Saturday, June 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA HAMETAJ-TREGIM

MIMOZA HAMETAJ, ANCONA, ITALI

Thesarin qe kerkova

Isha mbledhur grusht tek krevati i vetem ne dhomen gjysem te lyer.Bojaxhinjte i kishin lene kovat me bojre ne mes te shtepise dhe une nuk kisha deshire ti levizja nga vendi. ne shtepi perveçmobilieve mungonin dhe llambat e ndriçimit dhe nje llamb me bateri me lejonte te beja levizjet e nevojshme gjer tek porta e hyrjes.Shtepia qe me panoramen me det qe dukej nga ballkoni ,jave me pare me me entuziazmoi ndersa tani me dukej si nje kuti e zeze qe me merte frymen.
Duart dhe krahet i ndjeja te prera dhe nuk gjeja fuqi as per te folur.Hena:-me foli zeri i veres nga telefoni,vjen Faslliu me familjen dhe ke thene qe do ti presesi tek shtepia jote.Po kam thene por jo tani ,kur te krijohen konditat ata vijne per pushime.Nuk mbarova fjalen kur dhjetra kritika ne forem sulmi me fishkelluan ne vesh. Sipas saj une isha nje genjeshtare dhe nuk isha ne regull.Shko jepu nje darke ne restorant dhe me justifiko mua qe nuk vij dot me urdheroi..Edhe te trilloja justifikimin me duhej ne nje moment qe ne gjith qenien time perjetoja ne menyre tragjike fatin tim te keq qe me ndau nga vajzat.
Ata burre e grua ishin persona special,po keshtu edhe femijet. U ulem ne nje tavoline te nje ristoranti anes detit,dhe ata kerkuan makarona matricina,e vetmja gje qe me kujtohet nga ajo darke.
Me Faslliun dhe shokun e tij ne kongres u njojta une e para,pastaj ja prezantova Veres e cila kishte nje muhabet te ngrohte dhe nuk linte gje te binte ne shesh.
Une ndihesha e stresuar sepse e ndjeva te beja nje nderhyrje shume energjike per rizgjedhjen e ish kryetareve te lidhjes shqiptare .keto i kalova neper mend kur shkova te flija.
Diten tjeter kur vera filloi te me kritikonte ju pergjegja flak per flak
-Nuk kam ardhur ketu te me vesh ti diktature une nga diktaura kam ikur.Keto ishin fjalet qe ate e terbonin me shume pasi nevoja e saj ishte ti zhvendoste njerzit si guret e shahut,nga nje ane ti bente te lavdishem per ti poshteruar nga ana tjeter.Pas ca kohesh Faslliu nuk mu pergjigj me as ne letra dhe vellezrit e nderuar nuk moren me ne telefon. Dhimja e beka njeriun me te forte dhe kete e provova ne lekuren time.Me vjen per te qeshur nga tundimet e vogla apo te medha qe njeriu ndjen per lavdi,ndersa brendia e jetes eshte diçka tjeter.Nje bisede e sinqerte me nje shoqe,nje faleminderit prej zemre tani per mua ka me shume vlere se nje takim me papen o me presidentin e shteteve te bashkuara. Sikur e ke prishur pak doren tek byreku me tha vajza dje dhe mua me vjen me mire te degjoj nje te vertete se sa nje kompliment. Dritarja e shtepise time tani shikon nga deti por ne nje qytet te huaj ku tani me thone qe jam bere famoze. Jam e sigurt qe kam dhene shume dhe kjo me ben te ndihem mire,te mos kem frike dhe te shijoj frutet e punes qe arijne ne nje kohe qe vitet prodhojne thinja,,thinja te fshehura nga ngjyrat e flokeve.
Une emigrantia,une gruaja qe gjeta guximin te mbroj te drejtat e mija tani kam gjetur qetesine dhe forcen e enderuar dhe me besoni thesari qe une kerkoja e gjeta.

No comments: