Friday, October 31, 2008

Bota e Gruas shqiptare--MYRVETE MEHMETI -Poezi

Lutem

Dje i bredha ikjet,shtigjeve në zemrën e malit
ia ndrydha hapsirën zanit,
që mos te gjej udhën deri tek ty.

E kur mbramja ra,
u shemb andrra tundshem mbi mue
e më keputi dhimbjen nën qepalla.

Pikvesa e rreshqitun mollzave,
buzën e paputhur dritheroi
tek i peshperiste belbëzimet.

-I miri im,
iu luta natës e hanes
që mos t'më quejn shpirtlëndesë,
le mos t'më quejn as Zot.

Jam vec një zemër grueje
që gjet' ngrohtësi
te gjoksi jot.
****************************************


Zani jot


Shkuen te gjithe,
edhe zani yt,ferfelloi
me stuhin e fundit.
.
Nga kjo stin e kuqrremt,mbet
vec nje tufe gjethesh
ne grushta kaperthyer.
Mbi to do e shtrydhi denesen
e shembun supesh.
.
Koha deperton neper mue,
po vec heshtjen ndjej qe me pret
me tehun e mpreht te dhimbjes
dhe zagushin e ajrit te lagesht.
.
Sec ferfelloi kjo stuhi.
Fryj moj fryj,fort fryj

me shembe gjunjaz,
vec kujtimet e stines s'mi merr dot'

**************************************************

Ja ku do jem strukur

Më lëndo një cik
të ndjej' sa shumë po dhemb,
më prek thell
aty ku s'më lëndoi askush,

më vdis e më ngjall
në krahrorin tëndë,
vec sa ta shohë
deri në cilin qiell
mbrrijka dashuria.

..e nëse të humbas,
udhëve të lagshta sdo më gjejsh.
Do të kem gjetur streh
diku mes shtat qiejve,
do jem ba ylber.

**********************************************

No comments: