Sunday, July 30, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK-MBRESA NGA NJE TAKIM

Nga Merita Bajraktari McCormack

e-mail: jmrome94@aol.com albanianw@yahoo.com

Në Nju Jork nderohen Njerëzit e Medias nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve
(botuar ne gazetat "Ballkan" dhe "Tirana Observer"
MBRESA


Ka disa ditë që veprimtaria për të cilën bën fjalë ky shkrim, është zhvilluar. Ndoshta jam pak e vonuar, edhe pse që të nesërmen doja t’i tregoja gjithë shqiptarëve, shpërndarë nëpër botë, për këtë ngjarje, sa social- kulturore po aq edhe shpirtërore. Por, si gjithnjë, gazetarët profesioniste janë aq të shpejtë në dhënien e lajmit,( për këtë edhe i duam e i respektojmë), sa ne të tjerëve na duhet tjetër formë letrare, për të shprehur atë që duam patjetër ta rrëfejmë.

Duke grumbulluar gjithçka nga mbresat shpirtërore dhe ato pak shënime që munda të marr, duke mbledhur nëpërmjet komunikimit elektronik, përshëndetje, urime e përshtypje nga kjo veprimtari, po ju servir me modesti fjalet e gazetares dhe shkrimtares Albana Melyshi Lifschin, qe shprehu ate çka ndjeme ne te ftuarit.


“E perqafova dhe e falenderova disa here Iliriana Sulkuqin qe na beri te tereve tok, qe realizoi ate çka ndoshta do qe realizuar me pare, por duhej qe dikush te kujtohej per te vlerësuar punen e atyre qe rregjistrojne jeten e nje kombi”


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, në atmosferën e vitit jubilar të njerëzve të shquar të letrave shqipe F.S. Noli, D. Agolli, I. Kadare, organizoi këto ditë, në lokalin "Fino", Manhaten, pronë e bizesmenit të suksesshëm shqiptaro - amerikan Palok Vulaj, veprimtarinë : “Mbrëmje Jubile”, e cila ishte e konceptuar si një takim i bukur miqsh, - si një mbrëmje festive ku e para ishte fjala poetike. Akademikë, profesorë, studiues, njerëz të njohur të Artit dhe të Kulturës, shkrimtarë, poetë dhe artistë dhe personalitete shqiptare me aktivitet e veprimtari të njohur në SHBA, shumë prej të cilëve takoheshin për herë të parë, krijuan atmosferën e malltë me takimet, përqafimet dhe bisedat e tyre, duke krijuar spontanisht parathënien e skenarit të mbrëmjes.
Fjala e hapjes në "Mbrëmje Jubile", kushtuar njerëzve të letrave shqipe, u mbajt nga kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane e Shkencave dhe Arteve , Prof. Dr. Skënder Kodra(PhD).
Siç tha vetë Kryetari i kësaj akademie, më parë se të mbante fjalën e hapjes, nismëtare dhe realizuese e kësaj veprimtarie ishte anëtarja e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi, e cila edhe pse ka pak kohë në Sh.B.A, bëri të gjitha përpjekjet të relizonte një ëndërr të hershme të njerëzve të letrave shqipe, për të qenë sëbashku e për të vlerësuar punën e njeri-tjetrit.
***

Ishte me të vërtetë kënaqësi e veçantë të ishe njëherësh mes shumë njerëzve të letrave shqipe, gazetarë, publicistë poetë e shkrimtarë, ftuar në këtë mbrëmje. Çdokush përjetoi çaste të veçanta, sa vështirë mund të të shlyhen nga kujtesa.
Gjithçka filloi si një surprizë e këndshme.

Himnet e SHBA-së dhe të Republikës Shqiptare, kënduar nga e mirënjohura Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Raif Hyseni, shoqëruar nga të gjithë pjesëmarrësit, në këmbë, krijuan solemnitetin që rrallë herë mund ta përjetosh.

Në posten time elektronike arriti nje ftesë, nga e-maili i zj.Iliriana Sulkuqi, poetes dhe publicistes së njohur shqiptare dhe që në SHBA është mjaft aktive..
U ngazëlleva për faktin që Ilirianën e lexoj në gazetën ILLYRIA dhe nuk kisha pasur asnjëherë rastin ta shoh apo të këmbej e-mail-e. Më gëzoi së pari fakti që u mundësua një lidhje, por edhe u surprizova nga Ftesa.

Fakti që ftesa më drejtohej personalisht më tregoi shumë. Edhe pse asnjëherë nuk kisha patur mundësinë e pjesmarrjes në veprimtari të komunitetit shqiptar në Nju Jork, për arësye të vendndodhjes sime gjeografike, këtë herë, diçka më shtyu. Mbase ishte përkujdesja femërore, mbase një engjëll më tregoi të shkoja, mbase një kujtesë nga mikja Kozeta Zylo, e cila, duke më siguruar mundësine e qendrimit tim gjatë natës në shtëpinë e saj. ma bëri realitet dëshirën për të qenë së bashku.
Kisha një kurreshtje për miqtë që takoja atë natë… e disa prej tyre, kisha vetëm lidhje virtuale, deri në pesë vjet, me të tjerë, vetëm sa i kisha lexuar nëpër faqet e medias shqiptare këtu në Amerikë. Fizikisht nuk njihja asnjë.
Në hyrje të restorantit menjëhere dallova fytyra te mirënjohura, portete të fiksuara nga fotot e tyre botuar në “ILLYRIA” apo “Bota Sot”

Pas përshëndetjeve dhe përkujdesjeve të ”të zotërve të shtëpisë” ne u ulem pranë njeri-tjetrit dhe filluam të bisedonim për gjëra të përditshme..

Ishte me te vertete kenaqesi të shihje se si të gjithë përshëndeteshin, përqafoheshin, sikur të njiheshin prej një jete dhe pas një ndarje ritakoheshin me mall. Natyrisht njohja midis letrave të bën sikur të gjithë janë pjestarë të një familjeje. Dhe njerëzit e artit e kanë këtë privilegj., me imaginatën e tyre t’i bëjnë të pashëm e të pranishëm kolegët e tyre të penës Kështu, pyesnim, jepnim e merrnim nje mendim duke kaluar kohën deri në fillim të veprimtarisë. Zumë vendet e rezervuara për të gjithë ne.
Ndjehesha e rrethuar nga një dashuri e vaçantë edhe nga një mirësi speciale.Kujdesi që tregohej për gjithësecilin të bënte të ndjeheshe mirë…
Vura re se nuk isha e vetme në atë udhëtim të largët....Si unë kishin ardhur edhe kolegë të tjerë bile Z..Zef Uka, kryetar i degës Akademike për Miçiganin, kishte udhëtuar nga Detroiti bashkë me bashkëshorten e tij..
Mbrëmja filloi dalngadale të marrë ngjyrat e saj kombëtare…
Pas këtij çasti solemn, mirëseardhjen e bëri moderatorja e mbrëmjes zj.Iliriana Sulkuqi, një grua plot energji, me dinamizëm dhe përkushtim, e cila foli shkurtimisht për rëndësinë e këtij takimi dhe për vlerësimin që bëhet medias …Ajo bëri krahasime letrare për të cilësuar mbrëmjen si diçka te veçantë të vyer dhe pastaj ia dha fjalën Prof. Dr. Skënder Kodra(PhD), kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve Arteve. .
Prof.Dr. Kodra,ne fjalen e mireseardhjes, ndër të tjera theksoi:

“Gazetarët tanë të sotëm kanë ecur në gjurmët më të mira të traditës së gazetarisë shqiptare në Amerikë, e cila, ka afro një shekull, që është paraqitur denjësisht në këtë Perëndim të largët, ku mund të themi se është edhe Lindja e Lirisë. Le të kujtojmë vetëm disa nga gazetat e revistat që në ditët tona festojnë dekadat e tyre: “Dielli”, “Përparimi”, “Trumpeta e Krujës”, “Shqiptari I Lirisë”, “Jeta katolike”, …..etj..
Përmendim me mall dhe përulje ata që i krijuan dhe i mbajtën gjallë me frymën dhe pendën e tyre të artë, me shpirtin e tyre mëmëdhetar. Pra nderime për Fishtën, Konicën, Nolin, Arshi Pipën, Kristo Floqi, Spiro Dino, etj., të cilët magjinë e penës së tyre, e trashëguan në të tjera pena të ndezura si Peter Prifti, Nexhmije Zaimi, Bilal Xhaferri, Nezhat Peshkëpia, Elpiniqi Frashëri, duke vazhduar mëtej me Harry Bajraktari,Vehbi Bajrami, Muhamet Mjeku, Mark Shkreli, Fatbardh Doçi, Hysen Mulosmani, Idriz Lamaj, Elez Biberaj, Isuf Ferizaj, Sulejman Gashi, Luz Thaqi, Luljeta Andoni, etj. “
Pastaj Prof. Dr. Kodra permendi nje numer te madh emrash te gazetareve e kontribuesve te sotem ne mediat shqiptare ne SHBA dhe lavderoi punen e tyre. Kështu:”… Profesori i nderuar, Zoti Sami Repishti, shkrimtari dhe publicisti Naum Prifti, personaliteti i letrave të humorit Pëllumb Kulla, Skifter Këlliçi, Prof.Agron Fico, Dalip Greca, Dervish Jahjaga, Andon Çefa, Albana Mëlyshi, Beqir Sina, Ruben Avxhiu, Elmira Mujo, Adem Belliu, Mimoza Dajçi, Thanas Gjika, Betim Muço, Julia Gjika, Gjekë Marinaj, Ramiz Gjini, Iliriana Sulkuqi, Dhori Thanasi, Andon Dede, Kolec Traboini, Rozi Theohari, Sami Milloshi, Sami Gjoka, Vjollca Mala, Mira Perzhita, Mensur Spahiu, Merita Bajraktari, Raimonda Moisiu, Abdurrahman Thaçi, Artan Fili, Llazar Vero, Bardhyl Mezini…,etj., jo vetëm hapën shtegun e një gazetarie të brishtë e dinjitoze, por e kthyen atë në një tribunë të së vërtetës për çështjen tonë kombëtare, shembull i cili duhet vazhduar, duke u zgjeruar e thelluar në shërbim të shqiptarëve kudo qofshin ata…”

Doktor. Kodra e krahasoi punën e tyre me atë të ambasadorit të kulturës shqiptare…dhe sugjeroi se gjithkush meriton nderim e respkte,përgëzime, për vullnetin, dëshirën në kontributin e dhënë ndaj Kombit të tyre. .

“ Asnjë interes vetiak nuk ju shtyn të bëni atë që bëni ju, të rrini pa gjumë e me ankth, për të përcjellë, qoftë edhe një lajm të thjeshtë për ç’ka ndodh në Diasporë. Por, të gjithë e dimë, se artin, shpirtin, nuk ka para që e paguan. Ai mund të shpërblehet vetëm me një monedhë : - Kujtesë, Nderim. “

Prof. Dr. Kodra beri pastaj nje ekspoze te mediave kryesore shqiptare ne Amerike dhe te shoqatave mediatike dhe civile.

“…Pa ndërhyrë apo ndërprerë iniciativën e secilit individ ose grup, mendojmë se ka ardhur koha për një krijim të një forumi mediatik, me pjesëmarrje të njerëzve të medias, nga të gjitha qytetet, ku sot ajo vepron. Jo vetëm të diskutohen e zgjidhen çeshtje të profesionit, por të bashkërendohen veprimet e bashkëpunimi,deri në probleme finaciare ( reklamë e ndihmë në shkëmbime informacioni e mbijetese).
Po ashtu Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencës dhe Arteve, mendon se është çasti që, ashtu si “Illyria” ka zenë tribunën e medias së shkruar dhe elektronike, të gjejë rrugë të mundshme dhe me përpjekje të përbashkëta, sëbashku me njerëz të medias, të bisnesit dhe deri tek anëtari më i ri i komunitetit, për të patur një stacion tonin viziv të përmasave konkuruese dhe me orar të plotë, me valë përfshirëse në të gjithë Amerikën, pse jo, edhe satelitor, për të gjithë shqiptarët në botë.
Por krahas këtij projekti, është e rëndësishme të bëjmë përpjekje edhe më këmbëngulëse dhe profesionale për një pasqyrim edhe më dinjitoz të jetës në Amerikë. Të bëhemi më konkretë në çfarë ky komunitet kërkon, pa lënë mënjanë edhe botën e fëmijëve, të ardhmes sonë.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve , ju ve në dijeni se është duke punuar, jo vetëm për hapësirën cilësore të saj, jo vetëm për të qenë kujtesa dhe arkivi i shqiptarëve, të cilët me mbërritjen e tyre në SH.B.A bënë fjalën shqipe dhe shqiptarizmin, por edhe për një projekt të madh letrar, ku vendin kryesor do ta zenë Botimet, domethënë serialet e antologjive poetike, publicistike; Leksiko – nismë , mbështetje dhe ekskluzivitet i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.
Të respektuar zonja dhe zotërinj, Të mirëseardhur dhe të pranishëm, si në vatrën tuaj familjare !
Më lejoni, me mirësjellje, t’ju lutem: Të mos vrapojme drejt vetes, por atje, ku është dhimbja dhe krenaria e Kombit, ku arti dhe kultura e tij qëndron më lart se individi; atje ku personazhet e penës suaj, i japin kuptim qenies suaj si gazetarë!
Të nderuar miq të pranishëm në këtë “Mbrëmje Jubile”, ku - E PARA DO TE JETE FJALA! Në emër të Akademisë Shqiptare - Amerikane të Shkencave dhe Arteve, ju uroj shëndet e mbarësi, projekte dhe realizime ambicioze , në emër të emrit tuaj dhe të Kombit!”

Pastaj , si një gjest i ëmbël dhe tejet perkushtor , te githa femrave pejsëmarrëse iu dhurua nga një trëndafil i kuq, si simbol respekti dhe elegance…Dukej që dikush ishte përkujdesur për çdo detaj…Trendafilat u shpërndanë nga regjisori dhe aktori shqiptar z.Xhevat Limani.

Ndër të parët që folën ishte poetesha Kozeta Zylo, një ndër veprimtaret që organizon dhe ndjek thuajse të gjitha veprimtaritë e diasporës në Nju Jork. Pasi falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, ajo e vlerësoi këtë takim, si një përkushtim që u bëhet gazetarëve dhe krijuesve shqiptarë këtu në Amerikë, të cilët ditën të bëjnë lajmin, edhe at'here kur ishte i vështirë për t'u krijuar. Ata u gjenden në krye të çdo aktiviteti me karakter kombëtar, pa marrë parasysh koston dhe vështërsitë të cilat, u përballua gjatë kësaj kohe. Nënë Tereza ikona e kombit tonë, ka thënë për gazetarët: “…është më lehtë të "lash" një të sëmurë me lebrozë, sesa të bësh një lajm". Ndaj shfrytëzoj rastin të faleminderoj kolegët tanë, të gazetës “Illyria” dhe “Bota Sot” dhe “Albanian Culture”.


Me tej, caste solemne, emocionuese për të gjithëtë pranishmit . Dr.Kodra u shfaq para nesh me kostumin e tij akademik. Filloi kështu dhënia e “Çertifikatë Arritje”, disa prej gazetarëve e artistëve, të cilët kanë dhënë me përkushtim e dinjitet kontributin e tyre për komunitetin shqiptar këtu në Amerikë dhe më gjerë si : Albana Melyshi( Lifschin), Dalip Greca, Beqir Sina, Mimoza Dajçi, Ramiz Gjini, Elmira Mujo, Adem Belliu, Merita Halili, Raif Hyseni, Nexhat Imeraj, si dhe iu shpërndanë dhurata: Prof. Agron Fico, Dr. Namik Shehu, Zef Uka, Merita Bajraktari - McCormack, Xhevat Limani, Mëhill Velaj, Kozeta Zylo.

Shumica e atyre që morën çmime, folën me respekt e mirënjohje dhe premtuan për një një kontribut edhe më të madh në të ardhmen.
Moderatorja e mbrëmjes dhe drejtuesit e aktivitetit siguruan se natyrisht ky ështe vetëm fillimi dhe hapi i parë gjithmonë është i vështirë , se këtë stimul e meritojnë edhe shumë e shumë personalitete të tjerë të letrave, …


Nje moment i vecante ishte kur ish- studentit Fotjon Thanasi, i jepet pas vdekjes ‘Çertifikatë Arritjeje” Fotjon Thanasit, studenti shqiptar nga Memaliaj i Tepelenës, kishte vite që jetonte, studjonte dhe krijonte në SHBA. I renditur në top listën e studentëve më të mirë, të rreth 205 universiteteve në USA., anëtar i “Thë National Society of Collegiate Scholars” (Shoqata Kombëtare e Universitarëve Pishtarë) me qendër në Ëashington, D.C., atij i ishte dhënë nderi e mundësia që të njihej për rezultatet e tija të larta në mësime, eksperiencën e shkëlqyer në përvetësimin e lëndëve mësimore, në degën e vështirë të Inxhinierisë teknologjike. Ishte jo vetëm një student i shkëlqyer, me një të ardhme të jashtëzakonshme, por kishte një talent të rrallë si poet, këngëtar, instrumentist (kitarë), piktor.,
i cilësuar dhe vlerësuar nga shoqata e poetëve amerikanë, tha z. Aida Bode, e cila më pas lexoi për nder të tij një poezi të shkruar nga Fotjoni: "It's Okay", poezi e cila është e përfshirë në Antologjinë poetike me krijimet e sotme më të mira nga gjithë bota., botuar në fundvitin e2005 prej “The InternationalLibrary of Poetry” dhe titullohet”TWILIGHT MUSINGS”
Për të marrë në mënyrë ceremoniale Çertifikatën e Fotjon Thanasit, kishte ardhu enkas nga Miçigani, kryetari I Degës së Akademisë shqiptare Amerikane të shencave dhe Arteve, z.Zef Uka. Ndërsa shkrimtarja e re por shumë e njohur në Diasporë Aida Bode, recitoi me ndjenjë dhe emocion poezinë përfshirëse në këtë Antologji “Is it OK?”
Më pas mbremja filloi të bëhej akoma më familiare. Përshëndetje me poezi, këngë të kënduara sëbashku me këngëtaren tonë, e më pas humor e trokitje gotash… Shëndete për Peter Priftin e Naum Priftin, për Gani Perollin e Agron Ficon, për Xhevat Limanin e Merita Halilin …deri në orët kur trokiti një ditë e re, më e bukur më e paqtë…

***

Ja si e përjetoi dhe e përcolli këtë eveniment poetja, shkrimtarja dhe publicistja Albana Mëlyshi, Lifschin, e cila, u vlerësua nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me “Çertifikatë Arritje”

“Para pak ditësh lexova një lajmërim në gazetën ILLYRIA për një mbledhje të Akademisë Shqiptaro- Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Lajmërimi dukej disi përgjithshëm, por fakti që organizohej per median, per mua e bente ate te veçante ...U bene 14 vjet ne Nju Jork pa marre pjese ne ndonje takim qe te kishte ne fokus punen eëkolegeve tane. Megjithëse nuk jam “tip mbledhjesh “, nëse nuk do të shkoja këtë herë, nuk do ndihesha mirë. Si mund të shkëputesha nga kolegët?
Sidoqoftë, sa kohë që nuk kisha marrë ende ndonjë ftesë formale ndodhesha në një gjendje të papërcaktuar.
Ftesa nuk erdhi tek unë nëpërmjet postjerit, por si një surprizë e këndëshme. Në postën time elektronike u shfaq nje emër që e kisha njohur prej dekadash: Iliriana Sulkuqi.. E kam njohur këtë emër ashtu sikurse mjaft nga ju që më lexoni, që në vitet e fakultetit ndoshta edhe më parë, atë kohë kur poetet femra në Shqipëri numeroheshin me gishtrinj. Me vargjet e saj ajo kishte hyrë në përfytyrimin tim si ushtarakja e re me energjitë e një djali e një zemër thellësisht femërore. Përshtypjet që merr njeriu në moshën e rinisë, poetet që lexon, mbeten në kujtesë për jetë . Ndaj Iliriana erdhi në postën time me efektin e ngjyrës se gjelbër , ngjyrës së jetës. Ftesa nëpërmjet dorës së saj sikur më tha “ Hajde e dashur se je në mes kolegësh, miqsh, shokësh..
Shkova dhe e gjeta poeten me po atë zemër të re edhe pse tashmë kanë kaluar dekada nga nusja me uniformën e blertë.
Ishte gjithë emocione si ajo zonja e mirë e shtëpisë, që përveç punës së madhe që ka bërë për të pritur miqtë, investon edhe shumë shpirt …
“E perqafova dhe e falenderova disa herë që na bëri të tërëve tok, që realizoi atë çka ndoshta do qe realizuar më parë, por duhej që dikush të kujtohej për të vlerësuar punën e atyre që rregjistrojnë jetën e një kombi…”



Një falenderim special iu bë pronarëve të restorantit mikpritës dhe iu dhuruan dy piktura –portret, në emër të Akademisë :Nënë Tereza dhe Skëndërbeu.
Ndjehem e priviligjuar te merrja pjesë dhe të nderohesha në këtë mbrëmje..Kjo ishte e para e kësaj natyre…Të tjera aktivitete jam e sigurt do vijojnë..


Nju Jork -korrik,2006

No comments: