C'mi ngacmon kenget e zemres
C'mi ngacmon kenget e zemres,
Leri me mire te flene,
Me kujtojne mallin e nenes,
Qe mbush nje oqean te gjere.
C'mi ngacmon dertet e zemres,
Leri me mire te ngrijne,
Me kujton dhimbjen e babes,
Kur priste per ne te hyjme.
C'mi ngacmon kenget e mallit,
Leri ne nje kend te shkruar,
Me sjell prane gjithe njerezit,
Qe shkuan jeten te malluar
Mos e prit kengen e heshtur
Te kendohet me violine,
Une nje pene kam terhequr,
T'ju kushtoj gjithe mallin tim.
© Eleonora K.Gjoka New York, 25 Tetor 2006
No comments:
Post a Comment