Miresevini ne faqen letrare te rrjetit virtual mbarefemeror shqiptar Pan Albanian Women Network Ju ftojmë të na dërgoni mendimet tuaja për çdo gjë që ju lexoni ketu apo keni dëshirë të diskutoni.Ky rrjet eshte i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare! Për tu anëtarësuar,kembyer poezi,shkrime apo mendime,ju lutem dërgoni një mesazh në adresën botaegruas@gmail.com Kudo që te jetoni, këtu na mbledh gjaku i përbashkët. Falminderit!
Tuesday, October 23, 2007
Bota e Gruas Shqiptare-Raimonda Moisiu-INTERVISTA
Zj. Mimoza Dajçi.
Botoi Tirana Observer
23 tetor 2007
“Ja dhe një personazh që na duket sikur vjen nga Muzeu Historik Kombëtar. Quhet Mimoza Dajçi, jeton në SHBA dhe në pamje të parë emri i saj nuk të thotë gjë. Por nëse rrëmon tek paraardhësit e saj, ajo i bie që është nga shqiptarët më me fat. Fiks ajo është stërmbesa e Isa Boletinit dhe Çerçiz Topullit, dy personazhe historikë nga më të rëndësishmit” Nga Editoriali i T.O.
Mimoza, nëpërmjet medias e shtypit shqiptar në Shqipëri e Diasporë, emrin Tuaj e hasja kudo,
por ne kemi pak kohë që komunikojmë dhe në këtë vit njohje personale, kam mësuar shumë për ju. Në kuadrin e evidentimit të vlerave të femrës shqiptare në përgjithësi dhe asaj që jep kontributin në forumin "Bota e Gruas Shqiptare", do të dëshiroja që t’i përgjigjeshit disa pyetjeve. Le ta fillojmë me prezantimin: Kush është Mimoza Dajçi?
M.D.: - Mimoza Dajçi është një nënë e thjeshtë shqiptare, e cila pas atij absurditeti të diktaturës komuniste të Hoxhës pati guximin të marrë rrugën e gjatë në kërkim të identitetit të saj të vërtetë, në kërkim të përmasave më të mëdha të lirisë.
Jetoni në Nju Jork. Ç'farë ju solli këtu?
M.D.: - Pa dyshim që New York - u përbën një pol tërheqjeje e ushtron hijeshinë e tij jo vetëm tek ata njerëz që fillojnë “aventurën” e emigracionit por edhe për vetë amerikanët. Kështu që për mua ishte një destinacion që më tundonte me ëndërra e njëkohësisht më jepte një ngarkesë pozitive për të kërkuar më shumë në jetë. Këtu jetoj së bashku me vajzën time studente Merlinin, të cilën e çmoj, e vlerësoj dhe e dua më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Me këtë rast i uroj bijës sime çdo të mirë e fat në jetë.
Në SHBA erdha e ftuar për një Konferencë për Median. Duke parë situatën e rëndë politike në vend vendosa të qëndroj. Falenderoj me këtë rast Zyrën e Emigracionit Politik në SHBA e cila më njohi dhe më pranoi qysh në fillimet e mia këtu me të gjitha të drejtat e plota si azilante politike, të drejta këto të cilat i gëzoj edhe sot. Në atë kohë vajza ime ishte studente për Shkenca Politike në kryeqytetin e Italisë në Romë. Pasi unë fitova Statusin e Azilantit Politik mu dha e drejta të kërkoja bashkimin familjar me vajzën time. Tani ajo vazhdon përsëri studimet këtu për Shkenca Politike në një nga Kolegjet më të njohura të Shtetit të New York-ut.
New York – u ishte dhe është hapja drejt horizontesh të reja. Eshtë sfida që jeta e re që unë zgjodha i bëri jetës sime së mëparshme të mbyllur e të mangët. Eshtë fillimi i realizimit të ëndrrës me një stil të bukur dhe elegant në një qytet klasi.
Ju jeni vajzë e lindur në Shkodër dhe rritur në Tiranë. Nëna juaj nga Jugu, Babai nga Kosova. Ju jeni shqiptarja në formën më absolute të përfaqësimit të gjakut shqiptar. Sa krenare ndjeheni për këtë?
M.D.: - Të jesh rritur në Tiranë përbën një privilegj kur kupton me të vërtetë se çdo të thotë të jesh shqiptare, e edukuar si kozmopolitane. Përsa i përket përfaqësimit të gjakut shqiptar ndjehem absolutisht krenare. Eshtë e vërtetë se martesa e prindërve të mi është një lidhje perfekte, që do të thotë se mrekullia e shpirtit të tyre binjak ekziston më së miri në hapësirën qiellore nga veriu në jug të vendit. Ndjehem mirë dhe krenare që jam edhe unë fëmija e tyre.
A është e vërtetë se ju jeni stërmbesë e Isa Boletinit dhe e Çerçiz Topullit. Si janë lidhjet e pemës familjare me këto dy figura historike të shquara të kombit tonë?
M.D.: - Po është e vërtetë. Nga im atë në dejet e mia përshkon gjak nga Familja e madhe dhe e njohur e Boletinëve të Kosovës, ndërsa nëna ime është mbesë e Heroit tonë Kombëtar Çerçiz Topulli. Desha të shtoj se parimet kryesore dhe vlerat pozitive të të parëve e prindërve të mi kanë qenë e janë: atdhedashuria, patriotizmi, sakrifica, mirënjohja, përkrahja, humanizmi, përkushtimi, sinqeriteti si dhe nikoqirllëku (në dialektin tosk). Kështu që edhe për këto lloj lidhjesh ndjehem vërtetë krenare. Sigurisht që çdo individ ka personalitetin e tij, por them se nga ky personalitet diçka trashëgohet edhe në breza. Pra të vjen mirë kur dikush përpara teje ka lënë gjurmë të mira në histori për të mirën e popullit dhe kombit tënd. Ashtu siç ndihemi të gjithë ne shqiptarët për figurën e Shenjtores sonë, Nënë Tereza. E kjo jo vetëm më jep krenari por më bën të ndjehem se edhe unë jam pjesë e gjallë e një historie jashtëzakonisht interesante e mbartëse vlerash e ndjenjash superiore.
Ju regjizuat Festivalin Shqiptar që mbahet çdo vit në nëntor në Bronx, NewYork, organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës. Cilat janë mbresat dhe eksperienca juaj nga ky aktivitet?
M.D.: - Angazhimi në drejtimin e këtij spektakli ishte një eksperiencë vërtetë e rëndësishme për mua dhe e vlerësoj shumë, pasi aty vura në dispozicion edhe rolin tim për sa i përket fushës së artit, por mbi të gjitha dua të theksoj atë manifestin e bukur sa shpirtëror aq dhe kulturor të diasporës shqiptare në Amerikë. Të kontribosh në një shfaqje të tillë e aq më tepër kur e organizon Kisha Katolike shqiptare në New York, është për mua mjaft kuptimplotë. Aty jo vetëm spektatori ynë por edhe ai amerikan pati rastin të njihet me larminë e bukur të kostumeve tona popullore, traditat e trashëguara muzikore dhe folkorike autoktone shqiptare, gjë që tregon se ato do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në brezat e ardhshëm. Bashkëpunimi im në këtë festival mbarë shqiptar në SHBA mes Famulltarit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, zotërinjve Mark Shkreli, Gjon Çotaj, Astrit Tota, Ludovik Çotaj, Anxhela Zagreda, Edmond Xhani, Ilir Dangllia, Simon Vukli, Ismer Mjeku, Luc Malotaj etj, ishte mjaft i suksesshëm dhe ky sukses u pa edhe gjatë shfaqjes pasi kishte shumë spektatorë sa nuk merrte më auditori ku u zhvillua, por edhe pse ishte një spektakël me të gjitha standartet e larta artistike e kulturore që kërkon koha si dhe me një stil të ri të nivelit bashkëkohor. Pra ishte një experiencë e paharruar dhe shumë mbresëlënëse për mua.
Cila ka qenë arsyeja që ju jeni persekutuar politikisht në Shqipëri?
M.D.: - Unë kam patur fatin e mirë dhe “të keq” njëkohësisht të jem bija e një ish të burgosuri të ndërgjegjes, të cilit të qenit erudit për gjeneratën e tij, (gjë që nuk shihej me sy të mirë nga ajo jetë që arriti “të shartojë” në Shqipëri era e Enver Hoxhës) i kushtoi shumë vite vuajtjesh në burg e si pasojë persekucion. Im atë si idealist e njeri me vlera të larta nuk u përul kurrë përpara hipokrizisë së epokës obskurantiste të komunizmit fallco e kështu që nuk hezitoi të hynte në burg e të rrezikonte jetën e tij për bindjet që kishte duke u bërë edhe ne padashje pjesë e realitetit të tij, duke vuajtur tmerrin e pasigurisë së atij regjimi me të gjitha përmasat. Por persekucioni politik i familjes sime ka filluar më herët – me pushkatimin pa gjyq të xhaxhait tim Rasim Dajçi, në Prizren nga forcat sllavo – komuniste kryesuar nga Shefqet Peçi në nëntorin e vitit 1944.
Si ish e persekutuar politike dhe me një kontribut tanimë të njohur pranë kësaj shtrese do të doja të dija se cili është opinioni juaj për hapjen e dosjeve në Shqipëri?
M.D.: - Duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në vend shikoj se çështja e hapjes së dosjeve për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit herë zbehet e herë bëhet një nga debatet më të mprehta të politikës dhe medias në vend. Unë personalisht e kam thënë edhe më parë në shtyp opinionin tim dhe përsëri i mëshoj mendimit se hapja e tyre përbën një nga detyrat kryesore që edhe Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë. Kjo është kërkesë e kohës që herët a vonë do të vihet në zbatim, pasi shihet si domosdoshmëri që ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të gjykohen nga drejtësia shqiptare për krimet e kryera me gjyq e pa gjyq e padrejtësisht mbi popullin e pafajshëm, mbi elitën intelektuale, qytetarin apo fshatarin e thjeshtë. Pra me ç’të drejtë kjo kategori njerëzish pushkatonin, burgosnin apo internonin individin ose grupe njerëzish për bindjet e tyre politike, fetare, letrare e artistike, sikur ata të mos ishin qënie njerëzore, apo krijesa të Zotit.
Cilat janë raportet që ju ruani me shtresën ish të persekutuar politike në Shqipëri?
M.D.: - Për mua përbën absolutisht raportin më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë mes nje grupimi shoqëror. Kam kontakte të vazhdueshme me ta si me e-mail, telefon, letra apo edhe me takime mes tyre sa herë vizitojnë SHBA. Dua të përmend me këtë rast korrespondencat e rregullta që kam me Shoqatën e Grave ish të Burgosura e të Persekutuara Politike e kryesisht me Kryetaren e saj Zj. Marie Dvorani Medicina. Unë për asnjë çast nuk do t’i ndërpres lidhjet me vuajtjet e të shkuarës jo vetëm për familjen time por për të gjithë atë shtresë që pësoi mbi supe diktaturën më të egër në Europë. Pak kohë ka kaluar kur një delegacion i Komitetit të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ishte ftuar në Amerikë për një Konferencë, kryesuar nga Drejtori i këtij institucioni Z. Simon Mirakaj dhe nga shkrimtari i njohur ish i burgosur politik Z. Agim Musta. U takuam së bashku në një darkë që organizoi Federata Panshqiptare “Vatra” për nder të tyre, në ekspozitën që përuroi Z. Musta me punimet e tij mbi burgjet dhe kampet e internimit në Shqipëri, e cila u hap në ambjentet e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York. Realizuam gjithashtu sëbashku edhe një intervistë televizive për të sensibilizuar opinonin e këtushëm mbi situatën që ndodhet kjo shtresë sot dhe për dëmshpërblimet e të drejtat që i takon të përfitojë nga qeveria aktuale. Ky emision u transmetua nëpërmjet Stacionit Televiziv “Kultura Shqiptare” po në New York. Kam takuar edhe më parë po këtu Z. Tomor Aliko, ish Kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shkrimtarin dhe publicistin e njohur Z. Uran Butka etj.
Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, ju patët një post me rëndësi në një nga Ministritë e Shtetit Shqiptar. Ç’farë përvoje patët nga kjo detyrë dhe si e shihni evoluimin e qeverisë shqiptare në ditët e sotme në drejtim të demokracisë, luftës kundër krimit, korrupsionit etj?
M.D.: - Sipas përvojës dhe experiencës sime në një nga dikasteret e rëndësishme të vendit, megjithëse nuk ishte një periudhë e gjatë kohe kjo per mua aty, pasi në 1997 largohem nga puna prej Ministrit Ruka së bashku me katër kolegët e mi edhe ata ish të persekutuar politikë, ndërmjet tyre një ekonomiste me origjinë balliste, Fatos Çabej dhe një specialist tjetër po me origjinë të djathtë. Pra lufta e klasave vazhdoi e hapur për këtë shtresë edhe pas viteve ‘90 në Shqipëri. Por përsa i përket luftës kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar unë mund të them se çështja qëndron tek rritja e koshiencës së individëve. Bashkësia e sa më shumë elementëve të shëndetshëm intelektualësh përmirëson edhe nivelin e realitetit të ri.
Përveçse në Shqipëri kemi patur rastin të njihemi edhe këtu me krijmtarinë tuaj letrare dhe gazetareske e kryesisht tek gazeta “TemA”. A mendoni se edhe kjo ishte një shpalosje e vlerave tuaja në fushën e gazetarisë?
M.D.: - Bashkëpunimi im me median ka ardhur si vazhdë e punës sime edhe në Shqipëri kryesisht pranë shtypit për ish të persekutuarit politikë, si dhe kam patur bashkëpunim të mirë me gazetat “Rilindja Demokratike” e “Albania”. Ku drejtues të këtyre dy organeve më ofruan pozicion për të punuar si gazetare, por unë me modesti i u përgjigja se e shikoj të arsyeshme të jap akoma kontributin tim pranë kësaj shtrese të vuajtur nga e cila rridhja edhe vetë. Ndërsa në SHBA kam patur rastin të pasqyroj krijimet e mia tek gazeta “Iliria”, “Dielli”, “Jeta Katolike” dhe më së fundi tek gazeta “TemA”. Nga kjo intervistë dua t’i dërgoj një falenderim Editorit të kësaj gazete Mero Baze dhe Botuesit të saj Adriatik Sheko që më ofruan këtë mundësi bashkëpunimi për të lidhur shqiptarët matanë oqeanit e anasjelltas, gjë për të cilën dhashë maksimumin tim dhe mora sadisfaksionin e duhur.
Ju punoni dhe shkolloheni njëkohësisht duke qenë edhe Nënë. Si ja dilni mbanë?
M.D.: - Për t’ja dalë mbanë me sukses të gjitha detyrave që jeta të nxjerr përpara është çështje zgjidhjeje. Pas përballimit të “dallgës” së parë të integrimit në emigracion, çdo kush ndodhet para një udhëkryqi. Ç’farë drejtimi duhet marrë? Bëhet një bilanc i forcave intelektuale e fizike e kështu me zgjuarsi bëhet zgjedhja, ndarja e punëve, e u jepet prioritet atyre që vërtet mund të realizohen. Zgjedh punën, zgjedh fushën e studimit që më shumë të përshtatet, zgjidhet një rrugë: ajo e “arritjes së objektivave të vogla” që testojnë hap pas hapi vlerat e tua në tërësi, si të thuash me cilësinë e të vonuarve është dëshira e tundimi për të stërbërë, për të fituar kohën e humbur, por urtësia të këshillon: “duhet ngrënë me çapa të vogla për të mos u mbytur”! Pra ato objektiva të vogla në dukje, kur këmbëngulet të shpërblehen gjatë rrugës për të arritur në destinacionin final në një gjendje të mirë fizike e me synimin e pasurimit intelektual e të vazhdueshëm arrin një dimension më të plotë lirie.
Ju jeni tepër e angazhuar edhe në çështjen e Kosovës. Në çdo aktivitet ju jeni ndër me aktivet, më punëtoret, me produktivet. Si po e prisni pavarësinë e Kosovës e ç’mendoni për politikën ndërkombëtare, shqiptare, të Kosovës dhe në Diasporë për çështjen e Kosovës dhe asaj shqiptare?
M.D.: - Ah, Kosova jo vetëm që historikisht më lidh origjina ime me atë Trevë, por si të gjithë shqiptarët edhe unë e kam përqëndruar vëmendjen tek zhvillimet e fundit të situatës politike atje. Së shpejti atje priten që të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Uroj që çdo gjë të shkoj me normalitet dhe të fitojë vullneti e aspirata më e mirë e popullit të Kosovës. Pavarësia e saj sikur ka trokitur në derën tonë, do apo s’do Beogradi dhe Moska zyrtare të cilat janë duke e bllokuar këtë proces, por ajo së shpejti do të vijë. Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur paketën e Ahtisarit si substancë, me kusht që të njihet pavarësia e vendit. Presidenti Bush e ka deklaruar Pavarësinë e Kosovës me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, atë e mbështesin pra SHBA, Britania e Madhe sigurisht edhe Shqipëria e vende të tjera të Grupit të Kontaktit, të cilat kanë të gjithë potencialin e duhur politik dhe ekonomik për zgjidhjen e këtij problemi.
Keni pasur kontakte me të afërmit në Kosovë gjatë komunizmit?
M.D.: - Jo, nuk kemi patur kontakte të rregullta. Vetëm në rastet kur ndonjë i afërm i familjes së tim eti largohej nga Kosova për në tokën mëmë (që për ta kthehej në një “njerkë” pasi do të arrestoheshin ose do të internoheshin) merrnim ndonjë lajm prej andej. Pasi dihej se shumica e atyre që kalonin “kufirin” u futën në gijotinën komuniste. Në postin më të lartë të asaj kohe si anëtar i Byrosë Politike njihet vetëm një emër i shqiptarëve të Kosovës , Xhafer Spahiu, që pat lindur në Gjakovë. Pas viteve ‘90 filluam të kishim kontakte të vazhdushme me ta. I pritëm bujarisht me rastin e shpërnguljes masive të tyre nga thundrra e makinerisë serbe duke i ardhur në ndihmë me ç’ka kishim mundësi. Edhe sot kemi raporte shumë të mira me ta.
Pse ju bashkuat forumit "Bota e Gruas Shqiptare"?
M.D.: - Si në Shqipëri edhe këtu janë krijuar e do të krijohen organizata apo shoqata jo qeveritare (NGO–të), por unë duke shikuar ecurinë e punës së forumit virtual “Bota e Gruas Shqiptare” e pashë të arsyeshme t’i bashkohem këtij forumi. Megjithëse jam shumë e ngarkuar si me punë e me shkollë, vazhdoj përsëri të jem me kënaqësi pjesë përbërëse e tij. Dhe kjo falë kontributit të çmuar të mikeve të mia në këtë forum si Merita Bajraktari McCormack, tëndit Monda si një ndër moderatoret e tij, Albana Mëlyshi Lifschin, Mirela Bogdanit, Medije Vraniqit, Agi Tanushit, Drenusha Hoxhës me dy bebushët e saj të mrekullueshëm Siborën dhe Rubenin, Rozi Theohari, Iliriana Sulkuqi, Aida Bode, Aida Dismondy, Vera Pelaj, Ilire Zajmi,Sevdije Rexhepit të gjitha Mimoza-ve etj, etj. Desha të veçoj edhe një nga sukseset e këtij forumi siç është dalja në dritë dhe botimi i librit tonë të përbashkët titulluar “Nënës” ku ideatore kryesore është e papërtuara dhe patriotja Merita Bajraktari McCormack, e cila megjithëse shumë e zënë me problemet e familjes pasi ka tre fëmijë për të rritur dhe edukuar së bashku me bashkëshortin e saj, ajo përsëri gjen kohë për të komunikuar me ne të gjitha, për të dhënë ide të reja dhe për t’i realizuar ato. Një falenderim të posaçëm do doja t’i drejtoja edhe Federatës Panshqiptare “Vatra”, kryesisë së saj si dhe Kryetarit, veprimtarit e patriotit të shquar Z. Agim Karagjozi, i cili organizoi së bashku me ne promovimin e këtij libri në një nga ambjentet e Selisë së “Vatrës” si dhe emocionet që na ngjalli duke lexuar një poezi të cilën ia kishte kushtuar nënës së tij që nuk arriti dot ta shihte më.
Ç’farë mendimi keni në përgjithësi për femrën shqiptare sot, si trajtohet ajo dhe në ç’farë stadi zhvillimi është krahasuar me gjininë tjetër por edhe në krahasim me femrat e vendeve të tjera. Ç’farë dëshironi të shihni të ndryshuar tek femra si nënë, si shoqe, si profesioniste, si politikane?
M.D.: - Çështja e femrës shqiptare e shikuar në prizmin global del jashtë kontureve të nacionalizmit. Dua të them se si në çdo shoqëri tjetër qoftë ajo europiane, aziatike, amerikane etj, femra ka vendin që i takon pas betejave të fituara në gjirin e shoqërisë. E rëndësishme është si e shikon vehten femra shqiptare përballë jetës së re që ju shpalos përpara me rënien e kufijve të hekurt të komunizmit. Secila trajtohet njëlloj si në Shqipëri apo dhe në Amerikë, në bazë të ndërgjegjes individuale që ka, në bazë të idesë e figurës që ajo ushqen për vehten e saj. Gjithsecila nga ne duket sikur ballafaqohet me vehten e saj përpara pasqyrës së ndërgjegjes e jep përgjigje pa mbarim për rrethanat, për perspektivat, për raportet, për detyrimet, për problemet që krijohen rreth saj. Sa më interpretim të drejtë të ketë bërë për të gjitha këto për të qënë sa më afër së vërtetës, sa më mirë të jetë raportuar me ngjarjet gjithmonë në ndryshim aq dhe më e plotësuar do të ndjehet e aq më lart mund të synojë kudo që ndodhet. Raste femrash shqiptare që shquhen në Shqipëri dhe jashtë saj ka, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Persa i perket Shqiperise do te permendja me respekt Kryetaren e Parlamentit Zj. Jozefina Topalli, Zj. Liri Berisha, kengetaren Inva Mula, ne Kosove Zj. Flora Brovina, ne SHBA Zj. Merita Bajraktari McCormak,ne Angli Mirela Bogdanin, etj. Filozofikisht femra shqiptare, çdo ditë duhet të japë “një betejë të vogël” e ta fitojë atë si brenda familjes ashtu edhe jashtë mureve të shtëpisë. Ajo duhet të bëjë pjesën e vet në familje e para si nënë, si profesioniste edhe pse nganjëherë mund të ndjehet e lodhur mos harrojë se është burimi kryesor i mirësisë e i dashurisë. Falë profesionalitetit të saj ajo duhet të bëhet mbështetëse e fortë e familjes, por mbi të gjitha të mendojë pozitivisht e të mos harrojë asnjeherë se të ndjehesh e dashur e të frymëzosh entuziazmin duhet t’i ushqesh këto ndjenja brenda vetes e benefitet vijnë natyrshëm. E ky vështrim filozofik besoj është ai që sjell dhe ndryshimin për një hop cilësor të femrës shqiptare kudo në botë.
Ju Faleminderit e Suksese!
Bisedoi:
Raimonda Moisiu
Moderatore e Forumit Bota e Gruas Shqiptare.
Saturday, October 20, 2007
Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA MORINA-FLETE NGA DITARI

Marre nga "Fletez ditari, nga ditari i quajtur jete" - Mimoza Morina (19.10.2002)
--------------------------------------------------------------------------------
Mire se ju gjej,
dje u ktheva nga Athina,ku isha pak per pune e pak per relaksim dhe duke lexuar ketu per gurbetin,s di cka mu kujtua nje ndodhi... Para ca netesh nje vajze e vogel shiste trendafila para kafeterive ne lagjen "Plaka"nen Akropolisin e famshem.
Kishte shume ,qe shisnin lule,por mua per cudi kjo me terhoqi vemendjen.
Isha me nje mike gjermane dhe me burrin e saj grek ne tavoline.
Greku e ndaloi vajzen,kur iu afrua tavolines sone dhe na bleu neve dyjave nga nje gonxhe te kuqe,nderkohe qe ajo fliste dicka ne greqisht me te.
S di perse,por ndjeva nje dhembshuri per kete cupez,e cila dukej ende e parritur mire,diku 10 vjecare.
A thua a shkon ne shkolle? A ka shitur ndonje lule sonte?
Ne vend se te ishte ne gjume ne kete kohe(ishte rreth 0.00h),ajo endej para tavolinave dhe ofronte lule te kuqe si gjaku me nje arome te kendshme...
Me largoi nga mendimet nje ze i embel femiu.
" A shqiptare na qenke edhe ti a? "-me pyeti vajza dhe nje buzeqeshje ia perfshiu fytyren,kur i thashe se po.
E kuptova se quhej Dorina,ishte 13 vjecare dhe se ishte qe 4 vite ne Athine.Jetonte me prinderit dhe vellaun e motren me te vogel.Rridhte nga Fushekruja.
"Po mire moj Dorina,po a shkon ne shkolle ti?"-e pyeta.
" Jam ne klasen e gjashte dhe jam nxenesja me e mire ne klase"-ma ktheu me mburrje.
"Po,shume bukur,te lumte.Po a shet shpesh trendafila dhe a po ke leverdi?"-e gjeta veten duke e pyetur.
"Paj,me te thene te drejten ,une per cdo dite dal keshtu dhe ofroj lule,por ka nete si kjo e sotshmja,qe dal e i shes vetem 2 apo 3 lule"-mu pergjigj duke buzeqeshur lehtas.
Ja ofrova nje pije,por duke mu falenderuar me tha,se s ka kohe,se i duhej te shkonte tash ne shtepi e te ulej te mesonte pakez.
Nga keta njerez krijohen doktoret e shkencave-mendova ne vete.Se keta qe vuajne me shume e qe nuk kane mundesi,keta arrijne te behen dikushi.
Ne koken time e krahasova Dorinen me shume Dorina,te cilat rrjedhin nga familjet e pasura dhe qe i kane te gjitha,por qe kurre s do te arrijne suksesin ,qe nje dite do ta arrije kjo Dorina shqiptare ne Athine.....per kete jam me se e bindur.
U pershendeta me te dhe m´u afrua e ma dhuroi nje gonxhe trendafili duke me thene:
"Kete tash e ke dhurate nga une,se qenke shqiptare nga Kosova,se ne jemi motra,jemi nje komb e pasi qe une kam nje moter,e ti tash je motra ime kosovare"
Me preken se tepermi fjalet e saja dhe e perqafova,ashtu sic e perqafon motra e madhe motren e vogel.
Kur ajo veq ishte duke ecur rrugices se ngushte teposhte,kerkova falje ne tavoline dhe i shkova vrap pas.
"Dorina....prit pak.Pasi qenke nxenese po kam deshire me ta dhuruar kete stilolaps dhe shpresoj te te bie fat"-i thashe e mbushur fryme.
"Jo,falemnderit nuk mund ta marr,kurre s kam marr ndonje dhurate nga dikush..."
"Kete do ta mbash kujtim nga une dhe pasi jam motra e madhe edhe nuk ben te me kthesh fjalen se hidherohem"-i thashe duke i buzeqeshur.
Me perqafoi fort dhe duke u larguar teposhte e ktheu koken edhe ca here te me bente me dore dhe ashtu mbeta ne kembe ne mes te rrugices,gjersa u zhduk ne kthese.
Kur u ktheva ne tavoline,ai greku me tregoi,se kjo cupe e fliste nje greqishte te shkelqyer dhe po te mos ishte fakti,qe shiste ne ate kohe,do te mendonte njeriu se eshte greke...
Gjyshja ime thoshte,se gjaku i yt te terheq vetvetiu .....per kete arsye ndoshta edhe me terhoqi vemendjen qysh ne fillim kjo cupez me lule.
Tuesday, October 16, 2007
Bota e Gruas Shqiptare-ARDITA JATRU-POEZI

(frymёzuar pas njё emri)
“Eja tё tё fsheh nё pyllin mё tё dёndur
Ciganka ime,e bukura Dalina
E nёn pemёn e bajames,
Pёr tё parёn herё tё shoh hijeshin
E lёkurёs tёnde tё thekur
Se je e imja,e imja.e imja….
O shpirt i çmendur,mё i çmendur se era
Bёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Se s’ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
Pёr njё grimё lumturie jeta ёshtё kaq pak.
Eja ciganka ime,o yll i sapo rёnё
Kёmbёzbathura ime, belthyer,trupёpakta.
Gushёs tёnde do lё shenjё hёnёn e ngrёnё
E gjoksit tёnd perfekt puthjet mё tё gjakta.”
Kёshtu mendoi ai para se tё vdiste…
“……..Ajo,plaga ime e pamёshirshme,
Tani qёndron e shtrirё mbi njё shkёmb
dhe pret vdekjen time.
Trupi i saj, i brishtё,pёrkundet.
Epshndezur pёrkёdhel gjinjёt e saj.
E tёra lakuriq!Ndrit,
Si hёna e re nё qiellin e natёs!
Ajo flirton me detin.Lot me valёt…...
Njё furtunё orgazmash,
Rёnkimet mbytin nё shtratin tim.
Tani varem nё njё copёz re,
harruar nё qiell nga njё tufё pulёbardhash.
Bardhё e zi!Gjithçka bardhё e zi!
Fundi,qёnka i zi si flokёt e saj tё egёr,
e vdekja e bardhё si lёkura e saj,
e kristaltё gjer nё tejdukje.
Ajo,sirena e shpirtit tim…..e unё i vetёm,
ndjej trupin tё mё ftohet nga tё vdekjes puthje!”
* * *
Je njё ёndёrr larg
pёr tё t’u afruar….
Si shelg i bukur pikesh buzё liqenit
E unё shoh si degёt tё janё varur nga mёrzija
Si pritja bёhet syth
e lulja nuk arrin te çelet.
Dёshira ime e kahershme…...
Je njё ёndёrr larg
Pёr tё t’u afruar....
E mё thahen rrёkejt e lotёve
Ende nёn qerpik.
E kokrrizat e kripёs
pёrmbytin oazin e syrit tim.
Diellin tim tё blertё,
syrit tim….
Ekziston dikush.....
Qe lirshem mund te qaj ne supin e tij,
pa patur turp per gjendjen time.
Qe qiellin tim te ngarkuar ta zbraz me guxim,
e te marr prej tij vetem puthje!
Ekziston dikush qe,
Kur une hesht, te hesht dhe ai
dhe heshtjet tona t’i thyej vec nje prekje.
Qe te gaboj,pa qene nevoja te kerkoj falje.
Qe me shtrengon ne gji si toka rrenjet.
Qe me lumturine time,te ndihet mbret .
Ekziston dikush qe,
mengjeseve te akullta dimerore,
nga afshi i tij,te zgjohem prush.
Qe marrezine time e quan te nevojshme
dhe vetmine time,udhetime yjore.
Qe me perkedhel pikellimet ne sy e balle.
Qe kupton qerpikun tek me dridhet nen qepalle,
apo te kuqten e lehte kur mollezave me bie.
Qe duron dhimbjet e mija vjeshtore e ngercin ne shpirt
e me mjekon plaget cdo nate per te rilindur une serish.
Ekziston dikush,
qe e kam prane,qe e kam prane.
Per te milionten here i them (te zakonshmen):Tё dua!
Dhe eshte ai……qe fle e zgjohet ne krah me mua.
Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё
Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё
As lotin kur tё ra mbi faqe.
Dhe pёr çudi njё gjysёm hёnё
Mё pikte dhimbjen asaj nate
Ndaj sot kjo heshtje e çuditshme
Mё grish njё tjetёr nat’ pagjumё
Si dy fёmijё tё zemёruar……
Mё shmangesh ti ,tё shmangem unё.
Dhe ndjej shikimin tёnd se si
pёrpin trupin tim si hon.
Ah,por ёshtё ajo shkёndijё,
qё brigjet tona i afron.
Ajo ishte njё kitarё
Ajo ishte njё kitarё,
Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё çbrengosje e shpirtrave tё vrarё.
Ishte pra njё kitarё,
Herё tel-kёputur,
Herё me tinguj fluturakё.
Ajo ishte veçse njё kitarё,
Qeshte e qante
Me çdo kёngёtar.
Sa lot,
Sa lot u derdhёn,
Mbi trupin e saj!
* * *
Tё presim...shpirt- aq sa ёshtё e thёnё-
Deri kur do ta durojmё kёtё flakё qё tё zhurit?
Nёse ndodh i dashur qё mё par’ tё digjesh ti,
Me pishtar do ta ndjek udhёn...e hirit tёnd.
E para nёse digjem unё……pa frikё,
lёshomё diku, nё njё tё heshtur vёnd.
Por….nёse digjemi tё dy njёherёsh,
mbi altarin tonё le tё rrёfehen dashuritё!
Ardita Jatru
Friday, October 12, 2007
Bota e Gruas Shqiptare-Raimonda Moisiu-INTERVISTA
-Intervistë me poeten Iliriana Sulkuqi ( Kësulkuqja)
Aty nga fundi i viteve '70 , në një rreth miqësor, do të më jepej rasti për herë të parë, fizikisht , të takoj poeten dhe shkrimtaren Iliriana Sulkuqi. Ishte e veshur ushtarake e ndodhej mes nje grupi ushtarakësh me grada të larta si, Arif Hasko, Vehip Fejzulla,...por qe kjo vajzë simpatike e hijshme me uniformë,me flokët e gjata mbi supe, i kishte bërë " zap" gjeneralët, duke ju recituar vargjet e saj poetike që sapo kishte krijuar. Ekspresiviteti i vargut të saj poetik, plot dashuri , ndjenjë e mirësi, më bëri që gjatë gjithë jetës sime ta ndiqja,këtë talent të lindur vetëm për poezi, në gazetën "Zëri i Rinisë", Drita ", revista "Shqiptarja ..."...si dhe në organe të tjera letrare të shtypit shqiptar.
Por bota është e vogël ! Ja ku unë përsëri takohem me këtë urtësi e mençuri, madhështi për nga krijimmtaria e saj, këtu në USA.Ajo nuk ndalet! Vargu dhe pena e saj krijuese vërshon vrullshëm ,kudo, në listat virtuale, shtypin shqiptar në Diasporë , Shqipëri ,Kosovë e kudo në botë! Meraku i vetëm i poetes , shkrimtares , është :Dhuro sa më shumë dashuri, tek të gjithë njerëzit pa dallim feje,race apo ideje!
Meraku i saj janë fëmijët e lindur në tokën e huaj, për brezin e ardhshëm shqiptar në Diasporë ,USA, e kudo ku ka komunitet shqiptar në botë dhe mesazhi që transmeton kjo poete , shkrimtare , nënë , gjyshe: Mësojuni fëmijëve gjuhën e Mëmëdheut , gjuhën shqipe ,trashëgoni të ta,traditën, zakonet e vlerat më të mira kombëtare dhe IDENTITETIN tonë KOMBËTAR!
Duke lexuar intervistën e Lili -t (Sa më pëlqen ta thërras me këtë emër!), ju do të befasoheni , nga forca dhe e vërteta e fjalës së saj, nga " vrapimi" i saj për të krijuar, nga virtyti i mirësisë dhe i dashurisë (me plot bindje do ta quaja Binomi Poet-Njeri), që e karakterizon këtë perlë të letrave shqipe!
-Kam shumë kohë që kam dashur të realizoj një intervistë me ju. I jeni përgjigjur me heshtje. Përse ?
-Ke të drejtë Monda, kur thua se disi jam shmangur, por pa të keq. Intervista është portreti i dyfishtë, ose më saktë, një portret me dy personazhe. Prandaj, unë me "heshtjen" time kam patur dhe merakun, që të justifikoja "fjalën" time para jush dhe lexuesit. Duhet të flasësh kur diç ke për të thënë. Edhe kur pi një kafe me një shoqe apo shok duhet të shkëmbesh informacion, aq më tepër në një bashkëbisedim publik siç është intervista....
Pastaj, për të qenë e sinqertë, a do të të them të vërtetën e vërtetë që më dhemb në shpirt?
Të tilla intervista, me postime pyetjesh dhe me postime përgjigjesh, për mua janë hipokrizi. Vetëm se i bëjmë qejfin vetes dhe njera-tjetrës apo njeri - tjetrit. Por këto janë kushtet e sotme..
Tjetër, kujt i shërbejnë? I bëjmë për njeri -tjetrin? Kjo s'ka kuptim. I bëjmë për brezin pas nesh, d.m.th, për fëmijët tanë? Edhe kjo s'ka asnjë vlerë. Ku janë, ku i kemi? Ku kanë kohë ata të lexojnë "bëmat" tona... Ata, ende vrapojnë, sa nga një shtet në tjetrin, sa nga një "fshesë", në tjetrën. Sa nga një shkollë në tjetrën... Harrojnë edhe gjuhën e mëmës, harrojnë edhe ata që i kanë lindur... Mirë, ata që kanë prindërit, gjyshër apo gjyshe pranë, diçka mësojnë ... Po pastaj... çfarë do të lexojnë? Sa të rinj lexojnë gazetën shqiptare, këtu në Amerikë, sa të tjerë qoftë edhe në Shqipëri apo nëpër shtete të tjerë mërguar...? Ndoshta vetëm për ndonjë lajm mërgimi, punësimi, shkollimi, biznesi... dhe këtu mbaron gjuha. Fillon artikulimi i saj drejt mbijetesës, drejt së panjohurës, duke hedhur pas shpine të njohurat e trashëguara...
Ka edhe shumë arsye të tjera...
-Jeni një krijuese shumë prodhimtare, ç'mund të na thoni për botimet tuaja të fundit?
-Shkruaj. Pa shkruar nuk mund të rri. Por jo çdo gjë e shkruar ka vlerat e botimit. Këtu është "udhëkryqi" midis poetit dhe lexuesit. Krijimtaria është e poetit (shkrimtarit), sa nuk i janë venë kapakët librit dhe ISBN-ja e Shtëpisë Botuese. Pastaj bëhet pronë e lexuesit. Kështu ndodh edhe me ato krijime që hidhen për lexuesin në faqet e internetit. Pra, për botimet e mia le të flasë lexuesi im.
-Ju jeni një emër i dëgjuar. Ne ju lexojmë vazhdimisht, në shtypin shqiptar në Shqipëri e Diasporë, edhe pas ardhjes në SHBA. Çfarë ka sjellë në krijimtarinë tuaj ky ndryshim gjeografik?
-Njeriu në gjithë jetën ka vetëm një Atdhe, ose Mëmëdhe, që mua më duket më intime si fjalë. Njeriu mund të lëvizë në të gjithë kontinentet e rruzullit, mbase dhe në Hënë, por Atdheun nuk e tjetërson dot. Dhe kush thotë se "... m'u bë Atdhe i Dytë", mashtron veten dhe atë që e lexon apo e dëgjon. Kam lexuar një mikun tim-poet, i ikur dhe ai jashtë Shqipërisë. Kur e pyetën nga je? U përgjigj: Nga vendi më i bukur në botë!" Sikur Dantja të kishte shkruar vetëm për Parajsën, nuk do të ishte e pavdekshme "Komedia Hyjnore". Duhej dhe Ferri, që t'i jepte vlerë e kuptim. Dhe kjo ndjenjë e Mëmëdheut të mirë e të bukur nis nga Gjiri i Nënës, nga Vendlindja, porta, rrugicat e deri në bulevardet e qytetit, në malin e Krastës, në ujin e Shkumbinit, në... Pra, Atdheu është si Atomi në një Molekulë-jete. Edhe krijimtaria aty nis dhe... aty mbaron. Ardhja ime në SHBA, më ka pasuruar me ndjesitë pranë familjes, me aromën e dy nipërve dhe mbesës, aq të dashur e të domosdoshëm për mua... Pastaj dhe ngopjet e syrit me pamje të tjera. Të qenit këtu i ka dhenë vlera të tjera Dashurisë dhe Mallit, pa të cilat nuk punon dot "Shpirti i Poetit".
-Ju kaluat një periudhë të gjatë në Greqi, me çfarë mbresash vjen Iliriana që andej dhe diçka rreth aktivititetit e krijimtarisë suaj atje.
-Greqia për poetin është thesar. E lakmuar në të gjitha kohët. Greqia ka statujat e Perëndive dhe shtatoret e filozofëve të lashtësisë, ka diellin, detin, gjelbërimin, ka rreth 2000 ishuj. Më i madhi është Kreta, ku edhe unë kam jetuar. Por unë nuk vajta turiste për t'u frymëzuar si Gëtja, apo Gorki... Unë isha emigrante, që doja të jetoja duke mbijetuar. Dhe, në këtë mbijetim, frymëzimi ishte i pranishëm.
Sa bukur e kemi ne fjalën "Frymëzim"! Ka në rrënjë fjalën "Frymë", domethënë të zihet fryma. M'u zu edhe mua fryma në Kretë dhe shkruajta poezi e tregime, që nuk më pëlqejnë vetëm mua. Disa prej tyre, do t'ia rijap lexuesit edhe tek libri i ri që kam në proces botimi... Të jetosh në Kretën e Kanzanxaqit të madh, është fat, edhe kur je i pafat! Edhe pse punoja për bukën e gojës, një javë shkundje ullinjsh ia bëra hallall Kanzanxaqit. I vajta deri te varri, shumë larg nga vendqendrimi im, me një kurorë lulesh të freskëta, thuajse të gjitha ngjyrat e trëndafilave. Sa varr i thjeshtë. Vetëm një kryq dhe mbishkrimi, epitaf i lënë prej tij: "Sot dhe përgjithmonë...". Sikur të kisha mundësi, do të kisha mbledhur lule malesh e fushash e do ta kisha thurrur vetë kurorën... Do t'i shkonte më shumë këtij varri...
-Ndryshimi midis dy mërgimeve
-Emëruesi ka të njëjtin emër-mërgim.
Numëruesi ndryshon si nata me ditën. Nëse në Greqi, edhe pse punova familiarisht për shumë kohë, edhe pse kisha miqësi me familje greke (të cilat i ruaj edhe sot), prapë racizmi dhe "fshesa e hekurt" e politikës greke janë të pashembullta në kohën e sotme, aq më tepër nga një shtet që pretendon se është fillesa e Botës dhe vetë kultura ...
Ndërsa Amerika, tjetër gjë, edhe pse dua të iki një orë e më parë prej këndej... Ama, për këtë, nuk ma ka fajin Amerika, e cila më ka pajisur me të gjitha dokumentet legale dhe sigurimet sociale, që pas një jave të ardhjes këtu; që jam e lirë të lëviz ku të më çojë edhe ëndrra, që gati 120 kombe, të racave dhe të ngjyrave të ndryshme-punojnë së bashku dhe respektojnë njeri-tjetrin pa asnjë dallim...
- Poezia juaj është e arrirë dhe e vlerësuar nga kritikët . Çfarë mund t'ju ofroni krijuesve në përgjithësi nga përvoja juaj?
-Sot, dhe fjala "sot" mban gati dy dekada brenda, kritika e specializuar ka heshtur. Apo nuk qëndron më si "institucion". Është zëvendësuar nga "mendimi i shokëve". Kjo ka të mirën dhe të keqen e vetë. Mendimi shoqëror ka sinqeritetin dhe vërtetësinë brenda, por mund të ndodhë dhe e kundërta. Sot, brenda ditës, bëhesh poet, pa ditur se ç'është poezia. Ose dhe e kundërta, harrohesh po nuk "trokiti" kush në dyert e krijimtarisë tënde. Sa për përvojën? Nuk ka shkollë. Çdo krijues ka përvojën e vet, që ndryshon nga e tjetrit. Përvoja është si e ndjej unë jetën-botë, si e shoh unë botën-jetë,... si puna e numërave të syzave, dikush i ka 0, 75, dikush i ka, 2.5 dhe unë...(e kam treguar numrin në një poezi). Veç ka një të vërtetë të përbashkët: Të jemi të vërtetë në krijimtari. Poeti s'duhet të gënjejë kurrë... Poeti është si Profetët... (flas për ata që s'gënjejnë)...
- Keni qenë ushtarake në Shqipëri, kur filloi poezia të trokasë në shpirtin tuaj? Çfarë ndikimi ka patur në krijimtari jeta ushtarake?
-Kam qenë me fat që kam qenë ushtarake. Këto fjalë do të thoshja edhe po të kisha një profesion tjetër. Por të qenit ushtarake më ka dhënë një "Botë" tjetër që nuk e kanë pasur të tjerët. Privimet që më ka krijuar jeta ushtarake (për femrën janë më të mëdha) kanë bërë që unë sot jam Iliriana, siç jam! Si mund të isha nuk e di. Letërsia botërore ka shumë shembuj të poetëve ushtarakë, ku model është Lermontovi, por dhe unë kam pasur shokë e shoqe në ushtri që mund të quhemi "Familja e Poetëve me Uniformë" si:, Lirim Deda, Ibrahim Gani, Thanas (Nase) Jani Julia Naçi (Gjika), Lida Rrapo (Grazhdani), Merita Caci, Sotir Lashova, Nevruz Shehu, Kujtim Halili (i ndjeri), Bashkim Çepele, Hysni Milloshi, Thanas Tane, Apostol Duka, Roland Musta, Bashkim Kozeli, Fuat Çeliku, Fluturak Germenji, Mina Qirici, Afrim Himaj, Luan Malaj, Bardhyl Gosnishti, Kasem Saliasi, Riza Lahi, Kujtim Boriçi, Milianov Kallupi, Fation Pajo, Thanas Mustaqi, ....
-Ju keni një revistë për fëmijë të titulluar "Kësulkuqja". Ç'mund të na tregoni për të?
-"Kësulkuqja" ime ka një ndryshim. Erdhi me mua në SHBA, fle me mua në "ninulla fëmijësh", zgjohet me "vogëlushët" e gjyshe Ilirianës... Është "Kësulëkuqja", tashti "Pelegrine" nëpër botë...
Ndoshta do të "trokasë" edhe te "Bota e gruas shqiptare". Aty, ka shumë nëna dhe gjyshe. "Ajo" do t'i lutej që kur të shkruajnë për të rritur, mos harrojnë të shkruajnë e t'i "postojnë" vjershat, tregimet, përrallat për fëmijët. Apo jo, "teta" Drenusha? Edhe ju "tetat" dhe gjyshet e tjera...
- Reportazhet janë po aq të bukur si edhe poezia. Cila është gjinia juaj më e preferuar?
-Reportazhi është gjini e publicistikës, ku shprehesh lirshëm. Reportazhi ka ngjarjen, mendimin e mençur, personazhet, mjedisin ku veprohet... Pra, është një gjini që ngjason më tepër me tregimin. Poezia është "e shenjtë". Një krahasim: Në një vazo lulesh është vazoja, dheu, plehu, krimbat e dheut, pika e ujit, rrezja e diellit, rrënjët e lules, trupi i lules, gjethet e lules,... dhe çelja e lules, që është vetë lulja. Qoftë lule-thane, lule-pjeshke apo bajame, lule-ftoi apo manushaqe,... (nuk them për trëndafilin, se ai të josh dhe me gjembat) për mua, ajo është poezia. Dhe këtë dua më tepër!
- Kush janë rrënjët e origjinës së Ilirianës?
-Devolli dhe Elbasani, ose anasjelltas.
-Po citoj diçka, nxjerrë nga parathënia e vëllimit tuaj: "(F) Shihemi në sy":
"...Të udhëtosh në jetën e kësaj femre (një jetë që do ta lakmonin shumëkush prej shkrimtarëve për ta pasur subjekt të prozës së tyre, e kësaj shoqe-madheje, e kësaj gjyshe-fëmije, e kësaj ëndërr-zgjimi dhe bukuri-plage, e kësaj mall-pritjeje, është njësoj si të shkosh përtej, sikur të hysh brenda mrekullisë dhe të ndodhesh si hy mes hyjnive. Nga ai shtat i bukur vajze, para të cilit turpërohej edhe fustani me vellon e nusërisë, tashmë ka mbetur një trup që thua se tallet përditë e për çast me gravitetin dhe, kur ia do puna, mund të fluturojë si hareja më e natyrshme ose mund të peshojë sa gjithë tragjeditë e kësaj bote. Vazhdimisht në lëvizje… së bashku me sinqeritetin e fjalës së saj. Ku i merr energjitë?!…Me këtë pyetje të befasishme ti ke trokitur pikërisht në portën e përtejshmërisë, atje, tek mrekullia...". Pra, Ilirianë,cilat janë lëvizjet e tua më mbresëlënëse. A kanë ndikuar në krijimtarinë tënde? Diçka për udhëtimin tuaj nëTeksas, ku ju ishit ftuar para disa ditëve... Dhe vërtetë, ku i gjeni energjitë tuaja...?
-Që kur "mora këmbët" siç thonë, nuk ecja por vrapoja..(nuk lija dy gurë bashkë). Dalëngadalë fillova të "vrapoja" me këmbë, me mendje, me zemër... Më vonë, jeta ushtarake e bëri "profesion" vrapimin. Por nuk është kjo e gjitha, në të gjitha stinët e jetës njeriu gjen llojet e "vrapimit", duke bërë stafetë me veten dhe me fëmijët, me miqtë e shokët... Është "vrapim" i pashpallur, i padukur, por shumë i domosdoshëm. Jeta për njeriun është e duhet të jetë lëvizje. Për poetin lëvizja është më tepër se lëvizje. As dy vjet plot (1786-1788) nuk iu deshën gjeniut-Gëte, që të ikte nga Vajmari, drejt Italisë dhe shkruajti veprat aq të bukura "Elegji Romane" dhe "Epigramet Veneciane". Ndryshon mjedisi, ndryshon dhe njeriu. Unë nuk kam shkruar "Elegji" e "Epigrame", por disa poezi, mbresa, tregime etj. I kam shkruar pikërisht nga jetimet e përjetimet e lëvizjeve të mia. Poezia dhe proza ime nuk janë thjesht fantazi, por një realitet i prekshëm dhe i ndjeshëm, sigurisht, i ngritur në art, aq sa ka arritur pena ime ta bëjë.
Jam munduar që lëvizjet e mia, qoftë të detyruara apo spontane-të jenë deduktive, prej nga kanë dalë mesazhet që i kam dhënë nëpërmjet krijimeve...
Nëse, kur isha e vogël, nuk lija "dy gurë bashkë", tani, lëvizja ka tjetër kuptim. Sot dëshiroj dhe përpiqem që jo vetëm "dy gurë", por të gjithë "gurët" e çmuar, t'i bëj bashkë...
Po ndalem pak , tek udhëtimi, prej të cilit sapo jam kthyer - Teksas (Dallas), reportazhin për të cilin e kam titulluar. "Kësulkuqja në Botën e çudirave...".
Pa dashur të sjell detajet dhe përshtypjet e plota, doja të theksoja diçka specifike për këtë udhëtim, pasi kjo bisedë është kryesisht në kuadrin e forumit "Bota e Gruas Shqiptare". Pikërisht e veçanta qëndron tek personazhi kryesor i këtij reportazhi, e cila u bë shkak i realizimit të njërës prej ëndrrave të mia të para shumë viteve dhe që nuk e mendoja se do ta realizoja ndonjëherë, kaq befas dhe kaq mrekullisht.
Znj. Media Vraniqi dhe vajza e saj Vanesa, të cilat i takova në Nju Jork në Qershorin e kaluar, në promovimin e librit tonë të përbashkët "Nënës". Aty lindi idea dhe dëshira e një ftese udhëtimi, sidomos nga Vanesa, e cila më përkëdhelte me fjalën e dashur, siç më thërrasin binjakët e vajzës, gjyshe. Ky udhëtim, u realizua në shtator! Kur të lexoni reportazhin do e kuptoni pse flet "Kësulkuqja" për botën e çudirave, por këtu ka vend ajo, realja, bota e madhe e Prizrenases së Teksasit, e cila më ka mahnitur me forcën dhe energjinë, me pjekurinë dhe zemërgjerësinë, me ngrohtësinë motrore dhe bujarinë.
E tillë është Media e tillë dhe e bija dhe jo vetëm ajo, por edhe fëmijët e tjerë si yje, Vepra dhe Vendimi si dhe bashkëshorti i denjë i saj, z.Mustafë, patritot i mirënjohur në qarqet e gjera shqiptare.
Ja pra, e dashur, Mondë, çfarë mrekullie dhe pasurie shpirtërore të japin lëvizjet, sidomos, kur ato shkojnë në drejtim të dashurisë njerëzore... Edhe բse nuk ke fuqi, merr energji edhe për vite të tjera jete.
-Çasti më i vështirë...
-Nuk e di a do të kem të tjera, për t'i krahasuar me ato që kanë shkuar dhe që mundohem t'i harroj.
-Po më i lumtur?...
-Është në arkivën e shpirtit tim dhe nuk mund ta rrëfej. Kam frikë nga lumturitë..
-Cila është dashuria më e madhe për Ilirianën?...
-Vetë Dashuria, kur ajo është e tillë.
-Po urrejtja?
-Thuhet se po nuk di të urresh, nuk di as të dashurosh. Unë nuk jam plotësisht dakort me këtë përcaktim...
- A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ia shihni apo ndjeni gjurmët ende?-
-Sigurisht që ka, ashtu si tek të gjithë. Mundohem të mos m'i shohë as gjysma tjetër e vetes. Megjithatë: -Dita e dasmës (pa dasmë); një piano e lënë gati në kulmin e karrierës sime dhe një kitarë e thyer, për të mos i rënë më kurrë..., thinjat, që si në legjendë, m'u shfaqën brenda 12 orëve; çasti, kur ndahesha me fëmijët në aeroportin e Rinasit, në drejtim të një klinike të huaj për kurim. Befas, veshi më zuri fjalët:"... gjynah, e shkreta, nuk e di që s'ka për t'u kthyer më..."
-Çfar të kënaq më shumë?
-Kur luaj me fëmijët; kur ma pëlqejnë atë që kam gatuar; kur shkruaj një poezi që ende më pëlqen, pas dhjetë herëve të lexuar; kur flas dhe marr mesazhe nga miq që më duan dhe më respektojnë. U jam borxh gjithë jetën, të gjithëve.
-Çfarë të shqetëson?
-Largësia me njerëzit, sidomos me krijuesit, sidomos me poetët, si me ata që janë në Shqipëri, në vendlindjen time, ashtu edhe ata që janë këtu, në Amerikë, apo nëpër shtete e kontinente të tjerë...
-Cilët autorë të ndjekin në muzë...
-Janë shumë jashtë dhe brenda vendit tim, shkrimtarë e poetë, të ikur dhe në jetë, por të përjetshëm... Për hir të respektit të veprës së tyre po përmend disa: Çehov, Cvajg, Remark, Simonov, Anna Ahmatova, Bërns, Alen Boskie, Pavlo Neruda (e veçoj), Pol Elyar, Agolli, Reshpja, ...
-Cilën ëndërr nuk keni realizuar
-Aty ku mbaron ëndrra mbaron dhe jeta. Pas ëndrrës vrapon njeriu dhe nuk e zë dot kurrë...
-Po atë që nuk doni ta kujtoni?
-Ëndrrën e vrarë, ëndrrën e mashtruar, ëndrrën e fjetur... Por edhe pse nuk do ato janë brenda trurit, brenda kujtesës së jetës dhe njeriu gdhihet me 'to, fle për t'u gdhirë përsëri... Njeriu ka vetëm kujtesë, nuk ka harresë...
-Po atë që nuk doni ta prekni?
-Dhimbjen. Dhimbjen as nuk e ftojmë, as nuk e përzejmë dot. Ajo vjen e paftuar është bashkëudhëtare e pashmangshme me jetën e secilit... Puna është mos i biem në gjunjë e të na mbysë loti. Nuk jam dakord me shprehjen: "Nga dhimbje të mëdha dalin vepra të mëdha". Mos paçim kurrë vepra të tilla dhe nuk ia uroj asnjë krijuesi të tilla vepra...
-"Sikur të isha djalë!" Këtë libër të Haki Stërmillit sikur ta afronim në vite dhe shkrimtari t'ju kishte Juve "personazhin" kryesor, do e pranonit?
-Kam një kujtim të bukur, si ushtarake. Marshoja me studentët mbi një javë, me ata marshimet e gjata. Një natë e kaluam te Kasollja, në Prodan, ku ka jetuar Haki Stërmilli dhe ka shkruar romanin "Sikur të isha djalë!" Na ndrinin urat e zjarrit. Aty një kolegu im më tha: "Iliriana sikur të ishe ti, personazh i romanit të Stërmillit, do të doje të ishe "djalë"? "Nuk do ta ndërroja, mbase jam më mirë kështu?!"-fola, pa u shpjeguar. Ndoshta do të isha e para, që në atë kasolle, të meditoja për romanin e H. Stërmillit, por ndjehesha e sigurtë në gjininë time. E doja veten, siç më kishte lindur nëna, e doja nënën dhe doja t'i ngjaja...
Pra, kam rënë në "mirëkuptim" me veten për të qenë "personazhi" femër, në të gjitha etapat e jetës. Dhe nuk do e ndërroja.. Kulmi, apo qendra e jetës së një femre është "të qenurit Nënë". Edhe pse kohët e kanë shtypur më tepër femrën, përsëri ajo ka qenë dhe është në rolin e vetë më të patjetërsueshëm. Le të flasin mençuria e popujve dhe gjenitë më mirë: "Nëna, ju e keni në dorë shpëtimin e botës!" thotë Tolstoi. (Le të bëj edhe unë, detyrën time për këtë!). " Zoti nuk mund të jetë gjithkund prandaj bëri nënat"... (le të jem edhe unë një krijesë për të bërë "punët e Zotit"). "Grua do të thotë udhëheqëse shpirtërore!" (le të jem dhe unë sadopak e tillë!)... "Një nënë fal kurdoherë, për këtë ka ardhur në botë"- thotë Aleksandër Dyma. (Le të bëj dhe unë aktin e faljes, për të qenë më të mirë e më të dashur njerëzit)."Për gruan dhe tokën le kokën" - thotë poeti ynë Dritëro Agolli, duke e shenjtëruar rolin e gruas... (Le të jem dhe unë një varg i asaj poezie)... "Për nënë dua të kisha një shqiptare"-shkruan anëtaria e Akademisë Franceze, shkrimtaria Marguerite Yorcenar. (Nuk ka koment kjo thënie!) Dhe le ta mbyll me një thënie të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Klinton: "Të drejtat e gruas janë të drejtat e njeriut!"... Ç'mund të them unë më shumë?! Ja pse nuk e ndërroj të qenit grua!
-Keni shumë miq këndej e andej kontinentit, të hershëm e të rinj, cili është sekreti i këtyre lidhjeve të qëndrueshme?
-Nuk ka asnjë "sekret". Është Dashuria, më universalja fjalë e bukur, pa motivin e së cilës nuk mund të bëjmë as edhe një hap, nuk mund të kapërdijmë as edhe një kafshatë bukë, apo një gllënkë ujë. Që të duash të tjerët apo të të duan-është më e thjeshta që mund të bëjmë, pa paguar as një cent. Ta duam njëri-tjetrin, me të mirat dhe me të metat (gabimet) njerëzore; të njohim, pranojmë dhe të respektojmë vlerat e njëri-tjetrit. T'i "fshijmë" lotin, pa e pyetur "pse qan" dhe, kur ka nevojë për dikë , ta kuptojmë pa na e thënë dhe në çast t'i ndodhemi pranë (edhe duke qenë larg), me një fjalë , me ...ç'mund të jetë më e duhur sipas mundësisë. Dhe, kjo ka rëndësi , asnjëherë të mos ia përmendësh (ka një shprehje populli, nga më të vyerat: "Kur e jep njëra dorë, nuk duhet ta dijë dora tjetër"); t'i kuptosh dhe të të besojnë se, kur ke kohë i merr (apo të marrin), në telefon edhe disa herë në ditë. Kur nuk mundesh ti apo ata (ato), nuk duhet të dyshohet tek dashuria, miqësia... Kur heshtja vonon, shqetësimi nuk është dyshim për dashurinë, por për gjendjen shëndetësore apo probleme të tjera...
Kur erdha këtu, në Amerikë (detyruar nga detyra prej gjysheje), qaja me vete në çdo sekondë të njëzetekatërorëshit. Telefoni rrinte non-stop në veshin tim (në orët, kur latantët-binjakë të vajzës, më shumë flinin se ishin zgjuar), në drejtim të të gjitha hapësirave që mbulonte shpirti im, nga shtëpiza e vendlindjes, deri nëpër shtete e kontinente ku ishte i fluturuar...
Sot, nuk kam mundësi ta mbaj telefonin në vesh. Ma rrëmbejnë vogëlushët e "rritur". Por, edhe pse nuk mund të jem në "linjë" me 'ta jetoj më shumë se kurrë pranë tyre. Mendoja se do t'i humbja miqtë e jetës sime. Ndoshta do të mendonin se më "rrëmbeu" Amerika... Gabova. Më njihnin më mirë ata mua se unë veten time. Çdo ditë dhe në çdo orë të saj, më marrin në telefon, më dërgojnë një mesazh, më postojnë libra të sapo dalë në librari, apo pa dalë ende në "treg". Pra, më japin motivin e shenjtë të të jetuarit, edhe pse në largësi humbëtire...
-A ka emra të përveçëm?
-Të gjithë kanë emrat e tyre të përveçëm. Janë shumë t'i përmend. Janë nga të gjitha fushat, poetë , shkrimtarë, gazetarë, këngëtarë, piktorë e aktorë, ushtarakë, mësues(mesuesit e mi dhe të fëmijëve që nga fillorja...), shoqet dhe shokët e mi, që nga klasa e parë fillore, të tjerë nga jeta në ushtri...,komshinj...; shumë e shumë të tjerë në Shkup, Tetovë, Strugë, Kumanovë, Kërçovë, Gostivar.., në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Vushtri, ...Ulqin... Secili (secila) ka emrin në kujtesën e zemrës sime...
-Ju kanë kushtuar poezi miq poetë, të cilët i kanë postuar në forume apo botuar nëpër organe të ndryshme të shtypit... Po citoj vargje nga disa prej tyre...
Kësulëkuqes
s'ka plakje për ty, mikja ime e fëmijërisë
mpleksur tërë jetën me ëndrra pyjesh
me panja e bredha e dhelpra që fshihen
e të ndjekin tinëzisht nëpër lirishtat e botës...
... (Kolec Traboini - Boston)
Urim, Ilirianës
Sot është e Diel, 9. 9. 2007.
E Diel ka qenë edhe para
gjysmë shekulli e ca...
E diel do të jetë edhe pas
gjysmë shekulli e ca...
Në gjithë Ditë Lindjet e Tua!...
Dhe Dielli do të ketë diell...
Dhe deti do te ketë dallgë...
Dhe mali do të ketë erë...
Dhe fëmijët do të dijnë të qeshin...
Dhe nënat do të kenë mall...
Dhe Njeriu do të ketë emër...
Si Poezia jote.
(Nase Jani.... Athinë)
Ilirianës, në vend të portretit
Një fluturz e bukur
Më çiku nën vetull.
Më qeshi si kukull
Dhe më foli heshtur…
…
Një dritëz universi
Nën vetull më çiku
Aizbergët m'i ndezi
Vullkanet m'i fiku
(Demir Gjergji -Tiranë)
Kthjellët…
-poetes I.Sulkuqi-
E tejdukshme krejt:
Me kocka të holla zogu…-
Lot borziloku.
(Qazim Shemaj -Tiranë)
Si të kam njohur dikur..
-poeteshës Iliriana Sulkuqi-
Si të kam njohur dikur...
Je dhe sot
Një princeshë e pagjumë
Që të bukurës,
Bukurisht i flet
Jo më kot.
(Fation Pajo - Çikago)
…Si e keni ndjerë veten kur i keni lexuar...?
-Si në ëndërr. Mrekullisht mirë. Pse, a nuk do të ndjehej çdokush kështu? Kjo më bën të besoj se do të jetoj për t'i larë këto borxhe ... Se nuk ka jetë tjetër. Këtu lahemi dhe lyhemi. Lyhemi dhe lahemi. Paguajmë ose na paguajnë. Askush nuk ikën nga kjo botë pa larë borxhet e bukur dhe të shëmtuar... Faleminderit, shpirtërisht, miqve të mi poetë për dhuratën kaq humane, siç është Kushtimi Poetik.
-Janë shprehur për ju "… Do të kërkoja që Sulkuqi dhe të tjerë poetë në mërgim të vendosen në antologjitë që botohen nga shteti dhe në librat e shkollës dhe të përmenden sidomos autorët që jetojnë në mërgim që kanë pasuri shpirtërore e vlera shumë më tepër se disa që jetojnë këtu dhe ende me miq zenë vend nëpër libra shkollore. A është e mundur që poezitë e këtyre të jenë edhe pikë referimi për ato dhjetëra universitete shqiptare ku studiohet për letërsinë shqipe?
-Shteti sillet indiferent ndaj njeriut. Si për shumë pjesë të jetës, që nuk i siguron dot normalitetin (drita, ujë, rrugë, spitale, paisje spitalore, shkolla, antingujimin, punësimin, etj. etj.) edhe për letërsinë dhe mbarëvajtjen e saj. Kush ta përzgjedhë të bukurën dhe letërsinë me vlerë? Më tepër harrohet, apo nuk njihet vlera dhe hyjnë nëpër antologji ata që duken, që "kapin nga xhaketa", apo lenë xhaketën me gjithë xhepa. Janë bërë disa Antologji nga botues, me "të përzgjedhurit" e tyre. Tekstet shkollorë, që nga gjimnazet e deri në universitete, mbajnë brenda më tepër "letërsi hatëri". Kjo është një e keqe e madhe, që s'dihet kur do të ndreqet në të mirë të përfaqësimit të letërsisë shqiptare dhe të pasurimit të kulturës shqiptare.
-Ç'mendime keni për femrën krijuese dhe intelektuale në Diasporë?
-Është gjë e mirë që Femra të ketë organizmat e veta të bashkimit, ku të dalin vlerat e femrës deri tek virtyti. Por nuk e konceptoj dot emërtimin "krijuese femra e meshkuj" Unë mund të bëj një libër duke i dhënë poezisë "gjininë" mashkullore. Siç mund të bëjë dhe një poet në gjininë tonë. Në Greqi është "Mali i Shenjtë" me manastire, kisha, priftërinj e murgjër. Venë vizitorë nga gjithë bota, por vetëm meshkujt. Thuhet se vetëm Shën Mëria ka shkelur në atë Mal. Pse? "Unë duke lexuar "Krishti u ngjall përsëri" të Kanzanxaqit, kam shkuar në atë Mal të Shenjtë. Për Shpirtërat s'ka doganë dhe policë-ndalimi... Shpirti poetik nuk njeh gjini.
-Ka shumë shoqata shkrimtarësh si në SHBA, apo në vende të tjerë të Europës, ku jetojnë krijues shqiptarë, si ju duken këto bashkime?
-Letërsia bëhet vetëm, është punë individuale, por ka nevojë edhe për "tavolina" shokësh e miqsh... Konti i letërsisë ruse Leon Tolstoi mblidhte shkrimtarët e kohës, që nga Turgenievi e deri tek Çehovi që ishte më i ri dhe lexonin tregimet, apo fragmente romanesh nga njëri-tjetri. "Ja kështu shkruhet tregimi!"- thoshte Turgenievi për novelat e Çehovit. E harronte gjeninë e vetë mjeshtri i letrave, se duhej harruar. Këtë rol duhet të luajnë edhe "tavolinat", shoqatat, apo Klubet e shkrimtarëve të ikur nga Shqipëria. Më pëlqen kjo fjala "Klub" si Klubi "Petëf " ( kam pasur fatin të marr pjesë në një mbrëmje poetike. Recitova "Atdhe"të Petëf-it, shqip dhe hungarisht, duke i rënë edhe pianos, me një pjesë nga Shophen. Kjo ka ndodhur më 1989, një natë para operacionit, në Budapest), apo ata të Parisit etj. Jam njohur me veprimtarinë e Klubit të Shkrimtarëve "Drita" në Athinë, që ka edhe një Revistë Letrare me emrin "Pelegrin", ku bashkon krijues të ikur nga Shqipëria, kudo qofshin ata. Bën Antologji e organizon konkurse me krijues edhe jashtë Greqisë... Vetë liria e të shkruarit i jep edhe liri gjeografike poetit apo shkrimtarit. Siç ka ky Klub anëtarë deri këtu në Amerikë edhe bashkimet e tjera të poetëve mund të kapërcejnë "kufijtë"... Pra, çdonjëri mund të bëjë zgjedhjen e vetë, ku ndjehet më mirë, larg fallciteteve letrare e mendjemadhësive vulgare... "Shokët (shoqet) i zgjedh, motrën e vëllanë nuk e zgjedh dot.", thotë mençuria popullore...
-Ju jeni anëtare e Forumit Bota e Gruas Shqiptare, forum të cilit ju i keni dhuruar shumë si me krijimtari ashtu edhe me komunikim që në ditën e anëtarësimit. Ç'mendim keni për këtë Forum dhe a keni ndonjë sugjerim për organizimin apo pasqyrimin e krijimtarisë në blogun revistë të tij?
-Faleminderit që çmoni kontributin tim modest në këtë forum special.Them modest se nuk kam dhënë shumë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se pavarësisht nga kontributet individuale në këtë forum, si në krijimtari apo komunikime të ndryshme, diskutime dhe përshëndetje, kjo bashkësi e jona ka një të vërtetë të madhe. Një miqësi dhe një harmoni që na jep frymëzim dhe motivim, na qetëson dhe na jep forca. Një bashkësi intelektuale dhe krijuese. Një bashkësi nënash dhe motrash që gjejnë veten dhe ripërtërihen nga komunikimi dhe mbështetja shpirtërore. Një oaz qetësie dhe besimi reciprok. Ne që jemi të shpërndara nëpër skajet e globit gjejmë këtu njëra-tjetrën, ndajmë hallet e shqetësimet, mbështesim, frymëzojmë e frymëzohemi dhe krijojmë. Mësojmë për njëra-tjetrën, rritemi e piqemi shpirtërisht dhe artistikisht. Fakti i realizimit të librit "Nënës", përmes një grupimi të tillë specifik, flet më shumë se sa mund të flasë Kësulkuqja!
Por, megjithëse krijuesja e këtij forumi, të cilën e adhuroj, për organizimin, fantazinë kreative, për inteligjencën, shkathtësinë dhe dashamirësinë, Merita Bajraktari McCormack dhe ju moderatoret, Monda, Aida , meritoni fjalët më të mira e të sinqerta dhe përkedhelje mbas shpatullave, për punën e madhe që keni bërë e bëni, si me grupin, si me revistën letrare në internet, mendoj se ka vend për një sugjerim,meqe jam edhe pak "më e moshuar" në vite dhe krijimtari.Mendoj se duhet t'i hapet vend një rubrike për fëmijët shqiptarë në emigracion.
-Çfarë po shkruan Iliriana?
-Mendoj tregime e shkruaj poezi... Kështu ndodh me krijuesit. Dhe kur mendon dhe shkruan nga ato gjinitë e mëdha, si novela apo romani, poezia të shfaqet befas.
- Si një poeteshë me përvojë, ç'farë mesazhi kini për talentet e rinj, për inkurajimin e tyre në zhanrin e poezisë?
-Veç një gjë i them vetes që ta dëgjojnë dhe të rinjtë. Gjithë jetën e mendoj veten "Letrare e Re". Njeriu nuk është si e mendon veten, por si e mendojnë dhe e vlerësojnë të tjerët...
-Sa citova me lart, profesioni i juaj është ushtarake. Një pyetje paksa delikate: Si ju duken përpjekjet e politikës ndërkombëtare, asaj shqiptare e kosovare e në Diasporë për çështjen e Kosovës e në përgjithësi për çështjen kombëtare shqiptare?
-Të qenit ushtarake nuk ka ndonjë të veçantë për këtë pyetje, se ushtria tashti ka dalë nga "kornizat" për "Mbrojtjen e Atdheut". Atdheu sot (për ne) "mbrohet" më tepër nga politika ndërkombëtare dhe strukturat ndërkombëtare. Sa aktive janë ato sot s'kanë qenë kurrë në historinë e të qenit Shqipëri apo Komb Shqiptar. Edhe lëvizja e emigrantëve, nëpër shtetet e Europës dhe SHBA, kanë bërë që "Bota" të na e dijë emrin, pastaj të na kushtojë vëmendje më të madhe. Intelektualët shqiptarë nëpër botë dhe veças njerëzit e letrave, të artit e të kulturës, janë bërë "ndërgjegja" e kombit... Shoqatat, veprimtaritë, kanë shërbyer për njohjen dhe integrimin tonë aty ku na shpuri "fati". Sa për politikën dhe diplomacinë? Ajo është e kontrolluar, e udhëzuar, e rekomanduar dhe shpesh e vonuar... Kur hapet ndonjë "dritare" duhet shfrytëzuar. Po e humbe? E humbe. Kosova sot është "Emër i përvetshëm" në politikën botërore dhe në njohjen qytetare. Pastaj vjen dhe Shqipëria... I vaftë mbarë Kosovës, në Fitoren e Pavarsisë se i ka munguar në shekuj dhe e ka ushqyer me gjak "Pemën e lirisë"! I vaftë mbarë dhe Shqipërisë! Asgjë nuk mund të parashikohet. Se, më tepër ndodh e pamundura sesa e mundura. Kështu ndodh, duam apo s'duam ne...
-A do kthehet Iliriana ndonjë ditë në Atdhe!
-Unë s'jam e ikur nga Atdheu. Aty kam njerëz, kam shokë e shoqe, kam fëmijërinë, rininë, jetën... Kam nënën mbi të gjitha dhe varrin e babait... kam Atdheun, me një fjalë. "Atdheu fillon nga zemra", shkruante para disa vjetësh një poet tepelenas. I jap të drejtë Poetit. Dhe trupërisht vete në Atdhe, dua të vete dhe do të vete...
-Si një njeri i letrave shqipe, cili është mesazhi i juaj, për krijuesit në Diasporë, në veçanti për femrën krijuese, për ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtar?
-Femra lind njeriun, por kur lind dhe poezinë apo bën letërsi, është dy herë krijuese... Dhe kur është jashtë vendlindjes, është krijuese më e dashur e më e dhembshur. Vlerat kombëtare ruhen duke krijuar dhe ruhen duke ruajtur simbolet e jetës e të kombit. Tre janë simbolet, sipas meje: Emri-Shqipëri, Flamuri-kuq e zi, Gjuha-shqipe. Ruajtja më e madhe dhe më me vlerë është gjuha shqipe. Të mos e harrojmë vetë, t'jua mësojmë fëmijëve, nipërve e mbesave. Ky është shërbimi më i madh që i bëjmë familjes, fisit, historisë së kombit...Ju faleminderit dhe Suksese ne krijimtarine Tuaj!
Intervistoi Raimonda Moisiu,
moderatore e Forumit Bota e Gruas Shqiptare
Sunday, September 30, 2007
Botoi Gazeta ALBANIA
Bisedoi ;Raimonda Moisiu ,SHBA
E-mail: Moisiu8 at aol.com
Me vlonjaten patriote ,Presidente e Shoqates "Qytetare te Botes"-Mimoza Hametaj
NE FOTO :Mimoza duke i dhuruar Dr.Ibrahim Rrugoves,ne pranin e eDom Lush Gjergjit, flamurin shqiptar qendisur me duart e saj, 2001
Mimoza Hametaj lindi ne Vlore, me 10 Maj 1960. Prinderit e saj ishin Marinari entuziast nga Vajza e Vlores,adhures i filozofise, letersise dhe natyres, dhe rrobaqepsja duararte bije e nje familjeje nacionalistesh vlonjate qe ka vuajtur padrejtesite e sistemit komunist. Idhulli isaj, gjyshja, guzhinierja me e mire,mbetet ne kujtesen e saj si simboli i te vertetes dhe drejtesise. Pas mbarimit te shkolles se mesme,Gjimnazit "Ali Demi" ,krijon familje e njekohesisht mbaron edhe shkollen per infermiere "Jani Minga" pa shkeputje nga puna.Me 1991 le Shqiperine dhe emigron ne Itali, ne Ankona, ku jeton edhe sot. Nga 1993 deri me 1996 ka njohur dhe perkrahur aktivitetin vullnetar qe eshte shume i rendesishem ne shoqerine italiane dhe ka dhene kontributin e saj ne "Opera pia Grimari Butari" ne Osimo. Qe prej 1998 studion per ndermjetesine e kulturave, ne ndihme te emigracionit dhe koordinimin e te gjitha sherbimeve sociale per emigracionin..
Per te njohur me shume per jeten dhe aktivitetin e saj kombetar, beme kete bisede dhe po e transkriptoj per lexuesit shqiptare:
Cfare ju shtyu te jeni kaq intensivisht e perfshire ne veprimtarine kombetare ne emigracion?
Jeta ne emigracion beri nje kthese rrenjesore ne jeten time te thjeshte me preokupimet e perditshme te nje gruaje dhe nje nene me dy femije. Ngjarja e dhimbshme e mbytjes se anijes me shqiptare ne kanalin e Otrantos me 26 mars ˜97, me shtyu t'i perkushtohem seriozisht problemeve sociale.Tronditja prej Eksodit dhe anijes se mbytur me te rinj dhe femije qe vinte nga Vlora ne Itali me dha nje sensibilitet te vecante sidomos per aspektet e jetes neper te cilat kisha kaluar edhe vet.Ne nje kohe qe Irene Piveti, parlamentaria Italiane shkruante hidhini ne "det" para se te ndodhte eksodi une shkruajta nje artikull proteste qe e publikuan pjeserisht ne gazeten "Coriere della sera" bashke me disa artikuj te tjere.Prej ketij momenti gjeta kurajen per te ndermarre inisiativa akoma me te nevojshme dhe konkrete.
Dicka me konkretisht per organizimet tuaja ne Itali?
Emigrimi ne Itali dhe kudo ne shqiptaret qe dilnim nga nje izolim total dhe nuk kishim as informacionet me elementare na befasoi ne shume aspekte te kesaj jete te re me plot te paprituraNdryshe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe ishin te organizuara ne aspektin e pritjes se emigracionit .Italianet deri vone kane emigruar vete dhe Italia nga ana organizative nuk ishte gati per te pritur emigrante.Nuk kishte qendra informacioni per te drejtat dhe detyrat,e emigrantit ,nuk kishte perkthyes dhe udherefyes.Ne vitin 1998 behem inisiatore, themeluese dhe presidente e shoqates shqiptare ne Marche te Italise.Krijuam kontakte me ambasaden shqiptare ne itali,ku gjetem edhe persona shume te gatshem qe na dhane ndihmen e tyre si Z.Visar Zhiti e Z. Pellumb Xhufi.Se bashku me shoqatat e tjera emigrante punuam ne menyra te ndryshme per te ndihmuar emigracionin ne pergjithesi dhe komunitetin shqiptar ne veçanti.Personalisht ne nje kohe qe nuk njihej figura e ndermjetesit kulturor,kam shoqeruar shqipetaret qe emigruan pas meje ,Tek avokatet, spitalet dhe neper zyrat per pune dhe shtepi duke perkthyer dhe ndermjetesuar ndihmen per ta.Gjeta listen e emrave te komunitetit shqiptar dhe u dergova me poste ligjin e pare qe doli ne Itali per te drejtat e emigranteve.Te gjitha me shpenzimet i kam mbuluar une edhe sepse vete ish ne kushte mbijetese.Nderkohe qe Milosheviqi bente debimet etnike, ne se bashku me shoqaten "Uniteti" dhe shoqata te tjera ne Itali organizuam disa potesta te rendesishme dhe i fundit u be ne bashkepunim me Partine Radikale.Ajo qe me dha me shume kenaqesi ne kete manifestim ishte fakti se grupet e partive te ndryshme qendruan te bashkuara gjate gjithe oreve te protestes.Se bashku me shoqatat e tjera emigrante punuam ne menyra te ndryshme per te ndihmuar emigracionin ne pergjithesi dhe komunitetin shqiptar ne vecanti Projekti Bazar Ludo Cafee nje festival i kulturave qe pati sukses dhe u be i njohur edhe ne sallonin e sherbimeve sociale ne Rimini se bashku me shume projekte novatore.Ju jeni presidente e nje shoqate mbareboterore.
Mund te njihni dashamiresit tuaj dhe kurreshtaret me kete shoqate?
Ne vitin 2000 u bera inisiatore dhe njekohesisht u zgjodha Presidente e shoqates "Qytetare te Botes",e cila u frymezua nga ndjenjat e dikurshme nen diktaturen e izolimit.Sipas regullores te statutit te shoqatave vullnetare pa perfitim kam qendruar pa anetarsi politike,edhe sepse jemi bashkuar ne inisiativa ne favorin tone si emigrante dhe shqiptare ne momente te ndryshme me forca politike.Fillimisht edhe ketu financimi monetar ka qene personal dhe shume i madh duke shtuar ketu dhe kohen ne menyre vullnetare.Sekretari i pare i sindakos te Ancones Doktor Bruno Brevetti, i cili ka shkruar dhe librin "Adriatiku nuk eshte nje kufi" me ka qene gjithmone nje mbeshtetje e fuqishme.Nje nga inisiativat e para te shoqates qytetare te botes ishte promovimi i sheshit te bashkimit ne Prishtine,projekt i nje arkitekti Italian me te cilin shkuam ne Prishtine dhe patem nje bashkebisedim me presidentin Rugova.Rigoberta Menchu,fituese e çmimit Nobel per Paqen me kushtoi nje dedikim te vecante per punen ne shoqaten Qytetare te botes.Po keshtu edhe perfaqsuesi i ONU ne konferencen e Triestes e vleresoi shume kete aktivitet se bashku me Qytetarin e nderit ne shqiperi piktorin Iranian Masrur ImaniKemi marre gjithashtu edhe inisiativa per te gjitha kulturat e komuniteteve prezente ne territor ku jeta e perditshme na krijon kushte njohjeje dhe miqesieShume intervista te aktivitetit te 2 shoqatave jane publikuar neper libra dhe gazeta dhe nje nga ato me perfaqesueset eshte ajo e doktorit ne sociologji Ennio Pattarin.Realizuesi i filmit per Anna Oksen,Ibrahim Kasapi filmoi edhe nje pjese te veprimtarise te shoqates tone ketu ne Itali.Gazetarja Klaudia Bumçi qe ka punuar ne radio Vatikanin pati shume sukses me transmetimin e relacionit tim ne qytetin e GjenovesJu jeni aktiviste e LSHB. Dicka me gjere per aktivizimin tuaj ne kete organizate mbareshqiptareNje pjese te energjise ia kushtova LShB-se (Lidhja Shqiptare ne Bote),punova gjate per kordinimin e saj duke nisur ftesat ne gjithe boten dhe ne Kongresin e saj te pare kam qene relatore dhe si zedhenese e sindakos te Ankones.Edhe ne zgjedhjet e kryetarit te LSHB kontribova me opinionin tim te shprehur energjikisht.
Ju jeni edhe aktiviste e te drejtave dhe barazive gjinore si dhe te drejtave te emigranteve ne vecanti. Cili eshte spektri i perfshirjes ne keto aspekte jetesore ?
Per me shume se 8 vjet qe perfaqesoj emigrantet ne keshillin territorial te gjithe zones rreth Ancones.Aty kam ngritur zerin per nevojat e emigranteve si une qe ketu i quajne Immigrati. Eshte i pesti vit qe bej pjese ne komisionin e te drejtave te barabarta ne mes te burrit dhe gruas te provinces se Ancones ku kemi organizuar konkurs poesie kushtuar grave,konkurs pikture, qender per mbeshtetjen psikologjike te familieve ku ndodhen pjestare me semundje te pasherueshme si tumoret dhe nje filem per vajzat adoleshente.Vazhdimisht kam bere relacione neper seminare dhe konferenca te ndryshme mbi problematikat e jetes sone e sidomos te tranzicionit dhe identitetit tone si Immigrat
Ju nuk jeni vec nje grua e nene e veante, nje aktiviste e ceshtjes kombeatre dhe e te drejtave njerezore, por edhe nje krijuese e mire. Ju keni nje krijimtari tuajen,ne proze e poezi. Cfare mund te na rrefeje Moza ketu?
Aktivitetin poetik e letrar e kam nisur qe heret, me fitimin e vendit te dyte ne konkursin e pare kombetar te fjales artistike ne radio e televizion me 1975, si recituese e poezise se krijuar po prej meje. Ne gjimnaz pregatisja tekstin e shfaqjeve humoristike per ballon e vitit te ri.Pas nje nderprerje shume te gjate hyrja ne internet ngacmoi frymezimin tim dhe shkrimet u bene nje mjet komunikimi ne faqet elektronike me bashkadhetaret ne gjithe botenPo keshtu kam publikuar poezi dhe proze edhe ne sitin e poeteve italianâ€Vetrine e poeteveâ€Poesia Nuk kam frik prej viteve . .Kam mare pjese ne ekspozitat e arteve figurativa qe zhvillohen ne Itali dhe jane te vleresuar krijimet ne artet aplikative,njera prej te clave gjendet ne nje ekspozite te qytetit te Livornos..Tani jam duke perfunduar librin “Faqe Ditar"Nje aftesi tjeter e juaja eshte artizanti.Kemi pare gjera te punuara nga duart tuaja. Ku e ka rrenjen ky pasion dhe si e zhvilloni ate?Sigurisht qe dashuria per artizanatin lind ne familje.Mamaja nuk ishte vetem nje rrobaqepse por edhe nje artiste ne ate c'ka bente.Me mesoi dhe mua gjithe punet e dores,si qendisja grepi dhe une mbi keto baza fillova te bej ne rrobat e vajzave figura me aplikacione duke nderthurur deshiren time per te pikturuar me qendisjen ne ate kohe qe ne Shqiperi nuk aplikoheshin. Tani shume marka rrobash te njohura perdorin figurat me aplikacion dhe sidomos ne ato te Moskinos gjej veten time.Ky ishte dhe komunikimi im me artin ne nje kohe qe ritja e vajzave me merte shume kohe.Cfare ju mungon me shume nga Shqiperia?Me mungon e folura shqip qe “del nga mushkrite†era e detit te Vlores, e portokalleve dhe limonave,perendimi i diellit mbi ishullin e Sazanit,solidariteti i fqinjeve.Makari te kerkoj pak majdanos hua qe kam harruar ta blej…Me mungojne prinderit motra vellai dhe mbesat.Mendoni se do ktheheni atje nje dite?Ndjej brenda meje deshiren per tu kthyer por shume arsye praktike kondicionojne zgjedhjet.Emigranti di vetem ku ka lindur por jo ku do te vdesi
Cfare mendoni per forumin tone Bota e Gruas Shqiptare?..
Eshte nje komunikim i nje dimensioni te trete qe i pershtatet nevojave tona shpirterore.Kuptohemi shume mire dhe ne te gjitha aspektet e jetes mes nesh.Ketu kane nisur te shkruajne shkrimtare me emer dhe talentet e reja dhe pa pervoje kane bere emer..Ketu gjejme solidaritetin fjalen e ngrohte,mendimin artistik dhe intelektual dhe nje miqesi te pacmuar. Puna per ta mbajtur gialle forumin peshon sigurisht mbi drejtuesen e grupit qe ka meriten me te madheForumi kerkon vazhdimisht investim energjie per kete e kuptoj fare mire Ashtu si dhe mua Aktivitete me shoqatat me marrin gjithe energjine.Fale publikimeve ne kuadrin e ketij forumi dhe parapriresit(teuta-shqiptare), te dy antologjive une u bera dy here bashkautore me librat "Mozaike te Nje porterti" dhe "Nenes".Kjo me ben te ndjehem mire,pasi jo vetem qe komunikojme,por edhe ndertojme e japim dicka. Kjo qe ju beni me intervistat e vajzave dhe grave te forumit ,eshte shume domethenese gjithashtu.
Ju faleminderit dhe suksese!
Bisedoi: Raimonda Moisiu ,moderatore e Forumit Bota e Gruas Shqiptare!
Monday, September 17, 2007
Bota e Gruas Shqiptare-JULIA GJIKA -POEZI

Julia Gjika
VJESHTA NË NEW ENGLAND
E artë, flakëruese,
Këputet nga pemët,
Fluturon më shpejt se patat e egra,
Tokës i shtron,
Kuvertë ngjyra- ngjyra,
te butë,të lehtë,e valëvit era…
I madh dhe i vogël,
Rrokulliset,
Të ngjyhet në koloritin e saj,
E në kurriz të marrë kalikic,
Vjeshtën.
MUZG
Ti ende vërtitesh në qiellin e ftohtë,
Ti patë e egër, e lodhur, mbetur larg nga shoqet,
I rrënkon qiellit, në retë ndihmë kërkon,
Por është i shpejtë dhe të arrin
Si zjarr, flakërimi i vjeshtës,
Krahët t’i përzhit,
E vetme s’i mund të shpëtosh?
SHENJA
Patat e egra u larguan,
Pa pritur mëngjezin,
Pa pritur lindjen e diellit,
Ditën e vunë përpara.
Krahët e tyre gri,
Tek tuk me të bardhën e gushës,
I dhanë ngjyra qiellit.
Sqepat, tërhoqën rrezet, në fije fije të holla,
Dita filloi me më pak diell.
Ato po ikin,
Duke lënë shenjën,
Shpejt vjen dimri,
I tremben takimit me të.
YARD SALE
Shtëpi të rrënduara nga kujtimet
Cdo vjeshtë oborret kthehen në yard sale
Kujtimet i lodhën vitet
Vitet i shesin kaq lire
Për disa cents
“E MREKULLUESHME ESHTE DASHURIA”
“Dashuria është e durueshme, plot mirësi,
dashuria nuk ka smirë,
nuk vë në dukje, nuk krekoset.”
I Korintasve 13: 4.
Nëse jeta jon’ ësht’ e shkurtër
Sa një fletë;
Nëse fluturimi i viteve
U ngjan atyre qe s’kthehen;
Le të jemi të mirë me njeri tjetrin.
Nëse i vidhemi botës,
Se na lodh ndonjëherë;
Dashuria i duron të gjitha.
Nëse një cast është shkreptimë,
Që shpresa zgjon,
Dashuria i beson të gjitha.
Vetmia shkundet
Kur hyn dashuria,
Harrimi kujton
Kur e prek dashuria.
Ajo nuk krekoset,
Nuk ka numurim vitesh.
Asgjë nuk të rëndon,
Asgjë nuk të lodh,
Cdo gjë njerezore
Për te është hyjnore…
Wednesday, September 12, 2007
Bota e Gruas Shqiptare-FLORA DURMISHI-Radio Dokumentar

Ja kjo ishte një pjesë e filozofisë jetësore me të cilën E Lumja Nëna Terezë preku thellë në ndërgjegjen e njerëzimit dhe i dha vulë të fuqishme shekullit të 20-të.
Nga Shkupi deri në Kalkutë, një biografi në të cilën, cdo ditë e saj ishte në shërbim të njeriut, të njerëzimit, prandaj edhe e quajtwn: Nëna e Dashurisë, Fenomen i Mirësisë, Legjendë e Dashurisë dhe Respektit...
Madje Lorenc Antoni ka komponuar një këngë vetëm për vokalin e Gongjes. Interpretimi origjinal i këngës nuk është ruajtur si edhe shumë gjëra të tjera me vlerë dhe kjo është për të ardhur keq.
Jo vetëm gjatë atij udhëtimi por edhe gjatë gjithë jetës Gongjen e përcillte porosia e nënë Dranës:” Gongje e dashur kur bënë dicka ose bëje mirë dhe me dashuri ose mos e bëj fare”. Dhe ishte pikërisht kjo dashuri që e udhëhoqi drejt misioneve.
Fillimisht Nënë Tereza mund të u ofronte vetëm lutje dhe dashuri, asgjë tjetër. Këshilla e Nënë Dranës i sillej nëpër kokë: “Bija ime, kurrë mos shiko mbrapa, vetëm përpara, kurrë mos u dorëzo!”
Ky ishte ai moment i madh kur ajo tregohet si personalitet i fuqishëm përmasave gjigante. Kishte besim te Zoti, kur nisi nga zero projektin e madh i cili pastaj pak nga pak si ortek i fuqishëm vuri në lëvizje tërë ndërgjegjen e njerëzimit.
Ajo u identifikua me njerëzit më të varfër që të mund të ishte mësuese, nënë dhe cdo gjë për ta. Ajo nuk fliste shumë por punonte shumë. Ua lehtësonte vuajtjet atyre që vuanin. Dashuri kishte për të gjithë. Ajo tanimë nuk ishte vetëm. Vajza e parë që iu bashkua ishte një e pasur. Dhe këtë Nënë Tereza e kuptoi si dhuratë nga qielli. Menjëherë pas saj edhe vajza të tjera, ish studente të Nënë Terezës iu bashkuan misionit të mësueses së tyre. Kështu më 7 tetor 1950 Nëna Tereze themeloi bashkësinë me emrin “Misionaret e Dashurisë”. Në vitin 1965, kjo bashkësi u ngrit në kongregatë papnore. Atë kohë kishte 300 misionare të dashurisë. Dhe të gjitha këto ndihmonin të varfërit dhe të sëmurët, të braktisurit para vdekjes, fëmijët dhe bonjakët e braktisur, të gërbulurit... e të ndihmosh këta njerëz duhet vetë ta përjetosh këtë, dhe mund t’u ndihmohet shumë, mjafton të kesh zemër të pastër.“Duhet të kemi zemrën e pastër që të kuptojmë sepse zemra e pastër mund të dashurojë. Ne duhet t’ua zgjasim dorën që t’u shërbejmë ndërsa me zemër t’i duam për atë ditë kur të varfërit të jenë shpresë e shpëtimit të njerëzimit. Ne do të gjykohemi në bazë të asaj që bëjmë për ta”
Përmes bashkësisë “Misionaret e Dashurisë” tashmë kishte filluar të funksionojë dhe të japë rezultate ideja e madhe e Nënës Terezes. Më 1955 hapi shtëpinë për fëmijë të braktisur. Ajo urdhëroi të sillen brenda të gjithë fëmijët e braktisur pa dallim dhe u siguroi strehë, ushqim e dashuri, të cilën gjë ata nuk e kishin përjetuar kurrë.
Por ka edhe shumë kategori të tjera që presin dorën e dikujt për ndihmë. Sa shumë njerëz jetojnë dhe vdesin nëpër rrugët e Kalkutës! Të tillë Nëna Tereze sheh në cdo hap.Kjo e brengosë shumë. Cfarë të bëjë? Nuk e pranon dot këtë realitet. Dhe cfarë bëri? Shkoi në tempullin e hyjneshës Kali. Mori një nga kthinat e tempullit dhe për 24 orë e mbushi me njerëz që ishin buzë vdekjes. Këtë shtëpi Nëna Terezë e quajti Nirmal Hirdaj. Këtu thoshte ajo askush nuk vdes i dëshpëruar, i uritur dhe pa dashuri.
Nëna Terezë hapi shumë spitale për ta. Gjithashtu u angazhua dhe hapi një fashat për të gërbulurit me emrin “Shanti Nagar”(Qyteti i Paqës) ku ata do të mund të jetonin dhe punonin, të krijonin familjet e tyre. Thjesht ku do të mund të bënin një jetë normale. “ Asnjë nga pacientët tanë nuk ka vdekur i dëshpëruar. U kemi mundësuar vdekje të bukur. Ne i ndihmojmë ata të vdesin në paqe me Zotin dhe me dashuri e kujdes deri në fund”(N.T)
Më 1962 themeloi degën e meshkujve Misionarë të Dashurisë. Pastaj shoqatën ndërkombëtare “Bashkëpunëtoret e Nënës Tereze”, pastaj Misionaret e Dashurisë dega e meditimit, Vëllezërit e Fjalës etj. etj.
Po pse vërtet angazhohej kaq shumë? “Për lavdinë e Zotit dhe të mirën e njerëzve”-përgjigjej ajo
Nëna Terezë punonte cdo ditë me cdo njeri që kishte nevojë për ndihmë. Fati e rasti e deshi që të qëndrojë më gjatë në Indi por shembëlltyra e saj, forca e ideve forca e dashurisë së njeriut për njeriun kishte filluar të përhapej nëpër tërë botën. Duket se u bë pikë e kthesës në ndërgjegjen e njerëzimit. Njeriu për njeriun nuk qenka vetëm ujk, nuk paska vdekur dashuria , mirësia, respekti i njeriut për njeriun. Porositë dhe fama e veprave të saj filluan të lëvizin gjithandej globit të mbushur përplot kontraste, ligësi e egoizëm. Pa ndalë ajo i bënte thirrje njerëzimit që ta mund të keqen në vetvete sepse nga këto ligësi e egoizma prodhohen fatkeqësi njerëzore si imoraliteti, alkoolizmi, droga, AIDS-i e të tjra, që po e kërcnojnë njerëzimin. Nëna Terezë jo vetëm me porosi por edhe fizikisht ishte aty ku kishte fatkeqësi. Hapi shumë qendra në vende të ndryshme të botës për të ndihmuar shërimin e të sëmurëve nga droga e AIDS-i . Ajo nuk komenton më shumë përvec “ Ata janë qenie njerëzore, vëllezërit dhe motrat e mia, ne duhet t’i falim ata. Këta njerëz më shumë vuajnë nga izolimi që u bëhet. Ata kanë nevojë për dashuri.” Ajo është kudo në: Qernobil, Bejrut, Etiopi, Kubë, Romë, Shkup, Uruguaj, Brazil, Kosovë, Aman, Gjermani, Francë, Honduras, Kamerun... e ku jo atje ku ka vuajtje. Dorën e ngrohtë të ndihmës së Nënës Terezë e ndien me miliona njerëz, pavarësisht nga raca, feja, gjinia, etnia etj. Për Nënë Terezën të gjithë ishin njerëz dhe i shikonte si njerëz.
Tashmë ishte shndërruar simbol kudo në botë . Më 1979 Nënë Tereza dhe vepra e saj u shpërblye me cmimin Nobel për paqë. Në arsyetimin e Komitetit për ndarjen e cmimit ndër të tjerat thuhet se vula e veprës së saj është nder për njeriun, për vlerën dhe dinjitetin e tij duke vënë në spikamë se ajo ia ktheu njerëzimit shpresën në një moment të tensioneve dhe krizave të mëdha në botë. Laureatja e cmimit, Nëna Terezë, deklaroi se e pranon cmimin në emër të të varfërve dhe mjetet që sjell cmimi ishin pikërisht për këtë.
“Ky cmim është një rast i mirë për të dëshmuar se dashuria është një rrugë e mirë për paqe.Dhe jo vetëm dashuria me fjalë por dashuria në vepër. Ky cmim do t’i gëzojë mijëra njerëz anë e mbanë botës të cilët bashkohen me mendimin se të varfërit janë vëllezërit dhe motrat tona.”
Nga ky piedestal Nëna Terezë përsëriti thirrjen për paqë, dashuri mes njerëzve, mirëkuptim, ndihmë njëri tjetrit. Theks të vecantë ajo vuri në rolin e ngrohtësisë familjare për edukimin e fëmijëve të shëndoshë. Ku mungon kjo ngrohtësi, tha ajo, shfaqen devijime si droga, AIDS-i etj. Edhe këtu në Osllo ajo foli e shpjegoi pse angazhohej kundër abortit. Abortin ajo e quajti shkatërruesin më të madh të paqës. “Nëse një nënë mund ta vrasë fëmijën e vet c’und të thuhet për krim kur vritemi në mes nesh . Këta fëmijë të palindur po vriten në barkun e nënave të tyre. Mendoj se të gjithë ne duhet të lutemi të mos ndodh kjo. Nëse me të vërtetë e duam paqën duhet ta ndalim vrasjen e fëmijëve të pafajshëm në barkun e nënave të tyre.”
Gjithë vëmendja e njerëzimit atë ditë ishte drejtuar drejt Osllos. Shqiptarët kishin dhe një arësye më shumë për t’ ju gëzuar mirënjohjes së madhe që iu nda kësaj bije të vyer të kombit.
Në emër të shqiptarëve përshëndeti imzot Nikollë Nikprelaj.
Para Osllos dhe më pas Nëna Terezë u nderua edhe me shumë cmime të larta nga qendra e institucione të botës si: cmimin ndërkombëtar Xhon Kenedi, cmimin Nehru, cmimin Nëna Universale, doktore e anëtare nderi në disa universitete etj. etj. Më 1990 u shpall anëtare nderi e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ndërsa në vitin 1996 kryetari Rugova e shpalli Anëtare Nderi e Republikës së Kosovës.
“Ne do të mësojmë gjithmonë nga filozofia e dashurisë që e krijoi ajo. Kjo filozofi është dashuria për Zotin, dashuria për njeriun dhe dashuria midis njerëzve. Kjo është dashuria e nënës shqiptare, që Nëna Tereze e ndau edhe me njerëzit e popujve të tjerë . Këtë dashuri e ngriti në planin universal për veprën e bërë të bamirësisë. Nëna Tereze, mund të themi, është themeluese e filozofisë humanitare që aq shumë i duhet njerëzimit. Njerëzit e mëdhenj dashurinë e ndajnë dhe ua dhurojnë të tjerëve. E tillë ishte Nëna Terezë. Nga filozofia e saj ne mësuam të jemi sëbashku . Ajo është në zemrat e të gjithë kosovarëve e që krenohen që është Nëna e Njerëzimit...”(Kryetari Rugova)
Krahas angazhimeve të pareshtura me të varfërit e saj në Kalkutë dhe qendrat tjera botërore ku kishte hapur qindra shtëpi për të varfër, spitale e shkolla, Nëna Terezë përpiqej që të gjente kohë për të vizituar vendlindjen e saj. Në Kosovë për herë të parë erdhi në vitin 1971. Ishte mysafire e don Nikolë Minit, famullitar i Prizrenit. Shtegtoi edhe në Letnicë dhe disa vise të tjera . Ishte koha e komunizmit dhe ateizmit dhe thuajase përvec elementeve kishtare dhe fetare katolike askush nuk e hetoi praninë dhe vizitën e saj, tregon don Lushi. Vizita e dytë e saj në Kosovë u bë në vitin 1978 e edhe kjo kaloi pa ndonjë publicitet. Vizita e tretë ishte më, 1980 kur tashmë ajo ishte bërë personalitet i përmasave botërore dhe kishte fituar cmimin Nobel.
“Vizitoi Shkupin e saj dhe Shkupin tonë, themeloi edhe bashkësinë e parë rregulltare “Bijat e dashurisë hyjnore” në Shkup pastaj pas Shkupit erdhi në Bincë ku pati nje takim me klerin tonë dhe motrat tona . Në Letnicë u morëm vesh që t’ia bëjë edhe një vizitë Vitisë, kryetarit të komunës dhe të zhvillojë një takim në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës që atëherë kryesohej nga Bahri Oruci dhe nënkryetar ishte Pajazit Nushi- rrëfen Lush Gjergji. Në vitin 1986 erdhi më shumë privatisht për të vizituar ipeshkëvinë dhe ipeshkvin e atëhershëm imzot Nikë Prelën dhe për të shqyrtuar situatën se a është e mundshme që edhe në Kosovë të hapet një qendër e Misionareve të Dashurisë. Vizita e saj e fundit bërë Kosovës ishte në vitin 1988, ishte vizitë publike. Erdhi dhe solli 4 motra Misionare të Dashurisë dhe hapi qendrën e saj në Pejë.
Pajazit Nushi i cili atë kohë ishte nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe i ngarkuar me organizimin e pritjes që iu bë Nënës Terezë, krahas bisedave për pozitën e fesë në Kushtetutë e tema të tjera , kujton rastet e refuzimit të saj për të kaluar natën në luksin e hotelit ose për t’u shërbyer me veturë: “Ishte shumë e thjeshtë në cdo pikëpamje. Nuk keni nevojë të angazhoheni kaq shumë për qëndrimin tim këtu sepse unë mund të eci prej këtu e të shkoj deri në kishë, pse t’i sillni ju tri-katër makina për mua...”
Në Shkup për herë të parë u kthye në vitin 1970. Kështu ishin kohët dhe rrethanat por edhe angazhimet kolosale që kishte. Vizitat në Shkup dhe Kosovë janë bërë në kuadër të një programi.
Pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri u hap dera edhe për ardhjen e Nënës Terezë. Ajo bëri disa vizita dhe hapi një numër institucionesh të bamirësisë si dhe objekte të kultit të cilat më herët ishin të ndaluara.
Në vitin 1993 Nëna Terezë erdhi në Shqipëri në shoqëri të Papa Gjon Palit të Dytë.
Ja mesazhi i saj drejtuar popullit shqiptar:”Duajeni njëri tjetrin ashtu sic ju do perëndia juve të gjithëve dhe lutuni! Sepse duke u lutur në familje e mbani atë të bashkuar. Familjarët që luten bashkarisht janë të bashkuar e duan njëri tjetrin sic i do perndia të gjithë prandaj ne këtu në Shqipëri insistojmë shumë për lutje dhe unitet dhe dashuri në cdo familje. Zoti ju bekoftë!
Po gjatë kësaj vizite Papa dha këtë vlerësim për Nënë Terezën dhe veprën e saj të madhe: “Si mos ta përmendim fort të dashurën, bijën tuaj, bijën e zgjedhur shqiptare, motrën Terezë të Kalkutës, nënën e shumë të varfërve në botë. Me ngrohtësinë e fesë, kjo grua e vogël e madhe ka dhënë nxitjen dhe përkujdesjen e madhe të zemrës shqiptare...”
Dhe, kudo Nëna Terezë ishte e pranishme me të njejtën energji të shpirtit të saj për të ndihmuar më të varfërit e botës. “Ata mund të ndihmohen pavarësisht nga mundësitë që kemi qofshim të pasur apo jo. Mund të ndihmohen me shumë para e nëse nuk ka edhe me një qindarkë edhe me një kujdes , pak respekt me një buzëqeshje.”
Për ta nuk kurseu asgjë as shëndetin, as kohën as mundin dhe ia doli, duke iu ofruar ndihmë hallegjinjëve të pashpresë që nga ndihma më e vogël e deri te mrekullitë. Mbi të gjitha ajo dëshmoi se edhe e pamundura është e mundur. Por kishte edhe ndonjë zë malicioz, si gjithmonë që i përcjellin veprat e mëdha, që të thoshte ndonjë fjalë të ligë edhe për Nënën Terezë, për prejardhjen e fondeve, për menaxhimin e tyre etj. Edhe në përgjigje të tyre ajo ishte e madhe duke kërkuar që të mos u vihet veshi por të vazhdojë puna. Mbase në momente të tilla do t’i ketë lindur inspirimi që këtë përgjigje ta jap edhe me poezi: “S’ka rëndësi, njeriu është i pa arsyeshëm, i pa logjikshëm, egocentrikë, s’ka rëndësi duaje! Nëse bën mirë do të thonë se e bën për qëllime egoistike, nuk ka rëndësi bëj mirë! Nëse i zbaton qëllimet e tua do të gjesh miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë, s’ka rëndësi zbato! Të mirën që e bën nesër do të harrohet, s’ka rëndësi bëj mirë! Nderi dhe ciltëria do të bëjnë të lëndueshëm, s’ka rëndësi, të jesh i ciltër dhe i ndershëm! Atë cka ke ndërtuar vite me radhë mund të rrënohet fill, s’ka rëndësi ndërto! Nëse i ndihmon njerëzit do të hidhërohen, s’ka rëndësi ndihmoiji! Jepja botës pjesën më të mirë të vetvetes do të shqelmojnë, s’ka rëndësi, jepi botës pjesën më të mirë të vetvetes!”(N.T.)
Pra edhe në vështirësi Nëna Terezë na ka dhënë modelin e tejkalimit të tyre mjafton që të kesh zemër të pastër dhe qëllime të larta. Prandaj janë harruar ata zëra të ligë dhe ka mbetur shkëlqimi i veprës së saj të cilës iu përkushtua me shpirt deri në castet e fundit të jetës.
Nënë Tereza ndrroi jetë më 5 shtator 1997. Në varrimin e saj morën pjesë me pikëllim të thellë, krahas të varfërve edhe personalitetet më të shquara botërore.
Ishte kjo humbje e madhe për njerëzimin por edhe ngushëllim se ajo e la të qartë rrugën që duhet ndjekur.
Ja, ta zëmë, si e komenton vdekjen e saj zëvendësja e Nënë Terezës, motër Nirmala e cila beson se fenomeni Nëna Terezë dhe figura e saj karrizmatike do të vazhdojë të veprojë përmes të tjerëve:”humbja është shumë e madhe! Sa u përket problemeve jam shumë e sigurt se Nëna Tereze do të lutet edhe atje ku është në qiell dhe do të na ndihmojë. Kam shumë besim në ndihmën e Zotit dhe lutjet e nënës por, sigurisht që humbja është shumë, shumë e madhe.”
Ndërsa një ditë pas vdekjes së Nënë Terezës, Papa Gjon Pali bëri këtë vlerësim për të: “Nëna Terezë e ka shënuar historinë e shekullit të 20. E ka mbrojtur me guxim të pashoq jetën , i ka shërbyer qenies njerëzore për të mbrojtur dinjitetin dhe nderimin atyre që i kishte thyer jeta për t’i dëshmuar dashurinë e Zotit cdo krijese njerëzore. Kjo është dëshmia e dashurisë engjullore që ushqehet nga feja dhe e përcjellë deri në vdekje. Kështu e përkujtojmë atë duke u lutur dhe duke i dëshiruar shpërblimin që e pret cdo besimtar në mbretërinë qiellore.Le të jetë shembulli i saj i gjallërishëm ngushëllim dhe frymëzim për familjen e saj, kishën dhe mbarë botën.”
Bill Klintoni e quajti Nënë Terezën, vigan i shekullit tonë. Zhak Shiraku tha se pas vdekjes së Nënë Terezës ka më pakë dashuri në botë! Toni Bleri vlerëson se shpirti i Nënës Terezë do të rrojë si frymëzim për të gjithë ne!
Nëna Terezë u bë për të gjallë e edhe më shumë pas vdekjes inspirim për mendjet krijuese të të gjitha llojeve: për artistë, skulptorë, kompozitorë, shkrimtarë etj.
“Nëna Terezë është shprehja më e bukur e mirësisë, e humanitetit, e zemërgjerësisë, e flijimit e tërë asaj që mund të themi që është bujare.” Këtë vlerësim e ka bërë piktori i njohur Ibrahim Kodra i cili ia ka kushtuar edhe disa punime brilante në pikturë dhe shton ” Nëna Terezë është nëna e botës mbarë. Ajo ka shpëtuar fëmijët e botës mbarë! Kjo është Nëna Terezë. Shqiptarët mburren me emrin e saj. Ajo ka naltësu edhe emrin e popullit Shqiptar sepse me mirësinë që ka bërë në tërë botën emri i saj është i shkruar me shkronja të arta.Dhe e meriton se e ka qu nalt emrin e Shqipnisë.”
Ismail Kadare:” Nënë Tereza është figurë e madhe emblematike e kombit shqiptar. Me figura si Nënë Tereza historia e njerëzimit, vetë njerëzimi, është bërë më i pasur dhe më i ndritshëm. Populli shqiptar mund të jetë krenar që i ka dhënë botës një pasuri dhe një dritë të tillë. Me këtë ai dëshmoi edhe një herë se është një popull që bënë pjesë në qytetërimin e madh evropian. Jam i lumtur që vite më parë e kam takuar këtë shejtore. Cdo popull do të ishte krenar ta kishte pjellë Nënë Terezë. Prandaj krenaria jonë për të është legjitime. Në qastet tona të vështira ne e kemi kujtuar gjithmonë. Ajo na ka dhënë besim dhe kthjelltësi në shpirt. Në kohë të ashpra ne e kemi kujtuar poashtu gjithmonë, ajo na ka dhënë fisnikëri dhe paqe. Nënë Tereza do të jetë e tillë për ne në jetë të jetëve.”
Nermin Vlora Fallaski
Nënë Tereza kishte dicka që në atë përmbledhjen e trupit të saj, në ato rrudha që kishte në fytyrë e bënin jashtëzakonisht të madhe...
Gjelosh Gjokaj
Te artistët ajo është gjithmonë një element inspirativ, edhe si figurë edhe si personalitet me vepra të mëdha që i ka ba. Shqiptarizmi duhet të krenohet me veprën e saj.
Ja si e kanë shprehur përmes poezisë admirimin e tyre disa nga poetët kosovarë:
o ndihmon fatkeqët kur i lë cdo shpresë
nënë është për bonjakët që s’janë të aftë për ndjesë
xixë për nëna të lëna dhe fëmijët pa mnela
hapi ajo zemrën sa vetë rrozullimi
edhe në të i ngroh njerëzit e cdo ngjyre ...(Enver Gjerqeku)
që shpiejnë nga jeta
që shpiejnë nga bregu
zemrën prej Nositi
në planet e ke shtri
si nëna fëmijën
mbuluar e ke me dashuri... (Qibrije Demiri)
u ngrit drejt qiellit
dhe u shndrrua në rreze
të ngrohta të diellit
Gongje Bojaxhiu
në Nënën Terezë!... (Mark Krasniqi)
Më 19 tetor 2003, ipeshkvi i Kalkutës i kërkoi Papës që Nëna Terezë të shkruhet në radhët e shejtërve.Po këtë ditë, Papa Gjon Pali i Dytë, e shpall të lumnueme Nënën tonë të madhe Tereze. “...Me autoritetin tone apostolik, pranojmë që shejtorja e nderuar e Zotit, Tereza e Kalkutës, tani e tutje të quhet lume e që festa e saj të kremtohet, sipas rregullave të caktuara nga e drejta kanonike kishtare, cdo vit, në ditën e lindjes së saj për qiell më 5 shtator.”
Nëna Terezë është shembull për t’u ndjekur. E sikur të gjithë ne të ecnim hapave të saj, bota do të ishte krejt tjetër.
Flora Durmishi- Kosovë