MIMOZA HAMETAJ, ANCONA, ITALI
Nga kjo dritare
Si mund te rri pa ju kaq gjate
nga kjo dritare miqte e mi?
E gjeta nje moment te arte
t'ju pershendes me dashuri.
Kam ardhur prape tek Vlora ime
fytyrevrare, dhimbje pa lot,
rroba c’ngjyrosur, ngjyre perhime
dhe deti qe me pret me kot.
Por dhe keshtu ka nxjere nje sise
prej saj po pi dhe marr fuqi
si mund te rrime larg Shqiperise
te ngrohtes, te shtrenjtes shtepi?
Mirupafshim lulja e Vlores!
Dedikuar mikes gjermane, Silke Bulmbash
Keshtu me pershendet nje mike
qe nuk e njihte fare Vloren
rrugen e gjate Transballkanike,
formen ne harte qe ngjan me doren.
Lule kam qene, por lule s'jam
kam vetem emrin e nje lule
me mall per detin, per babane,
atje, ku u rrita me pekule.
Mirupafshim moj sirene
dil ndonjehere edhe nga Vlora!
Mos e nxirr zerin magjistar
se na mbyt burra dhe vapora...
Une dhe hena.
Sot jam vetem
si ty topolakja hene, qe ndrin e bardhe.
A s'flasim per jeten?
Me thuaj eshte me bukur aty lart?
E dashur hene!
Jam menjanuar veç nga gjurulldia
s'kam afer as baba, as nene,
shoh vetem ty karshi, qe nga shtepia.
Moment emotiv
Sot doja te llangosesha me ngjyra
akuarele tempera e vaj
t’i shoh me endje, pastaj t’i fshij figurat,
t’i gris gjithe skicat, dhe te ze te qaj.
Kam mbyllur syte, pres te me flase Nila
nga kati i pare, te dal ne dritare.
Ah kohet ikin, kujtimet shindila
kumbon akoma....nje e rene kitare.
Prej hundesh thithnim parfum lumturie
neper shkembinjte dhe zallet afer detit
lulishteve me fjale dashurie,
ne vape nen hijen e embel te plepit.
Ne sumbullat e loteve kam kujtimet
dhe dua t’u jap ze dhe t’u jap jete,
ti rijetoj edhe njehere gezimet
pas te rikthehem njezet vjet.
Ne erresiren e dhimbjes
Ne erresiren e dhimbjes kredhur
mendimesh te thella, te renda,
pellembat si grusht i kam mbledhur
s'dalloj dot me kujtime te embla.
Nje perde me dysh ndan shikimin
por une do ta gris qe tani!
Do pres padurushem agimin
qe diellin te shoh perseri!
E vetmuar
Prej dhembshurise harrova veten.
zemren e konsumova te teren.
Tashti e vetmuar rremoj jeten.
bregut te detit shoshis reren…
-
Me nurin e shpirtit
Hej....mos u tund ne hapesire!
hej....mos u end ne vegime!
Ne flladin e veres eremire
vallezo me t’bukurat kujtime!
Hej.... nuk te duhen me sfidat
s'te rezistoi ty askush
ata me te urte timidat,
prane teje kuqonin si prush.
Hej...merre nurin e shpirtit
mblidh embel veç lule endrash
yjet rreth teje po ndrisin
plot me rubin forem zemrash!
Do ta gris
Do ta gris mengjesin gri
qe eshte nderur permbi det,
do ti shporr dhe rete perbri
e dielli do te behem vete!
Duke pare vajzat
Ju shoh ne heshtje, endjeplote
diellore me buzeqeshni embel.
Ku isha dje, nga erdha sot
mos fjetur jam edhe ne enderr?
Njera porsi zambak lejla
dhe tjera, trendafil i bardhe,
shoh vajzat, fluturoj me krahe
me duket se jam ne peralle.
Oh, nuk kuptoj, e paskam une
celsin, qe zemrat ben te lumtur,
tani e tutje s'fle me gjume,
me ndrit kaq prane nje diell i bukur.
Trieste
Nga takimi i pare me ty, kaluan 11 vjet
ishe po kaq tunduese.
ky port i madh, ky det… .
Drejt tokes se panjohur mes shpresash, enderrimesh
derisa nje mbremje vere me zgjuan prape kujtimet…
Duke lundruar ngeshem e duke folur shqip
me miqte e mi te dashur kujtova ate dite.....
No comments:
Post a Comment