Hidhe vallen me brezat ..Nenezo....
Sa te shendrisin syte ,
Nenokja ime !
Si e kercen kete valle ,
shtruar -shtruar .
Si nje lundertare zemerbute,
Qe mbledh rrjetat,
Ti therret me duar nipin, sternipin,djalin, mua !
Sa te don sternipi, moj zemera ime ,
Qe me mungon kaq shume tej oqeanit!
Ja nje sekret , moj nene:
Une e ve harakatin tone te bukur,
cdo mbremje,
Te flere me fotografine tende!
Nipin tim,sternipin tend !
Eshte me i bukuri I botes,
Dhe kur ma puthin zonjushat,
U thote ne gjuhen tende,
Se eshte shqiptar i kulluar.
Me beso, per koken tende!
Kur mua me merr malli shume per atdheun,
Veshtroj me ngulm fotografine tende te nuserise,
Ajo!
Rri vetem te koka e sternipit tend!
Je kaq e bukur, shume e bukur, pafundesisht e bukur,
Nuk i kishe keto rrudha qe ke tani,
Po….e di qe me pelqejne shume keto rrudhat e tua?
E di pse?
Ja....
Ti ...
Sapo qesh!
Rrudhat mergojne …ikin laaaaaarg ...
Aq larg...
Sa ti behesh e bukur,
Si ai jargavani i shtepise sone
Ai moj ,
Qe cele i pari,ngjyre te bardhe apo lila,
Kur lulet e tjera ndruajne ,te celin!
Nene !
Te lutem veshtro nje cast nga qielli,
Mendo cfar te duash,
Por asgje qe ka lidhje me dhomen,
Mendo gjithcka tjeter ,
Qe lidhet me qiell, me det, me ajer, me eternitet!
Sepse
Une dua te kundroj strehen e qerpikeve te tu,
Atje ,ku ndrijne syte tend ,
Me te bukurit ,me te kalterit
Si deti e si qielli!
Kur isha ende vajze....poshte atyre qerpikeve,
Une shihja se si beje dashuri me babane!
Hidh valle nenezo,
Shpejto - shpejto,
Hidhe si nje lundertare,
Qe po niset plot hare neper parajsen e detit .
Hidhe vallen nenoke,
Nuk i shikon syte e tere botes qe ,
po gezon si e cmendur?
Po yjet lart?
Po po ndrijne si ne asnje nate ,moj nene,
Po ndrijne sikur te ishin,
Sy te burrave te rene ne dashuri me ty,
Kurse ti....
U hedh nga nje veshtrim te dhembshur,
Dhe iken te krevati I babait....
Hidh vallen nenoke!
Dhe mos me pyet perse ,
Kur te gjithe kendojne e hidhen,
Mua me jane mbushur syte me lote.
Po une jam e lumtur, moj nenezo,
Po lotet me rrjedhin e nuk i ndal dot,
Po kur te me ikesh ti...??!
Kush do te me qortoje ne telefon?
Kush do te qaje per mua ne telefon ?
Kush...Kush...do i kendoje ninullen nipit?
Brenda nje nate!
Kur te me ikesh ti...
Kush do te me perkedhele floket ?
Kush do te me qortoje te mos rri ,
gjysem e cveshur neper dhome?
Se mos vije dikush?
Ti keshtu ben gjithmone,
Megjithese u bera gjyshe dhe une, nenokja ime e bukur !
Po sot , perse nuk me qorton per asgje?
Qortome!
….Mua me ngjan vetja vajze shtepie kur me qorton…,
Nenokja ime
Kur te me ikesh ti
Mua do te me ike edhe vendi ku me linde,
Vendlindja ime ,
Ai vend i bukur me emrin tend
Memedhe!!
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.
Tetor 2008
No comments:
Post a Comment