Tuesday, October 19, 2010

Bota e Gruas Shqiptare-Interviste e Dr.Liri Berishes dhene gazetares Flora Durmishi



Bisedoi
Flora Durmishi

Një shpirt dhe një zemër e madhe në një trup të vogël e të brishtë!
Zonja Liri Berisha u lind në Tiranë, më, 5 korrik, 1948, nga prindërit, Rexhep dhe
Milica Ramaj. Diplomohet në mjekësi në vitin 1971. Po këtë vit edhe lidh kurorë
me Sali Berishën, një nga mjekët me të njohur në vend, të asaj periudhe. Si rezultat i
dashurisë dhe martesës së tyre, ata kanë dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin, si dhe janë
gjyshër të Sarës, Dalilës, Amlës, Medinës dhe Lajdonit.
Zonja Berisha është “ First Lady” e parë në historinë e Shqipërisë Demokratike gjatë
viteve 1992-1997, gjatë së cilës kohë u dallua për përfshirjen në jetën publike dhe
përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.
Liri Berisha drejton dy Fondacione: Presidente e Fondacionit të Fëmijëve
Shqiptarë “ Domenick Scaglione” , i cili ka në qëndër të vëmendjes fëmijët që vuajnë
nga probleme të gjakut, kanceri dhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe Presidente e
Fondacionit Kulturor “ Nëna Terezë”.
Dr. Berisha u emërua Ambasadore Lokale për Shqipërinë dhe Kosovën për iniciativen
botërore të UNICEF, lidhur me Eliminimin e Tetanozit Neonatal dhe Maternal në
Republiken e Afrikës Qëndrore.
Organizata prestigjioze WIN, Washington DC, i ka akorduar znj. Liri Berisha në vitin
2009 çmimin “ Gruaja e Vitit” me motivacionin “ Për përkushtimin e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe të gjithë qytetarët” .
Zonja Berisha shfaq interesim për librin, muzikën dhe për të gjitha rrjedhat artistike që ndodhin në kryeqytet. Ajo thotë që sa herë viziton Kosovën , ndjehet sikur shkon në “gjini”. Bashkëshortin e saj z. Berisha nuk e konsideron njeriun më të fuqishëm në Shqipëri , por si shokun e jetës me të cilin I ndanë të mirat dhe të këqijat e kësaj jete. Duke folur për figurën e Nënës Terezë, zonja Berisha thekson se cdo grua shqiptare gjen dicka te e Lumja Terezë. Për të gjitha këto lexoni intervistën në vazhdim.

Zonja Berisha, ju e keni takuar Nënën Terezë disa herë. Para se ta takonit kishit dëgjuar për të, kur dhe si?

L. Berisha: Kam qenë 12 ose 13 vjece, kur në oborrin e shtëpisë së një mikut shumë të mirë të babait tonë, shkonim shpesh me prindërit për vizitë. Atje kam takuar dy gra, që punonin pa pushim punë dore. Këto dy gra dukeshin jo vetëm të vuajtuara por edhe shumë të varfëra. Ato qëndronin në pragun e një dere përtej së cilës gjithmonë kishte errësirë. Isha kurioze të dija cka kishte pas asaj dere! Ky kuriozitet më shtohej kur shikoja se edhe prindërit e mi pëshpërisnin me keqardhje për këto dy gra. Ato flisnin shumë rrallë. Njëra ishte e vjetër, Nëna, I thoshin. Emrin dhe historinë e sajë unë do ta mësoja vetëm pas 20 vjetësh. Kjo, që I thoshin nënë, ishte një grua e dobët me pakë flokë. I mbante të mbledhura. Mbante veshur një këmishë të bardhë, të gjatë dhe të trashë. Kjo ishte rroba karakteristike e saj, pra ishte kostumi I saj. Edhe pse fliste rrallë ishte një grua shumë gojëmbël. Kurse tjetra ishte vajza e saj, më e re më e shëndoshë. Një herë, tek ktheheshim në shtëpi, e pyes nënën time se kush ishin këto dy gra. Ajo më thotë: Janë dy zonja të varfëra që e nxjerrin bukën e gojës vetëm me punë dore dhe nuk kanë mundësi as ta paguajnë energjinë elektrike prandaj ajo dhoma që shikon ka gjithmonë errësirë dhe janë nënë e bijë. Vajzën e kanë pushuar nga puna, para disa kohësh. Nëna ka edhe një vajzë tjetër e cila është larguar për studime diku larg dhe mesa di unë, thotë mamaja, I është përkushtuar totalisht fesë. Flas për një kohë kur unë kam qenë shumë e re, ku në Shqipëri prisheshin egërsisht të gjitha kultet fetare, të gjitha kishat, xhamitë, të gjitha teqet…Dhe, njerëzit që kishin jashtë dikë, konsideroheshin të dyshimte, dhe I quanin agjentë. Atëherë vazhdoj të pyes nënën time se, a kanë korrespondencë me atë vajzën. Nuk e di, më thotë ajo, por mos I pyet se I vë në siklet. Pas njëzetë vjetësh, kur isha bërë nënë e dy fëmijëve, shikoj në një stacion televiziv, që atëherë I shikonim fshehtas, se Shqipëria ka qenë e mbyllur dhe nuk duhej as të dëgjoje, as të shikoje stacione televizive, të huaja, e as të dëgjoje këngë të huaja, shikojmë në një stacion televiziv një shqiptare që merr Cmimin Nobel. Kishim shtangur të gjithë familjarët para televizorit dhe dëgjonim se si e gjithë bota buqiste për këtë shqiptare që po merrte Cmimin Nobel. E ajo quhej, Nëna Terezë dhe ishte nga Shqipëria! Shqipëria nuk fliste asgjë për të! Ishte një memecëri dhe shurdhëri e plotë. Atëherë Shqipëria ishte një vend ateist dhe bisedat për shqiptaren Nobeliste bëheshin vetëm në mes familjesh apo njerëzve shumë të besuar. Këtu, më thotë nëna ime “ kjo është vajza e dytë e asaj zonjës që ke njohur në shtëpinë e mikut tone”. Më vonë kam marrë vesh që Nënë Tereza kishte kërkuar disa herë që të vinte në Shqipëri për të takuar njerëzit e saj, por nuk e kishin pranuar. Kishte kërkuar të vinte në ceremoninë e varrimit të nënës së saj por përsëri e kishin refuzuar. E kam kujtuar shumë nënën e saj. Kushedi sa zemërplasur e shkreta është larguar nga kjo botë, pa e parë të bijen.

Na kujtoni, ju lutem, takimin e parë me Nënë Terezën!

L. Berisha: Takimin e parë e kam bërë në shtëpinë e motrave të Nënës Terezë në vitin 1991. Ishte dhjetor. Një ditë shumë e fohtë. Shkojmë për ta takuar atje, te motrat. Motra, e cila na shoqëroi, na futi në një dhomë. 4-5 motra ishin përkulur dhe po lanin parketin. Ajo që po na shoqëronte shkoi te njëra, e preku në sup dhe ajo u ngrit, brofi në këmbë dhe u kthye nga ne. U shtanga, ishte Nënë Tereza. Për mua ishte e cuditshme se si ka mundësi që Nëna Terezë, bashkë me motra, të lante aty dyshemenë,! Ajo brofi në këmbë, shumë gëzueshëm, sikur të na njihte prej kohësh dhe na mori për të na treguar të gjitha ambientet që kishte ngritur. Aty më ka bërë një pytje që më ka ngelur në mendje. Para cdo shtrati nga kalonte thoshte nga një fjalë të vecantë, nga një fjalë të butë. Dikë përkëdhelte, dikë mbulonte, dikë e thirrte në emër. Ishim ndalur para një shtrati në të cilën qëndronte shtrirë jë grua. E njoha, ishte nëna e një shoqes sime. Këtë moment nuk e heq kurrë nga mendja. Ajo kishte ngelur e vetme pa përkujdesje dhe kishte gjetur strehë në shtëpinë e Nënës Terezë. Asaj I shkuan lotë. E mbuloi fytyrën, I erdhi zor. Edhe unë u ndjeva keq prandaj edhe nuk i dhashë të kuptojë që e njoha. Në këto momente Nëna Terezë, u kthye dhe më pyeti “a do mund ta beje ti këtë punë?”. Unë nuk e kisha menduar se do të më bënte një pyetje të tillë. Ende pa hapur gojën për të dhënë një përgjigje, më kap duart dhe më thotë “jo jo nuk e dua tani përgjigjen. Që të japësh këtë përgjigje duhet kohë, duhet të përgatitesh në shpirt.” Edhe sot po të ma bejë ndonjëri këtë pyetje, nuk do të dija se si të përgjigjesha.

Nëna Terezë duhet të ketë qenë pikë reference për ju! Unë kam parë të ndihmoni fëmijët, në forma të ndryshme.

L. Berisha: Sigurisht Nëna Terezë, është model për të gjitha gratë shqiptare dhe jo vetëm. Është model edhe në të gjithë botën. Është një shembull I jashtëzakonshëm vetëmohimi. Është padyshim një idhull që më tërheq në punën time. E kam takuar edhe herë të tjera dhe në takimet që kam pasur me të, më ka lënë përshtypje të vecanta. E para përshtypje që të krijohet kur e shikon thua: ai shpirt dhe ajo zemër kaq e madhe si qëndrojnë në atë trup aq të vogël dhe të brishtë! Ajo kishte besim shumë të madh te Zoti dhe atë besim e kthente në një force të pakufishme në dashurinë ndaj njerëzve. Në themel të punës së Nënës Terezë ishte humanizmi, mirësia, sakrifica, dashuria, vetëmohimi ndaj të brakisurve dhe atyre që ishin pa asnjë lloj shprese. Kishte brenda shpirtit të saj shumë energji dhe forcë dhe, gjithë kjo I reflektohej në zërin e saj që ishte shumë kumbues, jo vetëm kumbues por edhe imponues deri diku. Ishte grua që dinte të organizonte. Fakti që ka pasur gjithë ato qendra në të gjithë botën tregojnë aftësinë e saj organizative. Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë modestia. Në cdo rast, në cdo takim, në cdo bisedë që bëhej ajo e kthente në funksion të qëllimit të saj. E kthente në funksion të njerëzve të braktisur, të njerëzve të varfër, të njerëzve të pashpresë. Jeta e saj ishte një udhëtim I gjatë, udhëtim I vështirë midis të braktisurve prej të cilëve ajo nuk është ndarë tërë jetën e saj. Dhe, me misionin e saj ajo ka kapërcyer të gjithë kufijtë dhe është bërë një shenjtore që I përket jo vetëm Shqipërisë por të gjithë njerëzimit. U bë nëna e të gjithë të varfërve dhe të gjithë nevojtarëve. Ajo ka qenë me ne pavarësisht se nuk arriti të vinte në vendin e saj. Nuk e ka harruar kurrë vendin e saj dhe sic ka shkruar në letrat të cilat po dalin tani, ka thënë se “lutem cdo ditë për vendin tim. Unë lus Zotin për njerëzit e mi.” Në ceremoninë e Cmimit Nobel ajo e tha hapur se me gjak është shqiptare dhe se I përket gjithë njerëzimit. Madje në letrat e fundit që Nëna Terezë ka shkruar dhe që po flitet tashi, ka kërkuar që të prehet pranë nënës së saj. Ajo edhe pse ka jetuar larg, kurrë nuk e ka harruar nënën e saj e as vendin e saj.

Zonja Berisha, ju e keni pritur edhe në shtëpinë tuaj Nënë Terezën. Do të na kujtoni atë ditë!

L. Berisha: Pritja në shtëpi ka qenë krejt e vecantë dhe ka ngelur për mua një moment I pa harruar. Pse do thuash! E kam pritur në shtëpinë time në një kohë kur Shipëria ishte në një krizë të tmerrshme ekonomike. Dollapet tona në shtëpi, po e them, ishin bosh, dycanet ishin bosh, të mbyllura… Ishte një kohë që mos u ktheftë më! Kohë e tmerrshme por, dëshira ishte e madhe që ta prisnim Nënë Terezën. Kjo ishte reflektuar te banorët e gjithë asaj lagjeje ku unë jetoja. U angazhua I gjithë pallati, e gjithë lagjia. Bëmë një pastrim, lyem me gëlqere, u pastrua oborri, u ujitën lulet dmth ishte një angazhim për të pritur këtë njeri. Unë kam pasur një shtëpi jo shumë të madhe. Ajo u mbush plotë e përplotë me fëmijë. Të gjithë prindërit donin që Nënë Tereza t’I bekonte fëmijët e tyre. Ajo jo vetëm I bekoi por për të gjithë dha nga një shenjë të vogël. U dha edhe fëmijëve të mi, I bekoi edhe ata por ajo që më ka ngelur në mendje është kjo: Përgatita një drekë të pasur, kur mendoj për kohën se si u përgatit dhe për kohën që s’kishte asgjë. Pata edhe shqetësimin se a do të mund ta kënaq Nënë Terezën ashtu si dua unë. Në momentin që unë do shtroja tavolinën, Nënë Tereza më thotë: unë nuk do ha! Mënyra qe e butë por e vendosur. Kjo më preku shumë. Si ka mundësi, po mendoja. E kishim pritur me shumë qejf. Dëshira për t’I dhënë një drekë dhe për të qëndruar gjatë me të ishte shumë e madhe! Jo tha për të dytën herë! Unë me Saliun u pamë në sy. Saliu e kuptoi menjëherë dhe më tha: Lili, cfarë ke përgatitur të gjitha do t’I mbledhësh dhe do t’I zbresësh poshtë në makinë. Pa mbaruar ai fjalën Nënë Tereza kthehet e më thotë: O sa do gëzohen motrat sot me këtë gjellë të shijshme që ke gatuar nga duart e tua. Edhe në ato momente ajo dinte të kujtohej për të tjerët. Kur kam zbritur poshtë dhe ia kam dërguar në makinë ato, më thotë: unë të pres të vish shpesh atje! Faktikisht kam shkuar shpesh, edhe pse nuk kishim cfarë të dërgonim, Ishin kohë shumë të vështira, por ckado që do qoje atje ishte e domosdoshme. Unë vazhdoj të shkoj shumë shpesh në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës, jo vetëm në Tiranë po kudo ku janë edhe kur dal jashtë Shqipërisë, I vizitoj shpesh shtëpitë ku Nënë Tereza ka ngritur qendrat e saj.

Si do ta përshkruanit me pakë fjalë këtë figurë?

L. Berisha: Nëna Terezë, është simbol I sakrificës, I vetëmohimit I dashurisë njerëzore, simbol I modestisë, I organizueses së zonjë, me një energji të pashterrshme që buronte nga dashuria që kishte për Zotin. Nëna Terezë është një ikonë e jona për imazhin e Shqipërisë dhe duhet të krenohemi me figurën e saj. Ajo është ambasadore e vërtetë e vlerave të kombit tonë në të gjithë botën.

Zonja Berisha, këtë vit ju ishit shumë aktive bashkë me Fondacionin- Gjëja më e bukur, mendoj unë, ishte ekspozita!

L. Berisha: Ky vit u quajt, për ne, në Shqipëri, viti I Nënës Terezë. Fondacion Kulutor “Nëna Terezë” I themeluar para 2 vjetësh me degë në gjithë Shqipërinë, por edhe me degë në Kosovë e Maqedoni, është ngritur si një dëshirë e madhe e jona për të bërë cdo gjë në nderim dhe në promovim të vlerave të Nënës Terezë. Është ngritur edhe si një përpjekje për të korrigjuar atë qëndrim çnjerëzor të regjimit ateist ndaj saj. Ndoshta edhe për të korgjiuar edhe atë pjesë të historisë të cilën brezi im e ka mësuar mbrapsht. Ky Fondacion është ngritur edhe për të shërbyer si një qendër edukimi dhe promovimi për brezin e ri. Në këtë 100 vjetor Fondacioni ynë ka qenë pjesë aktive e festimeve, me aktiviteteve të ndryshme. Njëri ndër aktivitetet ka qenë hapja e ekspozitës në Tiranë, në Neë York, në një nga sallat e UN. Është hapur edhe në një nga sallat e Kongresit Amerikan në Ëashington.

Ekspozita e ka arritur efektin që ju keni dashur?

L. Berisha: Ka qenë jashtëzakonsht ekspozitë e efektshme sepse pati interesim të jashtëzakonshëm. Kjo ekspozitë në Ëashington është vizituar nga 11 kongresmenë dhe të 11 kongresmenët janë shprehur në intervistat e tyre me fjalët më të vecanta për Nënën Terezë.

Ç’komente kishin ata për këtë pjellë të shqiptarëve?

L. Berisha: Në fjalët e tyre shikoje që Nëna Terezë ishte një njeri I dashur për të gjithë botën. Në fjalët e tyre shikoje një vlerësim për punën vetmohuese për sakrificën e saj për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për njerëzit e braktisur e të mbetur në mëshirë të fatit. Puna e saj ishte e vlerësuar kudo. Unë kudo ku kam shkuar e kam gjetur Nënën Terezë si njeriun më të dashur, më të nderuar, si shejtore, e kam gjetur si një nënë, si një nënë me vlera, si një nënë që I përket gjithë njerëzimit. Dhe vërtet ndihesha krenare kur shikoja që Nëna Terezë na bënte të ndjeheshim krenar që ishim shqiptarë. Përfundimisht, është një ambasadore e vërtetë e kombit tonë.

Për sa kohë I keni mbledhur reliktet për ekspozitë? E patët të vështirë t’I gjenit?

L. Berisha: I vështirë ka qenë vetëm momenti kur I kam thënë vetës që, duam të bëjmë një ekspozitë për Nënën Terezë. Duam të ngremë një muzeum për Nënë Terezën. Ky ka qenë momenti I vështirë, derisa ta them, ta nxjerr . Mund të them që sapo kemi hapur dëshirën që ne duam ta ngremë këtë muzeum, duam ta hapim këtë ekspozitë, kam pasur mbështetje nga të gjithë udhëheqësit e këtij Fondacione nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ka shumë gjëra personale të Nënës Terezë?

L. Berisha: Nëna Terezë nuk ka qenë e pasur. Nuk mund të themi që Nëna Terezë ka gjëra të saja. Nëna Terezë përvec atij sarit të vet nuk ka pasur gjë tjetër por për fatin tonë të mirë, në Katedralen katolike imzot Rrok Mirdita mbante në mur një qilim të Nënë Terezës. Qilimi ka një histori të vecantë në të cilin Nëna Terezë para se të vdesë ka zbritur nga krevati dhe ka dhënë shpirt në këtë qilim dhe ka lënë amanet, sipas fjalëve të motrave të saja në Indi, që kur të falen të falen para këtij qilimi sepse ky qilim është I vendit tim. Qilimi është me motive shqiptare.

Si ra në duart e Imzot Mirditës ky qilim?

L. Berisha: Imzot Rrok Mirdita e ka marrë këtë qilim si dhuratë nga motrat e Nënë Terezës në Indi kur ai ka qenë në ceremoninë e varrimit të saj. Na ka dhuruar ne si Fondacion për ta ekspozuar dhe për ta vënë më pas në muzeumin që do ngrihet. Qilimi ka qenë pjesa më e bukur dhe më interesante e ekspozitës. Poashtu Kemi pasur edhe disa relikte të Nënë Terezës sic kanë qenë ato rruzaret që Nënë Tereza mbate vazhdimisht, një peshqir I saj që Ia ka dhuruar vetë Muzeut Kombëtar. Ekspozita që hapëm por muzeumi që do ngremë, sado I madh që do jetë, asnjëherë nuk do të mund të fusim Brenda veprën e Nënë Terezës. Kështu, ne vendosëm që të ngremë një ekspozitë ku do të pasqyrohen vlerat historiko- etnografike të kohës që jetoi Nënë Tereza. Dhe në këtë ekspozitë përvec këtij qilimi, këtij peshqiri, rruzareve dhe disa relikteve të tjera të familjes së saj, ne nxorrëm pjesën më të bukur historiko etnografike të zonave ku ajo jetoi : veshjet karakteristike të Nënës Terezë, në moshën kur ajo ishte 16, 18 vjece, veshjet e nënës së saj, veshjet e kohës që jetoi ajo, veshjet e kohës që jetoi I ati I saj, bizhutë që u vendosën në atë kohë, shallat që u mbajtën atë kohë pëlhurat.. . Ekspozita vërtet doli shumë bukur. Pastaj ishte pjesa e historike ku kishim materiale historike, materiale personale të zonave në Shqipëri, të njerëzve të ndryshëm të cilët, sapo morën vesh për hapjen e ekspozitës vërshuan dhe na I dhanë me shumë dëshirë për t’I mbajtur. Kishim gjithashtu edhe shumë fotografi, piktura, libra kushtuar Nënë Terezës të cilat, e kanë pasuruar mjaft ekspozitën dhe besoj që do të shtohen kur të ngritet edhe memoriali.

Cili është vendi I radhës ku do të hapni ekspozitën?

L. Berisha: Mund të them që jam shumë e entuziazmuar nga ajo çfare korra në Nju York dhe Uashington edhe në Tiranë. Tash kam shumë ftesa për ta hapur këtë ekspozitë edhe në Dhomën e Lordëve në Londër , në Milano, në Estoni në Paris, në Poloni… Pra, kanë kërkuar që ekspozita të shëtisë nëpër tërë këto vende.

Edhe unë ftoj të gjithë ata që kanë ndonjë gjë, që vlerësojnë se mund ta pasurojë ekspozitën, t’I sjellin dhe kështu të ndihmojnë në këtë projekt.

L. Berisha: Do të ishte gjë jashtëzakonisht e bukur dhe shumë humane. Do ishte një gjë që do t’I shërbente jo vetëm muzeumit por të gjithë vendit. Nënë Tereza është e të gjithëve. Dhe të gjithë mund të ndihmojnë për të ngritur këtë muzeum që është aq I domosdoshëm për vendin tonë.

A keni realizuar gjithë atë që keni planifikuar për këtë 100 vjetor të Nënës Terezë?

L. Berisha: Aktivitetet, për këtë 100 vjetorë, vazhdojnë akoma. Por, unë do thosha, aktiviteti më i madh, obligimi më I madh I yni për këtë 100 vjetor të Nënës Terezë, ka qenë përgatitja e projektit të një memoriali për Nënën Terezë. Ngritja e këtij memoriali ishte një dëshirë, në radhë të parë. Një dëshirë e cila lind nga dy arsye: t’I bënim nderimin e duhur, atë që meritonte ajo. Të bënim atë që brezi im nuk e bëri për 50 vjet dhe me këtë memorial t’i trgojmë brezit të ri vlerat shqiptare, vlerat e kombit të cilat dalin më së miri, spikasin më së miri përmes figurës së Nënës Terezë. Ne arritëm që në këtë 100 vjetor të hapim ekspozita, të mbajmë konferenca për Nënën Terezë, të paraqesim projektin e memorialit të Nënës Terezë, koncerte ka pasur, vazhdon viti dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera . Të gjitha këto aktivitete, mund të them se, janë bërë në mënyrë të përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Qeveria Shqiptare.

Zonja Berisha, çka i ka dhënë Nëna Terezë gruas shqiptare dhe çka i ka marrë asaj?

L. Berisha: Unë mendoj që te cdo grua shqiptare gjen dicka nga Nëna Terezë. Nëna Terezë I ka dhënë gruas shqiptare kurajon, besimin, thjeshtësinë, forcën, jo vetëm për të zgjidhur problemet por edhe për të ndihmuar të tjerët . Dua të them dicka që ndoshta nuk është e bukur ta them por do ta them. Sa herë dilnim jashtë Shqipërisë, deri vonë vonë, nuk na njihnin. Nuk e dinin ku i bie Shqipëria. Ne thoshim që, Shqipëria është vendi prej nga vjen Nëna Terezë. Dhe, të gjithë e njihnin Nënën Terezë. Dhe mund të them që një pjesë e mirë e atyre që nuk e kanë njohur vendin tonë, janë njohur me vendin tonë përmes vetë Nënë Terezës. Dhe kjo na bën të ndihemi krenarë. Dy janë figurat me të cilat kombi shqiptar nderohet: Skëndërbeu dhe Nënë Tereza.

Nënë Tereza angazhohej shumë kundër abortit. Po ju si nënë, grua, por edhe si mjeke ç’qëndrim keni për abortin?
L. Berisha: Shkenca mjekësore dhe shoqëria e sotme ka metoda bashkëkohore mjaft efikase të cilat nëpërmjet planifikimit familjar mund të shmangin shtatëzanitë që vijnë në momente jo të përshtatshme për ciftin. Ndërsa si mjeke, duke ditur çrregullimet që sjell aborti në shëndetin e gruas, nuk do të keshilloja ndërprerjen e një jete deri në kufirin kur nuk rrezikohet jeta e nënës.
Zonja Berisha, ishte kënaqësi e veçantë që folëm bashkë për Nënën Terezë.

L. Berisha: Edhe unë jam e lumtur qe fola per këtë temë. Jam e vetëdijshme që nuk kam thënë gjithë c’kam ditur për Nënë Terezën. Dua të ju them të gjithë lexuesve të revistës tuaj se për të gjitha aktivitetet, muzeumin dhe cdo gjë që po bëhet për Nënën Terezë, është pjesë aktive e gjithë popullata. Nuk është vetëm Liri Berisha, që po flet sot por kudo që kërkon sot një mbështetje për Nënë Terezën janë të gatshëm ta japin. Festimi që u bë me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës ishte jashtëzakonisht I suksesshëm, shumë I bukur, tejet madhështor dhe pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Aktivitetet qenë shumë të ngrohta shumë të bukura, qoftë mesha që u bë në Vaun e Dejës , qoftë koncerti I madh, qoftë ekspozita që u hap…Çdo gjë vërtetë ka qenë shumë e bukur.

Le të flasim fare shkurt edhe për jetën tuaj private. Cila është Liri Berisha jashtë protokolit të ditës?
L. Berisha: Jeta ime private, si e shumë grave shqiptare, është e lidhur me familjen. Me gjithë angazhimet e shumta në të dy Fondacionet që drejtoj, i pacenuar mbetet roli im si bashkëshorte, nënë dhe gjyshe. Por pa lënë menjanë dhe kohën për miqtë e mi e cila më jep kënaqësi.
Dita fillon me ardhjen e mbesave dhe nipit për t’u përshëndetur para se të shkojnë në shkollë. Pastaj mëngjesi dhe kafeja me Saliun dhe fëmijët. Zakonisht ora 9 më gjen në zyrat e Fondacionit për të vazhduar aty pjesën më të madhe të ditës. Ndersa fundjava është momenti më i bukur dhe që mezi e pres pasi jemi të gjithë së bashku dhe zërat gazmorë të fëmijëve mbushin ngado shtëpinë. Përvec të tjerave, ndjek me interes dhe dëshirë jetën artistike në Tiranë, e cila vitet e fundit është mjaft e pasur dhe aktive. Po ashtu libri dhe muzika janë pjesë e pandarë e ditës sime.
Kam dëgjuar se jeni shumë e zonja edhe në kuzhinë. E përgatitni vetë ushqimin për familjen?
L. Berisha: Gatimi mbetet një pasion i imi. Me gjithë angazhimet vazhdoj të gatuaj ende por mënyra e gatimit ndryshon pasi në ditët e sotme ka mjaft lehtësira si në përgatitje ashtu dhe në kohë.
Jeni gruaja e njeriut më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm të Shqipërisë, ndërsa në jetën private dukeni shumë modeste, e qetë, dhe mbi të gjitha, humaniste. Ndoshta pikërisht për këtë arsye keni zgjedhur të studioni mjekësinë.
L. Berisha: Cilësitë që ju përmendni, kanë të bëjnë me karakterin e njeriut, dhe nuk besoj se lidhen me profesionin e mjekes. Njeriu mund të jetë njerëzor në çdo lloj profesioni. Bashkëshortin tim nuk e mendoj si njeriun më të fuqishëm të Shqipërisë, por si shokun e jetës me të cilin kam ndarë dhe ndaj gëzimet dhe shqetësimet e jetës. Natyrisht, detyra që Saliu kryen sot dhe përpjekjet e arritjet gjatë gjithë këtyre viteve, më bëjnë të jem krenare për të, ashtu siç jam ndier kur e njoha si mjek të zotin e të palodhur e mbi të gjitha si një bashkëshort e prind të përkushtuar.
Si ka qenë mjekësia, kur ju keni qenë studente, dhe ku është sot?
L. Berisha: Shkenca mjekësore ka përparuar me hapa shumë të shpejtë. Në Shqipëri kanë ardhur aq shumë pajisje të reja dhe të kohës, sa nuk kishim për pesëdhjetë vjet me radhë, por kultura e shërbimit shëndetësor është një reformë e cila nuk zhvillohet për një ditë apo për një vit dhe nga një njeri apo institucion i vetëm, ne ende kemi shumë për të bërë në këtë drejtim. Por bashkëpunimet institucionale me vendet europiane të ndërthurura këto me kapacitetet dhe eksperiencat e vyera të akademikëve dhe stafit mjekësor kanë sjellë rritje të shërbimeve si dhe përmirësim në kujdesin shëndetësor në Shqipëri.
Keni mall për profesionin?
L. Berisha: Dashurinë për profesionin e kam të ushqyer që në fëmijëri nga nëna ime. Kam punuar gjatë gjithë jetës me pasion dhe përkushtim. E kam dashur shumë punën time dhe padyshim që kam mall, vecanërisht kam nostalgji për pacientët e mi të vegjël.
A flisni me bashkëshortin tuaj në shtëpi edhe për politikë dhe mjekësi, apo i keni ndarë gjërat?
L. Berisha: Si në cdo familje, ne ndajmë së bashku cdo shqetësim, problem apo gëzim përfshirë këtu politikën dhe mjekësinë.
Në familjen tuaj kush është” ministër” i jashtëm e kush i brendshëm?
L. Berisha: Në shtëpinë tonë, “ministra” janë nipërit e mbesat. I duam shumë e secili ka gjëra që nuk i shikoj te tjetri siç janë edhe “ministritë” që drejtojnë. Të gjitha kanë një emër të përbashkët - dashuri.
Ju jeni gjyshe. Gjyshet moderne sot nuk tregojnë përralla, po ju?
L. Berisha: Nëse do më pyesni për nipër e mbesa, do fillojmë një intervistë nga e para, pasi çdo rrëfim për ta është histori më vete. Fëmijët sot janë të rrethuar nga librat dhe tregimi i përrallave është një moment i vecantë si për fëmijët ashtu edhe për gjyshërit.
Ishit këto ditë në një vizitë private në Kosovë. Do të na thoni ndonjë gjë.
L. Berisha: Nuk mund të them “ndonjë gjë”. Pasi sa herë që udhëtoj në Kosovë, kam shumë gjëra për të rrëfyer. Bëj udhëtimin që e dëshiruan aq shumë prindërit e mi, e pengun e tyre që nuk e panë dot Kosovën, aq më tepër të lirë e të pavarur, e mbart me vete në gjithë udhëtimet drejt Kosovës. Më duket se shkoj në gjini kur vizitoj Kosovën, e të shkosh në shtëpinë tënde, ke shumë gjëra për të kujtuar. Është vendi ku janë rrënjët e familjes sime. Ashtu si pema mbahet me rrënjët, edhe unë jam krenare se kam këto rrënjë të forta. Udhëtimi ishte shumë mbresëlënës, pasi bukuritë e Malësisë së Sharrit (vendi ku qëndruam) ishin vërtetë të mrekullueshme me gjelbërimin dhe freskinë, por dhe me mikëritjen dhe ushqimet tradicionale. Ne kemi vende të bukura, Kosova është e bukur. Dua ta shikoj sa më të begatë atë vend sepse ka vuajtur shumë. Sa herë largohem nga Kosova e ndjej se do shkoj sërish. Dhe kështu ndodh gjithmonë.(Imedica)

Sunday, November 08, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-Drenusha Zajmi Hoxha-Cmimi letrar "Hivzi Sulejmani"-Interviste

Intervistë ekskluzive me fituesen e çmimit letrar “Hivzi Sylejmani”, Drenusha Zajmi Hoxha. Drenushës, ky çmimin iu nda nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, për romanin e saj me titull “Engjëjt vdesin ndryshe”.

Drenusha Zajmi Hoxha, u lind në një familje intelektuale dhe atdhedashëse në Prizren, në vitin 1970. Vazhdoi dhe i kreu studimet për drejtësi, duke u diplomuar në Universitetin e Prishtinës, për t’u kthyer dhe punuar në qytetin e saj të lindjes. Përveç profesionit, ajo ka punuar edhe në gazetari, për të kaluar më vonë edhe në Biznes e Menaxhim. Si ithtare e të Drejtave të Njeriut e veçmas atyre të fëmijëve, ajo është angazhuar në shumë projekte edukuese dhe bëmirëse .Çmon mendjen e hapur dhe lirinë e fjalës deri aty, ku cenohet liria e tjetrit. Krahas punës, ajo ka kultivuar dashurinë për artin: muzikën dhe letërsinë, ku përveç poezisë dhe prozës për të rritur, zhvillon edhe letërsinë për fëmijë. Ka marrur shumë cmime letrare, ndërsa javën e kaluar, fitoi cmimin prestigjoz " Hivzi Sylejmani" për romanin “Engjëjt vdesin ndryshe”, të cilin ia ndau Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, për romanin më të mirë për vitin 2009.


Blue Sky: Drenusha, së pari urime për cmimin “Hivzi Sylejmani”, që ua ndau Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Drenusha Zajmi Hoxha: Faleminderit shumë dhe njëkohësisht, faleminderit për ftesën në emisionin tuaj.

Blue Sky: Cka do të thotë për ty ky cmim?

Drenusha Zajmi Hoxha: Natyrisht se ky çmim ka rëndësi të madhe pwr mua sepse e mora qysh me romanin e parë. Vërtetë ka rëndësi të madhe dhe më bën shumë nder, më bën shumë krenare dhe njëkohësisht më jep përgjegjësi akoma më të madhe. Çmimi për mua ishte shumë i papritur. Kam kuptuar që do të fitoj në fund, kështuqë akoma më duket si një ëndërr. Pastaj, juria përbëhej nga njerëz shumë të respektuar tw letrave shqipe si Rexhep Qosja, Abdyl Kadolli, Ismail Syla dhe çmimi për mua kishte një vlerë shumë të madhe.



Blue Sky: Sigurisht për këtë vlerësim nga kjo juri profesionale, juve do t’iu shtohet përgjegjësia por edhe do të keni vullnet edhe më të madh për të vazhduar me tutje me krijimtarinë tuaj.

Drenusha Zajmi Hoxha: Sinqerisht është një shtyerje mjaftw e madhe për mua. Normalisht unë vazhdimisht shkruaj dhe shkruaj disa zhanre letrare por, kur vlerësohet puna me një çmimim ç’farë është çmimi “Hivzi Sylejmani”, por edhe çmimet e tjera, natyrisht që është një shtyrje e madhe për të punuar më tej.

Blue Sky: Këtë cmim e morët për romanin tuaj “Engjëjt vdesin ndryshe”. Çka keni trajtuar në këtë roman?

Drenusha Zajmi Hoxha: Nw thelb, romani trajton gjetjen e njeriut brenda vetes. Është njw thirrje për vetë jetën, me të gjitha ato që ajo na i ofron. E gjithë kjo, rrëfehet nga një famije e zakonshme, e cila gjatë rrugëtimit të saj jetësor, përplaset nëpër sfida të zakonshme e të pazakonshme, të rrezikshme e të rëndomta. Personazhet që paraqiten, nuk janë të ndara në negativ e pozitiv, pikërisht se nuk kam dashur të bëj një prerje të tillë, ashtu të caktuar. Sipas meje, njerëzit bien dhe veprojnë në rrethana të caktuara, në mënyra të caktuara, pastaj vetë shoqëria mund t’i radhis ata në negativ apo pozitiv. Vet titulli që i kam vënë romanit “Engjëjt vdesin ndryshe”, nuk është pa arsye sepse mendoj se në këtë botë, disa njerëz, lënë gjurmë edhe atwherë kur vdesin. Lënë aso lloj gjurmëve, të cilat i udhëheqin dhe iu ndriçojnë rrugën atyre që i lënë pas. Pra, ata njerëz shkojnë, për të mbetur gjithmonë prezent. Dhe, këta njerëz nuk kanë si të quhen ndryshe, përveçse ENGJUJ. Pra, nëse ata vdesin duke iu ndriçuar rrugën të tjerëve, natyrisht se vdesin ndryshe. D.m.th, vdesin ndryshe nga të tjerët. Kjo ishte esenca edhe e titullit.

Blue Sky: Jeni autore e disa librave, çka do të veçonit nga krijimtaria juaj përpos romanit që ju solli çmimin?

Drenusha Zajmi Hoxha: Duke marrë parasysh se unë mirrem me disa zhanre të letërsisë, do thotë se unë shkruaj poezi për të rritur, prozë, një kohë kam shkruar kolumne për një revistë javore, pastaj mirrem edhe me letërsinë për fëmijë, është vështirë ta bëj krahasimin dhe të veçoj njërën nga këto zhanre. Sidoqoftë, meqë këtë herë më duhet të veçoj diçka, do ta veçoja librin tim për fëmijë, i cili titullohet “Vishe botën me buzëqeshje” dhe i cili do të dalë së shpejti nga botimi. E veçoj këtë sepse letërsia për fëmijë, për mua është zhanri më i vështirë, ku mund të sprovohet një krijues sepse të gjithë e dim se fëmijët nuk kanë lajka, e pëlqejnë ose nuk e pëlqejnë. Kështuqë, vërtetë duhet të përkushtohesh shumë dhe unë këtij libri iu kam përkushtuar gati një dekadë. Pastaj, për mua është ende më shumë me rëndësi se botimi do të bëhet në mënyrë të organizuar sepse të hollat që do të vijnë nga ky libër, i cili poashtu do të shitet në mënyrë të organizuar, do t’i shkojnë “SOS Fshatit të Fëmijëve” në Prishtinë. Nëse më realizohet kjo ëndërr e imja e kahershme, do të më plotësoj shpirtërisht edhe si krijuese, por edhe si nënë.

Blue Sky: A jeni e kënaqur me vlerësimet që u janë bërë deri më tani për krijimtarinë tuaj dhe a ia vlen të shkruhet sot?

Drenusha Zajmi Hoxha: Ne po jetojmë në kohën kur po hipershkruhet ose të them, po hiperprodhohet letërsi. Mirëpo, në një kohë edhe unë kam menduar se nuk ia vlen të shkruhet, në atë kohë kur përzihet vlera me antivlerën. Por, megjithatë, mendoj se lexuesi i mirëfillt, arrin ta dallojë vlerën edhe ky është çmimi më i madh që njeriu mund ta marr. Unë jam e kënaqur deri diku me çmimet që i kam marrë, nëse e heqim çmimin e fundit që është më i madhi dhe më i miri ndër çmimet e mia. D.m.th se jam e kënqur. Kam marrë çmime të ndryshme letrare, pastaj jam vlerësuar nëpër festivale të fëmijëve për si tekstshkruesja më e mirë etj. Edhe një gjë më duhet ta them, se krijuesit që nuk jetojnë në Prishtinë, jo vetëm për mua por edhe për krijuesit e tjerë, është shumë e vështirë të depërtojnë deri aty ku duhet. Pastaj të gjithë e dim se, autori sot, përveçse duhet të krijojë atij sot, fatkeqësisht them, duhet të mirret edhe më gjërat e tjera teknike rreth botimit. Nga botimi e deri tek shpërndarja. Kështuqë është një rrugë goxha e vështirë për të arritur deri te lexuesi. Por, gjithsesi ia vlen, sepse cdo krijues shkruan për ta lexuar dhe natyrisht që gjithsesi ia vlen. E kur lexuesi të çmon, atëherë ai është çmimi më i madh se të gjithë çmimet e tjerë. Pra edhe unë, derisa të kem lexues që do të më lexojnë, do të jap nga vetja gjithë çka të mundem, për të qenë sa më afër tij.

Blue Sky: Keni në plan të botoni ndonjë libër të ri, pos librit për fëmijë që e përmendët?

Drenusha Zajmi Hoxha: Sigurisht që po. Përveç kësaj që ju tregova, kam plane shumë. Libri për fëmijë që e përmenda, veç ka hy në fazën parapërgatitore. Është redaktuar nga një shkrimtar i yni i njohur për fëmijë, Avdullah Thaqi. Tash është në fazën kur është duke u bërë ilustrimi dhe dizajni grafik dhe besoj që do të botohet afër festave të Vitit të Ri. Ndërkohë, jam duke e shkruar romanin e dytë dhe po mundohem të gjej kohë që të shkruaj. Ky është një roman që trajton krizën sociale, krizat njerëzore e shpirtërore, degradimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë, degjenerimet e tjera dhe përpjekjet e njeriut të mirëfillt që pavarësisht të gjitha këtyre, të mbetet njeri. Ky është thelbi i romanit tim të dytë, i cili poashtu do të shtjellohet përmes ngjarjeve që do të ndodhin në Shqipëri dhe Kosovë, njëkohësisht. Dikur do t’i bashkojë, e të shohim se cka do të dal. Unë filloj një roman nuk e di se si do të përfundojë. Vet personazhet pastaj e udhëheqin ngjarjen edhe vetë autorin nëpër roman.

Blue Sky: A do të thotë kjo që e pëlqeni zhanrin e prozës më shumë, apo më mirë e thoni atë që doni pwrmes prozës?

Drenusha Zajmi Hoxha: Unë në fillim kam shkruar poezi dhe mendoj që çdo krijues në fillim provohet në poezi. Madje kam menduar që unë nuk mund të shkruaj prozë, por duke kultivuar shkrimin, letërinë dhe pas një kohe kur pata arritur t’i shkruaj kolumnetë në gazetë, fillova të provoj të shkruaj një tregim, pastaj prej tregimeve u shndërruan në novelë, pastaj në roman. Sado që menedoj që romani është një zhanër më i vështirë sepse nuk përbën një ndjenjë të çastit të autorit për një fabulë, e cila duhet të zhvillohet ta mbaj lexuesin deri në fund. Mendoj se krijimtarinw do ta vazhdojë në të ardhmen më shumë në prozë sesa në poezi, por letërsinë për fëmijë nuk mendoj ta lë anash sepse më tërheq, më bën të mos e harroj anën time fëmijërore.

Blue Sky: Dicka për fund për dëgjuesit e radios “Blue Sky” dhe të emisionit “Fokus Letrar”?

Drenusha Zajmi Hoxha: I përshëndes të gjithë, sidomos ata që lexojnë. Bëhuni vetja juaj, të jeni sa më origjinal, sa më krijues. Lejoni talentin e juaj të marrë frymë dhe ta gjeni veten, atje ku mund të shpreheni sa më mirë.

Blue Sky: Faleminderit.

Vera Pelaj, radio “Blue Sky” - Prishtinë

Saturday, July 25, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-Vilhelme Vranari Haxhiraj -esse

Vilhelme Vranari(Haxhiraj)

VLORË: NJË MEMORIE E HISTORISË SONË TË MOHUAR

KUJTOHEN ME NDERIM DHE DHEMBJE 1400 BIJA DHE BIJË TË VLORËS QË U VRANË
DHE U BURGOSËN NË BURGJET E DIKTATURËS

Po e nis shkrimin me këto vargje kuptimplote, të cilat janë sentencë e romanit “Dilema e së nesërmes”,

MOS HARRO!...

Kurrë mos harro!
Ne të gjithë kemi një vatan,
lindëm nga e njëjta baltë!
Si unë edhe ti, për herë të parë
shqiptuam fjalët: “Nënë dhe babë”.

A e mban mend?
Sa herë kujtonim të parët tanë,
të habitur njëri-tjetrit i thamë:
“Qënkemi një fis e një farë,
pa u njohur desh u vramë?!...”

Kujtohu!
Jo ne! Kurrë ne!
Koha bastarde na ka ndarë,
për të kënaqur të pangopurit lakmiqarë.
Lodër e kujt jemi bërë vallë?

Më urren sikur të kam vrarë,
Më sheh vëngër e tërë inat,
sikur kërkon të marrësh hak.
Bota mizore, bota e përdalë,
me ne a nuk është ngopur vallë?!

Mos harro!
Nëna nuk i do fëmijët të ndarë!
Prej drobitjes zemra i pikon gjak.
Mos harro të më buzëqeshësh pak!
Zgjatma dorën që të ecim bashkë!

Nga këto rreshta, çdo individ, i majtë, i djathtë, apo i qendrës, është në gjendje të bëjë një analizë të mirfilltë, jo të njëanshme. Kur janë probleme kombëtare kardinale, kur bëhet fjalë për bashkim dhe jo për rindarje klasore njëanshmëria është e dëmshme. Ndaj le të shërbejë si kujtesë për këdo se kemi lindur në këtë tokë dhe historinë e kemi gdhendur të gjithë bashkë papërjashtim.
Për gjysmë shekulli diktaturë u tjetërsua historia, u zhvat prona, u vodh identiteti shekullor i familjeve fisnike, u mohuan vlerat njerëzore dhe mbi të gjitha individi. U gënjyen brezat me një histori të gjymtuar, të gënjeshtërt, të njëanëshme dhe tejet të politizuar. Për gabimin e një individi apo të një fajtori të pafaj u dënua një familje, një fis, u mohua një krahinë dhe u lanë në harresë, me dashje duke mos u përfshirë në historinë tonë kombëtare. Ky dallim klasor i ndau shqiptarët në “atdhetarë” dhe “armiq të betuar” të tokës që i lindi. Mos vallë ishin bijë të një planeti jashtëtokësor? Me ç’të drejtë ua mohonin pronën e tyre, që ishte atdheu që i lindi dhe i mëkoi me dashurinë për tokën, për njerëzit dhe gjuhën? Dashuria amtare bëri që ata të vinin shenjën e barazisë mes lirisë dhe jetës. Si në gjithë vendin edhe në Vlorë dhe rrethinat e saj, ndodhi e njëjta gjë me gjysmën e popullsisë. Mes këtyre njerëzve që u gënjyen dhe u flijuan, mes këtyre luftëtarëve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë, që u vranë e u sakatosën, u burgosën, familjet ua internuan, u mohuan profesionin, këto ditë kujtohen me nderim dhe dhembje 1400 vlonjatë të harruar.
Pikërisht atë detyrë që nuk e bën historianët, po e bën një grup qytetarësh të mirë vlonjatë. Ata janë njerëz të thjeshtë. Nuk janë Akademikë, as doktor shkencash sociale apo juridike, as me detyra shtetërore, por me përgjegjësi morale qytetare që ia vlen të admirohen. Ideator i kësaj pune,që e quaj si një ringjallje e jetëve të varrosura, rilindje e jetëve të mohuara, dergjur burgjeve dhe internimeve, ishte qytetari fisnik, z.Shaban Xhyheri. Ky qytetar i urtë, i moshuar, në prag të nëntdhjetave, i cili mbart qytetari, kulturë dhe atdhetari, po realizon atë pjesë të mohuar të historisë së Vlorës, e cila është e pandashme nga historia kombëtare. Puna e kryer me një vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, e të gjithë grupit të punës, bëri të mundur që ditën e mërkurrë datë 22, në qytetin e Vlorës të çelet ekspozita fotografike e të vrarve dhe të burgosurve politkë nga dikatura komuniste.
Nuk janë pak, por 1400. Vetëm të pushkatuar apo të varur janë 425, nga të cilët 14 janë gra. Kurse 980 janë të burgosur, nga të cilët 52 kanë vdekur në burgje, duke e rritur varrezën gjigante të kombit më të lashtë të kontinentit. Shumica e tyre u vranë dhe u burgosën në kope. Dënimi kolektiv, shpikja e “madhe”e diktaturës më të egër që ka njohur njerëzimi, shfarosi palcën kurrizore të kombit; fisnikërinë dhe intelektualët. Ndërsa duartrokiste Hamletin, Demoni me penën e ngjyer në gjak shqiptari, nënshkruante vdekjen, burgosjen dhe internimin e rinisë, segmentit më vital të kombit.Truri i kombit u varros në këneta, kanale, miniera dhe aerodrome, duke u kthyer në shtretër gjarpërinjësh a fole mushkonjash. Për gjysmë shekulli, Shqipëria, Parajsa ku kanë folenë Perënditë, u shndërrua në një burg, ku kishte vetëm roje dhe të burgosur. Me zakon, a me ligj, çdo kufomë ka të drejtën e një copë toke, ku të prehet. Por Shqipëria e bukur dhe e pasur, veç tejet e vuajtur dhe e varfër, u shndërrua në një varrezë gjigante mbushur plot me varre pa emër, ku mes tyre u dergjën edhe këta dragonj.
U mohuan këta bijë të një klase fisnike, që në shekuj, ka qenë palca e kombit dhe pati vlerat e saj të pazëvendësueshme si në politikë, ekonomi dhe kulturë. Vrasjet dhe dënimet sollën ndarjen e kombit më dysh, në dy klasa armike,. Si pasojë lindi urrejtja dhe hakmarrja. Krimet u bënë vetëm për të mbajtur në këmbë sa më gjatë kolerën komuniste, një shtet të pathemelt. Pas rënies së diktaturës, shkaktarët e shfarosjes masive, të urisë e mizeries, të luftës klasore “u gjykuan”, ndërsa ata, apo bijtë e tyre nisën të drejtojnë shtetin e ri demokratikë. Sa për të qeshur dhe njëkohësisht për të qarë. Kriminelët duheshin dënuar për genocid dhe jo për kafe e metrazhe. Duke e marrë këtë shfarosje, për numër popullsie, kam bindjen se është shfarosja më e madhe e shekullit. Sepse e njëjta gjë u ndoq edhe ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës nga komunizmi serb. Kurse brenda territorit mëmë, këto krime u bënë jo nga i huaji, por nga vëllezërit e një gjaku. Thonë me gojë, se e pranojnë krimin dhe padrejtësinë që i është bërë gjysmës së shqiptarëve, por në këto vite demokraci, persekutorët, as u penduan dhe as kërkuan falje, sepse nuk e njohin veten si të tillë.
Historianët kanë shumë përgjegjësi në mohimin e fakteve reale. Janë faktor për përçarje dhe luftë klasore, e cila e ka dëmtuar Shqipërinë. Komunizmi e varfëroi shqiptarin jo vetëm materialisht, por edhe mendërisht. Kurse mosmarrëveshjet mes shqiptarëve, u rritën oreksin qarqeve shoviniste të fqinjëve. A ka dobi kombi nga grindjet dhe urrejtjet?!
Po i drejtohem Presidentit dhe Qeverisë shqiptare, se mes këtyre fisnikëve që i morën zvarrë, ka plot individë që japin vlera me profesionalizëm, ndoshta japin më shumë se bijtë e atyre që dje ua mohuan vlerat, madje edhe fizikisht, kurse sot na drejtojnë. Tashmë ata vlerësohen me tituj, u jepen pensione të posaçme apo emërohen në vende me rëndësi. Integrimi i të harruarve a nuk duhet të vlerësohet? Rivlerësimi i viktimave të komunzmit, kthimi i pronës pronarëve legjitim dhe dënimi i krimeve të komunizmit, janë domosdoshmëri e shtetit Demokratik.
Historianët duhet t’u drejtohen jetëve dhe aktivitetit të këtyre shqiptarëve të mohuar që janë memoria e gjallë e historisë sonë. Brezat duhet t’i njohin të dy anët e historisë sonë të pashkruar dhe të shtrembëruar. Atdhetarizmi nuk njeh ngjyra politike. Pavarësisht nga bindjet, të gjithë jemi shqiptarë, vëllezër të një gjaku dhe jemi autoktonë në këto troje. Kemi nevojë për vëllazërim e dashuri dhe jo për përçarje e urrejtje. Kjo ekspozitë është një memorie historie, e cila këlthet: “Politikanë, qeveritarë, gjyqtarë dhe prokurorë, mos lejoni tragjeditë të përsëriten!”


EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E TË MOHUARVE POLITIKË DËSHMON:
” ATA U RILINDËN PËR TË MOS U HARRUAR KURRË!”

Deputeti dhe kryetar i PD. Vlorë, Ardian Kollozi,
premtoi se Ekspozita do të ketë një dhomë të përhershme

Më 22 korrik, në orën10-oo, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”Vlorë, u çel ekspozita fotografike e të pushkatuarve dhe burgosurve politikë .Ishte një takim me pjesmarrje të gjerë të familjeve të viktimave, të afërmve të tyre si dhe miq e të ftuar. Aktivitetin përkujtimor e nderuan personalitete si Kryetarii Qarkut Vlorë z.Agron Sharra, Sekretare e prfekturës, zj Dorote Konomi, Kryetari i P.D Vlorë z.Ardian Kollozi, Deputeti Dashamir Tahiri. Gjithashtu auditorin e nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe personalitete nga Tirana si: Drejtor i Institurit të Inegrimit të të përndjekurve politikë, z. Simon Miraka;Kryetar i Partisë së Ballit KOmbëtar, z.Adriatik Alimadhi; Kryetar i shoqatës sé të pëndjekurve politikë të Tiranës, z. Skënder Qëndro; Historiani z. Uran Butka etje…Ishte një aktivitet i suksesshëm, që pati rëndësi të veçantë, sepse nxori në dritë 1400 burra dhe gra që luftuan e nuk u vlerësuan; që u vranë për liri –demokraci dhe u mohuan si pjesë e historisë kombëtare.ishte kjo arsyeja qëekspozita u çel në praninë e disa mediave vizive. Pas himnit të Flamurit dhe një minutë heshtjeje në nderim të atyre jetëve të mohuara dhe të harruara, përurimin e ekspozitës, e çeli ideatori dhe nismëtari që punoi për muaj të tërë, z.Shaban Xhyheri, i cili pasi përshëndeti pjesmarrësit, familjet e viktimave, miqë e të ftuar,tha: “Jemi sot këtu të pranishëm, me një nderim të thellë dhe me dhembje, për të çelur ekspozitën fotografike në kujtim të këtyre 1400 shqiptarëve të vërtet, që na vështrojnë të heshtur përmes fotografive. Por sot ata u ngritën nga gjumi i rëndë i harresës historike, ndodhen mes nesh më të gjallë se kurrë ndonjëherë. Kanë ardhur të çmallen me ne, me të afërmit që u kanë munguar. Ishte një takim shumë i vonuar, por jo për fajin tonë.
Si mijëra e mijëra shqiptarë që u sakrifikuan për liri, edhe këta 1400 të rinj e të reja, burra dhe gra, u flijuan për liri-demokraci. Ndaj diktatura komuniste i vrau, i burgosi, i varrosi për së gjalli, i internoi, i dhunoi moralisht dhe fizikisht nëpër biruca dhe burgje, nëpër qelitë më të ngushta se varret dhe më të ftohta se vdekja, sepse ata donin drejtësi dhe sepse ishin dhe ngelën antikomunist.
Të nderuar miq! Për të vënë në dukje, për t’u njohur opinioni mbarë vlonjat dhe botëror me sakrificën e tyre sublime deri në mohimin e jetës së tyre të re, është bërë një punë e madhe nga një grup nismëtar i përkushtuar, dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm.Ndaj si më i moshuar që jam ia vlen t’i falenderoj.
Këta zotërinj janë: Shaban Xhyheri, Shpëtim Sharra, Fahri Shaska, Bahri Çeprati, Kujtim Sadiku, Arianit Hoxha, Adif Shenaj, Dero Murataj, Hajdar Saçaj dhe Qani Xhaferi.
Veç fakteve dhe fotografive ne kemi bërë edhe një punë të madhe me median vizive dhetë shkruar, të cilët i falenderojmë. Me median si brenda dhe jashtë vendit është marrë zj.Vilhelme Vranari Haxhiraj! Sa për fillim,veç fotove tëvëna nëstenda, ne e kemi plotësuar edhe me Pamje filmike nga burgjet komuniste, apo në qelitë dhe në hetuesi. Gjithashtu kemi shkëputur citate tëgoditura nga trilogjia Vështroni Meduzën e shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj.
Ekspozita jonë e deklaroj të çelur. Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe ju lutem ta pasurojmë me foto të tjera, me kujtime, ditarë, apo sende që kanë qenë personale të viktimave ! Ju faleminderit për pjesmarrjen dhe vëmendjen!
Më pas e mori fjalën z.Fahri Shaska, i cili vuri në dukje luftën dhe përpjekjet për liri të këtyre njerëzve, të cilët u trajtuan si armiq të kombit dhe jo si luftëtar lirie.
Kurse Vilhelme Vranari –Haxhiraj- me një ESE paraqiti dhembjen dhe pasojat e diktaurës komuniste,luftës më çnjerëzore të klasave, e cila humbi çdo vlerë humane dhe këto foto të heshtura, ku secila simbolizon një jetë të harruar, tëdiskriminuar, sot kërkojnë vetëm faljen nga persekutorët e tyre. Kjo ekspozitë është një kujtesë historike për brezat, që kurrë të mos lejojnë tragjeditë të përsëriten.
Në fjalën e tij, historiani dhe studiuesi, z. Uran Butka, ekspozitën e quajti një punë shumë të madhe, dhe me vlerë,gjë për të cilën falenderoi grupin e punës dhe premtoi se do të jape ndihmesën e tij për të realizuar një film dokumentar. Ky lapidar që ju përuruart sot, ia vlen të quhet plotësim i historisë me atë pjesë të munguar të saj.
Ndërsa z.Simon Miraka, veç punës së mrekullueshme që është bërë ,theksoi se nga kjo ekspozitë duhet të marrin shembull gjithë qarqet e vendit,madje edhe Tirana që nuk ka arritur të bëjë diçka të tillë.Këshilla e tij ishte për arsimimin e fëmijëve,sepse Shqipërisë i duhen njerëz të mësuar nëpër universitetet më në zë ,t ëpërvetësojnë gjuhë të huaja që të jenë të zotët për t’u ballafaquar me këdo dhe të jenë të aftë profesionalisht për të.për të ndërrtuar Shqipërinë demokratike, shtetin e së drejtës.
“Kjo ekspozitë përkujtimore, është më e pakta që mund të bëjmë për këto jetë të mohuara, të sakatosura që ju sot i ringjallët,-theksoi kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë Tiranë, z. Skënder Qëndro. Ai porositi që ekspozita duhet të mbahet hapur që të vizitohet edhe nga të rinjtë .Brezat duhet t’i mësojnë me fakte krimet që ka bërë diktatura komuniste, sepse xhelatët nuk e njohin pendesën ,ndaj nuk dinë as të falin. Punën e mrekullueshmee tëkomisionit ,e përshëndeti Kryetari i qarkut Vlorë z.Agron Sharra, Kryetari I Partisë së Ballit Kombëtar për Shqipërinë, z.Adriatik Alimadhi,dhe Deputetët: z. Ardian Kollozi dhe z. Dashamir Tahiri. Z. Ardian Kollozi edhe si kryetar i Partisë Demokratike Vlorë, Vlerësoi punën e vyer premtoi se ekspozita do të qëndrojë hapur duke e vendosur në një ambient tjetër të përshtatshëm.
Së fundi Shaban Xhyheri, ekspozitën e deklaroi të çelur. Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe ju lutem ta pasurojmë me foto të tjera, me kujtime, ditarë, apo sende që kanë qenë personale të viktimave ! Ju faleminderit për pjesmarrjen dhe vëmendjen!Pas vizitës së stendave nga miqtë, familjarëtdhe të ftuarit, në munitor u paraqit çdo stendë me të burgosurit dhe të pushkatuarit sipas fshatrave. Ekspozita vazhdon të vizitohet gjatë gjithë ditës. Le të shpresojmë se planet që ka grupi të realizohen vetëm se duan mbështetjen qytetare dhe të pushtetit.Secili largohej nga ekspozita me shprehjen:”I Paharruar qoftë kujtimi i tyre!”


Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT SOT KËRKOJNË VETËM FALJE NGA PERSEKUTORËT…

EKSPOZITA E VLORËS KËLTHET: “JU TË RINJ, MOS LEJONI TRAGJEDITË TË PËRSËRITEN!”
Fjala e mbajtur në çeljen e Ekspozitës
Të nderuar familjarë dhe të afërm të viktimave të genocidit komunist!
Të nderuar miq dhe të ftuar!
E ndiej veten të privilegjuar dhe të nderuar që në këtë tubim historik, komisioni i punës i kësaj ekspozite, më dha mundësinë që të shpreh mendimin tim modest për këtë ringjallje të historisë sonë të pashkruar.
Së pari përgëzoj dhe falenderoj ideatorin dhe nismëtarin e ekspozimit të këtyre figurave të harruara, z.Shaban Xhyheri, që kërkon të vë në piedestal vlerat morale, qytetare, intelektuale dhe atdhetare të çdo vlonjati. Për këtë të moshuar të urtë rëndësi ka të jesh shqiptar i mirë. Po qe i tillë, nuk ka si të mos jesh qytetar i mirë i Vlorës. Gjithashtu përgëzoj stafin për punën e vyer në Rilindjen e historisë së shtrembëruar, të gjysmuar dhe të gënjeshtërt. Këtë ekspozitë e quaj “Orakull i Memories Historike”. Miq dhe të ftuar, po citoj disa vargje që rastësisht i lexova në internet:
“Mik i dashur, na u dhimbse kur tregoje,
Si të kishin shtypur, marrë nëpër këmbë...
Liria erdhi...
Dhimbjen në piedestal ta vumë, të ngritëm lart.
Na le pa mend:
Sa shumë i ngjave shtypësit tënd!” -Këto vargje i ka shkruajtur me siguri një bijë sigurimsash. Si përgjigje e poezisë, në emër të gjithë atyre që diktatura komuniste, më e egra e njerëzimit, u mohoi jetën, që trupat e tyre lastar plehëruan këneta, miniera, kanale, atyre të rinjëve që i murosën në pallate, aerodrome dhe në rrugët e ndërtuara me punën e papaguar të tyre, duke e mbushur këtë vend-burg me varre pa emër, po u kushtoj këtë ESSE
“ Ej, ti …që na përçmon dhe na përbuz…
*Ti nuk e di se ç'do të thotë të të vrasin djalin e vetëm pa asnjë shkak, vetëm se ishte bir i një familjeje fisnike.Vdekja me plumb është e ëmbël. Por ç’mund të thuash për të riun 18 vjeçar që e mori mushka zvarrë dhe nënës në shtëpi i çoi vetëm njërën këmbë? Këtë plagë të Sigurimit të Shtetit nuk mund ta harrojë jo familja, por as bashkëkohësit .
*A ka drejtësi, kur dikë e burgosën për agjitacion dhe propagandë vetëm se s’ piu dollinë për mustaqet e Stalinit?!
* Nuk di si ta emërtojë dënimin me burgim të përjetshëm të qindra e mijëra të pafajshmëve, vetëm se nuk ishin në gjendje të shlyenin tatimet e jashtëzakonshme.
*Në ç’vend të botës është vrarë ideali i femrës, apo nëna shtatzënë si në Shqipërinë komuniste? U zhduk inteligjenca e arsimuar në Perëndim, kur shumë emra të tyre, ende ruhen me gërma të arta “Elita të Shekullit XX-të”?
* Si do ta quaje dënimin kolektiv, 70 burra lidhur këmbë e duar me zinxhirë dhe në qafë mbanin varur një parrullë: "Kriminelët në litar!"dhe pas shpine:"Kështu do ta pësojnë armiqtë e klasës"?!
*Ti nuk e ke provuar që të mos thotë kurrë goja “Baba” dhe s’e di se ç’do të thotë të rritesh jetim me baba gjallë!
*Ti nuk e imagjinon dot, të të zhvasin mundin dhe djersën e qindra viteve dhe të të lënë me gisht në gojë, aq sa nuk ke me çfarë i mbledh fëmijët.
*Si mund ta merrni me mend se urrejtja e komunizmit arriti deri aty, sa vrau barbarisht kafshën që s'ka gojë, vetëm se i përkiste një fisniku. A mund t'i shtypësh kokën barbarisht një qeni të bardhë si bora vetëm pse e kishin sjellë nga Austria?
*Si do të ndiheshe kur të sekuestrojnë gjithçka dhe të nxjerrin në rrugën e madhe? Pastaj” bamirësit komunist ", të dhurojnë një barakë në kënetë, ku të internojnë si fis dhe si shtresë ?!
*Ti nuk e kupton sa vragë lë tek fëmija, të cilit i pëlqen libri, kur sheh se i rrëmbejnë bibliotekën qindravjeçare dhe i hedhin librat në kamion si plehëra dhe jo si burim kulture apo dijeje.
*Ti nuk e njeh vuajtjen dhe urinë, si mund të të dhembset një nënë që gjithë ditën i bie bretku në ish ullinjtë e saj, dhe në darkë i mbledh fëmijët me lakra pa vaj?
*E di ti se trastat, tok me fëmijët ,në supet e grave e nënave tona, ishin më të rënda se prangat në duart dhe këmbët e të burgosurve ?
*Nuk të kanë thënë ndonjëherë: “Ti nuk ke të drejtë të diplomohesh se i përket një bote tjetër, botës së mohimit të vlerave dhe vuajtjes çnjerëzore” .
*A mund ta besosh se një nënë me fëmijë,gjeti dritare të rënies së luftës së klasave, diplomohet denjësisht, dhe kur Dekanata për aftësi, e propozon për punë, Kryetari i Kom. Ekzekutiv e pyet: “A e bën dot luftën e klasave? Dhe kujt? Asaj që e kishte hequr mbi supe atë luftë klasore, barbare dhe më çnjerëzore. "I madhi" thotë: "Pushtetin tonë komunist e ndan një hendek i thellë me interesat e klasës tuaj. Ne u përkasim 2 botëve të kundërta, armike,ndaj ti s'ke vend në shoqërinë tonë.
*A e di se mijëra të rinjëve iu mohuan të drejtën e studimit dhe sa të tjerëve u shkoi talenti dëm?!
*Ke provuar ndonjëherë kur komunistët festojnë themelimin e "nënës parti", dhe fëmijët e tu të t'i nxjerrin nga shtëpia në shi, në të ftohtë, prej aty ku të kanë rënë brinjët në ndërtimin e pallatit, vetëm për një metër kub ajër më shumë, sepse ti nuk ke të drejtë të jetosh në pallat?
*Ti nuk e di se ç'është vrasja morale. Eshtë një dhunë psiko-fizike që të vret gradualisht. Eshtë një vdekje e ngadaltë.
*Ti nuk e njeh mbijetesën. Ajo është virtyt i fisnikërisë. Nuk dhurohet, nuk blihet me para dhe as me kulturë. Fisnikëria trashëgohet në gene brez pas brezi.Të persekutuarit e mbijetuar, si duket ruajnë në gjak, genet e ilirëve të pastër ( jo ata të përzier që kanë nxjerrë raca bastarde),sepse vetëm ilirët e kulluar u mbijetuan shekujve.
Të nderuar politikanë dhe pushtetarë, shikojini këto portrete të heshtur, a nuk është një pamje rrëqethëse?Janë 1400 të rinj, gra dhe burra që u vranë, u dhunuan, u mohuan jetën, ëndrrat, profesionin, vetëm sepse luftuan për liri dhe demokraci, por jo për një Shqipëri-burg apo një atdhe të shndërruar në një varrezë mbushur me varre pa emër.
Sot është DITA E RINGJALLJES së tyre dhe ata nuk duan asgjë. Nuk duan hakmarrje, sepse ajo sjellë dhunë dhe hasmëri. Ata kërkojnë paqe mes shpirtrave të lodhur e të sfilitur të shqiptarëve. Nga persekutorët, xhelatët që u morën jetën, u vranë shpresat dhe ëndrrat, ata kërkojnë vetëm një fjalë,”Falje”.Mjerisht xhelatët nuk njohin pendim,ndaj nuk dinë as të kërkojnë falje për krimet e bëra.
Këto portrete sot e në vazhdim këlthasin:”Ne jemi pa varre, ndaj na gjeni një copëz dhomë ku të prehemi e të bisedojmë me brezat, që të mos lejojmë të përsëriten tragjeditë, dramat e një kombi vital, që do të zilepsnin edhe tragjedianët më të mëdhenj të kohërave. Ata do të ringjalleshin për të shkruar tragjedinë më të kobshme, më rrëqethëse të njerëzimit, atë të vendit të shqiponjave. Përmes Faljes së Persekutorëve tanë, kërkojmë integrimin e bijëve, mbesave dhe nipave tanë në shoqërinë e re. Trajtoini ata sipas arsimimit, intelektit dhe profesionalizmit.. Jepuni pronat pronarëve, ktheni identitetin legjitim të rrëmbyer dhe do të shihni se si do të ndryshojë kjo tokë e përgjakur me gjak të pafajshëm shqiptari. Atëherë ne do të prehemi të qetë, sepse do ta shohim realitet ëndrrën tonë, që s’na lanë ta realizonim.”Kjo thirrje u drejtohet Politikës, Pushtetit dhe Drejtësisë për t’i rivlerësuar gjithë viktimat e komunizmit. Kjo ekspozitë kujtimore, si pjesë e historisë kombëtare, duhet të ketë një ambient që të vizitohet vazhdimisht, sepse rinia duhet ta njohë luftën e klasave, genocidin shfarosës që u ndoq në Shqipëri, në Çamëri dhe Kosovë. Mes këtyre tre pavioneve, ata do të jenë në gjendje të përcakrtojnë se cilët kanë qenë persekutorët e secilës.trevë të Shqipërisë. Rinia le të jetë gjykatësja më e drejtë e së djeshmes së hidhur.Vetëm e vërteta historike e Shqipërisë sjellë paqen dhe mirëkuptimin mes shqiptarëve, gjë për të cilën kemi nevojë sot më shumë se kurrë.
Kjo ekspozitë është një memorie historie, e cila këlthet: “Ju të rinj që do të jeni politikanët, qeveritarët, gjyqtarët dhe prokurorët e së nesërmes, mos lejoni tragjeditë të përsëriten dhe mos harroni se të gjithë jemi shqiptarë, të një race, flasim një gjuhë,kemi një traditë dhe në gene kemi gjak ilir.”

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA DAJCI -opinion

ndiferenca e OJQ-ve dhe parate pa djerse
Nga Mimoza Dajci
Duke u njohur me rastin e tmerrshem e flagrant sic eshte perdhunimi sistematik i nje vajze 21 vjecare nga fshati i Lezhes prej monsters baba, nuk mund te qendroja indiferente pa shprehur keqardhjen dhe ate cfare une mendoj ne zgjidhjen e ketij problemi jetik qe po mbyt disa nga familjet shqiptare.

Injoranca, skamja, varferia e izolimi i Shqiperise shperthen sot e perdite me raste te tilla dhune e perversiteti. Mbaj mend se vitin 1994 kisha pikturuar ne leter te bardhe dhe karbon token meme Shqiperine te futur ne nje qyp e siper tij nje tape. Piktura kishte dimesionet 62 me 40 cm. E pata emeruar “Qypi i Pandores”. Nga vete simbolika e permbajtjes ia dhurova Shoqates se Ish te Perndjekurve Politike ne Tirane, dhe ata e vendosen ne mur ne nje nga ambjentet e saj. Bukur deri ketu, por ajo pikture duke qene se kishte brenda fabulen e lashte shikojme se cdo dite e me shume “Qypi i Pandores” shperthen e nxjerr ne pah pervec te mirave edhe krimet e akumuluara te kohes se shkuar. Jo pse fenomene te renda dhune e vrasje nuk kishin ndodhur me pare ne vendin tone, por censura, mungesa e mediave private e lirise se fjales do te merrin dhe groposnin me vete edhe ngjarjet e parandodhura si shume e shume krime te perjetuara ne kohen e diktatures komuniste ne Shqiperi.

Jo cdo gje ne boten ku jetojme pritet nga shteti. Per afro 2o vjet Europa e Perendimi u kane ofruar ndihma teknike, logjistike, si dhe shuma te medha parash OJQ - ve shqiptare per civilizimin e jetes ne familje si ne fshat ashtu edhe ne qytet. Cfare u be me keto fonde, ku shkuan ato ndihma, dhe ku eshte suksesi i realizimit te ketyre projekteve. Ku eshte ndergjegjesimi i shoqerise civile shqiptare per keto viktima te pafajshme qe nuk dihet se kur do ti vije fundi. Heshtja, mbushja e xhepave me para (jo djerse) prej donatoreve te huaj, neglizhnca e ketyre OJQ-ve ka sjelle per pasoje edhe keto fenomene te denueshme jo vetem nga ligji por edhe nga qytetari i thjeshte, i cili mund te njihet me to vetem nga nje lexim ne shtypin e dites. Personat direkt pergjegjes drejtues te ketyre fondacioneve apo shoqatave i del per detyre te perveshin krahet, te veshin cizmet e ti vihen punes ne terren, si ne fshat ashtu edhe ne qytet pse jo edhe ne Kryeqytet, sepse edhe atje ka akoma raste flagrante te dhunes ne familje. Shume te rinj e te reja kane perfunduar studimet e larta e jane pa pune. Te merrem psikologe e mjeke e te nisen fshatrave per te pare situaten ne vend.Do thoni ju atje s’ka rruge, fondet qe merrni shtroni rruget, te pakten ne Amerike rruga nuk mbaron kurre, ne cdo skaj te larget te saj po te shkosh rruget do ti gjesh te afaltuara. Rruget ne fshat i shtron individi, shoqatat pse jo edhe shteti por kryesisht ato behen ne menyre private.

Mos te shkohet neper konferenca te ndryshme neper bote vetem per tu dukur e per para, e te flitet per kujdesin ndaj femres, por te jemi konkret e me kembe ne toke sepse atje skamja po kapercen limitet e jetes deri ne aktet e vetevrasjes. Te mos shikojne me lluksin e tyre kur vendit e popullit te varfer po i del flaka e tymi siper catise e neper bote. Shume trondites dhe i pakapercyeshem eshte per cdo nene e femer shqiptare ky veprim bastard i nje babai qe s’mund te quhet i tille, e qe ne rrethana te caktuara shfrytezonte foshnjen e tij si nje prostitute ne familje. Aq me keq qe as nuk e pranon incestin ndaj se bijes. Eshte vertete shume i tmershem fati tragjik i nenes kur pa te bijen qe perdhunohej nga i shoqi, por sipas saj ajo nuk kishte zgjidhje tjeter pervec vdekjes. E mbuluar nga injoranca, varferia ropatohej rrugeve duke punuar rende vetem qe ne familje mos te mungonte asgje si per vajzat ashtu edhe per te shoqin, e mbante brenda atyre mureve e shpatullave te saj dhimbjen e madhe te perdhunimit te bijes se saj nga bashkeshorti. Duke u ndalur tek heshtja e saj shikojme dy ane; ate te mos berjes publike te gjerave qe cdo gje te mbetej brenda familjes, e te mos beheshin “gazi i botes” dhe tjetra me e pranushmja po sipas saj per te mos i prishur avenirin vajzes se saj qe neser edhe ajo te krijonte nje familje normale.

Mbeshtes opinonin e dikujt kur thote se truri i tij duhet te dergohet per studim ne nje nga laboratoret me te specializuara te botes, sepse keshtu mund te diagnostikohen e kurohen me lehte keto “specie” qe shkaktojne krime te kesaj natyre. Si eshte e mundur qe ky kriminel autor i disa vrasjeve te lihej i lire e te ushtronte perseri dhune ne familje ndaj grus e vajzes, e cila edhe ajo, sipas nje te aferme te saj tregon se vajza e perdhunur kishte filluar ta pranonte kete akt pervers dhe urrente ne kulm te emen, gje qe ajo e reflektoi deri edhe ne momentin e varrimit te saj, duke qeshur e perqafuar ne krahet e te atit. Mendoj se edhe veprimet e saj duhen pare me kujdes nga mjekesia ligjore dhe organet kompetente sepse dhuna tek ajo ka ndikuar per keq ne sistemin nervor edhe veprimet e saj jane te demshme si per shoqerine ashtu edhe per familjen, prandaj duhet trajtuar si nje rast i vecante e me kujdes nga shteti dhe nga shoqeria. Ne dejet e saj trashegohen tiparet, karakteret e veset e te atit, prandaj edhe ajo duhet te trajtohet nga mjekesia si studim me vete, per tu gjendur me pas solucioni i ketij “kanceri” vdekje prures.

Kam degjuar njehere nga afer se si nje vajze ngacmohej seksualisht nga njerku i saj. Ajo edhe pse kishte kryer studimet e larta per mjekesi nuk ishte ne gjendje jo vetem te denonconte njerkun, por edhe ti tregonte nenes se saj se cfare po ndodhte, vetem e vetem qe e ema mos te kishte nje divorc te dyte. Pranoi martesen pa njohje jashte vendit, dhe u nis, po se ku as vete nuk e dinte. Sa e sa raste te tilla kemi cdo dite, ku vajzat shqiptare perfundojne rrugeve te botes e te perfshira ne prostitucion, apo nen gryken e pistoletes. E kam bindjen se kjo ka ndodhur per shkak te rrethanave e kushteve te tyre te renda qe i kane detyruar ti bejne keto veprime duke mos patur edhe mbeshtetjen financiare e morale. Vajza qe u martua e gjeti zgjidhjen, po ato qe jane akoma ne ate vend ku nuk ka fronte pune e nuk i sigurohet strehim, i cili eshte aq i domosdoshem per privacine e jetes. Sigurisht nuk duhet perjashtuar rastet e vajzave edhe grave shqiptare qe kane shkelqyer dhe nderuar vendin jashte neper bote e qe kane ecur perkrah shkences, kultures apo cdo lloj fushe tjeter duke konkuruar me standartet bashkekohore.

Jeta dhe eksperienca ne emigracion na ka mesuar me disa gjera ndryshe, sepse edhe niveli i jeteses eshte me i larte se atje. Ketu per grate e vajzat e dhunuara ka banesa komode dhe krejtesisht te panjohura per shkaktarin e dhunes, te cilat jane ngritur nga OJQ-te e ndryshme, kurse ne Shqiperi duke mos ekzistuar keto kushte, vajzat e grate detyrohen e i nenshtrohen dhunes e mbase edhe perdhunimit. Pra jane shkaqet ekonomike qe e ulin dhe nenshtrojne femren shqiptare. Nese ajo do te ishte e pavarur ekonomikisht nuk kishte pse torturonte veten, nenen apo motren me veprime te tilla shtazarake dhe amorale.

Ceshtja e strehimit ka qene kurdohere problem i madh ne vendin tone, e te gjitha keto vinin si pasoje e nje vendi te prapambetur e te pazhvilluar. Vetem blloku e njerezit e priviligjuar te asaj kohe jetonin ne kushte te mira. Po kujt i vinte keq per fakirin popull. Pra moszgjidhja e strehimit shkaktonte gjithmone grindje e shere ne familje, ku ishin te detyruar te jetonin 3 apo 4 kurora ne nje apartament me dy dhoma. Plaste “lufta” edhe per shkak te femijeve te vegjel, e cdo here perfundonte me acarime e perplasje te medha. Beheshe hasem me motren, vellane, nuset e vellezerve etj. Keto probleme sociale e te prekshme duhen pare me kujdes e perparesi te vecante per te shmangur cdo te keqe sociale ne vend.

Duam s’duam por nami i keq i ka dale burrave shqiptare qe jane shume te dhunshem. Te me falin ata persona jo te dhunshem e qe jane shume korrekt me familjen e shoqerine, por per ta ilistruar kete fakt po ju tregoj nje ndodhi. Nje dite per te shkuar ne pune mu desh te merrja taksi. Rruges taksisti (amerikan) me pyeti: “Shqiptare je”. Po, i thashe e habitur. “Te kam pare ne disa emisione televizive tek TV-Kultura Shqiptar e” – me tha, dhe here pas here me hidhte shikimin pertej xhamit te pasqyres. “Gruan e kam shqiptare - vazhdoi biseden – dhe i ndjekim me shume interes emisionet ne gjuhen shqipe, prandaj edhe tu ofrova per te sherbyer”. Oh, i thashe shume mire, faleminderit. Ai foli perseri “Perpara se te martohesha e pyeta gruan; pse do te martohesh me mua e jo me nje shqiptar, ajo mu pergjegj se, burrat shqiptare jane te dhunshem”. Ky ishte vetem nje rast i degjuar, po sa raste te tilla reale kemi e do te kemi perseri ne vendin tone, jo se akte te kesaj natyre nuk ndodhin edhe neper vende te ndryshme te botes, por problemi eshte si ti zgjidhim hallet tona per te patur kujdes ne lehtesimin e dhimbjeve qe shkakton dhuna e per te parandaluar vrasjet e vetevrasjet me paramendim.

Mire do te ishte qe OJQ-te e ndryshme pamvaresisht se ne cilat fusha te jetes levrojne, duhet te vene ne dispozicon te popullates nurma telefoni, fax-i dhe adresa te ndryshme email-i, ne menyre qe denoncueset te ndjehen me te lira ne rrefimet e dhunimit te tyre dhe te ruhet privacia e deponimit deri ne maksimum. Te vendosen telefona publik si ne zonat rurale ashtu dhe ne qytet vetem per raste urgjente, ne menyre qe ndihma e shpejte tu jepet sa me pare kesaj kategorie njerezish apo cdo viktime te rastit. Policia private e shteterore te qarkulloje non stop ne cdo qoshe te vendit me korrektesi dhe pa u korruptuar nga keqberesi.

Bota e gruas Shqiptare-Interviste e Zerit te amerikes me Rozi Theoharin

Rruga e shkrimtares Rozi Theohari drejt suksesit letrar në SHBA
Laura Konda
Zëri i Amerikës
24-07-2009
Shumë emigrantë shqiptarë në SHBA, të ardhur vetëm 10-15 vjetët e fundit kanë arritur, në saje të punës së tyre këmbëngulëse, të ushtrojnë profesionin që kanë patur në vendin e tyre. Një prej tyre është shkrimtarja Rozi Theohari, autore e 14 librave, 4 prej tyre në gjuhën angleze.

Të jesh emigrant është e vështirë, por të jesh emigrant intelektual e në një moshë relativisht jo të re është akoma më e vështirë. Por këto vështirësi duket se i ka kapërcyer me sukses, pas 15 vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkrimtarja Rozi Theohari, në saje të punës, optimizmit që e ka ndjekur në çdo përpjekje të saj, vullnetit të paepur e dashurisë për profesionin.

Rozi Theohari është autore e 14 librave, 4 prej tyre në gjuhën angleze. Bijë dhe mbesë e një imigranti nga Dardha e Korçës, ajo erdhi në SHBA në vitin 1994, siç thotë, mes të tjerash, edhe për të "njohur vendin ku frymuan dhe punuan aq rëndë" baballarët dhe gjyshërit në fillim të shekullit të 20-të. "Erdhëm të vizitonim varret e tyre në qimiteret amerikane, të ulemi në gjunjë për të përkëdhelur gurin e të vendosim aty një buqetë me lule", kujton ajo.

Por Rozi, ndryshe nga paraardhësit e saj që ju vunë punës për të mbledhur para që të mbanin familjen në Shqipërinë e varfër, zgjodhi rrugën e të qënit intelektual në Amerikë, duke filluar studimet universitare, edhe pse mbi të 50-tat.

Ajo kujton fillimin e vështirë të jetës në Amerikës, si çdo imigrant tjetër, me zemrën e mendjen të dyzuar midis Amerikës e Shqipërisë. Por Rozi pati forcën që ky dyzim të mos e pengojë, por përkundrazi, ta ndihmojë e frymëzojë në karrierën e saj intelektuale.

Ajo vlerëson së tepërmi komunitetin shqiptaro-amerikan, aktivitetetet e tyre të larmishme por edhe punën e palodhur atdhetare si një faktor për ta mbajtur gjallë traditën shqiptare me mijëra kilometra larg vendit. Pa humbur kohë, ajo do të bëhej edhe vetë pjesë shumë aktive e këtij komuniteti.

"Ashtu si çdo emigrant jetoj me dy vizione: Jetoj me kulturën, me sfidat e të papriturat e jetës amerikane, përballë komunitetit shqiptaro-amerikan dhe njëkohesisht me perfytyrimin e jetes sime në të kaluarën, në atdheun e largët. Këto dy vizione më kanë angazhuar e frymëzuar në krijimtarinë time në prozë e poezi. Këto dy vizione me kalimin e kohës bashkohen në një të vetëm, ashtu siç jemi bashkuar në një komunitet të vetëm, ketu... Të gjithe shqiptarët, pa dallim besimin fetar, krahinor apo ideve politike, tiranasit, shkodranët, vlonjatët, çamët, prishtinasit, prizrenasit, tetovarët, ulqinakët, arvanitasit, arbëreshët, të gjithë, kur takohemi, flasim shqip e këndojme shqip, me një qellim, me një ëndërr e me një urim për përparimin dhe mirëqenien e popullsisë shqiptare në të gjitha trojet etnike."

Fituese e disa çmimeve letrare për krijimtarinë në Shtetet e Bashkuara, mes tyre ai "Pena e artë" nga shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, apo çmimit ndërkombëtar "Naji Naaman Literary Award", krijimtaria e Rozi Theoharit përfshin poezi, prozë dhe publicistikë, ku ajo ka pasqyruar përvojën e saj jetësore në SHBA. Tri libra të saj me poezi janë botuar në gjuhën angleze. Disa nga poezitë ajo ja kushton përpjekjeve të afrikano-amerikanëve për t'u bërë qytetarë me të drejta të barabarta në shoqërinë amerikane. Vitin e kaluar, ajo shkroi një poezi të ndjerë për Presidentin Barak Obama.

"Qysh kur erdha në Amerikë në vitin 1994, provova shume përvoja të reja, të cilat i kam pasqyruar në prozën e në poezinë time. Një nga këto përvoja ka qenë edhe njohja e miqësia me Afrikano-Amerikanet, që nga elita e deri tek njeriu më i thjeshtë, karakterizuar nga edukata e mirë dhe sjellshmëria. Gjate viteve kur studioja në kolegj e më vonë, e frymëzuar prej tyre, kam shkruar poezi në gjuhën angleze kushtuar miqve të mi Afro-Amerikane, si dhe gruas se famshme zezake Roza Park, governatorit zezak të Massachusettsit Deval Patrik dhe së fundi, entuziazmin tim e shpreha tek poezia kushtuar presidentit të tanishëm të Amerikës, Barak Obama.

Poezia titullohet "The Golden Epoch", "Epoka e artë". Një poezi e thjeshte dhe e ndjerë, ku autorja sjell emocionet e saj një dite pasi ka votuar per presidentin e pare afrikano-amerikan të Shteteve të Bashkuara.

… Dhe brenda pak kohësh pas dërgimit, ajo mori një letër falënderimi, me nënshkrimin e Presidentit të SHBA, Barak Obama. Një letër me tre paragrafë, një falënderim i thjeshtë, por shumë domethënës për një intelektuale-emigrante nga Shqipëria. //kk//

Wednesday, July 08, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-Vilhelme Vranari Haxhiraj -esse

Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
GJUHA E MËMËS ËSHTË I PARI ELEMENT IDENTITETI KOMBËTAR

Duke marrë shkas nga një koment te”Fjala e Lirë”, shkruar nga shqiptari i mirë, kritiku dhe analisti, z. Fatmir Terziu, i cili me të drejtë kërkon komente në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në takimet e tyre, apo në media, po shkruaj mendimet e mia të cilat janë të pa tjetërsueshme.. Nuk ka gjë më të bukur, më interesante dhe më me vlerë kombëtare, se kur një individ apo një shoqatë brenda vendit dhe aq më tepër në Diaspor, jep mendime mbi problemet e shumta sociale që kanë prekur shoqërinë shqiptare. Përgëzoj shoqatën "Shpresa Programme", që punon dhe vepron në Angli për tematikat me interes për shoqërinë tonë. Shoqata të tilla, të krijuara nga shqiptarë në emigracion, ka në të katër anët e rruzullit. Përmes internetit, medias sé shkruar dhe vizive ka mjaft shoqata si: “Vatra”,“Bota e Gruas Shqiptare”që janë në ShBA; “Klubi “Drita “në Athinë; “Shpresa Programme” në Londër, me gazetat dhe revistat e tyre virtuale apo vizive, si “Fjala e Lirë”në Londër, drejtuar nga Fatmir Terziu dhe një grup intelektualësh. Në ShBA janë “Illyria” nën drejtimin e z.Dalip Greca,“Bota Sot”,”Bota e gruas shqiptare”, “Dielli”; Në Romë “Rrënjët”; në Greqi “Pelegrini” drejtuar nga Thanas Jani dhe sa e sa të tjera, të cilat bëjnë një punë të madhe për njohjen e çështjes shqiptare në botë.Tematika që ato prekin ka si qëllm integrimin e shqiptarëve që jetojnë në emigrim si dhe integrimin e gjithë shoqërisë shqiptare në tërësi. Pa një shoqëri të emancipuar në të gjitha segmentet e saj, pa një nivel të lartë kulturor dhe arsimor të të gjithë shoqërisë, as që mund të mendohet që kombi ynë të integrohet në botën e zhvilluar. Nëse synimet për një transformim cilësor, nuk janë obligim i gjithë shoqërisë shqiptare, ku përfshihet politika, administrata shtetërore ( e lartë, e mesme dhe ulët), arti dhe media, duke nisur me respektimin me fanatizëm të përdorimit të gjuhës standarte shqipe, pa huazime, ka rrezik të humabsim identitetin tonë kombëtar.
Të gjithë e dimë se gjuha është një nga tri elementet e shtyllës së kombit. Në shekuj fati i ka shpërndarë shqiptarët nëpër botë. Por emigracioni më i madh i të gjitha kohërave që ka njohur vendi ynë, ishte ai që nisi në vitin 1990 e në vazhdim…Në Perëndim ata u përballën me rrugët e panjohura që u serviri koha. Për të përballur vështirësit e jetës, për t’u integruar në një shoqëri të re, me norma krejt ndryshe nga vendii tyre,ishin dhe janë të detyruar të mësonin dhe të mësojnë gjuhën ,të njihnin dhe njohin traditën e vendit që i mirëpriti. Kush mëson gjuhë të huaja pasuron kulturën vetiake dhe siguron integrim më të shpejtë në shoqërinë ku jeton dhe punon. Mirëpo fëmijët që kanë lindur dhe do të lindin në emigracion, ka rrezik ta harrojnë gjuhën e të parëve,gjuhën shqipe. Kjo ndodh nga njëherë në vartësi të rrethanave të të vegjëlve. Ndoshta ky rreziknga njëra anë dhe nga ana tjetër, dashuria për vendlindjen dhe përgjegjësia morale apo qytetare për t’i treguar botës se edhe ky vend i vogël, Shqipëria ka historinë, zakonet dhe kulturën e vetë,u detyruan të krijojnë shoqata në emigracion. Duke qenë të organizuar, iu krijua mundësia që të kishin mediat e tyre. Me kohë hapën shkolla shqipe. Vlen t’i jemi mirënjohës Sejdulla Dajës që ka hapur një rrjet të gjërë shkollash shqipe në Suedi. Hapja e shkollës shqipe në Itali dhe së fundmi në Greqi. Duhet lavdëruar puna e çiftit Kozeta & Qemal Zylo, që kanë çelur në New York, Instituin e gjuhës shqipe që mban emrin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu..” Tani, po ky çift dhe po në New York, çelën TV e parë shqiptar në SHBA.
Qysh para 600 vjetsh kanë mërguar arbreshët e Italisë dhe jo vetëm ruajnë zakonet, traditën, mësojnë historinë e të parëve , por janë për të pasur zili që po i japin rëndësi të madhe mësimit të gjuhës shqipe. Jo vetëm kaq, por po zgjerojnë lidhjet shpirtërore me tokën mëmë dhe duke qenë krenar për simbolet kombëtare shqiptare, i ruajnë ato si të shenjta. Vlen të përmend Shoqatën “Vatra Arbëreshe” në Piemonte me qendër Kieri (Torino).Arrijnë deri aty sa zhvillojnë konkursin e gjuhës letrare standarde shqipe. A nuk duhet marrë si shembull? Zhvillimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në Piemonte, ku është bërë një punë e madhe nga drejtuesit e saj, si Presidenti Vincenzo Cucci; përgjegjësi i kulturës që merret direkt me gjuhën shqipe, Tommaso Campera, Prof –docent Italo Constante Fortino(pedagog i gjuhës shqipe në Universitet). I mora si shembuj këta zotërinjë për të treguar se ç’duhet të bëjnë shoqatat e formuara nga emigrantët e rinj.
Duke parë punën e madhe të këtyre shoqatave për njohjen e historisë, kulturës dhe traditës shqiptare nga të huajt, vlerësoj përpjekjet e tyre për minimizimin e problemeve sociale që vihen re në shoqërinë e sotme, për të cilat na dhemb të gjithëve.
Në mënyrë të veçantë, vlerësoj sensibilizimin e opinionit nga ana e tyre për dhunën në familje, ku më të denigruarit janë gratë dhe fëmijët. Theksoj se të gjitha këto përpjkeje nëse shkruhen apo nëpër tubime fliten në gjuhën e mëmës, atëherë me të vërtetë ruajnë identitetin e tyre kombëtar. Emigrantët shqiptarë duhet ta përdorin qëtë mos e harrojnë gjuhën shqipe. Duhet t’ua mësojnë fëmijëve të tyre! Do ta quaja si një detyrim kombëtar ndaj tokës qëilindi dhe familjeve që kanë lënë pas. Eshtë krenari kur në dhe të huaj ruani identitetin e të parëve tuaj ilirë! Nuk nënvleftësoj përdorimin e gjuhës së vendit ku jetoni, por shoqatat kanë si qëllim të ruajnë nga asimilimi gjuhën, kulturën shqipe dhe nga mohimi i të qenit shqiptar. Shumë fëmijë që kanë lindur jashtë e mohojnë origjinën duke thonë se janë italianë, amerikanë apo anglezë etje. Ndaj tubimet e shqiptarëve aty ku jetojnë, duhet të bëhen në gjuhën shqipe. Gjithashtu mediat qëdisponojnë, duhet t’i përmbahen gjuhës standarde shqipe.
Nëse duan që puna e tyre të njihet nga opinioni i huaj apo ai botëror, le të shkruajnë paralel me artikullin apo studimin nëgjuhën shqipe edhe në anglisht, apo italisht…Kjo gjë bën jo vetëm të mos e harroni, por ta ruani të patjetërsuar gjuhën e të parëve.
Duke pasur parasysh rrezikun e asimilimit të gjuhës dhe idenitetit tonë kombëtar, qysh në vitin 2003 kam dhënë një mesazh në kopertinën e romanit historiko-fantastik për fëmijë me titull “Amanti i Arbërisë”,të cilin po e jap:
“ I dashur lexues i vogël!
Këtë roman ia kushtoj nipit tim të shtrenjtë, Ivo Spatharit, që jeton në Itali, në dhjetëvjetorin e lindjes së tij.
Ty Ivo, Biankës së vogël dhe gjithë fëmijëve shqiptarë, që stuhia iu vërviti kushedi në ç’kënd të globit, po ju lë një amanet:
Kurrë mos harroni se jeni shqiptarë! Ndaj duajeni këtë vend! Mësojeni dhe duajeni gjuhën e bukur shqipe, se është gjuha e nënës! Mësoni mirë gjeografinë dhe historinë e vendit tuaj sepse vetëm kështu mbroni identitetin tuaj! Vetëm në këtë mënyrë do t’i tregoni botës se kjo është toka e të parëve tuaj dhe se ne jemi autoktonë në këto troje. Kurrë mos e mohoni dhe e harroni këtë vend, sa i bukur dhe i pasur, po aq i vuajtur dhe i varfër! Kini parasysh, se ky vend me emrin “Shqipëri” meriton shumë dhe duhet të ecë me të njëjtin ritëm si të gjithhë vendet e zhvilluara!”
Autorja që ju do shumë.

Thursday, June 18, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-Vilhelme Vranari (Haxhiraj) Vleresohet me Cmimin Nacional

VILHELME VRANARI (HAXHIRAJ) VLERESOHET NE POEZI ME CMIMIN NACIONAL

"GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU" NE ITALI

Shoqata "Vatra Arbëreshe" në datën 18 prill, ora 17, në qytetin e Kierit ( provinca Torino), në Itali zhvilloi takimin festiv për konkursin letrar të poezisë shqiptaro-Arbëreshe, i cili ishte edicioni i tetë (8). Ishte një takim i ngrohtë, festiv dhe shumë i veçantë që la te pjesëmarrësit shumë mbresa. Festa zgjati deri në orën 24. Në sallën e Bashkisë së Kierit ku u bënë ceremonia, ishte vendosur Portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut., shpata dhe përkrenarja e tij. Stema e Shoqatës "Vatra Arbëreshe", ku spikasin shkaba m falmurin kuq e zi. Në anën tjetër qëndronin flamuri Italian, i BE dhe Shqiptar. Ishin vërtet çaste prekëse, kur në një vend mik gjen simbolet e tua kombëtare.

Ceremonia e dhënies së çmimeve u zhvillua në sallën e Komunës së Kierit, një ndërtesë e mesjetës, ku spikaste arkitektura e kohës dhe mobilimi me orendi antike. Midis tyre ishte shkruajtur në arbërisht: "RROFSHIN GLUHAN, HORAT DHE KATUNDAT E ARBERESHEVET SA MALET!"

Aktivitetin festiv e nderonin me pjesëmarrjen e tyre personalitete politike dhe shtetërore italiane, përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare në Itali, anëtarë të shoqatës "Vatra Arbëreshe", shqiptarë që kanë emigruar vitet e fundit aty, si dhe studentë shqiptarë. Ndodheshin arbëreshë, që jetonin në Romë si dhe përfaqësues të rrethit kulturor Lukano. Takimi ishte sa i bukur dhe me po aq vlera.

Në Komitetin e Nderit ishin të ftuar këto personalitete:

*Dr.Agostino Gay: Sindaco i qytetit të Chierit (Kierit)

*Dr.Roberto Plaçido:Zv/President i këshillit regional të Piemontes.

*Dr.Giuseppe Cerchio: zv.President i këshillit të provincës Torino.

*Valter Guliano: këshilltar për çmimet kulturore në Piemonte.

*Dott.ssa Anna Maria Morello: studiuese e pasurisë kulturore dhe gjuhësore të Regiones Piemonte.

*Onorevole.Gaetano Porcino: Deputet i Piemontes

*Dr.. Llesh Kola: Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali.

*Dr. Spartak Topallaj: Consull gjeneral i Rep. Shqiptare në Milano.

*Dr. Gjon Coba: Konsull në Milano.

*Dr..Pietro Simonetti: Presdident i komisionit regional të Lucanos, për marrdhëniet me jashtë.

*Dr. Michele Moreti: President i Rrethit kulturor "G.Fortunato" Lucano-Torino.

*Dott.ssa.Paola A.Taraglio: Sekretare e Këshillit Regional të Piemontes për Emigracionin.

Përfaqësia diplomattike shqiptare përfaqësohej nga z. Gjon Çoba dhe gazetari i ATSH, Benko Gjata. Të ftuarit e tjerë diplomatikë nuk asistuan.

Fjalën e përshëndetjes mbi aktivitetin historik, gjuhësor, kulturor dhe vazhdimin e traditës shqiptare nga pakicat arbëreshe në Regionen e Piemontes, ku jetojnë mbi 10 000 familje të herëshme shqiptare, e mbajti prof. Vincenzo Cucci (Vinçenco Kuçi); president i shoqatës "Vatra Arbëreshe". Programi u prezantua nga gazetarja kulturore, Nicoletta Borgia.( arbëreshe nga Roma).

Përshëndeti shoqatën "Vatra Arbëreshe" Sindaco i qytetit të Kierit, Dr. Agostino Gay, i cili vlerësoi punën e madhe të pakicave kombëtare shqiptare, që për pesë shekuj ruajtën të gjallë gjuhën, traditën, kostumet dhe kërkesat e tyre të vazhdueshme për të fituar gjithë të drejtat si minoritet, u aprovuan nga Qeveria italiane më 2003. Kjo ishte një fitore për arbërshët, sepse u jep mundësinë atyre të këmbejnë vizita bashkëpunimi me vendin e të parëve, Shqipërinë, të njohin historinë, kulturën dhe gjuhën letrare shqiptare të sotme. Sindako vlerësoi punën e madhe të këshillit drejtues të shoqatës nën drejtimin e presidentit, z. Vinçenco Kuçi, të cilin e vlerësoi me një çmim të veçantë Këshilli i Piemontes.



Më pas Sekretari i konkursit letrar të poezisë, z. Massimo Rafti, i cili ka detyrën e zv/ Presidentit të shoqatës Vatra Arbëreshe, pasi pasqyroi punën disa mujore të Jurisë, çeli shpalljen e fituesve tè edicionit tè tetè (8) konkursi 2009.

Në juri merrnin pjesë:

*President i Jurisë: Prof. Italo Kostante Fortino,

Docent në gjuhë- letërsi shqipe në Universitetin e Napolit ( arbëresh)

*Visar Zhiti: shkrimtar dhe poet- atashe kulturor në Ambasadën shqiptare në Romë.

*Eduard Soppi: President i i shoqatës "Nënë Tereza" né Asti -Skulptor dhe restaurus i veprave të Artit.

*Annucuata Delli Santi: Eksperte gjuhësore në Regionen Basilikata.

*Tommaso Campera: Poet arbërsh, përgjegjës kulturor i shoqatës "Vatra Arbëreshe".

Presidenti i Jurisë Prof. Italo Kostante Fortino, me një shqipe të kulluar, foli gjatë mbi poezitë e paraqitura në konkurs në një numër të konsderueshëm. Theksoi arritjet që ka pasur gjuha arbërshe nga edicioni në edicion. U ndal tek Trilogjia e shkrimtares Vilhelme Vranari, ku gjithë sentenca e saj mblidhej në një poezi me titull Rrënjët. Nga poezitë fituese citoi vargjet më pikante.

Ai theksoi se mes një numri të konsiderueshëm konkurentësh Juria kishte nxjerrë 3 çmime nacionale letrare dhe një për gazetari . Cmimet mbanin emrin e heroit tonë kombëtar:"Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Në poezi nga autorët shqiptarë, iu dha çmimi nazional shkrimtares shqiptare nga Vlora, Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Dy çmimet i morën dy poet Arbëresh, një djalë dhe një vajzë e vogël. Poezitë fituese u lexuan nga vetë autorët edhe në shqip, apo arbërisht edhe në Italisht. Në gazetari dhe si veprimtare e shoqatës "Vatra Arbëreshe", e mori Valbona Jakova, emigrante shqiptare që jeton në Bresha.

Midis dhënies së çmimeve u krijuan ndërprerje për të dhënë koncert Kompania artistike "Centro Mediterraneo delle Arti"

Më pas deputti i Piemontes përshëndti aktivitetin, fituesit e çmimeve dhe vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit të arbëreshëve me vendin e të parëve të tyre. Gjithashtu ai vuri në dukje rëndësinë e qëndresës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, për të ndaluar islamizimin e Europës së krishtere. Aty u inagurua seksionii arbëreshve m origjinë Lukane në Piemonte, ku si koordinatore ishte Vatra Arbërshe e Kierit.

Mbi gjithë historinë shkurt, të Skënderbeut, referoi drejtori i spektaklit Ulderiko Pesce.

Pozia fituese e çmimit "Gjergj kastrioti Skënderbeu" i shkrimtares shqiptare nga Vlora, Vilhelme Vranari (Haxhiraj) Titullohet "Rrënjët"



*RRËNJËT LE RADICI

Rrënjët… Qui,

këtu i mbollën, piantammo le radici,

në këtë tokë të larë in questa terra

në gjak. lavata di sangue…

Degët… I ramosclli…

nëpër botë janë shpërndarë si sono sparpagliati nel mondo.

Syri… Nell’occhio…

lot pikoi, una lacrima spunto’,

kur dritën e së vërtetës ai pa… quando la luce della verita’ l’avisto’.

Gjuhën e mëmës… la lingua materna…

ëmbël shqiptuan, si pronunciava dolcemente,

atje, ku rrënjët hodhën shtat. li…dove le radici si sono messe.

Horizontet e përflakura Gustarano gli orizzonti fiammeggianti

shijuan… li, dove l’agnellino correndo il segue

aty, balenando…

ku blegërin qengji manar Cercando per il mondo,

Nëpër botë kërkuan, non hanno visto niente di loro radici.

askund nuk i panë, Ma ritornando, le hanno trovato,

u kthyen e i gjetën le radici…

rrënjët… li’, dove aveviano laschiate…!

aty, ku i lan





Përshëndeti gjithashtu Konsulli Shqiptar në Milano, Gjon Coba, i cili falënderoi organizatorët e çmimit në poezi dhe Jurinë për vlerësimin e autores shqiptare ,Vilhelme Vranari, apo gazetares Valbona Jakova me banim në Itali. Konsulli vlerësoi bashkëpunimin midis vendeve tona, si shumë frytdhënës në ndikimin e kulturave dhe në gjithë fushat e jetës. Takimin e përshëndetën zv/presidenti i Këshillit Regional të Piemontes, Dr. Roberto Plaçido dhe Dr. Giuseppe Cerchio, zv/president i këshillit të Torinos; Dr. Pietro Simonetti: President i punëve të jashtëme të regiones së Lukanos.

Më pas u shtrua një kokteil. Ndërsa në orën 21 në sallën e koncerteve u dha spektakli "La sposa di Scanderbeg", "Gruaja e Skënderbeut". U larguam nga Kieri në mesnatë me përshtypjet më ë mira, për ata njerëz që kishn lindur për breza me radhë në Itali dhe flisnin shqip. Kërkonin të kujtonin luftën e të parëve të tyre. Arbëreshët e Piemontes janë pjesë e pashkëputur e historisë dhe kulturës sonë kombëtare.

Tuesday, April 28, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA DAJCI-pershkrim

Në ndihmë të moshës së tretë

Nga Mimoza Dajçi New York
Qendra e Menaxhimit dhe Kujdesit Gjithëpërfshirës (Comprehensive Care Management ose CCM) si koncept ka ardhur nga On Lok, një program i komunitetit kinez të San Franciskos. Prindërit dhe gjyshërit e komunitetit ishin bërë problem sepse fëmijët e tyre ishin në punë dhe nuk kujdeseshin dot për ta gjatë gjithë ditës. Kështu komuniteti mblodhi para, krijoi programin ON LOK dhe mori në punë një mjek dhe disa ndihmëse të cilët kujdeseshin për të moshuarit në një qendër te caktuar gjatë ditës dhe në darkë i çonin në shtëpi. Suksesi i këtij modeli ishte kaq i madh saqë qeveria federale e adoptoi për komunitete të tjera. Përfitimi ishte i gjithanshëm, sepse të moshuarit ishin në gjendje të vazhdonin jetesën nëpër shtëpitë e tyre, familjarët nuk detyroheshin më të humbnin punën ose të linin pas dore jetën e vet për t'u kujdesur për ta, dhe qeveria kursente paratë, pasi qëndrimi në azil kushtonte mesatarisht $5,000-$8,000 në muaj, ndërsa programi kushtonte shumë më pak.
Forma më e zhvilluar ishte programi i PACE të cilin e adoptoi CCM-ja. Sot CCM ka 15 qendra shpërndarë në 5 lagjet e New York-ut si edhe në Westchester, Nassau and Suffolk. Këto qendra kanë mesatarisht nga 100-150 anëtarë secila, si edhe mjekët, infermieret, punonjësit socialë, terapistët, ndihmëset dhe shoferët që kujdesen për ta. Programi është i paguar plotësisht nga Medicaid dhe Medicare. Çdo anëtari i caktohet një mjek, infermiere, ndihmëse, punonjës social dhe terapist për nevojat kryesore. Nëse del nevoja për mjekë specialistë si kardiologë, ortopedë, neurologë etj, CCM ka një rrjet të gjerë specialistësh me përvojë. Gjithashtu ka në dispozicion transport për takimet mjekësore, si edhe mjete mjekësore që i duhen p.sh. bastun, karrige me rrota, syze, proteza etj.
Një pjesë tjetër e programit është CCM Select, e cila i lejon anëtarët e vet të mbajnë mjekët që kanë, por u ofron atyre kujdes shëndetësor ekstra si p.sh. infermieren që i viziton çdo muaj, ndihmësen në shtëpi, transportin, terapinë etj. E mira e këtyre programeve është që jo vetëm përmirësojnë jetën e anëtarit por edhe lehtësojnë barrën e familjarëve dhe i bëjnë ata të ndihen më të qetë.
Rregullat e pranimit:
1. Duhet të kesh ose të plotësosh kushtet për Medicaid.
2. Duhet të jetosh brenda zonës së shërbimit (NY metro, Nassau, Suffolk and Westchester County)
3. Duhet të kesh sëmundje kronike dhe nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor (p.sh. diabet, reumatizëm, tension të lartë etj)
4. Mosha e pranimit është 55 vjeç e sipër për PACE dhe 18 e sipër për Select.
Në stafin e kësaj qendre tani për tani janë 2 punonjëse shqiptare, Blerta Alikaj si Përfaqësuese e Programit Mjekësor e Administrativ për tërë New York-un, dhe Esma Jaubelli, koordinatore e pacientëve shqiptarë në Bronx. Po ashtu pjesë e saj është bashkëpunimi me mjeken shqiptare, Dr. Evia Nano, e cila u shërben anëtarëve të programit në Bronx.
Së shpejti, planifikohet që Dr. Nano të fillojë të shohë edhe anëtarët në Ridgewood, Queens. Qendra në Seneca, Ridgewood, do të ketë një koordinatore shqiptare gjithashtu, në mënyrë që të mos mungojë kujdesi në gjuhën amtare. Interesimi dhe kujdesi i personelit shqiptar pranë kësaj qendre është shumë i veçantë e për tu admiruar jo vetëm për pacientët shqiptarë por edhe të huaj. Përveç drejtuesve te lartë të CCM-së, me konsideratë të lartë për Dr. Evia Nanon, Blerta Alikaj dhe Esma Jaubellin, flasin edhe vetë pacientët shqiptarë, të cilët kanë gjetur tek ato respektin, shërbimin e kujdesin e duhur shëndetësor e social.
Aktualisht, CCM ka 22 anëtarë shqiptarë shpërndarë në Bronx, Queens dhe Brooklyn.. Të gjithë janë tepër të kënaqur dhe mezi presin të vizitojnë qendrat dhe të takojnë miqtë që kanë bërë aty.
Gjithsej, CCM kujdeset për përafërsisht 3500 veta në vit shpërndarë në tërë New York-un.
Ngritja e këtyre qëndrave për kujdesin e përgjithshëm shëndetësor për moshat e treta dhe moshat e reja me probleme shëndetësore janë kurdoherë një shëmbull i mirë që duhet marrë në konsideratë e duhet aplikuar sa më parë si në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Prandaj i del për detyrë të gjitha organizatave jo qeveritare qofshin në Amerikë, Shqipëri, Kosovë e në trojet e tjera shqiptare që të merren me menaxhimin e shëndetit mjekësor duke u mbështetur në eksperiencën amerikane aq më tepër që janë vetë disa bashkëkombase shqiptare të Amerikës që kanë fituar përvojën e duhur në këtë drejtim.
Gjatë bisedës me përfaqësuesen e këtij programi Znj. Blerta Alikaj mësuam se ajo ishte e gatshme të kontribonte për ngritjen e këtyre qendrave mjekësore kudo e në çdo kohë që ato mund të hapeshin. “Sigurisht që nuk është e lehtë – thotë ajo - por dëshira për të punuar, e për të bërë diçka të mirë për vendin e popullin, do të japë sadiksfacionet e veta në të ardhmen”. E më pas ajo shtoi “Sigurisht që edhe unë jam e gatshme të jap ndihmesën time dhe njohuritë e fituara për t’i vënë në dispozicion të vendit tim, ku u linda, u rrita ashtu edhe për Kosovën tashme të Pavarur e që do të kem gjithmonë një mall të pashuar”

Saturday, March 28, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-Sara May -Poezi

Sara May ka lindur ne vitin 1962 ne Mitrovice te Kosoves. Shkollen fillore dhe te mesme e ka kryer ne vendlindje.Ka mbaruar studimet ne fakultetin filologjik ne Prishtine.Poezit e para i ka botuar qe kur ishte ne shkollen fillore .Eshte bashkeautore me tre poete te tjere nga Mitrovica dhe ne antologjine 'Dege me sytha" me krijues nga Kosova >jeton ne Georgia.


Nores
-----------

(sime Bije)

U rrite shpejt...

Duart e ghyshit s'ti mbeshtollen

te gjitha ag-mbremjet

Vec katermuajshe s'mban mend...

E tash me duhet te titregoi duart e tij

Me duhet te t'I japsyte

Ne kater pale sy.

Kujdesin tim e dyfishoi

Per te te afruar besueshem

nje dashuri qe nuk u shua

dhe mallin e mbetur pezull

pritjeve te gjata.!



Hije
--------
E rende!

Ece ,ndalesh,mendohesh!
(a mendohesh?)

Ti ze hapa,zmadhonkoka

Ngre kala frikerash!

I kalon malet, fushat,hijesisht

Detra,fushar..

Te medhenje jane

E ti prap I kalon.!

Ke cak, ke shtepu,

Vend a ke ???

Mundohem te te prek

Te ta ze hapin,

Si ti mua!?


Prinderve
---------------

E pyeta veten per ju

E pyeta engjejt e shpreses

E mall I heshtur mu kethye

I shurdher,pa fjale pergjigjen tuaj.


"Dilni nga shetpia"

u degjua nej ze

"sa me shpejt" ikni

Rrudhat e palkut veshtie e kane

Te leshojne token

Me hapat e ngjitur neper kembe

Frymarje e arratisur

Ne udhetim ece..

Mos o shkja,mos me debo

Nga e verteta.....

C'faj te kane 80 dhimbjet e mija

E 65 vija te perkryera...

Qe, jane me te forta, ne rrjeshtat

E amaneteve, qe qarkullojne damareve

Te Lisit

Mos me prej ne fyt

Vrame mu ketu, si njeriu vitet

Ne vendimin e natyres qe vulos

hijen time ne qiell.

E lehte eshte dashuria e vdekjes

Me ndjenjat e kethyera nga dielli

Rend nuk ngopen

Bushtra...

Ujq,nuk dini se shprishja e hijeve

Ne piktura mbetet iluzion

E shekullit te hutuar!!!

Monday, March 16, 2009

Bota e Gruas Shqiptare-Vilhelme Haxhiraj -esse dhe poezi

Mohimi fizik i fisnikève, qè u vranè, u burgosèn, u internuan, iu mohuan profesionin e tyre tè nderuar, sepse ishin arsimuar brenda dhe jashtè shtetit nè shkolla dhe universitet mè nè zè, kanè lènè aq vragè nè shpirtrat e tyre sa duhen breza qè ata tè rigjenerohen.
*Ju nuk e dini se ç'do tè thotè tè tè vrasin djalin pa asnjè shkak vetèm se ishte familje fisnike. Vdekja me plumb èshtè e èmbèl. Por djalin 18 vjeç ta marrè mushka zvarrè dhe nènès nè shtèpi t'i shkojè vetèm njèra kèmbè.. Mè pas copat nga Vlora deri nè Kaninè, t'i mbledhin nè çarçaf, me pishètarè, si mish pèr janì, nuk besoj se kètè plagè tè Sigurimit tè Shtatit, mund ta harrojnè shpejt as bashkèfshatarèt dhe jo mè familja e tij.
*Drejtèsi e quan, kur tè burgosin pèr agjitacion dhe propagandè vetèms e nuk pranon tè pishè dollinè pèr mustaqet e Stalinit?
* Nuk di si ta emèrtojè burgosjen dhe dènimin me burgim tè pèrjetshèm vetèm se nuk je nè gjendje tè paguash taksat e jashtèzakonshme.
* Si do ta quaje dènimin nè kope si bagètia, 70 burra lidhur kèmbè e duar me zinxhirè dhe nè qafè u kishin varur njè parrullè:"Kriminelèt nè litar!"dhe pas shpine njè pasmata:"Kèshtu do ta pèsojnè armiqtè e klasès"
*Ju nuk e imagjinoni dot tè tè zhvasin pa shpèrblim mundin dhe djersèn e qindra viteve dhe tè tè lènè fukara me gisht nè gojè, sa nuk ke me çfarè i mbledh fèmijèt.
*Ju nuk e merrni me mend se urrejtja e komunizmit ka arritur deri aty, sa kanè vrarè barbarisht kafshèn qè s'ka gojè. A mund tè theret njè pelè e bardhè, tè cilèn pèr bukurinè, shpejtèsinè dhe besnikèrinè ndaj tè zotit e thèrrisnin zonjè? A mund t'i shtypèsh kokèn njè qeni tè bardhè si bora vetèm pse e kishin sjallè nga Austria?
*Si do ta quaje kur tè sekuestrojnè edhe shtèpinè dhe tè nxjerrin nè rrugène madhe. Pastaj "bamirsit e komunizmit tè huajtur nga sllavèt", ta gjejnè strehèn, nè njè barakè internuar nè kèneta.
*Askush nuk mund ta kuptojè sa vragè lè tek fèmija, tè cilit i pèlqen libri, kur sheh se i rrèmbejnè bibliotekèn qindravjeçare dhe i hedhin librat nè kamion si plehèra dhe jo si mbartès tè kulturès njerèzore.
*Cili nga ata qè nuk e njohin vuajtjen, urinè,mund t'i dhembset njè nènè qè gjithè ditèn i bie bretku nè ullinjtè e saj, tè sekuestruar, dhe nè darkè i mbledh fèmijèt me lakra pa vaj?
*E di se trastat nè supet e grave e nènave, ishin mè tè rènda se prangat nè duart dhe kèmbèt e burrave dhe djemève, tè burgosur politikè?
*Nuk tè kanè thènè ndonjèherè, ti nuk ke tè drejtè tè diplomohesh se i pèrket bjè bote tjetèr, botès sè mohimit tè vlerave dhe vuajtjes çnjerèzore.
* A tè kanè thènè ndonjèherè se kur tè kanè ngelur vetèr 3 lèndè pèr tè shlyer, tè thonè ti nuk ke tè drejtè tè diplomohesh? Dhe pas kèsaj e gjen veten me gjithè familjen nè internim.
*Kush mund ta besojè se njè nènè e dy fèmijève, me sakrifivca, duke gjetur dritare tè rènies sè luftès sè klasave, arsimohet me tè gjitha dhjeta, dhe kur Dekanata e propozon pèr punè, si profesioniste e zonja, kryetari i Kom. Ekzekutiv e pyeti: A e bènè dot ti luftèn e klasave? Dhe kujt asaj qè e kishte hequr mbi supe, luftèn mè tè egèr tè klasave qè ka njohur mbarènjerèzimi. Sè fundi "i madhi" pèrgjigjet:" Pushtetin tonè komunist, me interesat e tua e ndajnè njè hendek i thellè. Ne u pèrkasim dy botève, ndaj pèr ty s'ka vend nè kètè shoqèri.
*A e di se po tè mos kishte njerèz tè mirè nè Diktaturè, njè vajze tè vogèl shumè tè talentuar, nuk do t'ia jepnin tè drejtèn pèr studime nè Institutin e lartè tè Arteve, madje as nè shkollèn emmesme muzikore? Fakti tregojè se ajo fitoi vendin e parè mè 1985 midis 800 konkuruesve. Kjo fal njeriut tè mirè. Sa tè tjerève u shkoi talenti dèm?!
*Ke provuar ndonjèherè kur komunistèt festojnè themelimin e "nènès parti", fèmijèt tè t'i nxjerrin nga shtèpia nè shi, nè tè ftohtè, kur tè kanè rènè brinjèt nè ndèrtimin e pallatit, vetèm pèr njè dhomè e kuzhinè pasi banon 2 muaj, vetèm se ti nuk ke tè drejtè tè jetosh nè pallat.
*Ti nuk e di se ç'èshtè vrasja morale. Eshtè njè dhunè psiko-fizike qè tè rrènon gradualisht. Eshtè nè vdekje e ngadaltè.
*Ti nuk e njeh mbijetesèn. Ajo èshtè virtyt i fisnikèrisè. Nukdhurohet, as blihet me para dhe as me kulturè, Fisnikèria trashègohet nè gene brez pas brezi. Kèta tè persekutuar, tè mbijetuar, si duket ruajnè nè gjak, genet e ilirève tè pastèr ( jo ata tè pèrzier qè kanè nxjerrè raca bastarde),sespe ilirèt e kulluar u mbijeuan shekujve.
*Ne mbijetuam pèr t'u treguar komunistève, shkakètarève tè vuajtjeve tè pashèmbullta, se ne jemi nè gjendje ta sfidojmè kohèn.

Ajo shtresè e kulluar, di tè falè, por nuk harron.. Kurse ka 18 vjet, ne kurrè nuk na kèrkoi ndjesè politika e majtè. Sepse kur nuk njohin pendimin, nuk dinè as tè falin. Fjalèt e tua, te poezia, janè mèshirè. Mèshira èshtè pèr tè dobtin, jo pèr atè qè pèrleshet me stuhinè.
Poetèt, shkrimtarèt, janè hyjnitè qè shenjtèrojnè shpirtèrat njerèzor , ndaj misioni ynè, jo vetèm si krijues, por si femra, èshtè siellim paqen e shpirtit, harmoni, tolerancè dhe mirèkuptim. Unè do tè tè dhuroja dashuri, sepse jam kundèr mèllefev dhe urjetjes tè cilat tè çojnè nè hakmarrje. Hakmarrja èshtè pronè e shèirtrave tè vegjèl me botè tè vogèl.
Gjithsesi tè pèrshèndes me poezinè : "Mos Harro!"



MOS HARRO!...



Kurrë mos harro!

Ne të gjithë kemi një vatan,

lindëm nga e njëjta baltë!

Si unë edhe ti, për herë të parë

shqiptuam fjalët: “Nënë dhe babë”.



A e mban mend?

Sa herë kujtonim të parët tanë,

të habitur njeri-tjetrit i thamë:

“Qënkemi një fis e një farë,

pa u njohur desh u vramë?!...”



Kujtohu!

Jo ne! Kurrë ne!

Koha bastarde na ka ndarë,

për të kënaqur të pangopurit lakmiqarë.

Lodër e kujt jemi bërë vallë?



Më urren sikur të kam vrarë,

Më sheh vëngër e tërë inat,

sikur kërkon të marrësh hak.

Bota mizore, bota e përdalë,

me ne a nuk është ngopur vallë?!



Mos harro!

Nëna nuk i do fëmijët të ndarë!

Prej drobitjes zemra i pikon gjak.

Mos harro të më buzëqeshësh pak!

Zgjatma dorën që të ecim bashkë!


Kjo poezi èshtè sinteza e njèrit nga 3 romanet e trilogjisè sime "Vèshtroni Meduzèn", e cila èshtè vlerèsuar si vepra emèe arrirè e viteve tè demokracisè, (nga kritika dhe analistèt) dhe u vlerèsua me çmimin "Petro Marko", nga socialistèt, por jo pèr mèshirè...
Ju pèrshèndes , Vilhelme
E-mail haxhirajvilhelme@yahoo.com