ELEONORA KOKA GJOKA, NJU JORK
Kaluan gjashte muaj, baba.
Kaluan gjashte muaj plot baba,
Diku ne dheun e ftohte rri larguar,
Dhe vendi jot hijen tende nuk ma ka,
Ti ike me pishmane i malluar,
Kaluan gjashte muaj jo shaka,
E vitet ashtu do rrjedhin si per here,
Ne nisem dhe te tjere me parpara,
Por ja, secili paska pase shume vlere.
Une zerin tend te qarte s’degjoj ne telefon,
Fjala jote e ngrohte shume me ka munguar,
Shikimi jot i blujte nuk shtrihet tej ne Hoston,
E s’tretet me tej valeve Skalomes kalteruar.
Shtepia pa miq ka mbetur tani,
Cdo gje rreth rri heshtur ne qetesi,
Ti rri e prehu atje ku ke shkuar,
Duke lene pas monument me miresi.
Vitet do kalojne e te gjithe do kujtojme,
Se si pate ndertuar rreth vehtes ti nje bote,
Te madhe e te bukur qe sot po lulezon,
Se kishte nje Mesues, fisnikun Niko Koke.
© Eleonora Koka-Gjoka
Nju York
4 Korrik 2006
P.S.
Duke perkujtuar babane tim, qe u largua pergjithmone ne 14 Janar 2006
ELEONORA KOKA GJOKA, NJU JORK
Jano Koci per Himaren
Shkruajne per Himaren, himariote e jo himariote, te krishtere me synim te mire dhe te tjere, me synim gjysmak. Shkruajne ata qe vetem emrin i kane degjuar Himares, ata qe frikesohen se mos ajo ju le shendetin dhe ata qe e kane zili per gjithcka qe ajo ka te trasheguar. Shkruajne nga qendra persona qe e ndjejne veten himariote, provojne penen dhe diletante nga fshatrat perreth ose me larg.
Kushdo qe ka bere dicka i urojme ta vazhdoje me tej, sepse ne fund te fundit nuk e kane materialin krejt pa vlera.
Per here te pare del per Himaren nje material ndoshta jo i plote por i sakte. Jo i plote sepse ngelet per te thene akoma per cfardo lloj studiuesi qe ja merr mendja t’i futet asaj kenaqesie. Nga qellimi qe i ka vene vetes autori, nga pikesynimi qe eshte nxjerre libri dhe nga interesi i masave qe e lexojne, vepra e eshte e mire.
Ne te gjen materiale nje student ose nje shkencetar arkeolog, historian, teolog.
I hap horizont nje gjuhetari, Te mahnit dora artistike dhe mendja e holle e autorit ne berjen e fotografive. Libri mbush me kenaqesi teper te vecante nje turist qe eshte gati te niset per t’i pare dhe per t’i ndjere ato zona te rralla.
Jano Koci eshte bir i Himares dhe e ka per nder si gjithe ne te tjeret te jete himariot.
Ne liber nuk vjen era fare politike ose ndonje reagim i thashethemeve te mediave.
Ai flet per Himaren thjesht dhe kuptohet se Himara eshte e himarioteve.
Une si Shqiptaro-Amerikane
I kam zili ata qe jane atje dhe kane shtepine, tokat e tyre. Por kur shoh ne librin e Profesor Janos tokat e mia ne Suga, ne Panorme, kullotat ne faqen e Palermos, e ndjej vehten Himariote. Ligji 7501 me te cilat Tirana na i vodhi tokat ( ne bashkepunim me bashibozuket qe ka cdo fshat ), na detyron te bejme plane vellavrasese, ose te mendojme se si ta rrezojme ate pushtet. Per te marre cfare??!!Te Drejten tone Natyrale?
Prof. Janua eshte historian i mirefillte. Edhte gjithashte arkeolog i diplomuar dhe i afirmuar. Ka qene arsimtari im, por me teper e ka karakterizuar puna studiuese. Ka pase pasion qe student dhe ky pasion i eshte rritur me vone, per te mesuar rreth orgjines sone te larget.
Petro Marko eshte shkrimtar i madh dhe me vlera, nje nga perfaqesuesit me te medhej te Himares. Por nuk i takonte atij qe te merret me origjinen, sepse ne ate fushe ai ishte si gjithe te tjeret.
Prof. Janua nuk u mjaftua me mesjeten, me kohen e Turqise, ku del nje periudhe e lavdishme e luftes se himarioteve per liri. Ai shkoi me tej, ne kohet Romake, akoma me tej ne kohen e cudirave te kaoneve nen Mbretin tone Pirro dhe e mbyll atje ku Kaonet, te bardhet e pare ne toke, fillojne jeten e tyre ne ato brigje, ne ate Riviere.
Himara eshte e lashte. Ajo e ruan vazhdimesine e jetes. Per kete ka gjurme, varre, mure, ene, vegla, te gjetura nga vete Janua. Ai, ne kohen kur une e shume te tjere s’na dilej nga uji dhe nuk largoheshim dot nga preokupimet pa kuptim te anes se detit, na ftonte atje ku germonte, pastronte, shenonte, mbeshtillte dicka dhe mendja i punonte.
Profesori krijoi muzeun e fshatit Qeparo, por muzeu i tij i vertete ndodhet i botuar ne revistat shkencore te Shqiperise, ne Muzeumet e ndryshme te Tiranes.
Ai jeten e Kaoneve, te stergjysherve tane, e ka marre ne krejt zonen e Bregdetit.
Jep te dhena edhe ne zonat e tjera ku shtrihej me pare Himara.
Nga libri nxjerim konkluzionin : Ne Himare kane jetuar Kaonet.
Kaonet jane fis shume i lashte Jeta ne Himare nuk eshte nderprere qysh 6-9 mije vjet me pare, qe kur u shfaq njeriu ne toke.
Himariotet kane levize.Kudo qe shkuan, mbreteri krijuan. Kontakti me Veriun ka qene pothuajse i vdekur per arsye te maleve Akrokeraone.Kush erdhi nga veriu, nuk pati ndonje ndikim ne menyren e jetes se himariotit. Rruget detare ishin te hapura. Kush erdhi nga deti ndikoi ne gjuhen e zakonet, solli kulture dhe civilizim
Ne Himare jeta eshte zhvilluar natyrshem.Cdo gje native u ruajt, u zhvillua, u trashegua, si raca gjuha, traditat etj.Cdo gje e ardhur nga deti, te vecuar ose kolone, bashkejetoi pa e humbur identitetin e tyre dhe sot jeton nje popull me dy gjuhe.
Sipas studimeve te Cambridge University ose te disa studiuesve amerikane, kemi edhe te njejten race ,si te ardhurit ashtu dhe vendasit ,qe per mijera vjet nuk asimiluan njeri tjetrin. Kjo ndoshta sepse mungonin ardhjet nga veriu, nderkohe qe kultura e vendasve gjithmon ka qene e manget dhe e mbeshtetur ne koncepte dhe psikologji tribale.
Himara eshte e vecante dhe megjithese Prof. Janua nuk e cileson, e nxjerr ne pah disa here. E vecanta e saj jane Venomet, ligje, te drejta, te fituara me lufte, qe ja njohi Turqia. Sipas tyre, nder te tjera, himarioti eshte zot, pronar i gjithckaje ne vendin ku jeton.
Karakteristike tjeter e Himares eshte besimi ne nje fe. Nje fe, nje mendje, I njejti paragjykim, te njejtat koncepte, e njejta baze edukimi. Turistet ne cdo kohe kane per te qene nga vendet kristiane( perendimi) dhe ne liber duket qarte se cdo fshat ka kisha.
Himara eshte i vetemi vend i trojeve Shqipetare qe gjate gjithe vitit eshte i gjelber. Vete Krijuesi i ka dhene disa privilegje. Dite me diell me shume se kudo. Nga lart i ka vendose malet e Cikes, mbrojtes nga barbaret, nga armiqte, nga primitivizmi, nga veriu me elementet e tij.
Po keto male krijuan ne mijevjecaret pengese komunikimi me brendesine e vendit, si pasoje kolonet helene, ne se mund ti quajme ashtu, nuk u asimiluan si cdo koloni gjate Mesdheut dhe Adriatikut. Trashegiminia Kaone, si gjuha e lashte, rite, ceremonite, traditat u ruajten po per kete arsye.
Te panumerta jane vendet qe mund te vizitoje nje udhetar ose nje turist ne Riviere. Mesojme nga ky liber i rralle po dhe i vecante per Himaren, se mund te shohim disa mure mijera vjecare, disa keshtjella, shume varre te lashta, vendqendrime te stergjysherve tane, tej 3 mijevjecarit, shtepi shekullore dhe me histori, ngushtica, shpelle tempull, manastire, porte dhe shume e shume te tjera teper interesante.
I urojme autorit, shokut dhe mesuesit tim njekohesisht, suksese te metejeshme ne punet studimore te zones sone. Njekohesisht lexuesit lexim te kendshem te materjaleve me vlere te zones se vendlindjes sone qe na ben te ndjehemi perhere krenare.
Ne Amerike per keto, vendosen tabela ne rrugen kryesore qe jane me fushe ngjyre kafe, me shigjete, dhe me nje shenim terheqes. Tabelat me kete ngjyre tregojne se diku afer ndodhet nje vend historik, i lashte ose muzeum qe ia vlen ta shikosh. Per secilen pike duhet te kete gjithashtu nje flete informimi ne anglisht apo dhe ne ndonje gjuhe tjeter.
Ish nxenesja,
Eleonora Gjoka
Nju York
Miresevini ne faqen letrare te rrjetit virtual mbarefemeror shqiptar Pan Albanian Women Network Ju ftojmë të na dërgoni mendimet tuaja për çdo gjë që ju lexoni ketu apo keni dëshirë të diskutoni.Ky rrjet eshte i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare! Për tu anëtarësuar,kembyer poezi,shkrime apo mendime,ju lutem dërgoni një mesazh në adresën botaegruas@gmail.com Kudo që te jetoni, këtu na mbledh gjaku i përbashkët. Falminderit!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment