Monday, June 12, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-SEVDIJE REXHEPI-POEZI

POEZI NGA SEVDIJE REXHEPI, GJILAN

BINOM

Shkronjërisht vie
Vibrimi i zërave të panjohur
Fytyrëlodhur
Nga gjithçka e huaj
Në stinën e acartë
Kërcëllejnë dhëmbët nga mllefi
Kur dritat ndalen
E mbrëmjen fikin
Fjalët vazhdojnë e lidhen
Nën ombrellën
E yjeve të zjarrta
Prekin tokën e shtrenjtë
Dhe arrijnë në stacionin
Ku gëzim e dhembje bëhen BINOMI
Në ecjen e ditëve që ikin në pakthim
Në ditët e mbetura mbështetemi

S.Rexhepi
Gjilan

Ekstazë

Kërkojmë...
Lizën në Botën e Çudirave
Ta lusim sërish të bëhemi fëmijë
Në Luginën e Botës Sonë të zhytemi
Në lojrat e tyre të dëfrehemi
Duar puthitur
Të vrapojmë pas fluturave
Deri sa të lodhemi
Erë zefiri
Flokët të na i shprishë
Atje….
Në fushën e ëndërrt
Ku ndiejmë
Besojmë
.............
Nuk guxojmë


Ëndërr në abazhur

Vërtis lapsin
Nëpër gishtërinjë
Lojë me të filloj
Mundohem….
Të ngjall shkronjat
Të ç’gëlltis ngrohtësinë
Që mbërthen tempullin tim

Deri në ekstazë
Piktura muzgjesh
E aurorash
Më marrin në gji
Ëndrrën...
Strehoj në abazhur


Lojë e vjetër

Vezullojnë yjet
Qëndisur kanë qiellin
Nën dritë hëne
E mburojë nate
Në largësi jete
Vazhdon lojë e vjetër
Prej kur u ngjiz Bota
Nuk dha yllësi tjetër.




S.Rexhepi
Gjilan
__________________________________________________

No comments: