Wednesday, June 07, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-SEVDIJE REXHEPI-POEZI


SEVDIJE REXHEPI ,GJILAN, KOSOVE

Stërlashtësi gurësh

Lind e rritë
Me ninullëlashtat
Të stërlashta sa vetë gurët
Besuar u ke gjithmonë
Fushave të gjera
Fushëmëllenjave, si te thonin dikur
Edhe kur të sëmbonte uria
Për tokë e dritë
Ti këtu....
Prej se të pagëzuan Dardani
E u dëgjua trokthi
Me vela të gjera sa vetë deti
Liburna Ti...simbol e mit
Në kryqëzim shpatash e principatash
Në melodi lahute e qiftelie
Me qeleshe të bardha
E flamur gjaku
Ti prapë mbete TI
Letërnjoftimi im

Sevdije Rexhepi
Gjilan - Kosovë

No comments: