllojë me nota poetike.
***
Shkrimtari Naum Prifti ishte referuesi kryesor për vlerat e antologjisë poetike. Në vlerësimin e tij ai tha: Femra është një botë e pasur, një botë delikate plot me ndjenja dhe dashuri shumë më ndryshe nga bota e burrave. Burrat shquhen për veti që e ndryshojnë gjenetikisht nga ato të grave. Ndërsa burrat kanë karakterin, gratë kanë bukurinë natyrore, fisnikërinë e lindur , delikatesën. Dhe unë po përsërisë një mendim "kurrë burrat shqiptarë nuk do të kishin bërë histori, po të mos kishin përkrah tyre zonjat e vërteta , zonja me shpirt të madh, që përballuan dhe dhimbjet më të forta me një stoicizëm që do të ishte shëmbullor prej nga koha e Ilirëve dhe deri tek ajo e Skëndërbeut e sot.
Ky është një libër krejt i veçantë, ndërsa titulli më i përshtatëshëm i tij, unë mendoj se do të kishte qënë "Nëna krijon për Nënën", përfundoi Prifti.
***
Medije Vraniqi, një ndër sponsoret e librit,tha se ndjehej e emocionuar që gjendej në këtë veprimtari kaq të bukur me kaq emocione. Ajo tha se kishte marrë pjesë me shpirt në sponsorizimin e këtij libri. Ndjehem mirë që jam sot këtu në shtëpinë e Vatrës në një veprimtari ku jemi bashkuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga kemi ardhë, por ne flasim të gjithë shqip dhe kemi gjak shqiptar.Është i njohur shembulli i Medijes në kohëardhjen e kosovarëve në Amerikë në vitin 1999.
Poeti Faslli Haliti në përshëndetjen e tij tha: Ndjeva një kënaqësi të veçantë që u bëra pjesëmarrës i këtij promovimi. Kjo është si një shkëndijë e cila do të nxisë edhe më shumë jo vetëm këto gra por edhe gra të tjera shqiptare të na sjellin edhe më shumë krijimtari letrare.
Ndërsa poeti Agim Shehu në diskutimin e tij u shpreh poetikisht për simbolikën e këtij takimi: Nëna dhe Vatra janë dy emra që lidhen qysh me fëmijërin tonë. Kur kujtojmë nënën kemi kujtuar edhe Vatrën. Nëna na jep gji në fëmijëri. Nga anët tona, nëna mbushte vatrën me dru të ngroheshim. Prandaj edhe ky takim ka simbolikën e vetë në këtë këndëvështrim. Simbol harmonie e vitaliteti shqiptar, që çdo gjë kalon nëpërmjet Vatrës dhe Nënës.
Pëllumb Kulla në përshëndetjen e tij u shpreh: Ky libër është "produkti" i një shoqërie grash shqiptare shumë të mira. Ky është zëri i këtyre grave që meriton përgëzimin tonë. Gjëja që unë dëshiroja të promovoja më shumë, ishte që të mos i jepja asaj fjalës dashurur nocionin lot. Me të drejtë ndodh kur flasim për nënat që ne të përlotemi. Ai kishte zgjedhur për këtë rast poezinë e Dritëro Agollit "Vdekja e Nënës".
Më pas, Kulla solli një copëz të hidhur nga kujtimet e veta të fëmijërisë, një prozë e bukur shkëputur nga Libri i tij"Skënder Sallaku-ose Si qeshnim nën diktaturë"…
Nga bashkautoret, diskutoi Eleonora Gjoka Koka, e cila tregoi me emocion se si u bashkua me projektin e Meritës dhe se si lindi kjo antologji, ku ajo ka katër poezi: "Kur bëhesh Nënë" , "Kur ligjëron nëna ime", "Për ty nënë", "Në ëndërr më erdhe , o Nënë!". Më pas ajo recitoi fragmente nga poezitë e saj.
Ndërsa Landa Prifti, një tjetër bashkautore e antologjisë, kishte ardhë në takim me gjithë nënën dhe bashkëshortin. Në fjalën e saj Landa, tha se kishte marrë përsipër redaktimin e materialit dhe kishte udhëtuar shumë orë për të qenë e pranishme në këtë takim emocionues. Ajo ka botuar në këtë antologji një ese të shkurtër"Gëzuar ditëlindjen"Në na" dhe poezinë"Për ty nënë".
Takimin e përshëndetën edhe Xhevdet Myteberi, kryetar i shoqatës"Devolli" , piktori Astrit Tota, ndërsa Orsin Turmalaj, u duartrokit për recitimin e poezive.
***
Artistja Justina Aliaj, interpretoi disa nga poezitë e antologjisë"Në nës" që asaj i kishin pëlqyer dhe më pas në interpretimin e saj solli dy poezi të veçanta për nënën, të shkruar nga dy poetë burra. E veçanta për autorët; një është i verbër dhe nuk e pa kurrë nënën, por ama fytyrën ia pikturoi me brushat e shpirtit në poezi. Ky ishet Gjokë Vata. Tjetri, një poet i talentuar, por fakeq në jetë. Prej kohës( jo muajësh, por vitesh) po dergjet spitaleve. E ky është Luigj Çekaj. Duartrokitjet ishin pak për të respektuar poezinë e tyre dhe për ët falenderuar Justinën!
Një vajzë 5 vjeçare, Arjeta Ziu, do të shtonte emocionet e veprimtarisë. Ajo do të koleksiononte moshën më të vogël për të shprehur dashurinë për nënën, ndërkohë që vogëlushja tjetër Dajçi, përcolli një poezi për Nënë Terezën.
****
Në fund një koktejl, ku nuk mungonte asgjë; por në koleksionin e shumë ëmbëlsirave, u lavdëru një asortiment i veçantë; gurabijet e Rajmonda Dabullës. Ajo, shpirtmira,artistja , ishte ngritë me natë dhe kishte gatuar gurabijet që të shkriheshin në gojë dhe i kishte sjellë si dhuratë për takimin e grave, duke përcjellë dhe një lajm të gëzuar:Ishte bërë gjyshe! E bija kishte lindur djalë. Shumë urime për nipin dhe gjyshen Rajmondë!
Ja kështu kaluam të dielën e 3 qershorit, nga mesdita deri në mbrëmje, një mbasdite plot emocione.

Friday, June 08, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-Leter Znj.LAURA BUSH

To:Mrs. Laura Bush

USA FIRST LADY

The White House1600
Pennsylvania Avenue
NWWashington, DC 20500

June 8, 2007

Dear Mrs. Laura Bush

We are a group of Albanian Women living in many countries around the world. Some of us live in the USA , others in Albania, Kosova and many other European countries and Australia. We communicate with each-other via online and our aim is preserving the language, Albanian culture and identity. We exchange our ideas ,share our concerns and exhibit our writings on a website:
www.botaegruasshqiptare.blogspot.com

We would like to express our gratitude to you and to President Bush for your first official visit to Albania, the first of any incumbent US President and First Lady. It is a great honor for Albania, particulary poignant as it comes out of its long period of communism and strides to join and be recognized for its efforts in throwing off the communist yoke it was burdened with for so long and take its rightful place in Europe and the world as a young democracy tackling the transition process.As you know, Albanian women in particular, are those who have suffered the most under either the communist rule or under the serbian regime reppression in Kosova.Your presence there will be reassuring and inspiring to many Albanian women and we thank you from our hearts. We wish you a pleasant stay and an enjoyable visit with Albanians. This is a very important event for our nation, it is of historic value as we are on the eve of the Kosova final status,and Mrs.Bush we could not be happier that You and Your husband are there now to support our nation at this time , and to provide moral support to Kosovars as they wish to join world democracies and take their own rightful path in the world. We are sure You will find that Albanians are the best friends of the USA in the region and that they appreciate US democracy, liberty and values .We want to thank you from the bottom of our hearts for taking your time and visiting Albania.

Sincerely Yours

On behalf of this group of Albanian women

Mimoza Dajci, USA
Merita McCormack, USA
Nertila Haxhi, Australia
Argetina Tanushi,Albania
Vera Pelaj, Kosova
Mimoza Hametaj, Italy
Aida Dismondy, USA
Raimonda Moisiu,USA
Etleva Durmishi , Kosova
Flora Durmishi, Kosova
Viollandi Prifti, USA
Iliriana Sulkuqi,USA
Arlinda Gjaka,Kosova
Rozi Theohari,USA



Thursday, June 07, 2007

Bota e Gruas Shqiptare - Albana M. Lifschin - Poezi

Letër nga nëna

Oh, çmë dogji shpirtin kjo letër,
gëlltita një gotë të tërë me lot,
por kotka e mallit poshtë s’u shtytka
në grykë më ngeci, s’e kalova dot...
“ Na iku edhe kjo verë bij’o, na iku
sot u bënë tre vjet, plot tre.
Të kujtohet? Kur shkove tët mbesë ,
Anën, foshnjë tre muajshe e le.
Tani me të motrën, një vit më të vogël
Lozin, ngacmohen, qeshin zëmërohen
Vrapojnë.. dy gurë bashkë nuk lenë,
tërë pluhurin oborrit ia ngrenë..

Ana, më e madhja, më ngjan ka tipin tënd,
aty qan, aty këndon, aty na le pa mend
Kjo e vogla do të bëhet si yt vëlla
ëngjëll e ka nëna , më të urtë nuk ka!

Rend pas të madhes, i adhurohet ,
paçka se lodhet, paçka se rrëzohet,
pastaj ti shikosh të dyja kokë më kokë
librat me figura hapin, ato që u ke çuar ti.

Ngrenë zërin bëjnë sikur lexojnë
fjalët e gërmat që asnjera s’i di, e vijnë
vijnë tek unë e më kërkojnë përalla.
Më ulen në prehër, ti shikosh si gëzohen
e kur më mbarohen të shkretat përalla
më pyesin: O nëna, kur do të vijë halla?

Ndaj bëj si të bësh e hajde moj bijë,
për mbesat që po rriten e duan të të njohin
Për ne të tërëve që na dogji xhani...
E dijmë o bijë që dhe ti nuk je pa halle,
por s’paska hall më të madh se MALLI!


Poezi nga vellimi " Dje preva floket..."

Pse të dua ty?

...sepse ti prure tek unë
thesarin e rinisë sime
që unë e kisha kyçur,
e kyçin e kisha fshehur,
harruar e humbur diku...
Si munde ta gjesh ti?

* * *

Pse erdhe kaq vonë?

Pse erdhe kaq vonë tek unë?
kur gruri u korr e në fushën e përvëluar
mbeti vetëm kashta?

Pse erdhe kaq vonë tek unë,
kur edhe dera e fundit
u mbyll dhe dimri të la përjashta?

* * *

Moment

U ktheve një moment
sa të shkëmbenim lotët,
vetëm për një sekondë
sa të më ngrije kokën
U largove i kërrusur
duke mallkuar botën


* * *

Mëngjez vere

Karriket plastike mbetur në oborr
harruar aty që nga mbrëmja,
drita ndezur harruar po ashtu,
gërhitje e njerëzve vjen nga brenda

E vetme shëtis ne avenju N,
me çap të lehtë kthehem pas
në heshtje qortoj botën që fle,
nuk kam askend me kë të flas.

Korrik, 2001

* * *

Shpirti i Poetes

Mbrëmë një gotë verë
piva me një poete

Pashë si shpirtin
magjisht derdhi në gotë

Vjedhurazi gotët i shkëmbeva
dhe shpirtin ia mora me vete


13 Prill, 2007

* * *

Puthja

Dy herë hyra sot në dush
dy herë dola...e tharë
Puthjen që më le në gushë
Nuk desha uji të ma marrë

* * *

Dashuria e Gruas

Vetëm
një momenti
duhet gruas
të bjerë në dashuri,
ai mund të jetë
moment:
admirimi,
sinqeriteti,
boshllëku,
përngjasimi,
egzaltimi,
rrefimi,
keqardhje,
pranvere,
rinimi,
iluzioni,
hakmarrje,
nevoje.

Vetëm nje moment,
për të ngecur
në grackën e saj
e rreth tij të endë
fijen e mendimit tërë jetën.
* * *

Dje preva flokët

I dashur,
dje preva flokët,
flokët e mi të gjatë
që aq shumë i doje ti
flokët që të mbulonin
gjoksin mbrëmjeve
tek vija kokën
tek ty.

I dashur ,
dje preva flokët
të të harroja ty
I pashë si u këputën,
si ranë,
një fshesë i mblodhi
bashkë me plehrat,
tutje i hodhi...

Sot u zgjova
flokë prerë,
qafëzbuluar,
fytyrë e çudiçme,
në pasqyrë
shpërfytyruar
aspak e lumtur
aspak e qeshur
vetes ngërdheshur,
pa ty dhe pa flokët
dy herë e çveshur!

* * *