Friday, June 09, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-SEVDIJE REXHEPI-POEZI

POEZI NGA SEVDIJE REXHEPI, GJILAN, KOSOVE


Kornizë në shpirt
( Per te pagjeturit)

Kornizë
Në sytë që heshtur flasin
Duart
Të rrahura nga shi e furtunë
Drejt qiellit luten
Sa shumë
Krahërorë që digjen
Nga malli e zjarri
Edhe më...
Kornizë
Varur në shpirt
E gjatë rruga e kthimit
E dhimbshme
Si plaga
Që s’e shëron as koha.



Vëngër

Eci drejt
Nëpër gjurmët e lashta
I uritur
Vëngër me shikon
Ujku


S.Rexhepi
Gjilan - Kosovë
__________________________________________________

No comments: