Miresevini ne "revisten" virtuale te grupit virtual femeror shqiptar
"Bota e Gruas Shqiptare", grupim i cili ka rrenjet ne grupimin fillestar femeror te 21 qershorit 2004.
Merita Bajraktari Mccormack ne ate kohe, aderuese dhe moderatore ne disa lista, e nxitur nga deshira per te pasur nje qoshe te vecante speciale virtuale per grate dhe vajzat e shperndara ne gjithe boten , per te komunikuar e mbajtur gjalle gjuhen dhe traditat, themeloi grupin virtual femeror ne yahoo te cilin e emertoi "bisede_femerore"
Vizioni ishte i qarte, dhe ashtu ndodhi. Motrat e nje gjaku u mblodhen se bashku rreth sofres se tyre virtuale. Krijimtaria letrare ishte nje befasi. Duke pasur parasysh cilesine dhe bukurine e ketyre shkrimeve Merita nderroi emrin e grupit nga "bisede_femerore " ne "TEUTA_SHQIPTARE" per ti dhene udhe fantazise krijuese dhe nje imazhi me te plote e me pergjithesues, me qellim qe te botohej edhe nje liber, ide e cila i kishte lindur kur krijimtaria ishte e plote, e bukur dhe mjaft e vecante.
Ishte pikerisht ky emertim i ri, me baze nje emr historik, qe u perqafua nga te gjitha anetaret dhe me qellimin e botimit te librit shtate gra dhe vajza ne nje grup pune, ne menyre vullnetare, nen drejtimin e Merites, per tre muaj, krijuan librin voluminoz "MOZAIKE TE NJE PORTRETI", antologji me krijime,tregime ,ngjarje reale ,me foto dhe pershtypje personale te autoreve. Libri u botua nga shtepia botuese ALBIN, TIRANE ne maj 2004,ne tirazhin 1000 kopje.Kopertina u dhurua nga Mjeshtri i madh i piktures, Maestro Masrur Imani.(www.masrurimani.com)
Jane shkruar shume artikuj, jane dhene disa intervista, si individe dhe si grup, per ekte liber, por ajo qe vlen me shume eshte c'ka reflektohet ne ate liber.
Kush e ka lexuar e ka konfirmuar.Dashuria e tejskajshme njerezore qe misheron femra...
Ky liber gjendet per shitje ne cdo librari te Shqiperise dhe Kosoves .
Ishte pikerisht Ky liber,si nje dhurate e cmuar vetevetes nga autoret e shumta, qe nxiti dhe ju dha force mikeve. Ishte ky liber qe ju dha udhe ideve dhe projekteve te reja femrave krijuese ne mergim dhe ne trojet amtare, keshtu pas botimit te librit, ide te reja bashkeshoqeruan grupin "TEUTA-SHQIPTARE" dhe duke mos pasur fuqine dhe hapesiren e duhur elektronike ne yahoo dhe duke pare se duhej ristrukturim, krijuesja e grupit, mbylli ate web-site qe jepej falas nga yahoo me kufizime, per t'i hapur udhe shperthimeve te ideve, rrugeve te reja dhe arritjeve te tjera femerore.
Tashme funksionojne, grupime te mirefillta krijuese apo komunikuese femerore ne internet, disa prej te cilave jane krenare te identifikohen me grupimin elektronik tashme te mbyllur,emertuar me pare " teuta-shqiptare" Kjo tregon se vizioni i fillimit kur Merita pagezoi grupin "teuta -shqiptare"ishte arritur dhe plotesuar .Vajzat dhe grate anembane botes filluan te shprehin gatishmerine e tyre per te kontribuar, krijuar e zgjeruar veprimtarine si individ apo si grup. Nje energji e pashterrshme,nje deshire per tu njohur me veten dhe boten, dhe brenda nje nperiudhe te shkurter, jane krijuar disa klube, rrenjet e te cileve shtrihen ne ate dite te qershorit 2001......per t'i sherbyer me efektivitet kerkesave dhe numrit te madh te dashamireseve dhe pjesmarresve...identifikimi,personifikimi forca dhe vetebesimi kur stimulohen japin rezultate te pelyeshme ne krijimtari dhe jeten e perditshme. . Vitaliteti femeror matet ne parametra te ndryshem ,por kur bashkohet zeri i shpirtit , parametri me efektiv eshte ngrohtesia e shpirtit qe manifestohet nga dashuria solidariteti,krijimtaria dhe miresia...
Duke i uruar suksese te gjitha grupimeve, simotra, grupi "Bota e Gruas Shqiptare", fton te gjitha ato vajza dhe gra qe kane deshire te bashkepunojne, komunikojne dhe shprehin ndjenjat e tyre mes motrash ne "revisten" tone virtuale qe ju sot po shijoni, paraprires i se ciles eshte Projekti yne numer nje,. "LIBRI MOZAIKE TE NJE PORTRETI" Mos rrini pa e lexuar!
Grupi Bota e Gruas Shqiptare eshte themeluar vazhduese dhe si strukture e grupit "teuta-shqiptare" ,po nga Merita Bajraktari Mccormack
ne grupin moderues jane 9 gra dhe vajza ,nje pjese e tyre, ish moderatore tek ish-grupi teuta-shqiptare,grup qe inicoi bashkimin femeror mbareshqiptar.
Ju pershendesim dhe ju ftojme ne komunikim dhe krijimtari.
moderatoret
No comments:
Post a Comment