Miresevini ne faqen letrare te rrjetit virtual mbarefemeror shqiptar Pan Albanian Women Network Ju ftojmë të na dërgoni mendimet tuaja për çdo gjë që ju lexoni ketu apo keni dëshirë të diskutoni.Ky rrjet eshte i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare! Për tu anëtarësuar,kembyer poezi,shkrime apo mendime,ju lutem dërgoni një mesazh në adresën botaegruas@gmail.com Kudo që te jetoni, këtu na mbledh gjaku i përbashkët. Falminderit!
Tuesday, May 09, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-ROMANO PRODI- NGA RAIMONDA MOISIU
PERSHTATI NE GJUHEN SHQIPE
RAIMONDA MOISIU
Romano Prodi: Nuk perdor Politiken per Hakmarrje!
Ne momentin qe Kryeministri i ri i Italise,ishte duke u intervistuar nga ,revista prestigjioze amerikane "Time", nje telefonate nga Presidenti Xhorxh Bush,qe i uronte Romano Prodit, fitoren e zgjedhjeve ,me 10 prill 2006,do te nderpriste intervisten,per gjysem ore. Ne intervisten e tij te pare,menjehere pas fitores ,Romano Prodi,66 vjet,theksoi se ,Sh.B.A.-te ,nuk duhen te frikesohen nga fitorja e te majtes ne Itali,planet e tij,per forcimin e koalicionit dhe cfare mendon ai per kundershtarin e tij gernjar.
Time:-Berluskoni e krahasoi veten e tij me Jesu Krishtin,ju akuzoi ju si nje lider i komunisteve ,duke perdorur nje gjuhe vulgare,per te larguar perkrahesit tuaj.Si ju beni fushate kunder nje kundershtari tejet llafazan?
Romano Prodi:-Ju jeni te destinuar ,ne rast se ju beni lojen e tij.Por ne kurre nuk ju pergjigjem ofendimeve qe ai na adresonte Megjithate ,menyra e tij e komunikimit dhe sulmet e tij ,paten sukses.Ai frikesoi shume perkrahes,.Koalicioni i tij humbi por partia e tij ,mbeti nje nga me te medhate ne Itali.
Time:-Cilat jane konseguencat qe e nxiten ate te mos pranonte humbjen?
Romano Prodi:-Ishte nje tjeter shembell mosnjohja e rezultatit te zgjedhjeve dhe e gjitha kjo ishte nje loje politike.Nuk ka precedent per ate qe ben ai.Ai eshte nje populist pa rregulla dhe kjo eshte arsyeja qe ai eshte shume i rrezikshem.
Time:-Me nje fitore te ngushte ,kini frike se koalicioni i juaj ,shpejt mund te shperbehet?
Romano Prodi:-Jo.Me rezultatin e ngushte ne kemi nje konsolidim imediat te koalicionit.Vetem se me kete shumice derrmuese te ngushte ,na duhet te koordinojme levizjet tona ,me shume kujdes.
Time:-Me aleate ,ku perfshihen ,komunistet,te Blertet dhe Demo-kristianet,cfare ju mund te beni per te evituar kolapsin nga krizat qeveritare?
Romano Prodi:-Eshte shume e thjeshte.Spektri i zgjedhjeve .Une jau kam bere te qarte aleateve te mij ,se ne rast se do te kete carje ne koalicion ,une nuk kam alternative tjeter ,do t'ju kthehem votuesve .Askush nuk deshiron te humbase punen ,apo te leshoje pushtetin ,qe ata kane fituar.
Time:-Ju jeni zotuar te merrni masa ndaj konfliktit te interesave te Berluskionit ,se nje pronar i tre stacioneve televizive nga me pretigjiozet ne Itali.A do ta detyroni ju ,Berluskonin te zgjedhe midis politikes dhe pronar mediash?
Romano Prodi:-Une nuk deshiroj te bej ndeshkime ,apo te perdor politiken per hakmarrje.Por nje ligj i thjeshte ANTITRUST,ekziston,por ne na duhet te mendohemi mire se nga duhet t'ja fillojme.Demokracite duhet te kene baraspeshe ...dhe perfshirja ne politike dhe informacioni duhet te jene te minimizuara.
Time:-Cili do te jete prioriteti i juaj i pare si kryeminister? Prioriteti absolut eshte permiresimi i ekonomise qe sjell edhe rritjen e mireqenies,Ne do te fillojme duke reduktuar kostot e punes ,ne menyre tejet objektive,dhe ne te njejten kohe ne do te dergojme nje mesazh te qarte ne tregjet boterore ,se ne kemi nje strategji per reduktimin e deficitit dhe zgjidhja e borxhit te brendshem.
Time :-Demografikisht dhe e pare edhe ne nje kendveshtrim tjeter,Italia eshte nje nga vendet me te vjetra ne bote,A mund te riperterihet Italia?
Romano Prodi:-Problemi i Italise nuk eshte ceshtje moshe Japonia eshte nje vend me nje popullsi ne mplakje ,por ajo eshte ne nje permiresim te plote ekonomik,Problemi qendron ne ate qe Italia eshte e vjeter ne strukturen e shoqerise.
Time:-Ju kini thene se fitorja e juaj eshte nje fitore per Europen. A mos do te thote kjo qe ju menjanoni ,Sh.B.A.te?
Romano Prodi:-Absolutisht jo.Ju e degjuat ne telefonaten pershendetese qe raportet e mija me Presidentin Xhorxh Bush ,jane mjaft te mira.Por Italia mund te kete influencen e saj ,ne punet e botes ,se ajo ka edhe peshen reale ne Europe.Me shume se kurre sot ,mbetet per tu zgjidhur problemi madhor -ceshtja e Israelit dhe Palestines --dhe kjo kerkon nje kooperim midis Europes dhe Sh.B.A.-se.
Time:-A duhet perendimi te perdore kercenimin e nje nderhyrje ushtarake ne Iran,persa i perket programit nuklear?
Romano Prodi:-Ndersa Europa ka kaluar nje lufte me nazismin,ju kurre nuk duhet te perjashtoni mundesine e nje nderhyrje ushtarake .Por ne kete moment duhet te merret ne konsiderate dhe te funksionoje realisht : DIPLOMACIA . Ne tashme kemi nje vater lufte ne Irak.nuk na intereson edhe nje tjeter.
Cfare ju thoni ju ,atyre qe mendojne se me humbjen e Berluskonit ,politika italiane,nuk duhet besuar me?
Romano Prodi(Buzeqesh):-Ju thoni atyre Me vjen keq ,se Z.Prodi eshte me i besdisshem se Z .Berluskoni,Por te durojne se shume shpejt do te ndrrojne mendim.Le te shpresojme!..
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment