Monday, June 19, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-NJOFTIM NGA VEPRIMATRIA E DIASPORES-AFERDITA HALIMI

AFERDITA HALIMI SHKRUAN NGA GJERMANIA

Tryezë në Berlin të shtunën rreth riogranizimit të diapsorës shqiptare

Debat i gjallë për gjetjen e formave më efektive të organizimit të diasporës sonë

Tryeza me titullin „Roli i mërgatës shqiptare sonë në çështjen kombëtare-Kriza organizative që po përjeton ajo“ në organizim të PDK-së i zhvilloi punimet e saj në ambientet e Werkstatt der Kultur in Berlin. Puna e tryezës filloi në ora 14.20 dhe mbaroi në ora 20.00. Kishte rreth 80 pjesëmarrës që gjatë punës së tryezës dhanë një kontribut të vyer.

Punimet e tryezës i hapi kryetari i Degës së PDK-së për Gjermani z. Ymer Lladrovci. Ai në fjalën e tij të hyrjes edhe një herë i rreshtoi arsyet që e shtyn atë dhe subjektin politik që e udhëheq për të vazhduar me punën e tryezës në Berlin. Pas një vështrimi të përgjithshëm të gjendjes organizative të mërgatës sonë në Gjermani ai erdhi në përfundimin se mërgata e këtushme gjendet në një situatë konfuze organizative dhe se nevoja për ta kaluar këtë situtatë është tepër urgjente.

Grupin e punës që e udhëhoqi tryezën e përbënin Ragip Rama (kryredaktor i “Doruntinës”), Afërdita Halimi(shkrimtare),Martin Çuni (shkrimtar), Fatmire Musliu (studente) dhe Isa Shabani (kryetar i PDK-së në Berlin). Që në fillim u zgjodh edhe grupi për hartimin e një deklarate publike i përbërë nga Mimoza Veliu (studnete, Berlin), Enver Bytyçi (publicist) Nebih Selmani (sociolog) dhe Sali Neza (mësues).

Punimet e tryezës i përcollën edhe diplomatët shqiptarë. Zv. Ambasadori i Maqedonisë në Berlin, z. Ramadan Nasufi e përshëndeti iniciativën për mbajtjen e kësaj tryeze, sepse, siç tha ai, në Gjermani jetojnë rreth 130.000 qytetarë nga Maqedonia, shumicën e të cilëve e përbëjnë shqiptarët. Z. Nasufi më tej shpjegoi se në Qeveria e Maqedonisë ekziston agjensia për diapsorën, ndërkohë që edhe në kuadër të Ministrisë së jashtme ekziston poashtu një drejtori që merret me diasporën, me një fjalë ne kemi krijuar tashmë një bazë institucionale për tu marrë me diasporën tonë.

Tryezën e përshëndeti edhe Alessandro Costantino, arbëresh nga Kalabria me banim në Hilden të Gjermanisë. Ai tha se gëzohem që marrë pjesë në një tryezë të tillë, që gjendem mes motrave e vëllezërve të mi. Ne arbëreshët këtu në Gjermani jemi me mijëra, por për fat të keq nuk jemi të organizuar. Ne në të ardhmen duam që të përfshihemi në organizimet e diasporës shqiptare, sepse jemi njerëz të një gjaku. Për ta përshëndetur këtë tryezë, tha ai në vazhdim, do të recitoja një poezi të arbëreshit Luigjo Lorekios që shkroi në fund të shekulli XIX për Kongresin e Berlin ku u luajt akti i parë i tragjedisë shqiptare. Kjo poezi shkaktoi emeocione mbresëlënëse tek pjesëmarrësit.

Ragip Ramaj ishte i pari, i cili e filloi serinë e 16 referateve që u mbajtën. Ramaj foli për rolin që ka luajtur diaspora shqiptare gjatë historisë dhe rolin që vazhdon ajo ende të luaj edhe sot. Z. Ramaj tha në vazhdim se “diaspora shqiptare është quajtur dhe quhet dhembja më e madhe e kombit tonë.” Por edhe në këto rrethana që e shtrënguan shqiptarin të jetojë larg dheut të tij ai diti të gjejë “forcë dhe frymëzim për një organizim para së gjithash kombëtar.” Më pas z. Ramaj u përqëndrua në strukturën e ndryshuar të diasporës sonë në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar.
Fatmire Musliu u përqëndrua tek procesi i asimilimit dhe i integrimit të shqiptarëve në vendin pritës. Ajo tha se shqiptarët ndodhen në gjendjen e papranueshme të margjinalitetit. “Integrim do të thotë një pjesëmarrje apo kyqje stabile e migrantëve në shoqëri dhe institucione shtetërore. Kjo pjesëmarrje apo kyqje nuk vihet re tek shqiptarët.”

Martin Çuni tha ndër të tjera se “bota shqiptare nuk është vetëm Atdheu, por botë shqiptare është edhe ajo në mërgim, ajo pjesë shumë vitale e popullit shqiptar që jeton në shumë shtete të Europës, në SHBA, Azi, Australi etj.” Martin Çuni kërkoi që të bëhet “hapja e shtëpive kulturore shqiptare aty ku ka një përqëndrim më të madh të shqiptarëve.”

Inzhinieri Haki Qelaj në fillim foli për rrethanat e pafavorshme të krjimit të shtetit shqiptar m ë 1912 dhe për procesin e migrimeve shqiptare si pasojë e këtyre padrejtësive. “Të gjitha këto trauma historike rënduan mbi kurrizin e shqiptarëve, lanë gjurmë të thella në gjeografinë, historinë, ekonominë, psikologjinë, në burimet njerëzore, menrtalitetin dhe në imazhin e tyre ndërkombëtar.”

Veprimtari dhe ish mësuesi i Shkollës Shqipe në Berlin Shefqet Hoxha foli për gjendjen e keqe të organizimit tonë dhe për mungesën e Shkollës Shqipe në Berlin.

Kadri Veselaj foli për situatën e re në të cilin ndodhet kombi shqiptar dhe për ekzistencën e platformës së bashkimit kombëtar të hartuar nga Akademia e Shkencave në Tiranë.

Edhe Nebih Selmani, sociolog nga Berlini, ishte i mendimit se çështja e një riorganizimi më efektiv i diasporës shqiptare po bëhet një çështje që kërkon zgjidhje të shpejtë.

Xhemshir Haziri u mor me disa aspekte historike të mërgimeve shqiptare, kurse në pjesën e dytë të kumtesës së tij u përqëndrua tek funksionimi i Shkollës Shqipe.

Abdulla Luma, veprimtar dhe ish mësues në Berlin, u mor me aspekte të veçanta të veprimtarisë së diasporës sonë në Berlin dhe ishte shumë kritik ndaj disa fenomeve që ai kishte vëzhguar në një periudhë prej dekadash.

Edhe Shefqet Zhegrova në referimin e tij u ndalë në domosdon e një organizimi mbi baza jmbipartiake.

Dr. Sali Sefaj foli për organizimin e mëhershëm të shqiptarëve në Berlin dhe ndihmën e madhe që ata kanë dhënë për atdheun në momente kritike të tij. Diaspora nuk duhet të luaj rolin e obektit, por ajo duhet të bëhet subjekt në vendin ku jeton.

Isa Shabani, kryetar PDK-së në Berlin, u shpreh kundër mendimit që të shuhen partitë përderisa nuk është krijuar një mekanizëm tjetër më efektiv.

Xhemshi Berisha, albanolg nga Berlini, foli për hulumtimin shkencor që i duhet bërë fenomenit diasporë shqiptare dhe krijimit të forumeve që do të merreshin me organizimin e saj.

Enver Bytyçi, publicist nga Hanoveri, autor i librit të sapobotuar “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, foli për veprimtarinë e shtetit dhe inteligjencisë serbe në dezinformimin e publikun europian dhe botëror rreth shqiptarëve.

Zejnullah Jakupi, gazetar nga Berlini, propozoi që RTK-ja të fromojë qendrën e saj në Berlin e cila përmes korrespondentëve në gjithë Europën do të raportonte për ngjarjet në diasporë.

Në kumtesën e fundit me titull “Arbëreshët e Italisë diaspora në diapsorë” Alessandro Costantino u mor me komunitetin arbëresh në Gjermani.

Në pjesën e diskutimeve morën pjesë mbi 25 pjesëmarës. Milazim Vllasaliu , kryetar i LDK-së për Berlinin, duke folur për organizimin e munguar tha se kur kemi pritur qe 2000 vjet të presim edhe pak. Diaspora, tha ai në vazhdim, e ka treguar se ka dobësi të mëdha dhe nuk mund të riogranizohet vetë pa ndihmën e institucioneve përkatëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Afërdita Halimi foli për shkollën shqipe në Hamburg dhe për dështimin e organizimit të mësimit shqip në Berlin. Mimoza Veliu ishte kritike ndaj punës së sektorëve të veçantë të insitucioneve shqiptare që nuk merren me problemet e përditshme të diasporës. Vjollca Hajdari u mor me domosdonë e involmimit të femrës shqiptare në çdo fushë të veprimtarisë. Nerxhivane Hoxha foli për përvojën e saj në Shkollën Shqipe dhe i përmendi me emër personat që e kanë shaktërruar Shkollën Shqipe në Berlin, kurse Ismail Hodo i kritikoi ndarjet në baza partiake.

Pas përfundimit të punës së tryezës të gjithë pjesëmarrësit shkuan në ambientet e klubit “oda shqiptare”. Mysafirëve iu uroi mirëseardhje Sali Demaj dhe iu bë një pritje shumë e ngrohët. Enkas për ta u shtrua një darkë me ushqime nga kuzhina shqiptare. Më pas u dha një program kulturoartistik me recitime, këngë dhe valle popullore. Një pjesë e programit iu la edhe mysafirëve. Fillimisht aktori Ismail Hodo recitoi poezi patriotike, kurse më pas Alessandro Costantino recitoi poezitë e tij shkruar për Shqipërinë dhe vëllezërit kosovarë të dëbuar në Vlorë më 1999. Publikut iu paraqit edhe regjisori Isak Guta me një film dokumentar të shkurtër për ekspozitën e Moisiut dhe me disa poezi të tij sikundër edhe poetët Martin Çuni dhe Ragip Ramaj.

Berlin, 17.06.06 Xhevat Ukshini
(Gladebck, 18.06.06)

DEKLARATE POLITIKE


Mbeshtetur ne frymen e mire politike dale nga referimet,diskutimet dhe
punimet e tryezave te me parshme dhe te kesaj qe u mbajt sot ne Berlin te
Gjermanise 17.06.2006 ,dhe ne veshtrim te vlerave politike e kombtare per lirine
e atdheut,me te cilat identifikohet mergata jone,kemi percaktuar disa nga
prioritetet e veprimit te permbledhura ne keto objektiva:

1.Nder ceshtjet mjaft te ndieshme qe preke shum njenjat dhe dinjitetin e
mergimtarve eshte lerja e diaspores jasht cdo mekanizmi Institucional.


a) te formohet nje Institucion qe do te merret enkas me diasporen ne kuader
te Qeveris se Kosoves.
b) te rregullohet me ligj, ceshtja e regjistrimit civil per mergimtaret tane.
c) te hapen vendvotime edhe ne vendet perendimore sidomos atje ku numri i
mergimtarve eshte me i madh.

2.Organizimi i veprimtarise arsimore dhe kulturore

Ne si pjese e pandar e Kombit, kerkojme nga Qevetia e Shqiperise dhe Kosoves
,ne veqanti nga Ministrite e Arsimit qe te krijoj mundesi te reja Institucionale
per arsimimin e femijve tane ne mesim plotsues ne gjuhen shqipe,per kete qellim:

a) te miratohet programi konkret i organizimit te mesimit plotsue, i njesuar
per te gjith shqiptaret ne diaspore.
b) te ndihmohe organizimet egzistuese ne diaspore ,organizimet
kulturore,partite politike,shoqatat dhe klubet shqiptare.
c) ndihma e institucioneve te Shqiperise dhe te Kosoves per njojen reciproke
te femijve tane, permes vizitave Atdheut, monumenteve dhe bukurive me moton "Sa
me shum e njeh atdheun aq me shum e don ate".Si dhe organizimi i vizitave
kthyese te femijve ne vendet ku jetojme ne.
d) te behet hapja e nje studioje te perhershme te Radio Televizionit te
Kosoves ne Berlin .

3. Si proritet te veprimit tone konsiderojme:

a) hapjen e Zyrave te migracionit ne diaspore dhe t'u ndihmohet qe nga
egzistimi i tyre formal,aktiviteti i tyre te shendrrohet ne veprim
institucional.Ne menyre qe kontaktet tona te zhvillohen me me peshe dhe puna e
tyre te shtrihet sidomos ne bashkpunim me zyrat homologe te vendet e ndryshme qe
veprojne ne Shqiperi dhe Kosove.

4. Mergata shqiptare ne Gjermani kerkon nga Qeveria dhe instuticiuonet e
Kosoves, qe te mbrohen dhe respektohen te drejtate qytetarve te vet te cilet
shprehin ne menyre paqsore bindjet dhe ineresat e tyre, dhe gjithsesi te
evitohet dhuna qe po ushtrohet ndaj tyre.



Berlin
date 17 qershor 2006

Komisioni per perpilimin e Deklarates politike.



Te nderuara zonja dhe zotrinjë
I respektuar z. Ilir Halili Sekretar i Ambasadës se Shqipëris në Berlin
I repektuar zv/Ambasador Ramadan Nazifi në Ambasadën e R.Maqedonisë Berlin
I dashur vëlla Arberesh z.Alessandro Constantino
Te nderuar përfaqësuse të Partive,Klubeve dhe Shoqatave
Te nderuar Intelektual, Student dhe veprimtar
Te çmuar bashkatëdhetar

Me lejoni qe ta shpall të hapur këtë tryez të rrumbullakët më temen ``Roli i mergatës sonë në çështjen kombëtare dhe kriza e sajë organizative``
duke ju përshendetur dhe falenderuar të gjithve për këtë pjesmarrje, ne emer të kryesisë se PDK-së për Gjermani dhe në emrin tim përsonal.

Te nderuar pjesmarrës

Duke e parë gjendjen e shumë të dobët të organizimt tek bashkombasit tanë në çdo sferë të jetës së tyre, unë, dhe kryesia që drejtojmë PDKnë nëGjermani dhe disa intelektual të tjer, por duke e pasur mbeshtetjen e gjith juve kemi menduar se është më së e domosdoshme mbajtja e një tryeze të tillë ku së bashku do t’i diskutojmë e t’i analizojmë shkaqet përse kemi arritur në këtë pikë kritike të (mos)organizimit si diasporë shqiptare.

Tryeza do te jetë me ndikim politik, por organizimi dhe puna e saj do te jetë mbipartiake, influencat partiake do të jenë inekzistente.

Ne jemi në rradhë të parë shqiptarë dhe i kemi problemnet e ngjashme, të njejta, e tek pastaj jemi anëtar të partive, klubeve apo shoqate.

Në mjekësi për t’i i caktuar diagnozën një të sëmuri, së pari kemi bashkëbisedimin me të, i bëjmë atij anamezën. Nga kjo mund të mësojmë shumë për ankesat dhe, rrjedhimisht, edhe për shkaqet e sëmundjes së tij, pra, ta quajmë kushtimisht një lloj sëmundje që duhet mjekuar këtë mos organizim që e ka përfshirë diasporën tonë.

Por vetëm pas caktimit të diagnozës fillon mjekimi, kështu mendoj duhet të veprohet edhe në rastin e organimizimit tonë të munguar.

Ka diçka që ka bërë që të bjen aktiviteti. Mund të jetë që pas asaj që kaluam në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të shkuar, që ishte një dhjetëvjeçarë tepër i rëndë jo vetëm për njerëzit tanë në atdheun tonë atëherë të okupuar, por edhe për ne këtu jashtë që duke qenë jashtë rrezikut fizik përpiqeshim për të bërë diçka në të mirë të mbijetesës dhe, para së gjithash, çlirimit të atdheut, pra pas asaj që përjetuam si komb të jemi lodhur shumë dhe këtë rënje aktiviteti ta shpjegojmë me këtë barrë të rëndë që e shkarkuam dhe tani, si të thuash, po bëjmë një lloj pushimi.

Mirëpo, kam drojen se nuk është kështu, u bën pothuajse shtatë vjet që kur mbaroi lufta. Kam frikë se ka filluar një si lloj indiference, një si lloj dezintegrimi kulturor e organizativ i diapsorës sonë. Në çdo fushë të veprimtarisë organizative-kulturore vihet re një lloj mosintersimi për organizimin si të tillë.

Kjo gjë nuk guxon t’i ndodhi një kombi modern. Do të ishte shumë e gabuar një çasje e tillë ndaj çështjes sonë kombëtare. Mosorganizimi është rruga më e shkurtër drejtë asimilimit dhe e harrimit të atdheut.

Kjo është gjendje për të ardhur keq, këtë gjë duhet ta tejkalojmë dhe këtij qëllimi mendojmë se i shërben organizimi i tryezës që po e organizojm sot, ku pjesmarrës jemi përfaqësus të partive politike,shoqtave,klubeve, intelektual, student dhe veprimtar nga e gjith Gjermania.
Dhe përfaqësues të instututcioneve shtetrore, nga Ambasadat e Shqipëris dhe R.Maqedonisë, që besojë se do ti japin impulse të reja organizimit këtu në Gjermani.

Duke e nxjerrë në shesh problemet që ka diaspora jonë, ne bëjmë të paktën diçka, sado të vogël, që të eleminohen shkaqet e këtij mosinteresimi për atdheun.

Kështu, të shprehemi figurativisht, mund të caktojmë terapinë efektive të sëmundjes, dezintegrimit dhe mosinteresimit për atdheun.

Mërgata shqiptare çdoherë ka pasur një rol të veçantë në historinë tonë kombëtare. Mjafton t’i hedhim një shikim historisë sonë dhe do të shohim se ajo ka luajtur rol të rëndëdishëm.
Nuk ka nevojë të përmend me këtë rast gjithë atë lëvizje të fuqishme kombëtare të rilindasëve tanë, lëvizje kjo që i vuri themelet e kombit tonë, por do të përmendja më me dëshira disa fakte të historisë sonë më të afërme.

Meqë jemi në Gjermani, do të doja të vë në dukje veprimtarinë patriotike të vëllezërve Gërvalla dhe të diasporës së këtushme që ishte shumë e mobilizuar në shërbim të përjekjeve tona çlirimtare.

Kishte një aktivitet politik, kulturor e oragnizativ në shumë fusha, aktivitet ky që bëri që vuajtjet e Kosovës nën hegjemoninë serbe sado pak të zbuteshin dhe, çka është më kryesorja, të mos shuhej zjarri i lirisë.

Nuk e shoh të arsyeshme të përmend këtu të gjitha ato punë e aktivitete që u bënë në shërbim të arritjes këtu ku jemi sot.

Dihet mirëfilli se ishin me mijëra shqiptarë që shkuan që këtej në fushën e luftës dhe nuk u kthyen kurrë më, por ranë në altarin e lirisë sonë.

Roli i mërgatës për çlirimin e vendit kishte të bënte me një epokë të caktuar, kurse tani mërgata duhet të luaj një rol tjetër, sepse tani na presin detyra jo më pak të rëndësishme në ndërtimin e një kombi modern.

Këtë rol ajo nuk do të ketë mundësi ta luaj nëse nuk organizohet mirë, nëse të rinjtë shqiptarë nuk marrin pjesë në aktivitete të natyrave të ndryshme, sepse vetëm përmes tyre ata do të mësojnë më shumë për atdheun, sepse në këtë mënyrë ata do të krijojnë një lidhje emocionale me atdheun, sepse kështu ata do ta afirmojnë atdheun në vendin ku jetojnë dhe, kur tu jepet mundësia, edhe do të bëjnë diçka me vlerë për të.

Nëse shqiptarët nuk organizohen, atëherë mërgata si mërgatë nuk do të funksionojë, por do të shkrihet. Në këtë kohë të mundësive të jashtëzakonshme teknologjike të komunikimit të ndodh kjo, është mëkati më i madh i mundshëm për një shqiptar.

Qëllimi themelor i kesaje tryeze është që të gjejmë rrugën drejtë për një organizimi më të mirë dhe modern, por edhe që t’ua ju bëjmë me dije institucioneve më të larta të Kosovës dhe Shqipërisë se mërgatën e kanë lënë në harresë.
Dhe t’ua bëjmë me dije se ne kemi ditur të organizohemi edhe në kushte më të vështira, kështu që edhe tani do të bëjmë përpjekje të organizohemi më mirë, më efektivisht, qoftë edhe pa ndihmën e këtyre institucioneve.

Por mendoj se kështu nuk duhet të ndodh. Ne jemi një komb, jemi shqiptarë, pavarësisht se ku jetojmë dhe shqiptari për shqiptarin nuk duhet të jetë i painteresuar, indiferent. Aq më pak institucionet shqiptare.

Që të mos ndodh kështu ne do të bëjmë përpjekje që jo vetëm të organizohemi më mirë, por edhe që t’ia tërheqim vërjetjen atdheun për punët, hallet dhe problemet tona.

Besoj shum se në gjirin e diapsorës shqiptare ka një potencial të madh ekonomik, kulturor dhe shkencor. Atdheu do të përfitonte në çdo rast nëse kujdeset për diasporën e tij dhe ai këtë gjë duhet ta bëjë një orë e më parë.

Para disa mujve kemi një lajm të mirë nga qeveria shqiptare në Tiranë ku ka krijuar një institucion të veçantë në kaudër të ministrisë së jashtme që do të merret enkas me diapsorën.
Unë e vlerësoj këtë gjë shumë, por më duhet të them njëkohësisht se ky vendim është i vonuar dhe, ndoshta, jo adekuat.

Diaspora shqiptare nuk do të duhej të futej në kuadrin e politikës së jashtme shqiptare. Të jetosh jashtë nuk do të thosh se ke pushuar së qeni shqiptar, të jesh shndërruar në një faktor të jashtëm për shtetin tënd.

Mendoj se propozimet e mëhershme, sa më kujtohet nga presindenti Moisiu, për krijimin e një ministrie të diasporës do të kishin qenë më me vend. Sidoqoftë, edhe në kuadrin e politikës së jashtme, vetëm le të bëhet diçka për këta miliona shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që janë një faktor i fuqishëm për vatrën e tyre.

Me shpalljen e shtetit të Kosovës do të duhej menjëherë të krijohet një ministri për diapsorën. Është një e treta e kosovarëve jashtë.

Nuk guxon të injorohet kjo masë shqiptarësh në mërgim. Nuk bën të harrohet se kjo diapsorë që e ka ushqyer Shqipërin dhe Kosovën, se kjo diapsorë edhe në të ardhmen do të jetë një faktor i rëndësishmën ekonomik, financiar, kulturor e shkencor.

Shqiperia dhe Kosova do të përfitonte shumë nëse me diasporën shqiptare merret në mënyrë profesionale e institucionale. Të shpresojmë që institucionet kosovare do të veprojnë ndryshe nga çkanë vepruar deri më tani si institucione të kontrolluara nga UNMIK-u.

Në kohën kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyr në fazen përfundimtare, mërgimtarët tanë jo që nuk janë pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në të në asnjë formë, por ata nuk mund të thuhet se janë të informuar si duhet për këto bisedime.

Natyrisht nuk e mohoj faktin që mediat tona raportojnë për të gjitha këto që ndodhin në atdhe, për bisedimet me serbët, për problemet që lidhen me statusin e pazgjidhur etj., por në një kuptim më të gjerë kjo nuk mjafton.

Në një kohë kur hartohen programe dhe jepen miliona për kthimin e serbëve nga Serbia, për të ikurit shqiptarë, jo vetëm në fundin e viteve ’90, por edhe më herët, kur ata ikën dhe lanë pasuri pas, pasuri kjo që u shtetëzua nga serbët, për këto probleme nuk flet kush.

Dhe kjo pjese e mergatës mbeti edhe jashte regjistrimit dhe votimit, Pse? Sepse, për fat të keq, politikanëve tanë iu mungojnë jo vetëm njohuritë për këtë problematikë, por edhe sensibiliteti.

Këtë sensibilitet do ta fitonin ata po të kishin një kontakt më intim me diasporën, po të bënin një punë më intenzive në drejtimin e njohjes së saj, të problemeve të saj.

Te nderuar pjesmarrës zonja dhe zotrinjë!

Përsonalisht bëj pjesë ne grupin e shqipetarve të cilet duam të dinamizojn dhe të përshpejtojnë permirësimin e imazhit dhe reputacionit tonë të përbashket.

Jam shumë koshjent dhe i bindur që procesi i transformimit nga problemi në zgjidhje të tij kërkon shumë përkushtim dhe sakrificë, por në të njëjten kohë jam i bindur se është me mirë të investohesh në zgjidhjen e ketij procesi sesa të bësh rrolin e kritizerit apo analistit pesimist që gjykon mbi shkatrrimin që i kalon parasysh pa bërë as më të voglën përpjekje për ta parandaluar.

Duke ju përshendetur dhe falenderuar edhe njëher ne emer të PDK-së dega në Gjermani, që pozitivisht ju përgjigjet ftesës për mbajtjen e kësaj tryeze konstatojë;

Se vetem unik dhe të bashkuar pa dallim diversi politik,krahine, feje apo idologjije, dhe duke i flakur metodat e vjetra, shpijunuse,përqarse, diskriminuse e etiketuse, dhe se vetem duke qën të sinqert dhe transparent në punen dhe aktivitetin tonë të përbashket do të kemi më të leht që të tejkalojmë këtë kriz organizative që po përjeton mërgata jonë shqiptare.

Ymer Lladrovci.
Kryetar i PDK-së dega në Gjermani.
Schwelm Qeshor 2006.

No comments: