Tuesday, August 15, 2006

Bota e Gruas Shqiptare- SEVDIJE REXHEPI -POEZI

SEVDIJE REXHEPI, GJILAN,KOSOVE

Përqafim i zërit tënd
( Kushtuar Mësueses Florë)

Qiell shkronjash më fale
Atëherë kur kaltërsi
U dhe syve të mi
Me bardhësinë e shpirtit tim
Retë rrëmbeva
I shtrydha
Nëpër mote
Zëri im
Gjithmonë
Përqafim i zërit tënd
Nëpër dekada
Edhe kur ishe larg
E kalova nëpër shtrëngata
Përkrah të pata TY
Se...ti ishe diku
Duke përcjellur hapat e mi.


Sevdije Rexhepi
Gjilan Gusht 2006

No comments: