MIRELA BOGDANI-PEDAGOGE NE CARDIFF UNIVERSITY , U.K.
www.mirelabogdani.com
GRATE NE VENDIM-MARRJE NE SHQIPERI
Ky shkrim eshte paraqitur si reagim ndaj nje artikulli te Z.Leke Sokoli i cili mund te gjendet ne gazeten "tirana observer.
Z. Sokoli, faleminderit per kete shkrim dhe per hapjen e kesaj teme shume te rendesishme. Une e lexova me shume interes shkrimin tuaj duke qene se dikur kam qene e perfshire vete ne ceshtjen e gruas ne politike. Dhe besoj e mban mend qe per here te pare bashke jemi takuar ne nje debat televiziv pikerisht per ceshtjen e grave ne vendim-marrje. Ne nje interviste timen botuar tek Illyria qe u hodh se fundmi tek A-Sh ne nje nga pyetjet kam shprehur mendimin tim mbi barrierat qe pengojne perfshirjen e grave ne jeten publike dhe politike ne Shqiperi dhe mendoj qe rritja e perfaqesimit te grave ne strukturat vendim-marrese ne te gjithe nivelet do te ishte ne te mire te politikes, shtetit dhe shoqerise se e tere. Femrat jane pergjithesisht me te pergjegjshme (per ate qe iu ngarkohet), tolerante, me pak agresive dhe me pak te prirura per korrupsion. Po fakt eshte qe ne Shqiperi perfaqesimi i grave ne strukturat vendim-marrese eshte shume i ulet dhe paradoks eshte qe ne periudhen e demokracise ka qene shume me i ulet krahasuar me regjimin komunist. Fakti qe te cudit (qe gjithmone e permendja ne diskutimet e mia mbi kete ceshtje) eshte qe perqindja e femrave ne universitet eshte gjithmone me e larte se e meshkujve, rreth 60% (pra femrat jane me te arsimuara, pa u ndalur tek fakti qe i kane dhe rezultatet me te larta), nderkohe qe direkt pas dilpomimit kur vjen puna tek punesimi apo per me teper ne poste drejtuese e menaxheriale femrat "zhduken" nga skena. Nje tjeter faktor eshte qe gjërat në Shqipëri akoma ecin me nepotizëm dhe klientelizëm, meritokracia dhe puna e ndershme janë koncepte aliene. Kjo e ben akoma më të vështirë për një femër që të arrijë të jetë e suksesshme dhe me një karierë të spikatur profesionale, po sidomos në politikë. Nje faktor tjeter eshte qe shoqëria jonë vazhdon te jete maskiliste, shoqëri maçosh, pra së pari është çështje mentaliteti, po është edhe çështje ekonomike, sepse akoma s’janë krijuar plotësisht kushtet, konditat dhe lehtësirat për femrat, sidomos kur këto janë familjare dhe nëna. Pra mendoj qe barriera kryesorja ngelet akoma mentaliteti dhe kultura (jemi akoma shume larg koncepteve dhe politikave te perendimit te tipit "paternity leave").
Numri i ulet ne strukturat politike vendim-marrese shpjegohet apo e ka fillesen tek perqindja e ulet e grave ne partite politike (si anetare apo ne forumet drejtuese), vazhdon me perqindjet e ulta te kandidateve gra (nje arsye eshte qe sidomos ne fushatat e fundit ceshtja e kandidaturave eshte kthyer ne biznes te mirefillte mes kandidateve dhe kryetareve te partive dhe per rrjedhoje eshte paksa e veshtire qe grate te ulen ne tavolina me kryetarin e partise e te bejne pazare te tilla), gje qe con tek numri i ulet i grave ne parlament dhe me tej ne kabinetin qeveritar (rezultati: vetem nje grua ministre).
Meqe Z.Sokoli pyeti per pervoja ne vende te tjera une po sjell rastin e nje politike te re te ndermarre nga konservatoret ne UK. Ne parlamentin aktual britanik grate nga Partia Konservatore perbejne vetem 9% te parlamentareve, nderkohe qe Laburistet kane 28% gra. Per kete arsye, lideri i ri i konservatoreve David Cameron ka vene si nje nder prioritetet kryesore rritjen e perfaqesimit te grave ne te gjithe nivelet (si parlamentare, europarlamentare, ministre, keshilltare, etj), duke filluar me rritjen e kandidateve femra ne zgjedhjet e ardhshme te 2008. Per kete eshte vendosur te perpilohet nje liste e zonave te sigurta (priority list) ku 50% e kandidateve do jene femra. Mbi kete baze ka lindur nje organizate dhe levizje e quajtur Women 2 Win (W2W) qe synon te terheqe, inkurajoje dhe ndihmoje kandidatet femra.
Pervoja te tilla mund te aplikohen edhe ne Shqiperi, pra nese lideret politike kane vullnetin per te eksperimentuar politika te tilla. Sepse fakt eshte qe ne Shqiperi ka shume gra qe jo vetem duan te angazhohen ne jeten publike dhe politike, po dhe jane shume te afta dhe do ti benin keto detyra me cilesi te larte. Problemi eshte qe lideret dhe macot tek ne as duan ta vene ujin ne zjarr per dicka te tille. Para disa vitesh nje grupim i perbashket i forumeve politike te grave, NGO-ve, etj, i mbeshtetur nga UNDP formuloi nje strategji (e me tej projekt-ligj) per rritjen e perqindjes se grave kandidate nepermjet koutimit. Me c'mbaj mend ligji nuk u aprovua ne parlament. Ceshtja e kuotimit eshte paksa kontroversiale sepse prek ceshtjen qe permendi Lindita mbi raportin cilesi kundrejt sasise. Po se mos ato 115 burra qe jane sot ne kuvend te Shqiperise jane te cilesishem...far from it.
Mendoj qe nje nga masat qe permendi Lindita, ajo e krijimit dhe forcimit te ligjeve dhe rregulloreve për mbrojtjen e femrave (sidomos ato ne pozicione drejtuese) ndaj ngacmimeve seksuale dhe për dënimin e atyre që shkelin normat etike, do te ishte efikase ne kete drejtim. Dhuna verbale ndaj femrave ne poste publike sidomos ne ato politike eshte per te vene duart ne koke.
Nje nder pengesat ne promovimin e sa me shume grave eshte dhe "lufta brenda llojit", pra grate qe kane arritur poste te larta nuk mbeshtesin apo me keq luftojne ngritjen e grave te tjera. Kjo vjen ndoshta ngaqe shumica e grave ne poste te larta politike dhe një pjesë e madhe e femrave të suksesshme në politikë janë më shumë marioneta, pra pak janë që ia atribojnë suksesin vetes. Fatkeqesisht deri me sot nuk kemi pasur ndonje grua qe te "beje emer" apo te lere gjurme me veprat e saj.
E fundit, Z. Sokoli do tju isha mirenjohese nese me jepni referencen e plote (burimin dhe vitin) te kuotes "Bazuar në klasifikimin botëror të Bashkimit Ndërparlamentar, sot Shqipëria renditet e 103-ta midis 183 shteteve, përsa i takon vendit që zënë gratë në parlament".
Mirela Bogdani
http://www.mirelabogdani.com/
No comments:
Post a Comment