Sunday, June 11, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-FLORA SHALA AMETI -POEZI

FLORA SHALA AMETI ,SUEDI


Të rritësh fëmi ishte krenari

Kur unë u bëra prind
të di se cka është fëmija
e shpirtit tim..
atëher e kuptuva se cka është
Nëna..
Nënë, si ti të japesh gjithë
jetën për fëminë
është një mrekulli..
por jo e lehtë
shumë e vështirë
edhe një krenari...
Të duam ne ty nënë
fëmija, mbesat dhe nipi i vogël...
Urime ditelindja jote...
na rrofsh njëqind vjet
me shumë gezime në jetë!

Suedi FSHA. 2006 06 15


S'dua lot

Mos më qaj se erdh pranvera
Eja te varri e më sjell lule te reja
Mos më qajë nënë, motër, grua...
Gjaku s'më shkoi kot
Liria erdhi, rrugët janë qelë
Sot fëmija letë këndojë...
Shkruaj, lexo, puno...
Dhe mua mos më harro.

Suedi 2006 06 14 FShA>


Cka ka Qielli

C,janë retë që kanë zënë qiellin
Nuk e lënë me dalë diellin..
Janë zgjue shqipet anë e mbanë,
Trojet e veta i rrethojnë!
Gugullimë e vetëtimë,
mbas një ore edhe dy…
Erdhi drita…që kemi pritë,
U shpall toka jonë liri…
Dielli rrezoj, fëmija lindi
Bilbili këndoi, flamuri valoj…

2002 07 15 Suedi
Klementin.Sh.A.

No comments: