Vargje per dashurine
Ulu prane meje
Ulu ketu prane meje,
te presim bashke edhe nje here
ardhjen e mengjezit, si atehere
Bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashke ardhjen e Diellit,
te mos flasim, te mos bëjme zë,
kujtimeve te tretemi,
se s'do shihemi më!
Trupi dhe shpirti
Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter
Shinat
Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht
Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti.
E papritura
Ç'qe kjo e papritur
për ne sonte!
Habitur, shtangur ,
mekur mbetëm të dy,
bota s'qenka aq e madhe,
sa thonë,
për t'më harruar ti mua,
e humbur unë ty..
Ngjyrë e dashurisë
Lëshuar në një qosh,
e vetmuar rri..
Petale trëndafili
mbetur që nga mbrëmja,
mbuluar prehër e gjunjë,
petale mëndafshi,
nuk i shkund e as i hedh,
të shtrenjta janë kujtimet,
të ëmbla si verë e vjetër,
trendafil i pupurt - ato,
ngjyrë e dashurisë,
si asnjë ngjyrë tjetër..
Moment
U ktheve nje moment
sa te shkembenim lotet,
vetem nje sekond
sa te me ngrije koken
u largove i kerrusur
duke mallkuar boten..
Buka u thye
..ne u shëndruam
në dy gjysma të ndara
nga e njëjta dhimbje
dhe mbetem një moment ashtu pranë
për të vuajtur dhe
çastin e fundit të.. ikjes
Mjaft!
Mjaft me vargje për dashurinë më thoni ju,
Ato ta kane përpirë krejt mendimin
Ndal ! I them vehtes edhe unë
dhe shoh..si bota ndal rrotullimin
albanalifschin 2000
____________________
No comments:
Post a Comment