Friday, December 21, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-Promovim libri i Iliriana Sulkuqit nga Thanas Jani-pershkrim

Poetja e lotit, me moshë prej ëndrre

Libër i Ri i poetes Iliriana Sulkuqi

Dy libra në një:
Libri i Parë:
Poezi nga autorja & Poezi-kushtim për poeten (238 fq.)
Libri i Dytë: Iliriana dhe poezia
(Nëpër faqet e shtypit dhe internetit: 55 autorë me: shkrime kritike, ese, letra, mesazhe... 144 fq.)
Çmimi: 1000 lekë / 10 €
Shtëpia Botuese “SNAJ”, në botim të parë me 500 kopje.
Nëntor 2007

Nga salla e promovimit në studion e Radio Tiranës

... Dhe në ditën e fundit të Panairit të 10-të, në një nga mjediset e Qendrës Kombëtare të Kulturës në Tiranë, u organizua promovimi i librit “Poezi” të Iliriana Sulkuqit. Edhe pse në një kohë të “nxituar”, nga shtypshkronja tek promovimi, që e arriti, miku i poetëve, Abaz Veizi, u gjendën në sallë, njerëz me Emër të Përveçëm. Mund të thuhet se të gjithë ishin krijues dhe miq të Poetes Iliriana, miq të Fjalës, miq të penës e të jetës ushtarake...
1. Poeti i madh Dritëro Agolli, ishte i pranishëm me përshëndetjen e vet për poeten, edhe pse nuk mund të vinte pas një operacioni “të lehtë” në sy. Në pamumundësi e ftoi poeten në shtëpinë e vetë.
2. Artistja e Popullit: Margarita Xhepa, që ka qenë e pranishme në gjithë promovimet e librave të Ilirianës, nuk e harronte dot “zanatin” e Fjalës së Bukur, recitoi poezinë “Të vi sonte apo...”. Por tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve edhe fjala e saj: “Kjo grua e vogël ka një zemër të madhe, ka një zë të bukur poetik. Poezia e saj udhëhiqet nga mendimi, nga emocioni dhe brenda shpirtit të saj ka ca llambushka me një dritë të bukur jeshile, një dritë-shprese, se ajo i do njerëzit, e do jetën”...
3. Artistja e Popullit, Tinka Kurti, aty në rradhën e parë, mediton dhe pëshpërit vargjet e Ilirianës që i janë bërë pjesë e kujtesës së pashuar: “....................”
4. Krisulla Prifti (Kaçi) shoqja më e ngushtë e Poetes (kush nuk donte ta kishte shoqe Krisullën-siç thotë Iliriana), me emocionet e viteve shfleton ato faqe-portreti të Ilirianës që, vetë autorja i fsheh në poezitë e saj: Iliriana është njeri i veçantë. E njoh qysh kur ishte vajzë, që bënte poezi shumë të bukura dhe bënte stërvitje shumë të bukura. Ilirianën e njoh edhe kur ishte nënë dhe rriti dy fëmijë të mrekullueshëm, pa iu ndarë poezisë... E njoh edhe tashti-gjyshe, aq të përkushtuar, që vetëm ajo ngjet me veten... Ilirianën e njoh edhe në momente shumë të vështira të jetës, kur i afrohej vdekja dhe ajo e mposhte. Shkonte në spital, operohej dhe sa delte nga spitali ishte po ajo grua e fortë, ajo grua nikoqire, që bënte dhjetë bakllavatë për gjithë natën, për gjithë fqinjët... dhe në mëngjes përsëri do shkruante poezitë e saj aq të bukura... Kjo është Iliriana që sot na solli librin e ri poetik.
5. Poetja, studiuesja dhe përkthyesja Klara Kodra, me atë zërin e dridhur elegant tha: “... Poezia e Ilirianës është e sinqertë dhe e mençur; të kënaq kur e lexon dhe ndjehesh e sigurtë kur e përkthen...”
6. Poeti, Sadik Bejko, pasi foli për lirizmin e poezisë të Ilirianës tha: “Lirika poetike ka portretin e natyrës dhe bukurinë e natyrës... ka portretin e kohës që jeton poetja dhe e kohës që do vijë... Poezia e Ilirianës lëviz befasishëm dhe gjendet aty ku s’e pret dhe ku e do lexuesi...”.
7. Poeti-gazetar, Apostol Duka, ndër të tjera tha: “Iliriana është poete e të papriturave...”
8. Poeti-gazetar, Hysni Milloshi: “Poezia e Ilirianës është e ndjeshme, nga më të ndjerat poete dhe ka ecur përpara, nga njëri libër tek tjetri... është poete e të papriturave, siç e tha dhe Apostoli...
9. Artistja e Merituar, Ema Qazimi, i jep pasion fjalës dhe zërit të saj: “Kanë ardhur të gjithë ata që e duan Ilirianën se ajo di t’i fitojë njerëzit dhe di t’i mbajë. Është një magnet Iliriana, ka energji shumë pozitive dhe di të mbajë ekuilibrin e t’i shpërndajë mirë energjitë... Jo të gjithë e kanë këtë aftësi e këtë shpirt të bukur... Një koncert të tërë dua t’i dhuroj Ilirianës! Me këngë zemre, me këngë shpirti”... (dhe këndon “Gjethen e dafinës e këputi”)

10. Poeti dhe gazetari Demir Gjergji tha: “Iliriana, në një tryezë të pasur aristrokate, nuk ha se do të jetë e uritur... Iliriana, nga një vend që e do shumë, ikën sepse do të ndjejë mall... Iliriana dashuron se do të vuaj... Iliriana edhe në buzë të vdekjes, nuk vdes se do të qeshë me të madhe..”.


Dhe lexon poezinë “Këshillat e nënës sime”:
....Tri fjalë,
thënë njëra pas tjetrës,
ose me të shkruar,
ose vesh më vesh,
janë magji e zezë, bija ime,
të vrasin
pa të thënë: mirë-mëngjes…

Tri fjalë,
si tri rrufé,
njëra pas tjetrës
dhe pemën e moçme
e bëjnë éshkë.

…megjithatë, megjithatë,
me urrejtjen,
asnjëherë mike mos u bëj.

11. Poetja dhe gazetaria e re, Eva Lena nuk e ndau dot fjalën nga loti: “ Unë e kam një nënë që më ka lindur, por Ilrianën e kam Nënë Shpirtërore...jetoj me poezinë e saj, mësoj nga shpirti i saj...” dhe e përqafoi e lotuar...
12. Agim Pepa-poet, përkthyes: Foli për mendimin poetik të Iliriana Sulkuqit, për filozofinë dhe mesazhet që ato japin tek lexuesi...
13. Gazetari, Dilaver Baxhaku, foli për raportet poezi-jetë: “Kur lexon poezitë e Ilirianës njihesh me portretin e saj dhe portretin e kohës ku jetojmë...”.
14. Regjisori, Esat Teliti, solli kujtime nga filmi për Artisten e Popullit Tinka Kurti, ku fjala harmonizohej bukur me poezinë e Iliriana Sulkuqit... dhe këtu nuk ka nevoje të zgjedhësh, po recitoj njërën nga poezitë e librit...
15. Poetja Lida Rapo, kolegia e viteve ushtarake, solli mbresat e krijimtarisë qysh nga rrethi letrar i shkollës...
16. Ilir Mborja-Piktor e kritik, i ardhur nga Elbasani, duke përshëndetur tha: “E dija që do të kishe kaq miq... pa le sikur të mund të vinin gjithë miqtë e tu nga Elbasani, nuk do t’i nxinte kjo sallë kinemaje...”
17. Gëzim Llojdia-arkeolog-poet, i ardhur nga Vlora për të përshëndetur poeten. “Unë nuk e njoh Ilirianën, por njoh poezinë e saj, aq sa kam lexuar në internet. Dhe po lexove poezinë e Ilirianës nuk mund të thuash se je larg portretit të poetes...”.
18. Kastriot Hamzallari-ish studenti i Poetes: “Unë vi këtu me respektin e pedagoges, që nuk e ndaj dot nga poezia e saj....”
19. Agron Kruti-mjeshtër i fotografisë, që e ndoqi veprimtarinë e librit gjatë gjithë ditëve, veç fotografive nuk ndenji pa përshëndetur “Poeten ushtarake, që e kam fotografuar edhe në stërvitje dhe mes studentëve të saj”...
20. Operatori, Ilia Terpini (Artist i Merituar), që filmoi veprimtarinë, tha: “Kjo ditë i shtohet arkivës sime që kam për poeten Iliriana Sulkuqi”...
21. Maksim Zotaj-Poet, studiues-fotoreporter: Mori një herë autografin nga dora e Poetes pastaj përshëndeti me të veçantën e tij...
22. Buqeta me lule që i dhuroi Poetes, mikja e ardhur nga Zvicra, Miradije Maliqi, ishte për të patur zili edhe në dasmat e artistëve të Hollivudit: “Është, për Ty, nga gjithë miqtë tanë poetë që ndodhen në Zvicër...”. Vetëm këto fjalë e “përkthenin” atë buqetë!
Tek urimet për poeten u bashkuan edhe poetët e gazetarët: Petraq Risto, Feruze Bajo, Kujtim Boriçi, Ilia Dede, Vladimir Golemi (Jani), Agim Bajrami, Luan Jaupi, Skënder Jaçe etj... Kolegët e saj ushtarakë: Xhevair Baxhia, e deri te Katjusha e viteve të rinisë...
Gazetaria-poete: Valdete Antoni, fjalën e la për ta thënë në Emisionin e Radio Tiranës: “Udhëtim për te vetja”, ku mbi Një orë e gjysmë bisedoi me Poeten që: “Vjen nga Përtej Oqeani me mallin për vendin dhe mallin për njerëzit. Këtë e thotë bukur poezia e saj... Iliriana dhe Poezia kanë të njëjtën moshë: “Moshë prej Ëndrre”.
Dhe Kryefjala është Nëna tek poezitë e Ilirianës. Nëna stiliste e shpirtit, stiliste e dashurisë, siç ishte dhe “stilistja” e bukurisë femërore...
Një jetë, me jetën dhe vendlindjen brenda, në një emision radioje, në një promovim libri, edhe në një libër me 400 faqe, edhe në 12 libra të autores... nuk mund të mblidhet, por me Poetët ndodh Çudia: “Të vdiskam m’u dashkan tri jetë...” thotë poetja. Mirë e ka, Tri Jetë = me një Vdekje. E, kush mund t’i masë jetët e poetit?!

***

Dhe Iliriana, recitoi, përshëndeti, përqafoi, falënderoi:
“Vetëm dashuria që është një magji dhe miqësia që është një mrekulli, ju mblodhi ju sot pranë meje, si në një ëndërr... Sot ndjeva se miqësia i ka rrënjët aq të thella dhe është aq e vërtetë sa nuk të le të shkosh as në buzë të greminës, as në buzë të harrimit... Unë gjithmonë ju dëgjoj me dashuri, Këtu ishim të gjithë pa ngjyra partiake, të gjithë te “Sofra poetike”, ku poetët dinë të duan, të dashurojnë, të falin, të qajnë e të gëzojnë... ja kush janë miqtë e mi poetë, artistë, miq të njeriut e të letërsisë... “Ç’u shemb shëmtie e ngrehin poetët” thotë poeti i madh Azem Shkreli...
Dhe Iliriana u shkruan miqve të vetë poetë:
“Psherëtimat e kohës,
lotojnë mbi vargun tuaj...”
Pastaj gjithë të pranishmit morën me autograf librin “Poezi” duke i uruar poetes shëndet e krijimtari të mbarë!


Nga Bar-Restaurant “Manhaten” te
“ Grand Kafe De Paris” dhe... nga Shkëmbi i Kavajës, në Elbasanin e lindjes dhe në Gjakovë e Tetovë...


Sa u ndodh në Tiranë, Iliriana, mbeti mes shoqeve e shokëve... Telefoni kishte adresat: “Në “Manhaten”... “Te Kafe Parisi”... Aty u hëngrën dreka e u pinë kafe (cigaria nuk lejohej me ligj). Për miqtë e vet Iliriana shtroi dhe një drekë mirësie... Aty ishte Miradija e ardhur nga Zvicra, miqtë nga Durrësi, Dilaver Baxhaku, aktoret e shquara Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti, çifti artist Vitore dhe Skënder Sallaku, djaloshi pasionant i librit, me një bibliotekë të pasur, Artur Jaupaj, që ishte dhe kamerier i “ dë Paris-it”, artisti i fotografisë Agron Kruti, nipi i poetit Ali Asllani, ing. Ardian Asllani; miqtë nga Kosova e Maqedonia, ku poetja ka qenë në çdo qytet, pranë gëzimeve e tragjedive, ku luftohej e mësohej, ku mbulohej vdekja e lindëte një fëmijë me emër shqiptar...............
Të ftuar nga Miradija, te “Shkëmbi i Kavajës”, pallati pranë detit, na shoqëroi dhe “Moxarti” me verë franceze...
Në Elbasan, aty tek “Gjiri i nënës”, e para që e lexon Ilirianën, ishin dhe shoqet e shokët e saj: Milianov Kallupi....... aktoria Qamuran Çala.... ishte dhe Varri i Babait, Krasta që sillte erë e shi, .... ishte shpirti i poezisë së poetes Iliriana Sulkuqi. Kudo me miq, që dijnë të japin mirësi!
Dhe kudo, për çudi, harronte librin e saj të ri “Poezi”. Në çantën ngjyrë reje mbante Revistën “Pelegrin” 8 & 9... Kështu ndodh me njerëzit si Iliriana Sulkuqi!...

Më gjeni një titull

pa fjalën zjarr
pa fjalën akull,
pa fjalën vdekje,
pa uri pa étje…

pa zë të mekur…
pa pikën e lotit,
pa emrin e Zotit,

pa emrin tim
pa emrin tuaj…

pa ngjyra muzgu
pa plor prej hëne
pa diell të djegur
pa mllef, pa hakmarrje,
pa fjalë përralle
pa ëndrra prej nate
pa dallgë e stuhi
pa puthje prej vlage
pa valëza, pa breg
pa mbërritje, pa shteg…

Më gjeni një titull
pa emër shpendi
pa emër ylli
pa emër mali
pa emër ishulli
as oqeani…

pa rrahja zemre
pa ankthe malli…

pa vjeshtë të artë
pa dimër, pa ngricë
pa stinë të pjalmtë
pa verë t’lakuriqtë…

Më gjeni një titull
pa pentagram,
ku notat lozin
me shpirtrat tanë!

Shtator, 2007














Poetja e lotit
Nga Nase Jani
Poetja Iliriana e pasuron krijimtarinë e saj edhe me librin e ri “POEZI”. Janë dy libra në një: Libri i parë përmbledh poezi, kryesisht nga frymëzimet e përtej-oqeanit, kur Poetja i afrohet dhe i largohet dashurive, dhe Libri i Dytë “Iliriana dhe poezia” që plotëson portretin e autores me ese, shkrime kritike, letra elektronike nga miqtë e shokët e saj, etj. Sikur t’i mbledhësh të gjitha, mund të bëhen disa vëllime voluminozë, se Poetja nuk është “vetëm” dhe s’ka qenë askurrë e tillë. Vetë poezia e saj e ka bërë me miq, që dinë: të mendojnë bukur, të ndjejnë bukur e të shkruajnë bukur... Vetë poezia e saj i ka dhenë shumë lexues që, edhe pse nuk janë “profesionistë” në fushën e letrave, e njohin poezinë e Ilirianës pa e lexuar emrin e saj në krye të librit...
Duke “ecur” nga faqja në faqe, nga poezia në poezi, nga njëra fjalë tek tjetra, krijova një bindje emocionale se poezia e Iliriana Sulkuqit portretizon aq bukur “tërmetet” e shpirtit të Njeriut, sa ndjen sikur poezia nuk është vetëm poezi, por është edhe diçka e “paemër”, që njeriu, edhe pse nuk e njeh, e ka të domosdoshme...
Mendimi i zgjedhur i njerëzve të letrave, i njerëzve të kulturës e artit dhe dashamirëve të letërsisë, që nga Dritëro Agolli, Pëllumb Kulla, Anna Kohen, Peter Prifti, Anton Çefa, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Klara Kodra, Perikli Jorgoni, Lirim Deda, Julia Gjika (Naçi), Sokol Jakova, Kolec Traboini, Vasil Qesari, Lambert Savigneux, Kristo Tumanidhi, Milianov Kallupi, Farruk Myrtaj, Pirro Kuqi, Demir Gjergji, Nexhip Ejupi, Rozi Theohari, Eglantina Kume, Ema Qazimi, Thanas Tane, Dalip Greca, Odise Goro, Sotir Lashova, Rami Kamberi, Aleko Likaj, Alban Ruli, Agim Pepa, Vaid Hyzori, Miradije Maliqi, Merita Bajraktari-McCormack, Kozeta Zavalani, Medije Vraniqi, Albana Mëlyshi Lifshin, Gëzim Llojdia, Ilia Vasili, Klajd Kapinova, Honela Kumi, Elmira Mujo, Eleonora Gjoka, Aida Dismondy, Dhurata Agalliu, Dallëndyshe Kacabani, Aida Bode, Llazar Vero, Argentina Tanushi, Donika Timko, Arlinda Camaj, Raimonda Moisiu ... për Ilirianën-Poete dhe Ilirianën-Njeri, më kanë bërë që të ndjej paaftësinë time për të thënë diçka të re... Por, me përgjegjësinë e botuesit dhe detyrimin poetik ndaj shoqes sime ushtarake, do të gjej dhe unë “një stol bosh” për të zënë vend pranë “sofrës poetike” të autores...

Për lotin që del nga shpirti i njeriut, nga dhimbja dhe gëzimi, kanë shkruar, qysh kur është shpikur poezia dhe do të shkruhet sa të ketë poetë dhe poezi: domethënë sa të ketë jetë njerëzore... Poezia lind nga dhimbja, siç dhe gëzimi, rrënjët tek dhimbja i ka.
Të dish ta mbjellësh poezinë dhe ta rritësh, brenda vetes: këtu nis e vërteta krijuese. Dhe kur bëhet art me fjalën, që del nga shpirti, i je afruar suksesit. Poetja Iliriana, në të shumtat e poezive, merr portretin e poezive të saj. Ajo “fshihet” bukur brenda “lotit” sa nuk e sheh dot pa i lexuar e rilexuar poezitë... Se poezia është aq shpirtërore sa “lotin” e ka në çdo varg, në çdo strofë, në çdo poezi...
“Poezitë e lotit”, nuk do të thotë të jenë qaramane, me “oh-e” e “ahe”. Loti është i bukur kur nuk duket, kur fshihet i tretur brenda fjalës poetike. Loti kërkon bukuri, fshehtësi, delikatesë, që të shndërrohet në poezi... Kërkon mendim se ndryshe del nga funksioni “lot-poeti” dhe “lot-shpirti”.
Jeta e Poetes, me thellësi dhe maja, i ka dhenë më tepër favor që loti të jetë i tillë: poetik dhe shpirtëror... Diçka duhet t’i fshehësh ditës, çastit, vetes, që të shkruash poezi. Kush nuk di ta bëjë këtë fshehje (dhe kush nuk do ta bëjë), vargëzon jashtë poezisë. Është pak të them se poetja Iliriana Sulkuqi, gjithë situatat e jetës i kapërcen... dhe i kapërcen pa tjetër, me “poezinë e lotit”. Nuk kemi thënë asgjë për poeten po harruam këtë të vërtetë që është kryefjalë e jetës së saj.
Por si ndodh kjo?
Kot pyesim. Ky është sekreti i shpirtit të Ilirianës, si çdo poet që ka sekretet e poezisë së vet. Ne shohim dhe njohim “burimin”, nga del uji i kulluar... E pimë me etje pa ditur se nga kalojnë udhët e atij uji të kulluar... Orgjinën ia dimë ama, është ujë-bore, ujë-mali, është “pikë-loti”, ku ne vëmë pëllëmbën e dorës së majtë dhe pastaj buzët; ku zogjtë njomin krahët dhe luajnë lojën e zogjve; ku dhe zhapiku i gjelbër e nepërka, rrëshqasin drejt burimit dhe harrojnë orgjinën e tyre...
Kështu ndodh me burimet-poetikë...
Në gjithë “stinët e jetës” Iliriana i ka ushqyer burimet e lotit me rininë e vet, (sa pak rini!), me gëzimin(sa pak gëzim!), me dashuri, (sa shumë dashuri!), me dhimbje (pse kaq shumë dhimbje?!), me mëmësi (atë e ndjejnë jo vetëm dy fëmijët e saj), me nënësi (sa e përkushtuar gjyshe-Lili për mbesën dhe dy nipërit deri në këta vite-jete!)...
Por çfarë moshe ka poetja? Kot pyesim! Asnjëherë s’e dimë dhe s’kemi për ta mësuar, se nuk njihet mosha e poetit. Poetët nuk janë të atij “fisi” me ata që e fshehin jetën se s’kanë bërë gjë me vitet e saj... Poetët nuk kanë moshë se “kanë lindur para Adamit, dhe vdesin në lotin e fluturës, dhe treten në botën e së padukurës...”, siç kam shkruar, dikur, në një poezi. Nuk e dinë as vetë se ç’moshë jetojnë. Jetojnë moshën kalendarike dhe moshën e shpirtit, ose moshën poetike. Poetët dalin nga mosha kalendarike dhe jetojnë moshën e shpirtit... Është e vërtetë kjo.
Graviteti i poezisë i prish kalendarët.
Kështu ndodh!
Poeti Richard Eberhart, që jetoi 101 vjet (5 prill 1904-12 qershor 2005) ishte i ri kur vdiq. Qeshte, shkruante poezi, bënte shëtitje, bisedonte me miq, (dhe jo vetëm kaq)... se jetonte moshën e shpirtit, me të fshehtat dhe bukuritë e saj. Edhe Lasgush Poradeci, edhe Ali Asllani, ... luanin me moshën-poetike, duke e injoruar, deri në harrim, moshën e kalendarëve dhe të “kartave të kokës”, siç quhej dokumenti personal i njeriut shqiptar.
Kështu ndodh.
Ndodh që brenda një jave, mosha të lëvizë me dekada... Edhe brenda javës: të hënën je 30 vjeç, të martën 25, të shtunën 60... Dhe, në gjithë këtë lojë-moshe që luhet, çuditshëm, tek poeti, mosha e fëmijërisë është më e lakmueshmja.
Edhe pse autore e dymbëdhjetë librave, edhe pse nënë dhe gjyshe, poetja jonë, Iliriana, preferon këtë moshë, të paplakur kurrë... Edhe unë, siç e kanë uruar miqtë e saj, i uroj poetes që të jetojë sa më gjatë në moshën-poetike për të na dhenë më të bukurën e “lotit” të saj “Poezi”!...
“Kur t’i mbaroj të gjitha këngët dhe të më shuhet frymëzimi,
më rrahjet, s’dua t’ja ndjej zemrës, dhe po të jem, s’jam unë, ta dini!”
Këta vargje nuk i kam shkruar vetëm për vete...

Athinë, nëntor 2007

Tuesday, December 11, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-KOSOVA INDEPENDENT NOW_Photos



















These are few photos of Dec.10 Rally at the UN ,New York.
Keto foto jane marre ne Manifestimin paqesor prane Selise se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork me 10 Dhjetor 2007

Thursday, December 06, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-SEVDIJE REXHEPI-FLAMURI YNE NE IRAK-REPORTAZH






Shqiponja dykrenëshe edhe në Irak

Në një largësi të pamatshme malli…zogjë të shumtë të mbledhur në një vend të pa ëndërruar ndonjëherë…ëmer i dëgjuar vec në lëndën e gjeografisë dhe në ditarin e luftërave të Azisë..Kudo në botë lamë gjurmë prej shqiptari…shkelëm tokën e zjarrtë, erdhem në enigmën e këtij vendi, tashmë punojmë e veprojmë me muaj të tërë…dikush edhe me vite...fluturuam pa e ditur ku dhe si…rrugë ajri e shtjellë reshë të shumta na shoqëruan.Kaluam kontinente e oqeane.

Që nga fillimi dicka nuk ecte dot…zbrazëtirë e madhe dhe pa fund për ne, mu si kjo shkretëtire pa gjelbërim, ashtu edhe shpirti ynë…tërë kohën dicka mungonte…dhe na mungonte të gjithëve…NËNA.

Cdo muaj ka diamantet e saj…nëntori ynë ka ndriçimin qindravjeçar…Këtu në këtë skaj të botës morëm me vete gjithcka ,edhe atë më të shtrenjtën … ndjenjën dhe krenarinë e të qenurit shqiptar.

Thonë se kur je larg atdheut mungesa është e shumëfishtë . Vrulli i shpirtit shtyri një grup të rinjësh shqiptarë të punojnë dhe të bisedojnë me njerëzit kompetent që të sjellin shqiponjën me flatrat e saja këtu në Kopshtin e Edenit…

Që nga dita e parë e ardhjes sonë këtu ,shkonim e hanim racionet por çuditërisht ditë e më shumë na sëmbonte uria. Përditë shikonim flamuj të shumtë të SHBA-ve që dekoronin kuzhinën, sa e zjarrtë ishte dëshira që ngjyrat tona të frymojnë në familjen e flamujve të tjerë…

Në ditën e Festës së Faleminderimeve( festë amerikane) shqiponja dykrenare ndali këtu , I flisnin të gjithë, sa kurreshtarë !! kush na ishte, pyesnin pastaj , SHQIPONJA DYKRENËSHE nga është , ta shihnit se si valonte, kishte udhëtuar që nga larg…nga vendi i shqiponjave, për t’iu gjindur afër zogjëve të saj….nuk dukej fare e lodhur.

Trupi u rënqeth dhe uria iku…në dritën e syve tanë kuqëlonte shikimi…nuk ndiheshim të vetëm, të harruar…Nëna erdhi mes nesh…na mblodhi në gjirin e saj me 28 Nëntor.

Nën dritë neonësh vërehej gëzimi në fytyrat tona…mund ta lexoje lehtë alfabetin e ndjenjës kombëtare në secilin prej nesh.

Festa ishte në prag, Nëna do pushonte deri në Ditën e Madhe…të gjithë pa dallim, pasditën e datës 28 do të mblidhen në ceremoninë e ngitjes së flamurit.Me të gjitha nderimet u ngrit lart, shumë lart, duke valuar mes atij amerikan dhe irakian.

Fluturoi lart dhe preku qiellin , sa e madhe ndjenja , sa e papërshkruar… tërë shqiptaria erdhi këtu, Dardania e Shqipëria, Camëria, Epiri. Zemra nuk përmbahej dot…

Arianit, emër tipik ilir, me ndjenjë të thellë kombëtare bashkë me shokët mundësoi valimin e Shqiponjës sonë nën qiellin e këtij vendi…dhe na bëri edhe më të bashkuar në këtë ditë …Meqenëse jemi pjesë e Ballkanit shpesh na përziejnë me të tjerët, identifikimi më i mirë, më i drejtë dhe që nuk ka nevojë për koment është ai me Flamur…kështu përherë kanë bërë të parët tanë apo jo? Në këtë ditë të huajt lexuan dashurinë tonë për flamur, ndjenjën e atdhedashurisë, ishin të fascinuar se si një popull mund ta dojë aq shumë flamurin dhe identitetin, stërghyshërit dhe historinë…në të njëjtën kohë shihej xhelozia e disa të tjerëve ngase flamuri ynë ishte i pari që valonte në atë hapësirë.

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, pas ditës se lodhshme dhe të gjatë ,na bashkoi sërish flamuri, ishim familje, ishim atdhe…ishim një…flamuri valonte edhe më nën shkëlqimin e hënës.

Me himnin filloi kënga Rreth flamurit, sa ndjenjë e thellë, e ëmbël njëkohësisht, krenar përjetësisht…ishim aty të gjithë ne, e tërë shqiptaria, , kujtuam edhe numëruam nëntorat e tjerë…ecëm pas për të kujtuar lavdinë, morëm forcë për të vazhduar për në ardhmëri…na printe flamuri dhe amaneti si gjithmonë nëpër histori.

Shqiponja fluturoi përsëri në origjinë, na tha:

Ju pres zogjtë e mi,

Shihemi në Dasmën e Dardanisë

S.Rexhepi

Gjilan/Irak

Monday, November 19, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA DAJCI-HISTORI


Roli dhe kontributi i Isa Boletinit
për Pavarësinë e Shqipërisë.
(Ky material u përshtat për blogun tonë nga
Mimoza Dajçi mbesë e familjes së Boletinëve)


Isa Boletini (1864-1916)>"Unë s'kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare
që të bashkohen në një shtet"

Isa Buletini ka qenë atdhetar i shquar, organizator e udhëheqës i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, më 1864, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17- vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Betejën e Slivovës ( 22. 04. 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët tjerë në themelin e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Përkrahu revolucionin xhonturk të vitit 1908. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajit (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antiishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha populloreantiosmane të viteve 1910- 1912, veçanërisht në betejat e zhvilluara me ushtritë turke në zonat Shtimj - Carravelë më 1910. Gjatë Luftës I Ballkanike u vu në krye të çetave të armatosura për mbojtjen e trojeve shqiptare dhe të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me I. Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë I. Bolentini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbomalazezë. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.

BOLETINI, PRIJSI SHQIPTARËVE QË TMERROI STAMBOLLIN
Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte në hartë fshati i tij, Isa Boletini iu përgjigj: "Unë s'kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet"
Të gjitha ngjarjet e vogla e të mëdha në Kosove janë të lidhura ngushtë me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij më i madh është i lidhur me Kryengritjen shqiptare të vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë. Në të dyja këto heroi Isa Boletini ka luajtur një rol shumë të madh.
Isa Boletini u lind në viti 1864 në fshatin Boletin të Shalës së Mitrovicës.
Familja Boletini ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare për liri e pavarësi dhe me këtë frymë është rritur e edukuar edhe Isaj. Siç dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë e cila i vuri themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar dhe ngjalli ndërgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinë e parë, me të gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo shtetet e Evropës, si gjithë herë, jo vetëm që nuk e njohën, por e nxitën Perandorinë osmane që ta shtypte sa ma më parë. Një nga ushtarët trima të Lidhjes së Prizrenit ka qenë edhe Isa Boletini, i cili luftoi për krah heronjve Mic Sokoli e Sefë Kosharja për të mbrojtur tokën amtare kundra hordhive osmane të Dervish Pashës. Isa i ri e pa me sytë e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykën e topit të armikut, për t'ju dhënë zemër luftëtarëve trima që e jepni jetën si me le. Këtë shembull do ta ndiqte më pas edhe Isa Boletini në të gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftëtarët, por duke u prirë në ballë. Ndonëse Lidhja e Prizërenit u shtyp me gjak, idetë e saj kombëtare të mbrujtura thellë në ndërgjegjen e popullit tonë nuk u shuan kurrë e jehona e saj vazhdoi gjatë duke edukuar brezat që erdhën më ndjenjën e atdhedashurisë.

Isa në Lidhjen e Pejës

Në vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejës nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e në atë ngjarje të shënuar Isa Boletini luajti një rol të rëndësishëm për organizim e mbrojtjen në Kosovën Veriore. Ai morri pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhëroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane.

Isa: Jo rusët në Mitrovicë

Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin. Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja në Mitrovicë 2) Të lihem i armatosun e me shokë" 3) Të banojë vetëm në Stamboll". Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia kthu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lirimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen secilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jeni të gatshëm të baheni fidakqor (flijuar) dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati.

Kuvendi i Ferizajt më 1908

Në vitin 1907 turqit e rinj krijuan një parti opozitare kundra sundimit apsolut të Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre në program u premtonte të gjithë popujve të shtypur, liri e barazi me popullin turk. Në këtë parti aderuan shumë intelektual patriot shqiptar e njerëz të thjeshtë duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte të drejta kombëtare, prandaj Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit u bënë epiqendra e partisë së turqëve të rinjë. Në Manastir garnizoni i ushtrisë dhe në Kosovë paria,mobilizuan mbarë Kosovën që të merrnin pjesë në një kuvend të madh që do të bëhej në Ferizaj. Në atë Kuvend ku morën pjesë rreth 30 000 vetë. një nga organizatorët ishte edhe Isa Boletini i cili luajti një rol të rëndësishëm dhe e mori fjalën në kuvend. Në kuvend folën shumë oratorë duke demaskuar padrejtësitë masakrat që kishte bërë në popull sundimi i egër i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi që t'i dërgohej një telegram ultimativ Sulltanit që të shpallte menjëherë
Kushtetutën, përndryshe Kosova e para do ta fillonte luftën kundër tij. Telegramin e firmosën 1500 vetë dhe një nga emrat e parë ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrë vesh qëlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhënë urdhër që në çdo orë që do t'i arrinte, ta lajmëronin menjëherë. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhër që menjëherë të shpallej kushtetuta e të bëheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes së Kushtetutës u lejuan në fillim në të katër vilajetet shqiptare të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe dhe klube ku propagandohej për çështjen kombëtare. Isa Boletini ndonëse vetë ishte pa shkollë, ai e dinte mirë rëndësinë e shkollës dhe menjëherë e hapi një shkollë në Boletin e më vonë u hapën edhe në fshatra të tjera deri në Mitrovicë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, sepse turqit e rinj sa erdhën në pushtet e forcuan qeveriosjen e menjëherë filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vënë popullit veç taksave të vjetra, edhe taksa të reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundërshtojë dhe ata dërguan në Kosovë ekspedita të armatosura në krye me Xhavit Pashën . Ndeshjen e parë ai e bëri me Isa Boletinin në Shalë, por shpejt u tërhoq dhe kaloi në Rrafsh të Dukagjinit ku bëri dëme të mëdha, por e theu kokën ne Lumë dhe u kthye i turpëruar në Stamboll. Atdhetarët kosovarë u bindën se me turqit e rinj nuk kishte më miqësi, prandaj filluan të organizonin kryengritjen e vitit 1910 me në krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Këta të dy u takuan në mars të atij viti në Prishtinë në Klubin Kombëtar në prani të atdhetarit intelektual e kryetarit të klubeve për Rrafshin e Kosovës, Nazmi Gafurri. Aty e lidhën besën e menduan planin taktik e strategjik dhe çfarë kërkesash do t'i bënin qeverisë. Ata vendosën që të bëheshin dy kuvende, njëri në Gjilan nën drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri në Rrafsh të Dukagjinit nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Ndërkohë të dy këta burra kishin bërë punë praprake për kryengritjen e armatosur. Në radhë të parë ata i kishin pajtur gjaqet që ishin plagët e vjetra të shqiptarëve që dhimbnin më shumë. Pasi hartuan kërkesat ata ia dërguan qeverisë xhonturke në emër të kryengritësëve dhe atë ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, të cilat ai do t'i shpallte kur do të ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaçanikut, Çeraleves dhe e Jezercit.Kërkesat e tyre ishin: 1.Gjithë ne që jemi shqiptarë, do të derdhim gjakun për pikë dhe kërkujt nuk i lëshojmë një pëllambë vend. 2. Sulltanin do ta njohim për mbret, vetëm atëhere kur mos të na përzihet në punët tona të mbrendshme të Shqipërisë të cilën duam na vet ta qeverojmë nën hijen e Sulltanit. 3. Duam të lëshohen të gjithë ata vëllazën tonë që i zu qeveria dhe i burgosi. 4. Duam të dërgohet një komision,në të cilin të ketë të paktën 10 deputetë shqiptarë për me u marr vesh me ne për dëmet që na ka ba Turkia dhe të na i paguaj (është fjala për ekspeditën e Xhavit Pashës) të gjitha ato". Pra këto kërkesa nuk ishin ekonomike por politike të cilat kishin të bënin me autonominë e Shqipërisë me të katër vilajetet.

Kuvendi i Rrafshit të Dukagjinit

Atdhetari i madh Isa Boletini menjëherë filloi pergatitjen për organizimin e një kuvendi të madh në Rrafsh të Dukagjinit. Në mars të vitit 1910 të Verrat e Shugës në mes të Gjakovës e Pejës u bë kuvendi ku morën pjesë gjithë paria e Rrafshit të Dukagjinit. Në atë Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili në mes të tjerash tha:" Vëllazën, kemi pesëqind vjet që jemi pushtuar nga osmanllinjtë që na kanë shtyp. Tani ka ardhur koha që të lidhim besën së bashku për t'u ngritur në luftë kundra osmanlive për t'i fituar të drejtat tona me armë". Të gjithë e mirëpritën fjalimin e shkurtër të Isajt dhe u lidh besa se do të merrnin pjesë në luftë. Menjëherë mbas mbarimit të Kuvendit Isa Boletini i shoqëruar nga shumë kryengritës u nis për të zënë grykën e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushën e Kosovës. Në atë kohë Perandoria osmane kishte dërguar më se 100 batalione ushtarësh të armatosur me armët më moderne të kohës për ta shtypur atë kryengritje. Sapo u mësua kjo gjë, Idriz Seferi zuri grykën e Kaçanikut që lidh Fushën e Kosovës me kryeqendrën e Vilajetit, Shkupin, ndërsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykën e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtë të forcave të Isajt dhe krahun e djathtë të forcave të Idriz Seferit. Luftimet qenë shumë të mëdha e të përgjakshm e ushtria osmane u thye disa herë. Ndërkohë qeveria osmane u detyrua që të dërgonte për ndihmë Dergut Pashën me forca të mëdha. Por ai nuk mundi të depërtonte nëpër ato gryka të thella. Nisur nga kjo sirtuatë e vështirë Stambolli u detyrua të dërgonte ministrin e Luftës Mahmut Shefqet Pashën në krye të 40 mijë forcave. Isa Boletini në krye të 3000 luftëtarëve në Grykë të Caralevës luftoi me heroizëm të madh, por atë që armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armë, e mposhti me tradhti. Në kuvendin e lartpërmendur ndonëse u lidh besa, nuk morën pjesë Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi të cilët e dëmtuan shumë atë kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesë vetë në këtë kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndërsa trimat luftëtarë këndojshin sikur ishin në dasëm". Ndërsa për komandantin e kryengritësve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i së njërës kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatë zhvesh". Ndonëse kryengritja dështoi, armikut i mbetën me mijra të vrarë e të plagosur si dhe 80 oficera madhorë gjë e cila bëhet e ditur dhe nga dokumentet osmane të kohës. Ushtria osmane e udhëhequr nga gjeneralët kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bëri krime të papërshkruara ndaj popullsisë duke vrarë e varë, djegur e plaçkitur. Për këtë rapsodi popullor ka kënduar: N'Kaçanik e në Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha".



POEZI

Naganti i Isa Boletinit


Bene udhe te gjate
te inglizi vinin
Ismail Qemali
Isa Boletini.


Hynin dy shqiptare
brenda ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.


Shqiperi e tyre
kish halle e mjera
armet zoterinj
regull,rine te dera.


U ngrys luftetari
syte i shkrepen cike
lere diplomati
i tha me qerpike.


Dhe ua la tek dera
Isa Boletini
poshte nen brez,te vogles
syte i shkrepetinin.


Faqen vene te trupi
veshin vene te gjaku
je edhe per mua
thosh ajo se largu.


Hapat qete e qete
binin ne pallat
njeri luftetar
tjetri diplomat.


Here-here qerpiket
si gershere perplasnin
thua drite te huaj
syte nuk u qasnin.


Dhe tha lordi i madh
gjuhen duke zgjidhur
me humor te huaj
me nje gaz te hidhur.


Ja dhe carmatosur
zoterinj shqiptare
si kallkan i ngrire
ngriu fjal e pare.


Pa nagantit siper
brezit me si pritej
por nen brez e vogla
zu te hasharitej.


Mblidhte xixa zjarri
permbi trup te bukur
priste luftetarin
qe ti thoshte "duku".


Syte e diplomatit
zjarr te hidhur shkrepen
Isa Boletini
brrom nga brezi tjetren.


Brrom aty perpara
mu te lordi prane
"Madheri Shqiptarin
kurre s'e gjen pa arme".


Zbardhelloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndriten malet tona
andej larg, tek ishin.


Qelqe e shandane
dhane drite te lige
Ismail Qemali
qeshi nen qerpike.


Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.


Nxinte tyte e vogel
brenda nxinin halle...
Shqiperi e vogel
ne tryeze te madhe.


Persekucioni sllavo-komunist mbi familjen e Boletinëve
Autore e këtij shkrimi:
Mimoza Dajçi

Për familjen e Boletinëve nuk do të mjaftonin vetëm mizoritë e masakrat serbe por ato do të pasoheshin edhe nga persekutimi komunist në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrës i bën atentat të birit te Isës, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinë ushtarake dhe kishte qenë Komandant i Njësive që mbrojtën Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bë me urdhër nga jashtë në bashkëpunim me komunistët shqiptar.

Në vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston të shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzën për veprimtari armiqësore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj në hetuesi ku u torturua çnjerëzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dënohet me 5 vjet heqje lirie, vite këto që i kreu plotësisht. Në vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isës, mbasi ngre flamurin shqiptar në trenin Mitrovicë-Beograd, arratiset për Shqipëri, por këtu dënohet me 8 vjet burgim dhe vuan dënimin në burgun e Spaçit. Tafil Boletini, i nipi, bashkëluftëtar i Isës, megjithëse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorëzohet jugosllavëve.

Në Kosovë, i biri i Isës, Asllani var veten në burgjet titiste, ndërsa djemtë e tjerë duke luftuar me armë në dorë kundër serbo-malazezëve, vriten dhe ekspozohen për terror në mes të Mitrovicës, kurse Skënderi pushkatohet në Tivar. Në vitin 1943 pushkatohet pa gjyq në Prizren i riu Rasim Dajçi, nip i Isës, nga forcat sllavo-komuniste me në krye Shefqet Peçin, edhe ky ushtarak i lartë, akademist. Një tjeter nip i Isa Boletinit, që dënohet nga diktatura komuniste në Shqipëri, është edhe shkollari akademist Enver Dajçi, zotërues i gjashtë gjuhëve të huaja dhe si një ndër firmëtarët e parë që nënshkruan Rezolucionin për Pavarësinë e Kosovës në dhjetor të vitit 1943.

Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti një nip tjetër i Isës, dënohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dënohen me nga 20 vjet në burgjet serbe. Nje nip tjetër vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ali Boletini, nip i Isës, dënohet me 20 vjet burgim dhe më pas arratiset për Shqipëri.

Këto vrasje e persekutime ndër breza me rradhë mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe të qindra e mijra shqiptarëve nga dora makabër e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri në ditët e sotme janë fakte e dokumenta rrënqethëse të popullit tonë, që përveç vuajtjes dhe dhimbjes që kanë brenda, kanë lënë gjurmë të thella në historinë e saj. Në çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë krahas patriotëve të tjerë përkujtohet edhe figura burrërore e luftëtarit të madh kombëtar Isa Boletini.

Sunday, November 11, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-AIDA DISMONDY-DY ESSE


Mesazhi i Paqes ne nje nga veprat e Akil Kocit

Aida Dismondy


Botoi Gazeta "ILLYRIA" Tetor 2007

Duartrokitjet në ekran më përmendin se muzika tashmë ka mbaruar, tingulli i pianos është mekur dhe kori ka rënë në heshtje. Mendimet e mia kanë filluar të vlojnë (përlotur jam gjithashtu) gjatë tërë kohës së dëgjimit të “Gloria Festive - Nënës së Dhembjes ” kushtuar Nëna Tereze, nga kompozitori i shquar shqiptar Profesor Akil Koci. Menjëherë mora lapsin e fillova të shkruaj përshtypjet e mia për Gloria Festive; dy rreshta ia dërgova dhe vetë kompozitorit, duke pohuar ndrojtjjen dhe dyshuar guximin tim. E rëndësishme është kjo vepër për mua, jo vetëm si një vepër e çmuar e repertorit të pasur të muzikës klasike shqiptare, por vlera e saj shtohet në mesazhin që mban. Këtë mesazh po e shtjelloj më tej në rreshtat e këtij artikulli, me shpresën e ngjalljes së kërshërisë nga ana e lexuesit, për ta dëgjuar e ridëgjuar Gloria Festive. Veprimtaria krijuese dhe profesionale – ajo si studiues dhe gazetar - e Profesor Akil Kocit shtrihet në një periudhë prej pesë dekadash. Profesor Koci ka lindur në Prizren, ku ndoqi shkollën e mesme të muzikës, ndërsa studimet e larta i kreu në Akademinë Muzikore të Sarajevës. I konsideruar nga koleget si një kompozitor me tingull muzikor avandgardë, krijimtaria e Profesor Kocit ka pasuruar e pasuron zhanrin klasik dhe atë bashkëkohor të muzikës. Për lexuesin po përmend këngën “Zambaku i Prizrenit”, dhe baletin “ Sokoli e Mirushja”, muzika e të cilave mban emrin e kompo-zitorit. Obligimet e shumta nuk e ndalojnë Profesor Akil Kocin të jetë një mësues i palodhur në përgatitjen dhe përkrahjen e artistëve të rinj.
Në shenjë mirënjohjeje për krijimtarinë e kontributin e Profesor Kocit në muzikën shqiptare, dhe me rastin e 71-vjetorit të lindjes, orkestra filarmonike e Kosovës vuri në skenë dy pjesë nga muzika e kompozitori: Psalmi dhe Gloria Festive – Nënës së Dhembjes. Psalmi është një arritje më vete por, sikur përmenda dhe më lart, fokusi i këtij artikulli është në Gloria Festive – Nënës së Dhimbjes. Tre janë komponentët e saj: muzika, kori dhe recituesja. Integrimi i recitueses Safete Rugova është një surprizë e këndëshme, duke qenë se në kësi rastesh dëgjuesi pret debutimin e sopranos. Vargjet janë një përzgjedhje e krijimeve të disa poetëve shqiptarë, mes tyre: Ali Podrimja, Mark Krasniqi, Enver Gjerqeku e Zoi Shyti. Gloria Festive është një vepër, ku Profesor Akil Koci prezanton njeriun me luftën e tij, për të bërë paqe me padrejtësitë dhe mundësia për ta arritur Paqen përmes dashurisë së prezantuar në figurën e Nëna Tereze.
Gloria Festive hapet e qetë “ Në brigjet e Vardarit/ në agun e Prillit” me një recitim solemn e njëkohësisht të përulur, ndërkohë që i heshtur dëgjohet tingëllimi i një këmbane. Ёshtë këmbana, që njofton lindjen e një mrekullie, atë të fëmijës, të Gonxhe Bojaxhi. Njerëzimi, më pas do ta njihte si Nëna Tereze, murgesha shqiptare, që dha dashurinë am’nore pa kufi e dallim “ për të vegjël/ për t’bardh’ e t’zi”. Kjo dashuri e dashamirësi për njeriun është një nga virtutet e Nëna Tereze, me rrënjë të thella në “traditën e lashtë/ të bujarisë shqiptare”. Kompozitori Akil Koci, i kujton shqiptarit, traditën e bujarisë, që së fundi duket se është groposur diku në thellësitë e tokës nga ku e ka vështirë të dalë, e akoma qëndron në errësirë. Nga errësira kërkon ta nxjerrë kompozitori e dëshiron ta ulë përsëri këmbëkryq në vatrat shqiptare.
Muzika fillon të marr hov ngadalë, tingujve të qetë të këmbanës u shtohen sikur fshehurazi, ato të daulleve. Këto tinguj i shtojnë një ton shqetësimi atyre të këmbanës, duke triumfuar më pas në një shpërthim energjik e tragjik të të tërë orkestrës. Befasues është ky hov i menjëhershëm për dëgjuesin, ai përballet me një vepër muzikore, që i provokon ndërgjegjen. Muzika gjëmon e fuqishme, marramendëse me një kushtrim e një tingull marshi, që tregon se mendimet e kohët për njeriun janë të turbullta. Ky lloj tingulli i muzikës së Profesor Akil Kocit nuk është rastësi, në to ndjehen notat e valleve shqiptare: ajo e malësisë, e shpatave, e Skënderbeut.
Në veprën e Profesor Kocit, njeriu është i kapur në një agoni dhe luftë: me veten,‘mes vedi’, me botën e me padrejtësitë, që koha e shekujt i kanë vënë mbi supe. Ai përpëlitet në agoninë e dhimbjes e lufton me vdekjen që i është ulur në sofër. Angazhimi i menjë-hershëm i harqeve dhe qetësimi i daulleve zbusin pak tonin tragjik të veprës dhe muzika i përshatet meditimit të njeriut. Njeriu përpiqet të marrë pak frymë e të shkundë agoninë. Kjo përpjekje për momentin është një antagonizm i ndjenjave të tij: dëshira për të mirën, për të gjetur paqe dhe revolta për hakemarrje. Ky antagonizëm, në veprën e Profesor Kocit merr formën e një monologu, ku kori e muzika ndërthuren e krijojnë replikat e këtij monologu. Sërish muzika vazhdon me nota dramatike, prekëse e të zymta, si një marsh ankthi e lufte. Asgjë nuk është e qetë, gjithëçka vlon, shpirti e mendja e njeriut në veprën e Profesor Kocit vazhdojnë të jenë të zymta nga dhimbja e padrejtësia, në harresë është Zoti, në harresë është Nëna Tereze. Kori fillon të këndojë, këtë herë ai është zëri i arsyes, që qartëson logjikën e paqartë të njeriut të lodhur. Ai, njeriu, përmes korit, vazhdon të numërojë lëngatat, qarjet, vdekjen, dhembjen që e ka plakur dhe e ka bërë të motshëm. Çfarë të bëjë njeriu? Do të jetë i mirë, do të ndryshojë por s’mundet.
Kompozitori nuk ngelet në përsiatjet e ankthit të njeriut, tjetërkund e ka ai qëllimin dhe i kthehet Nëna Tereze. Një ritëm të ngadaltë merr muzika. Zëri i qartë e kumbues i recitueses i rikujton njeriut, dashamirësinë e Nëna Tereze, e cila në momentet e dëshpëritmit iu gjend pranë njeriut duke i nanuritur “ Zoti qoftë me ju”. Kjo nënë ishte “një Mëmë Shqiptare”, e cila ka vite që në vesh i nanurit edhe shqiptarit. Kompozitori Akil Koci i kërkon njeriut të shkundë mllefin që e ka ngulitur përpara altarit të tij dhe, si djalli nuk e le të qetë të gjejë paqe. Kompozitori i sjell shqiptarit, dorën e Nëna Tereze, e cila “ mbi eshtrat e shqetësuara, lan shkrumin e lan vdekjen”. Profersor Koci i jep njeriut, shqiptarit, dorën e Zotit, e thërret atë nën çatinë mbrojtëse të tij, e thërret për paqe.
Këtu orkestra pothuajse pushon, pianoja fillon të shoqërojë korin në këndimin e Meshës, duke gëzuar për zgjimin e një fillimi të ri. Kori thërret dëgjuesin, shqiptarin, për t’u bashkuar në “ shpresën e lindjes në vajtim”. Fton t’i zgjatim dorën njëri- tjetrit, sikur Zoti e Nëna Tereze i zgjati njeriut, dorën e dashurisë, duke përmbushur qëllimin final të kompozitorit Akil Koci; për të cilin mirëdashësia, mirëkuptimi mes njerëzve janë të mundëshme, sepse rrënjet i kanë të thella në bujarinë shqiptare. Janë këto rrënjë, që Nëna Tereze mori me vete dhe preku njerëzimin e udhëhequr nga Zoti, që më 19 Tetor 2007 çuan në shenjtërimin e saj, në përmbushjen profetike të vargjeve të vepres kur “ këmb-anat e rënda/ në botën mbarë/ “ jehuan “gëzueshëm/ për nder të një emri shqiptar.”
Kompozitori Akil Koci e fton shqiptarin të mbjellë në zemër dashurinë - dhe atëherë kur mendja është e turbullt- duke ndjekur shembullin e shenjtores Nëna Tereze. Gloria Festive – Nënës së Dhembjes nuk është vetëm një vepër e muzikës klasike shqiptare, por është një Hymn Paqeje drejtuar popullit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve të Republikës së Shqipërisë nga biri i trungut të saj, kompozitori i shquar Akil Koci.

© Aida Dismondy 22 TETOR 2007


Ka ardhur koha të bisedojmë me fëmijët mbi abuzimet seksuale

Aida Dismnondy


Botuar edhe ne keto organe shtypi: Gazeta "TELEGRAF"."NDRYSHE" dhe Revista "KUVENDI"

S’ka shumë ditë që trupi i dhjetëvjeçarit Bekim Çenga u gjet i pajetë, tmerrësisht i dhunuar nga dora dhe veprimet monstruoze të Shpëtim Zikos. Gazetat rendën të japin detajet e lajmit të kobshëm, pa marrë parasysh ndjenjat e familjes të të ndjerit dhe moshën tepër të njomë të Bekim Çengës. Madje ishin të menjëhershëm për të dhënë dhe diagnozën për Shpëtim Zikon, duke e cilësuar të “sëmur mendor”. Sa tipike për shoqërinë! Kur gjërat nuk venë mbarë e gjejmë zgjidhjen tek “sëmundjet mendore” dhe, kështu lirojmë kriminelet, mbasi i mbajmë mbyllur për disa muaj në ndonjë spital psikiatrik. Ndërkohë që këta me të qenë të lirë bëjnë llogari për të gjetur viktima të tjera. Mjaft, mjaft me këto ekspertiza fallco.
Shpëtim Ziko është një maniak seksual, që çdo veprim të tij e bëri me paramendim. Ai është pjesë e asaj kategorie njerëzish që marrin e shkelin brutalisht ndjenjat e fëmijëve tanë e vrasin, duke përdhunuar trupat e pambrojtur të tyre. Pse diagnoza “ i sëmur mendor”? Mos vallë s’duam të pranojmë se në shoqerinë shqiptare ekzistojnë abuzues seksualë? Apo duam të qetësojmë publikun, që të mos alarmohet dhe të realizojë mendimin, “zbutjen”, se jeta e perditshme e fëmijëve ka ndryshuar. Fëmijët po shiten, po përdoren si prostituta, po dërgohen jashtë atdheut, po detyrohen në punë të rënda, po detyrohen të sigurojnë bukën e familjes, duke braktisur shkollat e mbushur rrugët me objekte të vogla për të shitur, apo duar që zgjaten për të lypur, po përfundojnë viktima të krimit. Ky është realiteti i shoqërisë shqiptare, që mënjanohet sikur të mos ekzistonte, apo sikur një dorë magjike do të rregullohnte gjithëçka.
Bekimi nuk vjen më në jetë, por ata që janë sikur Shpëtim Ziko, jo të “sëmurë mendorë”, por njerëz pa vlera do të vazhdojnë të jenë mes nesh.
Ёshtë detyra jonë si prinder të këshillojmë fëmijët, që të kujdesen të mos bëhen viktima të abuzimeve seksuale, njësoj siç bisedojmë me ta të kenë kujdes nga makinat kur kalojnë rrugën, kujdes kur zgjedhin shokët apo kur shkojnë në shkollë.
Ne, si prindër nuk mund të bëjmë gjithëçka për të mbrojtur një qind për qind fëmijët por, duke i mësuar e biseduar me ta, mundësojmë pajisjen e tyre me dijen e nevojshme për t’u mbrojtur. Dije që shpesh në raste të tilla u shpëton jetën.
Duke pasur parasysh statistikat, viktimat e abuzimeve seksuale janë zakonisht fëmijë nën moshën 10 vjeç. Abuzuesit zakonisht janë njerëz të njohur të familjes, më të moshuar ose fëmijë të rritur. Shpëtim Ziko e njihte Bekim Çengën.
Më poshtë vijojnë disa udhëzime, që prindërit mund t’i përdorin e ndihmojnë fëmijët t’u shmangen abuzimeve seksuale. Dikush mund të mendojë se kjo temë është tabu. A do të qëndrojmë akoma indiferentë dhe të lejojmë jetë të pafajshme të humbin në duart e këtyre monstrave? Abuzuesit seksualë të fëmijëve nuk mendojnë për tabu, ata mendojnë për viktimën tjetër. Si prindër është përgjegjësia jonë të mbrojmë fëmijët.
Komunikimi është një nga themelet e marrëdhënies prindër - fëmijë. Bisedoni me fëmijët, djem e vajza. Këshilla ” Hap sytë, kij kujdes” nuk mjafton. Në bisedën me fëmijët duhet të jemi konkretë. Si prind vendos kur, ku dhe si do të bisedosh mbi këtë subjekt me femijën. Nuk është e thënë të japësh detaje. E rëndësishme është biseda.
Mbajeni komunikimin të hapur, ndërtoni besimin tek fëmija, duke treguar se si prindër i kushtoni vemendje shqetësimeve, problemeve, jetës së fëmijës.
Mësoni fëmijët të mos shoqërohen me njerëz më të mëdhenj në moshë. Natyrisht, shoqërimi me më të medhenjte ka anet e veta pozitive por jeni të arsyeshëm dhe gjithëçka me masë. Mëso ku shkon, me kë dhe çfarë bën fëmija. Kjo s’do të thotë të luani rolin e policit, por drejtojuni fëmijës me pyetje të natyrës: “ Ku ishe sot? Ç’bëtë sot me shokët? A ndodhi ndonjë gjë e veçantë?”
Udhëzoni fëmijët të mos hyjnë në shtëpinë e dikujt vetëm, nëse aty s’ka njerëz të tjerë. Nëse do të largohen me ndonjë më të rritur të njoftojnë prindërit. Nëse dikush i propozon për të shkuar në një xhiro me makinë, apo për një shetitje mësoni fëmijët të thonë “jo” dhe të kthehen menjëherë në shtëpi. Në rast rreziku të thërrasin për ndihmë. Mësoni fëmijët të luajnë me shokët e tyre dhe të mos shkojnë diku apo me dikë vetëm, kurrë vetëm. Bisedoni me femijët të mos pranojnë dhurata nga të njohur e të panjohur, pa prezencën e prindërve. E di, duket e çuditëshme të mos pranosh dhuratë, por nëse dikush vërtetë do që t’i dhurojë diçka fëmijës, do ta bëjë këtë natyrisht në prezencën e prindërve.
Mësoni fëmijët të mos u afrohen makinave, që pyesin për drejtime, por të qëndrojnë në distancë prej disa metrash e të rrinë afër me shokët. Nëse fëmija merr mësime private, qëndro aty derisa mësimi të mbarojë.
Këto duhet te jenë biseda të shpeshta. Sikur u përmend më sipër, si prind vendos kur, ku dhe sesi do të bisedosh me fëmijën mbi këtë subjekt. Ёshtë e rëndësishme të udhëzohen fëmijët se disa pjesë të trupit janë private e se askush nuk duhet t’i prekë, përveç mjekut në prezencën e prindit. Mund t’i thuash vajzës apo djalit:” Të keqen mami, babi, ç’pjesë të trupit mbulohen nga rrobat e banjës janë private dhe askush nuk duhet t’i prekë. Mos lejo njeri të të heqë rrobat, të fusë duart në rroba, apo nën fustan. Kur dikush të thotë zhvishu, mos prano. Nëse dikush të thotë, që ta zhveshësh, mos prano. Nëse dikush të prek a të puth në një mënyrë që të bën të ndjehesh keq, largohu menjëherë, hiqja dorën a duart dhe trego në shtëpi. I thuaj mamit e babit.” Ёshtë e rëndësishme, që fëmijët të ndjejnë, se ata mund të vijnë në shtëpi dhe të bisedojnë për sa u ka ndodhur, pa pasur frikë se do të dënohen apo ndëshkohen për çfarë mund t’u ndodhë. Abuzuesit i bëjnë fëmijët shpesh të ndihen fajtorë për ç’ka atyre u ndodh, ata i kërcënojnë fëmijët “se po tregove do të vras mamin dhe babin”. Pra, të dhënit mbështetje fëmijës i fuqizon dhe i jep mundësinë për t’u ndjerë të sigurt e të dinë se kanë prindërit për mbështetje.
Këto janë disa këshilla që mund t’u jepen fëmijëve në edukimin e përditshem. Ёshtë një hap i parë në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzuesit seksualë, duke i pajisur me njohuri për vetëmbrojtje e vetëpërgjegjësi.
Jeta e Bekim Çengës dhe e fëmijëve të tjerë të abuzuar seksualisht është tejet e vlefshme për të qenë indiferentë. Njerëz të kategorisë së Shpëtim Zikos nuk janë të sëmurë mendorë; ata janë abuzues, të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe çdo gjë e kryejnë me paramendim.
Të flasim, të bisedojmë e të udhëzojmë fëmijët, është gjëja më me vlerë që mund të bëjmë për ta. E, kështu si prindër e shoqëri t’i mbrojmë fëmijët tanë!

© Aida Dismondy 5 Nentor 2007

Friday, November 09, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-HASIBE ALISHANI BLLACA-POEZI


DERI KUR KESHTU...?

Bashke me aromen e detit
Nga jugu nje puhize e lehte
Pershendetjet e nenes m'i sjell,
Nenen qe kurre se pashe ne jete.

...Shume kohe me pare
Me dhune na ndane,
Jetima u rritem
U plakem pa Nane...

Shume dekada kane kaluar
Shume luftera jane zhvilluar,
Oqeane gjaqesh jane derdhur
Ne per t'u bashkuar.

Shume e shume gjenerata
Nga kjo bote jane larguar
Me mall ne gji..
Me shpirt te perveluar.

Deri kur keshtu,
Te ndare do te jetojme
Nene e Shtrenjta Nene?

Nip e mbese qe kemi ketu
Gjak i yti jane
Shqiperia jone me fame
Shqiperi e jona Nane!!

Hasibe Alishani - Bllaca__________________________________________________

Thursday, November 01, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA HAMETAJ-SKICE


Nje mbremje kur sapo kish mbaruar se pikturuari me akuarele ,nje dame te vitit 800 me floket e mbledhura topuz,dhe fustanin e gjate dhe te mbledhur me rrudha ne mes,mamaja erdhi ne shtepi me nje shoqen e saj piktore,e cila u befasua kur e pa.Kam nje shok qe drejton rrethin e piktures dhe pregatit per konkurs ata qe duan te vazhdojne liceun per pikture i tha mamase.
Me te shumtit e grupit ishin djem.Filluan te pikturonin fluturat natyrale,ku çdo njera prej tyre kishte nje game ngjyrash te veçante,por qe harmonia brenda nje game ngjyrash te linte te mahnitur. Me vone beri dhe vete nje koleksion me flutura natyrale.
Ne dyqanet e kinkalerese letra per te punuar me akuarel nuk gjendeshin kollaj,ndokush i gjente me miq ne studiot e arkitektures.
Ne studion e mesuesit tone muret ishin te mbushura me panorama nga alpet.
Me shume kish perdorur ngjyrat e ftohta,nenngjyrat e bluse dhe jeshiles mbi fletat e bardha.
megjithate trasparenca bukuria e peisazheve ishte mahnitse.Pishat,Liqeni i luleve..
Me bojra vaji, tempera e pastele ,punonte shume pak
Atrazioni per kete bote ireale te perbere vetem me piktura,penela e ngjyra,forcohej gjithmon e me shume ne shpirtin e vajzes se brishte.
Ne kete bote shihte te meshiruar miresine e vertete,bukurine pa kufi nje fare parajse tokesore.
Nje dite u gjenden ne studion e nje piktori tjeter,ndofta pak me te njohur se te mesuesit te grupit.
Aty ishin mbledhur dhe nje grup poetesh qe diskutonin duke admiruar piktorin S.K ,i cili levizte me shpejtesi penelin,mbi bezen e bardhe te fiksuar mbi kembalecin trekendesh.
Sapo nderprene pak biseden,u rane ne sy grupi i te rinjeve,dhe syte e tyre qendruan mbi vajzen e brishte e cila ish skuqur nga gjithe keto shikime.
Per here te pare qe kurse frekuentonte grupin ishte veshur me nje fustan jeshil,prej nje cope dhe fantazie shume te bukur.
Me shume se per ti bere qejfin vajzes,kuvenduesit filluan te pershkruanin bukurine e saj,me fraza te ndryshme,sikur te benin gare per aftesite e tyre per tu shprehur.
Komplimenti qe u pelqye me shume prej te gjithve ishte ai i poetit F.A.:
Gjeja me e bukur tek ty,-i tha ai vajzes pasi e pyeti prer emrin,-eshte emri i jote i shqiptuar nga buzet e tua si petale.
Pas kesaj piktori S. K. me floket e zeza dhe pak me te gjata nga te tjeret,,i kerkoi vajzes te pozonte vetenm dhjete minuta per te.
E uli ne nje poltrone ,i vendosi ne dore nje kitare,dhe iu lut te mos leviste
Piktori nuk genjeu,me ne shpejtesi ta paimagjinueshme, e perfundoi kompozimin me akuarel,dhe ngjashmeria dhe ngjyrat e saj,mahnten te gjithe.
Piktori donte tia jepte vajzes pikturen,pasi nga zemra ishte bujar,por nuk mundi te ndahej dot.
I premtoi se ndonje dite do ti jepte nje kopje,por as kjo nuk ndodhi.
Disa vjet me vone ne provat,e korit te gjimnazit,nje djle nga te orkestres,i tha se kishte ne shtepi pikturen e saj.
Djali ishte i dashuruar me vajzen e vertete,dhe vajza me boten ireale.
per vajzen e brishte fakiret ....qe vertiteshin si satelit dhe qe benin pjese ne boten reale nuk paraqisnin asnje interes..
sa per pikturen,ate po e pret ..akoma...

26.09.2001

Tuesday, October 23, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-Raimonda Moisiu-INTERVISTA

Bisedë me gazetaren dhe aktivisten e mirënjohur në komunitet,
Zj. Mimoza Dajçi.
Botoi Tirana Observer
23 tetor 2007


“Ja dhe një personazh që na duket sikur vjen nga Muzeu Historik Kombëtar. Quhet Mimoza Dajçi, jeton në SHBA dhe në pamje të parë emri i saj nuk të thotë gjë. Por nëse rrëmon tek paraardhësit e saj, ajo i bie që është nga shqiptarët më me fat. Fiks ajo është stërmbesa e Isa Boletinit dhe Çerçiz Topullit, dy personazhe historikë nga më të rëndësishmit” Nga Editoriali i T.O.

Mimoza, nëpërmjet medias e shtypit shqiptar në Shqipëri e Diasporë, emrin Tuaj e hasja kudo,
por ne kemi pak kohë që komunikojmë dhe në këtë vit njohje personale, kam mësuar shumë për ju. Në kuadrin e evidentimit të vlerave të femrës shqiptare në përgjithësi dhe asaj që jep kontributin në forumin "Bota e Gruas Shqiptare", do të dëshiroja që t’i përgjigjeshit disa pyetjeve. Le ta fillojmë me prezantimin: Kush është Mimoza Dajçi?


M.D.: - Mimoza Dajçi është një nënë e thjeshtë shqiptare, e cila pas atij absurditeti të diktaturës komuniste të Hoxhës pati guximin të marrë rrugën e gjatë në kërkim të identitetit të saj të vërtetë, në kërkim të përmasave më të mëdha të lirisë.

Jetoni në Nju Jork. Ç'farë ju solli këtu?

M.D.: - Pa dyshim që New York - u përbën një pol tërheqjeje e ushtron hijeshinë e tij jo vetëm tek ata njerëz që fillojnë “aventurën” e emigracionit por edhe për vetë amerikanët. Kështu që për mua ishte një destinacion që më tundonte me ëndërra e njëkohësisht më jepte një ngarkesë pozitive për të kërkuar më shumë në jetë. Këtu jetoj së bashku me vajzën time studente Merlinin, të cilën e çmoj, e vlerësoj dhe e dua më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Me këtë rast i uroj bijës sime çdo të mirë e fat në jetë.
Në SHBA erdha e ftuar për një Konferencë për Median. Duke parë situatën e rëndë politike në vend vendosa të qëndroj. Falenderoj me këtë rast Zyrën e Emigracionit Politik në SHBA e cila më njohi dhe më pranoi qysh në fillimet e mia këtu me të gjitha të drejtat e plota si azilante politike, të drejta këto të cilat i gëzoj edhe sot. Në atë kohë vajza ime ishte studente për Shkenca Politike në kryeqytetin e Italisë në Romë. Pasi unë fitova Statusin e Azilantit Politik mu dha e drejta të kërkoja bashkimin familjar me vajzën time. Tani ajo vazhdon përsëri studimet këtu për Shkenca Politike në një nga Kolegjet më të njohura të Shtetit të New York-ut.
New York – u ishte dhe është hapja drejt horizontesh të reja. Eshtë sfida që jeta e re që unë zgjodha i bëri jetës sime së mëparshme të mbyllur e të mangët. Eshtë fillimi i realizimit të ëndrrës me një stil të bukur dhe elegant në një qytet klasi.

Ju jeni vajzë e lindur në Shkodër dhe rritur në Tiranë. Nëna juaj nga Jugu, Babai nga Kosova. Ju jeni shqiptarja në formën më absolute të përfaqësimit të gjakut shqiptar. Sa krenare ndjeheni për këtë?

M.D.: - Të jesh rritur në Tiranë përbën një privilegj kur kupton me të vërtetë se çdo të thotë të jesh shqiptare, e edukuar si kozmopolitane. Përsa i përket përfaqësimit të gjakut shqiptar ndjehem absolutisht krenare. Eshtë e vërtetë se martesa e prindërve të mi është një lidhje perfekte, që do të thotë se mrekullia e shpirtit të tyre binjak ekziston më së miri në hapësirën qiellore nga veriu në jug të vendit. Ndjehem mirë dhe krenare që jam edhe unë fëmija e tyre.

A është e vërtetë se ju jeni stërmbesë e Isa Boletinit dhe e Çerçiz Topullit. Si janë lidhjet e pemës familjare me këto dy figura historike të shquara të kombit tonë?

M.D.: - Po është e vërtetë. Nga im atë në dejet e mia përshkon gjak nga Familja e madhe dhe e njohur e Boletinëve të Kosovës, ndërsa nëna ime është mbesë e Heroit tonë Kombëtar Çerçiz Topulli. Desha të shtoj se parimet kryesore dhe vlerat pozitive të të parëve e prindërve të mi kanë qenë e janë: atdhedashuria, patriotizmi, sakrifica, mirënjohja, përkrahja, humanizmi, përkushtimi, sinqeriteti si dhe nikoqirllëku (në dialektin tosk). Kështu që edhe për këto lloj lidhjesh ndjehem vërtetë krenare. Sigurisht që çdo individ ka personalitetin e tij, por them se nga ky personalitet diçka trashëgohet edhe në breza. Pra të vjen mirë kur dikush përpara teje ka lënë gjurmë të mira në histori për të mirën e popullit dhe kombit tënd. Ashtu siç ndihemi të gjithë ne shqiptarët për figurën e Shenjtores sonë, Nënë Tereza. E kjo jo vetëm më jep krenari por më bën të ndjehem se edhe unë jam pjesë e gjallë e një historie jashtëzakonisht interesante e mbartëse vlerash e ndjenjash superiore.

Ju regjizuat Festivalin Shqiptar që mbahet çdo vit në nëntor në Bronx, NewYork, organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës. Cilat janë mbresat dhe eksperienca juaj nga ky aktivitet?

M.D.: - Angazhimi në drejtimin e këtij spektakli ishte një eksperiencë vërtetë e rëndësishme për mua dhe e vlerësoj shumë, pasi aty vura në dispozicion edhe rolin tim për sa i përket fushës së artit, por mbi të gjitha dua të theksoj atë manifestin e bukur sa shpirtëror aq dhe kulturor të diasporës shqiptare në Amerikë. Të kontribosh në një shfaqje të tillë e aq më tepër kur e organizon Kisha Katolike shqiptare në New York, është për mua mjaft kuptimplotë. Aty jo vetëm spektatori ynë por edhe ai amerikan pati rastin të njihet me larminë e bukur të kostumeve tona popullore, traditat e trashëguara muzikore dhe folkorike autoktone shqiptare, gjë që tregon se ato do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në brezat e ardhshëm. Bashkëpunimi im në këtë festival mbarë shqiptar në SHBA mes Famulltarit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, zotërinjve Mark Shkreli, Gjon Çotaj, Astrit Tota, Ludovik Çotaj, Anxhela Zagreda, Edmond Xhani, Ilir Dangllia, Simon Vukli, Ismer Mjeku, Luc Malotaj etj, ishte mjaft i suksesshëm dhe ky sukses u pa edhe gjatë shfaqjes pasi kishte shumë spektatorë sa nuk merrte më auditori ku u zhvillua, por edhe pse ishte një spektakël me të gjitha standartet e larta artistike e kulturore që kërkon koha si dhe me një stil të ri të nivelit bashkëkohor. Pra ishte një experiencë e paharruar dhe shumë mbresëlënëse për mua.

Cila ka qenë arsyeja që ju jeni persekutuar politikisht në Shqipëri?

M.D.: - Unë kam patur fatin e mirë dhe “të keq” njëkohësisht të jem bija e një ish të burgosuri të ndërgjegjes, të cilit të qenit erudit për gjeneratën e tij, (gjë që nuk shihej me sy të mirë nga ajo jetë që arriti “të shartojë” në Shqipëri era e Enver Hoxhës) i kushtoi shumë vite vuajtjesh në burg e si pasojë persekucion. Im atë si idealist e njeri me vlera të larta nuk u përul kurrë përpara hipokrizisë së epokës obskurantiste të komunizmit fallco e kështu që nuk hezitoi të hynte në burg e të rrezikonte jetën e tij për bindjet që kishte duke u bërë edhe ne padashje pjesë e realitetit të tij, duke vuajtur tmerrin e pasigurisë së atij regjimi me të gjitha përmasat. Por persekucioni politik i familjes sime ka filluar më herët – me pushkatimin pa gjyq të xhaxhait tim Rasim Dajçi, në Prizren nga forcat sllavo – komuniste kryesuar nga Shefqet Peçi në nëntorin e vitit 1944.

Si ish e persekutuar politike dhe me një kontribut tanimë të njohur pranë kësaj shtrese do të doja të dija se cili është opinioni juaj për hapjen e dosjeve në Shqipëri?

M.D.: - Duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në vend shikoj se çështja e hapjes së dosjeve për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit herë zbehet e herë bëhet një nga debatet më të mprehta të politikës dhe medias në vend. Unë personalisht e kam thënë edhe më parë në shtyp opinionin tim dhe përsëri i mëshoj mendimit se hapja e tyre përbën një nga detyrat kryesore që edhe Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë. Kjo është kërkesë e kohës që herët a vonë do të vihet në zbatim, pasi shihet si domosdoshmëri që ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të gjykohen nga drejtësia shqiptare për krimet e kryera me gjyq e pa gjyq e padrejtësisht mbi popullin e pafajshëm, mbi elitën intelektuale, qytetarin apo fshatarin e thjeshtë. Pra me ç’të drejtë kjo kategori njerëzish pushkatonin, burgosnin apo internonin individin ose grupe njerëzish për bindjet e tyre politike, fetare, letrare e artistike, sikur ata të mos ishin qënie njerëzore, apo krijesa të Zotit.

Cilat janë raportet që ju ruani me shtresën ish të persekutuar politike në Shqipëri?

M.D.: - Për mua përbën absolutisht raportin më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë mes nje grupimi shoqëror. Kam kontakte të vazhdueshme me ta si me e-mail, telefon, letra apo edhe me takime mes tyre sa herë vizitojnë SHBA. Dua të përmend me këtë rast korrespondencat e rregullta që kam me Shoqatën e Grave ish të Burgosura e të Persekutuara Politike e kryesisht me Kryetaren e saj Zj. Marie Dvorani Medicina. Unë për asnjë çast nuk do t’i ndërpres lidhjet me vuajtjet e të shkuarës jo vetëm për familjen time por për të gjithë atë shtresë që pësoi mbi supe diktaturën më të egër në Europë. Pak kohë ka kaluar kur një delegacion i Komitetit të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ishte ftuar në Amerikë për një Konferencë, kryesuar nga Drejtori i këtij institucioni Z. Simon Mirakaj dhe nga shkrimtari i njohur ish i burgosur politik Z. Agim Musta. U takuam së bashku në një darkë që organizoi Federata Panshqiptare “Vatra” për nder të tyre, në ekspozitën që përuroi Z. Musta me punimet e tij mbi burgjet dhe kampet e internimit në Shqipëri, e cila u hap në ambjentet e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York. Realizuam gjithashtu sëbashku edhe një intervistë televizive për të sensibilizuar opinonin e këtushëm mbi situatën që ndodhet kjo shtresë sot dhe për dëmshpërblimet e të drejtat që i takon të përfitojë nga qeveria aktuale. Ky emision u transmetua nëpërmjet Stacionit Televiziv “Kultura Shqiptare” po në New York. Kam takuar edhe më parë po këtu Z. Tomor Aliko, ish Kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shkrimtarin dhe publicistin e njohur Z. Uran Butka etj.

Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, ju patët një post me rëndësi në një nga Ministritë e Shtetit Shqiptar. Ç’farë përvoje patët nga kjo detyrë dhe si e shihni evoluimin e qeverisë shqiptare në ditët e sotme në drejtim të demokracisë, luftës kundër krimit, korrupsionit etj?

M.D.: - Sipas përvojës dhe experiencës sime në një nga dikasteret e rëndësishme të vendit, megjithëse nuk ishte një periudhë e gjatë kohe kjo per mua aty, pasi në 1997 largohem nga puna prej Ministrit Ruka së bashku me katër kolegët e mi edhe ata ish të persekutuar politikë, ndërmjet tyre një ekonomiste me origjinë balliste, Fatos Çabej dhe një specialist tjetër po me origjinë të djathtë. Pra lufta e klasave vazhdoi e hapur për këtë shtresë edhe pas viteve ‘90 në Shqipëri. Por përsa i përket luftës kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar unë mund të them se çështja qëndron tek rritja e koshiencës së individëve. Bashkësia e sa më shumë elementëve të shëndetshëm intelektualësh përmirëson edhe nivelin e realitetit të ri.

Përveçse në Shqipëri kemi patur rastin të njihemi edhe këtu me krijmtarinë tuaj letrare dhe gazetareske e kryesisht tek gazeta “TemA”. A mendoni se edhe kjo ishte një shpalosje e vlerave tuaja në fushën e gazetarisë?

M.D.: - Bashkëpunimi im me median ka ardhur si vazhdë e punës sime edhe në Shqipëri kryesisht pranë shtypit për ish të persekutuarit politikë, si dhe kam patur bashkëpunim të mirë me gazetat “Rilindja Demokratike” e “Albania”. Ku drejtues të këtyre dy organeve më ofruan pozicion për të punuar si gazetare, por unë me modesti i u përgjigja se e shikoj të arsyeshme të jap akoma kontributin tim pranë kësaj shtrese të vuajtur nga e cila rridhja edhe vetë. Ndërsa në SHBA kam patur rastin të pasqyroj krijimet e mia tek gazeta “Iliria”, “Dielli”, “Jeta Katolike” dhe më së fundi tek gazeta “TemA”. Nga kjo intervistë dua t’i dërgoj një falenderim Editorit të kësaj gazete Mero Baze dhe Botuesit të saj Adriatik Sheko që më ofruan këtë mundësi bashkëpunimi për të lidhur shqiptarët matanë oqeanit e anasjelltas, gjë për të cilën dhashë maksimumin tim dhe mora sadisfaksionin e duhur.

Ju punoni dhe shkolloheni njëkohësisht duke qenë edhe Nënë. Si ja dilni mbanë?

M.D.: - Për t’ja dalë mbanë me sukses të gjitha detyrave që jeta të nxjerr përpara është çështje zgjidhjeje. Pas përballimit të “dallgës” së parë të integrimit në emigracion, çdo kush ndodhet para një udhëkryqi. Ç’farë drejtimi duhet marrë? Bëhet një bilanc i forcave intelektuale e fizike e kështu me zgjuarsi bëhet zgjedhja, ndarja e punëve, e u jepet prioritet atyre që vërtet mund të realizohen. Zgjedh punën, zgjedh fushën e studimit që më shumë të përshtatet, zgjidhet një rrugë: ajo e “arritjes së objektivave të vogla” që testojnë hap pas hapi vlerat e tua në tërësi, si të thuash me cilësinë e të vonuarve është dëshira e tundimi për të stërbërë, për të fituar kohën e humbur, por urtësia të këshillon: “duhet ngrënë me çapa të vogla për të mos u mbytur”! Pra ato objektiva të vogla në dukje, kur këmbëngulet të shpërblehen gjatë rrugës për të arritur në destinacionin final në një gjendje të mirë fizike e me synimin e pasurimit intelektual e të vazhdueshëm arrin një dimension më të plotë lirie.

Ju jeni tepër e angazhuar edhe në çështjen e Kosovës. Në çdo aktivitet ju jeni ndër me aktivet, më punëtoret, me produktivet. Si po e prisni pavarësinë e Kosovës e ç’mendoni për politikën ndërkombëtare, shqiptare, të Kosovës dhe në Diasporë për çështjen e Kosovës dhe asaj shqiptare?

M.D.: - Ah, Kosova jo vetëm që historikisht më lidh origjina ime me atë Trevë, por si të gjithë shqiptarët edhe unë e kam përqëndruar vëmendjen tek zhvillimet e fundit të situatës politike atje. Së shpejti atje priten që të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Uroj që çdo gjë të shkoj me normalitet dhe të fitojë vullneti e aspirata më e mirë e popullit të Kosovës. Pavarësia e saj sikur ka trokitur në derën tonë, do apo s’do Beogradi dhe Moska zyrtare të cilat janë duke e bllokuar këtë proces, por ajo së shpejti do të vijë. Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur paketën e Ahtisarit si substancë, me kusht që të njihet pavarësia e vendit. Presidenti Bush e ka deklaruar Pavarësinë e Kosovës me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, atë e mbështesin pra SHBA, Britania e Madhe sigurisht edhe Shqipëria e vende të tjera të Grupit të Kontaktit, të cilat kanë të gjithë potencialin e duhur politik dhe ekonomik për zgjidhjen e këtij problemi.

Keni pasur kontakte me të afërmit në Kosovë gjatë komunizmit?

M.D.: - Jo, nuk kemi patur kontakte të rregullta. Vetëm në rastet kur ndonjë i afërm i familjes së tim eti largohej nga Kosova për në tokën mëmë (që për ta kthehej në një “njerkë” pasi do të arrestoheshin ose do të internoheshin) merrnim ndonjë lajm prej andej. Pasi dihej se shumica e atyre që kalonin “kufirin” u futën në gijotinën komuniste. Në postin më të lartë të asaj kohe si anëtar i Byrosë Politike njihet vetëm një emër i shqiptarëve të Kosovës , Xhafer Spahiu, që pat lindur në Gjakovë. Pas viteve ‘90 filluam të kishim kontakte të vazhdushme me ta. I pritëm bujarisht me rastin e shpërnguljes masive të tyre nga thundrra e makinerisë serbe duke i ardhur në ndihmë me ç’ka kishim mundësi. Edhe sot kemi raporte shumë të mira me ta.

Pse ju bashkuat forumit "Bota e Gruas Shqiptare"?

M.D.: - Si në Shqipëri edhe këtu janë krijuar e do të krijohen organizata apo shoqata jo qeveritare (NGO–të), por unë duke shikuar ecurinë e punës së forumit virtual “Bota e Gruas Shqiptare” e pashë të arsyeshme t’i bashkohem këtij forumi. Megjithëse jam shumë e ngarkuar si me punë e me shkollë, vazhdoj përsëri të jem me kënaqësi pjesë përbërëse e tij. Dhe kjo falë kontributit të çmuar të mikeve të mia në këtë forum si Merita Bajraktari McCormack, tëndit Monda si një ndër moderatoret e tij, Albana Mëlyshi Lifschin, Mirela Bogdanit, Medije Vraniqit, Agi Tanushit, Drenusha Hoxhës me dy bebushët e saj të mrekullueshëm Siborën dhe Rubenin, Rozi Theohari, Iliriana Sulkuqi, Aida Bode, Aida Dismondy, Vera Pelaj, Ilire Zajmi,Sevdije Rexhepit të gjitha Mimoza-ve etj, etj. Desha të veçoj edhe një nga sukseset e këtij forumi siç është dalja në dritë dhe botimi i librit tonë të përbashkët titulluar “Nënës” ku ideatore kryesore është e papërtuara dhe patriotja Merita Bajraktari McCormack, e cila megjithëse shumë e zënë me problemet e familjes pasi ka tre fëmijë për të rritur dhe edukuar së bashku me bashkëshortin e saj, ajo përsëri gjen kohë për të komunikuar me ne të gjitha, për të dhënë ide të reja dhe për t’i realizuar ato. Një falenderim të posaçëm do doja t’i drejtoja edhe Federatës Panshqiptare “Vatra”, kryesisë së saj si dhe Kryetarit, veprimtarit e patriotit të shquar Z. Agim Karagjozi, i cili organizoi së bashku me ne promovimin e këtij libri në një nga ambjentet e Selisë së “Vatrës” si dhe emocionet që na ngjalli duke lexuar një poezi të cilën ia kishte kushtuar nënës së tij që nuk arriti dot ta shihte më.

Ç’farë mendimi keni në përgjithësi për femrën shqiptare sot, si trajtohet ajo dhe në ç’farë stadi zhvillimi është krahasuar me gjininë tjetër por edhe në krahasim me femrat e vendeve të tjera. Ç’farë dëshironi të shihni të ndryshuar tek femra si nënë, si shoqe, si profesioniste, si politikane?

M.D.: - Çështja e femrës shqiptare e shikuar në prizmin global del jashtë kontureve të nacionalizmit. Dua të them se si në çdo shoqëri tjetër qoftë ajo europiane, aziatike, amerikane etj, femra ka vendin që i takon pas betejave të fituara në gjirin e shoqërisë. E rëndësishme është si e shikon vehten femra shqiptare përballë jetës së re që ju shpalos përpara me rënien e kufijve të hekurt të komunizmit. Secila trajtohet njëlloj si në Shqipëri apo dhe në Amerikë, në bazë të ndërgjegjes individuale që ka, në bazë të idesë e figurës që ajo ushqen për vehten e saj. Gjithsecila nga ne duket sikur ballafaqohet me vehten e saj përpara pasqyrës së ndërgjegjes e jep përgjigje pa mbarim për rrethanat, për perspektivat, për raportet, për detyrimet, për problemet që krijohen rreth saj. Sa më interpretim të drejtë të ketë bërë për të gjitha këto për të qënë sa më afër së vërtetës, sa më mirë të jetë raportuar me ngjarjet gjithmonë në ndryshim aq dhe më e plotësuar do të ndjehet e aq më lart mund të synojë kudo që ndodhet. Raste femrash shqiptare që shquhen në Shqipëri dhe jashtë saj ka, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Persa i perket Shqiperise do te permendja me respekt Kryetaren e Parlamentit Zj. Jozefina Topalli, Zj. Liri Berisha, kengetaren Inva Mula, ne Kosove Zj. Flora Brovina, ne SHBA Zj. Merita Bajraktari McCormak,ne Angli Mirela Bogdanin, etj. Filozofikisht femra shqiptare, çdo ditë duhet të japë “një betejë të vogël” e ta fitojë atë si brenda familjes ashtu edhe jashtë mureve të shtëpisë. Ajo duhet të bëjë pjesën e vet në familje e para si nënë, si profesioniste edhe pse nganjëherë mund të ndjehet e lodhur mos harrojë se është burimi kryesor i mirësisë e i dashurisë. Falë profesionalitetit të saj ajo duhet të bëhet mbështetëse e fortë e familjes, por mbi të gjitha të mendojë pozitivisht e të mos harrojë asnjeherë se të ndjehesh e dashur e të frymëzosh entuziazmin duhet t’i ushqesh këto ndjenja brenda vetes e benefitet vijnë natyrshëm. E ky vështrim filozofik besoj është ai që sjell dhe ndryshimin për një hop cilësor të femrës shqiptare kudo në botë.

Ju Faleminderit e Suksese!

Bisedoi:
Raimonda Moisiu
Moderatore e Forumit Bota e Gruas Shqiptare.

Saturday, October 20, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA MORINA-FLETE NGA DITARI


Marre nga "Fletez ditari, nga ditari i quajtur jete" - Mimoza Morina (19.10.2002)
--------------------------------------------------------------------------------
Mire se ju gjej,

dje u ktheva nga Athina,ku isha pak per pune e pak per relaksim dhe duke lexuar ketu per gurbetin,s di cka mu kujtua nje ndodhi... Para ca netesh nje vajze e vogel shiste trendafila para kafeterive ne lagjen "Plaka"nen Akropolisin e famshem.
Kishte shume ,qe shisnin lule,por mua per cudi kjo me terhoqi vemendjen.

Isha me nje mike gjermane dhe me burrin e saj grek ne tavoline.
Greku e ndaloi vajzen,kur iu afrua tavolines sone dhe na bleu neve dyjave nga nje gonxhe te kuqe,nderkohe qe ajo fliste dicka ne greqisht me te.

S di perse,por ndjeva nje dhembshuri per kete cupez,e cila dukej ende e parritur mire,diku 10 vjecare.
A thua a shkon ne shkolle? A ka shitur ndonje lule sonte?

Ne vend se te ishte ne gjume ne kete kohe(ishte rreth 0.00h),ajo endej para tavolinave dhe ofronte lule te kuqe si gjaku me nje arome te kendshme...

Me largoi nga mendimet nje ze i embel femiu.
" A shqiptare na qenke edhe ti a? "-me pyeti vajza dhe nje buzeqeshje ia perfshiu fytyren,kur i thashe se po.

E kuptova se quhej Dorina,ishte 13 vjecare dhe se ishte qe 4 vite ne Athine.Jetonte me prinderit dhe vellaun e motren me te vogel.Rridhte nga Fushekruja.

"Po mire moj Dorina,po a shkon ne shkolle ti?"-e pyeta.
" Jam ne klasen e gjashte dhe jam nxenesja me e mire ne klase"-ma ktheu me mburrje.
"Po,shume bukur,te lumte.Po a shet shpesh trendafila dhe a po ke leverdi?"-e gjeta veten duke e pyetur.
"Paj,me te thene te drejten ,une per cdo dite dal keshtu dhe ofroj lule,por ka nete si kjo e sotshmja,qe dal e i shes vetem 2 apo 3 lule"-mu pergjigj duke buzeqeshur lehtas.

Ja ofrova nje pije,por duke mu falenderuar me tha,se s ka kohe,se i duhej te shkonte tash ne shtepi e te ulej te mesonte pakez.

Nga keta njerez krijohen doktoret e shkencave-mendova ne vete.Se keta qe vuajne me shume e qe nuk kane mundesi,keta arrijne te behen dikushi.
Ne koken time e krahasova Dorinen me shume Dorina,te cilat rrjedhin nga familjet e pasura dhe qe i kane te gjitha,por qe kurre s do te arrijne suksesin ,qe nje dite do ta arrije kjo Dorina shqiptare ne Athine.....per kete jam me se e bindur.

U pershendeta me te dhe m´u afrua e ma dhuroi nje gonxhe trendafili duke me thene:
"Kete tash e ke dhurate nga une,se qenke shqiptare nga Kosova,se ne jemi motra,jemi nje komb e pasi qe une kam nje moter,e ti tash je motra ime kosovare"
Me preken se tepermi fjalet e saja dhe e perqafova,ashtu sic e perqafon motra e madhe motren e vogel.

Kur ajo veq ishte duke ecur rrugices se ngushte teposhte,kerkova falje ne tavoline dhe i shkova vrap pas.
"Dorina....prit pak.Pasi qenke nxenese po kam deshire me ta dhuruar kete stilolaps dhe shpresoj te te bie fat"-i thashe e mbushur fryme.

"Jo,falemnderit nuk mund ta marr,kurre s kam marr ndonje dhurate nga dikush..."

"Kete do ta mbash kujtim nga une dhe pasi jam motra e madhe edhe nuk ben te me kthesh fjalen se hidherohem"-i thashe duke i buzeqeshur.

Me perqafoi fort dhe duke u larguar teposhte e ktheu koken edhe ca here te me bente me dore dhe ashtu mbeta ne kembe ne mes te rrugices,gjersa u zhduk ne kthese.

Kur u ktheva ne tavoline,ai greku me tregoi,se kjo cupe e fliste nje greqishte te shkelqyer dhe po te mos ishte fakti,qe shiste ne ate kohe,do te mendonte njeriu se eshte greke...

Gjyshja ime thoshte,se gjaku i yt te terheq vetvetiu .....per kete arsye ndoshta edhe me terhoqi vemendjen qysh ne fillim kjo cupez me lule.

Tuesday, October 16, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ARDITA JATRU-POEZI


Ju rrёfej kёngёn e plakut Duk pёr njё cigankё

(frymёzuar pas njё emri)


“Eja tё tё fsheh nё pyllin mё tё dёndur
Ciganka ime,e bukura Dalina
E nёn pemёn e bajames,
Pёr tё parёn herё tё shoh hijeshin
E lёkurёs tёnde tё thekur
Se je e imja,e imja.e imja….

O shpirt i çmendur,mё i çmendur se era
Bёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Se s’ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
Pёr njё grimё lumturie jeta ёshtё kaq pak.

Eja ciganka ime,o yll i sapo rёnё
Kёmbёzbathura ime, belthyer,trupёpakta.
Gushёs tёnde do lё shenjё hёnёn e ngrёnё
E gjoksit tёnd perfekt puthjet mё tё gjakta.”


Kёshtu mendoi ai para se tё vdiste…


“……..Ajo,plaga ime e pamёshirshme,
Tani qёndron e shtrirё mbi njё shkёmb
dhe pret vdekjen time.
Trupi i saj, i brishtё,pёrkundet.
Epshndezur pёrkёdhel gjinjёt e saj.
E tёra lakuriq!Ndrit,
Si hёna e re nё qiellin e natёs!
Ajo flirton me detin.Lot me valёt…...
Njё furtunё orgazmash,
Rёnkimet mbytin nё shtratin tim.

Tani varem nё njё copёz re,
harruar nё qiell nga njё tufё pulёbardhash.
Bardhё e zi!Gjithçka bardhё e zi!
Fundi,qёnka i zi si flokёt e saj tё egёr,
e vdekja e bardhё si lёkura e saj,
e kristaltё gjer nё tejdukje.
Ajo,sirena e shpirtit tim…..e unё i vetёm,
ndjej trupin tё mё ftohet nga tё vdekjes puthje!”


* * *

Je njё ёndёrr larg
pёr tё t’u afruar….
Si shelg i bukur pikesh buzё liqenit
E unё shoh si degёt tё janё varur nga mёrzija
Si pritja bёhet syth
e lulja nuk arrin te çelet.
Dёshira ime e kahershme…...

Je njё ёndёrr larg
Pёr tё t’u afruar....
E mё thahen rrёkejt e lotёve
Ende nёn qerpik.
E kokrrizat e kripёs
pёrmbytin oazin e syrit tim.
Diellin tim tё blertё,
syrit tim….



Ekziston dikush.....

Qe lirshem mund te qaj ne supin e tij,
pa patur turp per gjendjen time.
Qe qiellin tim te ngarkuar ta zbraz me guxim,
e te marr prej tij vetem puthje!
Ekziston dikush qe,
Kur une hesht, te hesht dhe ai
dhe heshtjet tona t’i thyej vec nje prekje.
Qe te gaboj,pa qene nevoja te kerkoj falje.
Qe me shtrengon ne gji si toka rrenjet.
Qe me lumturine time,te ndihet mbret .
Ekziston dikush qe,
mengjeseve te akullta dimerore,
nga afshi i tij,te zgjohem prush.
Qe marrezine time e quan te nevojshme
dhe vetmine time,udhetime yjore.
Qe me perkedhel pikellimet ne sy e balle.
Qe kupton qerpikun tek me dridhet nen qepalle,
apo te kuqten e lehte kur mollezave me bie.
Qe duron dhimbjet e mija vjeshtore e ngercin ne shpirt
e me mjekon plaget cdo nate per te rilindur une serish.
Ekziston dikush,
qe e kam prane,qe e kam prane.
Per te milionten here i them (te zakonshmen):Tё dua!
Dhe eshte ai……qe fle e zgjohet ne krah me mua.



Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё

Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё
As lotin kur tё ra mbi faqe.
Dhe pёr çudi njё gjysёm hёnё
Mё pikte dhimbjen asaj nate

Ndaj sot kjo heshtje e çuditshme
Mё grish njё tjetёr nat’ pagjumё
Si dy fёmijё tё zemёruar……
Mё shmangesh ti ,tё shmangem unё.

Dhe ndjej shikimin tёnd se si
pёrpin trupin tim si hon.
Ah,por ёshtё ajo shkёndijё,
qё brigjet tona i afron.



Ajo ishte njё kitarё

Ajo ishte njё kitarё,
Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё.

Ishte pra njё kitarё,
Herё tel-kёputur,
Herё me tinguj fluturakё.

Ajo ishte veçse njё kitarё,
Qeshte e qante
Me çdo kёngёtar.

Sa lot,
Sa lot u derdhёn,
Mbi trupin e saj!



* * *

Tё presim...shpirt- aq sa ёshtё e thёnё-
Deri kur do ta durojmё kёtё flakё qё tё zhurit?
Nёse ndodh i dashur qё mё par’ tё digjesh ti,
Me pishtar do ta ndjek udhёn...e hirit tёnd.

E para nёse digjem unё……pa frikё,
lёshomё diku, nё njё tё heshtur vёnd.
Por….nёse digjemi tё dy njёherёsh,
mbi altarin tonё le tё rrёfehen dashuritё!

Ardita Jatru