Ne naten e nderrimit te viteve....
-.-
Nen driten verbuese te shandaneve,
sy qe kryqezojne veshtrimet,
duart te gershetuara fort,
fryme...fryme...fryme....,
pika djerse qe pikojne.....,
gotat e veres si dy pika gjaku,
tiktaket e ores ,
dy fytyra qe ndricohen ,
dy cigare qe tymosen...
ne naten e fundit te vitit....
-.-
Nen driten verbuese te shandaneve ....
Sekreti i virgjerise se kesaj nate,
me pushton me dliresine e brishte
si nje serenate gazmore ,
ne castin e pasionit te dashurise....
-.-
Sekreti i virgjerise se kesaj nate...
Ne valezimin e flladit te nates,
mezi pres te perkundem lehte,
ne shtratin e argjente ,
te degjoj e kenaqem,me sinfonine e ujit,
te lumit,
qe gurgullon poshte dritares tone.
-.-
Mezi pres....!
Dashnori im..!
Te mos i frikesohemi drites se shandaneve,
te peshperitim perrallen e dashurise,
t'i bejme buzet si flutura,
e te zhytemi ne fluturimin e puthjeve,
te ndricojme te fshehtat e syve.
-.-
I dashuri im..!
Ne strehen e preherit te nates,
te nderrimit te viteve ,
ores dymbedhjete.
ora me e bukur e vetmise,
e zhurmes se mrekulleshme te jetes,
te vallezojme si nje puhize lulesh,
te ndjejme te rrahurat e ankthit dashuror,
te zemres,
te kenaqemi me parfumin e shperthimit,
te frymemarrjes,
te bashkojme livadhet tona.
-.-
Sikur dreri therret drenushen e tij,
ne kete nate te fundit te vitit ,
Ti falemi altarit te dashurise!
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Dhjetor,Fundviti 2008
No comments:
Post a Comment