Monday, April 30, 2007

AIDA DISMONDY -poezi

Vargje

Budallackë e quajta Xhuljetën,
I thashë torollake,
Për Romeon të vdesësh?

Budallackë, i thashë unë
Xhuljetës.
E lajthitur je,- ma ktheu.
Kur ti më gjete.

Enderr

Në ëndërr më erdhe mbrëmë,
në krahë me vrull më more,
mes puthjesh shpirtin ma gjete…

Duke zbuluar parajsen

Një puthje,
Mjaftoi...
E për dore të mora.
Një puthje,
dhe parajsën
më pas
shijova.


Aida Dismondy, Michigan...

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN-Vatra Jone e Riperterire

ALBANA M. LIFSCHIN


Vatra Jonë e Ripërtrirë


( Mendime pas leximit të artikullit të RamizGjinit "Të ringremë "Vatrën'" këtë kështjellë gjysëmtë rrënuar !)


Kur mbarova së lexuari shkrimin e RamizGjinit të datës 23 prill, “Të ringremë "Vatrën'" këtëkështjellë gjysëm të rrënuar ” thashë me vete: Ja njëshkrim që duhej bërë vite më parë, por shumë mirë që ubë tani, sepse siç thotë populli ” Më mirë vonë sekurrë”.
Më erdhi sinqerisht shumë mirë që mësova sepreokupimin për ripërtrirjen e Vatrës e ka edhe vetëkryesia e saj. Kjo hedh poshtë ndonjë thashethem qëVatra po jeton perëndimin e saj e se kryesia nukështë e interesuar për përtritjen e organizatës.
Duke rënë dakort në përgjithësi me problemet që ngreautori i shkrimit, Z Gjini, si anëtare e Vatrës do tendalem vetëm në një aspekt ku do të dëshëroja tëjepja edhe disa sugjerime modeste, praktike, dukemenduar se do te ndihmoja sado pak.
Z.Gjini thotë me të drejte se" ishte kohë tjetëratëhere kur u krijua Vatra pothuaj 100 vjet më parë.Vatra nuk ka ndërmend të bëjë politikë të madhe tëmarr pushtet e të ndërtojë qeveri. Atëhere pse të mose rishikojë statusin e saj, pse të mos ndryshojmë pakedhe ne..."
Ndryshimet, në kuptimin e përshtatjes me kërkesat qëka komuniteti ynë në kohën e sotme , them se janë tënevojshme. Mendoj që duhet zgjeruar gama eveprimtarisë së Vatrës pa patur frikë se mos zbehim"pathosin patriotik", pasi përmiresimet do t'ishërbenin edhe më mirë pikërisht këtij qëllimi. Shpesh flasim për komunitete të organizuara mirë, qëkanë prosperitet ekonomik e kulturor, që jane ndihma eparë për anëtarët e tyre, apo për emigrantët e ardhurnga vendlindja. ( Shpesh marrim si shembullhebrenjtë, shembull me vend ky por ka edhe të tjerë). Emigrantët e këtyre vendeve me të ardhur në Nju Jorkdijnë se ku të trokasin. I kane”vatrat “e tyre.Shqiptarët trokasin në dyert e miqve e të njohurve paditur se ata edhe pse mund të kenë dëshirën e mirëpër t'i ndihmuar mund të mos kenë njohjen që duhet përt'i orientuar në mënyrë të qartë dhe efektive. Ndërsakur është fjala për një problem jetik siç ështëkërkimi i punës, emigrantët tanë trokasin tekagjensi të komuniteteve të tjera sepse nuk kanë njëagjensi të tyren shqiptare.
Po sjell këtu një shëmbull nga praktika Në vitin1999, punoja në një agjensi të madhe punësimi përemigrantët e refugjatët, ndoshta më e madhja në NjuJork, (NYANA), në downtown Manhattan. Në vjeshtën eatij viti në agjensi patëm plot refugjatë kosovarë qëvinin për të kërkuar punë. Më kujtohet rasti i njëçifti nga Prishtina.
Iu erdhi mirë që gjetën një ”motër Shqipërie” e undritën sytë kur panë mbi tavolinën time të punës njëflamur të vogël shqiptar. I pyeta se çfarëprofesionesh kishin patur në Kosovë, si ishin meanglishten dhe çfarë ishin në gjendje të bënin. Pasimora informacionin që më nevojitej u thashë se do tëbisedoja me Mashën.
- Ç’farë është Masha, ruse? Më pyeten ata me një zëduke parë nga njëri tjetri
U spjegova se Masha ishte ajo që do të lidhej direktme kompanitë që kishin vende pune. Lexova njëpakënaqësi të hapur në portretet e tyre.
-Motër, për ne si rusët, si serbët janë njëlloj. Ashtnjëlloj si me i kërku punë serbit, tha gruaja.

Gjithnjë e kujtoj këtë rast , sepse që atë kohë edhemë pas e kam pyetur veten shpesh herë: Si nuk kemiende një agjensi punësimi tonën, që të njihet nga tëgjithë, një agjensi që të jetë ABC- ja e fillimit tëjetës në Amerikë për emigrantët e rinj? Dhe kur themABC -ja, kam parasysh që të ndihmonte jo vetëm në një,por në disa aspekte kryesore për t'ja bërë emigrantitmë të lehtë përshtatjen me Amerikën.
E fillova nga problemi i punës si problemi më jetik,pasi pa punë emigranti i ri nuk është në gjendje tëhedhë asnjë hap tjetër. Në vazhdim do të shtoja që nënkujdesin e Vatrës mund të organizoheshin edhe kurse tëshkurtra përgatitore p.sh "Si mund të gjendet punë nëAmerikë", Si përgatitet një resume pune? Si tëpërgatitemi për intervistë pune, etj. Paisja eemigrantëve me një kulturë të tillë do tua lehtësonteatyre maratonën e lodhshme e shpesh herë dekurajuesetë kërkimit të punës. Në anën tjetër mendoj që duhetnxitur edhe insiativa e hapjes së bisneseve privatenëpërmjet dhënies së informacionit të nevojshëm atyreqë duan t’i hapin këto bisnese. Para pak ditësh nëInstitutin Globe ku jap mësim, dëgjova që një studentiynë kishte hapur një kompani të vogël pastrimesh.Ishte ende në fillim të bisnesit të tij e siç më thakishte nevojë për kontakte . Më gëzoi inisiativa e tijpor natyrisht për zhvillimin e bisnesit atij siemigrant i ri do t'i duhej sëpari të edukojë vetvetenme kulturën e bisnesit si edhe përvetësimin e gjuhës.
Mësimi i gjuhës angleze është një faktorndihmues për prosperitetin ekonomik. A ka mësues tëgjuhës engleze me eksperiencë në komunitetin tonë? Sigurisht që ka. A kemi emigrantë në moshë të thyer qënuk janë të interesuar për diploma katër vjeçare, porthjesht duan të kenë mundësi të përvetsojnë gjuhënangleze derin në atë masë që të ndihen mirë nëmjediset ku hyjnë e ku dalin? Po ka. Ata që kanë mbushur moshën 60 vjeç edhe më, padashur të dekurajojaskënd, e gjitha çfarë kërkojnë është vetëm mësimi ianglishtes si gjuhë e dytë (ESL) e jo diploma . Këtojanë pohime që i dëgjojmë shpesh nga vetë ata. Mendojqë nën kujdesin e Vatrës, ndoshta edhe në mjediset esaj, mund të hapen disa klasa mbrëmje për mësimin ebazave të anglishtes, gjuhës së nevojshme për situataspecifike, vizitë tek doktori, tek dentisti, në farmaci, në agjensi ajrore, në restorante, etj.
Tjetër : Ka plot emigrantë që vijnë me dokumenta të rregullta e vendosin të rrijnë përfundimisht nëkëtë vend, por e lenë kohën tu fluturojë se nuk dijnetë orientohen për mungesë të njohjes së ligjeve dheinformacionit në këtë fushë. Ka raste që u jepetdrejtim i shtrembër , ndonjëhere mjerisht edheqëllimisht. Ata bien në duar të amatorëve që “merrenme probleme të emigracionit’ që u premtojnë se do t'indihmojnë, që u “ gatuajnë historira ‘azilantësh ‘ duke krijuar viktima pas viktimash vetëm për t'u marrëdollarët që mjaft prej emigrantëve i kanë nxjerrënga shitja e shtëpive të tyre në Shqipëri. Ka nga ata emigrantë që vijnë me vizë të regullt, por këshillohen ta hedhin pasaporten tutje, sepse sipaskëtyre këshilltarë ve të këqinj, "azili merret mëlehtë kur nuk ke pasaportë " .Emigrantët e rinj nuk edijnë që hyrja ilegalisht në këtë vend i vë ata nëanën e kundërt me ligjin. Si mund t’i ndihmonteVatra emigrantët e porsa ardhur e të painformuar ?Mendoj që nëpërmjet hapjes së një zyre legale. Personi i punësuar duhet të ketë kualifikimin e nevojshëm,dhe eksperiencën për t'u dhënë të porsa ardhurve informacion e minimumin e një kulture ligjore. Ipunësuari do te ishte në gjendje tu përgatistedokumentat e do tu rekomandonte avokatë tëemigracionit nëse do të kishin nevojë për ta. Njësugjerim tjetër do të ishte evaluimi i diplomave të emigrantëve që vijnë nga vendlindja me arsim tëlartë, apo grada shkencore apo dhënia e rekomandimevekonkrete se ku mund të bëheshin ato.

Kur hyra për herë të parë në zyrën eVatrës kërkova me sy biblotekën.
Do sugjeroja që në godinën e Vatrës të krijohej njëambjent vetëm për bibliotekën Vatra duhet 'tëpopullohet" me mosha të reja. Moshat e reja duhet tëmësohen ta respektojnë Vatrën e prindërve e gjyshërvetë tyre, të respektojnë historinë e saj. Ku më mirëse këtu do ta mësonin atë histori? Të rinjtë e ardhurdhe ata të lindur në këtë vend duhet të mësohen tënjohin historinë e Emigracionit Shqiptar, historine e vendit prej nga kanë ardhur paraardhësit e tyre, tëvlerësojnë sakrificat e tyre.
Në aktivitetet e komunitetit është thënë me tëdrejte që pak mosha të reja duken. Natyrisht tërinjtë do të jenë më pranë kesaj historie kur Vatra esotme të jetë në këmbë, në aktivitet dhe të hapë dyertpër gjak të ri duke nxitur anëtarësimet e reja
Për të kryer funksionet që përmenda më lart (dhe këtonuk janë të gjitha) natyrisht do duheshin fonde. Porle të kujtojmë që kur u themelua Vatra (31 Mars 1912)pagesa në vit për çdo anëtar ishte 3 dollarë. Ndërsapagesa për anëtarsim qe 1 dollar) Sikur edhe 50 mijëanetarë të ketë Vatra e secili të kontribonte 10dollare në vit do krijohej mundësia e disa pagesave vjetore modeste për të punësuarit pranë saj.(10dollarë në vit a do të ishin shumë?)
Sa halle do t'i zgjidhte komunitetit Vatra e tij ?Shumë! Në librin e tij ” Historia e FederatësShqiptare VATRA” autori Refat Gurrazezi ka shkruar:”Me punë të rënda e rroga të vogla, punëtorët shqiptarëtë Amerikës ndihmuan familjet e tyre në Shqiperi,përmirësuan tepër gjëndjen ekonomike të vendit tëtyre dhe bënë çudira duke ndihmuar me duar lëvizjenkombëtare… Në Amerikë ka patur mijra shqiptarë, porfakti është se çudirat i bënë vetëm vatranët, ata 5000shqiptarë që ishin anëtarë të Fedaratës “Vatra””
Sot si atdhetarizëm çmohet edhe ndihma që ujepet vëllezërve që vijnë nga trojet shqiptare,mëkëmbja e tyre, përparimi i komunitetit shqiptar sinjë e tërë duke u bërë një mbështetje e fortë përvëndlindjen në dy anë e Drinit.
Në mbyllje desha të shtoja që si intelektuale e kam endjerë gjithnjë veten shpirtërisht pranë Vatrës.Kontaktin më të hershëm me të e kam patur që kur uvendos për herë të parë linja telefonike e Shqipërisë me Amerikën. Im gjysh ( Nikoll Melyshi ),anëtar i Vatrës kur qe gjallë, në një bisedë telefonike atë kohë më pat folur me respekt përkryetarin e Vatrës Z. Agim Karagjozi e madje më dha edhe numrin e telefonit të tij. Unë i bëra njëtelefonatë Z Karagjozi që nga Tirana. Kur erdha neNju Jork, në nëntor të vitit 1992, mendimi i parë mëshkoi tek Vatra, organizata më e vjetër dhe më enderuar e shqiptareve të mërguar.
Duke i dhënë organizatës sonë frymarrje me të gjërëdhe me një predispozicion shpirtëror rinimi Vatra do të ngrohet, do të gjallërohet e do jetojë gjatë.
Emrin dhe vendin se ku ndodhet ' Vatra jonë' duhetta dijë përmëndësh çdo i ardhur në SHBA.
Sa me vend dhe sa i gjetur është emri "VATRA" vënënga themeluesit e saj Konica e Noli! Cili më shumëse ky emër do personifikonte atdhetarizmin , bujarinee cilësitë humane të kësaj organizate? Eshte një emër që i rezistoi një shekulli e që me siguri dotë rezistojë gjatë sa kohë që organizata jonë do tefunksionojë si vatër e ngrohtë për ne shqiptarët ekëtushëm dhe ata që vijnë e që do të vazhdojnë tëvijnë edhe në të ardhmen në këtë vend të madh tëlirisë e mundësive të pafund...(Illyria, 27 prill2007)
__________________________________________________

Friday, March 23, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-Merita Bajraktari McCormack -PUBLICISTIKE

*********************************************
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës , një organizatë e kompletuar, në shërbim të komunitetit dhe të letërsisë shqipe.

Nga Merita Bajraktari McCormack
Anëtare e Shoqatës

“Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është t'i sjellim komunitetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, njė krijimtari letrare tė cilësisë së lartë në përputhje me standartet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë c'të jetë e mundur, që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrė të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botëror”

Kjo deklaratë e mirë-formuluar, shfaqet para syve në cdo moment që dikush klikon në faqen virtuale te Shoqatës apo vjen në kontakt me organet e shtypit të saj.
Keto nuk jane vec fjale premtuese, të deklaruara publikisht, por një vision i qartë i një grupimi artistësh shqiptare, të mbledhur mes tyre për t’i sherbyer vetevetes dhe krijimtarise së tyre, komunitetit shqiptar në Amerikë si dhe letërsisë shqipe në përgjithësi.
Mendoj se në keto pesë vitët e para të jetës së saj Shoqata ia ka arritur me sukses misionit të saj përsa I përket shërbimit në komunitet dhe krijimtarisë së re letrare per të pasuruar artin shqiptar në vecanti dhe qytetërimin shqiptar në përgjithësi..
Si arritje personale, per secilin anëtar, do te sillja faktin që kushtëzon anëtarësinë, pra atë që të gjithë anëtarët e Shoqatës kane botuar nga një libër ose më shume se një.
Disa prej tyre jane shkrimtare të vjetër, të mirënjohur në karieren e tyre letrae, me një numër të madh botimesh, ndërsa disa prej tyre jane në hapat fillestare të artit të të shkruarit. Arkivat e Shoqatës përfshijnë larmi krijimesh dhe shume prej tyre jane tëper të vyera, në gjinitë përkatëse. Pra publiku shqiptar I Amerikës përmes arkivave të Shoqatës mundëson aksesin në një tog të mirëfilltë letrar thjesht duke qenë në kontakt me të.
Dihet mire që në botën e emigracionit, shpesh njeriu ndjehet vetëm… Arti është shoku me i mire per atë që di të zgjedhe atë dhe t’i beje shoqëri vetës ne kushtet e emigracionit. Kjo është mëse e domosdoshme dhe është një nga aresyet që në emigracion letërsia jo vetëm që vleresohet por edhe kultivohet dhe shpesh ngre pramatreta vlerësues. Shoqata e jone e kryen më së miri këtë funksion,pasi përmes krijimtarisë së anëtareve ajo ju siguron atyre dhe dashamiresve të tyre e më gjere lexuesve si dhe cdo shqiptari të interessuar , një mjet të mire shprehës dhe ushqyes njëkohesisht. Një libër I mirë është gjithnjë një shok I mire, kështu që letërsia që krijohet dhe identikisht po ashtu percillet, është motivi nxitës per t’i shpetuar hijeve të vetmise ne emigracion. Kjo ështe pothuaj e barazvlefshme për të gjitha gjinitë, duke marre përparësi disi poezia dhe tregimi që ka për tematikë emigracionin.
Natyrisht krahas kësaj, letërsia është një mjet edukues, argetues dhe rehatues njëkohësisht. Nëse dikush lexon një poezi apo një tregim dhe menjëhere gjen veten aty, stresi apo situata e vështirë në të cilën mund të ndodhet individi,sikur pergjysmohet dhe lehtësohet, pasi mbase aty ,tek një poezi apo një tregim , a një reportazh gjen qetësi ne perceptimin e realitetit duke kuptuar se edhe njërez të tjere kane shkuar ne atë monopat, njërez të tjerë kane perjetuar atë moment, atë ndjenjë ,atë emocion. Kjo cliron energjinë negative dhe jep energji pozitive njëkohëshit duke ndihmuar në zgjidhjen e një gjendjeje të caktuar.
Vlerat edukative qëndrojne ne faktin e informacionit cilësor. Të kuptosh një figuracion letrar,do të thotë të vesh ne levizje trurin, e kjo është natyrisht mjet ndihmëtar në zhvillimin e metëjshem të intelektit të gjithesecilit.
Ne dritën e ketyre perspektivave mendoj se Shoqata duke I sherbyer anëtareve të saj me mjetin artistik, me mundesine per t’u njohur me kolegët, per të këmbyer eksperienca dhe per të zgjedhur nga me e mira per ta rekomanduar ne masën e gjerë lexuese, i shërben vetëvetes së pari dhe pastaj edhe komunitëtit duke I dhuruar atë më të miren e letërsise shqiptare ne diasporen shqiptaro-amerikane. Kjo realizohet ne shumë menyra ,por më kryesorja është ajo e vleresimeve brenda per brenda, permes diskutimeve dhe krahasimeve arrihet të sigurohet një nivel barazpeshimi dhe vleresimi. P.sh si ne rastin e cmimit PENA E ARTË, kur një komision prej disa personash vlereson dhe njeh , e cmon dhe e inkurajon krijuesin duke I dhene cmimin, natyrisht sugjeron një liber që është absolutisht me cilesor në një kohë dhe ne një gjini të caktuar, dhe kjo sherben si rekomandim per lexuesin ne përgjithësi..
Permes rekomandimit ne këtë menyre, lexuesi ne komunitët por edhe me gjere ne Atdhe dhe ne vende të tjera, e ka me të lehtë të beje një zgjedhje.
Cmimi PENA E ARTË , iu jepet autoreve ne gjini të ndryshme , dhe kjo pasqyron edhe larmine e krijimtarise se Shoqatës,kështu perfshin interesa letrare të ndryshme dhe I sherben atyre.
Nese zgjedhja permes rekomandimit perputhet me atë c’ka pritur lexuesi , athere, kjo rrit besueshmerine ndaj rekomanduesit – që në këtë rast është Shoqata e Shkrimtareve Shqiptarë të Amerikes.
Për të ilustruar këtë fakt të sipërpërmendur, do të sillja dicka që unë e përjetova vetë. ,pas anëtarësimit në Shoqatë. Personalisht kam mbresat nga takimi I Shoqatës në Gusht të vitit 2006 ne Cikago, Illinois, ku me dhjetra anëtarë të shoqatës, miq dhe dashamirës, sponsorizues të këtyre aktiviteteve dhe media të ndryshme, së bashku me të ftuarit e nderit, u mblodhënm për të kaluar një fundjave mes miqsh,për tu njohur me krijimtarine e vitit ,për tu njohur me të rejat ne krijimtarinë e gjithësecilit, për të bërë bilancin dhe për të vlerësuar dhe vënë qëllime të reja si objektiva për të ardhmen. Përqafimet, përshendetjet e ngrohta, gazi në sytë e malluar të gjithkujt mua më ka mbetur në mendje si një moment i vecantë. Të gjithë nuk prisnim dot të takoheshim me kolegët, të gjithë me respekt dhe konsideratë I drejtoheshin kolegëve dhe gjithësecili kishte sjellë nga botimet e reja për tjua dhuruar miqve, vëllezërve dhe motrave të një gjaku, bashkëudhëtarë në këtë rrugë të bukur letrare. Ky ambjent miqësor, ka qenë gjithnjë I tillë dhe mjaft efektiv për t’I shërbyer qëllimit. Kështu respekti indivdual për gjtihsecilin ka reflektuar respektine një grupi ndja individit dhe më gjerë ehstë fituar respect ndër vite pasi e reflekton atë.
Rritja e standardeve është një detyre tjetër që Shoqata ia ka vene vetës, natyrisht nisur jo vetëm nga misioni per brenda komunitetit, por edhe per shkak se ne jetojmë në një botë me të madhe, se sa thjesht ajo bota e jone shqiptare,nga ku ne kemi,rrënjët , origjinën dhe formimin tone elementar njërezor dhe kulturor. Por ne, të gjithë. jemi të integruar në një shoqëri tjetër dhe natyrisht perkrah ruajtjes së vlerave kombëtare ne kultivojmë paralelisht edhe vleren artistike ne pergjithesi, sipas mundësive individuale. Tematika dhe cilesia letrare natyrisht shkon paralelisht edhe me zhvillimet shoqërore ne Atdhe dhe ne mergim. Ajo I përgjigjet dhe reflekton zhvillimet shoqërore dhe individuale shqiptare si dhe atyre zhvillimeve bashkëkohore në jetën e perditshme ku ne ndodhemi. Pra gjithcka shkon paralelisht dhe per ne, krijuesit e diasporës, detyrimi që kemi ne pasqyrimin e ketyre dukurive permes permes penës, angazhimi dhe përgjegjësia morale është me barrë të dyfishtë.
Ne këtë drejtim Shoqata ka bere një progres shembullor duke siguruar lidhje të forta me komunitëtin krijues nderkombetar dhe duke e vleresuar dhe dalluar atë c’ka është me e mira në të. Një element ilustrativ per sa me siper është cmimi “Gjenima”.
Kushtet ne të cilat mund të rekomandohet dhe fitohet ky Cmim jane të mire percaktuara dhe brenda parametrave striktë që perfshijne nivel të lartë artistik por edhe kushtëzime të tjera që ftojne per dedikim dhe arritje të sofistikuara, duke perjashtuar kështu mediokritëtin potencial.
Nuk ka qenë rastësi që fituesit e Cmimit Gjenima kanë qenë në vazhdimësi, figura prominente të letersise së sotme në botë. Pjesmarrja e tyre në takimet vjetore të shoqatës flet shumë. Serish duke iu referuar takimit te Gushtit ne Cikago, do te dëshiroja të ilustroja këtë me pjesmarrjen e autores dhe kritikes së mirënjohur letrare nga Kanadaja, Zj.Constance Rooke e cila fitoi Cmimin Gjenima për vitin 2005.
Kjo shkrimtare e mirënjohur dhe kritike letrare nga më autoritaret sot në Kanada dhe mbase në botë cilësohet si një nga personat më prodhimtarë në letërsi dhe një nga personat që krijimtarinë e saj e ve në shërbim të humnazmit.Ajo u zgjodh nga një juri prej 10 personash, të gjithe personalitete te letersise boterore,mes shumë konkurruesve të tjerë, per te fituar kete cmim.
Në fjalën falenderuese për Cmimin Gjenima, Rooke ndër të tjera theksoi:
"Jam thellësisht e nderuar të jem fituesja e çmimit Gjenima për Letërsinë. Fakti që çmimi vjen nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë më gëzon më shumë se ç'mund ta them me fjalë. Drejtimi juaj është himni im; "Vetëm të lidhemi-ONLY CONNECT!"-një linjë esenciale në urën e ylberit që ndihmon letërsinë të lartësohet, të kalojë grupet gjuhësore dhe shtetet, të sjellin botën me fytyrë nga njerëzimi. Dhe, për sa i përket Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mua më duket se nuk ka shoqatë shkrimtarësh më të mirë. Faleminderit shumë për Çmimin, për ftesën time në këtë mbrëmje, dhe për kënaqësinë e shoqërisë tuaj".
Pastaj më tutje, gjatë bisedave të lira ajo bisedonte me të gjithë ne, interesohej, pyeste, vallëzonte….Nuk me del nga mendja kur Zj.Rooke, me shumë lehtësi shqiptoi emrin e Rozi Theoharit, shkrimtares sonë të mirënjohur,anetare e nderuar e shoqates, dhe I kërkonte të dinte gjithcka për të dhe aktivitetin e saj,dhe Rozi, megjithëse ksihte vec një kopje illustrative të poemes-libër ROZAFAT,në gjuhët ship dhe anglisht, nui ngurroi tia dhuronte..Perceptova dhe ndjeva se ishte nje bashkëbisedim paqësor dhe vlerësues mes kolegesh.
Pjesmarrja e Rainer Schulte, poetit te mirenjohur gjerman, libri I të cilit “Ora e Paqes “ është përkthyer në gjuhën Shqipe, ishte një surprize dhe fakt tjeter tjetër i asaj mbremje të vecantë mbresëlënëse.Ai gjate leximit t epoezive ne gjuhen anglisht dhe shqip perjetoi s ebashku me en caste shume emocionuese. Nder te tjera ai tregoi se ka komunikim me shume shqiptare,nje pjese e mire, anetare te shoqates, qekurse kane lexuar librin e tij dhe ndjehej i nderuar te ishte mes nesh. Kjo tregon se Shoqata ka fituar respect, dashamirësi dhe salutohet dhe vlerësohet nga personalitete të këtij kalibri!
Rritja e numrit të anëtareve të shoqatës sidomos në dy tre vjetët e fundit tregon per njohje dhe vleresim të saj nga komunitëti dhe përqafim të misionit të saj nga artistë dhe shkrimtaret ne komunitët të cilet kane kërkuar të anëtrësohen.
Mes emrave ne këtë shoqatë do degjosh emra mjaft të mirenjohur të letrave shqipe dhe ky integrim flet vetë, pa qenë nevoja per komente të metëjshme..
Pjesmarrja e vajzave dhe grave krijuese ne këtë shoqatë është ne rritje dhe kjo jo vetëm se tregon balance dhe emancipim shoqëror, pro tregon edhe seriozitët dhe respect reciprok mes anetareve ne vetvetë dhe mes anetareve dhe shoqatës ne pergjithesi. Reputacioni I shoqatës është jo vetëm pozitiv por edhe ne rritje.Mbledhjet vjetore të Shoqatës ne shtëtë të ndryshme të SHBA që jane një taktike tashmë traditë e mire perzgjedhur per të siguruar njohje të shoqatës ne komunitët e me gjere e ilustrojne mjaft mire perhapjen e rolit dhe punës se Shoqatës si organizatë ne sherbim të komunitëtit.
Mbështetja materiale dhe morale që shumë njerës të suksesshëm në biznes në Amerike i bejne Shoqatës është një tregues tjetër I vlerësimit që ka kjo Shoqatë nga artdashes apo shqiptare patriotë dhe të vendosur ne kultivimin e vlerave letrare.Cdo vit dëshira për të soonsorizuar aktivitete të shoqatës ka ardhur në rritje.
Pjesmarrja e mediave të ndryshme shqiptare ne diasporë por edhe e kanaleve televizive amerikane në takimet vjetore apo promovimeve letrare që ben Shoqata është një parametër tjetër që justifikon atë cka ky shkrim ka dashur të sjellë, rolin,imazhin dhe reputacionin pozitiv të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptare në Amerike.
Uroj Shoqatën në këtë ditlindje të saj te pestë,me respektin tim per cdo anetar dhe me deshiren e mire per takimin e ardhshem!
MeritaBajraktariMcCormack

Tuesday, February 27, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-LINDITA AHMETI -POEZI

TI ENDRRA IME
A je ti vetem nje vezullim
mendimi
a je deshire
malle
apo je zjarr
qe keshtu me flake me shfaqesh
ne librin tim
si hije e ndritshme
e skulptures Mendimtari
e dridhesh
si lule prej korali
e prekur nga rryma e forte
e detit tim
ti me iken si prafullima
diku prapa stines se shkuar
ti endrra ime e nderprere
ne buze te gremines
ti qe e ngre godinen e madhe
te vetmise sime
me blloqe te medha
prej akulli

Bota e Gruas Shqiptare-RINA AHMETI -POEZI

Me mire ik !

Mos e perplas shikimin ne syte e mi,
se te vret i madhi zot,..
te kisha te vetmen dashuri,
ndaj qava per ty sot,..

Eshte heshtja qe flet me shume se une,
ne mes nesh e krijuar aq gjat,
ndar nga zemra qe te deshti shume,
si hije te shihja cdo nate!

Mba mend me le zemerthyer,
ne dere,me shikimin tretur,
te thash se nje dite ke per t'u kthyer,
por dashurine nuk ke per t'a gjetur.

C'do me thuash sot,me at shikim?
se qenkam venitur si lulja e vjeshtes,
sot behesh sikur mallengjehesh?
para meje,harruar vitet e heshtjes.

Une kam te dashurin e zemres,
eshte diell mengjesi qe ngrohe,
ty te kame harruar moti ,
me duket se fare s'te njohe!

Tani une them ik,e mos u kthe me,
harroje se kishe nje qerdhe te vjeter,
lumturine e botes,qe me solli mua,
nuk je ti ai,por eshte dikush tjeter!,..

Rina Prishtine,...

Bota e Gruas Shqiptare-TRINA GOJANI -POEZI

KUR TË MUNGOJNË MIQTË, DEHU

Natën e kalova në kafenen e humbur
duke mbajtur përpara një kaffe dhe cigaretet e mia
të cilat shuheshin me shpejt se kujtesa
mundohesha ta kujtoja të paktën një varg të Pablo Nerudes në poezinë e tij
kushtuar Matildes
apo ndoshta me këtë desha vetëm t’ia bëj të qartë vetes se kisha miq,
të cilët ishin përmendur në biografitë e të mëdhenjve…
mendoja për postierin e Nerudes; e përlava me një frymë, si një dashuri të
motivuar nga pasioni e cila më vonë kthehet në luftë për jetë a vdekje
sillja kokën andej- këndej duke ndjekur ritmin e këngës e cila shpesh mehumbte
pija duhan, vetëm e vetëm për ta arsyetuar mendimin tim
dhe imagjinoja miq përreth,gënjehesha…ata nuk ishin askund, isha vetëm unë
në kafenene e humbur
ku të gjithë të shikojnë habitshëm, vetëm pse ti nuk pushon se qeni ti
dhe për një moment mendojnë “çmenduria është afër tyre;
mund ta prekin medorë
si misterin e llahtarshëm joshës ”;të gjithë janë të çmendur në mënyrën e vet
identiteti im me shenja çmendurie
më mallkon para tyre
në kohën që joshem të vijoj në këtë rrugë të vetme shpëtimi;
porosita verë të kuqe
dhe injorova vashat e paprishura
dhe djemtë e bukur;vendosa që të dehem me miqtë e mi
të cilët nuk ishin askund;
isha vetëm edhe pse e rrethuar me njerëzisha vetëm, pa miq isha…

Bota e Gruas Shqiptare-TRINA GOJANI -POEZI

KUR TË MUNGOJNË MIQTË, DEHU

Natën e kalova në kafenen e humbur
duke mbajtur përpara një kaffe dhe cigaretet e mia
të cilat shuheshin me shpejt se kujtesa
mundohesha ta kujtoja të paktën një varg të Pablo Nerudes në poezinë e tij
kushtuar Matildes
apo ndoshta me këtë desha vetëm t’ia bëj të qartë vetes se kisha miq,
të cilët ishin përmendur në biografitë e të mëdhenjve…
mendoja për postierin e Nerudes; e përlava me një frymë, si një dashuri të
motivuar nga pasioni e cila më vonë kthehet në luftë për jetë a vdekje
sillja kokën andej- këndej duke ndjekur ritmin e këngës e cila shpesh mehumbte
pija duhan, vetëm e vetëm për ta arsyetuar mendimin tim
dhe imagjinoja miq përreth,gënjehesha…ata nuk ishin askund, isha vetëm unë
në kafenene e humbur
ku të gjithë të shikojnë habitshëm, vetëm pse ti nuk pushon se qeni ti
dhe për një moment mendojnë “çmenduria është afër tyre;
mund ta prekin medorë
si misterin e llahtarshëm joshës ”;të gjithë janë të çmendur në mënyrën e vet
identiteti im me shenja çmendurie
më mallkon para tyre
në kohën që joshem të vijoj në këtë rrugë të vetme shpëtimi;
porosita verë të kuqe
dhe injorova vashat e paprishura
dhe djemtë e bukur;vendosa që të dehem me miqtë e mi
të cilët nuk ishin askund;
isha vetëm edhe pse e rrethuar me njerëzisha vetëm, pa miq isha…

Tuesday, February 20, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ARDITA JATRU-CIKEL POETIK

Je njё ёndёrr larg
pёr tё t’u afruar….
Si shelg i bukur pikesh buzё liqenit
E unё shoh si degёt tё janё varur nga mёrzija
Si pritja bёhet syth
e lulja nuk arrin te çelet.
Dёshira ime e kahershme…...
Je njё ёndёrr larg
Pёr tё t’u afruar....
E mё thahen rrёkejt e lotёve
Akoma nёn qerpik.
E kokrrizat e kripёs
pёrmbytin oazin e syrit tim.
Diellin tim tё blertё,
syrit tim….
Piktura mё e gjallё
qё kam parё ndonjёherё.
Vershim
Ti sot,erdhe i buzёqeshur
Mё rrёmbeve nё krahё
Mё zhveshe nxitimthi
Dhe….
vetёm puthje,puthje.
U ndezёm zjarr
Duhej shojtur ky zjarr
Dhe…
vetёm puthje,puthje
Morёm flakё tё dy
U harruam aty
Dhe….
vetёm puthje,puthje.
Seç kishe njё shije tё kripur sot,
qё tretej nёpёr buzё e trup.
Kёshtu mendoi ai para se tё vdiste…
“……..Ajo,plaga ime e pamёshirshme,
Tani qёndron e shtrirё mbi njё shkёmb
dhe pret vdekjen time.
Trupi i saj, i brishtё,pёrkundet,
epshndezur pёrkёdhel gjinjёt e saj.
Ajo po lot me valёt…...
E tёra lakuriq!Ndrit,
Si hёna e re nё qiellin e natёs!
Flirton me detin.
Ai,marroset pas saj…..afrohet,largohet
Dhe ja vdekja……deti u derdh brenda saj.
Njё furtunё orgazmash,
mbytin rёnkimet nё shtratin tim.
Tani varem nё njё copёz re,
harruar nё qiell nga njё tufё pulёbardhash.
Bardhё e zi!Gjithçka bardhё e zi!
Fundi,qёnka i zi si flokёt e saj tё egёr,
e vdekja e bardhё si lёkura e saj,
e kristaltё gjer nё tejdukje.
Ajo,sirena e shpirtit tim…..e unё i vetёm,
ndjej trupin tё mё ftohet nga puthjet e vdekjes!”
Kёshtu mendoi ai para se tё vdiste…..
* * *
Tё presim...shpirt- aq sa ёshtё e thёnё-
Deri kur do ta durojmё kёtё flakё qё tё zhurit?
Nёse ndodh i dashur qё mё par’ tё digjesh ti,
Me pishtar do ta ndjek udhёn...e hirit tёnd.
E para nёse digjem unё……pa frikё,
lёshomё diku, nё njё tё heshtur vёnd.
Por….nёse digjemi tё dy njёherёsh,
mbi altarin tonё le tё rrёfehen dashuritё!
Mё duhen dy zemra tё tё dua
S’mё ka mbetur mё asgjё tё them
e heshtja ka çelur lulet e trishtimit
Pikё pikё me lag syt’ kёng’ e blertё
qё njeh m‘e thella skutё e shpirtit
Mё tremben fjalёt,teksa shkruaj
pёrhumbem honeve tё mendimit
dhe nё buzё cigaren ndёrsa bluaj
mundohem vargut t’ia zё fillin….
Me trazon drit’ e hёnёs nё dritare
kur saksinё nё parvaz pёrkёdhel
Mё treti kujtimesh njё kitarё
aq e largёt kur tingujt i pёrcjell.
Pёrplas trupin mureve tё heshtjes
dhe lotёt mё shkasin tё hutuara.
Oh, kjo zemёr po mё digjet si eshk’
ndaj mё duhet njё e dytё tё tё dua.
Tё betohem njёra ёshtё shumё pak
Se ka zemra qё digjen kur i prek
Nё puthjen e nё pёrqafimin e parё.
S’mё ka mbetur mё asgjё tё them.

Wednesday, February 14, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ARGETINA TANUSHI-POEZI

Kur s'te kam prane

Kur s'te kam prane
bej me vete kilometra te tera dialogesh
thur vargje te bukura
me shprehje te goditura
sa me duket vetja
heroine melodramatike

kur takohemi bashke
..., i harroj te gjitha


Argetina

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA M.LIFSCHIN-POEZI

Ngjyrë e dashurisë

Lëshuar në një qosh,
e vetmuar rri..
Petale trëndafili
mbetur që nga mbrëmja,
mbuluar prehër e gjunjë,
petale mëndafshi, vishnje,
nuk i shkund e as i hedh,
të dhimbshme janë kujtimet,
të ëmbla si verë e vjetër,
trëndafil i pupurt -
ato,ngjyrë e dashurisë
si asnjë ngjyrë tjetër..

Bota e Gruas Shqiptare-ILIRE ZAJMI-POEZI

Gezuar festen Sen Valentinit!

Urimin per kete feste po e shpreh ne vargje!

Me dashuri,
Ilirja


PRAPE TE DUA

Tretesh horizonteve ne ikje te pakuptimta
fashiten lotet ne kornizen e ndryshkur te pritjes
Dermohet shpirti nen peshen e mallit
Ditet e ngrysura pelcasin pa syte e tu
E Une prape te dua si dikur
ashtu si nuk kam dashuruar
Njeri kurre.


Me fanitesh fantazme e zgjuar
Zhdukesh si ere e lehte vere
Mi zgjon epshet e me te duarthate
Shtegtar i humbur mbret pa fron
Here me afrohesh here me largon

E une prape te dua si dikur
Ashtu si nuk kam dashur
Njeri kurre.

Monday, February 05, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-TRINA GOJANI-PERKTHIM

Rrethanat lehtësuese

Joyce Carol Oates
Perktheu Trina Gojani

Prishtine

Joyce Carol Oates (lindur në New York më 1938) është një prozatore shumë e njohur amerikane. Më 1970 mori çmimin National Book Award dhe është nominuar tre herë për çmimin Pulitzer. Përmendim libra si: With Shuddering Fall (1964), Wonderland (1971), Marya: A Life (1986), Because It Is Bitter, and Because It Is My Heart (1990), The Falls (2004), Missing Mom (2005), Black Girl/White Girl (2006). Ajo është mbiquajtur nga kritika edhe si një “favorite e përjetshme” për marrjen e çmimit Nobel. Sepse ishte mëshirë. Sepse edhe Zoti me mizorinë e tij, na dhuron ndonjëherë mëshirë. Sepse Venusi ishte shenjë e shigjetarit. Sepse ti qeshje me mua, me besimin tim te yjet. Me shpresën time. Sepse ai qante, ndërsa ti nuk e di se si qante ai. Sepse në atë kohë fytyra e tij e vogël ishte e përdredhur dhe e nxehtë, hunda e tij rrëshqiste si mukozë e sytë ishin aq të lënduar. Sepse në atë gjendje ai ishte nëna e tij, e jo ti. Sepse doja ta shpëtoja nga një turp i tillë. Sepse ai të kujtonte ty, e dinte fjalën BABA. Sepse gjatë shikimit të TV-së, ai do të fiksonte ndonjë burrë dhe do t’i thoshte baba?! Sepse kjo verë shkoi shumë gjatë, pa shi. Natën vetëtinte pa bubullima, pa ndonjë gjëmim. Sepse në qetësi, natën, insektet verore bërtasin. Sepse gjatë tërë ditës, për çdo orë, veprojnë bluarëset dhe makinat që dridhin tokën, të cilat i rrafshojnë pyjet afër fushëlojës. Sepse pluhuri i kuq na hyn nëpër sy, gojë… Sepse ai do të rënkonte nënë?! – gjë që do të ma copëtonte zemrën. Sepse të hënën e kaluar makina e larjes m’u prish. Dëgjova një kërcitje të jashtëzakonshme që më frikësoi, shkuma e sapunit nga uji i papastër nuk dilte jashtë. Sepse nën dritën e llambës ai më pa duke bartur rrobat e lagura në duar dhe duke qarë se si do të t’ia bëja? çfarë do të bëja? Sepse ilaçet e gjumit që m’i dhanë tash janë të përbërë nga pluhuri i shkumësit, jam e bindur për këtë. Sepse të desha shumë, më shumë seç më dojë ti mua, që nga hera e parë kur sytë e tu lëvizën tek unë si shkëlqim qiriri. Sepse këtë ende nuk e dija, e dija por e hoqa nga mendja. Sepse kishte turp në gjithë këtë. Të dashuroja duke e ditur që ti nuk mund të më dashurojë aq shumë. Sepse aplikimet e mia për punë janë përqeshur për gabime drejtshkrimore dhe janë grisur në copa posa kam dalë unë. Sepse ata nuk do të besonin në dëgjimin e aftësive të mia. Sepse që prej ditës kur ka lindur, trupi im është deformuar, dhembja gjithmonë është aty. Sepse e di që nuk është faji i tij, por edhe sikur të ishte, nuk do të mund ta shpëtoja nga kjo. Sepse edhe në atë kohë, kur ai kishte lindur (në ato ditë të hershme ishim shumë të gëzuar, sa tash jam e bindur se ishim të shtrirë bashkë në krevatin e ngushtë me mbulesë të kadifenjtë me vija, duke dëgjuar shiun që binte mbi kulm e rrëshqiste poshtë dhe ti duhej të kërruseshe jashtë kulmit me tjegulla të errëta, që dukej gjithmonë i lagur, si vetulla të vogla nën dritaren e katit të tretë, e që ngjanin si sy picërrues dhe ne vinim së bashku nga universiteti e takoheshim te qoshku i rrugës Hardes, ti nga laboratori i gjeologjisë ose libraria, ndërsa unë nga puna për mbajtjen e llogarive, drita e zbehtë t’i lodhte sytë dhe asnjëri nuk mund të shikonte, ndërsa unë isha e lumtur në krahët e tu që shtriheshin rreth belit tim dhe krahët e mi rreth teje, si çdo çift, si çdo vajzë e kolegjit me të dashurin e saj dhe shkonim për në shtëpi, po ngjante sikur të ishte shtëpi, gjithmonë mendoja se ishte shtëpi e do të shikonim përtej dritares së banesës dhe duke qeshur pyesnim se kush banon matanë? Se si janë emrat e tyre? Kush janë ata? Kjo ishte fshehtësi e rehatshme, duke shikuar dhomën nën çati, me kulm të pjerrët, dëgjoja shiun që pikonte nga ky kulm, përveçse nëse flija me rrobat e veshura, përderisa isha e lodhur dhe, kur u zgjova, nuk kishte më shi, ishin vetëm makinat që e dridhnin tokën dhe bluarëset nëpër drunj, kështu që duhej ta dija që ishte kohë tjetër, është kohë tjetër) po, e dija. Sepse ti nuk dëshiroje që ai të lindte. Sepse ai qante, kështu që unë mund ta dëgjoja edhe përmes derës së mbyllur, përmes të gjitha dyerve. Sepse unë nuk dëshiroja që ai të ishte nënë, por dëshiroja të ishte baba më të gjithë forcën. Sepse këtë shtupë e kisha në duar, ishte në duart e mia kur vërejta se si duhej të ishte. Sepse verifikimet më vinin nga zyra ligjore, dhe jo nga ti. Sepse gjersa shqyeja zarfet më dridheshin gishtat dhe në sytë e mi paraqitej aq shumë shpresë, sa shumë herë e zbuloja vetën lakuriq. Sepse në gjithë këtë turp ai ishte dëshmitar, ai e pa këtë. Sepse ai ishte dy vjeç, ishte shumë i ri për të ditur. Megjithatë ai dinte. Sepse vetë lindja e tij ishte një shenjë, duke rënë në mes të shenjës së peshqve. Sepse në gjërat e sigurta ishte si babai i tij, dituria në sytë e tij që shkonte pas meje si në tallje. Sepse një ditë edhe ai do të qeshte, tamam siç bëre ti. Sepse nuk gjendesh në librin e numrave të telefonit dhe operatorët nuk do të më tregojnë. Sepse në secilin vend që unë mendoj të të gjej, ti nuk gjendesh. Sepse motra jote kishte gënjyer para fytyrës sime, vetëm për të më mashtruar. Sepse ajo një kohë ishte mikja ime, i besoja, kurse ajo kurrë nuk kish qenë mikja ime. Sepse frikësohem ta dua atë aq shumë dhe në këtë dobësi dështoj ta ruaj atë nga lëndimi. Sepse dënesa e tij ma ndan zemrën por edhe më zemëron, kështu që frikësohem t’i shtie duart mbi të, egër e paparashikueshëm. Sepse ai dridhej para meje. Sepse nervozizmi i shihej në sy. Sepse ai gjithmonë e lëndonte vetën, ishte shumë i plogësht dhe ra sapo shtriu kokën në karrigen e tij të metaltë, kështu që njëra nga nënat e pa dhe filloi të qajë Oh! Oh shiko, birit tënd po i rrjedh gjak! dhe atë kohë në kuzhinë rënkonte dhe influenca e tyre ndikoi në ndryshimin e karakterit tim, për keq, arrita ta rrëmbej ibrikun për dorëze dhe gati sa nuk ia përmbysa ujin e valë në fytyrë, kështu që humba kontrollin dhe e godita atë me duar të dridhura, Keq! Keq! Keq! Keq! e ngrita zërin pa u brengosur se kush mund të më dëgjonte. Sepse atë ditë në gjykatë ti refuzove të më shikoje në fytyrë dhe fytyra jote u bë si e goditur përkarshi fytyrës sime dhe e avokatit tënd po ashtu, sikur të isha baltë e këpucëve të tua, sikur ai të mos ishte biri yt por megjithatë ti duhej të nënshkruaje letrat sikur ai të ishte djali yt, ishe aq superior. Sepse gjykata nuk ishte si ato gjykatat që kisha pritur, jo e madhe, jo gjykatë e denjë sikur kisha rastisur të shihja në TV, por ishte vetëm një dhomë me një tavolinë, me gjashtë ulëse të ndara në tri radhë, pa asnjë dritare madje edhe aty lëkundja e dritës së verdhë dhe tubat e pluhurit më shkaktonin dhembje sysh, kështu që i vendosa syzet e diellit duke i dhënë gjykatës një përshtypje false për veten dhe gërhitja, fshija hundët e për çdo pyetje që më drejtonin, unë e dëgjoja vetën duke qeshur nën hundë e nervozuar por edhe e turpëruar belbëzoja mbi moshën time dhe emrin tim, kështu që ti më pe me neveri, të gjithë ju. Sepse ata ishin në anën tënde, unë nuk mund ta parandaloja këtë. Sepse në garantimin e mbështetjes financiare për fëmijën tim, ti kishe të drejtë të largoheshe. Sepse unë nuk do të ndiqja. Sepse ai u shurros në pantallona, ashtu si nuk do të duhej për moshën e tij. Sepse do të fajësohej nga unë. Unë fajësohesha nga vetvetja. Sepse nëna ime më bërtiste përmes telefonit. Ajo nuk mund të më ndihmonte në jetën time, askush nuk mund të të ndihmojë në jetën tënde, më pat thëne ajo. I bërtisnim njëra tjetrës për këto gjëra derisa u gjendem pa frymë nga vaji dhe unë e përplasa dëgjuesen e telefonit, duke e kuptuar që nuk kisha nënë dhe pas hidhërimit të parë e dija që është më mirë kështu. Sepse ai do ta mësonte këtë një ditë dhe kjo do ta lëndonte atë. Sepse ngjyrën e flokëve dhe sytë i kishte të njëjtë si unë. Syri i majtë ishte më i dobët. Sepse në atë kohë s’kish ndodhur vetëm t’i hidhja ujin e valë mbi të, e pashë se sa e lehtë do të mund të ishte. Si?! Nëse ai do të më kishte ndaluar nga bërtimat, fqinjët nuk do ta kuptonin. Sepse, po ata do ta kuptonin, por vetëm atëherë kur unë do të doja që ata ta kuptonin. Sepse ti do ta kuptoje atëherë. Vetëm atëherë kur unë do të doja që ti ta kuptoje. Sepse atëherë unë mund të flisja me ty në këtë mënyrë, apo ndoshta më ndonjë letër të cilën avokati yt do ta përcillte ty, ose motra jote, ndoshta përmes telefonit ose ballë për ballë. Sepse atëherë ti nuk do të ikje. Sepse edhe pse ti nuk e doje atë, ti nuk mund ta largoje. Sepse unë fillova të gjakosesha për gjashtë ditë shumë rëndë dhe më pas njollat e gjakut do të mbeteshin për tri ose katër orë. Sepse njollat e gjakut në pakot e letrës së tualetit të mbledhura në duart e mia që dridheshin, më bënin që unë të mendoja për ty që nuk gjakosesh kurrë. Sepse unë jam një grua krenare, e përbuz lëmoshën tënde. Sepse unë nuk jam një nënë e vlefshme. Sepse unë jam shumë e lodhur. Sepse makinat dridhëse të tokës dhe bluarëset e pyjeve janë vuajtje e përditshme, po ashtu sikur bërtima e insekteve të natës. Sepse nuk ka gjumë. Sepse ai mund të flinte këta muaj të ardhshëm, nëse do të ishte me mua në krevat. Sepse ai pëshpëriste Nënë! – Nënë mos! Sepse ai dridhej para meje, pa pasur ndonjë arsye. Sepse farmacisti kishte marrë përshkrimin e barnave dhe, meqë kishte kaluar një kohë e gjatë, e dija që po i telefononte dikujt. Sepse në farmacinë ku unë blija pothuajse për më shumë se një vit e gjysmë, pretendonin sikur nuk ma dinin emrin. Sepse në dyqanin ushqimor arkëtari filloi të qeshë me mua dhe vendosi dorën në fytyrë, në sytë e tij që i derdhnin lot. Sepse ata pëshpëritin dhe qeshin pas meje, kisha shumë krenare sa t’u ktheja përgjigje. Sepse ai ishte me mua në këto kohë, ishte dëshmitar i këtij pikëllimi. Sepse ai nuk kishte askënd tjetër pos nënës së tij, e nëna nuk kishte askënd pos tij. Çka është shumë e vetmuar. Sepse kisha fituar shtatë funtë prej së dielës së kaluar, por plogështia ishte e padepërtueshme. Sepse e urreja trashësinë në trupin tim. Sepse po të më shikoje tani lakuriq, do të tregoje pakënaqësi. Sepse isha e bukur për ty, pse kjo nuk mjaftonte? Sepse atë ditë qielli ishte i tendosur me re, ngjyrat e lagështa jetonin, por nuk kishte shi. Vetëtimat e nxehta ndriçonin pa zhurmë dhe më nervozonin, por nuk kishte shi. Sepse syri i tij i majtë ishte i dobët, gjithmonë do të ishte ashtu po të mos kishte kaluar një operacion për forcimin e muskujve. Sepse nuk doja t’i shkaktoja dhembje dhe tmerr ndërsa ai flinte. Sepse ti do të paguaje për të, me një verifikim nga avokati pa nënshkrim. Sepse ti e urreje atë, djalin tënd. Sepse ai ishte djali jonë, ti e urreje. Sepse ti u largove. Nga ana tjetër e vendit unë kisha arsye ta bëja. Sepse pas vajtimit ai do të shtrihej në duart e mia aq i qetë, vetëm një zemër rrihte mes nesh. Sepse e dija që nuk mund ta kurseja nga dhimbja. Sepse zhurma e kopshteve lëndonte veshët tanë dhe zgjonte pluhurin e kuq drejt gojës dhe syve tanë. Sepse isha e lodhur duke e fërkuar atë për pastërti në mes të këmbëve, gishtave, brenda veshëve, rreth qafës dhe në shumë vende të fshehta me fëlliqësi. Sepse prapë e ndieja dhimbjen shtrënguese në stomak dhe isha në panik se mos kishte filluar aq shpejt koha e menstruacioneve. Sepse nuk mund ta ndaloja gjersa fëmijët e tjerë të rritur qeshnin. Sepse pas trishtimit të dhembjes së parë, ai do të ishte matanë dhembjes. Sepse në gjithë këtë është mëshira. Sepse mëshira e Zotit është për të, jo për mua. Sepse nuk ishte askush që të më ndalonte. Sepse zëri i televizorit tek fqinjët ishte aq i ngritur, saqë e dija që ata nuk do të mund të dëgjonin edhe nëse ai bërtiste përmes shtupës. Sepse ti nuk ishe këtu të më ndaloje, ku ishe. Sepse përfundimisht nuk ishte askush që të ndalonte. Sepse përfundimisht nuk ishte askush të më shpëtonte. Sepse nëna ime më tradhtoi. Sepse qiraja duhej të paguhej të martën, që është dita e parë e shtatorit. Deri atëherë unë nuk do të jem këtu. Sepse trupi i tij nuk ishte aq i fuqishëm, sa ta mbante e mbulonte ngushëllimin, ty të kujtohet ngushëllimi, e di. Sepse shtupa do të depërtonte në pështymën e tij, pështyma do të thahet si trajtë ngacmimi dhe nuk do të ketë shenjë. Sepse shpëtim duhet të jetë harresa e prirja për të harruar. Sepse ai qante kur nuk kishte nevojë të qante dhe nuk qante atëherë kur duhej. Sepse uji vlonte ngadalë në tiganin e madh, lëkundej e gumëzhinte mbi pipëz. Sepse kuzhina ishte shtangur me avull prej dritareve të mbyllura, temperatura do të duhej të ishte 100 gradë Celsius. Sepse ai nuk do të luftonte. E kur e bëri atë, ishte vonë. Sepse unë mbathja dorëza lëkure, që ta ruaja vetën nga djegia. Sepse e dija që nuk duhet të bëja panik, dhe nuk bëra. Sepse e doja atë. Sepse dashuria lëndon shumë keq. Sepse dëshiroja të t’i thosha këto gjëra. Vetëm në këtë mënyrë. Përktheu Trina Gojani 22 Janar 2007

Wednesday, January 31, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Kujtime per Petro Markon

Me shkrimtarin Petro Marko kemi banuar ne nje pallat, pallati 64, bulevardi “Deshmoret e Kombit” Tirane . Pallati yne qe gjendej prane maternitetit te vjeter te Tiranes,( po perdor te njejten shprehje siç perdornim atehere kur ishim femije per te treguar se ku e kishim shtepine) ate kohe ishte nga me te bukurit aty rrotull. Familja e Petro Markos banonte ne katin e dyte pikerisht mbi hyrjen e pallatit. Ishte familje artistesh dhe kjo vecanerisht tek ne femijet zgjonte admirim edhe kureshtje. Safo Marko, gruaja e shkrimtarit ishte piktore, piktorja me e njohur e kohes per librat per femije. Me kujtohej qe kur isha ne klasen e pare, vajzat e bukura te perallave te skicuara nga Safoja, i prija me gershere dhe i koleksionoja. Edhe vete Safoja me floket e gjate e te zes te leshuar ne supe mua me perzihej ne imagjinaten time me te bukurat e perallave.
Djalin e shkrimtarit e quanin Jamarber- (jam arber) emer qe ne te vegjelit qe nuk ia shihnim kuptimin na dukej disi i veshtire ne te shqiptuar e ishim te kenaqur ta therisnim shkurt: Madu. Per nje shkrimtar patriot, ky ishte emer domethenes. Jam-arbri ishte pak me i madh se ne në moshe dhe djale me nje fantazi te zhvilluar. Arianites, vajzes (apo Teka, sic e theriste Safoja) i pelqente piktura. Ajo eci ne gjurmet e se emes e u be piktore. Mua, Arianita, me ka mbetur ne kujtese si vogelushja qe i pelqenin cokollatat. Kur ktheheshim nga shkolla qe ishte vetem nje bllok me tutje' e shihnim në rruge shkrimtarin me duar mbrapa tek bente shetitjen e pasdites. Nje kacurrel i zi i binte mbi balle dhe nga buza cigaren s'e ndante kurre. Per ne femijet "shejtanër " qe e kalonim pothuaj gjithe diten jashte, oborri i pallatit qe dhurata me e madhe qe mund te na behej. Menyra se si qe ndertuar pallati yne, si bryl qe bashkonte rrugen e Fortuzit me bulevardin, kishte krijuar nga brenda nje oborr te madh trekendesh qe na mbante tere diten aty. Aty luanim luftash, pincash dhe kumançe. Kjo e fundit ishte loje e preferuar per ne, por jo per banoret qe ankoheshin sepse ne perdornim hyrjet e pallatit si "pozicione" e benim zhurme. Pallati yne kishte pese hyrje, apo shkalle, siç i quanim . Zakonisht shkalla e pare dhe e dyta ishin me te mirat se aty fqinjet ishin "me te urte" e s'para na qortonin shume. Shkallet ishin plotesisht te exploruara nga ne te vegjelit dhe shkalla e dyte me xhamet e thyera te jepte dore me shume. Kjo qe pikerisht shkalla ku banonte Petro Marko. Me kujtohet nje here duke luajtur kumançe, ndersa rrija ulur kruspull fshehur pas murit , gati ne prite per ” kundershtarin”, pashe silueten e gjate e te plote te shkrimtarit duke hyre ne shkalle. U tremba se mos thoshte ndonje fjale e keshtu “me zbulonte” pa dashur. Por per fat, ai ngjiti shkallet sikur s'me kishte vene re fare. Oh, sa ia dita per nder! Fill pas tij po vinte pa u ndjere Bona, kundershtarja ime, hija e vogel e te ciles binte ne murin perballe. Kur ajo po matej te bente kthesen pas te ciles isha fshehur , une kerceva mbi te duke thirur: Gjalle! Kjo do te thoshte pese pike njeheresh per mua. (Bah, sa "te tmerrshem ishim ne loje!) Nje pasdite shiu, tek ishim mbledhur tek hyrja e shkalles duke treguar barcaleta, shkrimtari mbajti kembet duke me zene bishtalecin. Bashke me te qe edhe e shoqja, Safoja. -Ja per kete vajze kam thene t'i besh nje portret, tha ai. -Ah, mbesen e nene Daves! Tha duke vene buzen ne gaz Safoja. Me gjyshen time ata kishin muhabet. Bisedonim per tema interesante, historike. Madje aty me zuri vesh per here te pare qe thuhej se “ himariotet ishin niper te mirditoreve”. Tregonin edhe nje gojedhene per kete.(te cilen une e mbaj shume mire por spo e them ketuJ ) Flisnim per origjinen e emrave katolike te bregdetit. Une kisha pare ne shtepine e gjyshes librat e Petros Markos ' Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit". Nga nena kisha degjuar qe Petro kishte qene luftetar ne Spanje. Nje djale i ri nga bregdeti shqiptar kishte shkuar te luftonte per Spanjen! Sigurisht nje femije i klases pare a te dyte as qe mund tu jepte vleren e vertete ketyre fakteve. Por ne bibloteken time si femije, vec perallave te ilustruara te Safos , mbaj mend qe ate kohe u shtua edhe nje liber i ri " Shpella e Pirateve" novele per femije e shkruar nga Petro Marko. Nder personazhet e librit , tani pas dekadash ,me kujtohet Rusman El Namsur dhe e bukura Mejreme El Mejrem Al katar. Shkolla e ftoi shkrimtarin te na fliste per librin dhe ne klase une krenohesha qe shkrimtari ishte komshiu im. . Mejreme El Mejremi, shpetoi, s'e preva me gershere e ta fusja ne koleksioninin e bukurosheve. Kisha hyre ne klase te trete. Ndihesha me e pergjegjshme dhe me e kujdesheshme Me kalimin e viteve kur e shihja shkrimtarin me duar prapa duke bere shetitjen e tij te zakonshme ne bulevard , e dija qe shihja shkrimtarin me te talentuar, qe dicka i kishin mohuar gjithnje, por qe te gjithe ia njihnin vleren dhe fuqine e tij. Zoti Petro, i skicuar besnikerisht nga e shoqja, nje profil me nje kacurrel te zi, rene mbi balle e me cigare ne buze, mbeti pikerisht ashtu ne kujtesen time dhe gjithe atyre qe e kane njohur. Albana Melyshi Lifschin 27 Dhjetor, 2001

Bota e Gruas Shqiptare-ARGETINA TANUSHI-KOMENT

Kur politika mishëron Skëndërbeun

Nga Argetina Tanushi
Tirana

Legjenda e mbjelljes së ullirit, e cila vjen prej që prej shekujsh, ka ecur nëpër vite deri në ditët e sotme. E ardhur nga antikiteti, kjo legjendë është deformuar dhe e sjellë në kohë dhe interpretim më shumë e përshtatur sipas interesave politike, sesa për ta mbajtur në jetë, si legjendë e trashigimisë, paqes dhe mbarësisë. Koha e Skëndërbeut mund të shënohet edhe kulmi i lulëzimit të saj, mbjellja e pemëve, kryesisht e ullinjve. Edhe brenda murit të hekurt komunist u tejçua kjo legjendë, edhe pse e deformuar në mision, e ngjyrosur me koloritin e kuq të komunizmit. Ishte Hrushov, një aletat i thekur i Enver Hoxhës, i cili mbolli pemën e tij, në Parkun Rinia, në Tiranë. Ndërkohë, edhe në periudhën e pas ’90-tës ky rit u krye, ndonëse jo me shumë bujë. Së fundmi, një ‘Skëndërbe’ tjetër, aktor i politikës shqiptare ka konturuar një projekt, kjo jo për të ecur në shtigjet e traditës shekullore, por për të shtuar hapsirat e gjelbra. E huazuar nga koha e Skëndërbeut, çdo çift i dashuruar do të mbjellë pemën e tyre, ulli ose mimozë, kjo si shenjë për hir të dashurisë së tyre. Si "Skëndërbe", i ri, Edi Rama, nuk dihet se sa do ti përmbahet tradiës shekullore, sipas së cilës, do ti duhet të jetë ai pagëzuesi i lidhjes dashurore të dy të rinjëve, të cilët pikërisht në atë ditë do të japin jetë simbolit të paqes, i adhurar gjithmonë nga heroi legjendar i shqiptarëve. Në vitin 2007 të gjithë të dashuruarit, të cilët duan të përjetësojnë lidhjen e tyre, me anë të mbjelljes së një ulliri ose mimoze, ku të monumentalizohet lidhja e tyre. Me vendim të Këshillit Bashkiak është caktuar “Rruga e të dashuruarve”, një zonë në Parkun e Liqenit Artificial, për të mbjellë mimoza, ose ullinj. Praktika e “Rrugës së të dashuruarve”, është bërë edhe në qytete të ndryshme të botës, ndërsa çiftet kujdesen për pemën e mbjellë që simbolizon dashurinë e tyre. Ky është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës, për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, nën simbolin që t’i japë mundësi çdo çifti të dashuruarish të mbjellë një pemë për dashurinë e tyre. Në një perudhë kohore prag-pranverore, kur kryhen mbjelljet, Rama ka iniciuar këtë projekt, për të kontribuar për komunitetin e tij, duke mbjellë një pemë në përkujtim të një date, personi ose evenimenti. Nëse kthehemi legjendës së mbjelljes së pemëve, Rama, është larguar nga tradita, kjo në kuadër të gjelbërimit, për më shumë oksigjenit në metropolin e mbushur nga smogu dhe tymi i makinave.

Nga antikiteti, në kohët ‘moderne’
Legjenda e mbjelljes së pemëve

Pema e ullirit, e hasur që në kohët e antikitetit grek, ishte pema e Apollonit. Legjenda e saj, nga Apolloni ka kaluar në Epir dhe sidomos në Mazrekun e familjeve princrore shqiptare të Çamërisë. Më e praktikuara ishte pikërisht në kohën e Skëndërbeut. Në atë kohë, kur martohej një çift, ishte detyrim moral dhe ligjor të mbilleshin 50 pemë ullinj, kjo si shenjë e fortë e trashigimisë. Skëndërbeu në zotrimet e tij vuri një ligj në fuqi që banorët e principatës së tij rreth zonës së Krujës, Tiranës etj, duhet të respektonin si kusht për të rinjtë që do të martoheshin, të mbillnin 50 rrënjë ullinj. Madje, riti i kurorëzimit të dy të rinjve kryhej nga vetë princi Skëndërbe, i cili gjatë ceremonisë bekonte lidhjen e tyre me anë të dy kurorave të thurura me degë ulliri, dhe që konturoheshin si ‘kurorat e martesës’. Historia tregon se ulliri, kjo pemë e bekuar edhe nga zoti për dobinë e saj, nuk njihej nga popullata dhe kultivimi i saj u vendos me detyrim nga Skenderbeu, i cili e njihte mirë këtë dru frutor, si dhe për nostralgjinë që ai ka patur në lidhje me fisin e tij Mazrek. Origjina e ullirit në viset e Shqipërsië së mesme, thuhet nga biologët tanë se daton që nga koha e Skëndërbeut. Kurse në Epir dhe sidomos në Mazrekun e familjeve princrore shqiptare të Çamërise, ulliri ka ekzistuar që nga kohërat antike. Ndërkaq pas kohës së Skëndërbetut kjo traditë u pasua ndër vite, madje edhe në kohën e hekurt, atë të komunizmit. Çdo personalitet mbillte pemën që automatikisht pagëzohej me emrin e tij. Hrushovi mbolli pemën e tij në shtator të vitit 1959, gjatë viztës së tij në Shqipërinë, në Parkun Rinia, si shenjë e miqësisë dhe paqes politike. Hrushovi, i cili në atë kohë ishte Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, mbolli pemën e tij, si shenjë e politikës paqësore, marrëdhënieve të mira dhe jetëgjata. Ndërsa në Shqipërinë postkomuniste përmendim pemën e mbjellë në Butrint në vitin 2002, nga Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni dhe një tjetër nga ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano. E çuditshme është edhe ecuria e tyre. Fatet e pemëve kanë qënë të ndryshme, sikundër edhe jetëgjatësia politike e aktorëve të cilët kanë mbjellë. Në këtë kuadër, disa prej pemëve janë tharë, pa e patur mundësinë e lulëzimit të tyre. Citoj këtu fatet e ndryshme të dy pemëve të mbjella në të njëtën kohë, ajo e Berluskonit dhe e Nanos. Të vendosura pranë njëra tjetrës, pema që mban emrin e Berluskonit ka vazhduar ciklin e saj të jetës, ndërkohë që ulliri i mbjellë dhe i pagëzuar me emrin “Ulliri i Fatos Nanos”, është tharë. Ndërkohë që toka e Butrintit rrit të shëndetshme ullinj të mbjellë nga personalitete si Ugolini, shkrimtar, poet dhe gazetar, ose arkeologu i njohur shqiptar z. Feika. Edhe i madhi Bajron, gjatë vizitës në Shqipëri ka kërkuar të vizitojë rrapin e madh të Libohovës.

Tuesday, January 30, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-FLORA SHALA AMETI-POEZI

Dhuratën
Të dhashë gjithcka
buzëqeshjen.....
vetën timetë dhashë lotët,
jetën...dritën....fëminë
të dhashë më të shtrejtën
familjen....të dhashë
at që sot e ke..!
2007 01 12 Suedi FShA

Shqiponjat tona

Shqiponjat tona
në malet me thepa
si gjith mbaruan
qerdhet e tyre
dhe linden të ardhmen
të bukurat tona
punojnë me kthetra.
Nuk jeni vetem jo..
një ditë do të zbrisni në rrafshë
e ardhmja do të shëndrit
më lehtë do të jete
të i rrisni fëmitë...
2007 01 26
flora shala ameti Suedi

Fjala është si uji me vlerë

Një here kur japet besa nuk thyhet
këte e mësova nga gjyshja, prindërit.
Nuk isha mësuar fjalën të e lakoi
u mundova...të duroi....
respektin tim mendova që mos ta
humbas..ndërgjegjja ime
kurre s,më la...
që vitet kalojnë dhe shpirti lëndohet
këtë kurrë se mendova!
tash kur mendoi..nëse guxoi
të kthehem pas....
prita të më kërkosh falje,
por jo, ket se bëre...!
për hir të askujt!
2006 10 30 Suedi

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Klienti im i parë


( Bazuar në një ngjarje të jetuar)


Nga Albana Lifschin

Kur zoti Denis, pedagogu ynë i praktikës civile, në universitetin e Nju Jorkut, duke spjeguar leksionin e parë na tha se "All lawyers are sharks" (Të gjithë avokatët janë peshkaqenë) mua më ra lapsi nga dora. Mu bë se dëgjova zërin e gjyshes të më thosh: Po ti moj merhume, çdo këtu?
Vështrova perreth nga auditori. Asnjëri nuk reagoi. Në të kundërt studentët e kursit, ata që një vit më pas do punonin për "peshkaqenët" vazhdonn të mbanin shënime të vëmëndshëm se mos u kalonte gjë. Mu duk e çudiçme që ai që e kishte bërë atë ' përkufizim", ishte për vete avokat.
Dennis ishte një meso burrë, i zbardhur në tëmblat. Anglishten e fliste me një akcent të lehtë. Duhej të ishte me origjine latine. Shpejtësia e tij e të folurit për mua ishte perfekte. Leksioneve që merrja në orët e tij nuk u mungonte asnjë fjali. Natyrisht kjo më lehtësonte punën pasi kur i zbardhja shënimet në kompjuter nuk më duhej të përdorja manjetofonin që isha mësuar ta merrja me vehte në klasë si përforcim.
Provimi i parë ishte pikërisht ai i lëndës së tij dhe unë i kushtova shumë kohë. Më dukej sikur ai provim do të maste forcat e mia, nëse e bëja dot atë shkollë apo jo. Reth e qark në klasë studentet ishin të paktën 10 a 15 vjet më të rinj se unë. Unë isha nga ata që i isha kthyer shkollës për herë të dytë në një moshë të pjekur dhe për më tepër jo në gjuhën e nënës. Më të mëdhenj se unë duhet të ishin Davidi një izraelit dhe Kolaski me origjine polake që thoshte se kishte punuar dikur në Pentagon..
Në provimin e praktikës civile nga pesëmbëdhjetë studentë që ishim gjithësej në klasë, nëntë kishin marrë notën maksimale, A. Kur mora fletën e rezultateve , që ishte një listë e ndarë në kollona, ku emrat tanë ishin zëvëndësuar me numra idendifikues, nuk më besohej që po shikoja A-në kapitale përbri numrit tim.. Kënaqësia aq e papritur që më kishte ndritur fytyrën tek vështroja ate copë letër e kishte bërë të vetën.
-Dukeni e habitur nga rezultati.
Pas shpinës sime qëndronte Davidi me gjyslykët e shkara mbi hundë e me një buzagaz vesh më vesh.
- Po, u përgjigja- nuk e kisha përgatitur veten për A. Po ju?
-Nuk duhet të habiteshit. Me sa u kam vënë re unë ju mbani shënime të rregullta, tha ai pa ju përgjigjur pyetjes sime.
Davidi qe i pari që kishte komunikuar me mua, ndoshta sepse ne ishim afër me moshë. Punonte në një zyrë avokatie por ankohej se nuk e paguanin sa duhet. Madje e quante "koprac" avokatin i cili i a merrte shpirtin në punë deri në minutën e fundit për një rrogë minimale.. Sidoqoftë thoshte shpesh se çka kishte mësuar në zyrë e kishte ndihmuar mjaft për leksionet. Madje thosh se praktika e kishte nxitur të rregjistrohej në shkollë për paralegal. Duke patur diplomën e asistentit nga një universitet me prestigj si ai i Nju Jorkut, ai besonte se do merrte një rrogë shumë të mirë. Bënte vazhdimisht pyetje gjatë spjegimit e nuk e çante kokën shumë për vështrimet qortuese e studentëve te tjerë të cilëve pyetjet e Davidit shpesh u dukeshin si ndërprerje të panevojshme të spjegimit .
-Pse te mos pyes ? Unë e paguaj këtë shkollë, thosh ai.
Sa për mua, mua me vinte mirë që ai pyeste se kështu sqaroja disa gjëra që nuk arrija ti kuptoja si duhet me herë të parë.

Pas mbarimit të shkollës, ku bëj be se studiuam pothuajse të gjitha lëndët që marrin avokatët por të ngjeshura në një kohë shumë më të shkurtër, ndjeva nevojën e një pushimi të gjatë. Shkova në Tiranë për një muaj. Kur u ktheva ndihesha e freskët dhe fillova menjëherë maratonën e kërkimit të punës.

Intervistën e parë e pata në Manhattan, në një firmë të dy avokatëve të rinj, Pasi më bënë tërë përshkrimin e punës që duhej të bëja dhe kjo përmblidhte detyrat e asistentes legale për të dy avokatët plus atë të sekretares, më i vjetri nga ata më pyeti:
-Ç'farë rroge prisni nga ne?

Kjo është pyetja më e vështirë që mund t'i bëhet një të intervistuari. Këtu nevoja për punë bie ndesh me përvojën . Përgjigja që jep mund të përmbysi njëherësh vendimin për të të marrë në punë. Mosha, eksperienca , personaliteti... Të gjitha këto intervistuesi i kalkulon që në çastet e para të intervistës. Gjithë puna është sa je në gjendje të bësh kompromis, që do të thotë të pranosh më pak pa u ndjerë keq, apo pa të ardhur keq për veten tende. Unë isha përgatitur të përgjigjesha pikërisht me gjuhën e kompromisit, kur avokati tjetër mbështetur tek dritarja lëshoi pyetjen:
-Pse nuk vazhduat për avokate? Resumeja juaj është impresive..
Nuk e di pse kjo pyetje që për dikë do të qe mikluese tek unë la përshtypjen e një përplasje dere.. Pata një parandjenjë të menjëhershme se nuk do të më punësonin. Kur mora ashensorin ndjeja ende efektin e saj. Mu kujtua shakaja e një kolegut tim të vjetër që më pat thënë " ti nuk e ve re veten por me kostum ti dukesh më shumë si një punë-dhënëse se sa si punë-kërkuese. Më mirë hap një bisnes tëndin e s'ke nevojë ti rrish lepe- peqe tjetrit"
Puna është është që ne na kishin mësuar të shkonim në intervistë pune me kostum. Ky qe kodi i sugjeruar veshjes. E sa për bisnes timin, unë isha e sigurtë që nuk i kisha aftësitë e nevojshme për bisnes privat, siç isha e sigurtë që ngordhja në punë. E po, ku ta dinin bosat këtë?

Kur vajta në shtëpi shkrova një letër formale falenderimi dhe e nisa në adresë të zyrës në Manhattan pa shpresuar për përgjigje.
Të nesërmen hapa gazetën lokale. Më zunë sytë lajmërimin e një firme avokatësh që kërkonin një paralegal. Jepej numri i faxit. Faksova resumenë. Pastaj hapa librin e verdhë të telefonave dhe u përpoqa të gjej ndonjë gjë, por dukej sikur askush nuk kishte në plan të punësonte "atë kohë"
Ishte menjëherë pas 11 shtatorit dhe shumë zyra avokatësh në Manhattanin e poshtëm ishin mbyllur përkohësisht .
Sidoqoftë kërkimi e punës për mua u bë një maratonë e lodhshme dhe diziluzionuese. Dhe pati momente kur thosha se duhet të harroja sa e kisha patur rrogën para se të shkoja në shkollë. Më duhej të fusja patjetër këmbën diku, sa për te thënë që po bëj diçka ndërkohë që do vazhdoja kërkimin. Po ku të filloja qoftë edhe për një praktikë të thjeshtë përgatitore?
Një pasdite i rashë një telefoni të një zyre e i ofrova shërbimin tim pa pagesë. Zotëria më bëri një pyetje krejt jashtë standartit : Ç'farë moshe keni? Kjo sikur nuk hynte në listën e pyetjeve " të ligjshme"për të intervistuarin. E gëlltita pakënaqësinë që më shkaktoi e i thashë që kisha nevojë vetëm për pak praktikë zyre si asistente legale dhe shtova " Nuk jeni i detyruar të më paguani.
-OK , ra dakort zëri i kënaqur nga ana tjetër e linjës.

* * *

Ishte pikërisht dita e parë e praktikës kur në shtëpi gjeta një mesazh nga një mik i vjetër i familjes. I rashë telefonit dhe megjithëse kishim kohë pa folur, ai hyri drejt e në temë. Më pyeti nëse mund t'i rekomandoja ndonjë emër avokati për një mikun e tij që kishte ardhur tani vonë në Nju Jork.
-Ai miku yt paska qënë me fat. Ke marrë taman në kohë. Unë sapo kam filluar praktikën tek një avokat, prandaj thuaji të vijë atje, i thashë.
I dhashë adresën e numrin e telefonit të avokatit dhe ai më dha emrin e mikut të tij.
Të nesërmen aty nga ora dy pasdite në zyrë hyri një meso burrë, i veshur mirë. Ai vështroi përreth dhe pastaj i pasigurtë mu drejtua :
-A flisni shqip ju?
-Flas, i thashë, mos jeni miku i Gencit?
-Po, u përgjegj ai i lehtësuar.
-Ulu në karrike . Do të presësh derisa avokati të mbarojë me klientin që ka në zyrë, i thashë duke buzëqeshur.
Luani, kështu quhej klienti, hoqi pallton e vuri mbi karriken pranë tij e zuri të më tregoje hallin që kish. Qe martuar me një shqiptaro-amerikane, por tre-katër muaj pas ardhjes këtu kishin filluar grindjet dhe tani i trembej divorcit.
-Kam frikë se mos i humbas letrat moj motër, më kupton. Se ajo mi bëri dokumentat, domethënë unë i kam dokumentat mbi bazën e martesës.
-Po si është kjo punë që po prisheni për tre-katër muaj? E pyeta.
-Unë e kam njohur që në Shqipëri, vite të shkuara. Ishim të dashuruar . Pastaj ajo qe me fat, i doli llotaria. U bënë shtatë vjet që atehere. Kur erdhi në Shqipëri herën e fundit bëmë fejesën, pastaj martesën. Kur vij këtu.. ç'të shoh?.. Është kthyer në njeri krejt tjetër. S'e njoh më. As gatuan, as bën. Porosit pica. Merr makinën e fiu këtu, fiu atje.Ç'është ky trabjat?.
Po e dëgjoja. Vinte nga jugu i Shqipërisë, nga një qytet që tradicionalisht vajzat janë shumë punëtore e për shtëpi.
-Dëgjo, i thashë, mua s'më takon ta them këtë por si shqiptare që kam vite në këtë vend, po të pyes: Mos po nxitohesh që të ka vajtur mendja tek divorci? Ajo erdhi në Shqipëri e u martua me ty. Po të mos të donte s'vinte. Apo jo? Kur jeni njohur ju vite të shkuara, ishte ndryshe. Këtu vajzat s'kanë ato tarbjate (unë përdora fjalën e tij) si ato që kanë patur nënat tona një herë moti. Ajo shqiptare është vërtet, por jetoni në Amerikë tani. Ndryshon puna. Ti mos prit çdo gjë nga ajo. . Si i thonë një fjale si është vëndi bëhet kuvendi, i thashë unë, pa qënë në brendësi të mardhënieve të tyre vetëm e nisur nga mendimi që ata kishin një kohë të shkurtër bashkë e ai po kalonte vështirësitë e para të adaptimit me jetën e këtushme..Të paktën kështu mendoja unë.
Ai krojti kokën.
-Po sado ndryshe të jetë dreqi e mori, kur vjen burri në shtëpi, gruaja luan nga vendi, jo të mos i shqisë sytë nga televizori! Të thote një "haj" dhe aq. Po pse ç'jam unë të lutem shumë?
Papritur avokati hapi derën dhe unë i prezantova klientin. Ai e ftoi brenda.

Konsultimi me avokatin mori njëzet minuta. Doli prej andej me buzë në gaz.
-Duket djalë i mirë ky avokati . Të shohim mbase më ndihmon Zoti edhe mua. Faleminderit edhe ty, motra.
Veshi pallton dhe duke më përshëndetur tërhoqi derën pas vetes.

Në mbrëmje vonë tek po ndiqnim një film televiziv, ra telefoni. Im shoq mori receptorin dhe vështroi nga unë.
-Eshtë për ty, tha.
-Jam unë Luani, mos është vonë?
-S' ka problem .
-Dëgjo, se ti më fole hapur dhe unë dua të flas hapur me ty. E di si të rrëmben mendja ndonjeherë nga halli ? Po pastaj ulesh e qetësohesh e i shikon punët më mirë..
"Do të ketë kthyer mendje për divorcin, thashë me vete.
Unë vërtet jam në hall, vazhdoi,por me thënë të drejten sikur më kërkoi ca si shumë ai avokati yt.. Unë punoj në ndërtim , kupton? Sapo kam filluar punë. Para se të vija aty tek ju, kisha vajtur tek një avokat grek. Greku më kërkoi 5000 kokrra dollarë të mi zgjidhte të gjitha hallet. Bo! Bo! Thashë se më vrau, prandaj kërkova për një tjetër. Tani unë erdha aty në zyrë, ia qava hallin edhe atij zoterisë, e ai më tha se atij do i pagoja më pak. Biles më tha se po më bënte favor. Më kërkoi katër mijë." 1000 më pak, bereqavers" thashë me vete. Por pastaj.. tek po dilja nga zyra më shtoi edhe një pesëqindëshe më shumë , nuk e mora vesh përse, por domethënë vete tek 4500 dollarët. Kështu që nuk është ndonjë favor i madh.
Më erdhi keq po nuk po dija ç'ti këshilloja.
- Shikoje edhe njëherë atë variantin që të thashë..
-Cilin? Më pyeti.
- Variantin që të mos ndahesh, por të adoptohesh..
-Ashtu thua ti?
-Po..
- Mbase ke të drejtë. Mbase ke të drejtë, do mendohem.. Mbase më mirë të përpiqem ta njoh dreqin ca më shumë se të hedh tutje 5000 dollarë. S'do më ngelet gjë në xhep edhe nusen do e humbas..
Kur mbylla telefonin, im shoq më tha se dukesha e kënaqur.
-Ishte një klient i thashë, klienti im i parë. Erdhi me mendimin për tu divorcuar po pas divorcit do paguante edhe 5000 dollarë avokatit për të regulluar dokumentat e përsëri s'kishte garanci ajo punë..
-Dhe....?
-Dhe më duket se i mbusha mëndjen që të mos divorcohet. Sikur s'kishte arsye të fortë.
- Domethënë i hoqe avokatit një klient që ditën e parë të punës sate.
Unë heshta. As që më kishte shkuar mendja fare tek kjo.
- Do të kishe bërë më mirë të vazhdoje për psikologji apo për punonjëse sociale se sa për paralegal, tha ai..
Nuk desha të pranoja që im shoq kishte të drejtë por të pasnesërmen kur avokati priste të shihte klientin dhe ai su duk më, ndjeva se pikërisht ashtu do të kishte ndodhur. Një tjetër në vendin tim do të qe sjellë krejt ndryshe.
Disa muaj më vonë unë fillova punë të rregullt tek një zyrë tjetër. Natyrisht kisha mësuar mjaft nga praktika deri atë kohë, megjithatë për një gjë isha e bindur: Nuk do të ndroja natyrën time. Ndaj kur pashë që bosi im i ri kishte një mënyrë të thëni troç të gjërave klientit, mora frymë e lehtësuar. Ndryshe nga ç'kisha mësuar herën e parë kur klientit i thuhej që "s'ka gjë që s'bëhet," bosi im i ri u thoshte me plot gojën : Kjo bëhet, e kjo nuk bëhet!
Mu kujtua përkufizimi i Z. Denis" All lawyers are sharks" dhe thashë me vete se i duhej bërë një modifikim " Not all lawyers are sharks"
Madje më erdhi mirë që kisha studiuar për paralegal.

Albana M. Lifschin

15 shkurt, 2003
( botuar tek ILIRIA, 19 janar 2007)

Bota e Gruas Shqiptare-AIDA DISMONDY-Tregim

PORTRETI

Nga Aida Dismondy

Ne nje dite vere u ndodha serish aty, pas shume vitesh. Orendite dhegjithcka tjeter ne ate shtepi, kishin mbetur te pandryshuara, sirelika te nje kohe te ciles une nuk i perkisja me. Muret, po, kishinndryshuar ngjyren, ishin te tera te bardha dhe ajri ishte ilehtesuar nga era e duhanit dhe rakise. C'varej ne to kishte marrenje kuptim tjeter me te theksuar e njekohesisht monoton. Teksa hynne dhome syte te shkojne tek nje pikture e stermadhe, nje portret.Ngjyrat e theksuara, vishnja e sfondit, e zeza e kostumit, thinjat ebardha, karshi atij muri te bardhe e benin portretin me te madh ngac'ishte, por dhe theksonin pajetesine e tij.Ai portret ishte bere posthamus nga nje piktor i njohur, qe kishtekapur cdo detaj te tij, cdo rrudhe, cdo thinje, mustaqen e holle tethinjur. Madje dhe veshtrimi ishte po aq realist, vecse i hedhurtutje diku ne largesi, sikur te menjanonte cdo konfrontim.Per vite e kisha evituar ate portret, sa here qe shkoja per viziteperpiqesha te ulesha me kurriz ndaj portretit dhe larg, dukeshmangur cdo mundesi kontakti. A thua se papritur ai njeri ashtu ingulitur ne ate pikture do te kthente koken dhe do te me fliste dheune s'do te dija ku te shkoja prej frikes dhe turpit. Frikes ndajstatujes gjigante te tij, dhe turpit te asaj qe pasonte.Prej vitesh frika dhe turpi ishin bere bashkerendes te mi, jo vetemditen por dhe naten, sidomos naten kur nga tmerri i endrrave,filloja dhe ulerija, por dhe nuk mund te flisja pasi ndjeheshafajtore. Frika dhe turpi ishin bere mutacione te trupit tim, tecilet as mund t'i largoja as mund t'i mbaja.E vetmja menyre shmangjeje ishte mosmendimi. Por si mund teshmangesh dicka qe eshte bere tashme pjese e ADN-se ? Prej tyre ishashnderruar ne nje njeri qe ndjenjat e tjera pothuajse nuk ikonsideronte, cdo vendim ishte marre prej frikes dhe turpit.Tani, kthyer perseri ne ate dhome, te cilen gjithmone e mbaja nekujtese si te padrite, per here te pare po realizoja se sa ndricimqe kishte, dy dritare te medha qe linin brenda diellin e mengjesitdhe dy dyer ballkoni te stilit francez qe ngrohnin dhomen me rrezete diellit ne perendim. E cuditshme se si koha ndryshon perceptiminose mbase jemi ne jo koha qe ndryshojme perceptimin.U ula karshi portretit. Per here te pare ne shume shume vite, unedhe ai ishim perballe, ai me shikimin akoma tutje, une ngulitur sytene fytyre. Cdo muskul i fytyres, ndjeva te reagoje, kete here jo mefrike, por te tensionuar. Perpara meje qendronte vjedhesi i endrravedhe femijerise time…Syte mberthyer ne ate fytyre te rryshket te pajete, me mendje duke ebere copa- copash e kapeluar nga nje deshire e terbuar qe ta bejacopash ate portret, t'i vija flaken. Me pas nderrova mendje…Nje sibuzeqeshje me kaloj ne fytyre, nje ndjenje e cuditshme kenaqesie mepershkoi te teren. Guximi i te parit gjerat ne sy ishte dicka ere...Une vazhdoja te jetoja, te jetoja, mutacionet ishin pothuajzhdukur.Aty ketu here pas here shfaqeshin ndonjehere shenjat e tyre, pors'shnderroheshin me si me pare." Ai te donte shume" – tha zonja e shtepise.„Makabrisht"- mendova...,veshtrimin hedhur balkonit.Aida Dismondy Michigan 07

Bota e Gruas Shqiptare-ARGETINA TANUSHI-Vezhgim

Muzeu i Shkencave të Natyrës

Antikuari që prehet në kufinjë të ekzistencës

Nga Argetina Tanushi

I ndodhur mes ish-bulevardit "Musolin", ose sic quhet sot “Rruga e Kavajës”. Muzeu i Shkencave të Natyrës, një godinë e vjetër, e ndërtuar në vitin 1927, janë bërë shtesa edhe në vitet ‘40-‘41. Nga 20 punonjës shkencorë dhe administrativë, tashmë kanë mbetur vetëm 6 persona. Mbi 3000 ekzemplarë, si kafshë e shpendë të ujit e tokës ruhen në ngrehinën gjithë lagështi e myk që ka mbetur nga godina 70-vjeçare e Muzeut të Shkencave të Natyrës. Teksa shkel pragun e këtij institucioni prej më shumë se një gjysmë shekulli, përpara syve të del një ari i shtrirë në sallon. Anash tij është pavijoni i gjitarëve. Përmes derës gjithmonë të gjysmë e hapur dalloj zogj e shpendë, ekzemplarë nga më të ndryshëm, deti tek ata, klasa e të cilëve thurin simfoninë e tyre mbi çatinë e rrënuar të Muzeut. Ndërkohë që syri shijon shumëllojshmërinë e shpendëve, ndjehet zhurma e mbytur që krijojnë hapat mbi parketin e kalbur. Në një kënd të saj, përmes një dere që ngjan me hyrjen e një shpelle, duket balena, skeleti i famshëm i së cilës është vlerësuar nga të huajt me vlerë prej 250 mijë euro. Në atë pavion, i cili duket si një rrënojë, pa suva dhe me mure të krisura gjenden edhe të tjerë ekzemplarë të cilët mbartin mbi vete secili nga një legjendë. Të tjera shkallë për të ngjitur, të tjera realitete për të prekur. Përmes tyre, kaloj në katin e dytë të ndërtesës ku prek po të njëtin realitet. Ndjehem si në kohët e shkuara, ndjesi kjo që ma fal ambjenti, shumë larg ‘luksit’ të ndërtesave të sotme në Tiranë. Përsëri dy hyrje përballë njëra-tjetrës. Instiktivisht këmbët më drejtojnë drejt hyrjes në të djathtë. Një tjetër pavion më shfaqet para syve, të tjera rrënqethje dhe ndjesi habie konturojnë qënien. Ekzemplarë, për të cilët edhe në dokumentarët më të famshëm nuk kisha dëgjuar të flitej. Kemi të bëjmë kryesisht me botën ujore. Disa ekzemplarë të ballsamosura dhe që mbajnë mbi vete edhe peshën e viteve sikurse edhe vete muret e Muzeut të Shkencave. Vizitorë të pazakontë që kanë prekur ujërat e bregdetit shqiptar, të cilët ruajnë në zgavrat e thella secili nga një enigmë. Lloje të ndryshme gjarpërinjsh ujorë, objektet e xhamta dhe uji në të cilën ndodhen, u jep pamjen e jetësisë së tyre. Në sallën ku gjendet skeleti i balenës së kapur në 1963 në ujërat shqiptare, janë vënë skela druri, për të mbajtur tavanet dhe muret që të mos bien. Ajo rrezikon të mos jetë më aty si dëshmi e pasurisë së natyrës shqiptare. Pavijoni i mineraleve është i mbyllur, nuk funksionon më prej kushteve të vështira të ndërtesës. 40 për qind e ndërtesës tashmë është jashtë funksionit. Vazhdojnë të qëndrojnë të hapura me mjaft vështirësi pavijoni i vertebrorëve ujorë dhe tokësorë, insektet, peshqit, amfibët dhe reptilët, shpendët e ujit, tokës dhe gjitarët. Teksa i vizitoj kafaz për kafaz, në etiketat e zverdhura nga nikotina e viteve mësoj historinë e tyre. Duke ecur takoj rrëqebullin apo fokën, që tashmë gjenden vetëm në muze, pasi në natyrë janë zhdukur. Më tutje pelikanët, rosat, patat, lejleku i bardhë dhe i zi, me një krenari të shprehur përmes mbajtjes së kokës lart. Breshka, gjarpërinjtë, fluturat, të gjitha janë aty në pritje të një dore mbrojtëse.
Përkrah pavionit në fjalë ndodhen zyrat e administratës. Aty, gjejmë Idriz Haxhia, në rrëfimin e të cilit kuptohet qartë lidhja shpirtërore me Muzeun e Shkencave, që prej 40 vitesh. Në një situatë kur fati i Muzeut të Shkencave ndodhet mes ekzistencës, ose jo si institucioni unik në Shqipëri për nga vlerat shkencore, reagimet e Rektoriatit të Universitetit të Tiranës, drejtuesve të Muzeut të Shkencave kanë qënë shumë evidente. Pavarësisht zërave të tyre, ende nuk është bërë asgjë. Indiferenca e politikës shqiptare nuk ka kursyer as të vetmin institucion shkencor i ngarkuar për monitorimin e biodiversitetit - larmisë së faunës. Kërkesa zyrtare, nga institucionet e lartpërmendura, drejtuar Parlamentit, Kryeministrit Berisha dhe presidentit Moisiu, për të përcaktuar përfundimisht ‘fatin’ e Muzeut, as që janë lexuar nga institucionet respective. Të detyruar nga mosreagimi i politikës shqiptare, Muzeu i Shkencave në bashkëpunim me Rektoratin kanë përpiluar një letër, me të cilën do ti drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Nuk është hera e parë që subjekte, institucione, apo individë të ndryshëm, të zhgënjyer nga Organet e Drejtësisë dhe politikës shqiptare, i drejtohen Gjykatës së Strasburgut........

Monday, January 22, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA-POEZI

Drenusha Zajmi Hoxha

MASHTRIMI


S’kam arritur akoma n’ ishullin e dëshirave
Kot i rrah velat e shpresës , kësaj mashtrueseje
frika e së panjohurës i tremb,
thuhet se fshihet mes dallgëve shkumëbardhë
të jetës, që e rrahin e përgëdhelin
me dashuri që dhemb
Ose vetëm gojëdhënë është…vetëm fjalë që marrin dhenë
Askush në ishull s’ka qenë

Lundroj si e harlisur dhe në trans
dëgjoj unin tim kah flet nëpërmjet zërit
Dridhem pa ndonjë ndjenjë fizike të mërdhirjes nga të ftohtit
Blej dhe mbaj vuajtjen e këtyre botërave , që t’iu lehtësoj
Mos të heqin dorë, kurrë
Ashtu siç unë hoqa , kur shijova pjekurinë time dhe
mbeta pa motive të mëtutjeshme
për të luftuar me të paqenën
dhe atë që ndoshta s’do të jetë

Mos qofsha o Zot , por
a thua vallë ta kenë fundosur këtë oazë deti
pikërisht ëndërrat e mia vrastare, përbindësha
krijuar nga vet ana tjetër e imja, që përbuzë fuqishëm
dëshirën e brishtë si flaka e qiririt në erë
të vdekshme si vet njeriu
kurrë s’do ta takoj përgjegjen , e ulur në fronin
e mbretërisë së brigjeve të panjohura
Asnjëherë, jo, asnjëherë….

Shoh burime të shterrura, oaza pa ujë
Habitem se etje s’ndjej, fyti nuk më thahet
Askund një copë bukë, por uri nuk ndjej
Shoh vaj, gëzim, lotë në fytyrat e frikësuara
Zhurmë e tmerrshme ndihet nga botë e lëvizshme plot krijesa
S’kam emocione, flej jonatyrshëm e qetë
Lum si unë o njerëz!
Nuk qenkam më në jetë.

Ju që mendoni se njeriu vet e farkon fatin
Me guximin e palodhshëm në shënjestër të dështimeve
Ose ju që mendoni se jeta është e shkruar
E gjitha gënjeshtër është, gënjeshtër!
Për të dobëtin, njeriun, i vetmi ngushëllim
As dashuria e zjarrtë nga parajsa nuk është
Por nga ferri i përvëluar
Nuk ka lutje më të duhur, se një
vetëm një e vetme
Që jeta t’ju kalojë, shpejt si një vegim

Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA-POEZI

Drenusha Zajmi Hoxha

MASHTRIMI


S’kam arritur akoma n’ ishullin e dëshirave
Kot i rrah velat e shpresës , kësaj mashtrueseje
frika e së panjohurës i tremb,
thuhet se fshihet mes dallgëve shkumëbardhë
të jetës, që e rrahin e përgëdhelin
me dashuri që dhemb
Ose vetëm gojëdhënë është…vetëm fjalë që marrin dhenë
Askush në ishull s’ka qenë

Lundroj si e harlisur dhe në trans
dëgjoj unin tim kah flet nëpërmjet zërit
Dridhem pa ndonjë ndjenjë fizike të mërdhirjes nga të ftohtit
Blej dhe mbaj vuajtjen e këtyre botërave , që t’iu lehtësoj
Mos të heqin dorë, kurrë
Ashtu siç unë hoqa , kur shijova pjekurinë time dhe
mbeta pa motive të mëtutjeshme
për të luftuar me të paqenën
dhe atë që ndoshta s’do të jetë

Mos qofsha o Zot , por
a thua vallë ta kenë fundosur këtë oazë deti
pikërisht ëndërrat e mia vrastare, përbindësha
krijuar nga vet ana tjetër e imja, që përbuzë fuqishëm
dëshirën e brishtë si flaka e qiririt në erë
të vdekshme si vet njeriu
kurrë s’do ta takoj përgjegjen , e ulur në fronin
e mbretërisë së brigjeve të panjohura
Asnjëherë, jo, asnjëherë….

Shoh burime të shterrura, oaza pa ujë
Habitem se etje s’ndjej, fyti nuk më thahet
Askund një copë bukë, por uri nuk ndjej
Shoh vaj, gëzim, lotë në fytyrat e frikësuara
Zhurmë e tmerrshme ndihet nga botë e lëvizshme plot krijesa
S’kam emocione, flej jonatyrshëm e qetë
Lum si unë o njerëz!
Nuk qenkam më në jetë.

Ju që mendoni se njeriu vet e farkon fatin
Me guximin e palodhshëm në shënjestër të dështimeve
Ose ju që mendoni se jeta është e shkruar
E gjitha gënjeshtër është, gënjeshtër!
Për të dobëtin, njeriun, i vetmi ngushëllim
As dashuria e zjarrtë nga parajsa nuk është
Por nga ferri i përvëluar
Nuk ka lutje më të duhur, se një
vetëm një e vetme
Që jeta t’ju kalojë, shpejt si një vegim