Tuesday, August 22, 2006

Bota e Gruas Shqiptare - FLORA SHALA AMETI - POEZI

Flora Shala Ameti, Suedi

Puthjen që kërkova...

Diellin se putha kurrë...
rrezen e tij me ngrohin ditën
kurse natën me vijnë ne gjume...!

2006, 08, 20 Suedi

Syri im

Cdo ditë zemrën
ma mbushë em dashuri
lotët fillojnë...buzëqeshja
i mbulonë...
syri mbyllet duart shkruajnë,
që ti kur të rritesh
të lexosh, për nënën,
familjen tonë...
Ylli imë...biri im..

2006, 08, 20 Suedi

Per një mike që pata të vetëm...

Pajtimi

Një kushërirë
me thotë; e kush të kërkoj falje...?!
thashë unë; Jo unë, jo unë si kërkoj kujt falje
Derisa s,është gabimi im!
Por të shtrij dorën e pajtimit
bëhem e fortë për nderin dhe respektin tim!
Mendo të jemi të gjithë te fortë
të ligën te përbijmë....!
Engjulli gjithmonë do të fitoj....

2006 07 14 Suedi

Dashurisë

Të dhashë at cka pata
zemrën time
por mund edhe të vdes..
vetëm me ty të mbes....
Të kam thellë në shpirtë
s,mund të rri pa ty...
cdo vend që ishim bashk
i vëj emër....shpirtë...!

1986 verë Kosovë

No comments: