Tuesday, June 27, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU SJELL KUJTIMET-DITARIN E NJE SHQIPTAREJE TE VECANTE

RAIMONDA MOISIU SJELL:

Rrefimet e Rites-Pjesa e dyte-Ditari i Rita Sami Kokes

Nese nje popull nuk njeh dhimbjen ,nuk do te jete ne gjendje te njohe lumturine!


KUJTIME TE HIDHURA DHE TE PAHARRUARA


Nje shtese e rrefimeve te Rita Kokes, ne vazhdim te shkrimit "Kujtime te hidhura dhe te paharrura".


24 dhjetor 1950..Darka e Krishtlindjes , ju luta nje polici ( qe qe shpirt njeriu) te me jepte nje dege peme jeshile,dhe i dhashe fjalen se cfardo qe te me ndodhte , nuk do te tregona kurre qe ma dha ai.
Ymeri ( keshtu quhej ) ma solli degen jeshile dhe une improvizova nje peme me pake zbukurime ( arra , geshtenja qe me kishte sjelle mamaja Ne ate kohe ne biruce me mua ishte edhe nje doktoreshe ruse e bardhe Katerina Menzer Baldini, E ikur nga Rusija ne kohen e revolucionit,studimet i pat mbaruar ne zvicer,e martuar me nje Italian dhe ne ato kohe jetonin ne Fier.Njerin djale e kish gazetar kurse nje tjeter i qe vrare gjate luftes ne Itali..Nate kohe ishte 75 vjece dhe me thonte se nuk ja kishte marre mendja kurre qe mund te kishte shoqe konfidente nje vajze te moshes time , 20 vjece.Me therriste "edelwais" (nje lloj lule qe rritet ne alpe dhe nuk vyshket kurre),Ti-me thoshte s’ke per tu plakur kurre,me optimizmin qe ke .
Mbasi e bera pemen,po e admironim bashke,Katerina me perqafoi dhe me tha : -Une kam pare peme madheshtore dhe te pasura me fruta e lule ,por me te bukur se kjo nuk kam pare kurre.Afer mbremjes ndersa po flisnim te dyja , vjen toger Mitati ( Lamaj ).duke kenduar internacionalen.Hap deren dhe hyn brenda ne biruce

-Hej- c’fare beni ju te dyja ?

Nderkaq, pa bishtakun e pemes,


- Po kjo ceshte ?-tha .

-Dege peme- I thashe.

-Kush ta dha ?..E gjeta ne plehra -ju pergjigja..

Roja qe me kish dhene degen e pemes, rrinte prapa Mitatit , qe zbehur dhe I kishte ikur fytyra .

-Ma jep mua ,- me tha Mitati.

Une mora degen hoqa te gjitha c’ kisha vene si zbukurim e shkunda dhe ja hodha ne kembet.
Mitati i nxehur me thote:

- Qenit i hidhet te kembet .. !

Une s'fola,ai mu kthye ,

-Ti duhet ta kuptosh se ku gjindesh.
-Oh , ate e kam kuptuar qe diten e arrestimit dhe vazhdimisht.

Pastaj oficeri iu kthye rojes:

-Ti merre ,lidhe dhe mos e liro derisa te tregoje se kush ja ka dhene degen e pemes.

Roja me lidhi por nuk mi shtrengoi hekurat.Atehere e morri persiper Mitati detyren dhe mi shtrengoi hekurat aq sa filluan te me enjten dhe te me dhimbnin. Kur iku Mitati roja u kthye dhe mi hoqi hekurat. Duart ishin fryre si dy trungje te mbufatur prej ujit,Katerina , filloi te me bente kompresa me uje te ftohte.

-U trembe - e pyeta rojen ?

-Jo !,-me tha-isha I bindur se nuk do te flisje,po ku i dihet ? Por kur te pashe duart e enjtura dhe te fryra ,thashe :

-Bo ,bo, Ymer e hengre kesaj radhe .

-Po si mund ta beja une nje gje te tille ,ti me bere nder dhe une te ta shperbleja me poshtersi ?!- i thashe Ymerit.

Pas nje kohe, pa pemen ,na mbuloi trishtimi te dyjave,mua dhe Katerinen.Siper nesh ishin te denuarit e tjere ,dhe papritur ndigjuam te qeshura dhe kenge,.Filluan te therrisnin me ze te larte Urime dhe pershumevjet! Filluan te kendojne ne kor kengen e Krishtlindjes,ishin djem te rinj ,nder ta edhe Xhorxh Koci,burri im I ardhshem ne ate kohe.

Ato qe benin komunistet,antaret e P.P.SH.pa perjashtim, nuk jane bere as ne Mathausen apo Buchenwald.Le te tregojne te denuarit e Vlocishtit,Jubes,Bedenit,Spacit ,Urres se Bonos e sa e sa kampeve te tjere te shfarosjes. Merita Sokoli ,nje nga sopranot me te talentuar te Shqiperise,njesoj si Tefta Tashko ,u arrestua per politike dhe u torturua gjat hetuesise ne menyren me cnjerezore.E lidhur me hekura,duar e kembe e paten varur ne nje cengel vetem sa i takonin majat e gishtave, e lane ashtu per dite te tera.Sic qe e varur i erdhen periodat.Filloi te qante duke shtrenguar kembet. Kur hyri roja, ajo filloi t'i thoshte :-Jo ,,jo ! Te lutem mos hyre !.Kur aihyri e e pa ne ate gjendje, qeshi si kafshe.Pse qene te tille qener!.Ne Burgun e Burrelit ish i denuar edhe Gjergj Kokoshi ,i semure me TBC. E kishin izoluar vetem.Nje dite nje i burgosuriI futi poshte deres nje cope leter per ta pershendetur e per ti dhene kurajo.Dikush e spiunij dhe e izoluan ne nje qeli padyshek,pa ndrresa dhe e lane vetem me buke thate dhe uje. Ishte dimer dhe ne Burrel bente shume ftohte.( Ai qe e pat spiunuar ishte nje Cam ne mos harroj quhej Dino ).Keshtuqe Gjergji morri pleurit dhe ne te njejten kohe u cmend.Me von i cuan rrobat,por ai zhvishej dhe shtrihej ne cimento.Gjithe kohen luste Zotin dhe shenjtoret pastaj shante Enver Hoxhen qe dikur as qe e pat perfillur si njeri dhe intelektual.Therriste nenen e tij.Nuk pushonte se foluri dite e nate gjersa i iku zeri dhe jeta bashke.Une e kisha afer qelise time dhe e degjoja ,me vinte keq per te , por nuk duroja dot.Vija duart nder veshe dhe ashtu rrija me ore te tera gjersa te me zinte gjumi.Kur vdiq e mora vesh nga rojet. Dhe fillova te qanja si femije,nuk e njihja as edhe nuk e kisha pare ndonjehere, por e qava si njeri me shpirt qe humbi jeten nen torturen e xhelatve te PPSH-se.

I shkruaj si me vijne ne kujtese keto kujtime te hidhura e te paharruara!

Miku i jone , kishte shkruar nje novele shume te bukur ku e pershkruante Shqiperine si nje shqiponje te lidhur ne pranga dhe te gjakosur nga gjaku i te vrareve.Ma pat treguar qe ta shihja nga forma letrare ( ai ishte 16 vjec dhe une 18).Novela me pelqeu shume dhe I thashe sikur te kishim mundesi e te shkruanim shume kopje si kjo dhe ti shperndanim,.Ai e pelqeu kete mendimin tim dhe beri si i thashe une. Ky trakt u shumefishua dhe u shpernda ,fillimisht ne Shkoder.Ne Tirane e shperndau Lluka Dindi qe edhe ay ishte 16 vjec nxenes ne teknikumin financiar . Ne fillim u arrestua Ndoc Larja,pastaj Lluka , Amiku,Petro Konomi dhe une nja tre kater muaj me von.Kur na nxoren ne gjyqin ushtarak si grup,me pyeten ne se i njihja pjestaret e tjere. U thashe : Jo! As i njoh as i kam pare ndonjehere. Ne grup ne gjyq qe futur edhe Bardhyl Dindi , kot se koti , qe pervec Llukes qe kish te bente me te ,asnjeri prej te akuzuarve nuk e njihte dhe as e kishin pare si fytyre. Bardhyli tha per mua qe nuk me njihte vecse si fytyre qe me kish pare ne gjimnaz.Dhe prokurori nje oficer madhor ikomunisteve,me thote : -Sigurisht qe nuk i njeh,kryetari ri gjithmon I panjohur .Pasi mbaruan disa senca,u dhane denimet ,Ne fund prokurori filloi te na pyeste se cfare kishim per te thene per fjale te fundit,une I thashe :
- Asgje !
- Si ? Me thote- e quan te drejte denimin ?
- Jo ! Une nuk e quaj aspake te drejte , por fjala time nuk ndryshon asgje,ju vendosnu vete ,si ju vjen per shtat,dhe per kete nuk ju kerkoj meshire.!Vite me vone kur u takova me babane ne burgun e Burrelit,mes te tjerash me terhoqi veshin me ledhatim dhe duke buzeqeshur me tha :
-Mos u trego kokeforte ketu ne Burrel, si ne gjyq.
Une - i thashe duke e perqafuar:
- Nuk jam koke forte baba, por padrejtesia me revolton.
Babai me shtrengoi fort pas gjoksit dhe perseri mbajti te qaret qe po i shperthente..Une i pashe vetem syte e perlotur.

No comments: