Monday, May 08, 2006

Bota e Gruas Shqiptare - "Bravo".....vetem ILIRIT-Nga Merita Bajraktari McCormack

Merita Bajraktari Mccormack, Long Island,New York, SHBA

Artikulli shkruar ne kohen kur autorja jetooi ne Zagreb-per aresye biznesi.


“Bravo” vetem Ilirit…



Mbresa nga kercimet e Prima Balerinit shqiptar Ilir Kerni ne premierat e baleteve te stineve ne Zagreb te KroaciseCdo stine viti sjell me vete gjithcka te veten, por nuk le pas dore gjithcka shoqeruese qe i pershtaten asaj stine. Mes stinesh jetojme dhe ndertojme jeten tone, mes stinesh shijojme bukurite e natyres dhe jeten ne teresi dhe artin ne vecanti. Ai art behet akoma dhe me I bukur kur pasioni kombinohet me fatin e mire.Personalisht e quaj veten me shume fat te jetoj kete periudhe ne Zagreb qe prej vitit te kaluar dhe te kem takuar kaq miq e shoke, kaq njerez te nderuar shqiptare nga te gjtiha trevat shqiptare ne Kosove, Shqiperi,Mal te Zi apo gjetke, shqiptare qe trashegojne bukur gjuhen traditat dhe kulturen.Mes shume shqiptareve te ardhur prej vitesh, vemendja ime u terhoq nga prania e familjes Kerni, familje qe une e kam njohur qe ne Shqiperi si emer per vete famen e kercimtarit Prima Balerinit Ilir Kerni .Pervec kesaj, ne Zagreb une gjeta mundesine e informacionit ne gjuhen shqipe permes Bibliotekes Shqiptare qer drejtohet nga Zonja Dorotea (Dori)Kerni. Me Dorin u miqesuam shpejt, ajo per mua u be nje mike e afert,dhe diten e pare qe u takova me te, ajo sugjeroi anetaresimin tim zyrtar ne biblioteke dhe nuk ngurroi te me percjelle me nje tufe librash, CD dhe revista..Qe prej asaj dite une shkoj pothuajse 4 here ne jave ne biblioteke dhe shpirti im ushqehet me informacion ne shqip dhe ndjehem mjaft mire.Me Ilirin bashkeshorti im dhe une u takuam ne festen e 28 nentorit te kaluar dhe pervec kenaqesise se takimit me kete Yll te artit shqiptar,kroat dhe boteror, ne shprehem deshiren per ta pare Ilirin ne shfaqje.Nuk vonoi dhe une pata fatin e mrekullueshem te shoh dy premiera te dy baleteve klasike dhe ndjej se dua te shkruaj e ndaj me ju dicka qe une perjetova ato caste.Ilir Kernin e kisha pare per here te fundit ne shfaqje direkte ne pallatin e Sporteve ne Tirane kur une punoja dhe jetoja ne Shqiperi. Ishte moment emocionues dhe teper I vecante pasi shije balerinin me te mire shqiptar dhe natyrisht shfaqja direkte ka emocionet e veta dhe aq me teper kur kercimtaret interpretojne aq bukur dhe percjellin emocionin mjeshterisht tek spektatori..Ishte premiera e baletit Arrethyesit e Cajkovskit ajo qe me la pa “goje” ne Dhjetor te vitit te kaluar,ketu ne Zagreb , ku Iliri yne interpretoi Princin.Ulur prane Doroteas, bashkeshortes se Ilirit, ndjeja se emocionet e mia nuk ishin me te pakta se te familjareve te Ilirit apo te kercimtareve te tjere. Tek shihja shfaqjen dhe prisja Ilirin te dilte ne skene, vereja te voglen, vajzen time, qe percillte me kenaqesi cdo moment te shfaqjes.Ne nje prej atyre momenteve qe une veshtroja vajzen shoh qe disa fototreportere vrapuan nga anet e salles per te qene sa me afer skenes. Nga buzeqeshja e Dorit kuptova se Iliri do shfaqej ne skene…Erdhi ai moment … . Iliri shfaqet ne skenë plot elegance, plot nur e hijeshi veshur me kostumin e bardhë të princit me qëndisma të argjendta. Madhështor qëndron Iliri në skenë dhe tek fillon kërcimin e tij fotografët mundohen të fiksojnë në celulozë apo aparatet e tyre digitale cdo levizje,cdo hap, cdo vështrim të balerinit tonë.Ai kercen, bën një hap, dy, nje variacion,një rotullim dy-tre, tetembedhjetë rrotullime numëron vajza ime..dhe unë habitem…habitem me bukurinë dhe elegancen, me koordinimin e muskujve te balerinit dhe koordinimin ritmik të tij,pa asnjë lapsus,pa asnjë gabim. Ai fluturon dhe mjeshtërisht interpreton solo dhe duo.Ai jep stabilitet dhe drejtim partneres, ai është tërësisht në interpretim, i gjithi në rol.Unë jam ngurtësuar, dua të them dicka, ndjej se Dori është krejt e zhytyr në ecurinë e kercimit të Ilirit dhe nuk e ngacmoj por ndjej lot të nxehte të më rjedhin faqeve…Ai I kishte kapërcyer ato kufij që unë mendoja. Iliri ishte tjetër nga kërcimtarët e tjerë, jo vetëm nga trupi dhe paraqitja që nuk ka të krahasuar,por nga profesionalizmi,nga kërcimi,nga mënyra elegante e levizjeve, nga gjithcka ai ishte Princi në shfaqje por edhe Princi i vërtetë i trupës…Nuk kisha fjalë…Mbeta dhe shihja, gëzoja dhe këtë gjendje ma hoqi perplasja e fortë e duarve…Duartrokitje, duartrokitje dhe brohoritje në fund të kërcimeve të Ilirit..Bravo Ilir!!! Bravo Liro! Thëret dikush nga Llozha…Aha,,ja ku qenkan shqiptarët them ……Unë përplas duart me forcë dhe nuk ngurroj te thërras: Te Lumtë Ilir!!Nuk e di nëse më dëgjoi kush pasi salla duartrokiste pa pushim, duartokiste Ilirin, shqiptarin tonë…Teksa shfaqja erdhi drejt fundit e kercimtarët përshendetën, mu duk sikur Iliri tha Faleminderit. E pashë se sa mirënjohës ishte kur buqeta me lule iu dhurua nga një vajze e vogël Ilirit . Ai e ngriti buqetën, u drejtua nga një grup njerëzish nga kishin ardhur fjalët Bravo Ilir dhe ju buzëqeshi fort e gjatë dhe sërish buzët e tij formuan fjalën shqip Faleminderit.Ashtu dhe me Ilirin, vija re se mbas cdo duartrokitje apo bravo gjatë interpretimit, ai merrte energji të re dhe shpërthente nga një akt në tjetrin me bukuri magjike, me elegance e me shkathëtsi të papërshkruar.Dori buzëqesh, është e lumturuar dhe e zhytur në atmosferën energjitike që ka kapluar sallën pas këtij interpretimi dinjitoz dhe të mahnitshmëm.Ajo kujdeset që ne të takohemi menjeherë me Ilirin pas shfaqjes…Ishin po te njejtat emocione qe perjetova ate feste dhjetori edhe ne fund te shkurtit, serish iliri yne Princi dhe prania kohore ne skene ishte me e madhe..Iliri ishte prezent gjate gjithe shafqjes. Ishte baleti “La Sylphide”, sa I bukur aq edhe I veshtire per tu interpretuar,pasi jo vetem gjeresia koheore por edhe elementi imagjinativ qe duhet te percillet tek shikuesi besoj eshte me I veshtire. Kjo ender imagjinare”La Sylphide” qe perfaqeson dashurine ideale te karakterit kryesor, luajtur nga Iliri, terheq vemendjen dhe ai duhet te interpretoje romantikun, kerkuesin, te dashuruarin ,te vuajturin ,nje nderthurje karakteresh pergjate nje periudhe 90 minuteshe. Dhe Iliri jo vetem kercimtar I mrekullueshem por edhe aktor I persosur percjell tek shikuesi emocionin, artin, te bukuren e une marr edhe ndjenjen e bukur te te qenit shqiptare.Bravot per Ilirin jane teper te forta, te shumta dhe te vetmet dhuruar kur ai saluton ne fund te shfaqjes. Po ashtu buqeta me lule per te jane te vecanta, te medha dhe me me mbishkrime personale qe bejen Ilirin te hedhe syte serish nga erdhen fjalet : “Bravo Ilir” dhe te buzeqeshe si gjithnje mirenjohes dhe dashamires. Iliri ka marre bravon e publikut dhe ne kemi marre kenqesine artisike e me te edhe nje ndjenje te embel qe na shton krenarine, ndjenjen e bukur qe jemi shqiptare!********************************************************************Pas shfaqjes takohemi me Ilirin në kafen “Kavkaz” përballë teatrit për ta uruar sërish dhe për të folur dicka me shumë, për të përjetuar emocionin më afër, për të ndjerë atë magji që Iliri sjell në skenë dhe tek i them Ilir te gjithë ata kërcimtarët e tjerë i vë mënjanë së bashku , ty s’te arrijne kurrë… shoh që Iliri qesh dhe me repsket për kolegët thotë: Faleminderit, por secili ka talentin e vetë”Iliri ,tek ulet dhe porosit një pije freskuese, pyet Dorin ku nuk interpretoi mire, - C’farë pyes unë e habitur…mendon se ke bërë ndonjë gabim? Sërish qesh Iliri dhe thotë se Dori është kritikja e tij e parë!Tek vijnë pijet tona, ndërsa e uroj Ilirn për suksesin e shfaqje së sotme, e pyes se sa vjet ka që kërcen dhe c’e shtyu të bëhet balerin.Kam 27 vjet që kërcej si profesionist. Në Shqipëri kam kërcyer gjitmonë si solist, dhe këtu jam Prima Balerin me trupën Kombëtare Kroate,thotë Iliri. Përsa i përket fillimeve, një grup profesorësh baleti, erdhën në shkollë të zgjidhnin djem per ne shkollën e baletit, mendova se na zgjodhen per akrobat, thotë Iliri, por kur vajtem në shkollen e baletit pash që s’kishte asgje të përbashkët me akrobacinë, e megjithësë unë isha në mëdyshje, mua më zgjodhën mes dhjetë femijësh nga ai audicion në moshën dhjetë vjecare për t’u rregjistruar në shkollë…E pyes nëse prindrit influencuan në këte zgjedhje ai thotë po të dy prindrit e dëshironin këtë gjë, por shtytjen e madhe thotë ma ka dhënë Profesori i nderuar i ndjeri Miltiadh Papa i cili shpesh deklaornte “keni për ta parë Ilirin në Balet, keni për të parë kush do bëhet ai….”I lutem te na tregojë më shumë….Iliri eshte tepër modest, thote qe kjo është puna ime dhe pasioni im, të dyja gërshetuar më japin kënaqësi….Me vjen mirë që arti në të cilin unë jam I përfshirë ju fal kaq shumë kënaqësi artdashësve…E pyes se cili është roli I parë si profesionist në Shqipëri.. ..Roli i Halilit ne baletin “Halili dhe Hajria” përgjigjet ai.Po roli i fundit….para se të largoheshe nga Shqipëria…Ngutet në cast,si për të gëlltitur atë ndjenjën e mallit dhe thotë..Kam luajtur Basilion nga Don Kishoti..I pyetur se ku ka kërcyer përvec Shqipërisë dhe Kroacisë Iliri përmend shumë vende te botës, që nga Franca, Portugalia, Afrika e Jugut, Gjermania, ……Japonia etj. Dori përmend një fakt të rëndësishëm.Iliri është I ftuar I përhershmëm në Japoni ku ka shkuar 17 herë. Kjo më habiti dhe më gëzoi njëkohësisht.Në Portugali Francë ka kërcyer të gjitha rolet kryesore në Baletet si Kopelja, Gisele,Romeo dhe Xhuljeta,Liqeni I Mjlelmave dhe shton Iliri, Liqeni I Mjlemave ështe baleti im më i preferuar…Po këtu në Zagreb si u ndodhe, e pyes ..Pasi u ktheva nga Franca ku për tre vjet isha i punesuar ne operan e Strasburgut, rifilloj ounen në TOB ne Tiranë, dhe I ftuar nga Prof. P. Kanaçi të marr pjesë me nje shfaqje të Ansamblit Shteteror të këngëve dhe valleve popullore thotë, u gjenda ne Zagreb, ku menjeherë më ra në sy Teatrin Nacional i cili më pëlqeu shume. Hyra brenda dhe rastesisht takoj Drejtorine saj, Z. Milko Shparemblek i cili e njihte mire Teatrin nga I cili vija si dhe drejtorin e tij.Z.Shparemblek sugjeroi që nese unë deshiroja te punesohesha ketu, vendi I punës do ishte gjithnjë I hapur. Kur u ndamë, thotë Iliri ai tha nëse dëshiron, kur të duash eja!.Erdha,- thotë Iliri-, me gruan time Dorin për një ose dy vjet dhe fillova menjëherë punë, pa asnje lloj audicioni, si më ishte thënë….dhe kështu kontrata ime e punës ështe shtyrë gjithmonë…si solist natyrisht.E pyes se si ka arritur te jetë princ në cdo shfaqje, si ka arritur të jëtë si 20 vjet më parë….Puna që bëj une thotë Iliri ështe talent dhe pasion, por është dhe disiplinë profesionale.E pyes për sekretin e jetëgjatësisë ne balet. “Talenti që rilind ” e përkufizon Iliri sekretin e tij. Talenti që nuk vdes por ripërtërihet dhe ushqehet, shëndeti I mirë fizik dhe mendor, jeta ime stabile në familje shton ai. Të gjitha këto ja atribuoj gruas sime, Dorit thotë ai dhe nuk ngurron ta përqafoje me plot dashuri e respekt, mirënjohje të admirueshme dhe vlerësim, aty në prezencën tonë. Dorin. Ajo, .Dori është mbështetja ime dhe kritikja ime më e mirë. Ajo me shijen e saj artistike dhe mendimin professional ështe baza ime kryesore nga ku unë përckatoj bindjen time përfundimtare për cdo rol, thotë Iliri.Dori e pranon që bashkëpunimi I tyre është I atij niveli, që ata e diskutojnë më imtësi cdo detaj dhe të dy strukturojnë punën. Kjo thotë Iliri me jep lehtësi frymëzim dhe forcë.Po sidoqoftë I them ka sërish dicka tjër tek ty, ti s’po ma thua gjithë sekretin I them…Po, thote Iliri, ka dicka tjetër …Kam të trashëguar dhe kultivuar pathosin e valles popullore folklorike shqiptare. Ky ritëm e pathos më jep në nje farë mënyre atë që shpesh kritikët e mij e quajnë “Shperthim Artistik te Ilirit” dhe megjithësë unë gjithmonë e kam ditur këtë veti të vecantë timen, e ndjej se si kjo trashegimi,ky pathos i jep frymë interpretimit dhe rolit në kërcim e sipër. Edhe te huajt shpesh me permendin kete fakt thotë Iliri. Trashëgimisë së kërcimit folklorik shiptar, natyrisht i atriboj pjese të sukseseve të mia, shton Iliri.Kur bisedojme per artikujt e fundit ne revistat kryesore ne Zagreb qe kane shkruar shume per te, Iliri kujton se ka shumë artikuj të shkruar per te dhe per Dorin. Revista Globus, , Story, Glorija etj, ku kjo e fundit sapo ka shkruar nje artikull dhe ka portretizuar Ilirin si princ dhe si me jetegjatin si solist. Aty behet nje koment professional per vleren e Ilirit si Prima balerin dhe shoqerohet me foto nga kercimet e Ilirit.Per Ilirin nuk kane munguar komentet dhe artikujt ne shumë organe të ndryshme shqiptare gjithashtu. Ne shtator te ketij viti eshte botuar nje interviste e zgjeruar dhe mjaft interesante ne revisten “Spekter”Iliri ndjehet I paprekur nga publiciteti I madh pasi ai I përkushtohet punës , disiplinës profesionale dhe rilindjes se talentit. Gjithashtu jetës stabile ne familje ai jep kreditet me te medha.Kolegët dhe tutorët e Ilirit kanë përshtypjet më të mira dhe repsekt të madh për Ilirin. Me ta fola disa ditë pas kafes me Ilirin dhe Dorin.Mes tyre ndajme Mihaela Devald, e cila para ca kohesh ne nje nga revistat me prestigjoze per Ilirin shprehet: “Jam e lumtur qe edhe baletin Liqemi i mjelmave e kërceva me kercimtarin e madh I Kerni, ishte kenaqesi dhe nder për mua. Tek ai ekzistojne disa “grimca çmendurie artistike” (shpërthime), simptoma te nje kërcimtari të madh sic eshte ai”Ndersa Edina Pliçanic – partnerja tek “Arrethyesi” duke komentuar dhenien e ”Çmimit më të larte në Kroaci per art Ilirit, ”Hrvatsko glumiste”, theksoi se askush tjeter perveç Ilirit nuk e meritonte këtë cmim, duke shtuar se ishte kenaqesi e madhe per të, që interpretuan së bashku në baletin e fundit. Ajo e citon Ilirin si partnerin me professional, serioz e romantik. Ndërsa drejtori actual I Teatrit shprehet per Ilirin: “ Edhe pse shpesh ftojme te huaj ne teatrin tone, ne kemi kercimtarin tone Ilir Kerni I cili prej 10 vjetesh mban me sukses te gjithë repertorin e teatrit I cili me te vertetë eshte I larmishem.”Ish drejtoresha e teatrit A. Osmanovic e cileson Ilir Kernin si nje nga kercimtaret me te preferuar te saj. Ajo ka interpretuar shpesh here me Ilirin në 10 vjetet e fundit.Ndersa nje professor vizitor amrerikan, emir I te cilit per momentin s,po me kujtohet,gjate pergatitjeve per Arrethyesin , Ne Nentor, eshte shprehur per Ilirin se ky kercimtar ka “noblese te ralle”E pyes Ilirin nëse ndjehet I emigruar,nëse ndjen mall,nëse I mungon familja e zgjeruar dhe shoqëria.Si profesionist nuk ndjehem i emigruar, thotë Iliri pasi nuk kam ndërruar punën..Por Shqipëria dhe të gjtiha që lidhen me Shqipërinë më mungojnë …Unë jam 100% produkt shqiptar, qesh Iliri dhe natyrisht I përkas atij vendi..E pyes mendon se prania e tij në taetrin e Baletit Kroat ka shtuar audiencën shqiptarePo,- thotë Iliri, shumë.Shpesh, shton Dori, gjithë shqiptarët ulen në një vend si për ta fokusuar frymëzimin e Ilirit që nga salla. Vijnë shumë miq tanët dhe rrinë në nje pjesë te sallës ose në një llozhë te vetme. Iliri aprovon me dashamirësi dhe unë vë re që tek ky cift ajo ndjenja e parë që ka dhënë shkëndijën e parë dashurore është ende e tillë, e bukur, e dyanshme e mrekulluueshme. Nje sintoni e bukur mes tyre!E pyes Ilirin se si ndjehet kur spektatorët brohorrasin në shqip ….Iliri merr fryme thellë dhe thote:E di, ajo më shndërrohet pika më e ngrohtë e sallës….” Dhe shoh që ai tashmë eshtë I mallosur, I mallëngjyer por ndjej se është i lumtur njëkohësisht.Me këtë ndjenjë të ngrohtë e lemë dhe ne bisedën pasi koha kalon, Ilirit dhe Dorit I duhet të shkojnë të clodhen dhe të përgatiten për shfaqjen e nesërme..Natyrisht unë ndjehem e nderuar të flas me këtë yll të artit të baletit dhe megjithëse do doja të dija shumë më shumë për të ,më duhet t’i përmbahem etikës dhe rregullave. I uroj suksese dhe cdo të mirë dhe po percjell këtë shkrim tek ju…Shpresoj të jeni ndjerë dhe ju krenarë për Ilirin dhe Dorotean.

No comments: