Wednesday, August 23, 2006

Bota e gruas Shqiptare-ARTIKULL PER AKIL KOCIN NGA MERITA B-MCC

PERSHENDETJE,
DUKE I URUAR PAK PARA KOHE:-)

GEZUAR DITLINDJEN PROFESORIT TE NDERUAR AKIL KOCI,
JU SJELL ARTIKULLIT TIM ,I CILI U BOTUA NE GAZETEN ILLYRIA ME DT.18 DHE 22 GUSHT 2006.

JENI TE LEJUAR TA SHPERNDANI ,ME KUSHTIN TE CITOHET AUTORJA E SHKRIMIT DHE BURIMI NGA GAZETA "ILLYRIA".
FALEMINDERIT
MERITA


Shkruar nga Merita Bajraktari McCormack
Long island, Nju Jork, SHBA
21 korrik 2006
web: http://www.albanianliterature.org/


AKIL KOCI – PORTRET I KOMPOZITORIT FAMOZ SHQIPTAR

Vepra e tij profesionale e sukseshme dhe heshtja e shtetit shqiptar ne vitet e komunizmit

Qendrueshmeria e tij profesionale ne skenat e botes dhe afirmimi i tij i perbotshem si kompozitor i vecante.

Emrin Akil Koci e kisha degjuar disa here ne Shqiperi , ne ndonje bisede qe behej me ze te ulet mes profesoreve te mij te muzikes. Kisha degjuar qe ishte nga Kosova dhe mjaft i talentuar, pioner i muzikes moderne .. me shume..nuk lejohej te flitej per te, nuk mundej te behej koment per veprat e tij. Ishin te stilit “borgjezo-revizionist” dhe ketu mbaronte ceshtja..Fjalet avangardist ,muzike moderne... ishin te kufizuara ne mos te ndaluara...

E vogel ne moshe, e mesuar me komente te tilla te politizuara per artiste shqiptare, mendja ime nuk kerkoi me te gjente vazhdimin e atyre bisedave per Akil Kocin..

Te lodhur nga rregjimi komunist, u perpoqem te gjenim menyrat e mbijeteses dhe ndersa shume nga ne sot jetojme ne boten perendimore, shume miq e shoke tanet mbeten gardheve te telave me gjemba, palgosur apo vrare, simbol i perpjekjeve rinore per liri dhe jete...

Pas shume vjetesh ne emigracion, gjendja mes shqiptaresh te jep nje ndjenje te vecante, te jep nje emocion te bukur, nje motiv per te vazhduar te duash me shume kombin, atdheun, vlerat kombetare..Jo rralle, ne qe jemi ne emigracion shkruajme me nota te tilla nostalgjike..nuk eshte kollaj te jesh merguar fizikisht dhe shpirterisht...

I shpetuam dhunes komuniste, por nuk i shpetojme dot kurre “kurthit” dhe lotëve te mallit për Shqiptarine...

Me keto ndjenja u gjenda dhe ate mbremje pranvere ne Zagreb te Kroacise ,ku ne jetuam per pak kohe per aresye pune..

Mes shqiptaresh, per shqiptaret..i ftuar mes komuniteti te shqiptareve te Kroacise ishte kompozitori shqiptar Dr.Thoma Simaku, per aktivietet e te cilit,kam shkruar me pare.
Vepra e tij “Hyllus” luhej per here te pare ne kuadrin e Bienales se Zagrebit dhe luhej nga orkestra simfonike e RTV te Ljubljanes.
Keshtu nje dite me perpara nje grup i madh shqiptaresh u mblodhen ne biblioteken shqiptare te Kroacise, dhe nen drejtimin e Dorotea Kernit, drejtoreshes se ketij institucioni dhe kryetares s e shoqates shqiptare femerore “DRITA” te Zagrebit, Zj.Marjeta Eres u mblodhen shume shqiptare te cilet u informuan dhe u argetuan.

Ne nje moment kur Dr.Simaku dhe une po bisedonim per organizimin e aktiviteteve per te nesermen , tek ne afrohet nje vajze e bukur, e qeshur, mjaft e dashur dhe prezantohet si Liljana Koci.
Menjehere Dr.Simaku beri lidhjen dhe tha, ah po ju do jeni e aferme e profesor Akilit...
Po tha ajo, une jam e aferme e tij, por nuk e di Shqipen mire dhe te tre folem anglisht.Aty mesova se Liljana dhe Zj.Lace Koci, te cilen e kisha njohur me perpara, ishin nga nje familje.Me Lacen kisha komunikuar disa here dhe shpesh ajo me kishte treguar per familjen e saj ne Shkoder dhe pjesen tjeter te familjes ne Kosove..por une nuk kisha mundur te beja lidhejn e duhur....Ishte pikerisht ky moment qe une ri-kujtova emrin e ‘ndaluar” Akil Koci, kujtova burgjet dhe internimet qe Lacia kishte permendur ..
Qe prej atij momenti dhe deri ne kete dite kur po shkruaj keto rreshta kam kerkuar, kam lexuar, kam pare foto, kam degjaur muzike dhe kam perjetuar caste te vecanta...
Kam ndjere se deshiroj qe disa prej tyre deshiroj ti ndaj me ju.....



Kush eshte kompozitori Akil Koci
ne foto: prof.Akil Koci

Profesori ka nje CV shume te pasur, nje larmi veprash, nje numer te madh kompozimesh,nje numer te madh aktivitetesh..... Do te ishte e pamundur te perfshihej ne keto pak faqe, krijimtaria e tij e gjate dhe e pasur per 50 vjet.

Por shkurtimisht do mundohem te sjell dicka nga momentet kryesore te jetes se tij ne krijimtarine muzikore.
Akil Koci,ka lindur më 1 shtator 1936 në Prizren, Kompozimet e para i beri rreth viteve 1955 si nxënës i shkollës mesme muzikore në Prizren dhe disa vepra te atehershme jane tashme vepra antologjike si “Vashës” 1956, “Macja e vogël”,1959, “Prizreni i Lulzuem” 1959, “Zambaku i Prizrenit” 1961 dhe shumë këngë të tjera..
Shkolla Normale e Prishtinës ka qene vendi i tij i pare i punes si mesues.Aty ai udhehoqi korrin e shkolles.Artikullin e pare si kritik muzike e ka shkruar qe atehere, botuar ne gazeten javore “Rilindja”.
Studimet e larta i kreu ne Akademinë Muzikore të Sarajevës,ku shquhet edhe per grupimin e studenteve muzikante shqiptare. Me pas punesohet ne Fakultetin e Arteve,Universiteti i Prishtinës.
Më pas, studjon në Shkup, Maqedoni, në klasën e Prof. Dr. Toma Proshev, është perfitues i burses i DAAD në Akademinë e Kölnit,vazhdon në kursin për muzikë elektronike te K. Stockhausen, në Stuttgart,ne klasen e E. Karkoschka, në Nürenberg, te kompozitori Baumgartner, në vitin 1974 më vonë si bursist i Bashkësisë Krahinore të Shkencës së Kosovës. Pranohet edhe në klasën internacionale të kompozimit të kompozitori te profesori M. Kelemen, pranë “Statliche Hochschule für Musik në Stuttgart”, në vitet 1974-76.Shume vepra te tij te atehershme u ekzekutuan në koncerte të shumta kur studjonte- si Stutgart dhe gjetiu dhe ka marre kritika të mira për veprat e ekezekutuara.
Në vitet 1979 - 1981 kryen studimët pasuniversitare dhe fiton shkallën e tretë në muzikologji në Akademinë e Muzikës të Sarajevës te Profesor Dr.Zija Kuçukaliq – ku mer titullin e Magjistrit të Muzikologjisë Mr.Sci. me temën

“Rëndësia dhe trajtimi i folklorit muzikor kosovar në veprat e kompozitorëve jugosllave”.

Pas specializimeve rikthehet në Prishtinë, megjithë ofertën e Profesor Kelemenit për të qëndruar si asistent i tij, dhe rifillon punën si ligjerues i lëndës së “Njohuri e Literaturës Muzikore” në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe emërohet Docent dhe më vonë edhe Profesor.

Në këtë institucion punon deri në mbylljen e tij nga ana e regjimit diktatorial te Milloshevcit në vitin 1989, kur si shumë pedagogë të tjerë vazhdoi të japë mësim në shtëpinë e tij.
Prof. A. Koci, gjatë periudhës që punoi pranë Fakultetit të Muzikës, ka qënë dy herë Prodekan dhe ka udhëhequr shumë diploma të studentëve.



Prof. A. Koci është një ndër kompozitorët më aktivë të Kosovës. Profesori, Akademiku dhe muzikologu i njohur Kroat Josip Andreis ka shkruar për Profesor Kocin në Historinë e Muzikës 4 vëllime në vëllimin e tretë : “Njeri prej kompozitorëve më të talentuar kosovarë është gjithsesi Akil KOCI (1936),i cili është fitues i shumë shpërblimeve të rëndësishme.”

Veprat e tij janë luajtur në shumë aktivitete të rëndësishme muzikore, kombëtare dhe ndërkombëtare.Nder pese baletet e kompozuara prej tij, Baleti “Sokoli dhe Mirushja” i kane dhene atij vulen krijuese, shprehet nje kritik. Akil Koci eshte edhe mjeshter i muzikës aleatorike.Vepra e parë e tij në stilin aleatorik është “Filigranët I”, për nëntë instrumente. Me “Filigranët II” Akil Koci mori pjesë në Festivalin e emisioneve të Radiodifuzionit të Jugosllavisë në Ohër, po ashtu merr pjesë edhe në “Tribunën e Muzikës Avangarde” në Paris, (1973) nën patronatin e Kombeve të Bashkuara. Filigranët II është vepra e parë që e prezanton Kosovën në një festival të nivelit të lartë.

Petar Bingullac ka thene: “Në kompozimin e Kocit zotëron stili, veprimet dhe shprehja e tingullit të muzikës avangarde,të cilat Koci i ka studjuar mirë bukur dhe gjatë , dhe tani edhe me shume mjeshtri shërbehet me to. Muzika ka një rrjedhëshmëri të pandërprere te gjallë dhe mund të themi një levizje të imët dhe të bukur tamam si ato punimet e mrekullueshme të filigranit”

Dragisha Saviq thote:

“Filigranët II e Akil Kocit është kërkuar për t’u transmetuar në programet e tyre këto vende: Belgjika,Hungaria,Suedia,Finlanda,Norvegjia Gejrmania Perendimore, Iraku,Franca Zvicra Polonia dhe HOLANDA.edhe më se 45 shtete të tjera e kanë kërkuar ketë vepër. Në programin e III të Radio Beogradit Pavle Stefanoviq thot mes tjerash...”disa blloqe simfonike paralajmrojne vizionarin e talentuar”.

Veprat e tij janë inçizuar dhe transmetuar në më shumë se 70 radio stacione mes të cilave Radio Prishtina, BBC –DW,Zagreb,Koln,Shtutgart,Paris programi III,Gjenevë etj.

Kontributi i tij ka qenë veçanërisht i madh edhe gjatë punës në Radio Prishtinë, në realizimin e shumë emisioneve kontaktuese,formimin e korrit të fëmijve dhe shumë aktiviteteve muzikore. Në këtë detyrë ka dhënë një ndihmesë të veçantë edhe në përhapjen dhe promovimin e muzikës shqiptare jo vetëm në ish- Jugosllavi por edhe në Evropë dhe botë.

Prof. A. Koci ka marrë pjesë në shumë kongrese, konferenca dhe simpoziume kombëtare. Ndër të tjera ka shkruar mbi 250 artikuj, kritika, studime dhe ese dhe ka qenë anetar i shumë redaksive mes të cilave përmendim Rilindja,Perparimi, Fjala, Nota, Zvuk etj. Gjithashtu ka qenë redaktor në botimin e Enciklopedisë muzikore të Entit Leksikografik Miroslav Kerlezha, Zagreb, i botimit të Leksikonit Muzikor të Cankarjeve Zalozhbe,të Ljubljanës, ne funksionin e redaktorit të Enciklopedisë .

Prof. A. Koci është edhe një promovues i shquar i jetës muzikore të Kosovës dhe më gjere. Mes të tjerash ka qenë një prej themeluesve të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, Kryetar i Rinisë Muzikore të Kosovës, Kryetar i Shoqatës se Artistëve Muzikorë , nënkryetar dhe kryetar i Lidhjes së Kompozitorëve te ish Jugosllavisë, kryetar i Pleqësise për Arsim dhe Kulturë i Komunës së Prishtinës, Kryetar i Bashkësisë Kulturore – Arsimore , themelues dhe kryetar shumë vjeçar i Skenës Muzikore të Prishtinës , një prej themeluesve të Akordeve Muzikore dhe drejtor shumë vjeçar i saj, një prej themeluesve të Ditëve të Muzikës Kosovare dhe kryetar shumë vjeçar i saj .
ne foto: Poster qe njofton interpretim te vepres se Akil Kocit

Si kryetar i ShKK është një ndër themeluesit e festivalit Muzika e Re në Tiranë si dhe Nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë dhe i shumë shoqatave të tjera. Gjithashtu ka qënë anëtar i shumë Jurive kombëtare dhe ndërkombëtare e shpesh edhe kryetar i tyre si Akordet e Kosovës , Festivali i Opatisë si dhe anëtar i komisionit të Eurovizionit në Gjenevë.Aktualisht është anëtar i Shoqatës së Kompozitorëve të Britanisë së Madhe që nga viti 1995, anëtar i Shoqatës Gazetarëve 2001 , anëtar i “British Music Informacion Centre” dhe anëtar i Akademisë Britanike të Kompozitorëve dhe Shkrimtarëve Muzikorë si dhe anëtar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe të Kroacisë.
Persekutimi i familjes së tij në Shkodër dhe ndalimi i veprave te tij ne Shqipëri

Sic e permenda dhe me lart, Lacia, gruaja qe takova ne mbasditet apo mbremjet kroate, ne sheshin Bana Jelacica apo ne kafe "Zagreb" apo ne mjediset e bibliotekes Shqiptare ne Zagreb, gjithmone thoshte , e di Shqiperine, kam jetuar per vite me Shkoder, jena persekutue e jena denue...

Kjo grua e pashme, e dashur dhe ekspresive , shpesh me thoshte, ani, Merita, ditet me te mira vijne dhe kam deshire me te tregue koleksionin tim te puneve te dores...do flasim ...dhe e perlotuar shihte ne drejtim te pacaktuar...Koha e ime po mbaronte ne Zagreb dhe me vinte keq –ende ndjehem borxhlie ndaj saj dhe shume mikeve e miqve te tjere qe donin te ndanin me mua shume me shume pjeseza te jetes se tyre... Megjithate ja cmbaj mend nga tregimet e Laces…"Djelt e dajës jane në Zagreb, Zef Gjoni,kadyqanin në në Jurishiqeva,kurse Marcel Gjoni dhe Gjon GJoni kanëdyqanët argjentar në Ilicë. Keta zoterinj une I kisha njohur dhe takuar dhe I di se ku jane…une thoshte Lacia dhe vëllëzrit Viktori ,Leoni dhe Gjovalini kemi jetuar në Shkodër plot 27 vite, dhe kujtonte me mall vitet e shkolles,pasi kishte kryer gjimnazin Nëna Mbretëreshë në Tiranë ,pastaj tregonte per vellain Gjovalin qe kreu gjimnazin në Shkodër . Laçja ,Leoni dhe Gjovalini pastaj kanë shkuar në Kosovë,kurse Viktori ka qenë i martuarme Magdalena Shantoja një familje nobël e Shkodrës."Kam dhe vellaun tjeter-thoshte Lacia,- qe jeton ne Londer dhe ka tre femije …jane te gjithe ne Universitetet me ne ze …dhe fakte te tjera qe une per momentin atehhere nuk I lidhja dot me emrin e kompozitorit te madhAkil Koci…por kisha shume deshire te degjoja rrefimet e saj…
Atë mbremje, kur Liljana Koci permendi emrin e profesorit Akil Koci dhe me tregoi se motra e tij Lacia eshte ajo që vuajtur shume ne Shqiperi atehere une besoj se si edhe lexuesi mund te lexojë me shume pertej ketyre fjaleve.. se pse ishin te ndaluara veprat e kompozitorit ose pse persekutohej familja e tij ne Shqiperi..secila eshte nje pyetje me vete ose nje nderthurrje pyetjesh qe i japin pergjigje njera-tjetres...persekutimi dhe vepra e Kocit ose vepra e Kocit dhe persekutimi..
Per ne qe kemi jetuar ato vite...ironia flet vete dhe kuptohet..pastaj mos harrojme faktin e trajtimit te shqiptareve te Kosoves qe jetuan ne Shqiperi ato vite.Nuk ka qene e lehte..

Personalisht kam nej kujtim te asaj kohe.Bashkeshorti i nje te afermes tone ishte shqiptar i lindur ne viset shqiptare pertej kufirit por mbeti qe i mitur ne Tirane dhe nuk mundesoi dot bashkimin me familjen pertej..... Disa here shkonte deri ne kufi dhe prej dhjetra ne mos qindra metrash tundte shamine dhe perlotej tek shihte motren apo vellezerit ne anen tjeter..me te cilet komunikonte me letra vetem...dhe kur me ne fund realizoi nje vizite...te gjithe ne te afermit,apo rrethi familjar...e dime sa u ndoqem dhe se sa u pyetem se cfare kishte pare apo sjelle ai person "nga pertej kufirit"

Im ate mbaj mend ishte teper kurioz te mesonte gjtihcka sidomos per jeten politike ne sistemin tjeter..dhe ka ndenjur naten vone njëherëte bisedonte ne menyre qe mos degjonim ne femijet..ndersa nje kusheri i yni ishte po aq kurioz...dhe ka dale me mikun ne kodrat e fshatrave per te biseduar larg veshëve te spiunimit... dhe cuditerisht nje nga djemte e skretareve "qelloi' te ishte bari e te kulloste dy-tre shqerra..pikerisht atyre bregjeve ku shetisnin keta dy burra..njeri I porsakthyer nga Jugosllavia.....pra kjo copez e nje historie familjare eshte ilustrative e deklarates se mesiperme...

Por le te kthehemi tek profesori dhe jeta e tij..
.
Pas telefonatava edhe e-maileve te shpeshta me profesorin, pas leximeve te materialeve voluminoze, ve re se profesor Akili eshte i madh, pertej perceptimit. Ai qesh, ai fal, ai kujton me respekt cdo moment te kohes se tij dhe nuk `pranon" verbalisht se i eshte hyre ne hak.AI FAL!

Ai misheron vlerat e nje besimtari te vertete dhe te plotesuar...

E ngacmoj pak duke i them pse nuk te luheshin veprat ne Shqiperi...dhe mesoj qe edhe ai vete nuk e ka ditur shkakun e mirefillte te persekutimit për një kohe të gjate.....natyrisht ai nuk pyeste kurre, ai shpesh mendohej pse nuk luhen veprat e mia ne Shqiperi..pse ne Shqiperi ndodh dicka e cuditshme kur shkoj.

Shkaku,natyrisht dihet, ishte avangardizmi, muzika moderne qe ai udhehiqte dhe krijonte...por atehere ai nuk e mendonte si shkak, i dukej e cuditshme..nderkohe kur bota e merrte me vrull dhe e shijonte vepren e tij, Shqiperia i mbyllte portat...

Sikunder dhe i ka bere edhe bijve e bijve te tjere te shquar..mos harrojme qendrimin e Shqiperise komuniste ndaj Nene Terezes- apo sic njihet sot sot" Tereza e Bekuar e Kalkutes"

Shqiperia komuniste dhe e izoluar nga bota, do shkonte akoma me thelle ne mekat...Dyert u mbyllen, telat me gjemba rrethuan token, zemrat e nejrezve u ndane ne mes, shpirtrat u thane nga malli, rinise ju mbyll udha e jetes...Njerezit profesioniste ose jo, punetore apo artiste, u cunguan, liria iu pre, fajla mbeti e pa shkruar, goja e palagur nga fjala e mire..frika mbolli faren e hidhur dhe rrenjet e saj hyne ne palcen e shqiptarit te varfer...

Ishte mesi i viteve 1970-kujton profesori,-.ndodhesha ne Tirane me nje delegacion muzikantesh dhe shpesh kur ngelesha vetem, dera e hotelit tim troket dhe hyn vetem nje koleg shqiptar.Me pyet per ceshtje teknike te kompozimeve te vecanta,ja shpjegoj me hollesi dhe ai largohet... del perjashta..

Pas disa minutash...ne deren tim hyn kolegu tjeter, mik i ngushte me parapriresin...Me ben te njejtat pyejte, ceshtje teknike..nuk komenton, del dhe ai..

Profesori kujton se kurre nuk e ka pyetur asnje nga koleget pse e pyesnin ne vecanti..por kjo i ka treguar shume...
Teknikisht , askush nuk mund ta provonte se ata kishin folur me mua.-thote profesor Koci, ..pasi ishin bisede nje per nje, asnje deshmitar tjeter perreth, ...kjo tregonte se sa pasiguri kishte..askush nuk i besonte shokut me te ngushte..

Provokime te hapura shpesh i beheshin profesorit avangardist nga krere te insitucioneve.., Kujton sot profesori njerin prej tyre ne mjediset e nje hoteli i pat permendur faktin:

"Ti shkuran pa nota" -dhe profesori ia kthen:
"Une nuk shkruaj pa nota, une shkruaj me NOTA, por JU S'I KUPTONI(s'doni ti kuptoni) NOTAT e MIA"

Persekutimet politike ishin te egra ne Shkoder. Vellai i burgoset, familja internohet per vite te tera, dhimbja shtohet. Akili vjen ne shqiperi ne kuadrin e shkembimeve kulturore, Kosova atehere ishte pjese e Jugosllavise , por muzika e tij nuk interpretohej ne Shqiperi... Akili megjithate kishte miq dhe shoke te cilet i dhuronin aq sa mundnin dhe shpesh denoheshin thjesht sepse i benin shoqeri profesorit avangardist..

Nje prej rasteve te tilla, eshte fakti qe ne nje dite ne ato vite, profesor Akili pyet nje nga dirigjentet me fame shqiptare, a mundet te shkojme ne Shengjin. Dhe natyrisht kompozitori i ri deshironte te kalonte caste me kete njeri kaq te shquar,por qe emri i te cilit duhej permendur me kujdes..ne mos t eharrohej fare....

Pas pak thote profesori ...veme re qe nga pas kishim nej makine qe ndezi dritat e kuqe..e kuptuam ishte "gazi i deges"
Pas ketij "incidenti" shoqerimi i nje muzikologu "dekadent" solli transferimin dhe uljen ne detyre te dirigjentit shqiptar ne nje qytet, ku dirigjenti kaloi vite te tera dhe natyrisht krijoi familjen aty.....Nuk fshihet ndjenja e keqardhjes kur bisedon me profesorin per kete rast dhe per shume raste te tjera...qe shkak i denimit ishte shoqerimi qe iu be atij.
.
Dhe fakte te tilla jane pa mbarim...persekutim ne pafundesi, denime ndaj te pafajshmeve, denime pa shkak...

"Krijimtaria muzikore shqiptare jo vetëm qe shfaqej në Kosovë por edhe më gjërë dhe konsiderohet si avangardist i parë muzikor ndër ne. Veprat e tij jane interpretuar ne ngjarje si Bienalja e Zagrebit, Parist, të UNESCOS, Warshavës dhe festivale të ndryshme të muzikës bahskekohore anë e mbanë botës për çudi gjatë regjimit monist dhe realizmit socialist të artit në tëresi në Shqipëri ka qenë i vetmi kompozitor shqiptar i ndaluar përshkak të gjuhës avangarde / si quhej gjuhës dekadente/ muzikore.Eshte shume qesharake dhe teper ironike qe kenga e vetme e lejuar te kendohej ne Shqiperi ishte „Zambaku i Prizrenit" por cuditerisht, kur prezantrohej ne publik kjo kenge thuhej se ishte „POPULLORE KOSOVARE"!!!!!.
Pra me qellim lihej jashte emri,prezantohej emertuar kompozitorin AKIL KOCI si autor i asaj kënge. Per ndryshe asnjë vepër tjetër nuk i u ekzekutuar në Shqipëri edhe pse disa veprave te kolegeve mbase iu është kushtuar edhe koncerti i tërë me vepra autoriale."

Kështu, ka deklaruar dirigjenti i mirënjohure shqiptar Bujar Llapaj, gjatë një koncerti kur dirigjoi me Filharmoninë e Kosovës në prill të vitit 2003 në Skenën e re muzikore të Prishtinës.

Profesori duke qeshur, por jam e sigurt ka edhe dhimbje brenda ketij tregimi, me tregon se nje here ne Nju Jork kur Parashqevi Simaku kendoi "Zambaku I Prizrenit"- i afrohet Anita, vajza e Akil Kocit, qe banonte aty atehere dhe i thote:
"A e dini kush eshte autori i kesaj kenge…"?
"Po, eshte popullore kosovare"- pergjigjet Parashqevia..
Atehere Anita i tregon se babai I saj e ka kompozuar dhe keshtu le ne habi kengetaren dhe ata qe e rrethonin….


Ndersa Dr.Eno Koco e permbledh keshtu vepren e Akil Kocit dhe Shqiperine komuniste:

". Ne pranverën e vitit 1979 Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar bëri për herë të parë turne jashtë vendit, në Kosovë. Ishim grup i madh instrumentistësh e këngëtarësh dhe unë si dirigjent, dhe pasi bënim koncerte në qytete të ndryshme, ktheheshin në mbrëmje ne Grand-in e Prishtinës. Aty, gjatë gjithë kohës rrethoheshim nga muzikantë kosovarë, shumica e të cilëve ishin të panjohur për ne, përveç Rauf Dhomit me të shoqen dhe Seniha Spahiun, të cilët kisha pasur rastin t'i njihja një vit më parë në Shqipëri. Midis këtyre muzikantëve ishte dhe kompozitori Akil Koci, i cili, sipas të thënave vesh më vesh, ishte nga "ata" që shkruante muzikë "moderne", jashtë normave të pranueshme në Shqipëri, dmth. larg konceptit të "tabanit kombëtar" e "frymës socialiste", kësisoj, muzike që anonte nga "formalizmi". Një klasifikim i tillë për një kompozitor të Shqipërisë do të ishte gjykimi më i rreptë, me ngarkesë të madhe ideologjike, deri në asgjësim. Pra, portreti i Akilit ishte i ndryshëm nga ai portret që do duhej të merrej si etalon të traditës e konvencionit shqiptar. Çështjen "Akil" e kishim bisedë të ditës me Gjon Simonin me të cilin flinim në një dhomë në Grand, por që kurrë nuk diskutonim në dhomë për të tilla tema "delikate" nga frika e mikrofonave. Gjoni ishte veçanërisht i kujdesshëm për këtë gjë, ndonëse për "çështjen Akil" thonte që nuk kishte përse t'u interesonte jugosllavëve më shumë se tanëve.
Ai eksperimentoi me kompozime në lëmin e muzikës seriale dhe aleatorike, që në Shqipëri do të ishte sakrilegj dhe krejt e dënueshme. Krahas kërkimeve për një gjuhë muzikore bazuar në teknikat e shekullit XX, ai do të trajtonte tema me subjekt kombëtar si në rastin e baleteve "Sokoli e Mirushja" me libret të Nuredin Loxhës e "Kënga e Rexhës". Sigurisht, për këto vepra të Akilit por dhe tjera të luajtura në ish republikat e Jugosllavisë si dhe jashtë saj, përfshirë Parisin e Varshavën, kanë shkruar me kompetencë kritikët kosovarë të kohës si Lorenc Antoni, Rafet Rudi e Zeqirja Ballata, por dhe të tjerë jo shqiptarë, të cilët kanë argumentuar e gjykuar mbi tiparet e muzikës së Akil Kocit".
Dr. Eno Koço
Leeds, 16 qershor 2006


Akil Koci ,muzika e tij avangardiste per Shqiptaret , suksesi i tij dhe Shqiperia sot

Ne foto: Pikture-portret i Akil Kocit
Per here te pare, ne vitin 2003, pas 50 vjetesh krijimtarie te sukseshsme nderkombetare, Akil Koci duartrokitet fuqishem ne skenat shqiptare...

Alexander Peci i eshte shprehur profesorit : "Ju jeni Babai i Muzikes Moderne shqiptare" , dhe me tutje ai eshte shprehur "Kur e takoj profesor Kocin, me vjen mire qe takoj ate person i cili ka mbartur lakmine time rinore..."..ndersa Lorenc Antoni thote: "Akil Koci eshte I vetmi me muzike Avangarde ne Shqiperi"

Kompozitori Akil Koci njihet gjithashtu edhe si publicist, intelektual, veprimtaria e tij publike e njohur jo vetem në rrethet kombetare por edhe nderkombetare.

Profesori dhe muzikologu i njohur shqiptar nga Tirana Sokol Shupo,në takimin e parë me kompozitorin Akil Koci,në prill të këtij viti gjatë festivalit të Skenës së re muzikore shprehet në këtë mënyrë-"Ishte një gëzim i madh për mua t'ju takoja në Prishtinë. Këndëj,në rininë tonë ju kemi konsideruar si njeri u guximshëm që bënë një muzikë për të pasur zili."

Ne foto: Akil Koci me Noel Malcolm

Që prej fillimit të viteve '93, Prof. A. Koci jeton në Londër dhe ka themeluar në vitin 2001 Qendren muzikore"Koci Contemporary Arts Center", ku studiohet piano, balet, violinë, flaut dhe instrumenta të tjera dhe jep koncerte të rregullta me nxënësit të cilët kanë fituar edhe çmime të shumta në konkurse të ndryshme londineze.. Nxenësit e shkollës së tij muzikore private,qe numerohen me qindra, japin me sukses provime në "Royal Music School"- Shkolla Mbreterore e muzikës nën patronatin e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe kurse kryetar i Bordit është Princi Çarls.




Prof. A. Koci është fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ndër të cilat përmendim Shpërblimi i Dhjetorit te Kosovës (1971), Shpërblimi i Nëntorit i qytetit të Prishtinës , shumë shpërblime të para në Akordet e Kosovës (Okarina e Artë – 1972 dhe dy shpërblime të dyta më 1968), Shpërblimin e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës për baletin e parë kosovar Sokoli e Mirusha 1979,Shpërblimin a parë për vepra korale të shpallur nga Collegium Cantorum për vepren "Mes njerëzve" dhe shumë shpërblime të tjera. Eshtë fitues i Plakatës dhe Diplomës dhe "Qytetar i Merituar" dhe "Qytetar Nderi" i Komunës së Prishtinës (1974).
Ne foto: Prof. Akil Koci dhe kolegu i tij shqiptar ne York ,Dr.Thoma Simaku

Prof. A. Koci mban titullin "Deputy Governor" të akorduar prej Bordit te Guvernatoreve ne SHBA-"Board of Governors" që në vitin 1978. Ndërkaq "American Biographical Institute"-Instituti Amerikan Biografik e ka cilësuar si një ndër "Most Recognizable Awards of the Twentieth Century " –"Si nje nga cmim marrësit me Njohur të Shekullit te Njëzetë" në vitin 1995, dhe nje nder "Peseqind Udheheqesit me Influencues"- "Five Hundred Leaders of Influence" në vitin 1996" . Permenedet ne "Regjistrin Nderkombetar Profilik"- "The International Register of Profile" te Kembrixhit në vitin 1982, ne Qenderen Biografike Nderkombetare te Kembrixhi"- "International Biographical Centre Cambridge" editioni i shtate 1979 dhe ne edicionin e tete 1980 , te dhjete 1981 dhe te 25 te vitit 1996. Eshte prezent edhe ne edicionin "Who's Who in the World"- në edicionin e IV-1978-79, nëLeksikonin Enciklopedik -Beograd 1972 Enciklopedia muzikore I-II Enti leksikografik "M.Krlezha",Zagreb 1971-74,Leksikoni Muzikor 1984 po ashtu po nga ky ent "Cankarjeva zalozhba Ljubjane" 1988,Leksikoni muzikor "Nakladni Zavod Matice HRVATSKE" Zagreb 1990,nga Josip Andreis Zagreb- Historia e muzikës 1-4dhe shumë enciklopedi te huaja ne Europe.


Profesori eshte dhe patriot i madh. Ai gjtihmone ka interpretuar si Shqiptar pavaresisht se cili shtet I kishte dhene shtetesine. Gjithashtu qendrimi I profesorit ndaj politikave te serbise ka qene dinjitoz dhe teper I duksshem,.bile ai ka kthyer dhe cmimet qe I jane dhuruar dy here…Ja si kujton profesori disa nga ato momente.

"Kam fituar edhe dy shperblime prestigjioze ne Kohen e Ish Jugosllavise Shperblimin e 7 Korrikut te Republikes se Sebise shperblimi me I madh qe jepej, si dhe ate te 4 Korrikut, cmim I Lidhjes se Luftareve te Jugosllavise" Ate dite kur na kane perjashtuar nga Radio Televizioni i Prishtines dhe nga Fakulteti i Arteve ku isha Prodekan dhe profesor ,kam kthyer shperblimet, se bashku me nje leter te ashper,ku I tregoja se po I ktheja te dy institucioneve te dyjat shperblime mjaft prestigjioze me keto fjale .:

Ne kohen kur ju beni gjenocid kulturor ndaj popullit tim(nga se atehere nuk kane filluar lufterat ne Kosove) po ua kthej shperblimet e mara si jo te vlefshme,nga se nuk me duhen deri sa ju beni ate qe ne shekullit tone quhet gjenocid kulturtor ndaj nje popullit liridashes sic esht populli i im shqiptar."

Tek lexoj gjithe keto materiale, flas ne telefon me profesorin , zeri I te cilit eshte plot tingull dhe jete… I them professor po si do mundem une te reflektoj portretin tuaj si kompozitor por edhe si person ne nje artikull, pas gjithe ketyre materialeve, pas gjithe ketyre aritjeve?

Ai nuk me jep pergjigje.

Mendoj se buzeqesh pertej telefonit..Jam e sigurt se nuk pret shume nga une..Ai thjesht me jep pergjigje te shkurtra por korrekte pyetjeve te mia.

E pyes se kur ka qene krijimtaria e tij me e mire nder vite…degjoj nje ahhhh pertej telefonit dhe thote: "Une gjithnje kam punuar dhe punoj me ore te tera perdite…..vazhdimisht punoj..por te them te drejten vitet me produktive kane qene kur bashkeshortja ime ishte gjalle dhe ne krahun tim..Ajo perkujdesej si per ushqimin tim,ashtu edhe per punen dhe suksesin tim."

Ai nuk ngurron te permende shprehjen famoze"Pas cdo burri te suksesshem qendron nje grua e suksesshme.".

Me keqardhje i jap ngushellimet e mia per vdekjen e parakohshme te gruas se tij, me xhentilese ai pranon ato dhe vazhdon te me tregoje se frymezimi I tij ka qene dhe mbetet familja dhe epiqendra e saj gruaja e tij… solistja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare qytetare Xhejlane Broqi Koci, e cila me zërine saj të ëmbël kumbues dhe të fuqishëm prej mezosopraneje, dramatike dhe plotësuar me tërë ato nuanca që kërkon kënga qytetare shqipe ka qenë këngëtare e suksesshme e muzikës popullore qytetare dhe ka bë pjesë në gjeneratën e këngëtarëve të njohur siç janë: Nexhmije Pagarusha,Ismet Peja,Liliana Çavolli,Gongje Gashi,Sanije Shala,Muhamet Shala,Adem Ejupi si dhe shumë të tjerë.

Ne jeteshkrimin e saj thuhet se :

"Ajo ka qenë një këngëtare me sens të veçantë për muzikën popullore qytetare e cila karierën si këngëtare e filloi me tingujt e kitarës me të cilën ka luajtur shumë këngë jo vetëm popullore por edhe ato të lehta".

Ka realizuar,kënduar dhe incizuar mbi 250 këngë popullore dhe të komponuara enkas për te kurse në 25 festivalet e Akordeve muzikore ka kënduar mbi 20 këngë dhe ka fitue edhe shpërblime."

Ja si e kujton professor Koci momentin kur gruaja e tij kendoi "Zambaku I Prizrenit"

" Këndoi këngën Zambaku I Prizrenit në fund të këngës u ndien brohoritjet bravo,bravo dhe duar trokitjet frenetike. Ishte kënaqësi e madhe ta ndiesh suksesin e një këngëtare të madhe me këngën autor I së cilës isha unë.Shumë here doli para publikut me kërkesën e tyre të I përsendetur dhe të falenderoi për ato duartrokitje dhe ovacione të shumta."

Me tregon profesori se si kenget e Anita Takes gruaja e tij I ka pas kenduar me kitare dhe ndjej se ka emocion mall nostalgji pertej receptorit..dhe transmetohen edhe tek une..vazhdoj te degjoj rrefimet…

Mesoj se ka kater femije te gjithe me profesione te admirueshem dhe te vendosur ne institucione nga me te njohurat.p.sh vajza e tij Anita ka punuar si kuratore ne MOMA Nju Jork-kush nuk do e kishte zili!…

I kerkoj ndjese per emocionin,por profesori qe ka pranuar faktin, e ka marre jeten te plote me surprizat, castet e saj dhe ecen me kohen ai vazhdon te krijoje e dhuroje art, miresi dashuri, mencuri….
Ate moment kur une ne bregun perendimor te Atlantikut ndjehesha keq qe po flisnim per dicka kaq intime dhe te ndjeshme…profesori ne bregun Lindor, serish me dhuron surpriza, duke me folur per nje emision te tijin ne Radio Kosova ate mbremje. Dhe me thote se nuk do harroje te me dergoje diskun e tij te fundit...ai eshte plot jete, plot energji plot shprese e kreativitet..Nje shpirt I nje artisti te vertete…

Ngelem e habitur…..i uroj suksese, I premtoj se do degjohemi… ul receptorin dhe them :

"Sa njeri I madh , pse e kemi humbur..por jam e lumtur qe dhe pas 50 vjetesh e rigjetem dhe tani le t'i gezohemi vepres dhe suksesit te tij, se bashku me shijimin e veperes se tij magjike…"

Shpresoj te keni lexuar te plote kete rrefim dhe shpresoj te kete sjelle sadopak kenaqesi respekt dhe vleresim per kete figure tonen qe bota e ka cmuar dhe vleresuar prej dekadash…….
Faleminderit!
Merita

No comments: