Miresevini ne faqen letrare te rrjetit virtual mbarefemeror shqiptar Pan Albanian Women Network Ju ftojmë të na dërgoni mendimet tuaja për çdo gjë që ju lexoni ketu apo keni dëshirë të diskutoni.Ky rrjet eshte i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare! Për tu anëtarësuar,kembyer poezi,shkrime apo mendime,ju lutem dërgoni një mesazh në adresën botaegruas@gmail.com Kudo që te jetoni, këtu na mbledh gjaku i përbashkët. Falminderit!
Friday, June 02, 2006
Bota e gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI-KRIJIMI I SHOQATES SHQIPTARO- KOSOVARE NE BOSTON,SHBA
KRIJIMI I SHOQATES SHQIPTARO-KOSOVARE TE BOSTONIT, MASSACHUSETTS
Nga ROZI THEOHARI,BOSTON MASS., SHBA
ARTIKULLI BOTUAR NE GAZETEN "ILLYRIA' ME 31 MAJ 2006
Boston Pas mbarimit te luftes ne Kosove, gjate vitit 1999 Amerika hapi dyert e mikpritjes duke ftuar dhjetera familje te shqiptareve kosovare. Akoma i kemi para syve pamjet televizive kur grupet e shqiptareve refugjate zbrisnin nga shkallet e avioneve ne token e bekuar amerikane. Me se shumti pleq, gra e femije, me plage ne trup e ne shpirt, ata hodhen hapat e clodhur ne token e Amerikes, e cila zgjaste doren e i ndihmonte per here te dyte. Ata u vendosen ne vise te caktuara te SHBA, nje pjese e tyre, rreth 200 familje, hodhen rrenje ne tri shtetet e Nju Inglandit: ne Massachusetts, Nju-Hemsher dhe ne Mein. Kane kaluar shtate vjet qysh atehere dhe natyrisht kane ndodhur ndryshime me karakter sociologjik, kulturor e demografik ne familjet e shqiptareve kosovare. Tashme, ne shtetet e Nju-Inglandit eshte krijuar nje komunitet i qendrueshem, i cili rritet gjithnje si pasoje e martesave te reja dhe shtimit te numrit te lindjeve. Te shumte jane kosovaret qe ushtrojne profesione fitimprurese, qe kane hapur bisnese, kane blere shtepi dhe dergojne te rinjte te ndjekin kolegjet amerikane. Dhe pikerisht, ne ditet e sotme, ne situatat kur shqiptaret e Kosoves kerkojne pavaresine dhe ne Vjene zhvillohen negociatat shqiptaro-serbe, komuniteti i shqiptareve kosovare ne Ameriken e Veriut kerkoi e vendosi njezeri te formoje Shoqaten shqiptaro-kosovare te Bostonit -- ( The Kosovar- Albanian Society of Boston). Data e krijimit te shoqates, te diel me 14 maj 2006, perkoi me mberritjen ne te njejten dite ne SHBA te delegacionit te Parlamentit te Kosoves, i kryesuar nga kryetari Kole Berisha, i cili zhvilloi takime me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe me zyrtare te larte amerikane. Ashtu si para 7-8 vjetesh nderhyrja e Amerikes beri qe te nderroje historia e popullit te Kosoves, edhe sot, qendron i pranishem angazhimi i vazhduar i SHBA ne procesin e statusit te Kosoves. Tashme SHBA deklaron se “e ardhmja e Kosoves eshte ne duart e kosovareve. Ne ceremonine me rastin e krijimit te Shoqates shqiptaro-kosovare, nje nder shqiptaret e pare te ftuar nga Bostoni ishte avokatja e nderuar Albana Orgocka, bashkekryetare e Shoqates shqiptaro-amerikane te Massachusettsit. Por rastisi qe diten e 14 majit, ne festen e Dites se Nenes, Albana te ndodhej ne Nju-Jork, ku ajo u nderua me cmimin "Gruaja e vitit" nga shoqata shqiptaro-amerikane e Grave. Shqiptaret kosovare u gezuan kur degjuan kete lajm, megjithese deshironin ta kishin Albanen mes tyre ate dite te shenuar. Ne biseden qe zhvillova me A.Orgocken, ajo me tregonte me entuziazem: Kur refugjatet kosovare mberriten ne Amerike me 1999, edhe une si shqiptare ndjeva nje detyrim per te ndihmuar shqiptaret kosovare dhe, meqenese ne Institutin Nderkombetar te Bostonit, ku punoja, nuk kishte punonjes sociale (social worker) qe flisnin shqip, une pranova vullnetarisht. Per nje periudhe dyvjecare une sigurova sherbime per familjet dhe individet shqiptare kosovare, pjesa me e madhe e te cileve ishin vendosur ne Lynn, Massachusetts, duke koordinuar planifikimin dhe zbatimin e sherbimeve per rivendosjen e refugjateve ne USA, qe nga sigurimi i shtepive te banimit dhe mobilimin e tyre deri te cuarja ne takime me punonjes te zyrave te sherbimeve sociale, welfare, social security dhe vizitat ne doktoret etj. Gjithashtu u jepja keshillim dhe advokim individeve te ndryshem dhe familjeve te tyre cdo dite. Ishte nje nga detyrat me te rendesishme qe mendoj se kam bere dhe, ne te njejten kohe, edhe me e veshtira. Ne cdo pjese te qenies sime ndjehesha qe keta njerez ishin pjese e imja, e gjakut tim, cdo dhembje dhe veshtiresi e tyre ishte dhe imja. Orgocka vazhdon te tregoje se etika e punonjesit social nuk te lejon te lidhesh apo te identifikohesh shume me klientin. Por si nuk mund te lidhej ajo me ta? Ajo u be pjese e shtepise se tyre dhe ata e lane te hynte brenda saj, brenda halleve te refugjatit.Une e bera ate sherbim me shume deshire, - thekson Orgocka,- dhe jam e lumtur, sepse e ndiej qe te gjitha ato familje ma pasuruan jeten dhe per kete do t'ju jem mirenjohese gjithnje… Me kujtohet nje here,- thote ajo,- ishte nje dite e gjate pune kur disa familje kosovare kishin ardhur ne Institutin tone te Bostonit, me problemet e tyre te cilat ishin reale dhe une isha e vendosur qe mund t’ua plotesonim, sigurisht qe do te perballoheshim edhe me burokracine. Keshtu, pas kesaj dite te lodhshme, me mori ne telefon nje gazetar nga gazeta “Boston Globeâ€, i cili donte te dinte gjithcka per refugjatet kosovare dhe, per me teper, se si ata mund te kerkonin qe te ktheheshin ne Kosove. Duke qene e lodhur dhe disi e acaruar, i thashe, se ata erdhen ketu sepse u ishte premtuar me shume se sa u eshte dhene dhe se ata meritojne shume e me shume…Sa per pyetjen se pse keta njerez duan te kthehen ne Kosove, i thashe gazetarit se “ ju nuk mund te arrini te kuptoni qe ata kane luftuar me vite e shekuj per ta pare Kosoven te lire dhe asgje nuk mund t'i ndaloje ata per nje shans qe ta shikojne vendin e tyre te lire. Albana perfundon se disa prej refugjateve kosovare vertet u kthyen ne atdhe dhe ajo ka mbetur e habitur nga guximi dhe vendosmeria e tyre. Por shumica e refugjateve qe mbeten ne Amerike, krijuan komunitetin e shqiptareve kosovare, i cili mbijetoi per shtate vjet, duke ruajtur ne shpirt respektimin per lidhjet e gjakut dhe dashurine per atdheun. Dhe kulmi i ketij organizimi u arrit me krijimin e Shoqates shqiptaro-kosovare te Bostonit. Kjo shoqate u aprovua e u duartrokit nga mitingu i anetareve te komunitetit te shqiptareve kosovare, me 14 maj 2006, ne qytetin Everett te Massachusettsit. Megjithese ajo dite rastisi me tufane e rreshje te vrullshme shiu dhe rruge te bllokuara nga uji, pjesemarresit nga tri shtetet u paraqiten ne oren e caktuar. Ardhur nga Meini, Nju-Hemshri e Massachusettsi, ata u takuan, u perqafuan e u interesuan per familjet e njeri-tjetrit, disa te njohur edhe me pare, te tjeret te posanjohur, si te ishin anetare te nje familjeje te madhe. Ne fytyrat e tyre rrezitte kurajoja, endrra dhe shpresa. Gazetari amerikan Peter Xhunings ka shkruar: “Ka shume dallime ne kete vend, por po ashtu, ne Amerike, ka nje tregues te perbashket, eshte shoqeria qe ushqen shpresen!...†Ne murin kryesor te salles ishin vendosur flamuri amerikan dhe flamuri i kuq me shqiponjen dykrereshe, ndersa muzika folklorike dhe kenga popullore kosovare shperndante tingujt e krijonte nje atmosfere festive, prekese e permallimi. Mbledhjen solemne e hapi zoti Agim Sejdiu, i cili mban edhe funksionin e kryetarit te shoqates. Ne fjalen e tij pershendetese z. Sejdiu, nder te tjera, tha se krijimi i Shoqates shqiptaro-kosovare te Bostonit eshte shprehje e solidaritetit te komunitetit shqiptaro-kosovar, solidaritet qe eshte i lidhur me traditen dhe kulturen e kombit shqiptar. Lidhjen me besa-bese, vazhdoi ai, ne shqiptaret e kemi konfirmuar ne shekuj, si para lufterave, gjate lufterave dhe pas tyre. “Qellimi i shoqates sone eshte forcimi i lidhjeve shoqerore e shpirterore ndermjet bashkatdhetareve tane, per te ruajtur te gjalle dashurine dhe krenarine per Kosoven tone, per ruajtjen e identitetit kombetar shqiptar dhe te traditave historike, kulturore e patriotike te vendlindjesâ€- theksoi ai. Pastaj u lexua lista e anetareve te kryesise se shoqates te perbere nga pese anetare: Agim Sejdiu, Afrim Hoxha, Hafiz Kabashi, Naim Gashi dhe Nexhat Ibishi. Organet vendimmarrese jane kryesia dhe kuvendi i perbere nga 31 anetare, qe perfaqesojne te tre shtetet e Nju-Inglandit. Afrim Hoxha, nje nga anetaret e kryesise se shoqates dhe mesuesi i shkolles shqipe te qytetit te Lynnit, Mass, ku mesojne femijet e shqiptareve kosovare, shtoi edhe keto: “Shoqata jone, e cila eshte mbarepopullore e qendron larg partive politike, fton ne gjirin e saj edhe shqiptare te trevave te tjera qe punojne e jetojne ne Amerike, pavaresisht nga kultura, idete, feja apo krahina nga kane ardhur etj., ashtu sic kemi ftuar ne shkollen tone shqipe edhe femijet e shqiptareve te tjere qe banojne ne zonen prane shkolles. Shoqata jone, theksoi ai, do te ndihmoje per te mesuar dhe ruajtur gjuhen shqipe ne komunitetin tone, si pasurine me te vyer qe kemi sjelle e trasheguar nga vendlindja. Grupi iniciator i formimit te shoqates sqaroi se eshte zgjedhur qyteti i Bostonit si qendra e Shoqates shqiptaro-kosovare, mbasi ky qytet trashegon traditen shekullore te patrioteve te flakte te kombit tone, te cilet jane dalluar per atdhedashurine, devotshmerine dhe perkushtimin e tyre. Emblema e shoqates, me formen e rombit te hartes se Kosoves, me siperfaqe te kuqe dhe nje shqiponje dykrereshe te stampuar mbi te, i ngjan nje karafili te kuq te posacelur ne maj. Diskutantet qe moren fjalen ne kete tubim shprehen dashurine dhe respektin per popullin amerikan, i cili i ka pranuar ne gjirin e vet. Gjithashtu ata theksuan se te gjithe anetaret e shoqates jane te gatshem te marrin pjese e te kontribuojne ne cdo aktivitet qe do te organizojne komisionet dhe kryesia. Shoqata do te pasqyroje ne media temat qe jane me interes per Kosoven dhe per komunitetin ketu, ne Amerike, perkujtimet e festave kombetare, permendjen dhe nderimet e emrave te te rinjve me rezultate te larta ne studime e graduime, te te rinjve te talentuar ne arte etj. Gjithashtu do te organizohen forma te ndryshme per aktivizimin e femijeve dhe te rinjve ne lojera sportive, argetime, per frekuentimin e mbremjeve kulturore etj. Keto forma bashkepunimi e organizimi do te sjellin sukses ne ruajtjen dhe kultivimin e traditave, zakoneve, kultures dhe ruajtjen e gjuhes se embel shqipe. Kryesia ne takimet e radhes kishte perpiluar statutin e shoqates, i cili u aprovua perfundimisht nga 31 votuesit, anetaret e kuvendit. Gjate tubimit u diskutua gjere per komisionin “Per raste te paprituraâ€, i cili mban pergjegjesi per krijimin , ruajtjen dhe perdorimin e fondit te perbashket, me donacione nga te gjithe anetaret e shoqates, te cilet jane ne marredhenie pune. Komisioni “Per raste te papritura†ka detyre te regjistroje anetaret e fondit, te siguroje adresat e tyre e numrat e telefonave, te kontrolloje hyrje-daljet ne fond, te informoje kryesine dhe kuvendin per rrjedhat e fondit dhe kryerjen e kontributeve nga anetaret. Gjithashtu anetaret e ketij komisioni duhet te ndihmojne e t’i gjenden prane asaj familjeje qe mund t’i kete ndodhur nje fatkeqesi, p.sh. plotesimin e dokumentacioneve, sigurimin e funeral- home etj. Anetare te fondit “Per raste te papritura†do te jene te gjithe pjesemarresit qe shprehin vullnet dhe gatishmeri per te ndihmuar e kontribuar per kete fond. Kryetari i shoqates, z. Agim, sqaroi se: “ aq sa japim ne per kete fond, po aq dhe do te jete i obliguar me perqindje te na ndihmoje ky fond per raste te papritura e fatkeqesi… Ne rast se regjistrohen familje te reja, qe vijne nga shtetet brenda Amerikes apo jashte saj, si dhe krijohen familje te reja me martesa apo pavaresi-ndarje ne komunitetin tone, keto familje duhet te regjistrohen ne komisionin “Per raste te paprituraâ€dhe nga ai moment, pasi t’i kene kryer obligimet, do te jene pjesemarres te fondit. Kategorite e liruara nga obligimi ne kete fond jane ata/ato te cilet marrin ndihme sociale dhe studentet me orar te pergjysmuar pune,â€- tha ai. Tashme shqiptaret kosovare e kane fituar nje eksperience te mire ne krijimin e fondeve te perbashketa me donacione per t’i ardhur ne ndihme Kosoves gjate kohes se paraluftes dhe te luftes. Shqiptaret kosovare te ardhur nga Gjermania, qe takova ne tubim, me tregonin se kishin dhuruar vazhdimisht shuma te medha nga te ardhurat mujore te familjes per te krijuar fondin e ndihmes per vendlindjen qe ndodhej ne rrezik. Ndersa fondi i shoqates se Bostonit do te perdoret vetem per te ndihmuar familjet, qe nuk kane mundesi te mbulojne shpenzimet per nje rast fatkeqesie. Gjate ketyre shtate vjeteve kane ndodhur tri vdekje ne komunitetin kosovar, dy nga te cilat, fatkeqesisht, ishin te dy te rinjve qe u vrane aksidentalisht. Per t’i derguar trupat e tyre ne Kosove, te preheshin prane varreve stergjyshore, komuniteti i shqiptareve kosovare grumbulloi me donacion te hollat qe nevojiteshin per transportin e tyre ajror. Tash e tutje shpenzime te ketij lloji do te mbulohen nga fondi i shoqates. x x x Gjate koktejlit te organizuar pas tubimit ishte kenaqesia dhe e papritura ime te njihesha e te pershendesja shqiptaret kosovare dhe familjet e tyre ardhur nga Meini, Nju-Hemshri dhe Massachusettsi. Fati dhe rasti i kishte sjelle dhe bashkuar ata ne nje komunitet te vetem, i lidhur pazgjidhshmerisht e perfundimisht me fatin e shenjte te atdheut. Si ne Kosove, edhe ketu ne emigracion, vazhdon tradita e beses, e nderit, e mikut, e bukes. Po ashtu vazhdon tradita e shumimit te familjeve duke u lindur nga kater e me shume femije ne cdo vater. Zakonet gjate ceremonive te fejeses, marteses, lindjeve te femijeve dhe varrimeve vazhdojne tamam si ne Kosove edhe ketu…†Kur erdhem ne Amerike, pas luftes, si refugjate, - me tregon nje nene kosovare,- erdhem vetem me rrobat e trupit. Me vone, si e morem pak veten, udhetuam per ne Kosove, u cmallem me te gjallet e nderuam te vdekurit, e, kur u kthyem perseri, oj loke, sollem me vete eren e bjeshkes, plisat, defet, dimitet, fotografite, qilimat, qendizmat, kasetat me muzike dhe sende te tjera te vlera te ruajtura per kujtim, qe i ka cdo familje.†Ne zerin e kesaj nene ndihej nje dridhje shpirti qe ngrihej deri te lotet. Zakoni kosovar qe vajza, kur martohet, sjell me vete ne paje edhe dimitet, vazhdon te ruhet dhe ne SHBA. Por rastis qe, kur djemte shqiptare te Amerikes shkojne te zgjedhin nusen ne Kosove, ia blejne vete bashkeshortes kostumin e krahines, sic veproi djali i Drandofile Calajt. Duke biseduar me Drandofilen, u ula perskaj nje tavoline te gjate ku ndodhej edhe nje grup nenash e gjyshesh kosovare. Me fytyra te riperterira dhe veshtrimin e tyre perdellyes, mallengjyes dhe enderrues, te jepej pershtypja se ato ndodheshin ne nje ceremoni dasme. “Shume mire, -thane ato,- qe na u krijua kjo shoqate, do te njihen me mire familjet tona e do te gjejme nuse per djemte pa qene nevoja te shkojme deri ne Kosove.†Me tutje, pata nje bisede te kendshme me vajzen e re Imrije Kraqefti, me banim ne qytetin e Manchesterit, Nju-Hemsher. “Erdha ne vitin 1999 me familjen, nenen, vellezerit e motrat,-thote ajo,- e u vendosem ne Manchester. Sot vazhdoj te studioj per biznes ne kolegjin e qytetit. Ngritja e Shoqates se shqiptareve kosovare mendoj se eshte nje ide e mire dhe i uroj suksese e pune te mbare…†Ajo shton se nepermjet aktiviteteve te shoqates do te sigurohet njohja e anetareve te komunitetit me njeri-tjetrin, do te vazhdohen e forcohen traditat e familjes shqiptare dhe ruajtja e gjuhes shqipe. Imrija me tregon rastin e nje fejese mes dy te rinjve kosovare, djali nga Manchesteri dhe vajza nga Bostoni. Pasi ishin njohur e kishin rene dakord per fejese, ata iu nenshtruan ritit te ceremonise se fejeses ose sic quhet “Ta qesin fjalen!â€, apo “shkembim nishanesh†si ne Shqiperi. Por per kete lloj ceremonie nevojitej edhe shkesi, ose “msitiâ€, sic e quajne ne Kosove, i cili u caktua te ishte vellai i nuses. Nje te diel, ne oren 10 te mengjesit, “msiti†bashke me 16 burrat e fisit u nisen nga Bostoni e udhetuan (jo me kuaj) per ne Manchester te Nju-Hemshrit. Krushqit bostoniane u priten nga burrat e farefisit te djalit dhe u ulen ne oborrin e shtepise, mbasi qelloi mot i mire. Grate e vajzat kendonin, u binin defeve dhe nxirrnin pjata me meze per krushqit. Pastaj erdhi casti solemn, “dorezimi i dores!â€, kur babai i djalit pranoi dhe shpalli fejesen e te birit, ndersa krushqit uronin : “U trashegofshin!â€. Kjo feste e bukur u shoqerua me kenge, valle e argetime. Po ne Manchester banon dhe Naim Gashi, nje nga anetaret e kryesise se shoqates. “Jemi 19 familje shqiptaresh nga Kosova,-tha ai,- qe kemi ardhur qysh ne vitin 1999 ne Manchester. Jemi rregulluar me pune qe te gjithe, kemi blere edhe shtepi. Ne manchesterasit jemi krenare qe, qysh sot filloi punen shoqata jone, te gjithe jemi te interesuar e do te bashkepunojme qe punet te ecin perpara e mire.†Naimi theksoi se ishin njohur me shqiptare te tjere ardhur nga Shqiperia ne Manchester me te cilet jetojne si vellezer. Ata i ndihmuan pa rezerva refugjatet e posaardhur nga lufta, njeri prej tyre, korcari Gezim Gjoni e vuri makinen e tij ne dispozicion te shqiptareve kosovare per t’i ndihmuar per cdo rast. Naimi perfundon duke shtuar : “ Ne shqiptaret kosovare te Manchesterit ndjehemi te nderuar per emrin e mire qe kane lene emigrantet shqiptare qe kane jetuar e punuar ne kete qytet qysh nje shekull me pare e ne vazhdim…Firma e dy vellezerve arkitekte shqiptare, “Isaak†ka projektuar shume ndertesa qeveritare e shkolla. Njeri nga spitalet e Manchesterit jo vetem qe eshte projektuar nga vellezerit shqiptare, por ata edhe kane sponsorizuar nje pjese te shpenzimeve.†Shqiptari kosovar me banim ne Revere, Mass, Latif Hyseni me tregonte se familja e tij, gruaja me gjashte femijet kishin ardhur nga Kosova me 1999, ndersa ai vete kishte ardhur nga Gjermania me vone, me bashkim familjar. “ Femijet vazhdojne shkollat dhe punojne, kemi blere shtepi. -thote ai,- Kur isha ne Gjermani, djali i madh, i cili dinte anglisht, ka ndihmuar shume emigrantet e ardhur nga Shqiperia . Ky ishte dhe shkaku qe, kur mberrita ne Revere, shume shqiptare erdhen te me vizitonin ne shtepi, sic i themi ne, “me shkue me pa!â€. Tani me ka ardhur radha mue me kthye viziten, “me shkue me pa!†ne shtepite e tyre. Jemi nje grup familjesh te mira, qe shkojme e vijme miqesisht dhe nuk dallohemi se jemi shqiptare prej Kosove apo shqiptare prej Shqiperie. Krijimi i shoqates se re eshte nje hap pozitiv per komunitetin e shqiptareve kosovare. Ata do te ecin perpara, te bashkuem, do te kene suksese…por nese me pyesni mue…une ne Amerike e quej veten time te strehuem perkohesisht, si ai njeriu qe mbrohet nga shiu e futet nen nje strehe. Por kur te mbaroje shiu, pra, kur te na fitoje Kosova pavaresine, nje pjese nga ne do ta leme strehen e do te kthehemi serish ne vendlindjen tone, aty ku kemi rrenjet e stergjysheve.†Ne fund te mitingut, gra e burra duke i lene shendetin njeri-tjetrit, me ekzaltim, entusiazem e shprese, uruan ta shohin se shpejti Kosoven e tyre te lire e te pavarur.Nje muaj me pare, me 18 prill 2006 shkrimtari i shquar Ismail Kadare ne fjalimin e mbajtur ne Nju-Jork , i ftuar nga diaspora shqiptare, tha: “Asnjehere ne historine e tij populli shqiptar nuk ka qene kaq i lire sa c'eshte sot"koha punon vetem per shqiptaret!Kosova eshte e lire dhe ne prag te krijimit te shtetit te vet shqiptar. Z.Agim Sejdiu e mbylli mbledhjen me fjalet: "Gezimi yne me i madh qe pritet te dodhe ne kete vit, 2006, me emer te Zotit, do te jete njohja e shtetit te pavarur te Kosoves dhe kete e presim me padurim! Me siguri, kete dite secili nga ne deshiron ta festoje ne menyre sa me solemne dhe ne do ta organizojme festen nepermjet shoqates sone te posakrijuar."
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment