TRISHTIM
Murre qe ngriheni
Brenda shpirtit tim
Kam ngulur thonjte,
vetem u cjerr.
Kacavirrem
Jam macja e eger
Kerkoj shtegun e drites
Ju me torturoni
Edhe ne mes te dites.
Plasem me fytyre andej
Nga nuk e di
Ne eshte lindja
A perendimi I diellit
Trishtimi lan vehten
Duke ndjelle shiun e diteve
Qe u kam harruar emrin.
TE PAGUASH VDEKJEN
Zgjodhem ujrat
Per tʼu nisur drejt Tokes se re.
Lundrimi kish paqe
Ne siperfaqe.
Shpresen
e afronin dhe e largonin valet.
Ujrat ishin dhe mbeten te pabesa
Duke perpire endrra,
Kokeforte mbeti shpresa.
Kam degjuar per vaporre me njerez
Ne ujrat e globit
Jane mbytur ne shekuj.
Prape njerezit nisen
Me rruge te ligjshme, te paligjeshme
Duke paguar shtrenjte
Vdekjen per vehten
Dhe filizat e se arthmes
***
Mbyllem,
zvogelohem,
behem sa nje grusht
behem gonxhe
ne doren tende.
Magjia e prekjes
me hap,
me rrit.
celem, trendafil.
Me keputin
te keputesh trendafilat
Pse eshte kenaqesi?
PSE?
Pse vime ne bote,
pse derdhim me shume lote?
Lirine e qajme me lindjen tone
Ne lufte jeten e shkojme
Vdekjen shpetimtaren
Me qiri kerkojme.
E vetmja
Qe lirine na kthen
Sʼkerkon lavderim nga ne
Me kosen e lashte,
Urrejtjen tone mbledh.
No comments:
Post a Comment