Tuesday, August 15, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-FLORA SHALA AMETI- POEZI

FLORA SHALA AMETI, SUEDI



Pikat e shiut

Si një pupël e një pëllumbi
kur i bjen ashtu në ajër..
pa peshë, pa asnjë ndjenjë
pa parë dritën, as diellin...
pikat e shiut pikojnë...
ashtu si në dritaren e mbyllur...!
prap pikojnë, më të rrebta
me të forta, shumë thojnë...
edhe pse ne gjuhën e tyre
se kuptojmë....
Pupla në ajër... ende
në tokë nuk ra, diku i duhet
të zë vend....e lehtë pa asnjë ndjenjë..
Edhe ajo një ditë ishte si të gjithë,
në krahun e pëllumbit të bardhë
e lumtur sepse ishte si të gjithë....
Pikat e shiut ne dritare vazhdojnë...

2006 08 12 Suedi FSHA

No comments: