Thursday, August 17, 2006

Bota e Gruas Shqiptare - SEVDIJE REXHEPI - Poezi

Sevdije Rexhepi, Gjilan

Ilirisht

Me shekuj
M’i shkule rrënjët
Dhe shpirtin
Qenien
Gjithmonë ma mohove
Por..
Mendja dhe ndjenja
Shqip ende me flasin
Ilirisht qeshin me ty
Unë në fole shqiponjash
Gjithmonë isha
Dhe do jem këtu.


Mungesë....

Kthej kokën
E kaluara vjen pas
Stepem
Tek shoh përçmimin
E asaj që tërhiqet zvarrë
Në mes të lirisë
Plagëhapur dhe sot
Të vdekurit e gjallë
Të gjallët e vdekur
Në pritje….
Shpresa qan
Dhe loti

S.Rexhepi
Gjilan Gusht 2006

No comments: