Tuesday, May 09, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-POEZI NGA MERITA BORAKAJ-KURTI,ANGLI


POEZI NGA MERITA BORAKAJ KURTI-
LONDER, ANGLI

Kam ecur


Kam ecur...
kam ecur ne jete...gjate,
kam ecur shume, por edhe pak.

Kam ecur me pertim por edhe nxituar
kam ecur e qeshur, apo duke qare,
kam ecur e lumtur edhe e trishtuar

Kam ecur ngadale edhe duke vrapuar
kam ecur sy perlotur edhe sy gezuar,
kam ecur e qete edhe e shqetesuar,
kam ecur e lehte por dhe e renduar.


Kam ecur e djegur dhe e perveluar
kam ecur e drobitur, e rraskapitur,
kam ecur e urryer por dhe e dashuruar.


Kam ecur e uruar po dhe e mallkuar
kam ecur e semure por dhe e sheruar,
kam ecur e veshur dhe e zhveshur,
me ze edhe e heshtur…

Kjo eshte jeta
here e lehte, here me te perpjeta!
Kam ecur,
kam ecur dhe do te eci..
deri sa ta njoh.


London 04.10.1999



Nje cast


Nje cast mora mallin ne duar
e pulebardhave ua dhashe
qe u nisen per tek ty…

Ate cast e fshiva lotin
qe u rrokullis mes faqeve
si ortek debore
ne shpatin e malit

Cdo cast ndjej shpirtin
mbushur mall per ty
Ate cast....cdo cast.....
Gjithmon....

Tirane 1994





Ne qofsh

Ne qofsh shtegtar
qe shtegeton neper bote,
ne qofsh pellumb
qe fluturon neper qiell,
ne qofsh zog i bukur
qe di te kendosh, .
ne qofsh engjell
qe prek zemrat e njerezve,
Eja e me qeteso!
E nese fluturon andej
nga vendlindja ime
e ne ane te rruges sheh
nje varr te ri,
kam deshire
nje shikim ta hidhje
e te shqiptoje nje fraze:
"Ajo qe te priti, jeton ne perjetsi!"
Dhe fluturo perseri
t’percjellesh ne zemra
vetem paqe e lumturi!

Londer 09. 09. 2002



Fotografia

Fotografine tende ma grisen,
ma grisen perpara syve te mi:
“Je e vogel!” me thane, per kete dashuri.
I mblodha copezat e fotografise tende
dhe brenda ne zemer i ngjita
Aty…
nuk mund te te gjeje dot njeri.


Tirane 07. 04. 1997



Si ate dite

Me ke dashur e me do perseri
une kete me sy e shoh
Nuk ka rendesi ta thuash ti
e shoh tek kjo miqesi.
Ti vazhdon te me dhurosh
buzeqeshje si ate dite kur u pame,
lule, si ate dite qe u njohem
ngrohtesi, si ate dite qe u perqafuam
puthje, si ate dite qe u deshem
embelsi, si ate dite qe u betuam.
Si ate dite i dashur
si ate dite me do akoma ti.

Tirane 25. 08. 1998


Te thashe mos ik

Te thashe mos ik ...
se s’mund te te pres.
Se po prita, malli do te me trese.
Te thashe qe do me marre malli
dhe malli me mori
ne krahet e tij me hodhi,
me treti me shkriu si qiri…
Te thashe mos ik
por ti s’me degjove
e ike larg, ne mergim shkove
nje jete me te mire ti kerkove.
Kam mall i dashur
per te degjuar ate ze
qe shpesh e enderroj.
Te thashe mos ik
se malli do te me trese,
do me vrase cdo shprese
e t'u pergjerova
mos ik, mos ik, mos ik!
Por ti nuk me degjove
e ndoshta me harrove…


Tirane 1997

No comments: