Nënokja
Eh, moj e ëmbëla nënokja ime,
ke lidhur duart e rri menduar
vështrimin hedhur përtej dritares,
e di ç'mendon, e di se c'bluan
Dëborë e bardhë në grackë të zuri
qëkurse ke ardhur, e më s'tu nda,
ç'dëborë rënka këtu, moj bijë
Po këtu tek ju qenka hata!?!
Mbeskat cicërojnë në telefon
Na mori malli o nëna, ku je?
Ti ditët me gishtrinj u numëron
Ja erdhi nëna o shpirt atje.
Ditet e kthimit numëroj edhe unë,
si do me ikësh kaq shpejt kështu?
Kaq pak do rrish o nënë me mua,
pangopur më le nga xhanet e tua
Kokën në prehër ma merr si at'her,
Djal' i nënës - ty të ka nëna trime,
për ty jam e qetë, me ty u cmalla,
Në Tiranë më presin Julia, Ana..
Albana Melyshi Lifschin,
Janar 2001, Bruklin, NY
No comments:
Post a Comment