Eleonora K. Gjoka , Nju Jork
Shume here njeriu hesht
Shume here njeriu me dhimbje hesht,
Atje ku duhet te therrase me krenari,
Te tregoje krenar, origjinen qe i perket,
Per lidhje gjaku, traditash e per fisni.
U grindem nje dite per nene Terezen,
Ne klase kisha debat me indiane,
Ata me thane se nuk ishte jona
Po ishte bere e tyre ajo ‘’Nane’’
E si mund te ishte e tyre Gonxhja,
Gonxhe ka vetem ne kopshtin Alban,
Se lulet me arome dhe ngjyre te rralle
Jane vetem ato qe lindin nga Doriane.
Por muret e keshtjelles shqiptare,
Ishin te ngurosura, te kycura me vjete,
Trokiti Nene Madhja me kot ta hape,
Por ishte shurdhuar i teri nje shtet.
Trokitjet i shurdheri nuk i degjon,
Ndaj mbeti jashte shtepie Bija Jone,
Te tjere prinder e bijesuan,
Ata qe une sot pa dashje debatoj,
Indianet per Nenen ishin krenare,
Ndaj mua inati me kish marre,
Se trandafillat dhe gonxhet tona,
Lulezuan ne mergimet indiane.
Toka qe lindi Terezen e Skenderbene,
E shume te tjere patriote pene arte,
U bekofte nga shenjtorja e rralle,
Se ne shekuj me dhimbjen qe shtatezane.
© Eleonora K.Cjoka 25 Korrik 2006, N.Y
No comments:
Post a Comment