ILIRE ZAJMI, KOSOVE
Poezi
NINULLË
Fli në krahët e hënës
Këndo melodinë e diellit
Nanurit gjuhën e mëmës
Ti fëmijë i lindur
Me një copë atdheu në gji!
Nina nana
Në çerdhe shqiponjash fli o bir
Pas fluturave të purpurta ngarend
Këndoj tokës bukës e gurit
Fëmijë i lindur
Me këmishën e gjarpërit të shtëpisë.
Fli mami mos ke frikë
Dardanisë antike askush qetësinë nuk ia prish
Ushtarët e plumbtë moti vdekur kanë
ujqërit i shfarosi gjuetari
e përrallës së Kësulkuqes moderne
as fëmijët më nuk i besojnë.
No comments:
Post a Comment