Saturday, June 03, 2006

Bota e gruas Shqiptare-XHEZIDE ISUFI -PREZANTIM DHE POEZI

XHEZIDE ISUFI- PREZANTIM DHE POEZI

Zj. Xhezide Isufi (arsimtare)

U lind ne Shipol te Mitrovices se Kosoves, me 1952. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse ate Normale pesevjecare ne Mitrovice.Ishte mesuesja e pare ne Shipol. Pranimi i saj si mesuese ne Shipolishte njegezim i papershkruar per banoret e kesaj lagjeje te Mitrovices.Detyren e filloi ne shtator te vitit 1972 ne shkollen " 29 Nentori " ku punoi20 vjet meplot impenjim dhe pa nderprerje deri me 1992. Ne po kete vit,familjarishtper shkak te dhunes e represionit qe kryente pushteti serbe-slav neKosove, emigron ne Suedi.Ajo, se bashku me bashkeshortin e saj, z.B.Isufi u angazhuapalodhshem ne procesin e mesimit plotesues me nxenesit kurbetcare, neqytetin Sundsvall,ne veri te Suedise, kurse nga viti 1994 ne Malme vazhdoi aktivitetine saj nete dyja shoqatat shqiptare te grave:"Kosovarja" dhe "Marigona" dhe udallua si mesuese dhe pedagoge shembullore. Ne vitin '95/96 filloi punen si mesuese e rregullt ne shkollat suedeze, me ore plotesuese ne gjuhen shqipe.Per angazhimin dhe ndihmesen e devotshme qe ua ofroi nxeneseve tane ne mergim, Lidhja e Arsimtareve e shperbleu me MIRENJOHJE. Znj Xh. Isufi merret edhe me shkrimin e poezive. Ajo, me rastin e botimitte teksteve shkollore ne gjuhen shqipe, me plot gezim e entuziazem i shkroi keto vargje: LUM JU !

(Kushtuar të gjithë pedagogëve, që përpiluan tekste shkollore në gjuhën shqipe ne Suedi, e posaçërisht atyre të gjuhës shqipe.)

O, lum ju ! që patët mundësi e aftësi
t'i përkujtoni të pa harueshmit.
O, lum ju ! që me punën tuaj
i ngjallni të pavdekshmit.

O lum ju ! që me punë tuaj
na bëni të qajmë e të qeshim.
O lum ju ! që duke punuar
së bashku në këtë botë
të shkëputur nga dielli ynë
ende do të jemi !


Z. Ibrahim, meqë më ranë në dorë tekstet në gjihën shqipe, e emocionuar ngapuna juaj e mbarë dhe e sukseshme, më lindën këto vargje, të cilat ndofta thonë shumë pak nga ato çka duhet të thuhet, mirëpo unë pata kaq mundësi.

Me nderime,

Xhezide Isufi, Sundsfall-Suedi, korrik 1993 v

POEZI, QE I DEDIKOHET Z. IBRAHIM EGRIU

Kur bie borë e fryn veriu
të ngrohtë na mban Ibrahim Egriu
Eshtë njeri si shumë të tjerë
por qe kryn vepra me vlerë

Në botën e gjërë ku humbin gjurmët
ruan arsimin zgjëron kulturën
S'është i vetëm ky shqiptar
i ndihmojnë shum' atdhetar

I tregon botës se kush jemi
e prejardhjen nga e kemi
Me këto punë nderon atdheun
e qet në shesh dhe Skënderbeun

-Xh. Isufi

SQARIM:-

Këtë poezi e shkroi arsimtarja me përvojë, z-ja XhezideIsufi.E lindur në Shipol të Mitrovicës së Kosovës. Ajo qe nxënësja eAkademikut,Rexhep Qosja gjatë kohës së qëndrimit të tij në Shipol.Jemi njohtuar vetëm se përmes korrespondencës sime si sekretar i L A SH "NaimFrashëri"Dega Suedi. Ndaj, falënderoj nga zemra bijën tonë, z-jen Xhezide, për poezinë e bukur që ma ka dedikuar.- Me respekt:-I. Egriu

Mesuesit tim, z. Hysen Matoshi

Kush m'i mësoi shkronjat e para,
kush më priu kah e mbara.
Kush më mësoi për të kaluarën,
kush atëherë përhapte kulturën ?!
Kush më mësoi ta dua njeriun,
kush më mësoi të edukoj fëmiun.
Kush m'i mësoi vargjet e Naimit,
kush m'i mësoi këngët e trimit.
Kush më mësoi për bes' e nder,
kush m'i mësoi gjërat me vler' ?!
Kush me këngë, lojë e mësime
ngriste lart Atdheun tim ?!
Kush m'i mësoi kufijtë në hartë,
kush na fliste në gjuhën e artë.
Kush na mësoi për drejtësi,
kush më priu në fëmijëri.
Kush më mësoi të dua librin,
kush më mësoi të luftoj armikun ?!
Për tërë këtë punë të mbarë,
mësuesit tim i qofsha falë !
Xh. Isufi

Elegji kushtuar Din Egriut

Shqiptar kur humbesh
dhe rrugën s'e din,
mos u brengos shum'
se t'tregojn' veprat e Bacës Din !
Në Dibrën e bukur të coptuar,
nuk u lodh duke punuar,
që shqiptarët të bashkohen,
nga robëria të çlirohen.
Për këto punë s'kishte frikë,
kur iu kërcnuan jetën me ia fikë,
me këmbëngulje ai kërkonte,
të jet Kosova Republikë !
Kështu menduan se ai ndalet,
për atdheun kur të folet,
por nuk ndalet ai që jep besë,
n' Nyjork mësyn dyert e O K B-së.
Këtu shqiptarët prezentonte,
t'drejta t'plota për ta kërkonte,
për shqiptarët të vendosin,
të mos i shtypin e sakatosin.
Të na kthehen trojet tona,
kështu ta ndreq fajin Evropa,
Baca Din për kët' trimëri,
do të hysh në histori !
Atje tej, n'Amerikën e largët,
me avull e tymë pa mbarim
përvëloi si dielli i Mesdheut
zemra e pariotit Abedin.
Sundsvall-Suedi, më 29 prill 1993 v.

Xhezide Isufi-arsimtare nga Mirovica e KosovësP.S:-Për organizimin permanent të mësimit plotësues

No comments: