Wednesday, May 30, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-AIDA DISMONDY-RECENCE

“ Nënës”
Nga “ Bota a Gruas Shqiptare”
Editoi: Merita Bajraktari McCormack
Recensoi: Aida Dismondy


Teksa fillova të shkruaj këtë recensë për librin e sapo botuar “ Nënës”, dëshirova të heq dorë, për faktin se i kundërvihet bazës themelore të një recensimi. Ai duhet përpiluar nga dikush, i pa përfshirë në detajet që shkuan në botimin e këtij libri, e çka është gjithashtu në konflikt, fakti i të qenit një prej autoreve.
Meqenëse është një përmbledhje krijimesh nga 26 autore, ky libër më krijoi mundësinë jo pa rezerva, të mos i përmbahem këtij rregulli.
Libri “ Nënës”, edituar nga Merita Bajraktari McCormack dhe botuar nga shtëpia botuese “Albin”, përfshin krijime në prozë të shkurtër, poezi dhe këngë të shpirtit. Autoret janë të vendosura në shtete të ndryshme, por dhe në Shqipëri e Kosovë. Sikur nga vetë titulli, tema që përshkon këtë libër është ajo e dialogut dhe portretizimit të figurës së Nënës, që ndonëse shumë e përmendur, për herë të parë vjen e njehsuar në një vëllim të vetëm kushtuar Asaj.
Shumë prej autoreve të këtij libri, kanë vënë tashmë emrin e tyre në letërsinë bashkëkohore shqiptare, disa prej të cilave të njohura për penën e tyre dhe në vitet e diktaturës. Të tjera kanë hedhur hapat e parë drejt krijimtarisë por dhe kanë shkruar për t’i dhuruar Nënës atë çka buron nga zemra dhe që rrallë qëllon ta shprehin drejt për drejt.
Tregimet dhe poezitë e secilës autore krijojnë krahas dialogut dhe portretizimit, gjithashtu dhe nje biografi të Nënës, kësaj perëndeshe nga ku buron jeta e cdo qenie njerëzore,
“ bukuria” e së cilës “ është magjike” (sikur shprehet Afërdita Dauti Heilman në tregimin e saj).
Të ndërthurura në to janë malli, dhembja, dashuria dhe mirënjohja për këtë Grua stoike. Nëna shqiptare me një dashuri të pamasë për fëmijët e saj dhe e vuajtur në heshtje.
Kjo Nënë, që i dërgoi bijat rrugëve të botës, me lot në zemër e gaz në buzë, duke u dhënë kurajon e bekimin, teksa bijat hapnin flatrat për fluturim, në udhëtimet e pafund, në një botë të cilën Nëna vetë as që mund ta kishte menduar.
Nëna shqiptare është ndryshe nga nënat e tjera, jo se këtyre të fundit u mungon dashuria, porse kjo Nëna jonë, është e kursyer në fjalët “ Të dua”, kaq shpesh të dëgjuara këtej oqeanit, sa e ka nënvleresuar ndenjën sublime që mbart. Përmes krijimeve përshkruhet dashuria e Nënës e shprehur në gjestet e aktet e saj: është ftesa për kafe, është një shpoti e thënë me të qeshur, një përkëdhelje flokësh, apo një qortim dhënë vajzës për kurajo, ndërkohë që djalin e nisi dhëndërr në qiell.
Krijimet e këtij vëllimi kanë fjalët e pathëna Nënës. Një vlerësim, dashuri dhe respekt më i madh, që vjen gjithashtu nga të qenurit vetë nënë, çka është, do të thosha një nëntemë e këtij libri. Ёshtë një reflektim i autoreve në rolin e tyre jo veçse si bija por dhe si nëna.
Ndonëse e kam lexuar librin disa herë, gjendem e kapluar në të, çdo herë që e rilexoj, mendoj se është diçka, që edhe lexuesi do të gjejë teksa lexon përmes krijimtarisë së përmbledhur në faqet e këtij botimi. Krijimet e përfshira mund të jenë përkatëse për situatën e secilit e se aty lexuesi do të gjejë një ngjashmëri në raportin e tij personal me Nënën.
Çdo krijim paraprihet nga një foto dhe një biografi e shkurtër e krijueseve.
Parathënia e të madhit Dritëro Agolli fton lexuesin për të filluar udhëtimin e tij në faqet e librit “ Nënës”, e të njihet më në detaje me këtë portretizim dhe biografi të Nënës Shqiptare.

Tuesday, May 15, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-MIRELA BOGDANI-NJOFTIM

Sapo ka dale nga shtypi libri me permbledhje ne proze dhe poezi "Nenes". Libri eshte prodhim i shtepise botuese "ALBIN" Tirane. Parathenia eshte shkruar nga Dritero Agolli, kurse kopertina eshte realizuar nga Argetina Tanushi. Autoret e librit jane 26 vajza dhe gra, anetare te forumit femeror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare". Ky është një grup virtual femëror, krijuar për t’i shërbyer mbajtjes gjallë të traditës, identitetit dhe vlerave familjare e shoqërore, dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Fushat e angazhimit profesional të anëtareve janë multidimensionale, gjë që i bën diskutimet në këtë forum të larmishme dhe interesante. Gjithashtu në këtë grup ka krijimtari të mirëfilltë letrare, si prozë, poezi dhe publicistikë. Kjo nuk është hera e parë që nga ky grup janë krijuar antologji. Themeluesja e këtij grupi, Merita Bajraktari McCormack, qe eshte dhe editore e librit, hodhi idenë e një libri të përbashkët te ketij grupi, e cila u perqafua nga shume anetare, te cilat jane krijuese.

Autoret e librit jane:
Aferdita Dauti Heilman
Aida Dismondy
Albana M.Lifschin
Ardita Jatru
Argetina Tanushi
Arlinda Gjaka
Drenusha Zajmi Hoxha
Eleonora Koka Gjoka
Rina Ahmeti
Florije Shala Ameti
Flutra Malo
Hasibe Alishani Blaca
Ilire Zajmi
Iliriana Sulkuqi
Juliana Cukaj
Merita Bajraktari McCormack
Mimoza Dajci
Mimoza Hametaj
Nertila Haxhi
Raimonda Moisiu
Rozi Theohari
Sevdije Rexhepi
Teuta Shabani Towler
Vera Pelaj
Viollandi-Landa- Prifti
Xhezide Isufi

Forumi "Bota e Gruas Shqiptare" është i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare. Për t’u anëtarësuar mund të dërgoni një mesazh në adresën: http://us.f324.mail.yahoo.com/ym/Compose?To=botaegruasshqiptareowner@yahoogroups.com.
Gjithashtu mund të vizitoni revistën elektronike në adresën: http://www.botaegruasshqiptare.blogspot.com/

PARATHENIA e LIBRIT

Malli i pashuar për nënën
Poeti lind nga nëna. Nëna që në fillim ia përcjell poezinë përmes shushurimës së qumështit të gjirit dhe tingujve të nina-nanës, që i këndon mbi djepin, apo krevatin e vockël. Pastaj nga andej del poezia, ngrihet dhe pushton hapësirat. Prandaj fëmijëria e çdo poeti fillon me një vjershë për nënën. Po figura e madhërishme e nënës i shfaqet poetit në valët e jetës, si pulëbardha në brigjet e detit. Kjo figurë bëhet e dashur veçanërisht kur poetët jetojnë larg vendlindjes dhe larg atdheut të tyre, siç është rasti i këtyre krijueseve, vjershat dhe prozat e shkurtra të tyre përmblidhen në këtë libër.

Këto autore, nëna e bija, të shpërndara nëpër vende të botës dhe nëpër Shqipëri, ketej e përtej brigjeve të Drinit, e shprehin mallin për nënën, më hapur se kushdo dhe më sinqerisht, pavarësisht nga thellësia poetike.
Malli këtu është i dyfishtë: për nënën që u dha poeteshave qumështin, dhe për nënën e përbashkët Shqipëri, që iu dha emrin shqiptare. Për këtë mall të pavdekshëm, ky libër do të vijë si një pulëbardhë në valët e brigjeve të vendlindjes.


Dritëro Agolli
Tiranë, më 24 mars 2007


Libri kushton 1000 leke(10 USD ose 8 EURO) dhe gjendet per shitje ne Librarite e Tiranes dhe se shpejti edhe ne Prishtine. Porosia on-line behet duke shkruar nje e-mail ne adresen http://us.f324.mail.yahoo.com/ym/Compose?To=albanianw@yahoo.com ose http://us.f324.mail.yahoo.com/ym/Compose?To=botaegruasshqiptare-owner@yahoogroups.com

Dr. Mirela Bogdani
University of Oxford
St Antony’s College
Department of Politics and IR
UK

Friday, May 11, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA M.LIFSCHIN-TREGIM

Nje vjehërr amerikane
tregim


Më kujtohet që atë ditë që do të prezantohesha për herë të parë me vjehrrën, kisha emocione. E para, sepse, sigurisht, si çdo grua, edhe unë doja t'i pëlqeja vjehrrës . Dhe e dyta, vetë fakti që ajo ishte amerikane, e ndërlikonte disi punën. A duhej të vishesha thjesht apo ta konsideroja këtë si rast të veçantë? E nga ta dija unë shijen e saj? Me thënë të drejtën u vura në siklet. I nxora njëra pas tjetrës fundet, bluzat e fustanet që tu hidhja një sy, përpiqesha të bëja kombinime me njëra-tjetrën pastaj i përplasja e pakënaqur në shtrat. Sa më shumë të përpiqesh të regullohesh, më keq del! Përfundimisht i vara edhe një herë të gjitha rrobat në kllozet dhe vendosa të shkoja me ato rroba që kisha në trup: domethënë fundin e zi e bluzën e kuqe. Një orë më vonë do ta kuptoja se i gjithë ai siklet kishte qenë i kotë.
Vjehrra ime, një grua trup shkurtër, e veshur me një palë pantallona bojë qielli dhe një bluzë të trikotuar me një kombinim ngjyrash blu me të bardhë, më priti në krye të shkallëve me një buzëqeshje të lehtë e cila u bë më e ngrohtë e më e sinqertë gjatë kohës që bisedonte me mua. Më pyeti për familjen dhe për Shqipërinë. Ajo qe e vetmja që nuk më tha që "kishte dëgjuar se Shqipëria ishte vendi më i varfër" i Evropës. Në të kundërt, u interesua të dinte si qëndronte problemi i Kosovës, si spjegohet që ata janë shqiptarë dhe nuk jetojnë në Shqipëri. Për mua kjo qe një temë për të cilën mund të flisja tërë pasditen. Ajo më dëgjonte me vëmendje. Dhe pastaj më pyeti që si është puna e shtypit në Shqipëri. Kishte dëgjuar që s'kishte liri shtypi. Më vonë i tha të birit të merrte aparatin e të na bënte disa fotografi. Ajo më kaloi krahun në mes ndërsa aparati automatik po bëhej gati të shkrepte. Pastaj u kthye përsëri në divan e vuri syzet duke marrë në duar një libër. Majku dhe unë dolëm në verandë. Pas dy orësh, kur u bëra për të ikur, ai më tha që “mamasë i kisha pëlqyer".
- Sa vjeç është mamaja? - yeta unë.
- Është 84, tha ai.
- Sa?! - s’u përmbajta unë.
Mua më qe dukur rreth te 70-tave.
- Eshtë e mbajtur, - tha ai, duke vënë buzën në gaz.
Më vonë, sa më shumë njihesha e afrohesha me vjehrrën time, aq më tepër pyesja veten cili ishte sekreti i rinisë së saj. Kjo grua, dy herë në javë shkonte në një shtëpi pleqsh për të ndihmuar vullnetarisht dhe dy ditë të tjera në javë luante letra me shoqërinë e saj në shtëpi të vet. Një pasdite në jave shkonte në kinema dhe një herë në muaj në shfaqjet e Broadway-t. Të dielave u bënte nga një vizitë te shkurtër djemve të saj ose priste ta vizitonin ata. Çdo gjashtë muaj shkonte në Florida tek motra e saj më e madhe, Toti.




Teze Toti


Kohët e fundit, Toti, që kishe mbushur te 90- tat, ishte sëmurur me kancer. Mjekët i thanë se mund të jetojë edhe dy muaj, por mund të jetojë edhe 6 muaj. Më çudiste fakti që ata ia kishin thënë ashtu, troç.

Atë mbrëmje që morëm këtë lajm, shkuam te vjehrra. Si gjithnjë dhoma qe e mbushur nga zhurma e televizorit. Ajo e mbante volumin gjithnjë lart. Na priti si zakonisht buzagaz dhe duke u kthyer nga i biri na tha se para se të uleshim të hanim darkën kërkonte një nder nga ai. T'i hidhte një sy kompjuterit se nuk i merrte e as përcillte mesazhet në regull. Mua më ra ndërmend se kishte ca kohë qe s'kisha marrë receta gjellësh prej saj në e-mail. Zakonisht i ngjeshja ato diku në kuzhine e s'më binte kurrë në mend t’i përdorja.
Të dy, nënë e bir, jepnin e merrnin me kompjuterin ndërsa unë po rrija në kuzhinë. Volumi i Televizorit po më shqetësonte.
- Mama, ta ul pak volumin e televizorit ? - thira unë.
- Sigurisht, honey. Televizori ka gjithë ditën ashtu, por unë s’e kam vënë re. Dyshoja se s'dëgjonte mirë nga veshët, por ajo vetë s’e thoshte këtë.
Shtypa butonin në remotë dhe u qetësova
Kur u ulëm të tre reth tavolinës së ngrënies ajo na spjegoi se do shkonte në Florida.
- Ti nuk pate fatin ta njihje nga afër Totin, mu drejtua ajo mua, djemtë e mi i ka dashur sikur të ishin të vetët. Bëhej shumë merak për ta.Vetë s'ka pasur fëmijë. Sa herë binte borë në Bruklin ajo merrte nga Florida në telefon. "Televizori thotë që ka borë atje tek ju. A i kane veshur djemtë çizmet sot në shkollë?"
- Por vetë tërë jetën është ankuar nga shëndeti, ndërhyri Majku, kur e merrnim në telefon për ta pyetur si ndihesh, ajo na i kthente gjithmonë"Mizërëbëll!" Kështu im vëlla i ngjiti nofkën "Tezja Mizërëbëll"
Mua më erdhi për të qeshur. Mu kujtua që kisha patur vetëm një bisedë telefonike me të dhe kur e pyeta "How are you? Mu përgjigj pikërisht ashtu: "Mizërëbëll" Pastaj më pati pyetur si i kam njerëzit e mi në Shqipëri. Kishte dëgjuar për turbullirat në Kosovë. Unë u preka. Ajo grua e vjetër, 90 vjeçe, ndiqte lajmet dhe e kishte bërë lidhjen me mua edhe pse unë s’kisha lindur në Kosovë.E falenderova dhe i thashë që kisha shumë deshirë ta njihja.
- Majku më flet shumë për ju, - shtova unë.
- Faleminderit, por kështu siç jam bërë tani? Në asnjë mënyrë! Dikur po, kam qenë diçka, por jo tani.
Mua më qe kujtuar fotografia e saj në një ceremoni familjare. Një grua trupvogël por e plotë dhe e bukur. Toti thoshte se tani nuk peshon as 40kg.
Vjehrra na tha se do të shkonte sa për një javë në Florida, pasi sëmundjes së Totit nuk i dihej. Dhe u kthye nga unë:
- Apo jo?
Unë isha njeriu i fundit që mund të më drejtonte atë pyetje.
Kisha menduar tërë rrugës se çfarë do t’i thoja e si do ta ngushëlloja për të motrën por dukej se ajo e kishte situatën plotësisht nën kontroll. Ishte gjakftohtë. Ndoshta të gjithë amerikanët kështu janë në këto raste, thosha me vete. Ndryshe nga ata, neve vdekja e të afërmit "na merrte me vete" e nuk ishim në të për një kohë të gjatë…
Të nesërmen e përcollëm deri në aeroport.
Ajo qe rehatuar në sedile, e mbështjellë me pardesynë e saj bezhë. Flokët e bardhë i kishte bërë me kujdes me onde, si gjithnjë. Më ranë në sy faqet e saj të lyera me ton të kuq, çuditërisht ca më shumë se zakonisht. Edhe i kuqi i buzëve sikur qe më i ndezur e jo në ngjyre hide siç e vinte zakonisht. (Apo ndoshta kështu mu duk mua.) Ndoshta sepse po merrte rrugë të gjatë dhe deri sa të mbërrijë në Florida do ti ketë ikur, megjithatë "shyqyr që po shkon në Florida e jo në Tiranë" thashë me vete. E përqafova:
- Më vjen keq.
- Do shkoj të rri vetëm nja një javë. Nuk rri dot më shumë. Kam edhe unë jetën time për të jetuar.
Në mbrëmje vonë na mori në telefon nga Florida për të na thënë që kishe mbërritur shëndosh e mirë.
- Jam e lodhur. Sonte do fle dhe nesër do të shkoj në spital, - tha.
Të nesërmen në mëngjez na mori përsëri.
- Kam harruar vitaminat në shtëpinë time. A mund të mi postoni via-ekspres? S’mund të rri një javë pa to.
Majku i a kreu porosinë brenda një ore.
Kur u kthye prej andej, një javë më vonë, me një sens të lehtë humori na tregoi që Toti i kishte thënë "Bëni siguri që kam vdekur, para se të më varrosni."
Ditët vazhduan ashtu si më parë, pa atë tronditjen që tezja ishte me kancer.
"Kësaj sëmundje s’i dihet”, kishte thënë vjehrra. “Nuk mund ta ndalim jetën tonë për të."

* * *


Lajmi i vdekjes së Totit, edhe pse dihej, na erdhi i papritur. Vjehrra atë pasdite sapo kishte prenotuar biletën për Florida. Në fillim të korrikut donte ta shihte edhe një herë motrën e sëmurë. Por pikërisht atë mbrëmje e njoftuan nga spitali që e motra ndërroi jetë.
- U bë nervoze shumë kur mjekët i vunë oksigjenin, - spjegonte hauskiperja e saj në telefon. “Tani me sa duket po vdes”, - kishte thënë, “prandaj po me vënë oksigjen. Por në qoftë se po vdes, atëherë pse ma venë oksigjenin? Kjo është qesharake!” Dhe nuk e mbajti dot as edhe një ditë. Kështu që s'patëm kohë as tu lajmërojmë, justifikohej ajo me një zë të ngashëryer. Linda, kështu quhej hauskiperja, kishte punuar dhjetë vjet për Totin. Rroga që i kishte lidhur Toti asaj ishte e pabesueshme. Kjo kujdestare shtëpie merrte 1200 dollarë në javë dmth pothuaj 5000 dollarë në muaj. A thua se Toti qe Revlon Company! Madje Toti kishte lënë porosi që pas vdekjes së saj, Lindës t’i linin edhe një shumë prej 10 mije dollarësh derisa të gjente punë.
- Linda ka kohë që na ka hyrë në trashëgimi, - bënte humor im kunat.
Në fakt, kjo kishte një të vërtetë. Ajo paguhej sa një programuese kompjuteri dhe kjo vetëm sepse bosja e saj ishte Toti.
Linda kërkoi të vinte në varrimin e Totit .
- Të fluturosh nga Florida në Nju Jork? Kjo nuk ka kuptim, tha ime vjehërr. Varrimi do jetë një dyorësh i thjeshtë. Nuk ia vlen të shkosh e të vish e të shkosh nga Florida në Nju Jork.
Pastaj, ime vjehrrë hapi bllokun e telefonave dhe nxitoi të bënte lajmërimet tek të afërmit dhe tek të njohurit. La porosira e mesazhe nëpër telefona. Në fund vari telefonin në mur e tha:
- Të gjithë pyesnin sa vjeç ishte Toti. Kur u thosha që i kishte mbushur të nëntëdhjetat, ata pothuaj harronin edhe të ngushëllonin. Kështu fillova të them "ishte 5 vjet më e madhe se unë", atëherë tregoheshin më të kujdesshëm.. Sidoqoftë, shoqëria e moshës së saj ka ikur me kohë. Ata që do vijnë për ngushëllim janë mosha ime, ose më të reja se unë, duke patur parasysh që unë shoqet i kam edhe më të reja se veten.
- Më të rinjtë, si mosha ime, do marrin leje nga puna, po qe se do vijnë në varrim, s'iu ndenj Xhefrit pa ngacmuar.
- Oh, lëri këto, Xhefri, ti e di që jote emtë nuk kishte shoqëri me dyzet vjeçarët.
Në mbrëmje telefoni ra përsëri dhe ajo po bisedonte me një të afërm të saj duke e siguruar që të gjitha lajmërimet i kishte bërë në regull.
- Me disa nuk arrita të flisja gojarisht, por lashë mesazhe. P.sh., Lorit i lashë mesazh, Stivit i lashë mesazh.
- Stivi nuk e ka telefonin me mesazh. Erdhi përgjigja.
- Oh, i paskam rënë numrit gabim atëherë, - tha vjehrra dhe krojti mjekrën.
Në kuzhinë plasi e qeshura.
- Mama, - tha im kunat - të hënën në varrim do të na vijnë njerëz të panjohur vetëm për drekën qyl.
Në mbrëmje vonë, kur u ndamë, vjehrra me porositi që ditën e varrimit të vishja fustanin bojë qielli me pika të bardha, se më shkonte shumë.
"Kjo do të thotë që njerëzit s'paskan për t'u veshur me të zeza”, thashë unë me vete disi e çuditur. Këtë ia thashë Majkut dhe ai mu përgjigj që edhe vetë Toti nuk do dëshëironte që "ne të visheshim me të zeza". Ajo e urrente trishtimin. Papritur mu kujtua gjyshja ime. Edhe ajo e pati lënë një porosi të tillë.

* * *


Funerali i Totit ishte i qetë. Mendoja se do rrinim orë të tëra në shtëpinë funerale duke pritur e përcjellë, pastaj varrimi e më vonë përsëri pritjet e përcjelljet në shtëpi, por jo. Atmosfera e vdekjes nuk ndihej ashtu siç e mendoja unë. Këtu biznesi bën punën e vet edhe për vdekjet. Shpenzimet e funeralit, rreth 6000 dollarë, Toti i kishte paguar që kur ishte gjallë. Edhe kofinin e kishte zgjedhur vetë. Kështu që për të afërmit s'kishte mbetur gjë për të bërë. Trupi i saj u soll nga Florida në Bruklin dhe ne vajtëm në shtëpinë funerale vetëm për dhjete minuta sa për ta parë ("se mos kanë sjellë ndonjë tjetër në vend të saj, gabimisht”, - bëri humor im kunat) dhe pas kësaj ne, dhe bashkë me ne edhe motra e vogël e vjehrrës, Rozlin me të shoqin, që kishin ardhur nga Florida, u nisëm drejt e tek vorrezat. Aty, nuk kishin ardhur shumë njerëz. (Siç tha ime vjehrrë, ajo, Toti, qe mbi 90, dhe e tërë shoqëria e saj e kishin lënë këtë botë me kohë). Pas varrimit dreka qe porositur në restorantin me të afërt. Njerëzit e ardhur në drekë kishin dy vjet pa u parë, që nga evenimenti i fundit familjar, kështu që u çmallën e patën rast të bisedonin për jetën e bizneset e tyre. Kur u duk se të gjithë zunë vend, ime vjehrrë pyeti:
- Janë të gjithë prezent?
- Deri tani jemi tanët, mama, por po qe se do të na vijnë dhe ata të mesazheve që le mbrëmë do na duhet të shtojmë edhe dy karrike.
Majku qeshi. Dikush desh të dinte se ç'ishin “ata të mesazhit” dhe Xhefri pati rast të rifreskonte episodin e mbrëmshëm që mamaja, e cila me vdekjen e motrës së madhe, qe vetëemëruar “gjeneral i përgjithshëm'' ka lënë mesazhe tek dy të panjohur, duke i ftuar në drekën e Totit". Ai shkriu tërë artin e tij për t’i bërë të tjerët të qeshin.
Pas drekës, më të rinjtë thanë se qe një ditë tepër e nxehtë dhe nganë makinat në drejtim të plazhit. Kuptohet, Xhefri u printe.



Drekë për festën e nënës

Unë mendoja që dita e nënës ështe datë fikse edhe këtu në Amerikë, siç e kishim në Shqipëri, por i fejuari më spjegoi se dita e nënës bie gjithnjë në fundjavën e dytë të muajit maj. Këtë radhë dita e nënës amerikane ra në 9 Maj.(Dita e fitores mbi fazhizmin, plotësoi truri im në mënyrë automatike).
Kështu, të tre, i fejuari im, im kunat dhe unë, atë ditë, siç qe bërë traditë e familjes, morëm vjehrrën për të ngrënë darkë jashtë. Makina bëri disa kthesa në lagjen ku banojmë e pastaj doli në bulevardin e madh te Ocean Parkway. Ky bulevard gjithnjë më ka pëlqyer se më kujtonte bulevardin e madh në Tiranë. Atë e pëlqenin shumë edhe rusët. Ata uleshin në stolat e gurtë buzë trotuareve dhe aty kalonin mbrëmjet, kur ishte mot i mirë. Ndryshonte nga bulevardi ynë i Tiranës, në epokën e shëtitjeve, se në vend të njerëzve mbrëmjeve këtu derdheshin makina pa numërim.
Majku e kishte rritur shpejtësinë, nuk e di pse.
- Mbaje vrullin! - thirri vjehrra. - Makina jote po hidhet përpjetë e mua po më duket vetja si kauboj në majë të kalit.
Unë qesha.
- Ndoshta do ishte mirë të dilje përpara mama, në vendin tim, - thashë unë.
- Jo, e dashur. Jam mirë. Puna është se nuk më pëlqen kur e ngasin makinën shpejt.
Majku uli shpejtësinë.
Në dy minuta makina dukej sikur ecte me 10 mile për orë.
- Majk, ç'po ndodh me ty? Kështu s'arrimë as nesër në restorant, - vërejti vjehrra duke kërkuar vështrimin e tij në paqyrën e makinës.
Zakonisht ajo ulej gjithnjë në sedilen e mbrapme, në mes.
- Mama, është një grua shofere para nesh. Kështu ndodh kur gratë e vjetra në moshë ngasin makinat. Me atë lloj shpejtësie më mirë ecet në këmbë.
- E para s'jam unë ajo, prandaj ule zërin. Dhe së dyti, unë nuk jam akoma "e vjetër", që po thekson moshën e asaj.
Hyjmë në një restorant kinez. Na u desh të prisnim rreth gjysëm ore në këmbë, megjithëse e kishim rezervuar tavolinën që dy ditë përpara. Por restoranti ishte plot. Prisnim të ulur në holl e hera herës vërtiteshim rreth barit apo pranë një akuariumi të madh që qe vendosur pranë dritares. Brenda tij, midis myshqeve të gjelbër lëviznin disa peshq si edhe karkaleca të kuq deti.
- Sot paskam shumë uri, - tha im kunat, Xhefri
- S'ke ngrënë gjë tërë ditën? - pyeti vjehrra.
- Jo.
- Pse?
- Si mund të haja kur mendoja se do vija këtu e do haja sa për tërë javën!( Kinezët i servirin gjellët me bollëk)
- Epo atëherë duro edhe ca. Duro edhe ca ose rrëmbe ndonjë një nga ata karkalecat e akuariumit.
- S'është mendim i keq. Mbase i bëjmë kinezët të mendojne se duhet të nxjerrin edhe llabstër në menu.
Më parë s'më kishte shkuar mendja kurrë që kinezët do ishin kaq të sukseshëm në bisnesin e kuzhinës. Restorante kineze kisha parë edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Kinezërira, kinezërira, thoshim dikur, por janë punëtorë e të zgjuar si djaj këta kinezët, kur vjen puna për veten e tyre!
Së fundi zumë edhe ne tavolinën tonë. Lokali qe zbukuruar me balona që uronin ditën e nënës. Vura re që çifti që u ngrit nga tavolina jonë mbante në duar një tufë me trëndafila të kuq. Ishin dhuratë e lokalit për festën e nënës.
- Mama, unë trëndafilat e mi do të t’i jap ty, - thashë unë.
- S'do ishte ide e keqe, - tha ajo.
Për mua trëndafilat pa aromë ishin një gjë pa ekzistencë.
Biseda u hap me telefonin që na kishte bërë kushëriri nga Kalifornia, i cili mezi priste të shtrydhte edhe pikën e fundit të trashëgimisë së hallës. Merrte dy-tre herë në javë nga Kalifornia duke na pyetur se deri ku ka vajtur puna.
- Nuk e kuptoj, - tha Majku. - Ai njeri është i krimbur në para dhe duket sikur do vrasë veten për ato dy mijë dollarë që i kanë mbetur akoma pa marrë.
- S'do jetë ai, por e shoqja, - tha kunati, ajo e shtyn. Si thua ti, mama?
- Unë nuk ia njoh të shoqen, por po qe se i ka ngjarë së vjehrrës, mbase ke të drejtë. Ime kunatë qe e pasur, - nisi të tregojë vjehrra duke u kthyer nga unë. - Kur mori tim vëlla, ai sigurisht ia shtoi pasurinë, por të gjithë e kemi ndjerë që ligjin e bënte e shoqja. Në ceremonira familjare, fejesa e martesa, kur mblidheshim të gjithë të familjes, ajo nuk na jepte as dorën . Rrinte pak dhe largohesh e para.
Ky diskutim na çoi në tema interesante. Biseda u soll reth çifteve të palumtura.
- Unë mendoj se edhe ai vetë është egoist. Që i vogël ka qenë vetëm për vete, - përpoq im shoq të kujtonte nga fëmijëria. - Shumë egoist, - theksoi ai.
- Çudi si qenka martuar ateherë! - më shpëtoi mua.
- Ç'ka të bëjë kjo me martesën? - pyeti im kunat duke lëpirë një brinjë të pjekur.
- Ka të bëjë, se shumë njerëz që janë egoistë në fëmijëri, maten shumë kur vjen puna tek martesa ose zgjedhin të mbeten beqarë tërë jetën. Martesë do të thotë të ndash me dikë ndjenjat, por edhe pasurinë, sigurisht, - thashë unë.
- Kështu ndodh në parim. Por ka njerëz që martohen pa ndarë asgjë. S'ke dëgjuar ti që mjaft martesa bëhen pa ndarë askurrfarë ndjenje?
Kunati mi kishte ngulur sytë si të vështronte një qënie të çuditshme.
- Ka shumë shkaqe për divorc, - tha vjehrra papritur. - Një nga ato është edhe mospërputhja seksuale. Ka kaq shumë divorce.
Ajo nguli pirunin në pjatën e Majkut duke marrë ca shrimp të bardhë. E shijonte ushqimin me një neps prej të reje. Sa herë sillej biseda tek divorci, ajo e gjente shkakun tek mospërputhjet seksuale dhe kjo nuk e di pse kish filluar të më ngacmonte nervat. Ndoshta se në moshën e saj më dukej e çuditshme që ajo nuk gjente "dot" një lloj shkaku tjetër, por pikërisht atë!
- Kur babai juaj ishte gjallë e ju ishit të vegjël, - zuri të tregonte ajo - meqë kishim kohë pa vajtur me pushime, sepse ai punonte shumë, vendosi papritur të shkonte me pushime vetëm. E pyeta: “Po sikur të të paraqitet rasti… ç'farë do bëje ti?” Ai mblodhi supet e tha: “Nuk e di”. ”Nuk e di? Atëhere s'ke për të shkuar”, - ia ktheva.
Unë e kisha ndjerë që ditët e para që kisha të bëja me një vjehërr "të fortë". Sidoqoftë, të fortin është më mirë ta kesh aleat se sa kundërshtar, i thosha vetes sa herë që s'më pëlqente ndonjë gjë tek ajo.
Në televizorin e madh të lokalit papritur u shfaq Bob Dole. Bënte reklama për viagra dhe prostatin. Im kunat tha se një nate më parë Bobi kishte deklaruar në televizion se do të mbështeste finacjarisht për president për vitin 2000 senatorin Mc Kain.
- Si është e mundur? Ai ka të shoqen që ka vënë kandidaturën për president! - tha ime vjehërr.
- Vërtet, po të shoqen kush do ta mbështesë? - pyeta unë.
Heshtëm një copë herë dhe pastaj plasi e qeshura.
- Duket se çifti Dole paska probleme, tha vjehrra.
- Kjo i jep kuptim edhe reklamës së Mr. Dole për viagra, e mbylli im kunat.
Kur dolëm nga lokali, ime vjehërr mbante në duar katër copë trëndafila, dy të sajët e dy nga unë.
Kur po ndaheshim na kujtoi që javën tjetër do shkonim në Nju Xhërsi, sepse motra e saj e vogel bën 80 vjetorin.
- Dëgjoni, - tha ajo, duke vështruar më shumë nga unë se nga djemtë, kujdes mos bëni gabim t’i zini në goje moshën, se i vjen keq dhe na prishni mbrëmjen. OK?
- Për peshqeshin mos u bëni merak. Kjo është përgjegjësia ime, - e mbylli ajo.



Letër në adresë të vjehrrës.

Një herë në javë i çojmë vjehrrës një pjesë të postës që vjen për të gabimisht në adresën tonë. Nuk është postë e rëndësishme, zakonisht nga firma tregtare që ofrojnë mallra të reja, katalogje veshjes të stinës, letra nga organizata bamirëse, që i kërkojnë të kontribuojë. Ndonjëherë i vijnë edhe kupona për t’i blerë mallrat me çmime më të lira. I mbledhim tërë këto zarfe e i vemë diku në një qosh pranë shkallëve që të mos i harrojmë për t’i marrë me vete kur kalojmë nga ajo. Zakonisht këtë postë ajo e quan xhank meill. U hedh një sy të shpejtë zarfave dhe i flak në kosh, ndonjëherë edhe pa i hapur fare. Atë ditë zarfi me emrin e saj vinte nga Planned Parenthood, Margaret Sanger Square, që do të thoshte nga Planifikimi familjar i Nju Yorkut.
Nuk ishte gjë që kalonte pa rënë në sy. Një gruaje që po mbushte 85 -at i vjen një leter nga planifikimi familjar.
- Ç'është kjo? - pyeta unë Majkun duke vënë buzën në gaz.
- Me siguri e mësojnë mamanë se si të mos mbesë shtatzanë. Mos e hap .T'ia çojmë nesër.
Të nesërmen shkova tek vjehrra, vetëm. Majku tha që do shiheshim atje nja dy orë më vonë, kur mamasë t’i vinte tekniku i televizorit. Që kur e kishte kthyer televizorin ne WebTV kishte probleme me të.
Vjehrrën gjeta në kuzhinë. Po zbrazte supën e saj të preferuar në supjerë. E prita sa të mbaronte e të kthehej në tavolinë. Pastaj nxorra nga çanta zarfin.
- Këtë ma dha Majku për ty.
I zgjata zarfin dhe po prisja si do reagonte.
Ajo vuri syzet. Grisi me kujdes zarfin, hapi letrën dhe zuri të lexojë. Në fillim në heshtje, pastaj ngriti zërin:
- Sa herë që shoh një vajze adoleshente me barrë kam dëshirë ta ndihmoj. Dhe është pikërisht kjo çfarë bëjmë ne të Planifikimit Familjar të Nju Jorkut. Ne kujdesemi për vajza të reja si ju. Por me ritmin e madh te shtatzanësisë tek vajzat adoleshente që mbeten me barrë, ka akoma shumë për të bërë. Në Bronx ka mbi 100 workshope të edukimit seksual për të ulur rritmin e barrës së padëshëruar…
Ajo ndali, më vështroi mbi syzet e lëshuara mbi hundë, dhe tha:
- Më ka ardhur tamam në kohë!
Unë po qeshja me të madhe, sa po më dilnin lot nga sytë.
- Ku është im bir? - më pyeti.
- Më tha që do shiheshim këtu, - u përgjigja unë që ndieja mezin të më dhimbte nga të qeshurit. Ajo u ngrit e i ra telefonit.
- Majkëll, nëna jote shtatzënë është në telefon. Kape telefonin.
- S'qenka, - tha dhe e vari telefonin në mur.
Pastaj u ul, firmosi një çek 25 dollarësh dhe e futi në zarfin që i kishte dërguar Planifikimi Familjar i Nju Jorkut.
- Kjo është e gjitha çfarë duan këta, -më tha duke më treguar zarfin. - Të gjithë duan para në këtë botë. Kur të dilni, hidheni këtë çek në postë.

* * *

Ditlindja ime

Bashkë me krishtlindjet po afrohej edhe ditlindja ime. Kur erdha fillimisht në Amerikë ditlindja ime e parë në një vend të huaj, qe një ditë e trishtuar për mua. Isha krejt vetëm dhe më vinte për të qarë. Një vit më pas as që më ra ndërmend për ditlindjen, ndërsa atë vit që u fejova, kur filluan krishlindjet zura ta mendoj përsëri. Këtë radhë duhet ta festoja patjetër. Tani s'isha më vetëm. Isha e fejuar dhe madje me një amerikan. Ishte edhe çështje kureshtje.
Pikërisht një ditë para ditlindjes sime, kunati theu këmbën duke luajtur futboll. E çuan urgjentisht në spital e doktori tha që kish nevojë për operacion. Operacioni do bëhej një ditë më pas në spital, në Menhet’n, d.m.th. pikërisht ditën e ditlindjes sime. Nuk më erdhi aq keq për kunatin se sa për vjehrrën si nënë. Ajo duhej të ishte e tronditur nga kjo që i ndodhi të birit. Të nesërmen, që në mëngjes, të tre shkuam në Menhet’n.
- Po qe se Xhefri do operohet tani në mëngjes, do ta marrim në shtëpi në mbrëmje, - tha vjehrra.
- Kaq shpejt? - thashë unë e çuditur.
- Po, - tha ajo, sikur kjo të qe gjëja më e zakonshme në botë.
Xhefri nuk u operua në mëngjez, por reth orës tre pasdite. E morëm në shtepi pas tre orësh nga operacioni. Kështu, rreth orës tetë të mbrëmjes ne ndodheshim të katër në shtëpinë e vjehrrës. Im kunat rrinte shtrirë në divan me këmbën e mbështjellë me allçi. Kishte qenë një ditë e gjatë për të gjithë dhe ndiheshim të lodhur.
- Do shtrihesh pak, mama? - yeta unë.
- Të shtrihem? Jo, - tha ajo. - Do shtrihem kur të bie për të fjetur. A don të pushosh ti? më pyeti ajo. Unë u skuqa. U duk sikur e kisha bërë atë pyetje për t'i dhënë mundësi vetes sime që të shlodhesha. Në fakt ndihesha vërtet e lodhur dhe bëja çudi me të që vërtitesh në kuzhinë. Gatuante ekstra, kur isha e bindur që e kishte frigoriferin plot.
- Të të ndihmoj, mama? - pyeta që prapa kurrizit të saj.
- Jo, - tha. - S'ke ç'të më ndihmosh, gjeli po piqet vetë. Sallatën me fruta e bëra që në mëngjes. Është në frigorifer. Tortën me mollë e bëra që dje... Pastaj kuzhina është e vogël, s'ka vend për dy. Pse nuk shkon të pushosh ca?
I fejuari im vështroi nga ne dhe u afrua.
- Ti dukesh e lodhur, më tha, pse s'shkon të pushosh në dhomën e mamasë?
- Po kjo? Thosha me vete. Me tërë mend e kanë këta?
- Shko shtrihu në krevatin tim, qetësohu, lexo dicka, kur darka të jetë gati, të thërrasim…
I fejuari më shoqëroi deri në dhomën matanë.
- Ta hap televizorin, apo do flesh pak?
- Jo. Nuk do fle, thashë unë, nuk jam e lodhur. Po shoh pak televizor.
Ai tërhoqi derën duke dalë. Mua po më mbylleshin sytë për gjumë.
Isha shtrirë në shtratin e vjehrrës dhe të them të drejtën më vinte turp kur mendoja se ajo vazhdonte të gatuante në kuzhinë, ndërsa unë shlodhesha. A do ta kisha lënë mamanë time të punonte tërë ditën ashtu? Jo, sigurisht që jo.
Nuk e kisha mendjen tek televizori. Pse ta fsheh? Kisha pritur me kureshtje se si do ta festoja këtë vit ditlindjen dhe fare papritur ishte shndërruar në një iluzion. Mbylla sytë dhe kujtoja kur mblidheshim të gjithe tek mamaja, në Tiranë, kur ngrinim gotën e parë bashkë me urimin e vitit të ri dhe të gjithë më uronim mua. Mamaja ime e vëllezërit më puthnin duke më uruar jetë të gjatë e të lumtur. Dhe papritur kujtimet e ditlindjes sime mu bënë bashkë me ato të tezes së Majkut, Rozit që i festuam 80 vjetorin. Kishte ardhur që nga Florida, ta bënte me të bijën , në Nju Xhërsi. E bija, Suzana ishte ekonomiste dhe punonte në shtëpi të vet. Banonte në Short-Hills, ku kanë shtëpitë e tyre shumë pasanikë të Nju Xhërsit.Qe një vend me pyll e lëndina bashkë ku shihje aty këtu vetëm shtëpia dykatëshe. Të gjitha me makina të mira para dyerve.
Në katin e parë të shtëpisë ndodhej ajo që vetëm emrin kishte kuzhinë, se në një të parë nuk të zinte syri as sobë, as frigorifer, madje as lavapjatë. Çdo gjë ishte e maskuar, e veshur me mobilje. Në të djathtë të kuzhinës, një dhomë ngrënie e veçantë për miqtë . Në mes qe vendosur një tavolinë ngjyrë vishnje me bukuri të papërshkrushme. Karriket përreth vinin të zeza.
- Këtë set e kemi sjellë nga Italia, -kish thënë Suzana, kushërira e parë e Majkut. Pastaj, po në katin e parë, ishte dhoma e ndenjes, me kolltukë lëkure e televizor dhe përbri saj dhoma e televizorëve për fëmijët. Secili kishte televizorin e vet të mbyllur në një raft të madh në formën e shtëpizave-lodra. Dhomat e katit të parë e kishin një faqe muri të zëvendësuar nga xhamllëku. Lart ishin dhomat e gjumit si dhe zyra e Suzanës.
Para se të shkonim atje, vjehrra përsëriti që të kemi parasysh se Rozlin nuk do që t'ia dijë njeri se sa vjet mbushi . Rozlin na priti me një kostum ngjyrë trëndafili (pantallona e bluzë). I shoqi , Marti 79 vjeç, vinte rotull si atlet, duke treguar se e kishte ulur barkun duke bërë disa ushtrime fizike të cilat i demonstroi aty në sy tonë.
Darkën e ditlindjes e hëngrëm në restorant. Rozi tregonte kujdes se mos pikonte, sidoqë në qafë kishte varur një grykashkë me xhixha argjendi. Suzana s’e çau kokën të ndërronte rrobat. Erdhi në restorant me komplet tutash sportive. Fëmijët e saj bënë të njëjtën gjë. Ishte e çuditshme se sa shumë kontrastonte me të ëmën. Edhe pse ishte 80 vjeçe, Rozi dukej ende si një plakë-fëmijë e përkëdhelur. "Ajo ka qenë gjithnjë bebja e familjes dhe gjithnjë është trajtuar si e tillë. Edhe i shoqi gjithashtu e ka llastuar shumë", - më kishte thënë ime vjehrrë për të. Dhe kjo qe mjaft e dukshme.
- Më ka rënë një tablo nga muri. Si ta vendos prapë në mur? Ç'farë përdor ti në këto raste? - iu kthye ajo papritur vjehrrës sime.
- Gozhda, e dashur, gozhda! - iu përgjigj ime vjehërr.
- Ku gjinden këto?
- Lërja Martit këtë punë. S'është për ty!
Rozi rrufiti pak kafen, pastaj e vendosi me kujdes në tavolinë për ta lënë të ftohej.
- Gjyshe, po kur pikon grykashkën, si ia bën? - ngacmonte i nipi.
U kthyem përsëri për ta mbylluar këtë mbrëmje duke ngrënë akullore me kek dhe aty filloi diskutimi për kompjuterat. Rozi tha se meqë vjehrra ime (e motra) e kishte kthyer televizorin në WEB TV dhe jepte e merrte mesazhe me shoqërinë e të afërmit, atëherë pse të mos e bëjë dhe ajo? Përfundimi: Rozi vendosi të ndjekë një kurs për kompjuter që të mos e zinte viti 2000 pa mësuar kompjuterin!
Atë mbrëmje patëm vërtet humor. Por sonte është ditlindja ime dhe andej matanë kunati im ishte shtrirë në divan me këmbën futur në allçi. Natyrshëm, që as që mund të bëhej fjalë për të festuar. Ime vjehrrë vërtitej ende në kuzhinë. Ishte e çuditshme se ku e gjente atë energji pas asaj dite të lodhshme. Dhe ishte pothuajse 85 vjeç.
Kur ishim në Menhet’n duke pritur në hollin e spitalit, ndërkohë që i biri operohej, ajo kishte nxjerrë një gazetë dhe lexonte. Unë kisha mbledhur duart kryq dhe rrija e mendoja se po të na ndodhte kjo në Tiranë, (larg qoftë!) në hollin e spitalit do bëhej vetëm muhabeti i të sëmurit, qoftë edhe 14 orë rrjesht. Ndërsa ime vjehrrë, mbaroi së lexuari gazetën, ma pasoi atë mua dhe pastaj hapi një libër. Mbaja gazetën në duar e thosha me vete: "Sa ters që jam. Nga vajti dhe e theu im kunat këmbën tamam tani!" Pastaj i largova tutje këto mendime gjimnazistësh, duke falenderuar Zotin që mendimet janë brenda në tru e jo të shkruara mbi ballë, se me siguri duhet të dukesha femra më egoiste në botë.
Në anën tjetër me çudiste ajo grua, që do bëhej vjehrra ime e ardhshme, se sa e fortë ishte.
Dhe tani kishim ardhur të gjithë në shtëpi. Unë rrija shtrirë në dhomën e saj. Qepallat me rëndonin tmerrësisht, por përpiqesha të mos flija.
Rreth orës e nëntë e gjysëm të mbrëmjes, i fejuari im hapi me kujdes derën e më pyeti :
- A u qetësove ndopak? Do të vish nga kuzhina ?
- Sigurisht, - thashë unë duke këcyer nga shtrati.
U vështrova në pasqyrë. Kisha një fytyrë të fjetur dhe flokë të shpupurisur.
- Ja tek e ke krehërin, - më tha ai, duke më zgjatur një krehër që e mori pranë
pasqyrës. - Rregullohu dhe hajde në kuzhinë. Po të pres atje, - tha, dhe doli.
Unë kreha flokët, rregullova bluzën dhe iu rashë lehtë faqeve të mia, si për tu zgjuar nga ajo gjëndje plogështije që ndieja në tërë trupin tim. Hapa me ngadalë derën që më çonte në kuzhinë dhe gjëja e parë që më ra në sy qe tavolina e rrumbullakët e mbuluar me një mbulesë të bardhë të qëndisur me trëndafila . Mbi të, një tortë e madhe e rrumbullakët me qirinj të ndezur mbi të. Shtanga. Hodha edhe dy hapa. Papritur, vjehrra ime e ardhëshme dhe i fejuari me dolën përpara duke kënduar ato vargje që na ishin bërë aq të njohura nga filmat që kishim parë, por që kurrë s'kisha menduar se ndonjëherë do të më përkisnin mua:

"Happy Birthday to you!
Happy Birthday to you.. “

Duetit të tyre iu bashkua një zë i tretë. Ishte zëri i kunatit tim, Xhefrit, që mbante këmbën e fashuar të shtrirë mbi tavolinën e mesit në livingrum. Unë u mallëngjeva. Ime vjehërr më përqafoi dhe më tha t'iu fryja qirinjve . Iu afrova tavolinës e duke mbajtur lotët iu fryva qirinjve me frymën që më dridhej. Mu desh ta bëja disa herë, derisa u fikën të gjithë. Ata përplasën duart. Shikoja herë nga ime vjehrrë e herë nga i fejuari im. Fytyrat e tyre dukeshin të lumtura sikur të ishte ditlindja e tyre.

Albana M Lifschin, Bruklin, 1998, perfshire ne vellimin "Takim me te paprituren"

Wednesday, May 02, 2007

A.Tanushi - RREFIM VETVETES - MEDITIM

Të qënurit pjesë e një shoqërie plot paragjykime, shpeshherë nuk kemi kurajën të zbulojmë para të tjerëve, qoftë edhe ndaj nënës, të ashtuquajturë n anë të errët. Me ritmin e ditëve ecën edhe një dëshirë që të çon drejt një vetërrëfimi. Shoqëri të ndryshme e kanë zgjidhur në një mënyre tjetër, sa religjioze aq edhe njerëzore, ku një grup njerëzish, tërësisht të panjohur me njëri-tjetrin, rrëfejnë historitë e tyre, sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, si vetë karakteret njerëzore. Brenda një dhome të errët, ku fytyrat marrin pamjen e siluetave gri, historitë njerëzore gdhenden njëra pas tjetrës, në muret rrethues të ‘odeonit’ rrëfimtar. Kështu njeriu ndjen çlirim, aq më tepër kur dëgjon histori të ngjashme me tënden, beson se nuk je i vetëm.
Duke përqafuar që në vogëli idenë e pavarësisë, shpeshherë në udhëkryqe zgjedhim shtegun e gabuar dhe ashtu të verbër rendim drejt një ‘lirie’, pa ia ditur as kuptimin termit. Rrëzohemi dhe nga ndrojtja e ndonjë qortimi të mundshëm ngrihemi të heshtur, me plagën që pikon dhe përpiqemi të fshijmë çdo shenjë gjaku të mbetur. Vraga të tilla kristalizohen me shpejtësinë e erës në memorien trunore dhe marrin formën e mjegullnajës me konturet e një pikëpyetjeje. Sa më shumë rendim drejt ideve tona, aq më shumë rritet kurba e rënieve dhe në përpjesëtim të drejtë me të edhe humnera që krijojmë me njerëzit më të afërt. Derisa vjen një ditë dhe dialogu prindër-fëmijë ngushtohet në dy fraza, përshëndetje dhe mirupafshim. Refreni i ngjarjeve ‘të pahijshme’ në sytë e nënës, ligjërohet në heshtje, në mbrëmjen e vonë, teksa flasim me hënën. Në monologun e gjatë sa vetë ditët e jetës, zgjohen odat e errëta dhe na duket se jeta është e mbushur me dështime dhe pesimizmi njom qepallat e rënduara. Kjo jo për faktin se në jetë nuk ndodhin gjëra që të bëjnë të lumtur. Madje besimi se jeta është e mbushur më shumë me ndodhi të bukura, sesa me ato të hidhurat, kalon çdo kufi njerëzor, por se gjërat që na dhembin lenë gjurmë dhe zvarriten rreth nesh si anakondë.
Ka një ndryshim mes çasteve të këndshme dhe atyre të dhimbshme. Përjetimi dhe memorizimi. Të bukurat përjetohen në shpirt e zemër, ndërsa, ato të hidhurat si shtresë lymore zënë hapësirën e rrudhave të trurit, për të ngelur aty, të patrazuara. Kjo është dhe arsyeja pse e njëjta lëngesë na vret me qindra herë, çdo moment kur hedhim vështrimin drejt vetvetes.
Skutat e errëta të ditëve që marrin kohën e shkuar, vegjetojnë në pritje të një shtytësi që të dalin nga guaska ku qëndrojnë prej kohësh. Sa më shumë kalon koha aq më tepër vështirësohet rrëfimi. Kthehet në një film që shfaqet vetëm në ekranin e vetvetes, pa më të voglin shikues.
Duke e brumosur, që kërthi, me frikën e gabimit dhe praninë e ‘mos-it’, padashur, indirekt ushqehet dhe ndrojtja e të shprehurit të të ashtuquajturave ‘zgjedhje jo të dobishme në jetë’. Kështu ushqehet heshtja, nga e cila vështirë të dalësh dhe vjen një moment që bota duket tërësisht e huaj dhe papritur e ndjen veten të vetmuar, mes njerëzve.

Argentina Tanushi, Tiranë

Monday, April 30, 2007

R.Moisiu -INTERVISTE ME MEDIJE VRANIQI

Botoi gazeta "NDRYSHE"
TIRANE 27 MARS 2007


Bamiresia dhe bisnesi ,te lidhura bashke.
Nje grua shqiptare-luftetare e Pavaresise per Kosoven
Bisede me Zj.Medije Vraniqi.Dallas.Texas ,SHBA.

Nga Raimonda Moisiu
e-mail moisiu8@...
web : http://www.botaegruasshqiptare.blogspot.com/
shkurt 2007


1-.RM: Zonja Vraniqi, Ju jeni nje nga vajzat shqiptare te Kosoves me banim ne Teksas te SHBA. Biznesi juaj familjar ne fushen e industrise kulinare ka njohur sukses e eshte ne rritje. Mund te zbuloni pak nga sekretet e sukseseve, nese mundeni?

Medije Vraniqi:Biznesin e kemi arritur fale vetebesimit dhe vullnetit si dhe punes te panderprere. Pa u munduar nuk mundesh kurre te realizosh dicka.Familisht kemi dhene maksimumin e aftesive tona,vullneti eshte mbi te gjitha.

2-R.MJu jeni nje figure mjaft e njohur mes komunitetit shqiptar ne shtetin e Teksasit, ku ju banoni prej 27 vitesh.Ndersa ju karakterizoheni nga nje modesti e spikatur,cdo gje qe keni bere e keni bere ne heshtje ,jo per lavdi personale.Per nje pjese te publikut shqiptar ,mund te prezantoheni :-Kush eshte Medije Vraniqi?!

Medije Vraniqi: Une quhem Medije Vraniqi kam lindur ne Prizren ,,.
Rrjedh nga nje familje me tradita shqiptare . Familja ime mban emrin Hebiballari. Ne moshe te re fati me pruri ne Amerike. Ne Prizren kam Nenen, motrat, vellezerit kusherinjte e miqte e shoqerine e rinise se hershme. Per ata malli dhe plaga e mergimit nuk eshte shuar tek une. Ndjej se me trup jam ketu dhe shpirtin e mendjen i kam andej. Eshte malli qe me djeg me shume ,sidomos per nenen time, nene e forte qe perballoi cdo rrezik ne jeten e saj mbasi babai na vdiq shume i ri ,ajo ishte nene e babe per ne, na rriti e na martoi ashtu si kerkoi zakoni i vendit. Ajo dhe si shume nena te tjera kosovare perjetuan me pas dhunen e serbeve dhe perjetuan momentet kur NATO filloi bombardimet. Nena ime nuk iu dorezua serbit mbeti vetem ne shtepi me kembengulje se shtepia dhe Kosova ishte e saj dhe s'ka plumb qe e qet jashte.
Une jetoj ne Teksas me familjen time dhe kemi sic e permendet ju biznesin tone.


View full size

Ne foto:Medije Vraniqi

3-R.M :Ju jeni nje nga ato gra te rralla luftetare te ceshtjes kombetare. Ju personalisht keni dhene kontribut shpirteror,material dhe financiar per te qene afer vellezerve dhe motrave te gjakut ne periudhat me te veshtira te viteve te fundit.C'mund te na thoni me gjere rreth kontributit Tuaj kombetar!

Medije Vraniqi:Une kam pasur dhe ndjere si detyre te ndihmoj popullin tim dhe sinqerisht ndjej sikur s'kam bere aq sa duhet,sikur nuk kam dhene kontribut sa duhet.Por ka dhe shume te tjere qe kane ndihmuar dhe une i pergezoj , shpirtera te medhenj flasin me zemer dhe shohin me sy dhe vetem atehere kuptojme se dore e zgjatur eshte nje shprese per nje ne hall.Une vec kam bere nje detyren time,si moter e si mike e vellezerve e motrave te nje gjaku.
View full size


Ne foto Medija mes bashkeatdhetaresh
4- R.M:Ju jeni takuar me senatoren e shtetit tuaj,Zj.Kay Bailey Hutchison , dhe keni kembengulur te ndihmohen bashkekombasit,si refugjatet e porsamberritur ashtu dhe vendilindja juaj ,Kosova martire. A mundeni te na tregoni pak me gjere per keto ngjarje,me detaje, ju lutem?


Medije Vraniqi: Senatorja e Texasit Kay Bailey Hutchison ..me kujtohet si sot kur u paraqita ne zyren e saj me lote ne sy ...S'mund t'i besoja vehtes se arrita deri ketu,une nje grua e thjeshte, kosovare, nga lotet s'mundesha te permbahesha dhe nuk e kuptoja vehten time..Senatorja me pyeti se c'ka mund te beje ajo per mua,pra si mund te me ndihmonte? Ohhh, Zot thashe, ne moment,duke shprehur ngazellim, I tregova se aty ne shtetin tone, ajo ishte e vetmja shprese e jona dhe i shpjegova situaten me kujdes. Permes nderhyrjes se saj, shume refugjate kosovare per nje kohe shume te shkurter u punesuan ketu ne Dallas ,jane dhene ndihmat maksimale per familjet po ashtu me ndihmen e saj patem mundesi qe dy here kompania "Feed the children" dergoi ndihmat e medha ne Shqiperi dhe Kosove.

5-R.M: Shtypi i kohes ,ne shtetin ku ju jetoni ,ka pasqyruar punen Tuaj si bamirese dhe si nje bisnesmene ,por edhe si nje luftetare e paepur e ceshtjes kombetare ,ne menyre te vecante te ceshtjes te Kosoves tone martire.A mund te na permendni disa nga keto shkrime dhe gazetat qe shkruajten per JU?

Medije Vraniqi:Sic dihet se ne cdo ngjarje jane te paret televizioni dhe gazetat qe e pasqyrojne, edhe ne situaten e Kosoves, kanali KTVT Texas,e ndoqi zhvillimin e ngjarjeve. Ai kanal me ka intervistuar se pari,e me tutje, TV ABC,permes programit "Good Morning America" pastaj Gazeta "Star telegram" ne Fort Worth ,"Plano Daily News" etj, me kane dhene mundesine qe une te bej apel per motrat ,vellezerit e femijet tane. Po ashtu kam shtyre qe te ekspozohen edhe familjet refugjate duke i treguar popullit amerikan se sa te traumatizuar qe jane.Gjithashtu permes ekspozimit dhe traumave, populli amerikan pa dhe nje ane te panjohur te gjakut tim. Vellezerit e motrat e mia tregonin se pavaresisht se Amerika ofronte kushte me te volitshme,ata tregonin se per momentin kishin nevoje per strehe, se atyre ju mungonte Kosova e dashur, qanin token e tyre se shumica deshironin te ktheheshin ne token e tyre. Kemi strehuar shume familje dhe kete e kemi bere vetem e vetem se jemi nje popull kemi gjuhe e tradite dhe kembengulja ime ishte te tregoja se pavaresisht nga keto ne nuk kishim liri dhe ndihma e pupullit dhe qeverise Amerikane duhej te kanalizohej deri ne clirimin e plote te Kosoves.
View full size

Foto e shtypit te Teksasit ku pasqyrohet puna e Medijes.
6- R.M:Si i shikoni Ju e nderuara Zonja Medije ,perpjekjet e politikes kosovare ,shqiptare dhe nderkombetare per Pavaresine e Kosoves?

Medije Vraniqi: Pozitive...dhe te realizohet endrra e deshmoreve te rene ,te kujdesen familjet e jetimet, e luftetareve qe derdhen gjakun per lirine tone te perkedhelen me nje dashuri te vecante por edhe te ndjejne, krenarine qe prinderit e tyre ishin ata qe na dhuruan kete liri. Shpresoj ne pavaresine e shpejte te Kosoves.......

7-R.M:Ju jeni nje grua qe ka ardhur vajze e re ne SHBA.ne moshen 18 vjecare ,pra nga Prizreni i lashte ,mjaft tradicional, ne perendimin modern. Si e perballoi Medija kete ambient dhe si u integruat, u pershtatet dhe tashme shume e suksesshme ne jete e profession?

Medije Vraniqi:Mergimi nuk ishte lehte per mua besoj qe dhe per askend nuk eshte i lehte.Ndahesh nga te afermit malli eshte ai qe nuk te le te qete ne mergim ,,,,dhe fati i cdo kujt nuk dihet...Shume emigranteve nuk ju ka ecur si duhet ,jeta eshte shume e veshtire duhesh te perballesh me shume probleme qe kur ndoshta kur ishim ne vendin tone nuk i kemi kaluar .Mergimi ishte nje shprese per te fituar nje te ardhme me te mire ,por eshte dhe nje zgenjim e nje plage pa sherim qe shumica e familjeve shqiptare e perjetojne me dhimbje .Te ruash identitetin tend, kulturen, te jetosh ne dy botera , kjo si per ne dhe per femijet tane ka qene e veshtire, nje problem i madh te perjetojne ngjarjet me prinder emigrante ."Betejen" me te madhe qe e kam pasur ne mergim ka qene mbajtja gjalle e gjuhes shqipe ne familjen dhe rrethin tim.


8-R.M:A ka vend te pyesim me gjeresisht dhe me konkretisht per problemet qe perballen me vajzen shqiptare qe emigron edhe sot e kesaj dite?

Medije Vraniqi: Cdo njeri largohet nga vendi ku nuk shikon te ardhme duke kerkuar jete me te mire, por nuk duhet t'i largohesh dot vetes. Pra, ne toke te huaj kryesorja eshte te gjesh cfare kerkon ti nga jeta, te gjesh kush je ti tamam dhe cfare limitesh t'i vendosesh vetes ne rast se deshiron te perparosh ne jete. Ne qofte se keto vija vendosen, atehere mund ta kthesh dhe zhgenjimin ne sukses si dhe te ndihmosh atdheun tend. Kujtoj heret, hyra ne pune ne nje nderrmarrje te madhe dhe nuk dija gjuhen aq mire, nuk dinja sa duhet se disa vite kisha qene e dedikuar ndaj familjes dhe rrita femijet. Ajo qe me shtyri te kerkoja pune ishte se doja te dija dhe gjeja aftesite e mija .Nuk ishte e lehte se s'kisha punuar me pare ne Amerike.Por fale vullnetit, sjelljeve tona shqiptare, dashurise dhe respektit per njerezit qe na kishte mesuar Nena Kosove ,arrita te jem manaxhere ne po ate ndermarrje. Ka qene moment gezimi kur u promovova, sepse ne emigrim cdo hap i vogel eshte nje gezim me vete. Pastaj fati me dha te punoj tani ne bisnesin tim ,mergimi na afron mundesite por ne duhet te jemi ata qe te luftojme me pune dhe sjelljet e dashurine qe kemi dhe keshtu arrijme t'u tregojme te huajve jemi te afte e te zotet, por sistemi sundues s'na dha keto kushte.
Mendoj se historia e jetes sime , i sherben cdo vajze qe emigron,vec duhet pune dhe durim per te perballuar cdo gje qe na afron jeta. Vajza e sotme shqiptare qe emigron nuk ka ato veshtiresite qe kishim ne,por serish largimi vete shkakton problem. Prandaj, qendroi besnik vetevetes!


9-R.M: Ju jeni mjaft e talentuar. Kontributi juaj letrar ende nuk eshte shfaqur dhe vleresuar si duhet, por forumi Bota e Gruas Shqiptare ka pasur dhe ka nderin te shijoje disa nga krijimet tuaja. A mund te na tregoni se cilat jane gjinite qe ju preferoni te shkruani dhe a jane ne vije planet per ndonje botim?

Medije Vraniqi: une shkruaj ate qe e ndjej nuk jam poete me teper dihet malli per atdheun,e tash kohet e fundit , shpreh dhimbjet e mija per engjellushen time pena me eshte bere nje mjet sherues. Kohet e fundit per mua ,me ane te shkrimit gjej qetesin shpirtore ...dhe shkrimet tuaja, miket e mia, motra shqiptare dua te them se jane nje balsam per shpirtin tim te djegur se ne vargjet e juaja gjej shprese e lumturi, nje dite me te lehte te jetes per te jetuar .Ne te ardhmen do jete nje botim kushtuar jetes sime ne mergim dhe engjellit tim ,vajzes sime qe nuk jeton me ..Ja disa vargje ....
Engjelli im

As ujrat e deteve nuk do te mjaftonin
te pushonin njomezen e syrit
As oshetima ne qiell nuk do te mposhte
Jehonen e thirrjes time
As dielli i zjarrte nuk do te shkrinte
Ngricen e pafund te zemres time.

As..as..as...
Vec ti o engjelli im
Qe me vjen embel ne endrrat e mia
Qe me shetit ne kopshtet e tua te paqes
Qe me ngroh me syte plot fjale,zerin e brishte
Qe me sjell mbreterine tende ne qetesine time
Dhe une mbreterohem,clirohem prej dhimbjes
Marr force e krahe nga ty te udhetoj
O Engjell im, VALONE e zemres

10.R.M.Forumi Bota e Gruas shqiptare ka kenaqesine te bashkebisedoje me ju. Ju jeni nje nder anetaret e reja ne kete forum, por ne fakt jeni nje nga figurat me te pjekura qe gjithmone ofroni keshilla dhe mendime te vyera. Si ndjeheni mes forumit tone?

Medije Vraniqi: Ju pergezoj ,jeni te mrekulleshme eshte kenaqesi te lexosh ketu rreshta te gjata e te bukura nga secila nga ne ,,,Forumi Bota e Gruas shqiptare,eshte e bukur, ajo noton mbi oqean te bukur ndjenjash .Une kam deshire te shoh e lexoj vazhdimisht ne web kete faqe ,,,Eshte bukur se mund te ulem ketu dhe t'ju shkruaj ,ta di se syte e dikujt i lexojne dhe vleresojne rreshtat e mi ,i lexojne dhe e ndjejne ate qe e ndjej une ,i lexojne dhe ndoshta vetvetiu me nje telepati te padukshme perseri me japin forcen e luftes per te shijuar rreze te ngrohta dielli DASHURIE dhe miqesie nga cdo kend i botes..... dhe ju dua kudo qe jeni .........Eshte nder te jem mes mikeve te kalibrit te tuaj,si shkrimtare,gazetare,poete, bamirese,aktiviste, artiste etj...Vajzat e ketij grupi jane anetare dhe kontribuese ne Shoqatene Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes.Miket krijuese nga Kosova si Drenusha e Ilirja Zajmi jane gazetare dhe krijuese te mirefillta, apo miket nga cdo qoshe e botes qe na sjellin vec kenaqesi...Thjesht, ndjehem shume mire......

11-Kjo pyetje eshte teper ndjesore si prind dhe nene qe jeni,.Ju keni te drejte te mos i pergjgijeni nese nuk mundeni. Ju jeni simbol i qendreses dhe shembull i perballimit te situatave nga me te veshtirat. Fati e solli qe ju fatkeqesisht e tragjikisht ,humbet vajzen tuaj,Valonen.Kjo interviste le te jete nje homazh per engjellin Valona,e nje balsam per shpirtin Tuaj . Publikisht,permes kesaj bisede, ju ngushellojme dhe ju shprehim ndjenjat tona me te sinqerta per dhimbjen Tuaj.Ndajme me Ju hidherimin dhe forcen per ta perballuar. Tek ju vihet re nje force dhe nje logjike e vecante per te perballuar situata te veshtira. Sot ka shume prinder qe gjenden ne situate te njejte me Ju, dhe ne kete prizem do te deshironim t'ju pyesnim se cfare ju ofroni si keshille atyre prinderve dhe atyre familjeve?

Medije Vraniqi: Ah, thenie me vend.Te gjithe thone qe jeta vazhdon.Natyrisht qe vazhdon por jo e kendshme si dikur. Gjithehere ke dicka qe te bren ne shpirt... Malli kerkon nje sy,nje ze,nje buzqeshje,qe te djeg malli qe te ka mbuluar shpirtin.Kjo tragjedi na goditi thelle ne shpirt por ishte dhe me e rende ne mergim.Rrenqethese ,tejet pikelluese kjo qe kaploj familjen time.Shume here ne jete kam dyshuar/ ekzistencen e te Madhit Zot.Shume here ne jete dhimbja tejkalon kulminacionin e qendreses ndaj forces psiqike-fizike.Mbi te gjitha, ne kete fortune shpirterash endemi ne bredhacake/frymemarres te ketij planeti te quajtur JETE.Endemi ne, ne mundimin per te prekur te paprekuren, harrojme Lumturine , jemi te pandergjegjshem ndaj Tij.Harrojme se Lumturia eshte gjeja me e çmuar per njeriun.Asgje nuk te ngushellon, po qe se te qenurit ne kete Planet(toke) numeron tik-taket e zemres qe pret aktin dorezues ndaj vdekjes dhelperake dhe te pameshirshme........
Ndonese njeriu vdes.....te gjithe vajtojme...nena mbetet pa femijen, gjyshja pa nip e mbese femija pa babe e nene,motra pa vella, njeriut i humb gezimi.Deshem apo nuk deshem ne krijesat njerezore,duhet t´i nenshtrohemi realitetit rrethues.E ky realitet quhet: JETA VAZHDON.dhe kete e dijme se si vazhdon , ndersa dhimbja/mungesa per nje njeri te dashur le plaget e saj te perjetshme.Dhimbja eshte PAMBARIM.Dhimbja e humbjes se femijes nuk ka ngushellim,por vetem nje gje na mban dhe e mbajme te gjallle se na la shume kujtime te bukura na dha shume dashuri dhe e dijme qe mori me vete shume dashuri nga familja rrethi tere farefisi ishte nje engjellushe .Veprat e Valones me mbajne te gjalle dhe ndihem shume krenare qe kam qene nena e saj ...........


12-Ne librin "Shqiptaret e Amerikes, shkruar nga Vehbi Bajrami, familja juaj , ne vecanti bashkeshorti juaj ze nje vend me kroniken nga Teksasi. Si ndjeheni per kete ?
Medija:; Ndihem shume e kenaqur dhe sic e thashe me larte kemi pas per detyre te luftojme per Kosoven tone. Bahskeshorti im dhe familja tij Vraniqi,nuk ishte vetem qe mblodhi ndihmat per Kosoven , ne Dallas.Ka dhe plot te tjere qe jane po aq te suksesshem dhe kane dhuruar shume. Me ane te kesaj bisede dua te falenderoj dhe motrat e vellezrit nga Maqedonia dhe Mali i Zi ,motrat e vellezerit e Shqiperise qe ne ato e keto momente te veshtira te Kosoves na kane afruar mjaft ndihma morale- financiare .Kontributi i tyre eshte per nje Kosove te lire dhe ata kane marre e marrin pjese perhere ne vajtimet tona dhe kane mjekuar shpirtart e plagosur kur gjaku derdhej per liri.

13-Femijet tuaj kane ecur mjaft mire dhe jane ne procesin e konsolidimit profesional. Per ta thuhen fjalet me te mira dhe shprehet respekt . Si mund te na e formulonte nena krenare ndjenjen e bukur amesore ne kete rast?
Medije Vraniqi:
Dashuria dhe veprat e tyre me bejne te ndihem krenare ,eshte priviligj dhe fat te kesh femijet e mire ,mbasi une nuk kisha mundesi te shkollohem si ta, shkaku i kushteve jetesore ne Kosove dihet.Endrra ime eshte qe te jap nje vullnet femijeve te mij te hapi dritaren e diturise se paku per ta ,dhe me vullnetin e tyre jam shum krenare qe arrita endren time te shoh tek femijt e mij ,jo vetem per te ardhmen e tyre per nje jete me te mire ,por dhe suksesin tim si prind emigrant. Tash ne moment dy jane ende ne kolegj. Vepra studion per drejtesi dhe nderkohe punon si INTERN ne ate dege. Vepra punon ne firmen e njohur "Bailey Krueger attorney at Law" Djali ,VENDIMI eshte ne kolegj per Biznes, por gjithashtu punon ne "Country Side Loan" ne Dallas. Femijet jane ata qe me bejne jeten te vlefshme te jetoj ata s'kane qene vetem femijet e mij por ne shume raste dhe mesuesit e mij. Asgje nuk ka vlere te arrish vetem sukses financiar apo material, kenaqesi eshte edhe suksesi shpirteror. Eshte te shohesh femijen te pjekur e te sukseshem ne cdo nivel.

14-Cfare deshiron dhe uron Medija per vitin 2007?
BASHKEKZISTENCE,Dashuri, jo URREJTJE.Paqe .Lumturi ne cdo voter te shqiptarit. Deshiroj sukses ne cdo lemi te jetes Shperndaj pranueshmeri dhe mirkuptim.Po ajo qe eshte endrra me e madhe te shoh te gjithe motrat e vellezerit me nje ze t'i tregojme botes se jemi njerez me kulture, kemi tradita dhe arrijme suksese vetem me pune e ndershmeri .

Ju faleminderit shume per biseden.Suksese ne pune e jete!

R.Moisiu -INTERVISTE ME DRENUSHA ZAJMI HOXHA

Flet juristja ,poetja ,prozatorja dhe gazetarja ,Drenusha Zajmi Hoxha ;-Hobi im, muzika dhe letersia !

Intervistoi Raimonda Moisu

BOTOI TIRANA OBSERVER -12 PRILL 2007

1-Drenusha pershendetje!.Kemi kohe qe lexojme prej jush dhe ju urojme per krijimtarine tuaj. Kur do shohim botimet ne leter?

Së pari ju falenderoj që më keni ftuar në intervistë dhe njëkohësisht përshëndes lexuesit tuaj, që janë sigurisht të shumtë..
Është fakt se kur vjen fjala te botimet, unë i kam lënë pak pasdore jo pa arsye. Ju e dini se vitet e fundit shumica e shtëpive botuese janë shndërruar në treg të hapur dhe mund të botojë secili që ka para. Pra, fillimisht ato kërkojnë që autori të marrë pjesë financiarisht në botimin e veprës së tij, gjersa kohë më parë krijuesi është paguar për këtë. Kriteret për botim janë shumë të ulta dhe librat nuk kalojnë asnjë filtër ose kontrollë të duhur. Mos të flasim për faktin se shumica e shëpive botuese nuk bën as shpërndarjen , as redakturën e gjëra si këto, duke ia pamundësuar krijuesit botimin e veprës.Njeriu nuk mundet edhe të krijojë, edhe të bëjë tregtarin. Pra, nuk ka lehtësime, ka shumë pak konkurse letrare, asnjë mundësi për autorët e rinj .Edhe mediat iu japin shumë pak hapësirë krijuesve të rinj dhe ne vazhdojmë për një kohë të gjatë të ndjekim lajkat që ia bëjnë klikat e vjetra të shkrimtarëve njëri tjetrit, duke mos dhënë asnjë shansë për krijimtarinë e re me vlera të mira.
Pra, vështirësitë që japin së pari shtëpitë botuese, e pastaj kushtet tjera, prania e jovlerave dhe mungesa e ligjeve sidomos në Kosovë , ka bërë,që në tregjet tona të kemi një mori botimesh pa asnjë vlerë, që me njefarë mënyre i kanë zene frymen librave me krijimtari të mirëfilltë, e besa plot mbeten edhe pa u botuar. Me njëfarë mënyre kjo është shumë zhgenjyese dhe të humb vullnetin për të botuar ndonjë gjë. Madje, një kohë kisha përshtypjen se me ta botuar ndonjë vepër automatikisht do tia humbja vlerën që ka.
Natyrisht se lexuesi i mirëfilltë e seleksionon vlerën dhe antivlerën, por megjithatë, ka shumë rëndësi se çfarë i serviret popullit Me kohë, mendoj se këto gjëra do të rregullohen si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Megjithë këto, unë jam duke përgatitur tre libra të mij në tri zhanre të ndryshme, të cilët besoj se do të botohen me rradhë, sipas një plani që e kam menduar . Këta janë punë e imja e kahershme dhe do ti botoj, atëherë kur të mendoj se vërtetë ia vlejnë për të dalur në publik të gjërë. Kam gati për botim një roman dhe dy libra tjerë me poezi. Një për të rritur dhe tjetrin për fëmijë.


2-.Ju shkruani si ne proze dhe ne poezi shume bukur. Ne cilen gjini ju shkelqeni.? Cila eshte gjinia me e preferuar per Ju?


Kjo është shumë e vështirë për tu përgjegjur. Sikur të pyesësh cilin nga fëmijët e don më së shumti. Në fakt , unë shkruaj në disa zhanre ,por gjithmonë në momente të caktuara.Pra, ka kohë kur jam e frymëzuar për poezi për të rritur dhe kalon një hapësirë kohe derisa inspirohem për të shkruar për fëmijë, ose kohëve të fundit psh shkruaj vetëm prozë. Më rëndësi është që unë ndjehem mirë në të gjitha këto zhanre dhe është lexuesi ai, që do ta vendose cilën ta pëlqejë.

.3- Ju u kushtoni shume vargje femijve ,ketij simboli te se ardhmes se njerezimit. Pena e Juaj poetike per kete bote te ndjeshme feminore ka nje stil te vecante frymezimi dhe vargjet artistike rrjedhin bukur e vrullshem.Ju keni gati per botim nje liber me poezi vetem per femije.C'mund te na thoni per kete?

Poezitë e mia për fëmijë mund të quhen edukativo-humoristike. Përpiqem që përmes humorit , fëmijëve t'iu ofroj një copë dituri, të cilën ata do ta mbajnë mend shumë më lehtë në këtë mënyrë. Pastaj fëmijët janë qenie shumë të brishta dhe mendoj se në letërsinë që iu takon, duhet pasur shumë pak vend për luftëra, gjak dhe vdekje. Fëmija për mua paraqet lumturinë, qeshjen, gëzimin e botës dhe duke e përjetuar si të tillë, mendoj se edhe poezitë që do të vihen në buzët e tyre, duhet të ngjallin emocionet e mira në ta. Dhe aq më shumë nëse ia arrijmë që nëpërmjet këtyre poezive, t'iu mësojmë edhe gjera tjera të rëndësishme për gjuhën, gjeografinë, internetin, vlerat njerëzore dhe shumë gjëra të tjera me të cilat ata do të ballafaqohen në udhëtimin e tyre jetësor , që do të kalojë nëpër faza të ndryshme.
Letërsia për fëmijë është shumë e mangët e sidomos në Kosovë. Ndoshta kësaj i ka kontribuar sërish problematika e të botuarit.
Libri im për fëmijë ka kohë që është gati për botim dhe në të është puna ime rreth shtatë vjecare. Por, ndërkohë kam thurrur një plan, të cilin do të mundohem ta realizoj me ndihmën e atyre që do të më përkrahin. Kam menduar që libri të sponzorizohet nga dikush që dëshiron të bëjë dicka me shumë për fëmijët e braktisur dhe ata me aftësi të kufizuara;, pastaj ai të shpërndahet më anën e ndonjë gazeteje ditore, e cila do të lajmëronte me kohë se cdo libër i blerë, është ndihmë për këtë kategori të fëmijëve. Natyrisht, unë do të heqja dorë nga cdo lloj fitimi prej librit, në mënyrë që të gjitha paratë që do të mblidheshin, ti shkonin qendrës së fëmijëve të braktisur dhe atyre me aftësi të kufizuara.
Atëherë, pra ky realizim i këtij plani, do të më plotësonte shpirtërisht , pra do ta arrija kulmin e atij shkaku, për të cilin edhe kam punuar. Për buzëqeshjet e pakufijshme fëmijërore.



4-Kush eshte shkrimtari/shkrimtarja juaj e preferuar ?

Ka shumë shkrimtarë e shkrimtare që i parapëlqej. Nëse duhet të cek ndonjë, atëherë mund të ishin: Umberto Eko, Coelho,Isabel Allende, Wilbur Smith, Og Mandino, Deepak Chopra e shumë të tjerë.Më pëlqejnë edhe klasikët botërorë , ndër to shumë vepra të Dostojevskit, Remarkut dhe Cehovit. Ka pasur edhe libra të cilët më kanë pëlqyer pa masë dhe që për autor kanë pasur dikend krejtësisht të panjohur. Mirëpo më duhet ta pranoj se lemia ime e preferuar jane enciklopeditë. Më pëlqen ti lexoj në të gjitha llojet, format dhe madhësitë. Njëkohësisht më terheq psikologjia dhe lexoj mjaft nga librat e tillë, madje kam ca plane që ndoshta në të ardhmen të filloj studimet edhe për psikologji.


5.Per nga origjina familajre ju keni nje thesar me talente.Mund te na njihni pak me gjere me traditen kulturore familjare?(te flitet gjeresisht per prindrit dhe )

Unë rrjedh nga një familje intelektuale, ku është kultivuar me shumë kujdes dashuria për shkencën, artin dhe vlerat kombëtare. Babi im Ylli, është i lindur në Shqipëri, meqë gjyshërit e mij gjakovarë kishin shkuar për të jetuar e punuar atje për më shumë se një dekadë. Me rastin e kthimit këndej , gjysma e farefisit mbesin andej kufirit dhe ashtu siç rrodhën pastaj ngjarjet, nuk janë takuar me dekada. Në shtëpinë tonë gjithmonë është folur me dashuri për Shqipërinë , ndërsa flamurin kombëtar e mbanim të fshehur . E di se kur më merrte babi në atë dhomë dhe ma tregonte, kisha një ndjenjë të vecantë respekti e admirimi dhe këtë ndjenjë e kam të ruajtur edhe sot. Babi im mbante korrespodence me xhaxhain e tij të ikur në Belgjikë nga komunistët dhe shkonte shpesh për ta vizituar. Ai kishte qenë njëri nga themeluesit e Lidhjes së dytë të Prizrenit. Atij i kishte mbetur familja në Shkodër dhe nuk i pa më kurrë. Vdiq i vetmuar. Më vonë babai im iu dha letrat fëmijëve të tij tashmë në moshë. Ishte një nga momentet më prekëse, që kam parë.
Babai im është albanolog dhe ka doktoruar mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit. Unë qysh si e vogël i ndihmoja dhe kështu njëkohësisht mësoja mjaft nga gjithë ato që ai punonte. Ai jep akoma sot mësim në Universitet dhe ka të botuara libra me punime shkencore. Nëna ime Sevdije Boshnjaku Zajmi, ishte po ashtu gjuhëtare dhe një ndër poetet e para në Kosovë. Pas vetes ka lene nje doreshkrim me poezi. Ndikimi i saj në neve fëmijët, ka qenë shumë i madh, meqë ajo ishte një grua shumë përparimtare dhe luftëtare për emancipimin e femrës. Njëkohësisht ajo na ka dhënë njohuritë e para mbi vlerat njerëzore , të cilat i kemi të skalitura përgjithmonë në rrugën tonë jetësore. Maturia, logjika, edukata dhe të mirësjellurit, puna dhe bëmirësia, janë vetëm disa nga shtyllat që ajo ndërtonte në jetën tonë.Një ndikim të madh në jetën time ka pasur edhe xhaxhai im Gazmend Zajmi, një njeri erudit, me një njohuri të gjithanshme dhe jurist i mrekullueshëm. Ka qenë njëri ndër hartuesit e kushtetutës së Kosovës ( Kushtetuta e Kacanikut) dhe pavarësisht se ligjëronte në disa universitete botërore dhe ishte rektor universiteti, ai merrej edhe me muzikë, pra ishte kompozitor, i cili fitonte shumë cmime nëpër festivalet tona. Ndoshta ai ka ndikuar që unë më vonë të zgjedh studimet për drejtësi dhe të kem njëkohësisht dashurinë për pianon dhe muzikën në përgjithësi.Fatkeqësisht edhe nëna edhe xhaxhai kanë vdekur në moshë mjaft të re .Na ngushëllon fakti se pak a shumë ia kemi arritur të realizojmë qëllimet e saj që të ngritemi në këmbë tona dhe të punojmë me forcat tona, t’i cmojmë njerëzit dhe të mirën, ta cmojmë pozitiven dhe ti shmangemi vogëlsirave dhe injorancës. Sot jam motër e dy mjekve të suksesshëm, një okulisteje dhe një onkologu, ndërsa jam bashkëshorte e një ekonomisti.

6.-Ju jeni juriste ne profesion ,c'ka ju ka dhene Ju mundesine te jeni nje luftetare e te drejtave te njeriut . Cka mendoni për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit? Si keni arritur t'i ndertoni keto raporte,c'mund te na thoni per kete?

Si juriste kam punuar në disa vende të punës dhe një kohë kjo më ka plotësuar deri diku. Duke marrur parasysh fazat në të cilat ka kaluar Kosova, ishte shumë vështirë të realizoje ëndërrat për tu bërë një gjykatese që ndan drejtësinë si nëpër ato sallat e gjyqit, që i shihja nëpër filma me shumë ëndje. Një kohë nuk kemi mundur të punësohemi fare, për shkak se të gjithë shqiptaret ishin flakur jashtë nga puna, pastaj erdhi lufta e përgjakshme dhe pas saj, natyrisht faza ku asnjëri nuk ia kishim haberin se cfarë po ndodhte dhe duhej kohë të ambientoheshim me sistemin e ri.
Mendoj se populli kosovar është një nga më të ambientueshmit në botë. Vetëm mendoni në sa faza kemi kaluar, në sa sisteme, ndryshime , luftë e shtypje, pastaj prap ndërrime rrënjësore. Tani po na pret përsëri një ndryshim i madh , ku duhet të jemi maksimalisht të përgatitur. Të gjitha këto natyrisht se kanë ndikuar në psihën e popullit në njëfarë mase për të keq, meqë ai është i stërlodhur dhe me njëfarë menyre për të mirë, meqë ka ndryshuar rrënjësisht mentaliteti dhe sot njerëzit kanë mendime shumë më demokratike dhe përparimtare se më parë.
Gjithmonë më ka pëlqyer të punoj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e sidomos për ato të fëmijëve, por njëkohësisht jam luftëtare për mbrojtjen e ambientit dhe të drejtave të kafshëve. Qysh si e vogël sillja në shtëpi mace e qej që i shihja të uritur në rrugë dhe kujdesesha për ta. Këtë dashuri e kam edhe sot dhe jam kundër cdo vrasje dhe keqtrajtimi të kafshëve. Sa i përket ambientit., kam pasur fatin të jetoj në një qytet të bukur si Prizreni,i cili është qyteti më i pastër dhe i qetë në Kosovë. Bukuritë që ai i ofron në të katër anët e tij janë të shumta, por edhe vet qyteti është sinonim i artit, kulturës, historisë dhe traditës.

7-Ne librin "Mozaike te nje portreti nje vend nderi i eshte kushtuar te ndjeres, Nenes tuaj,Ju ofroj ngushelllimet e mija , dhe shpreh se poezite e saj ne ate antologji jane nga me te bukurat e atij libri. Patet veshtiresi te zgjidhnit ato poezi,ose nga cfare kriteri u niset te zgjidhnit ato?Sa ka ndikuar krijimtaria e nenes Suaj te ndjere ,ne krijimtarine Tuaj?

Ju falmnderit për ngushëllimet dhe mendimin tuaj për poezitë e nënës sime. Fjalët e mira janë gjithmonë balsam për shpirtrat e lënduar . Kur njeriu e humb prindin , sidomos nënën, një copë e zemrës shkon përgjithmonë me të. Por pjesa tjetër mbetet për ta kujtuar dhe dashur përjetë. Për ta mbajtur afër vetes përgjithmonë. Dhe njerëzit që nuk harrohen, nuk kanë si të vdesin.
Eshte e vertetë se një vend nderi iu dha poezive të nënës sime dhe atë falë respektit që kanë treguar për të, të gjitha autoret në libër. Mënyra si e kemi krijuar atë libër ka qenë shumë e vecante dhe e rrallë. Kemi punuar në të katër anët e botës dhe përmes internetit kemi arritur të krijojmë, redaktojmë dhe botojme. Libri ka vlerat e veta pikësëpari për vet mënyrën si është krijuar.Nëna ime ka pasur shumë ndikim në krijimtarinë time , pikërisht duke më mësuar fillimish si ta kultivoj talentin për të shkruar. Ajo më ndihmonte t’i përmirësoj vargjet qysh kur isha ndoshta diku tetë vjecare , por gjithmonë duke më lënë të mundohem vet të shkruaj dhe të shpreh lirshëm ndjenjat e mija në letër. Pastaj m’i mësonte rregullat e drejtshkrimit, gramatikës e sintaksës , mundohej të ma ngriste vetëbesimin duke më shtytur që ta ndjek rrugën që e dëshiron zemra, por duke qenë njëkohësisht gjithmonë e arsyeshme.

7.-Ju jeni juriste ne profesion, gazetare dhe manaxhere e nje kompanie.Si mundeni te balanconi te tre keto profesione?

E cuditshme, por shumë lehtë. Kur keni një organizim të mirë kohe dhe pune , të gjitha mund të arrihen e sidomos kur keni edhe përkrahjen e njerëzve të afërt. Mundohem që të gjitha ato që i bëj, ti bëj me përgjegjësi dhe të ndaj për secilën aq kohë sa duhet për atë ditë. Në të vërtetë unë nuk jam gazetare, por kam qenë kolmniste dhe kam punuar për afro tre vite për një reviste javore në Kosovë. Në kolumnet e mia kam rrahur dukuritë shoqërore , politikën, estradën etj, gjithmonë përmes sarkazmës , duke u munduar që lexuesit tia paraqes këtë problematikë nga një kënd tjetër. Ndoshta nga ai kënd që të bën të qeshesh për sa kohë lexon, por që të le një shije të hidhur në gojë kur ta përfundosh dhe të ve në mendime.Tani nuk punoj më për atë revistë, por botoj si e lirë, e pavarur sa herë që mendoj se duhet dhe ku duhet.
Sa i përket punës si menaxhere, vazhdoj ta punoj edhe sot prej diku shtatë vitesh e më tepër. Menaxhoj një kompani të suksesshme private , që shtrihet në disa qytete. Fillimisht më dukej absurde të punoja në biznes , meqë ishim edukuar më sistemin komunist ku ai që kryente fakultet, duhet të punonte në punë shteti. Më vonë jam adaptuar shumë duke kryer edhe punët juridike për kompaninë, pra duke qenë edhe këshilltarja ligjore e saj. Natyrisht, e gjithë kjo ka pasur edhe një arsye tjetër si pikënisje. Situatën e mjerueshme të pagave për intelektualët në Kosovë. Duke qenë se është e pamundur të mbijetosh me ato paga që jipen për juristë, ekonomistë, mjekë e arsimtarë, shumica i jemi kthyer bizneseve private duke u munduar kështu të kombinojmë dijet tona.Sot pra , plotësoj profesionin tim me punë juridike, anën financiare me biznes dhe atë shpirtërore me letërsi dhe muzikë.

8. Mesa shoh resumeja e Juaj ,tregon se ju spikatni ne shume talente ,drejtesi,poezi,proze,gazetari,por , Ju keni talent edhe muziken. Cfare instrumenti preferoni me shume dhe cfare aktivitetesh jeni perfshire ne kete gjini?Si ja keni arritur te perfitoni keto talente?

Pra sa i përket punëve juridike, ka shumë fusha në të cilat më pëlqen të punoj, por ato punë janë goxha të ftohta për një shpirt kreativ , kështu që me kohë kam filluar të ndjej nevojën ta plotësoj atë anën artistike timen. Kështu pra, përvec në gazetarisë, letërsisë dhe muzikës, kam edhe një varg të hobive tjera sic është psh filatelia dhe numizmatika. Më pëlqen edhe rregullimi i kopshtit dhe kultivimi i luleve.
Një kohë kam lozur edhe në teatrin e fëmijëve dhe më vonë në atë për të rritur , por mendoj se nuk kam talent për të aktruar, pavarësisht dy cmimeve që kam marrur. Jam provuar edhe në pikturë dhe me gjithë zhgënjimin tim, kam parë se më mungon talenti i duhur. Kam qenë për pesë vite valltare e ansamblit të qytetit, por të gjitha këto aktivitete i kam ndërprerë me fillimin e studimeve të mia në Prishtinë, duke i lënë vend kështu vehtes për studime dhe letërsi.
Instrumentin që e preferoj është pianoja .Kam të kryer shkollën e ulët të muzikës , por pianos nuk i jam ndarë kurrë. Me të ndaj gëzimet dhe hidhërimet e mia gjatë jetës. Në shtëpi kam një pianino, dhuratë e babit tim dhe një sint elektrik, me të cilin e dridh shtëpinë sa herë jam e gëzuar, e që e kam dhuratë prej bashkëshortit tim.Natyrisht, atëherë nuk e ka ditur se sa zhurmë do bëj me të në shtëpi. Do të më pëlqente të mësoja edhe për kitarë.



9.Ju keni shetitur ne shume vende ne Europe. Cili vend ju ka pelqyer me shume?

Nuk kam shetitur aq sa kam dëshire. Kam shumë vende akoma pa i parë. Por më pëlqejnë vendet që kanë një histori , si dhe ato që janë të rrethuara me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Asnjë dorë e njeriut smund të krijojë dicka të madhërishme si natyra.
Më kanë pëlqyer shumë qytete të bukura e moderne, ashtu sic më kanë pëlqyer ato orientale . Më pëlqen cdo qytet që e ka detin afër dhe sidomos ishujt , por më së miri e ndjej vehten kur jam në mes gërmadhash te qyteteve te lashta, sepse të bën të ndjehesh pjese e historise, e ndonjehere sikur pjesë e një bote tjetër. Të shkelësh nëpër ato vende kur kanë shkelur perandorë e faraonë, thjesht është dicka e bukur mistike, që nuk harrohet. Caku im i ardhshëm është Egjipti dhe Roma.


10.Pyetja me delikate. Si ndjehet Drenusha per zhvillimet ne Kosove e Bote per statusin e Kosoves?

Unë i përkas një gjenerate, e cila ka kaluar nëpër shumë faza e procese në Kosovë. Dmth që nga koha e Titos kur kemi qenë një krahinë autonome jugosllave e deri sot kur jemi shumë afër pavarësisë. I kam përjetuar frikat dhe shtypjen, protestat e demostratat , helmimet dhe vujatjet tjera. Pastaj kam qenë gjatë gjithë luftës së fundit në Kosovë, madje kam mbajtur një ditar, ku kam përshkruar të gjitha ato tmerre që kemi parë, dëgjuar e përjetuar dhe kur vdekja dukej si dicka shumë e zakonshme. Më vonë e kam përjetuar lirinë në plotkuptimin e fjalës së saj, dmth jo vetëm si fjalë nga librat, por si ndjenjë që nuk harrohet kurrë dhe që t’i përzien të gjitha emocionet dhe ndjenjat bashkë. Më kujtohet dita e clirimit dhe lotët që na shkonin faqeve kur shihnim flamurët kombëtare tek valëviteshin të lirë, ndërsa njerëzit vallëzonin rrugëve gati si të cmendur nga gëzimi. Dhe kur shoh sot politikanët tonë , se me sa pak përgjegjësi i qasen këtij momenti historik, në të cilin po kalon Kosova, vërtetë më vjen për të qarë.
Vuajtjet e këtij populli i kam përjetuar bashkë me ta dhe e admiroj këtë popull pikërisht për shkak të durimit, dëshirës për liri dhe optimizmit të pashterrshëm që e ka, pavarësisht se gjysma jetojnë në varfëri të skajshme, sidomos pas luftës. Ju keni parë se si u kthyen të gjithë kosovarët në shtëpi menjëherë pas luftës, edhepse shumica e tyre e dinin se i kanë shtëpitë e djegura. Është mahnitëse dashuria e ketij populli për Kosovën.Unë jam poashtu një prej tyre dhe e dua vendin tim aq sa mund të duhet atdheu.
Natyrisht se Shqiperia ka luajtur nje rol të madh në përkrahjen tonë si gjatë luftës ashtu dhe pas saj. Cdo ndryshim në Shqipëri reflektohet në Kosovë dhe anasjelltas. Fatkeqësisht ende ka shumë moskuptime, përbuzje reciproke, gjuajtje faji dhe akuza të ndërsjella, por unë i marr si gjëra normale që paraqiten në këtë fazë, kur ne ende po njihemi mes vete dhe nuk preokupohem me njerëzit që kanë shpirt të vogël dhe mendje të ngushtë. Kjo fazë njohjeje është tranzitore dhe dikur do ta shohim se ne jemi vetëm imazhi i njëri tjetrit në pasqyrë. Vërtetë jemi rritur me kultura e rrethana të ndryshme, por na lidh kombi, na lidh lashtësia jonë e përbashkët, na lidh gjuha dhe afërsia jonë.
Ndaj, po e përbuzëm njëri tjetrin, nuk kemi bërë asgjë tjetër pos se kemi përbuzur vehten tonë.
Zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova , janë mjaft të vështira dhe serioze. Natyrisht se gjithmonë ka prej atyre që janë pro dhe kundër një procesi, nje faze ose lëvizjeje, por tani vendi është në hapat e fundit për te caku dhe personalisht, nuk më pëlqen asnjë pengesë që mund të na dalë rrugës. Natyrisht se edhe pas statusit përfundimtar, Kosova do të përballet me vështirësi të mëdha, por shpresojmë se vet statusi ynë si shtet, ndihma e botës perendimore që na ka përkrahur gjithmonë dhe shpresoj vet puna jonë, do të bëjnë që në të ardhmen, Kosova të jetë një vend sa më demokratik dhe i zhvilluar.



11. Ju jeni nje nga moderatoret e forumit tone Bota e Gruas Shqiptare.mendoni se me komunikimin dhe aktivizimin e deritanishem te mikeve , ky forum ia ka arritur nje niveli te kenaqshem rezultatesh ?

Jo vetëm që ia ka arritur por e ka tejkaluar. Në këtë forum bëjnë pjesë shumë gra e vajza të ngritura e intelektuale, mikesha të mira dhe krijuese të mirëfillta. Cdo ditë kultivohet një dashuri e sinqertë miqësore, pa imponime, pa oligime , por vetëm një përkrahje e mirëfilltë, fjalë e mirë, krijime të bukura, këshilla të duhura dhe iniciativa të mira që i vejmë në diskutim dhe bisedojmë për to. Forumi ka edhe një revistë të veten elektronike, ku mund të lexohen veprat e anëtareve të tij dhe shumë shpejt po përgatitemi për ca plane tona të ardhshme, të cilat do ti lëmë si befasi të këndshme në të ardhmen.


12-Ju jeni bashkepunetore e disa revistave ,me ze ne Kosove e Shqiperi,si edhe ne shtypin shqiptar,c'mund te na thoni per kete bashkepunim?

Për fat të mirë, unë kam pasur gjithmonë përvoja të mira dhe të këndshme. Ndoshta më ka ndihmuar fakti se gjithmonë kam shkruar vetëm nga dëshira . Kam bashkëpunuar dhe ende bashkëpunoj me shumë revista për fëmijë e të rritur jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në diasporë .Jam bashkëpunëtore e rregullt e disa revistave për fëmijë në Kosovë ,Maqedoni dhe Gjermani.Nder to jane "Fidani" " Ylberi" , " Pionieri" "" Tinguj malli" etj, Kam botuar nepër gazetat tona të përditshme kosovare. Tani vonë kisha ca poezi në Mehr Licht në Tiranë dhe shpresoj të bashkëpunoj me ta edhe mëtutje., Pastaj bashkëpunoj më një sërë revistash femërore dhe letrare prej atyre të shkruara, por edhe elektronike.


13-Cfare po shkruan Drenusha ne kete moment?

Momentalisht e kam përfunduar romanin tim të parë, i cili po redaktohet dhe do të shkojë së shpejti në botimin e tij. Quhet “Engjëjt vdesin ndryshe” dhe flet për vlerat njerëzore, për situatat me të cilat ballafaqohet njeriu gjatë jetës, kalimin e shpeshtë nga ana pozitive dhe negative e anasjelltas, ndryshimet, kthesat dhe cdo gjë tjetër që mund të quhet njerëzore. Derisa libri po redaktohet, kam filluar ta shkruaj romanin e dytë , i cili ka disa tema shumë të dhimbshme por reale në shoqërinë tonë. Mendoj që krimtarinë time ta bazoj në paraqitje të sinqerta dhe të prek sa më shumë ndjenjat njerëzore.Pra, sic po e shihni edhe vet, tani jam në një fazë të prozës dhe nuk kam fare inspirim për zhanër tjetër. Por, e lejoj frymëzimin tim të frymojë lirshëm dhe atëherë kur të vijë koha sërish për vargje, atëherë edhe do ti shkruaj.





14-Emri i Juaj shume i bukur ,kush ju ka vene kete emer ,DRENUSHA?

Paj meqë prindërit e mij vec e kishin një djalë e një vajzë, dhe duke qenë se në ato kohëra nuk mund ta dije gjininë më heret, prindërit e mij kishin vendosur se po të lindte djalë do ta quanin Dren, po të bëhej vajzë atëherë Drenushë. Në kohën e adoleshencës , nuk më pëlqente fare emri im, meqë në atë kohë udhëtonim nëpër vendverime të ndryshme jashtë shtetit dhe mikeshat e reja gjermane, suedeze, angleze etj e kishin vështirë ta shqiptonin emrin tim, ndërsa motra ime Rina kalonte fare lehtë. Ka ndodhur që edhe i kam gënjyer ndonjëherë se quhem Tina, meqë emri im më dukej demode. Më vonë jam mësuar me të dhe ajo që më bën edhe sot e kësaj dite të ndjehem mirë, është se me ta dëgjuar emrin tim, njerëzit menjëherë krijojnë një afërsi me mua, sikur jemi njohur qëmoti, më drejtohen me emër disi nga shpirti. Është dicka e bukur. E vetmja gjë që akoma më duket qesharake është se e kam zor të më quajnë zonja Drenusha. Meqë atëherë vetja më duket si personazh nga përrallat si zonja Dhelpër, zonja Arushë e si këto. Nga gjërat më interesante që më ka ndodhur është se nëpër lista të internetit, ka pasur miq nga Shqipëria që më kanë menduar si pseudonim, meqë sic kam kuptuar ky emër nuk përdoret në Shqipëri. Më vonë u mësuan edhe ata, që ta kenë një Drenushë në mes dhe unë si kosovare ndjehem shumë mirë në mesin e tyre.





15 -Cili eshte mesazhi i Juaj ,per Femren intelektuale e krijuese ne Kosove ,Shqiperi e Diaspore ,por ne menyre te vecante ne token e huaj,per ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombetar?


Femra shqiptare sot , pavarësisht ku jeton e krijon është një zë i fortë , që then paragjykimet e ndryshkura, injorancën dhe mendjengushtësitë e vjetra. Sot femra shqiptare ka gjetur rrugën e vet dhe të rritet zemra kah sheh e lexon për të arriturat e tyre në cdo cep të botës. Ato sot jetojnë në Shqipëri, Kosovë dhe vende tjera nëpër botë , por i lidh e njëjta gjë; të qenurit pjesë e një kombi të bukur plot me vlera dhe tradita , të cilat duhen kultivuar në mënyrën sa më pozitive dhe kështu ti japim edhe botës një pasqyrë sa më të mrekullueshme për kombin tonë. Aty ku femra është e emancipuar, aty edhe vendi është në lulëzim e sipër.
Mendoj se ne vet si popull jemi disi shumë vështirë të asimilueshëm, ndryshe nuk do ti bënim ballë të gjitha furtunave që i kemi kaluar në mënyra të ndryshme.Këtu ka luajtur një rol të madh femra shqiptare, që gjithmonë ka ditur ti ruajë vlerat dhe traditat . Ndaj dhe kam besim të fortë se femra shqiptare dhe mëtej do të shkojë drejt emancipimit të saj duke u bërë kështu pjesa më e cmuar e shoqërisë. Dhe këtë nuk do ta arrijë me protesta feministe, me shoqata që parakalojnë kot pa bërë asgjë ose me thirrje te deshperuara se bota iu takon meshkujve. Por do ta arrijnë me punën e tyre, me mencurinë, dijen dhe cka është më e rëndësishmja me forcën e tyre që buron pashterrshem si dhuratë e natyrës.




Ju faleminderit per biseden ,Ju uroj suksese fat e mbaresi! Intervistoi Raimonda Moisiu ,moderatore e Forumit :Bota e Gruas Shqiptare

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN-TREGIM

Vdekje amerikane


Para disa vjetesh kam shkruar për vdekjen e plakut të vetmuar Raniero, komshiut tone i cili vdiq pa u ndjerë. Kishte ngrirë në tavoline, ja ashtu duke ngrënë darke. Askush s’e vuri re mungesen e tij përveç meje qe isha mesuar me kërcitjen e deres së tij. Ku shkonte Raniero çdo mengjez, gjithnje në të njejten ore? Kete do ta mesoja me vone. Dilte ne oren tetë e kthehej fiks në orën nëntë dhe mbyllej brenda.
Kur e shoqja qe gjalle hera heres ne apartamentin e tyre dëgjohej nje muzike italiane e vjeter. Kisha një ndjenje se ajo ende ruante pllaka gramafoni. Raniero dhe e shoqja ishin nga Napoli. Mëngjezeve aroma e bukes se thekur ngjitej deri lart tek ne qe banojmë në katin e dyte. Pleqte nuk i vizitonte njeri. Muzika dhe nje mackë e vogel që rrinte ne parvazin e dritares ishte krejt shoqëria e tyre.
Pas vdekjes se plakës shtepia heshti nga zërat, nga zhurmat e nga aroma e bukës së thekur. Raniero dukej qe pergatitur për radhen e tij. Dhe vdekja ra dakort me te. Erdhi dhe e mori qetesisht nje mbremje tek qe ulur në tryeze për të ngrene darkën. E dinte se qe darka e tij e fundit? Ndoshta jo, ndoshta po. Ndoshta çdo dite e llogariste si të fundit, i urti plak Raniero. Tre dite me pas u zbulua që kishte vdekur. Tek dera e tij u duken dy police dhe nje makine ambulance.

Pas vdekjes se Ranieros apartamenti i katit te parë mbeti bosh gati një vit. Një pasdite ziles së deres i rane dy njerez te panjohur. Zgjata kryet nga dritarja dhe pyeta se kë kerkonin. Me thane se ishin nipërit e Ranieros. Vinin nga Nebraska. Zbrita poshtë. Burrat me pyeten nese kisha vene re te hynte e te dilte ndokush ne shtepine e Ranieros sa kohe që ai ishte gjallë.
-Nuk para kanë patur vizitorë, thashë pa qene e sigurte nëse duhej tu pergjigjesha apo jo. Per mua ishin dy njerëz krejt te panjohur. Njeri reth te pesedhjetave e tjetri me i ri. Nga ta dija se ishin nipërit e tij kur s’i kisha parë kurrë? Ata e ndjene mungesen e deshires per te komunikuar me ta.
- Nuk dijme nese eshte shitur shtepia, vazhdoi me i vjetri ne moshe. Nuk dijme se çka lene ne trashegimi e kujt ia ka lene. Ai vet s'ka pasur fëmijë.
Heshta.
-Kush duhet t’i kete çelsat e shtepise? Pyeti me i vjetri
U thashe ti drejtoheshin menaxhmentit qe qeveriste bllokun tonë. U tregova se ku ishin zyrat dhe u ngjita lart. S’me hiqeshin nga mendja ata dy te panjohurit nipër qe s'kishin shkelur kurre ne shtepine xhaxhait te tyre të vetmuar sa qe gjalle e kerkonin t'i shkeputnin ndonje copë për së vdekuri.
Ç’tu thosha? Që xhaxhai i mjerë pas vdekjes se te shoqes nuk ishte ne gjendje as te shlyente morgixhin e shtepise? Tu thoja që xhaxhai i tyre çdo ditë shkonte për të ngrënë mengjez në nje mencë të varferish. I mjeri Raniero!

* * *

Atë mbrëmje po kthehesha nga Molli kur më ndali në rrugë Xho, komshiu ynë.
Xho banoi për nje kohë të gjatë me nënën e tij, Sarën, nje grua fisnike me floke te thinjura që shetiste mengjezeve në trotuar. Ndalesha ndonjehere e bisedoja me te. Me tregonte për vajzen qe kishte ne Teksas. Sara ishte tetedhjete vjeçe, por nuk tregonte aq. Nje dite më tha se kishte vendosur te shkonte te banonte tek e bija . Dy muaj pas largimit te nenes, Xho solli në apartament Barbararën , të dashuren e tij. Ndanin bashke pagesën e shtëpise. Ajo ishte trupmadhe, njelloj si Xho dhe ashtu si ai e pinte shumë duhanin . Ishte vajze e mire dhe hyri ne komunikim me ne sikur te na njihte prej kohesh. Kaluan muaj dhe nje dite dimri tek po dilja nga dera e shtepise u ndesha balle perballe me Xhonë.
- Na mbyti debora kendej, thashe e ne çast mu kujtua e ëma, Sara, në Teksas. -Nena juaj duhet të ndihet mirë kete dimer që s'po provon te ftohtin e Nju Jorkut . Me që ra fjala, si është ajo?
-Mamaja ka vdekur.
Përgjigja qe dhënë aq qetesisht sa që une nuk u besova veshëve. Nuk di nëse jeni gjendur ndonje here ne ate pozite te veshtire siç u gjenda une atë çast. Ngriva.
-Ka gjashte muaj qe ka vdekur. I u pergjigjigj ai habise sime.
-Gjashtë muaj? Më falni, une nuk kam dëgjuar asgjë.
-S’ka problem, s’ka problem. S’na ka rënë rasti te takohemi. Po ajo e beri jeten e saj. Jetoi mire. Ishte mbi 80.
Fakti që ai fliste per vdekjen e nenes si per diçka normale, te them te drejten me shkundi nga tronditja që më shkaktoi befasia e lajmit te hidhur.

* * *
Një javë më parë rastisa te takohesha perseri me komshiun tonë, Xho.
- Si je Xho? Pershendeta une duke vene re që ai mbajti kembet tek me pa.
-Desha tu thoja që Barbara ka kancer në mushkeri. Mendova ta degjonit nga unë.
Mu kujtua kur mora lajmin e vonuar per vdekjen e së emes, Sarës, një vit më parë. Xho po më pergatiste për lajmin e nje vdekje të re qe po afrohej
Kishte ca kohe qe më kishte rene ne sy mungesa e Barbares ne oborr e ne rruget përqark shtepisë, por kurre s’me kishte shkuar mendja tek nje gje e tille. Jemi kaq te ngarkuar nga telashet e perditshme sa nuk i tjerrim gjatë hamendjet tona. I shpreha keqardhjen time.
- Barbara është shume vajze e mire, por ja qe Zoti i dha kancerin, tha ai. Bën kimotherapi, por se pranon që është e sëmurë. Nuk do që ta pranoje. Ende punon neper shtepi.
Xho më veshtroi nje copë herë përmes syzeve të trasha. Një kacurrel i trashe i zi i binte mbi to. Mua kujtua hera e pare isha prezantuar me të. Më qe dukur si nje gjimnazist që s’kishte për tu rritur kurrë. Kishte humbur te ëmën dhe priste të humbiste edhe të dashurën. U largova me keqardhje te madhe për te. Dhe mendja me shkoi përsëri tek Sara e shkretë. I kishte lene ne dispozicion Xho-së gjithe apartamentin e kishte ikur te rrinte tek vajza e martuar vetëm qe i biri 50 vjeçar te kishte më shumë privaci e mbase martohej.

Kaluan pak dite nga ai takim ogurzi me Xhonë dhe te hënën poshte tek dera e tij pamë dy policë. “Ndoshta i ka thirrur Xho, tha im shoq. Do kete bere fjale me ata të katit te dyte. Ankohet që i bëjne zhurmë.
Kaq qe ajo bisedë.
Sonte pasi hengri darke, im shoq më tha:
- A e di qe ata policet para tre ditesh nuk ishin për grindje?
-Po për ç’farë? Pyeta unë.
-Ka vdekur Barbara..
Mbeta pa gojë. S’kishim dëgjuar asnje zë, as një të qarë. Askush s'i kishte rënë derës tonë për të lajmeruar se një vdekje kishte ndodhur vetem një kat më poshtë... As edhe nje zhurmë. Vdekja kishte hyre ne te drejtat e saj me qetesine me te madhe. Kishte marre te vdekurit pa ua prishur qetesine te gjalleve.
Kështu kishte bere me Ranieron, me Saren, me Barbaren.
Vdekje amerikane.

Albana Melyshi Lifschin
19 prill, 2007
www.geocities.com/annamonti

MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK-PERSHKRIM

Parku I Lirisë

Nga Merita Bajraktari McCormack

Botoi ILLYRIA
New York 20 prill 2007

Në Maj të vitit 2000 , kishim disa javë që kishim filluarpunën me një projekt në Donetsk të Ukrainës,pjesa lindore e këtij vendi cili ka 50 milionë banorë dhe endenjë pjesë e mirë e tyre flasin rusisht,pavarësisht sekanë gjuhën e tyre Ukrainase. Donetsk është një vend Ipasur me minerale dhe minierat e qymyrgurit janë biznesi kryesornë atë krahinë. Mjegulla është e pranishme përditëdhe cdo mundesi për të shkuar në parqe shfrytëzohej mirënga populsia lokale dhe nga ne, të përkohshmit aty.Atë mbasdite, pa e vrarë mendjen çfarë date ishte…. Johndhe unë veshëm fëmijët, dhe pasi vumë të voglin nëkarrocë u nisëm rrugës së shkurtër, që piqej merugicën pas pallatit ku kishim apartamentin…Nuk e bënim shpesh atë rrugë,se zakonsiht I druheshimhajdutëve dhe pijaneceve që ishim në cdo qoshe, por me ne ishteOllga, gruaja që thoshte se ishte gjermane por që kishte mbeturrastësisht në Ukrainë dhe na ndihmonte ne në jetën epërditshme, kundrejt një pagese mujore.Ollga kishte pasë punuar në seksionin e ekonomisë tëKëshillit të Rrethit,por rrëzimi I murit të Berlinit,sipassaj solli gjithë të keqiat, njerëzit humbën punët,varfëria erdhi e zu vend mes tyre, Komuniteti Europian dhe Amerika,sipas Ollgës s'po bënin asgjë..Ajo sidoqofte ndjehej mire që duke punuar per ne, familjen e huajqë vinte nga Amerika, fitonte tre fishin e rrogës që kishtepasur në komunizëm, por si duket e brengoste që nuk ishte nëkarrieren e saj ose mbase statusi social. Unë natyrisht nukkomentoja, vetëm e degjoja dhe mundohesha takuptoja….Une,megjtihëse atë kohë vija nga Amerika, rrenjete mia jane nga një vend me I izoluar se Ukraina,dhe gjtihmonë kambekuar ditën që ra Muri i Berlinit dhe e vlerësoj si gjëjamë e mirë që ndodhi…..pavaresisht nga dhimbjet etranzicionit….Pa dashur te hyja ne konflikte ideologjike me Ollgën,me të cilen ubëmë ehde mike, I thoja se meqë ishte gjermane tani ishte kohaper të, që të emigronte në Gjermani…""Niet, niet"- thoshte Ollga ,s'dua të emigroj nëGjermani, por s'jam ruse as ukrainase….dhe e shihja se me sadhimbje mohonte identitetin dhe donte të përshtatej me identitetindhe realitetin e ri….


****Kalojmë këtej,- tha Ollga,-me një anglishte të dobët, porme shenja merreshim vesh bukuri,- kam një surpizë përfëmijët vazhdoi ajo……Kaluam përmes një bulevardi e pastaj na ftoi të ecnim përmesnjë kopshti shumë të madh lulesh….Tek admiroja lulet nukvura re që perpara meje ngrihej një statuje e madhe e zezë, dhesheshi përrreth ishte plot njerëz, plot aheng e zhurmë….Ku po shkojmë pyesnin të vegjlit tanë…."Ploça Lenina"-u përgjgiej gjithë krenari Ollga, "is bjutiful" ……vazhdonte ajo, tek ndreqte jaken e xhaketëspas qafës dhe gjithë nostalgji shihte grupet e njerëzve qëdyndeshin te benin foto se bashku para staujës gjigande……Statuja ishte e Vladimir Ilicit…Po akoma s'e paskeni hequr ju këte,statujen e Leninit, ketu nëUkrainë,?- iu ktheva Ollges e nervozuar..se c'mu mblodh njëlëmsh inati në fyt teke eshihja burrin me kapele të mëbuzëqeshte si me ironi që përtej pemëve të lartambjellë rreth statujës së tij….…."Niet, Niet, Lenina is gut"….me thoshte ajo me një krenaritë çuditshme…John me shihte se si po reagoja, dhe buzëqeshi. Ai e di si bëhemunë kur me mburrin komunizmin apo ikonat e atij sistemi, dhe fiksontenë aparat statujën…e vura re që iu afrua dy burrave tëmoshuar që ishin veshur me uniformën e ushtrisë së kuqe dhekishin ngritur grushtin lart dhe atë moment rrëmbyen të voglintonë e ngritën mes supash duke kujtuar se ky ishte ndonjëukrainas i vogël …Ai filloi të qante me të madhe,u trembnga krahët e atyre burrave pleq që donin t'i tregonin tëvoglit ndonjë histori kur mundën gjermanët….Merre djalin, i thashë tim shoqi se po trembet….…Aibuzëqëshi dhe tha : "I bëjmë një foto …ai po prek pakhistori "-…..Dhe ashtu bëmë….i falenderuam veteranët dhevazhduam vëzhgimin tonë…se si ukrainasit ishin ende në atëkohë që ne kujtuam se gjtihë Lindja I kishte dhënëlamtumirën …të paktën me simbolet….*********Mbajtja e busteve , venerimi i kohës së shkuar e kanë mbajturUkrainën jo vetëm mbrapa ekonomikisht e politikisht, por edhepsikologjikisht. Ata janë kombi më i dëshpëruar nëbotë…të paktën atë vit që ishim ne aty ata ishin numrinjë…..Jeta e tyre,sovkozet dhe kolkozet ishin shumë të gjalla, mënyra"revolucionare" e stili komunist I jetesës,të shtunat etë djelat komuniste, ishin tejet te dukshme…I vërenim se nëçdo vend ku kishim qëne me punë, në vende të krahasueshmeme Ukrainën, nuk kishim hasur burokraci dhe ngadalësi tëtillë…..Ja prova, mendova atë moment, statuja dhjetëmetroshe eLeninit…..Tek John dhe unë tregonim prindërve të tij në telefon qënë Ukrainë ende kishin Leninin në "mes te bashtit", atana thane: "Në St.Petersburg, Leninin e kishin rrëzuar qënë 1990……E dimë, iu përgjigjëm, se me statujën iku dhe dhe emriLeningrad….Vjehrri bile na tregoi se si ajo statujë ishte pa kokë dhe senë St.Petersburg njerëzit ishin në demokraci e në liri dhekomunizmi kishte marrë fund….

***
Pas kaq e kaq vitesh..kisha lënë në harresë të gjithakëto pasi kisha qenë dëshmitare në rënien e statujave tekomunizmit në Mëmëmdheun tim…..derisa sot, tek po ndaheshanga John pas drekës, në Roslyn, Washington DC, ai më tha:- Merre këtë rrugë për në hotel…..fëmijët dokënaqen në "sky walk"…Pse këmbengul i thashë, pse më duhet të ngjis shkallët eshumta……?..Nuk do zhgënjehesh më tha John, sigurohu që kthehesh nëtë majtë, s'duhet të humbësh atë pjesë tëparkut…..Më trego më vonë,- tha ia,- dhe pasi na puthi muae femijët lehtë në faqe na dha një përkëdheljekrahëve,dhe me një buzagaz të lëhtë më la tëkuptoja se kisha ndonjë surprizë asaj rruge…..Femijët aq donin, vrapime nëpër shkallë, e unë ndërsavrisja mendjen pse më drejtoi John këtu, se gjeja dot memend….Papritur para meje shfaqet një monument në qelq me emra tëgazetarëve që kanë dhënë jetën në krye tëdetyrës kur kanë mbuluar kronika lufte….Pak më tutje disamonumente….më tej një varkë e vogël, një kutivotimi….. ndala , e kuptova..Isha gjendur në Parkun e Lirisepër të cilin veçse kisha dëgjuar ,por nuk e dija se ishtekaq pranë hotelit ku rrinim. John me sa kuptova më vonë,ekishte parë në mëngjes dhe prandaj më drejtoi aty,por nukmë tha asgjë…më la ta shuaja vetë kurreshtjen dhe tëgjendesha në emocionin tim plotësisht……..Pikërisht në këtë vend,Roslyn, Virginia, qe e ndan njëurë me DC, Amerika i ka bërë vend momenteve dhe simbolevekyçe në historinë e luftes së kombeve të ndryshme, përliri….Aty ishte statuja pa kokë e Leninit rrëzuar nëSt.Petersburg…aty ishte varka e kubanëve,aty ishte kutia evotimit e Mandelës, aty ishte dera e burgut e Martin Luther King,atyishin gurë nga kalldrëmet e ghetove në Varshavë….aty ishtemonumenti i lirisë në sheshin e Tianamenit….Aty me poshtëishin pjesëza nga muri i Berlinit…Thuhej se ishte ekspozita mëe madhe jashtë Gjermanisë me ato copa murresh të importuaraprej andej….Një copëz e Berlinit..një moment irëndësishëm i jetës sonë. I pashë,i preka të gjithasikur doja të sigurohesha që ishin thjesht për të treguarhistorinë e vërtetë përms faktesh…pa shumëfjalë….. Sytë e mij të përlotur fëmijët nuk ikuptonin plotësisht por i dëgjoja tek thoshin mes tyre se edhenë Tiranë ka rënë një bust..pse nuk është këtu??C'tju thoja atyre…?I thashë mbani mend këtë që patë sot…është pothuajnjë shekull i jetës së një pjese të botës..gjakun esë cilës ndani dhe ju……mos harroni yjet e mij, mos harroni same fat jeni që jeni lindur në liri…dhe tek i putha nëballë e i shtrëngova në gji, falenderova tim shoq që namundësoi të shihnim e preknim Parkun e Lirisë….Fotot flasinvetë…Faleminderit që më lexuat

Merita B-McCWashington DCPrill 2007

Merita B.McCormack, B.Sc., MBAe-mails jmrome94@... or albanianw@...http://www.geocities.com/nrmadvisor/Albanian.html