Miresevini ne faqen letrare te rrjetit virtual mbarefemeror shqiptar Pan Albanian Women Network Ju ftojmë të na dërgoni mendimet tuaja për çdo gjë që ju lexoni ketu apo keni dëshirë të diskutoni.Ky rrjet eshte i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare! Për tu anëtarësuar,kembyer poezi,shkrime apo mendime,ju lutem dërgoni një mesazh në adresën botaegruas@gmail.com Kudo që te jetoni, këtu na mbledh gjaku i përbashkët. Falminderit!
Friday, June 09, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-RINA AHMETI-POEZI
POEZI NGA RINA AHMETI, PRISHTINE
Mallengjimi
S'eq mu kujtuan ato syte e tua,
ajo puthje e ndarjes,ne te bardhin agim,
ate dite,enderr e bukur u fik ne mua,
mbet dhembja qe fshihej ne shpirtin tim,..
Shume vite harruar,shume vite malluar,
ne at vend te huaj te lare me lot,
u mundova t'i kujtoj ata sy te shkruar,
nga dhembja e malli s'i kujtova dot,..
A jane syte e tu si ngjyrat e ylberit?
si valet e detit,si gjethet ne vjeshte,
a e kan shkelqimin e rrezeve te diellit?
se malli per ta me rendon si bjeshke,..
Sot kur i kujtova s'eq ndjeva mallengjim,
shkelqimi i tyre me dogji si zjarr,
motet kaluan ne te shkretin mergim,
ne syte e mi mbeti vetem lot i thare,...
Rina, qershor 2004
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment