Juli Cukaj ,New york, SHBA
Dy ditare dy bote
Mbresa nga femijeria
Kur kam qene e vogel gjithmone kam dashur qe te shkruaja poezi por asnjehere nuk ja arrita qellimit.Per here te pare kam provuar qe te krijoj nje poezi kur kam qene nente vjece. Na i kerkonte mesuesja per detyra shtepie por per mua ishte e pamundur te shkruaja me shume se dy rreshta.Shpesh e ndjeja qe behesha xheloze kur shoqet e mia shkruanin nga nje poezi por une nuk mundesha. Me kujtohet qe ate nentor mesuesja na tha te gjitheve duhet t'ju dalin fjalet nga zemra.Se shpejti kemi festen e flamurit. Shkruani nje poezi me dy strofa. U mundova por nuk munda. Me ne fund i kam kerkuar ndihme babait tim dhe ai me shkruajti nja dy strofa sepse une nuk desha qe te turperohesha perpara klases apo mesueses. Keshtu e kalova ate prove dhe perfundova ate detyre te veshtire per mua.Por nuk lashe pas pasionin per te lexuar.Gjithnje e kam ndjekur poezine. Motra ime qe eshte tete vjet me e madhe se une me ka ndenjur gjithnje prane.Ajo e kuptonte situaten ne te cilen ndodhesha qe nuk mund te shpreshesha permes fjales se shkruar ne poezi. Nje dite ime moter me tha ti gjithnje ke dashur te shkruash poezi, provo njehere ne proze. Nuk dija c'ti thosha.Pervec hartimeve s'kisha provuar te shkruaj tjeter gje.Nuk mundem motra i thashe, nuk di.Ajo s'me foli.Ne vere une kisha ditlindjen dhe motra ime kishte blere nje fletore te trashe dhe e kishte zbukuruar me vizatime shumengjyreshe dhe e kishte titulluar "Ditar" dhe ma beri dhurate per ditlindjen.Ne faqen e pare,pasi me kishte shkruar epitetin e nje karakteri filmi me te cilin ajo me krahasonte,kishte shkruar: "Te uroj ditlindjen! Provo te shkruash ketu ngjarjet e dites!" sapo lexova ato fjale kujtova vajzen e filmit .Ajo mbante ditar dhe motra ime po me shtynte dhe mua te beja te njejten gje. Me pelqeu!Shkova direkt ne dhomen tjeter dhe fillova te shkruaj ditar dhe me kujtohet se shenimi im i pare ishte :-"Sot lava dy here floket!Mami nuk me ndihmoi".Vitet kalonin dhe ditari u be miku im me i ngushte . Arrita ne adoleshence dhe deri atehere nuk kisha tentuar te shkruaja me poezi apo dicka tjeter ,vetem ditar dhe hartimet e shkolles.Adoleshenca eshte periudha me frymezuese per te krijuar dicka, une dhe shoqeve te mia na lindi ideja qe ndjenat,mendimet,deshirat,endrat tona ti hidhnim ne leter ne forme poezish apo prozash permes ditareve tona qe ishin bere "te modes".Shoqet e mija filluan te shkruanin poezi ne c'do kohe ,ne mes te ores te mesimit ,ne pushimet ndermjet oreve ,ne shtepi, por per mua ishte e pamundur qe te rimoja me shume se 4 vargje kesaj radhe dhe perseri u ndjeva keq.Kisha shume idera ,mendime,deshira por nuk dija si ti rimoja.Keshtu nje mbremje tek mundohesha qe te krijoja disa vargje per te krahasuar te nesermen me Elen, miken time te ngushte, lindi ideja qe te provoja njehere prozen e vertete.Dhe keshtu qe ate nate fillova te shkruaj c'do nate,ndjehesha shume mire ,ndjehesha si e cliruar nga nje peshe e rende sepse vetem ne proze shpreja mendimin tim lirshem pa patur frike nga paragjykimet e njerzve qofte dhe shoqeve te mija ,prinderve te mij.Gjithmone e fshihja "ditarin" ku shkruaja sepse kisha frike se nje nga prinderit ose vellai do ta lexonin dhe atehere do te lindnin probleme,jo se une shkruaja ndonje gje qe ishte e gabuar por thjesht kisha frike nga keqkuptimi. Gjithmone shkruaja ne ditar pasi mbaroja detyrat .Nje nate,nena ime hyn ne dhome dhe me pyeti se c'fare po shkruaja.Nuk me kujtohet se c'fare i thashe por ajo dyshoi mu afrua ma mori ditarin nga dora dhe filloi qe ta lexonte pasi lexoi nje nga shkrimet e mija filloi te me bertiste dhe te me thoshte se e harxhoja kohen kot me budallalliqe dhe gjera qe nuk jane per moshen time. Ajo filloi te analizonte se c'fare kisha shkruar .U ndjeva shume keq ,e rrembeva bllokun nga duart e mamit dhe fillova qe ta gris me lote ne sy.Me duket sikur po shkyeja zemren time po me duart e mija,dhimbja ishte e madhe. Gjithcka pereth meje ndryshoi ngjyre dhe forme.Qe ne ate moment e kuptova se asnjehere nuk do te mundja te shprehesha lirshem dhe ishte e vertete.Nga ajo nate deshira ime per te shkrur mbeti e ndrydhur dhe asnjehere nuk pata guximin qe te provoja perseri .Edhe ditarin e shkruaja fshehur nuk doja qe mami ta dinte qe une mbaja ditar, edhe atje shkruaja e rezervuar me idene qe dikush do ta lexonte.Tani shume vite kane kaluar qe nga ajo kohe dhe shume gjera kane ndryshuar por ne mendjen time gjithmone do egzistoje ajo nate qe grisa ditarin tim e me te dhe endrren time per t'u shprehur.Sot mbesa ime dhe une te dyja mbame ditar, te dyja i mbajme ne nje sirtar pa celes. Ajo eshte tete vjece dhe thote mos e preke askush se kam "sekrete" Une i buzeqesh.E siguroj se nuk e prek askush. Uen e kuptoj me mire se kushdo vogelushen plot"sekrete" Nena ime eshte ndjere shpesh here fajtore per leximin e ditarit tim ne adoleshence dhe e kujton si nje incident qe me ka prekur por duke i hedhur krahun ne qafe e duke e siguruar qe une nuk i zmerohem natyrisht me mijra here e kam falur.Shoh motren time qe shpesh eshte kurreshtare te lexoje ditarin e vajzes se saj. E kuptoj dhe motren dhe mbesen.I kuptoj te dyja ato bote dhe deshiroj qe bota e gjithkujt te jete ashtu si e deshiron secili. Tek e shoh motren kureshtare por edhe te kujdesshme ne ruajtjen e privatesise se botes se brendshme te se bijes me vjen mire qe edhe pse ditaret qe une flas jane te nje moshe, ato i perkasin dy boteve e koheve te ndryshme.Juliana CukajNew York, USA
No comments:
Post a Comment