Wednesday, June 07, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-LETER BOTUAR NE GAZETEN TIRANA OBSERVER-NGA RAIMONDA MOISIU



Letra per Tirana Observer-botuar ne gazete me 6 qershor 2006



Një faleminderit për gratë intelektuale shqiptare!




Eshtë një ndjenjë e veçantë virtyti, mirësie, krenarie shpirtërore, respekti, e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shprehja e falënderimit, mirënjohjes, kur koha dhe fati të rezervon që të njohësh por edhe të jesh bashkëkohëse e njerëzve që me punën, veprën e tyre, kontributin e tyre moral, shpirtëror, dijet, aftësitë e tyre krijuese, talentin e tyre të mrekullueshëm, i vënë në shërbim të kombit. Kjo është një ndjenjë atdhetarie dhe qytetarie e veçantë, për t'ju lënë brezave të ardhshëm, një kolorit të çmuar vlerash kombëtare, që bëjnë historinë. Dhe nuk ka gjë më të madhërishme se t'i shërbesh çështjes kombëtare, dhe të integrosh kulturën dhe artin, emrin e mirë të shqiptarit, dhe identitetin kombëtar, në tokën e huaj, ta bësh pjesë të kulturave të ndryshme në Amerikën multinacionale dhe multikulturore. Forumi "Bota e Gruas Shqiptare" dhe revista virtuale e këtij grupi, pasqyruese e zërit të shpirtit femëror, si një vazhduese e ish-Forumit "TEUTA-SHQIPTARE", ndjehen krenare që përbëhet nga intelektuale tashmë të afirmuara, si shkrimtare e poete, publiciste e politikane jo vetëm brenda atdheut tonë dhe gjithë trevave shqiptare, të Shqipërisë etnike, por edhe në diasporë. Ju shprehim nderimin të gjitha atyre anëtareve të forumit "Bota e Gruas Shqiptare", forum që pasurohet nga dita në ditë me shkrimtare, krijuese dhe mike që dëshirojnë të jenë në komunikim me motrat e tyre të një gjaku, veprimtare në fusha të ndryshme të krijimtarisë. Shkrimtare, poete, publiciste, të cilave sot ju shprehim mirënjohjen dhe respektin e veçantë bashkuar me urimin për suksese të mëtejshme për arritjet profesionale, në fushën e krijimtarisë, duke u bërë shkrimtare, jo vetëm të letrave shqipe, por duke zënë një vend të veçantë e të nderuar në elitën e shquar të njerëzve të letrave shqipe e të historisë të kombit tonë. Këto urime fillojnë me urimin për znj. Kozeta Zylo, e cila sapo është anëtarësuar në shoqatën e shkrimtareve shqiptare të Amerikës. Ne shprehim entuziazmin dhe urimet tona më të mira, për këtë rast dhe i urojmë motrës tonë suksese të mëtejshme. Faleminderit Kozeta, që na ngre lart emrin e forumit tonë, por edhe emrin e gruas intelektuale shqiptare. Urime dhe suksese! Dëshirojmë të vazhdojmë urimet tona për znj. Rozi Theohari, e cila është nderuar me çmimin e nderit "Naji Naaman", për punimet e saj letrare. Fatmirësisht këto dy zonja, Kozeta Zylo dhe Rozi Theohari, së bashku me zonjat e nderuara Merita Bajraktari Mçormack dhe Teuta Shabani Towler, të cilat janë katër anëtaret e vetme femra të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptare në SHBA, shkrimtares, poetes, publicistes, Drenusha Zajmit, në Evropë, që me krijimet e saj për fëmijët në veçanti, përcjell mesazhin për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, brezin e ardhshëm të kombit tonë, për t'i rritur dhe edukuar sa më mirë, të zonjës së nderuar Mirela Bogdani, e njohur në qarqet politike evropiane, kjo që ne miket e saj të "Bota e Gruas Shqiptare" e quajmë një "Hillary Klinton shqiptare", e cila gjithë dijet e saj, energjike, kontributin e saj e ka vënë në shërbim të kombit shqiptar, e atij evropian. E nderuara, Mirela Bogdani, aktualisht ndodhet në një specializim për INTERNSHIP, pranë BE-së, e më pas do të jetë vëzhguese në zgjedhjet parlamentare në Çekosllovaki. Suksese Mirela! Sa përmenda më lart janë po ashtu të gjitha anëtare të forumit "Bota e Gruas Shqiptare", një lidhje e bukur shpirtërore dhe profesionale mes motrave të gjakut shqiptar, që ka lindur prej disa vitesh, konsoliduar në listën "Teuta-shqiptare", që i parapriu çdo grupimi virtual femëror shqiptar të sotëm, grup, i cili, pas rikonstruktimit dimrin e kaluar, sot reflekton vazhdimësi në listën "Bota e Gruas Shqiptare" dhe grupe të tjera femërore apo kulturore. Ne me shumë kënaqësi dhe me shumë entuziazëm përshëndesim arritjet profesionale dhe letrare të mikeve tona, motrave të gjakut të përbashkët. Për më shumë, për këto ngjarje të gëzuara, arritje të veçanta dhe lajme të tjera apo krijimtarinë e anëtareve të grupit "Bota e Gruas Shqiptare", apo të këtyre zonjave anëtare të LSHSHA, ju mund të vizitoni revistën tonë virtuale në adresën www.botaegruasshqiptare.blogspot.com , veçanërisht për LSHSHA dhe anëtarësimin e Kozetës së fundi, ju lutem vizitoni http://www.albanianliterature.org
Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe kohën.Raimonda Moisiu, Moderatore.

.....................................................................................
Krye
>> Për rubrikën “Letra për Tirana Observer”, ju mund të na shkruani edhe në postën elektronike: letra@tiranaobserver.com>> Ose ne faqen e kontaktit shkruaj subjektin: Letra per TiranaObserver

.....................................................................................

No comments: