Wednesday, January 31, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Kujtime per Petro Markon

Me shkrimtarin Petro Marko kemi banuar ne nje pallat, pallati 64, bulevardi “Deshmoret e Kombit” Tirane . Pallati yne qe gjendej prane maternitetit te vjeter te Tiranes,( po perdor te njejten shprehje siç perdornim atehere kur ishim femije per te treguar se ku e kishim shtepine) ate kohe ishte nga me te bukurit aty rrotull. Familja e Petro Markos banonte ne katin e dyte pikerisht mbi hyrjen e pallatit. Ishte familje artistesh dhe kjo vecanerisht tek ne femijet zgjonte admirim edhe kureshtje. Safo Marko, gruaja e shkrimtarit ishte piktore, piktorja me e njohur e kohes per librat per femije. Me kujtohej qe kur isha ne klasen e pare, vajzat e bukura te perallave te skicuara nga Safoja, i prija me gershere dhe i koleksionoja. Edhe vete Safoja me floket e gjate e te zes te leshuar ne supe mua me perzihej ne imagjinaten time me te bukurat e perallave.
Djalin e shkrimtarit e quanin Jamarber- (jam arber) emer qe ne te vegjelit qe nuk ia shihnim kuptimin na dukej disi i veshtire ne te shqiptuar e ishim te kenaqur ta therisnim shkurt: Madu. Per nje shkrimtar patriot, ky ishte emer domethenes. Jam-arbri ishte pak me i madh se ne në moshe dhe djale me nje fantazi te zhvilluar. Arianites, vajzes (apo Teka, sic e theriste Safoja) i pelqente piktura. Ajo eci ne gjurmet e se emes e u be piktore. Mua, Arianita, me ka mbetur ne kujtese si vogelushja qe i pelqenin cokollatat. Kur ktheheshim nga shkolla qe ishte vetem nje bllok me tutje' e shihnim në rruge shkrimtarin me duar mbrapa tek bente shetitjen e pasdites. Nje kacurrel i zi i binte mbi balle dhe nga buza cigaren s'e ndante kurre. Per ne femijet "shejtanër " qe e kalonim pothuaj gjithe diten jashte, oborri i pallatit qe dhurata me e madhe qe mund te na behej. Menyra se si qe ndertuar pallati yne, si bryl qe bashkonte rrugen e Fortuzit me bulevardin, kishte krijuar nga brenda nje oborr te madh trekendesh qe na mbante tere diten aty. Aty luanim luftash, pincash dhe kumançe. Kjo e fundit ishte loje e preferuar per ne, por jo per banoret qe ankoheshin sepse ne perdornim hyrjet e pallatit si "pozicione" e benim zhurme. Pallati yne kishte pese hyrje, apo shkalle, siç i quanim . Zakonisht shkalla e pare dhe e dyta ishin me te mirat se aty fqinjet ishin "me te urte" e s'para na qortonin shume. Shkallet ishin plotesisht te exploruara nga ne te vegjelit dhe shkalla e dyte me xhamet e thyera te jepte dore me shume. Kjo qe pikerisht shkalla ku banonte Petro Marko. Me kujtohet nje here duke luajtur kumançe, ndersa rrija ulur kruspull fshehur pas murit , gati ne prite per ” kundershtarin”, pashe silueten e gjate e te plote te shkrimtarit duke hyre ne shkalle. U tremba se mos thoshte ndonje fjale e keshtu “me zbulonte” pa dashur. Por per fat, ai ngjiti shkallet sikur s'me kishte vene re fare. Oh, sa ia dita per nder! Fill pas tij po vinte pa u ndjere Bona, kundershtarja ime, hija e vogel e te ciles binte ne murin perballe. Kur ajo po matej te bente kthesen pas te ciles isha fshehur , une kerceva mbi te duke thirur: Gjalle! Kjo do te thoshte pese pike njeheresh per mua. (Bah, sa "te tmerrshem ishim ne loje!) Nje pasdite shiu, tek ishim mbledhur tek hyrja e shkalles duke treguar barcaleta, shkrimtari mbajti kembet duke me zene bishtalecin. Bashke me te qe edhe e shoqja, Safoja. -Ja per kete vajze kam thene t'i besh nje portret, tha ai. -Ah, mbesen e nene Daves! Tha duke vene buzen ne gaz Safoja. Me gjyshen time ata kishin muhabet. Bisedonim per tema interesante, historike. Madje aty me zuri vesh per here te pare qe thuhej se “ himariotet ishin niper te mirditoreve”. Tregonin edhe nje gojedhene per kete.(te cilen une e mbaj shume mire por spo e them ketuJ ) Flisnim per origjinen e emrave katolike te bregdetit. Une kisha pare ne shtepine e gjyshes librat e Petros Markos ' Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit". Nga nena kisha degjuar qe Petro kishte qene luftetar ne Spanje. Nje djale i ri nga bregdeti shqiptar kishte shkuar te luftonte per Spanjen! Sigurisht nje femije i klases pare a te dyte as qe mund tu jepte vleren e vertete ketyre fakteve. Por ne bibloteken time si femije, vec perallave te ilustruara te Safos , mbaj mend qe ate kohe u shtua edhe nje liber i ri " Shpella e Pirateve" novele per femije e shkruar nga Petro Marko. Nder personazhet e librit , tani pas dekadash ,me kujtohet Rusman El Namsur dhe e bukura Mejreme El Mejrem Al katar. Shkolla e ftoi shkrimtarin te na fliste per librin dhe ne klase une krenohesha qe shkrimtari ishte komshiu im. . Mejreme El Mejremi, shpetoi, s'e preva me gershere e ta fusja ne koleksioninin e bukurosheve. Kisha hyre ne klase te trete. Ndihesha me e pergjegjshme dhe me e kujdesheshme Me kalimin e viteve kur e shihja shkrimtarin me duar prapa duke bere shetitjen e tij te zakonshme ne bulevard , e dija qe shihja shkrimtarin me te talentuar, qe dicka i kishin mohuar gjithnje, por qe te gjithe ia njihnin vleren dhe fuqine e tij. Zoti Petro, i skicuar besnikerisht nga e shoqja, nje profil me nje kacurrel te zi, rene mbi balle e me cigare ne buze, mbeti pikerisht ashtu ne kujtesen time dhe gjithe atyre qe e kane njohur. Albana Melyshi Lifschin 27 Dhjetor, 2001

Bota e Gruas Shqiptare-ARGETINA TANUSHI-KOMENT

Kur politika mishëron Skëndërbeun

Nga Argetina Tanushi
Tirana

Legjenda e mbjelljes së ullirit, e cila vjen prej që prej shekujsh, ka ecur nëpër vite deri në ditët e sotme. E ardhur nga antikiteti, kjo legjendë është deformuar dhe e sjellë në kohë dhe interpretim më shumë e përshtatur sipas interesave politike, sesa për ta mbajtur në jetë, si legjendë e trashigimisë, paqes dhe mbarësisë. Koha e Skëndërbeut mund të shënohet edhe kulmi i lulëzimit të saj, mbjellja e pemëve, kryesisht e ullinjve. Edhe brenda murit të hekurt komunist u tejçua kjo legjendë, edhe pse e deformuar në mision, e ngjyrosur me koloritin e kuq të komunizmit. Ishte Hrushov, një aletat i thekur i Enver Hoxhës, i cili mbolli pemën e tij, në Parkun Rinia, në Tiranë. Ndërkohë, edhe në periudhën e pas ’90-tës ky rit u krye, ndonëse jo me shumë bujë. Së fundmi, një ‘Skëndërbe’ tjetër, aktor i politikës shqiptare ka konturuar një projekt, kjo jo për të ecur në shtigjet e traditës shekullore, por për të shtuar hapsirat e gjelbra. E huazuar nga koha e Skëndërbeut, çdo çift i dashuruar do të mbjellë pemën e tyre, ulli ose mimozë, kjo si shenjë për hir të dashurisë së tyre. Si "Skëndërbe", i ri, Edi Rama, nuk dihet se sa do ti përmbahet tradiës shekullore, sipas së cilës, do ti duhet të jetë ai pagëzuesi i lidhjes dashurore të dy të rinjëve, të cilët pikërisht në atë ditë do të japin jetë simbolit të paqes, i adhurar gjithmonë nga heroi legjendar i shqiptarëve. Në vitin 2007 të gjithë të dashuruarit, të cilët duan të përjetësojnë lidhjen e tyre, me anë të mbjelljes së një ulliri ose mimoze, ku të monumentalizohet lidhja e tyre. Me vendim të Këshillit Bashkiak është caktuar “Rruga e të dashuruarve”, një zonë në Parkun e Liqenit Artificial, për të mbjellë mimoza, ose ullinj. Praktika e “Rrugës së të dashuruarve”, është bërë edhe në qytete të ndryshme të botës, ndërsa çiftet kujdesen për pemën e mbjellë që simbolizon dashurinë e tyre. Ky është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës, për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, nën simbolin që t’i japë mundësi çdo çifti të dashuruarish të mbjellë një pemë për dashurinë e tyre. Në një perudhë kohore prag-pranverore, kur kryhen mbjelljet, Rama ka iniciuar këtë projekt, për të kontribuar për komunitetin e tij, duke mbjellë një pemë në përkujtim të një date, personi ose evenimenti. Nëse kthehemi legjendës së mbjelljes së pemëve, Rama, është larguar nga tradita, kjo në kuadër të gjelbërimit, për më shumë oksigjenit në metropolin e mbushur nga smogu dhe tymi i makinave.

Nga antikiteti, në kohët ‘moderne’
Legjenda e mbjelljes së pemëve

Pema e ullirit, e hasur që në kohët e antikitetit grek, ishte pema e Apollonit. Legjenda e saj, nga Apolloni ka kaluar në Epir dhe sidomos në Mazrekun e familjeve princrore shqiptare të Çamërisë. Më e praktikuara ishte pikërisht në kohën e Skëndërbeut. Në atë kohë, kur martohej një çift, ishte detyrim moral dhe ligjor të mbilleshin 50 pemë ullinj, kjo si shenjë e fortë e trashigimisë. Skëndërbeu në zotrimet e tij vuri një ligj në fuqi që banorët e principatës së tij rreth zonës së Krujës, Tiranës etj, duhet të respektonin si kusht për të rinjtë që do të martoheshin, të mbillnin 50 rrënjë ullinj. Madje, riti i kurorëzimit të dy të rinjve kryhej nga vetë princi Skëndërbe, i cili gjatë ceremonisë bekonte lidhjen e tyre me anë të dy kurorave të thurura me degë ulliri, dhe që konturoheshin si ‘kurorat e martesës’. Historia tregon se ulliri, kjo pemë e bekuar edhe nga zoti për dobinë e saj, nuk njihej nga popullata dhe kultivimi i saj u vendos me detyrim nga Skenderbeu, i cili e njihte mirë këtë dru frutor, si dhe për nostralgjinë që ai ka patur në lidhje me fisin e tij Mazrek. Origjina e ullirit në viset e Shqipërsië së mesme, thuhet nga biologët tanë se daton që nga koha e Skëndërbeut. Kurse në Epir dhe sidomos në Mazrekun e familjeve princrore shqiptare të Çamërise, ulliri ka ekzistuar që nga kohërat antike. Ndërkaq pas kohës së Skëndërbetut kjo traditë u pasua ndër vite, madje edhe në kohën e hekurt, atë të komunizmit. Çdo personalitet mbillte pemën që automatikisht pagëzohej me emrin e tij. Hrushovi mbolli pemën e tij në shtator të vitit 1959, gjatë viztës së tij në Shqipërinë, në Parkun Rinia, si shenjë e miqësisë dhe paqes politike. Hrushovi, i cili në atë kohë ishte Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, mbolli pemën e tij, si shenjë e politikës paqësore, marrëdhënieve të mira dhe jetëgjata. Ndërsa në Shqipërinë postkomuniste përmendim pemën e mbjellë në Butrint në vitin 2002, nga Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni dhe një tjetër nga ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano. E çuditshme është edhe ecuria e tyre. Fatet e pemëve kanë qënë të ndryshme, sikundër edhe jetëgjatësia politike e aktorëve të cilët kanë mbjellë. Në këtë kuadër, disa prej pemëve janë tharë, pa e patur mundësinë e lulëzimit të tyre. Citoj këtu fatet e ndryshme të dy pemëve të mbjella në të njëtën kohë, ajo e Berluskonit dhe e Nanos. Të vendosura pranë njëra tjetrës, pema që mban emrin e Berluskonit ka vazhduar ciklin e saj të jetës, ndërkohë që ulliri i mbjellë dhe i pagëzuar me emrin “Ulliri i Fatos Nanos”, është tharë. Ndërkohë që toka e Butrintit rrit të shëndetshme ullinj të mbjellë nga personalitete si Ugolini, shkrimtar, poet dhe gazetar, ose arkeologu i njohur shqiptar z. Feika. Edhe i madhi Bajron, gjatë vizitës në Shqipëri ka kërkuar të vizitojë rrapin e madh të Libohovës.

Tuesday, January 30, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-FLORA SHALA AMETI-POEZI

Dhuratën
Të dhashë gjithcka
buzëqeshjen.....
vetën timetë dhashë lotët,
jetën...dritën....fëminë
të dhashë më të shtrejtën
familjen....të dhashë
at që sot e ke..!
2007 01 12 Suedi FShA

Shqiponjat tona

Shqiponjat tona
në malet me thepa
si gjith mbaruan
qerdhet e tyre
dhe linden të ardhmen
të bukurat tona
punojnë me kthetra.
Nuk jeni vetem jo..
një ditë do të zbrisni në rrafshë
e ardhmja do të shëndrit
më lehtë do të jete
të i rrisni fëmitë...
2007 01 26
flora shala ameti Suedi

Fjala është si uji me vlerë

Një here kur japet besa nuk thyhet
këte e mësova nga gjyshja, prindërit.
Nuk isha mësuar fjalën të e lakoi
u mundova...të duroi....
respektin tim mendova që mos ta
humbas..ndërgjegjja ime
kurre s,më la...
që vitet kalojnë dhe shpirti lëndohet
këtë kurrë se mendova!
tash kur mendoi..nëse guxoi
të kthehem pas....
prita të më kërkosh falje,
por jo, ket se bëre...!
për hir të askujt!
2006 10 30 Suedi

Bota e Gruas Shqiptare-ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Klienti im i parë


( Bazuar në një ngjarje të jetuar)


Nga Albana Lifschin

Kur zoti Denis, pedagogu ynë i praktikës civile, në universitetin e Nju Jorkut, duke spjeguar leksionin e parë na tha se "All lawyers are sharks" (Të gjithë avokatët janë peshkaqenë) mua më ra lapsi nga dora. Mu bë se dëgjova zërin e gjyshes të më thosh: Po ti moj merhume, çdo këtu?
Vështrova perreth nga auditori. Asnjëri nuk reagoi. Në të kundërt studentët e kursit, ata që një vit më pas do punonin për "peshkaqenët" vazhdonn të mbanin shënime të vëmëndshëm se mos u kalonte gjë. Mu duk e çudiçme që ai që e kishte bërë atë ' përkufizim", ishte për vete avokat.
Dennis ishte një meso burrë, i zbardhur në tëmblat. Anglishten e fliste me një akcent të lehtë. Duhej të ishte me origjine latine. Shpejtësia e tij e të folurit për mua ishte perfekte. Leksioneve që merrja në orët e tij nuk u mungonte asnjë fjali. Natyrisht kjo më lehtësonte punën pasi kur i zbardhja shënimet në kompjuter nuk më duhej të përdorja manjetofonin që isha mësuar ta merrja me vehte në klasë si përforcim.
Provimi i parë ishte pikërisht ai i lëndës së tij dhe unë i kushtova shumë kohë. Më dukej sikur ai provim do të maste forcat e mia, nëse e bëja dot atë shkollë apo jo. Reth e qark në klasë studentet ishin të paktën 10 a 15 vjet më të rinj se unë. Unë isha nga ata që i isha kthyer shkollës për herë të dytë në një moshë të pjekur dhe për më tepër jo në gjuhën e nënës. Më të mëdhenj se unë duhet të ishin Davidi një izraelit dhe Kolaski me origjine polake që thoshte se kishte punuar dikur në Pentagon..
Në provimin e praktikës civile nga pesëmbëdhjetë studentë që ishim gjithësej në klasë, nëntë kishin marrë notën maksimale, A. Kur mora fletën e rezultateve , që ishte një listë e ndarë në kollona, ku emrat tanë ishin zëvëndësuar me numra idendifikues, nuk më besohej që po shikoja A-në kapitale përbri numrit tim.. Kënaqësia aq e papritur që më kishte ndritur fytyrën tek vështroja ate copë letër e kishte bërë të vetën.
-Dukeni e habitur nga rezultati.
Pas shpinës sime qëndronte Davidi me gjyslykët e shkara mbi hundë e me një buzagaz vesh më vesh.
- Po, u përgjigja- nuk e kisha përgatitur veten për A. Po ju?
-Nuk duhet të habiteshit. Me sa u kam vënë re unë ju mbani shënime të rregullta, tha ai pa ju përgjigjur pyetjes sime.
Davidi qe i pari që kishte komunikuar me mua, ndoshta sepse ne ishim afër me moshë. Punonte në një zyrë avokatie por ankohej se nuk e paguanin sa duhet. Madje e quante "koprac" avokatin i cili i a merrte shpirtin në punë deri në minutën e fundit për një rrogë minimale.. Sidoqoftë thoshte shpesh se çka kishte mësuar në zyrë e kishte ndihmuar mjaft për leksionet. Madje thosh se praktika e kishte nxitur të rregjistrohej në shkollë për paralegal. Duke patur diplomën e asistentit nga një universitet me prestigj si ai i Nju Jorkut, ai besonte se do merrte një rrogë shumë të mirë. Bënte vazhdimisht pyetje gjatë spjegimit e nuk e çante kokën shumë për vështrimet qortuese e studentëve te tjerë të cilëve pyetjet e Davidit shpesh u dukeshin si ndërprerje të panevojshme të spjegimit .
-Pse te mos pyes ? Unë e paguaj këtë shkollë, thosh ai.
Sa për mua, mua me vinte mirë që ai pyeste se kështu sqaroja disa gjëra që nuk arrija ti kuptoja si duhet me herë të parë.

Pas mbarimit të shkollës, ku bëj be se studiuam pothuajse të gjitha lëndët që marrin avokatët por të ngjeshura në një kohë shumë më të shkurtër, ndjeva nevojën e një pushimi të gjatë. Shkova në Tiranë për një muaj. Kur u ktheva ndihesha e freskët dhe fillova menjëherë maratonën e kërkimit të punës.

Intervistën e parë e pata në Manhattan, në një firmë të dy avokatëve të rinj, Pasi më bënë tërë përshkrimin e punës që duhej të bëja dhe kjo përmblidhte detyrat e asistentes legale për të dy avokatët plus atë të sekretares, më i vjetri nga ata më pyeti:
-Ç'farë rroge prisni nga ne?

Kjo është pyetja më e vështirë që mund t'i bëhet një të intervistuari. Këtu nevoja për punë bie ndesh me përvojën . Përgjigja që jep mund të përmbysi njëherësh vendimin për të të marrë në punë. Mosha, eksperienca , personaliteti... Të gjitha këto intervistuesi i kalkulon që në çastet e para të intervistës. Gjithë puna është sa je në gjendje të bësh kompromis, që do të thotë të pranosh më pak pa u ndjerë keq, apo pa të ardhur keq për veten tende. Unë isha përgatitur të përgjigjesha pikërisht me gjuhën e kompromisit, kur avokati tjetër mbështetur tek dritarja lëshoi pyetjen:
-Pse nuk vazhduat për avokate? Resumeja juaj është impresive..
Nuk e di pse kjo pyetje që për dikë do të qe mikluese tek unë la përshtypjen e një përplasje dere.. Pata një parandjenjë të menjëhershme se nuk do të më punësonin. Kur mora ashensorin ndjeja ende efektin e saj. Mu kujtua shakaja e një kolegut tim të vjetër që më pat thënë " ti nuk e ve re veten por me kostum ti dukesh më shumë si një punë-dhënëse se sa si punë-kërkuese. Më mirë hap një bisnes tëndin e s'ke nevojë ti rrish lepe- peqe tjetrit"
Puna është është që ne na kishin mësuar të shkonim në intervistë pune me kostum. Ky qe kodi i sugjeruar veshjes. E sa për bisnes timin, unë isha e sigurtë që nuk i kisha aftësitë e nevojshme për bisnes privat, siç isha e sigurtë që ngordhja në punë. E po, ku ta dinin bosat këtë?

Kur vajta në shtëpi shkrova një letër formale falenderimi dhe e nisa në adresë të zyrës në Manhattan pa shpresuar për përgjigje.
Të nesërmen hapa gazetën lokale. Më zunë sytë lajmërimin e një firme avokatësh që kërkonin një paralegal. Jepej numri i faxit. Faksova resumenë. Pastaj hapa librin e verdhë të telefonave dhe u përpoqa të gjej ndonjë gjë, por dukej sikur askush nuk kishte në plan të punësonte "atë kohë"
Ishte menjëherë pas 11 shtatorit dhe shumë zyra avokatësh në Manhattanin e poshtëm ishin mbyllur përkohësisht .
Sidoqoftë kërkimi e punës për mua u bë një maratonë e lodhshme dhe diziluzionuese. Dhe pati momente kur thosha se duhet të harroja sa e kisha patur rrogën para se të shkoja në shkollë. Më duhej të fusja patjetër këmbën diku, sa për te thënë që po bëj diçka ndërkohë që do vazhdoja kërkimin. Po ku të filloja qoftë edhe për një praktikë të thjeshtë përgatitore?
Një pasdite i rashë një telefoni të një zyre e i ofrova shërbimin tim pa pagesë. Zotëria më bëri një pyetje krejt jashtë standartit : Ç'farë moshe keni? Kjo sikur nuk hynte në listën e pyetjeve " të ligjshme"për të intervistuarin. E gëlltita pakënaqësinë që më shkaktoi e i thashë që kisha nevojë vetëm për pak praktikë zyre si asistente legale dhe shtova " Nuk jeni i detyruar të më paguani.
-OK , ra dakort zëri i kënaqur nga ana tjetër e linjës.

* * *

Ishte pikërisht dita e parë e praktikës kur në shtëpi gjeta një mesazh nga një mik i vjetër i familjes. I rashë telefonit dhe megjithëse kishim kohë pa folur, ai hyri drejt e në temë. Më pyeti nëse mund t'i rekomandoja ndonjë emër avokati për një mikun e tij që kishte ardhur tani vonë në Nju Jork.
-Ai miku yt paska qënë me fat. Ke marrë taman në kohë. Unë sapo kam filluar praktikën tek një avokat, prandaj thuaji të vijë atje, i thashë.
I dhashë adresën e numrin e telefonit të avokatit dhe ai më dha emrin e mikut të tij.
Të nesërmen aty nga ora dy pasdite në zyrë hyri një meso burrë, i veshur mirë. Ai vështroi përreth dhe pastaj i pasigurtë mu drejtua :
-A flisni shqip ju?
-Flas, i thashë, mos jeni miku i Gencit?
-Po, u përgjegj ai i lehtësuar.
-Ulu në karrike . Do të presësh derisa avokati të mbarojë me klientin që ka në zyrë, i thashë duke buzëqeshur.
Luani, kështu quhej klienti, hoqi pallton e vuri mbi karriken pranë tij e zuri të më tregoje hallin që kish. Qe martuar me një shqiptaro-amerikane, por tre-katër muaj pas ardhjes këtu kishin filluar grindjet dhe tani i trembej divorcit.
-Kam frikë se mos i humbas letrat moj motër, më kupton. Se ajo mi bëri dokumentat, domethënë unë i kam dokumentat mbi bazën e martesës.
-Po si është kjo punë që po prisheni për tre-katër muaj? E pyeta.
-Unë e kam njohur që në Shqipëri, vite të shkuara. Ishim të dashuruar . Pastaj ajo qe me fat, i doli llotaria. U bënë shtatë vjet që atehere. Kur erdhi në Shqipëri herën e fundit bëmë fejesën, pastaj martesën. Kur vij këtu.. ç'të shoh?.. Është kthyer në njeri krejt tjetër. S'e njoh më. As gatuan, as bën. Porosit pica. Merr makinën e fiu këtu, fiu atje.Ç'është ky trabjat?.
Po e dëgjoja. Vinte nga jugu i Shqipërisë, nga një qytet që tradicionalisht vajzat janë shumë punëtore e për shtëpi.
-Dëgjo, i thashë, mua s'më takon ta them këtë por si shqiptare që kam vite në këtë vend, po të pyes: Mos po nxitohesh që të ka vajtur mendja tek divorci? Ajo erdhi në Shqipëri e u martua me ty. Po të mos të donte s'vinte. Apo jo? Kur jeni njohur ju vite të shkuara, ishte ndryshe. Këtu vajzat s'kanë ato tarbjate (unë përdora fjalën e tij) si ato që kanë patur nënat tona një herë moti. Ajo shqiptare është vërtet, por jetoni në Amerikë tani. Ndryshon puna. Ti mos prit çdo gjë nga ajo. . Si i thonë një fjale si është vëndi bëhet kuvendi, i thashë unë, pa qënë në brendësi të mardhënieve të tyre vetëm e nisur nga mendimi që ata kishin një kohë të shkurtër bashkë e ai po kalonte vështirësitë e para të adaptimit me jetën e këtushme..Të paktën kështu mendoja unë.
Ai krojti kokën.
-Po sado ndryshe të jetë dreqi e mori, kur vjen burri në shtëpi, gruaja luan nga vendi, jo të mos i shqisë sytë nga televizori! Të thote një "haj" dhe aq. Po pse ç'jam unë të lutem shumë?
Papritur avokati hapi derën dhe unë i prezantova klientin. Ai e ftoi brenda.

Konsultimi me avokatin mori njëzet minuta. Doli prej andej me buzë në gaz.
-Duket djalë i mirë ky avokati . Të shohim mbase më ndihmon Zoti edhe mua. Faleminderit edhe ty, motra.
Veshi pallton dhe duke më përshëndetur tërhoqi derën pas vetes.

Në mbrëmje vonë tek po ndiqnim një film televiziv, ra telefoni. Im shoq mori receptorin dhe vështroi nga unë.
-Eshtë për ty, tha.
-Jam unë Luani, mos është vonë?
-S' ka problem .
-Dëgjo, se ti më fole hapur dhe unë dua të flas hapur me ty. E di si të rrëmben mendja ndonjeherë nga halli ? Po pastaj ulesh e qetësohesh e i shikon punët më mirë..
"Do të ketë kthyer mendje për divorcin, thashë me vete.
Unë vërtet jam në hall, vazhdoi,por me thënë të drejten sikur më kërkoi ca si shumë ai avokati yt.. Unë punoj në ndërtim , kupton? Sapo kam filluar punë. Para se të vija aty tek ju, kisha vajtur tek një avokat grek. Greku më kërkoi 5000 kokrra dollarë të mi zgjidhte të gjitha hallet. Bo! Bo! Thashë se më vrau, prandaj kërkova për një tjetër. Tani unë erdha aty në zyrë, ia qava hallin edhe atij zoterisë, e ai më tha se atij do i pagoja më pak. Biles më tha se po më bënte favor. Më kërkoi katër mijë." 1000 më pak, bereqavers" thashë me vete. Por pastaj.. tek po dilja nga zyra më shtoi edhe një pesëqindëshe më shumë , nuk e mora vesh përse, por domethënë vete tek 4500 dollarët. Kështu që nuk është ndonjë favor i madh.
Më erdhi keq po nuk po dija ç'ti këshilloja.
- Shikoje edhe njëherë atë variantin që të thashë..
-Cilin? Më pyeti.
- Variantin që të mos ndahesh, por të adoptohesh..
-Ashtu thua ti?
-Po..
- Mbase ke të drejtë. Mbase ke të drejtë, do mendohem.. Mbase më mirë të përpiqem ta njoh dreqin ca më shumë se të hedh tutje 5000 dollarë. S'do më ngelet gjë në xhep edhe nusen do e humbas..
Kur mbylla telefonin, im shoq më tha se dukesha e kënaqur.
-Ishte një klient i thashë, klienti im i parë. Erdhi me mendimin për tu divorcuar po pas divorcit do paguante edhe 5000 dollarë avokatit për të regulluar dokumentat e përsëri s'kishte garanci ajo punë..
-Dhe....?
-Dhe më duket se i mbusha mëndjen që të mos divorcohet. Sikur s'kishte arsye të fortë.
- Domethënë i hoqe avokatit një klient që ditën e parë të punës sate.
Unë heshta. As që më kishte shkuar mendja fare tek kjo.
- Do të kishe bërë më mirë të vazhdoje për psikologji apo për punonjëse sociale se sa për paralegal, tha ai..
Nuk desha të pranoja që im shoq kishte të drejtë por të pasnesërmen kur avokati priste të shihte klientin dhe ai su duk më, ndjeva se pikërisht ashtu do të kishte ndodhur. Një tjetër në vendin tim do të qe sjellë krejt ndryshe.
Disa muaj më vonë unë fillova punë të rregullt tek një zyrë tjetër. Natyrisht kisha mësuar mjaft nga praktika deri atë kohë, megjithatë për një gjë isha e bindur: Nuk do të ndroja natyrën time. Ndaj kur pashë që bosi im i ri kishte një mënyrë të thëni troç të gjërave klientit, mora frymë e lehtësuar. Ndryshe nga ç'kisha mësuar herën e parë kur klientit i thuhej që "s'ka gjë që s'bëhet," bosi im i ri u thoshte me plot gojën : Kjo bëhet, e kjo nuk bëhet!
Mu kujtua përkufizimi i Z. Denis" All lawyers are sharks" dhe thashë me vete se i duhej bërë një modifikim " Not all lawyers are sharks"
Madje më erdhi mirë që kisha studiuar për paralegal.

Albana M. Lifschin

15 shkurt, 2003
( botuar tek ILIRIA, 19 janar 2007)

Bota e Gruas Shqiptare-AIDA DISMONDY-Tregim

PORTRETI

Nga Aida Dismondy

Ne nje dite vere u ndodha serish aty, pas shume vitesh. Orendite dhegjithcka tjeter ne ate shtepi, kishin mbetur te pandryshuara, sirelika te nje kohe te ciles une nuk i perkisja me. Muret, po, kishinndryshuar ngjyren, ishin te tera te bardha dhe ajri ishte ilehtesuar nga era e duhanit dhe rakise. C'varej ne to kishte marrenje kuptim tjeter me te theksuar e njekohesisht monoton. Teksa hynne dhome syte te shkojne tek nje pikture e stermadhe, nje portret.Ngjyrat e theksuara, vishnja e sfondit, e zeza e kostumit, thinjat ebardha, karshi atij muri te bardhe e benin portretin me te madh ngac'ishte, por dhe theksonin pajetesine e tij.Ai portret ishte bere posthamus nga nje piktor i njohur, qe kishtekapur cdo detaj te tij, cdo rrudhe, cdo thinje, mustaqen e holle tethinjur. Madje dhe veshtrimi ishte po aq realist, vecse i hedhurtutje diku ne largesi, sikur te menjanonte cdo konfrontim.Per vite e kisha evituar ate portret, sa here qe shkoja per viziteperpiqesha te ulesha me kurriz ndaj portretit dhe larg, dukeshmangur cdo mundesi kontakti. A thua se papritur ai njeri ashtu ingulitur ne ate pikture do te kthente koken dhe do te me fliste dheune s'do te dija ku te shkoja prej frikes dhe turpit. Frikes ndajstatujes gjigante te tij, dhe turpit te asaj qe pasonte.Prej vitesh frika dhe turpi ishin bere bashkerendes te mi, jo vetemditen por dhe naten, sidomos naten kur nga tmerri i endrrave,filloja dhe ulerija, por dhe nuk mund te flisja pasi ndjeheshafajtore. Frika dhe turpi ishin bere mutacione te trupit tim, tecilet as mund t'i largoja as mund t'i mbaja.E vetmja menyre shmangjeje ishte mosmendimi. Por si mund teshmangesh dicka qe eshte bere tashme pjese e ADN-se ? Prej tyre ishashnderruar ne nje njeri qe ndjenjat e tjera pothuajse nuk ikonsideronte, cdo vendim ishte marre prej frikes dhe turpit.Tani, kthyer perseri ne ate dhome, te cilen gjithmone e mbaja nekujtese si te padrite, per here te pare po realizoja se sa ndricimqe kishte, dy dritare te medha qe linin brenda diellin e mengjesitdhe dy dyer ballkoni te stilit francez qe ngrohnin dhomen me rrezete diellit ne perendim. E cuditshme se si koha ndryshon perceptiminose mbase jemi ne jo koha qe ndryshojme perceptimin.U ula karshi portretit. Per here te pare ne shume shume vite, unedhe ai ishim perballe, ai me shikimin akoma tutje, une ngulitur sytene fytyre. Cdo muskul i fytyres, ndjeva te reagoje, kete here jo mefrike, por te tensionuar. Perpara meje qendronte vjedhesi i endrravedhe femijerise time…Syte mberthyer ne ate fytyre te rryshket te pajete, me mendje duke ebere copa- copash e kapeluar nga nje deshire e terbuar qe ta bejacopash ate portret, t'i vija flaken. Me pas nderrova mendje…Nje sibuzeqeshje me kaloj ne fytyre, nje ndjenje e cuditshme kenaqesie mepershkoi te teren. Guximi i te parit gjerat ne sy ishte dicka ere...Une vazhdoja te jetoja, te jetoja, mutacionet ishin pothuajzhdukur.Aty ketu here pas here shfaqeshin ndonjehere shenjat e tyre, pors'shnderroheshin me si me pare." Ai te donte shume" – tha zonja e shtepise.„Makabrisht"- mendova...,veshtrimin hedhur balkonit.Aida Dismondy Michigan 07

Bota e Gruas Shqiptare-ARGETINA TANUSHI-Vezhgim

Muzeu i Shkencave të Natyrës

Antikuari që prehet në kufinjë të ekzistencës

Nga Argetina Tanushi

I ndodhur mes ish-bulevardit "Musolin", ose sic quhet sot “Rruga e Kavajës”. Muzeu i Shkencave të Natyrës, një godinë e vjetër, e ndërtuar në vitin 1927, janë bërë shtesa edhe në vitet ‘40-‘41. Nga 20 punonjës shkencorë dhe administrativë, tashmë kanë mbetur vetëm 6 persona. Mbi 3000 ekzemplarë, si kafshë e shpendë të ujit e tokës ruhen në ngrehinën gjithë lagështi e myk që ka mbetur nga godina 70-vjeçare e Muzeut të Shkencave të Natyrës. Teksa shkel pragun e këtij institucioni prej më shumë se një gjysmë shekulli, përpara syve të del një ari i shtrirë në sallon. Anash tij është pavijoni i gjitarëve. Përmes derës gjithmonë të gjysmë e hapur dalloj zogj e shpendë, ekzemplarë nga më të ndryshëm, deti tek ata, klasa e të cilëve thurin simfoninë e tyre mbi çatinë e rrënuar të Muzeut. Ndërkohë që syri shijon shumëllojshmërinë e shpendëve, ndjehet zhurma e mbytur që krijojnë hapat mbi parketin e kalbur. Në një kënd të saj, përmes një dere që ngjan me hyrjen e një shpelle, duket balena, skeleti i famshëm i së cilës është vlerësuar nga të huajt me vlerë prej 250 mijë euro. Në atë pavion, i cili duket si një rrënojë, pa suva dhe me mure të krisura gjenden edhe të tjerë ekzemplarë të cilët mbartin mbi vete secili nga një legjendë. Të tjera shkallë për të ngjitur, të tjera realitete për të prekur. Përmes tyre, kaloj në katin e dytë të ndërtesës ku prek po të njëtin realitet. Ndjehem si në kohët e shkuara, ndjesi kjo që ma fal ambjenti, shumë larg ‘luksit’ të ndërtesave të sotme në Tiranë. Përsëri dy hyrje përballë njëra-tjetrës. Instiktivisht këmbët më drejtojnë drejt hyrjes në të djathtë. Një tjetër pavion më shfaqet para syve, të tjera rrënqethje dhe ndjesi habie konturojnë qënien. Ekzemplarë, për të cilët edhe në dokumentarët më të famshëm nuk kisha dëgjuar të flitej. Kemi të bëjmë kryesisht me botën ujore. Disa ekzemplarë të ballsamosura dhe që mbajnë mbi vete edhe peshën e viteve sikurse edhe vete muret e Muzeut të Shkencave. Vizitorë të pazakontë që kanë prekur ujërat e bregdetit shqiptar, të cilët ruajnë në zgavrat e thella secili nga një enigmë. Lloje të ndryshme gjarpërinjsh ujorë, objektet e xhamta dhe uji në të cilën ndodhen, u jep pamjen e jetësisë së tyre. Në sallën ku gjendet skeleti i balenës së kapur në 1963 në ujërat shqiptare, janë vënë skela druri, për të mbajtur tavanet dhe muret që të mos bien. Ajo rrezikon të mos jetë më aty si dëshmi e pasurisë së natyrës shqiptare. Pavijoni i mineraleve është i mbyllur, nuk funksionon më prej kushteve të vështira të ndërtesës. 40 për qind e ndërtesës tashmë është jashtë funksionit. Vazhdojnë të qëndrojnë të hapura me mjaft vështirësi pavijoni i vertebrorëve ujorë dhe tokësorë, insektet, peshqit, amfibët dhe reptilët, shpendët e ujit, tokës dhe gjitarët. Teksa i vizitoj kafaz për kafaz, në etiketat e zverdhura nga nikotina e viteve mësoj historinë e tyre. Duke ecur takoj rrëqebullin apo fokën, që tashmë gjenden vetëm në muze, pasi në natyrë janë zhdukur. Më tutje pelikanët, rosat, patat, lejleku i bardhë dhe i zi, me një krenari të shprehur përmes mbajtjes së kokës lart. Breshka, gjarpërinjtë, fluturat, të gjitha janë aty në pritje të një dore mbrojtëse.
Përkrah pavionit në fjalë ndodhen zyrat e administratës. Aty, gjejmë Idriz Haxhia, në rrëfimin e të cilit kuptohet qartë lidhja shpirtërore me Muzeun e Shkencave, që prej 40 vitesh. Në një situatë kur fati i Muzeut të Shkencave ndodhet mes ekzistencës, ose jo si institucioni unik në Shqipëri për nga vlerat shkencore, reagimet e Rektoriatit të Universitetit të Tiranës, drejtuesve të Muzeut të Shkencave kanë qënë shumë evidente. Pavarësisht zërave të tyre, ende nuk është bërë asgjë. Indiferenca e politikës shqiptare nuk ka kursyer as të vetmin institucion shkencor i ngarkuar për monitorimin e biodiversitetit - larmisë së faunës. Kërkesa zyrtare, nga institucionet e lartpërmendura, drejtuar Parlamentit, Kryeministrit Berisha dhe presidentit Moisiu, për të përcaktuar përfundimisht ‘fatin’ e Muzeut, as që janë lexuar nga institucionet respective. Të detyruar nga mosreagimi i politikës shqiptare, Muzeu i Shkencave në bashkëpunim me Rektoratin kanë përpiluar një letër, me të cilën do ti drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Nuk është hera e parë që subjekte, institucione, apo individë të ndryshëm, të zhgënjyer nga Organet e Drejtësisë dhe politikës shqiptare, i drejtohen Gjykatës së Strasburgut........

Monday, January 22, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA-POEZI

Drenusha Zajmi Hoxha

MASHTRIMI


S’kam arritur akoma n’ ishullin e dëshirave
Kot i rrah velat e shpresës , kësaj mashtrueseje
frika e së panjohurës i tremb,
thuhet se fshihet mes dallgëve shkumëbardhë
të jetës, që e rrahin e përgëdhelin
me dashuri që dhemb
Ose vetëm gojëdhënë është…vetëm fjalë që marrin dhenë
Askush në ishull s’ka qenë

Lundroj si e harlisur dhe në trans
dëgjoj unin tim kah flet nëpërmjet zërit
Dridhem pa ndonjë ndjenjë fizike të mërdhirjes nga të ftohtit
Blej dhe mbaj vuajtjen e këtyre botërave , që t’iu lehtësoj
Mos të heqin dorë, kurrë
Ashtu siç unë hoqa , kur shijova pjekurinë time dhe
mbeta pa motive të mëtutjeshme
për të luftuar me të paqenën
dhe atë që ndoshta s’do të jetë

Mos qofsha o Zot , por
a thua vallë ta kenë fundosur këtë oazë deti
pikërisht ëndërrat e mia vrastare, përbindësha
krijuar nga vet ana tjetër e imja, që përbuzë fuqishëm
dëshirën e brishtë si flaka e qiririt në erë
të vdekshme si vet njeriu
kurrë s’do ta takoj përgjegjen , e ulur në fronin
e mbretërisë së brigjeve të panjohura
Asnjëherë, jo, asnjëherë….

Shoh burime të shterrura, oaza pa ujë
Habitem se etje s’ndjej, fyti nuk më thahet
Askund një copë bukë, por uri nuk ndjej
Shoh vaj, gëzim, lotë në fytyrat e frikësuara
Zhurmë e tmerrshme ndihet nga botë e lëvizshme plot krijesa
S’kam emocione, flej jonatyrshëm e qetë
Lum si unë o njerëz!
Nuk qenkam më në jetë.

Ju që mendoni se njeriu vet e farkon fatin
Me guximin e palodhshëm në shënjestër të dështimeve
Ose ju që mendoni se jeta është e shkruar
E gjitha gënjeshtër është, gënjeshtër!
Për të dobëtin, njeriun, i vetmi ngushëllim
As dashuria e zjarrtë nga parajsa nuk është
Por nga ferri i përvëluar
Nuk ka lutje më të duhur, se një
vetëm një e vetme
Që jeta t’ju kalojë, shpejt si një vegim

Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA-POEZI

Drenusha Zajmi Hoxha

MASHTRIMI


S’kam arritur akoma n’ ishullin e dëshirave
Kot i rrah velat e shpresës , kësaj mashtrueseje
frika e së panjohurës i tremb,
thuhet se fshihet mes dallgëve shkumëbardhë
të jetës, që e rrahin e përgëdhelin
me dashuri që dhemb
Ose vetëm gojëdhënë është…vetëm fjalë që marrin dhenë
Askush në ishull s’ka qenë

Lundroj si e harlisur dhe në trans
dëgjoj unin tim kah flet nëpërmjet zërit
Dridhem pa ndonjë ndjenjë fizike të mërdhirjes nga të ftohtit
Blej dhe mbaj vuajtjen e këtyre botërave , që t’iu lehtësoj
Mos të heqin dorë, kurrë
Ashtu siç unë hoqa , kur shijova pjekurinë time dhe
mbeta pa motive të mëtutjeshme
për të luftuar me të paqenën
dhe atë që ndoshta s’do të jetë

Mos qofsha o Zot , por
a thua vallë ta kenë fundosur këtë oazë deti
pikërisht ëndërrat e mia vrastare, përbindësha
krijuar nga vet ana tjetër e imja, që përbuzë fuqishëm
dëshirën e brishtë si flaka e qiririt në erë
të vdekshme si vet njeriu
kurrë s’do ta takoj përgjegjen , e ulur në fronin
e mbretërisë së brigjeve të panjohura
Asnjëherë, jo, asnjëherë….

Shoh burime të shterrura, oaza pa ujë
Habitem se etje s’ndjej, fyti nuk më thahet
Askund një copë bukë, por uri nuk ndjej
Shoh vaj, gëzim, lotë në fytyrat e frikësuara
Zhurmë e tmerrshme ndihet nga botë e lëvizshme plot krijesa
S’kam emocione, flej jonatyrshëm e qetë
Lum si unë o njerëz!
Nuk qenkam më në jetë.

Ju që mendoni se njeriu vet e farkon fatin
Me guximin e palodhshëm në shënjestër të dështimeve
Ose ju që mendoni se jeta është e shkruar
E gjitha gënjeshtër është, gënjeshtër!
Për të dobëtin, njeriun, i vetmi ngushëllim
As dashuria e zjarrtë nga parajsa nuk është
Por nga ferri i përvëluar
Nuk ka lutje më të duhur, se një
vetëm një e vetme
Që jeta t’ju kalojë, shpejt si një vegim

Sunday, January 21, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-KEZE(KOZETA) ZYLO-POEZI

Kutia magjike

Të kuptoj i shtrenjti im, të kuptoj,
Dhe kur nuk shkruan i ke thënë të gjitha,
Se kumtin sekret në vetminë tënde,
E ka tradhëtuar mjekrra, mbushur me thinja.
Nëse një ditë vargjet lotojnë,
Si syri i një shenjtoreje, kur lutesh përbri,
Të virgjëra janë mbarsur, me dashurinë hyjnore,
Si kristale në kuti mblidhi dhe fshehi në gji.
Kjo kuti magjike mbase në muze do vihet,
Ku bebëzat e lodhura pikuan lotin,
Drithërrimat e shpirtit aty u fshehën,
Kështu ka ndodhur qysh me qëmotin!

Manhattan, 2004

Babëzia

Jeta është një lojë, mikja ime,
Ku te babëziturit të hanë të gjallë,
Une dhe ti viktima të kohës,
Ndeshemi me bajlozët, si në përrallë.
Mund të pyesësh mikja ime,
Sa shumë janë shtuar bajlozët?
I pjell mitra e përdalë, motër,
Mbarsur tinezisht nga Tutoret!
Duartrokitje te nxehta moren bajlozet,
Edhe pse vaginen shqyen ne skenë,
Ështe arti “modern” motër,
I njerëzve me dy krenë!

Manhattan, 2002

Në bebëzën e syrit tim

Sonte m’u zgjuan kujtimet,
Nën uverturën e shiut,
Nga zhurma e pikave në qelq,
Që trokasin pa marr leje,
Si çapitje hapash, njeriu!
Në bebëzen e syrit tim,
Fotografitë e shumta,
I shoh përherë,
Nuk lagen as nga pikat e shiut,
As nga lotët e mi te kaltër,
Me to jeta ime
Kthehet në një pranverë!

Brooklyn, 1999

Nga më gjete?

Nga më gjete që më fole,
Me kaq mall e dashuri,
Kishim kohë, që s’ishim parë,
Unë e ikura, në rini!
Bej të flas e s’të flas dot,
Loti buzën e pengon,
Ma nxjerr zërin me ca teka,
Pas kaq vitesh, nuk duron!
E kafshoj buzën e kripur,
Të të them dhe unë dy fjalë,
Ja ashtu në gjysma-gjysma,
Shqiptova emrin tënd të rrallë!

Bisede telefonike
me shoqen time pas 25 vjetesh
Staten Island, 1 Korrik, 2006

Thursday, January 18, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-RINA AHMETI-POEZI

Balade per te Pagjeturit
(Me rastin e protestes se nenave me 31 dhjetor 2006)
Nga Rina Ahmeti-Prishtine

Kush e di sa dite e nete,
kemi pritur te pagjume,
kush e di sa ore e qaste,
ne nje pritje te pa fund,..
Sa e sa lot per ju derdhem,
se ju qanim per te vdekur,
asnje fjale,e as adrese,.
ju dhane emrin te pagjetur,..
Shtat vjet iken pa ju pare,
shtat vjet rrodhen lot si lum,
shtat vjet shpirterat tone u vran,
shtat vjet vuajtja s'kishte fund.

Shtat vjet koha mbeti var,
shtat vjet dhimbja mbeti pezull,
shtat vjet shpresat i ushqyem,
shtat vjet qirinjet mbeten ndezur.
Shtat vjet bora nuk eshte shkri,
gushti duket si janar,
rreze te ftohta leshon dielli,
ne zemrat tona plot acar !
Nene Lokja leshon ofshamen,
a ka kush qe mund t'ma thote,
ku jane djemet mu ju ba gjamen,
se do te iki nga kjo bote.
A me degjoni pushtetar,
djali im ku me ka mbetur,
eshte i gjalle apo i vrare,
mos m'a quani te pagjetur.

Friday, January 05, 2007

Bota e Gruas Shqiptare-ILIRIANA SULKUQI-KRITIKE LETRARE

“HIJET E VIRGJERESHAVE” DHE FARUK MYRTAJ


"Disa libra janë harruar pa e merituar këtë, asnjëlibër nuk është mbajtur në mend pa meritë”.Audeni


Kur shkrimtari zbulon apo merr përsipër të shkruajërealitetin që ai e sheh, e prek dhe e ndjen tej palcëssë shpirtit të tij, ai s'e bën këtë për vete, por përtë gjithë ata që duhet të kuptojnë në çfarë kohejetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai frymon të rilidhë bashkësinë e një AND-je nga rrjedh.Pikërisht për këtë arësye - tretet i harruar

Nga ILIRIANA SULKUQI


DilemëVërtetë ndodhem në mes të pikëpyetjeve dhepikëzgjidhjeve për të shprehur paksa nga mendimet emia në lidhje me një libër të lexuar e rilexuar, nganjë autor i njohur i letrave shqipe. Nuk kanë mbeturmë fjalë e stërfjalë pa u thënë nga vetë ata(ato)pseudo - shkrimtarë e poetë. Nuk ka mbetur as gjysmëfjale për të thënë të vërtetën për shkrimtarë tëvërtetë , pasi i vodhën kalemxhinjtë dhe shërbëtorët ekalemxhinjve, i shëmtuan të gjithë ata apo ato që evetëquajnë veten shkrimtarë, poetë, artistë. Kësisoj,tashmë, lexuesi i durueshëm dhe tejet i sjellshëm , ilodhur nga gënjeshtrat e servirura për një art tëvërtetë, ka ngjasë të mos besojë më, edhe kur ti mundtë çirresh se kjo që shkruan për iks libër të filanshkrimtari të mirëfilltë është vërtetë e vërtetë.E besojnë apo jo , këto rreshta janë aq pak për tëthënë atë që meriton autori i “Hijet e Virgjëreshave”,FARUK MYRTAJ, sa edhe vetë lexuesi i rregullt iveprave të tjera të tij do ta kuptojë menjëherë.Eshtë detyrë e të gjithë kritikëve, gazetarëve që,herë pas here, të hedhim dritë mbi jetën dheveprimtarinë krijuese të të gjithë shkrimtarëve, emratdhe veprat e të cilëve perbëjnë fondin e artë tëletrave shqipe. Duke e bërë mirë këtë detyrë, dhe dukemos superlativuar mediokritetin që na servirin tëpaaftit, do t’i shërbejmë me dinjitet kulturës sonë tësotme dhe të ardhme, si dhe nuk do të fyejmëparaardhësit për atë trashëgimi tëjashtëzakonshmeletrare që na kanë lënë.***Kanë kaluar pak vite, ndoshta katër , ndoshta pesë,shpejt e shpejt dhe dalëngadalë, ashtu si mund tëkalojnë, nën qiell dhe mbi ne, katër- pesë rè,mbarsur nga fryma jonë, me katra-pesë pikashiu apo lot– hyjnorësh.Ktheheshim nga Shkupi në Tiranë, prejnjë veprimtarie poetike. Autobuzi, i porositur enkas,nuk mbante në sediljet e tij udhëtarë të zakonshëm. Tëgjithë ishim ose poetë ose skandalozë shkronjash tëletrave shqipe…Ne duhanxhinjtë, me leje dhe pa leje,ishim ulur në sediljen e fundit gjashtëse, dhe, njeripas tjetrit tymosnim helmin e shpirtit tonë… Poezi,këngë, humor , ashtu, si mund t’u vijë Bohemëve, pasnjë deliri shpirtëror.Pak metra, pasi lamë qendrën e Librazhdit,në të majtë të rrugës nacionale, ku prehen të qetë(lum ata), të ikurit nga kjo botë e rreme, dikush itha shoferit t’i bjerë tri herë burisë. Ai e zbatoiurdhërin urgjent dhe jo tri, por, si në rasteurgjence, e mbajti shtypur butonin e sinjalit.(Patjetër që Faruk Myrtaj duhet ta ketëtë rregjistruar në MEMORJEN E SHPIRTIT këtë çastsolemn).Ishte një përshëndetje kujtese, një faljeshpirtërore dhe një përulje e heshtur për dy poetë,nga më të talentuarit e Kohës, nga më të ringjallurite sotëm – Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, korifejtë eShqipërisë – Sahara. Nën qerpikët e të gjithëvempiksej loti i pafajësisë sonë. Faruku , psherëtintedhe thithte tymin e të gjithëve ne….Përse vallë e bëra këtë perifrazimkujtese, kur tjetër gjë prisni të lexoni?…Duke lexuar e pasur para syve librin me tregime,HIJET E VIRGJERESHAVE, botim i ditëve të fundit, ngaShtëpia Botuese ARBERIA ,i thashë vetes , Botësshqiptare dhe Zotit: Faleminderit që Farukun nuk evramë!…Kur të lexoni dhe të njihni personazhet etij do të thoni se keni parë në njëekran tredimensional, të paktën, tri breza:prindërit, veten dhe fëmijët.Tri breza që dhembin e trashëgojnëdhimbje, tri breza që përpiqen të kapërcejnë vdekjen,tri breza që marramenden si skllevër besnikë tëfamiljes së tyre dhe varfërisë. Tri breza, ku autoriështë herë autor dhe herë aktor, herë gjykatës dheherë avokat.Eshtë avokati më i mirë i botës përkrah brezave qëjanë përpëlitur në djepin e dhimbjeve. Eshtë gjykatësimë i rreptë ndaj një shteti të ligjshshëm me ligjevdekjeprurëse dhe ndaj një shteti pa ligje…Vëllimi me tregime përfshin Brenda vetes 15tregime, të cilat lexohen me një frymë, jo vetëm përfaktin se, mesatarisht, u takon të jenë rreth dhjetëfaqe, por ngaqë të rrëmbejnë temat dhe personazhet,sa të përgjithmëm aq edhe të veçantë, sa të sëkaluarës aq të sotëm, sa të panjohur, aq të afërm, athua se je ti vetë apo dikush përballë teje. Ato janëtë prekshëm e të ndjeshëm , me dramat dhe historitë etyre, sa të duket se edhe ti si lexues rijetonfuqishëm jetën e tyre.. .Trgimet “Hijet evirshëreshave”, “Autobuzi i dates 1”, ” Shetitje edetyruar”, “Bermuda”, “Rroba për andej”, “Dritarja efundit”, “Muzikë e vjetër”,…edhe pse të dhemb nëshpirt për jetën dhe dramat e personazheve, kedëshirë t’i rilexosh, sikur kërkon të zhbirosh brendatyre diçka të ngjashme me dramat e tua apo të njerëzvetë tu. Personazhe si Tima, Lemja, Kadri Luna, Sandra,dy pleq të vetmuar ( Rroba për andej”), nëna, babai,…janë individë me karaktere krejt të ndryshëm nganjeri-tjetri, por që kanë të përbashkët kohën nëndiktarurë, ku luhet drama e jetës së tyre. Zor selexuesi mund t’i fshijë nga kujtesa përsonazhe tëtillë.Personazhet e Faruk Myrtajt, nuk janë pozantë,as të shpikur nga imagjinata krijuese. Edhe pse sundonnjë frymë lirizmi, ku duket se natyra, gjendjetpsikologjike të personazheve, dialogjet e monologjet etyre, rrjedha e të rrëfyerit, kompozioni, shkrihen sinjë ansambël - tregimet e “Hijet e Virgjëreshave”janë aq dramatikë, aq aktualë, sa të duket se edhe ti,ashtu si autori, jeton në të njejtën trysnipsikologjike, si personazhet e tij…Ja si shprehet një nga personazhet editëve të sotme, nëpërmjet autorit:“… Ne e kemi vuajtur ashpër të shkuarën. E vuajmëedhe sot…Edhe kur nuk përmendet, e shkuara e trishtëtë ndjek papushim…Njerëzit e mi janë mësuar të duandhe të urrejnë vetëm fuqishëm. Nëse u mbetesh borxh ,vijnë e ta kërkojnë atë, edhe sikur të futesh nëvrimën më të humbur të botës…Nuk se janë të egër,aspak primitive….Janë… njerëz të drejtë, të ndershëm,herë- herë të ashpër; me veset e tyre, që njerëzorejanë edhe ato. Hyjnë e dalin kronikave të kohëvemoderne në mënyrë disi të veçanta: diku vrasin, dikushpëtojnë jetën e tjetërkujtit duke rrezikuar tëtyren, diku vjedhin për t’i shpëtuar varfërisë që i kandjekur tërë jetët e tyre dhe të prindërve, porfëmijët e tyre ndjehen për bukuri si studentë tëkolegjeve dhe universiteteve në Perëndim. Askush ngaata nuk paragjykon religjionet dhe thuajse të gjithëe dëshirojnë t’ua zesh në gojë për mirë Atdheun etyre! Edhe kur Ai, Atdheu i tyre pra, ua ka nxirëjetën dhe kur për shkak të mjerimit të tij ata janëdetyruar të bredhin rrugëve të botës, të betuar sekurrë nuk kanë për t’u kthyer më tek ai… Përsëri ata eshikojnë mikun, sidomos të huajin, si shenjt tëvërtetë. Janë gati të binden për gjithçka, deri edhetë vdesin për një fjalë të mirë prej të huajve për atëcope tokë…,po nuk ndjehen mirë kur paragjykohen, përshembull, kur gjakmarrjen ua përflasin si veti tëtyre. Mbase tradicionalizma të tilla shihen siprimitivizëm. Plaga e lënduar here pas here, nukshërohet kollaj.E shkuara vjen e shërben edhe si e sotme, kur mungon esotmja. Ose kur e sotmja sillet verbtazi, pa të ardhmemë të mirë, më të qartë. Kanuni ynë, si Kod Penal iKohës pa Shtet, rikthehet sa herë që shteti dobësohetprej qejfmbetjeve midis politikanëve të sotëm,sedërllinj si gjithë ballkanasit, por jo rrallë edheprej tradicionalizmit në qëndrimet e Perëndimit. Nëkëto momente, të pambrojtur prej ligjeve të Shtetit tëtyre, hutuar prej lirive që predikoni ju që vini pasinjihni Shqipërinë e vjetër, grupe njerëzish tëveçantë, ende në kontakt të paktë me qytetërimin, ushkojnë pas zakoneve të Kanunit. Të tjerë, si punaime, ua mbathin prej andej.Ndonjë shkrimtar e ka prezantuar Kanunin tonë në sy tëbotës së qytetëruar si kuriozitet oriental, siekzotikë lindore, për shijen e Perëndimit, i cilindërkohë, i zënë me të përditshmen e tij dhe i harruarpas parasë, s’ka ngè të merret as me historinë e tij,jo më me të tjerëve…Mbase tingëllon ca si tepër krenare kjo, por nuk ështëse unë u blatoj mbrojtje veseve, dhe as virtyteve tënjerëzve të mi, por ngul këmbë në atë që prej jashtëmjedisit të atjeshëm faktik, veset dhe virtytet tonamezi dallohen nga njera – tjetra. Mund t’i ngatërroshfare kollajshëm… ( nga tregimi që ka marrë titullinlibri , “Hijet e Virgjëreshave”).Një mesazh sa njerëzor aq i vërtetë, sa ihershëm aq tradicional, gjë, që të le të kuptosh sekemi të bëjmë me karakter të fuqishëm që mud të quhet,pa mëdyshje, virtyt i korrektësisë së ndërsjelltë.Faruku ka një sens moral jashtzakonisht tëekuilibruar, ku mjeshtërisht pena e tij e sprovuarndan gazetarin nga shkrimtari. Kjo, falë përvojës sëjtij si gazetar, falë talentit krijues të tij edhe sipoet. Flaja e tij, merr vlera të mrrekullueshme qoftëe thënë në gojën e personazheve, qoftë në përshkrimine karaktereve të tyre apo në përshkrimin e mjediseveku ndodhin ngjarjet. Fjalët, jo të kërkuara, por tënatyrshme(një fjalor i pasur leksikor, pa teprimegjuhësore, bie menjëherë në sy), bëjnë që tregimet etij të lexohen me një frymë, pa të ngecur fjala nëfyt, pa t’u marramendur vetja nëpër labirinthe pakrye, siç na ndodh shpesh kur lexojmë tregime tëstërzgjatura e pa kurrfarë mendimi. Nëse çdokush ngane mendon se ka diçka për t’i dhënë letësisë, kambindje se Faruku, ashtu sikurse edhe shkrimtarë tëtjerë, të cilët tashmë kanë hyrë në top-listën enjerëzve të Penës Shqipe, me të vërtetë ka diçka përt’i dhënë letërsisë.Për të mos ju mbajtur peng të mendimit tim personal,kam zgjedhur një fragmend nga parathënia e librit“Hijet e Virgjëreshave”, shkruar nga Lazër Stani, përfaktin se jo të gjithë mund të kenë fatin të kenë këtëlibër në dorë.Drama e individitNë të gjithë letërsinë e Faruk Murtajt shtetiperceptohet si armik i individit, si një e keqefatale. Nëse shteti është një e keqe e domosdoshme nëshoqëri, eksperienca shqiptare mesa duket e kaprovokuar autorin që të jetë një armik i papajtueshëmme shtetin. Edhe pse askund shteti nuk shqafet si njëi tërë, në shumicën e tregimeve të tij shteti dheqeveritë kanë një prezencë armiqësore, rrënuese dhefatkeqësisjellëse për individin. Në letërsinë e tij,shkrimtari Faruk Murtaj e shikon individin shqiptar nëkatër raporte kryesore: individi në raport mevetveten, individi në raport me të tjerët, individi nëraport me shtetin dhe individi në raport me të huajt(joshqiptarët). Duket se drama e individit të krijuarnga Faruk Murtaj është dramë që vjen nga deformimi ikëtyre raporteve, nga mosekzistenca e harmonisë nëkëto raporte. Arsyet këtu janë disa, por më thelbësoriështë tipi sociopsikologjik i krijuar në rrethana tëcaktuara historike, sistemi i dyshimtë i vlerave, ikrijuar nëpërmjet imponimeve të vazhdueshme në mungesëtë lirisë, informacioni i vonuar, absurdi dhe marrëziaqë nganjëherë përshkruhen si një fatalitet i racës.Faruk Myrtaj është mjeshtër në përshkrimin e raportitmidis individit dhe shtetit. Ai e përshkruan këtëraport me një realizëm tronditës, pa kaluar as nëhistoricizëm dhe as në kriticizëm. Për fat të keq tëshqiptarëve, shteti për ta ka qenë gjithnjë një armik,që është identifikuar ose me pushtuesin (të huajin)ose me uzurpatorin (të brendshmin). Një shtet i tillënuk mund të jetë tjetër veçse një shtet keqbërës, njështet që nëpërkëmb fatet e individit dhe njëkohësishtqë zgjon te individi ndjenjën antishtet – anarkizmin.Edhe pse individët e Myrtajt nuk janë anarkistë nëkuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, ata janëindividë armiqësorë me shtetin ose individë tëshkatërruar –hije që kanë humbur kuptimin eekzistencës.Edhe individi në raport me të tjerët ështënjë individ i ndrydhur, një individ jo i lirë,mosbesues, hezitues. Sentenca e Sartrit “Ferrei janëtë tjerët” duket se gjen një vend të dukshëm nëtregimet e Faruk Myrtajt, ndërkaq me të huajt ështëkrijuar një raport ekzotik, falë një virtuti tëlashtë, mikpritjes, pavarësisht se kjo ndjenjë eshqiptarëve për të huajin perceptohet si relikeekzotike prej tyre, si çudi e ruajtur prej kohëve tëvjetra. Individi me vetveten, në prozën e Myrtajt, nukgjendet në një raport më pak dramatik, ngaqë aigjithnjë e ndjen se nuk mund të jetë ai që do të jetë,ai nuk mund të mendojë atë që do të mendojë, ai nukmund të bëjë atë që do të bëjë në një çast të dhënë.Kjo në tërësinë e vet e bën individin në prozën eMyrtajt një individ dramatik në ekzistencën e vet, qëlëviz midis fuqisë dhe pafuqisë së tij, midisrebelimit dhe nënshtrimit, midis ikjes dhe kthimit tëvazhdueshëm.Shqiptimi i të vërtetave tronditëseLetërsia e mirë duhet të jetë e vërtetë.“Në të gjithë tregimet e mia unë përpiqem të japndjesinë e jetës së vërtetë, jo thjesht të përshkruajjetën a ta kritikoj, por faktikisht ta bëj atë tëgjallë. Kështu që ti, kur të lexosh diçka timen, tapërjetosh me të vërtetë atë që lexon”, - ka shkruarErnest Heminguej. Në tregimet e Faruk Myrtajt, tëshkruara lirshëm e me një gjuhë të shkathët, ndihetprania e kësaj të vërtete, çka rrit fuqinë receptivetë tyre dhe bën që ata të lexohen pa u ndier deri nëfrazën e tyre të fundit. Vëzhgues i vëmendshem i jetësnjerëzore, Faruk Myrtaj nuk e ngarkon prozën e tij meteorizime psikoanalitike dhe as me filozofime mbikuptimin e jetës dhe vdekjes, por me sigurinë e njëmjeshtri rrëfen jetën e gjallë në shumanësinë e saj,duke shqiptuar me të njëjtën ashpërsi si të shëmtuarënashtu edhe të bukurën, si sublimen ashtu edhetrivialen, si djallin ashtu edhe engjëllin.Nga ana tjetër, përdorimi i teknikave tëndryshme narrative, leksiku i pasur dhe liria eshprehjes, e administruar me kujdes në funksion tësubjektit narrativ, e ka pasuruar dukshëm prozën ekëtij shkrimtari, e cila në vetvete është tërësisht eçliruar nga klishetë doktrinare dhe modeli i prozëspedagogjike që ka dominuar letrat shqipe për një kohëtë gjatë dhe që është bërë e bezdisshme dhe epadurueshme edhe në tekstet shkollorë. Në tregimet eMyrtajt, gjithashtu, nuk ka as teprime gjuhësore dheas rendje pas modave të ditës, por një ecje në trualltë sigurt, që është shqiptimi artistik i zërit tëvetvetes, një zë i veçantë dhe kur e kur tronditës. Kylibër i ri me tregime, rezultat i një procesi krijuesmëse njëzetvjeçar, padyshim që e rendit shkrimtarinmidis autorëve më të mirë të prozës së shkurtërshqipe.”Ndërsa publicisti dhe shkrimtari, tashmë shumë injohur dhe i dashur për lexuesin, krijimtaria e tëcilit nga dita në ditë po bëhet pjesë e vleravekombëtare në fushën e letrave shqipe, Ramiz Gjinishprehet kështu për Faruk Myrtaj:“Faruk Myrtaj ka individualitetin e tij të veçantëkrijues duke u përqëndruar te një temë – TABU, dhekjo, konsiston në raportin midis zyrtarëve dhenjerëzve të thjeshtë. Në të gjitha tregimet e tij kanjë dilemë njerëzore në formën e një pyetjeje, e cilaështë kaq e thjeshtë, por që shoqëria e sotmenjerëzore nuk i përgjigjet dot. Në tregimet e tij kanjë thirrje gati-gati profetike për të qenëNJEREZORE”.Pa menduar se kemi shprehur gjithçka që meriton kyshkrimtar, me përulje para penës së tij dhe me modestipër këto pak rradhë të hedhura në letër, i urojkolegut dhe mikut tonë të përbashkët, krijimtari tëbollshme dhe të suksesshme, duke u bërë kështu njëshkollë konkrete për të gjithë krijuesit e rinj qëmarrin përsipër të lëvrojnë prozën.Po e përfundoj këtë shkrim me një mendim tëvetë autorit të “Hijet e Virgjëreshave”, Faruk Myrtaj,shkruar mbi ballinën e pasme të librit:“ Tërë problemi, në të vërtetë Fati përshkrimtarin, është që libri i tij t’i bjerë në dorëlexuesit që rezonon me atë që është ai vetë. Libri kapër mission të të gjejë atje ku je, ashtu siç je, dhe,të të bëjë thirrje për t’u bashkuar me të.Libri është ftesë për më shumë fisnikëri, në rast tëkundërt vështirë të vlerësohet për libër. Njeriu lexonshumë në jetën e tij, por mbetet vetëm atje ku i ështëngritur “kurthi”. Shkrimtarët e mëdhenj janë të tillëse dinë të ngrenë “kurthe”.Libri në të vërtetë është test për mënyrën se si ti,si lexues bën zgjedhjen e gëzimeve dhe të trishtimevetë jetës së kësaj bote, që kurrësesi nuk ështështeruese për këdo që, në një farë mënyre, arrin t’ibesojë përjetësisë. Këtë sfidë të lexuesit e ka kaluarmë parë vetë shkrimtari!”Faruk MyrtajËshtë lindur më 4 mars 1955, në Selenicë tëVlorës ku edhe përfundoi, më 1974, shkollën e mesme tëpërgjithshme, gjimnazin.Për shkak të absurdit politik të kohës, iu privuapër një kohë të gjatë e drejta për studime të larta.Iu desh të kryente më parë shërbimin edetyrueshëm ushtarak (2 vjet) dhe të punonte (për 5vjet) punëtor në minierën e bitumit në Selenicë.Studimet e larta i kreu në vitet 1983-1988, prejtë cilave u diplomua inxhinier miniere (markshajder),në Universtitetin e Tiranës.Si inxhinier punoi një vit në minierën e qymyrguritMemaliaj, Tepelenë.Në nëntor 1989 vjen në Tiranë, si gazetar në “Zëri iRinisë”.Prej atëherë ka punuar në fushën e gazetarisë, nëdisa gazeta si “Alternativa”, “Rilindja Demokratike”,“Republika”, “Albania”, nëndrejtor i përgjithshëm nëAgjensinë Telegrafike Shqiptare (A.T.Sh.), zëdhënësshtypi në Ministrinë e Kulturës Rinisë e Sporteve dhesë fundi në Agjensinë e Tregtimit dhe Shpërndarjes sëLibrit Artistik e Shkencor, Tiranë.Prej fillimviteve ’80, ka qenë i pranishëm në shtypindhe letërsinë shqipe.Më 3 Nëntor 2003 emigroi për në Toronto, Kanada, kujeton bashkë me familjen ...Ka botuar:1. “Dielli i nëntokës", poezi, 19852. “Njerëz që kam njohur", tregime, 19873. “Marrëveshje për të jetuar", tregime-novelë, 19894. “Rroba e fjalëve gjithnjë ngushtë më rri", poezi,19915. “Përse druhemi nga nacionalizmi", esse, 19956. “Nudo Zyrtare", tregime, 19967. “Qyteti i Ministrave", roman, 19988. “Njerëzit janë tepër", tregime, Shkup, Maqedoni,20009. “Luftëtarët vriten nëpaqe",tregime,Prishtinë,Kosovë, 2003Për librin “Nudo Zyrtare” është shpërblyer me “Çmiminpër Librin më të mirë me tregime për vitin 1996”, ngaMinistria e Kulturës e Rinisë e Sporteve.Ka përkthyer në shqip nga anglishtja:1. “Toleranca, pragu i paqes”,“Tolerance, the threshold of peace” Betty Reardon,UNESCO.2.“Pushteti i G.G.Markez”,“The power of G.G.Marquez”, Jon Lee Anderson3. “William Sarojan, tregime e novela”“The best stories of William Saroyan”4. “Stina e mallit”,“No great mischief” , Alistair MacLeod5. “Harpa e barit",“The grass harp", Truman Capote etj..(Botoi Illyria, 5 janar 2007)

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU-ARTIKULL

RULETA RUSE


"Mr .PUTIN!Ulerimat e mija te vdekjes ,te bashkuara me britmat e protestes ne te gjithe boten ,do te ushtojne ne veshet e tua per gjithe jeten."

Keto do te ishin fjalet e Aleksander Litvinenkos ne minutat e fundit te jetes ,ndersa po lengonte e po jepte shpirt ne shtratin e vdekjes.Sa ishte gjalle Aleksander Litvinenko,pohoi gjera te pacipa dhe imorale rreth Vladimir Putinit,Presidentit rus. .Ai deklaroi se numuri 2,i Al-Kaedes ,Al-Zarwakin ishte nje agjent rus. Gjithashtu ,ai pohoi se dispononte edhe nje vidio kasete ,ku Putin ishte duke bere seks me nje burre tjeter.Ai deklaroi gjithashtu se armiqte e tij ,ne FSB ,(sherbim sekret rus -afer me KGB-ne ruse) e kishin helmuar ate ,per t''i mbyllur gojen ,per ato c'ka ai po pohonte .Por disa nga deklaratat e Litvinenkos ishin shume te veshtira per tu besuar.Por ,ndersa investigatoret britanike dhe amerikane te FBI-se,ndoqen gjurmet radioaktive te helmit vdekjeprures ,Polonium 210 ,qe vrau agjentin ne ekzil ,me 23 Nendor ,ne aeroplanin nga Moska drejt Londres -pati nga ata qe filluan ta besojne se ai mund te ishte helmuar me dicka .Litvinenko ,tullac dhe me nje fytyre fantazme te shperfytyruar nga helmi ,ja pati kushtuar minutat e fundit te jetes se tij ,per te treguar me gisht Gestapon ruse (FSB)dhe Vladimir Putinin"Ju po tregoni veten tuaj sa barbar e i pameshirshem jeni-ashtu si ju kane pershkruar shumica e kundershtareve tuaj-do te shprehej nje lejtnant i FBS-e,tashme nje disident rus..Po ashtu do te vepronte edhe Litvinenko duke dhene shpirt ,duke ju drejtuar Putinit:"Mr.Putin ,ulerimat e mija te vdekjes te bashkuara me britmat e protestes nga e gjithe bota ,do te ushtojne ne veshet tuaj , per gjithe jeten tuaj."Por Putin dhe Kremlini do ta quanin deklaraten e Litvinenkos te pakuptimte .Putin ,gjithashtu nga ana e tij shprehet se ;Litvinenko ,mund te jete sakrifikuar nga aletatet e tij disidente ,per te fajesuar Mosken.Ndersa investigatoret angleze pohonin aty para ,se ata nuk kishin asnje te dyshuar per vrasjen e Litvinenkos .Ndersa disa te tjere mendonin se helmimi i tij ,mund jete bere me shume kujdes nga kundershtaret e tij ne FSB.Cdo gje eshte bere profesionalisht,paster dhe mjaft qete.Por me shume gjurme te Polonium 210 ,u gjet ne restorantet e Londres ,hotelet e cdo gje rreth tyre .Autoritetet angleze shprehen se mund te jene infektuar rreth 33 mije pasagjere ,por shendeti i tyre mund te quhet minor .Por akoma frika ne Londer reflektohet ,vecanerisht ne kryeqytetet perendimore ,ku influenca ruse ndjehet me shume -por duke kuptuar,gjithashtu ,se Rusia po shendrrohet ne nje vend me rrezikshmeri ne bote .Duke rritur perfitimet e gazit e te karburantit ,zyrtare europiane po e kundershtojne hapur Rusine per sjelljen dhe politiken e saj te ekspasionit ,e cila po behet gjithmone e me shume arrogante dhe tiranizuese .Mbas nje dekade ,qe Rusia urtesisht pranoi statusin e saj per te qene nje fuqi ,ajo tani ju ka bllokuar mjetet e furnizimit me gas ,vendeve te ish-Bashkimit Sovjetik,si Ukrahina dhe Gjeorgjia .Ka bllokuar edhe veprimtarine e disa kompanive amerikane ,si presion per sanksionet qe ka vendosur Washingtoni ndaj Iranit Shqetesimet dhe besdisjet e njepasnjeshme ndaj tyre -sa permendem me lart -e kane shendrruar Rusine ne nje komb ku ,korrupsioni eshte sistematik,ku ligjet dhe siguria vine vetem nepermjet rryshfetit dhe vrasjet me pagese jane aq te shpeshta sa sikur i lexon ne gazete.Politikanet dhe perfitimet e tyre jane aq te gershetuara me njera tjetren ,sa zyrtare te larte te Kremlinit kontrollojne ,disa nga kompanite e bisnesit me te medhate dhe fitimprurese .Deputeti rus Dimitri Medvedev ,i cili ka edhe nje post te larte ne qeveri,,eshte gjithashtu edhe President e kompanise Gazprom,me nje monopol prej 200 billion dollare Deputeti dhe Kryetari i Kuvendit Popullor Igor Sechin eshte koka qendrore e kompanise gjigande ROSNEFT ,dhe adjutanti i Putinit Viktor Ivanov ,drejton Floten Ajrore Kombetare ,me mire se personi qe eshte zgjedhur per kete pune ,Almaz-Amex.Dikur ne kishim vetem nje oligarki -shprehet nje deputet -por tani eshte nje oligarki tjeter e komanduar nga policia sekrete -duke ju referuar se shumica e keshilltareve te Putinit vijne nga zyrat e KGB-se.Kjo eshte mese e vertete.Disa zyrtare europiane dhe amerikane ,kane nje mendim te perbashket se Rusia e Putinit ,tashme ka karakteristikat e nje shteti fashist!.Rusia eshte shume afer shperberjes ,por brenda familjes-shprehet nje keshilltar i dyzuar ,demokrat dhe republikan.Por nje gje eshte e sigurte :Shume nga interesat e bisnesit po zhduken ne menyre te dyshimte dhe grafikisht ,kohet e fundit Nje muaj para vrasjes se Litvinenkos,,nje tjeter kritike e ashper e regjimit te Putinit ,per luften ne Ceceni ,u qellua per vdekje ne apartamentin e saj ,Ana Politkavskaya .Helmimi i Litvinenkos ishte nje sulm i sofistikuar qe ndodhi mu ne zemer te Londres ,ne ditet e para te Nendorit.Pamvaresisht ,deshtimit per te gjetur nje te pandehur si te "dyshuar",dhe dyshimet e sherbimeve sekrete ,derguar ne Shtepine e Bardhe indikonin qe shumica e ketyre dyshimeve ,piketonin Rusine .Shumica e eksperteve investigues ,paten nje mendim te perbashket ,se perdorimi nga ana e vrasesit e Poloniumit 210,eshte nga me te veshtirat per te evidentuar lidhjet e vrasjes me elemente brenda qeverise ruse.Kuota e helmit qe vrau Litvinenkon ,isotopi i turbullt,mund te jete siguruar vetem nga nje reaktor nuklear ,ose nga ndonje vend qe posedon fuqi nukleare .."Nuk eshte aspak e lehte per ta ndaluar -shprehet Boris Zhukov -Drejtor i laboratorit ne Akademine Shkencore te Institutit te kerkimeve nukleare -por eshte edhe absolutisht e pamundur te jete jashte kontrollit te shtetit e aq me pak ne nje vend si Rusia .Disa burime amerikane dhe britanike ,mendojne se Poloniumi 210,qe vrau Litvinenkon ,mund te kete ardhur nga disa vende fqinje me Rusine.Duke ju referuar buletinit te sherbimit sekret amerikan ,rreth kesaj ceshtje midis te tjerave theksohet se te dyshuarit mund te jene elemente mercenare te FSB.Nje i dyshuar i mundshem ,mund te jete nje grup mitik te quajtur "DINJITET & NDER"nje organizate tashme e vetdeklaruar ,e ish-agjenteve te cilet targetojne kritiket e Kremlinit .Ketu behet fjale per skuadrat e vdekjes ,si ato qe ndodhen ne Ameriken Latine ,ose skuadrat speciale te KGB-se,qe perdoren,ne lufte ,sherbime sekrete dhe vrasje-shprehet nje nga analistet me ne ze ,te vendit ,Aleksej Venediktov.Ne vitet '90 keta njeres humben gjithcka .Fillimisht ata u tradhetuan nga Boris Jelcin,e me pas nga Putini.Me pas ne vitet '98 ata filluan te krijojne grupet e para radikale e te armatosura .Qellimi i tyre ishte te vrisnin armiqte e Atdheut .Por ne rast se Putin eshte pa faj ne vrasjen e Litvinenkos ,ai nuk e morri mundimin apo te tregoje ndonje interes per vrasjen e tij.Pse Putin nuk po thote :_Kjo eshte e tmerrshme ,e jashtezakonshme,apo te ofroje ndihmen per te gjetur te dyshuarin ,kudo qe ai te futet .Por indiference Putinit dhe veprimet e Kremlinit te lesh te kuptosh se nje krim i tille eshte lene jashte vemendjes.Presidenti truman ,beri njehere nje verejtje me vend duke thene se "I gjori Stalin " ishte nje "i burgosur i Politbyrose" Ndersa nje anonim shprehet se "Putin eshte shume inteligjent ei kujdesshem.Ai i ben syte kater,per cdo gje e rreth cdo gjeje "Biles edhe ne rast se Putin nuk eshte i perfshire direct ne vrasjen e Litvinenkos ,apo te vrasjeve te tjera ,eshte mese e qarte se elementet ekstremiste ne aparatin shteteror ,mendojne se ata bejne shume gjera e cfare te duan se nuk ndeshkohen.Mbas vrasjes se nje deputeti rus ne Irak ,qershorin e kaluar ,Parlament autorizoi vrasjen e "terroristeve ",kudo ne bote .Kjo nuk ishte paralajmerim vetem per KGB-ne (ne te vertete per FSB-ne) ,por edhe nje motiv per te ushtruar kercenim e fushate psikollogjike qe me vrasje si te Litvinenkos t'ju mbylle gojen kritikeve te Kremlinit ,individeve te vecante ,popullit.Mesazhi eshte i qarte :Tani eshte radha juaj!Por shumica e vrasjeve me kontrate (pagese),ne Rusi i bejne hyzmetin parase dhe jo politikes dhe politikaneve -shprehet nje investigator.por ne te njejten kohe zyrtaret amerikane shprehen se -jo te gjitha shkojne KEQ me Rusine Moska potregon nje vullnet per te bashkepunuar ,ne ndalimin e prodhimit nuklear dhe kohet e fundit ajo ra dakort me termat per te hyre ne Organizaten Boterore te Tregetise .Presidenti Bush ,akoma ka nje "miqesi te ngushte e te mire ",me Putin.Ata diskutojne cdo gje midis tyre.Biles ,zyrtaret amerikane i tremben asaj,se interesat e bashkepunimit jane bere tejet dominante ne Rusi ,dhe se Perendimi nuk mund te jete me i varur nga njeres qe sillen ndryshe jashte Moskes .Shume figura te rendesishme e te njohura te Kremlinit ,p.sh. kane konflikt interesash te forta financiare ,duke vazhduar te tregetojne "nukes ",me Iranin. I vetmi Institucion qe drejton me shume ne Rusi ,eshte Kremlini -shprehet nje zyrtar amerikan ,qe punon per marredhenjet me Mosken .Eshte po Kremlini qe urdheron tu mbylle gojen kritikeve te Kremlinit ndaj rregjimit Putin ,te cilet mund te kene nje fund si :Sergei Yuhenkov,Yuri Shchekochikhin,Viktor Yoshenchko,aponje fund akoma me te tmerrshem e te dhimbshem si :Ana Politkovskaya dhe ALEKSANDER LITVINENKO!

Bota e Gruas Shqiptare-ROZI THEOHARI-Mbresa

PRILLI NA E PRURI PRANE KADARENE

Mbresa e kujtime nga takimi me shkrimtarin e shquar Ismail Kadarene Nju-Jork, prill 2006

Nga ROZI THEOHARI-- Boston Dhjetor 2006

Me 17 prill 2006 ne bostonianet ndoqem me interes Maratonen e Bostonit, e cila eshte nena e maratonave me pjesemarres nga e gjithe bota. Te nesermen, me 18 prill, u nisem nga Bostoni me makine dhe, fillimisht, pershkuam po ate rruge ku kishin vrapuar maratonistet nje dite me pare. Udhetonim per ne qytetin e Nju- Jorkut per te marre pjese ne darken e diaspores shqiptaro-amerikane me te ftuarin e nderit zotin Ismail Kadare dhe, nderkohe, reflektoja per maratonen letrare te shkrimtarit tone te shquar. Me vinin nder mend dy vargjet e para te nje vjershe qe e kam shkruar per Kadarene me 1969, ne Tirane:I.K.—inicialet e emrit tuaj / IK…IK…Rend, or rend…/Duke nisur udhetimin neper bote, vepra e tij kaperceu male e oqeane dhe u be prone, mesazh e retorike e lexuesve te racave e kulturave nga me te ndryshmet. “Kadareja eshte i pari shkrimtar ne historine e Shqiperise qe arriti te vendose letersine shqiptare ne harten e letersise boterore. Per mendimin tim, kjo eshte merita e tij me e madhe,” - ka thene prof. Peter Prifti. Sipas vleresimeve te analisteve dhe studiuesve: “…Kadareja ofron nje fuqi te rendesishme ne gravitetin e se bukures ne letersine e sotme boterore.” “…Kadareja ka qene dhe mbetet “banor” i lagjes se shkrimtareve me te medhenj boterore te gjalle deri me sot… Ka “biznesin” e tij te librit ne Evrope…, jep leksione ne universitetet me te njohura te Evropes dhe Amerikes, ka marre cmimet me te medha letrare te pothuaj gjithe shteteve kryesore evropiane”. “…Cdo popull do te ishte krenar te kishte ne gjirin e tij nje shkrimtar si ai, i cili eshte trupezuar me se miri me historine e kombit.” “… Ismail Kadareja do ta projektoje labirintin me impresiv te izolimit shqiptar gjate shekujve…per t’u dhene librave cilesorin misterioz te gjithanshmerise.” “…Kadareja nxjerr ne drite shkaqet e ndertimit te labirintit-atdhe gjate disa perandorive te mbijetuara nder shekuj e njekohesisht sugjeron edhe shtegdalje.” “…Kadareja e paraqet ne shtrirje vertikale shekullore botekuptimin shqiptar…; eshte tjeter gje te studiosh rrenjet dhe tjeter te studiosh frutat kur gjate historise pemes i eshte bere nje shartim…”, argumentim ky qe u kundervihet synimeve goditese te kundershtareve te shkrimtarit Kadare dhe qe gjen miratimin e kritikeve te rinj. Ai ishte ndergjegjja e asaj levizjeje intelektuale dhe e levizjes studentore qe u ngrit kunder diktatures.“Ne me te rinjte,- thone ata,- e dime tashme se te jetoje e te krijoje me dinjitet nen nje diktature ose nen nje pushtet kolonial ishte nje therori, nje harakiri. Prandaj eshte mund i kote vertitja e se kaluares pro ose kunder dikujt qe ka qene i denuar te jetoje ne te atilla kushte.” etj. etj.Vleresimi i vepres se Kadarese u takon kritikeve letrare dhe teoricieneve. Por ka edhe nje vleresim tjeter, ai i dashamiresve, lexuesve, pse jo, edhe i kolegeve, kudo, ne atdhe e ne bote. Vleresim jo vetem per arritjet e larta te nivelit artistik te veprave, por edhe “heqje e kapeles”, nje vleresim e respekt per punen e papushuar e tejlodhese ne dhjetera vite te shkrimtarit tone. Ismaili eshte nje “murator i letersise” qe ngre mure e nderton fortesa jo mbi rere, por mbi shkemb, duke e zgjedhur gurin te forte, te bukur e duke e skalitur me sqime e durim…, keshtu vepra e tij do t’u qendroje tufaneve e shekujve.Kadareja nuk ka nevoje, kohe dhe nge per lavderime. Ai eshte nje “medites” i kombit te vet, prandaj ta leme te qete te punoje e, mbase, ndonjehere edhe te clodhet.Si lexuesit e sotem ashtu dhe ata qe nuk kane lindur akoma, nje maratone e vertete admiruesish, do te magjepsen me magjine kadareane, me mjeshterine skalitese faikkoniciane te fjales, me mendimet dhe rezonimet, me fantazine dhe simboliken qe perdor shkrimtari yne ne poezi e ne proze, ne esete dhe ne publicistike, duke shperndare ne hapesire dhe ne kohe mesazhet e perjetshme te historise se popullit te tij. Duke lexuar veprat e shkrimtarit tone te shquar te ngjallet nje dashuri e pamate dhe respekt per gjuhen shqipe ku fjalet e saj te zgjedhura emocionalisht, si ne nje kaleidoskop zbukurohen nga simetrite e ndritshme te shpirtit kadarean.Kodi i gjuhes se dyfishte te Kadarese, qe vetem ai di ta perdore, shoqerohet ndonjehere edhe nga trajektorja e te shkruarit me qellim te dyfishte, per lexuesin shqiptar dhe per te huajin. E pare ne kete prizme, vepra e Kadarese sot vleresohet nga diaspora per faktin e perhapjes gjeografike te saj perkrah rrugetimit te shqiptareve neper bote. Lexuesit shqiptare dhe lexuesit e huaj te vepres se Kadarese sot jane me prane se kurre ndonjehere. Lexuesi shqiptar, i shperndare ne gjithe rruzullin, e lexon vepren e Kadarese edhe ne gjuhe te ndryshme qe ai parapelqen. Dhe ai ndihet i befasuar dhe krenar kur diskuton e shkemben mendime me lexues te huaj per shkrimtarin tone, duke filluar qe nga diaspora shqiptaro-amerikane ne veri, ne Alaske, e deri te lexuesit amerikane ne Jug, ne Dallas. Pedagogu Gjeke Marinaj ne kolegjin “Richland” te Dallasit, Teksas, SHBA, ka futur librin “Ura me tri harqe” ne programin mesimor me studentet. Z.Marinaj thekson se duke u dhene studenteve oportunitetin te studiojne nje shkrimtar te kalibrit Kadare, ai i fton ata te hyjne ne nje univers krejt te ri letrar per ta dhe te perfitojne nga thesaret e letersise se Ballkanit e te krejt Evropes Lindore. “Letersia dhe artet, ka thene Kadareja, jane nder mjetet me te efektshme dykaheshe: per zbutjen e se keqes brenda vendit dhe per rrezatimin e se mires, te se fismes, jashte vendit, tek popujt e tjere me te cilet duam te jetojme se bashku ne familjen evropiane.”Vepra dhe idete kadareane i ngrene ne nje nivel te larte kulture marredheniet e shqiptareve te diaspores me komunitetin ku ata punojne e banojne. Idete e vepres se Kadarese frymezojne shqiptaret e diaspores kudo qe ndodhen ne bote, t’i duan, t’i respektojne e t’i mbrojne interesat e kombit shqiptar. Gjithashtu shkrimtari yne keshillon mijera familje shqiptare qe jetojne ne mergim, t’ua mesojne femijeve gjuhen e nenes… “Gjuha shqipe ka nje histori paralele po aq dramatike sa vete kombi,- thekson Kadareja.- Ndalimi i shkrimit te saj per pese shekuj ka qene nje tragjedi e paperfytyrueshme…Shqiptaret duhet te behen te ndergjegjshem per vendin qe ze gjuha e tyre ne harten boterore te gjuheve…; mund te thuhet se statusi i saj e kapercen dukshem ate te vete Shqiperise.”Ismail Kadareja dhe vepra e tij sot i perket pasurise se kombit. Trualli shqiptar nxori ne shekuj e vazhdon te nxjerre figura te medha, heronj, shenjtore, shkencetare, juriste, diplomate, artiste.1. S H E N I M E N G A D I T A R INdihem e privilegjuar qe ruaj disa kujtime te vogla, ne vite, nga takimet e mia me Ismail Kadarene dhe bashkeshorten e tij, Elenen. Ne nje nga ditet e nxehta te korrikut 2000 po shetisnim me nje shoqe amerikane ne buze te oqeanit, ne plazhin e Nahantit, Massachusetts. Ne veranden e nje vile nje ledi e rehatuar mbi nje poltron komod, po lexonte nje liber. Nga kopertina dallova “Keshtjellen” e Ismail Kadarese ne frengjisht. Ndala hapat. Ndjeva rrahje zemre e gezim. M’u duk sikur kisha pushtuar boten. Ne fakt, Ismaili e ka pushtuar boten!... “Keshtjella” nuk m’u nda nga mendja ate dite dhe, para se te flija, kur rashe ne qetesi, m’u kujtua dicka qe e kisha harruar prej kohesh.Nga mesi i viteve ’ 60 punoja ne administraten e Bashkimit te Grave, ne Tirane. Nje mengjes erdhi ne zyren time Elena Kadareja (punonim ne te njejten ndertese) dhe, me nje lloj shqetesimi, me tha se Ismailit i ishte mbaruar letra me te cilen po shkruante “Keshtjellen”. Kishin kerkuar te blinin ne treg, por e tille leter gjendej vetem neper zyra.Mblodha letren qe kishte tepruar nga daktilografistja, ia mbeshtolla ne nje pako mbi te cilen shkrova aty per aty:Te lumte, moj leter,Cfare fat, per bese,Te shkruaje mbi tyPena e Kadarese…Fillimi i viteve 60’ te shekullit te kaluar me gjeti ekonomiste ne Drejtorine e Ekonomise Komunale ne Tirane, ne degen e statistikes. Cdo muaj pergatisja evidencat e prodhimit, si republike, te ujit te pijshem dhe energjise elektrike, te cilat ia dergoja kryeministrise. Tabelat me numrat pa mbarim ia diktoja daktilografistes Bedrie Dobi, nje grua e sjellshme e gjithnje e qeshur me te cilen pata lidhur miqesi. Kur erdhi gjenerali italian per te mbledhur eshtrat e ushtareve italiane vrare gjate Luftes se dyte Boterore, punimet e germimeve dhe sherbimet e tjera iu ngarkuan Drejtorise sone komunale. Te gjithe nepunesit e zyrave u perfshine ne fushaten…eshtrambledhese sipas sektoreve ku punonin. Ne grate e zyrave blinim shampanje, fruta e embelsira dhe rregullonim tavolinat e banketit ne ditet kur gjenerali dhe prifti vizitonin Drejtorine tone. Ne nxitonim me pjatanca ne duar, sa here-here edhe pengoheshim ne ndonje thes me kocka skeleti lene diku ne qoshe te korridorit te erret. Rastiste qe emri i ndonje ushtari nuk perkonte me listen qendrore dhe eshtrat e tij silleshin perkohesisht ne zyrat tona, gje qe na fuste llahtaren neve, grave. Por edhe zbaviteshim kur pastruesja jone, Vasilika, sa here e shikonte gjeneralin tek shkallet e oborrit, i delte para dhe i kendonte kengen “Siciliana bruna”, te cilen e kendonin ushtaret italiane qe ndodheshin ne fshatin e saj gjate luftes.Mua dhe Bedries na ra gjithashtu detyre te punonim vullnetarisht per te daktilografuar listat emerore te ushtareve italiane. Une ulesha prane tavolines se saj te shkrimit e lexoja emra pa mbarim: Vincenco, Augustino, Roko, Roberto, Xhani…Shpesh, nderprisnim leximin dhe perpiqeshim te perfytyronim se cfare fytyre dhe floke pat pasur ky Vincenco, ose numeronim sa Roberto e Roko perseriteshin ne nje faqe. Nje dite erdhi shefi i administrates dhe na terhoqi verejtjen pse i shtypnim emrat vetem ne nje kolone dhe harxhonim kot letren, “te cilen shteti e blinte me flori!”. Per te kursyer shtetin, Bedria filloi t’i shtypte emrat e ushtareve italiane ne dy kolona per cdo faqe dhe ato germat e zeza na dukeshin si radhe ushtaresh qe marshonin krah per krah ne dy rreshta, ne deboren e bardhe te letres…Kur clodheshim, Bedria me mesonte si t’i shtypja ne makine vjershat e mia te para. “Kemi dhe ne nje nip qe shkruan poezi!”,- me thoshte ajo. Nuk e dija se ky nip ishte Ismail Kadareja, gje qe do ta mesoja me vone, ashtu sic do te mesoja edhe lajmin se shkrimtari i ri i talentuar, Kadareja, po shkruante nje liber per gjeneralin italian. Deri diku ne me Bedrien, tezen e tij, i kishim siguruar “lenden e pare”.…Ai shpejt e botoi “Gjeneralin…” dhe, kohe me vone, ne nje konference te shkrimtareve ne Pallatin e Kultures ne Tirane, rrinin ulur me radhe shkrimtaret Vath Koreshi, Teodor Laco, Fatos Arapi, Agim Cerga, Loni Papa, kurse ne nje rresht pas tyre isha ulur me gazetaret Lavdi Leka e Shpresa Kamani. Shpresa Kamani murmuriti dicka ne rreshtin e shkrimtareve. Sakaq u perhap nenbuze lajmi, akoma i papublikuar, per jehonen qe kishte pasur ne France “Gjenerali…” i perkthyer ne frengjisht. Kerkuam me sy dhe gjetem Ismailin dhe Elenen ulur ne rreshtin e dyte. Asgje nuk pikasa ne fytyren serioze te Kadarese, asnje grime gezimi, lavdie apo krenarie…Me Ismail Kadarene dhe me bashkeshorten e tij, Elenen, njihem qysh ne vitin 1967. Ne vitin 1969 botova librin tim te pare dhe, kur shkova ne shtypshkronje te merrja kopjen e pare, rruges, ndala hapat para nje librarie. Ne vitrine pashe nje liber te Kadarese. Dite me vone ne librari pashe edhe librin tim. Me dukej dicka e pabesueshme qe libri im shitej ne te njejten librari! Kur shkoja me shoqet e mia shkrimtare Shpresa Vreton e Zhuliana Jorganxhiun ne Lidhjen e Shkrimtareve e kur takonim aty Kadarene, Driteroin apo Arapin, na dukej vetja si nxenese.Ruaj kujtime te pashlyeshme ne vite, nga takimet dhe bisedat me ciftin Kadare. Ata me pyesnin me dashamiresi per krijimtarine time, dhe kur i dhashe librin e tij “Motive me diell” per nje autograf, shkrimtari i madh Kadare ka nenshkruar kete kushtim:“Rozit, qe e do aq shume letersine.” Shkrimi i tij ishte i imet, i nxituar, i palexueshem mire.“E diel, 24 gusht 1969. Mengjes. Bie telefoni dhe sikur zgjohem kur degjoj zerin e embel te Elenes. Sa here me telefonon ajo, ndihem e gjalleruar. Por sot ajo me gezoi e me befasoi me dicka tjeter. Me tha se Ismaili e kishte lexuar e pelqyer tregimin tim “Mushamaja”.“…E pamundur!... C’fat!...”- mermerita me vete. Sakaq m’u mor fryma dhe nuk mundja te flisja. Arrita te thosha vetem nje “faleminderit”. Sot per mua eshte feste. Me siguri, shtepia do te mbetet pa dreke!”(PS. Tregimi im “Mushamaja” ben fjale per nje turist gjerman ne plazhin e Durresit, qe vertitet ne rere rreth tendes se nje familjeje korcare, e cila, per t’u mbrojtur nga dielli, ka perdorur nje mushama laramane te ushtareve gjermane nga Lufta e dyte Boterore.) Kur ishte ne profesion te lire, Kadareja vinte ne Lidhjen e Shkrimtareve, takohej me shoket e tij, pinte kafene e bisedonte ne kolltuket e salles se Lidhjes. Ato ishin biseda te clireta ndermjet miqsh, qe shkembenin thjesht e natyrshem pervojen e tyre krijuese. Ne to s’kishte poza e retorike, por pikerisht ky fakt bente qe keto “kuvende” te vogla te terhiqnin si me magnet krijuesit dhe shkrimtaret e rinj, te cilet perpiqeshin te huanin pak maja nga brumi kadarean.Ne nje konkurs letrar kombetar Kadareja ishte kryetari i komisionit per vleresimin e dramave. Une isha nje nga anetaret e ketij komisioni. Megjithese Ismaili ishte shume i zene me shkrimet e veta, i lexonte te gjitha dramat (mbi 60) dhe mbasi degjonte me durim verejtjet e te gjithe neve, anetareve, jepte edhe ai mendimin e tij. Duke e njohur me nga afer ne mbledhjet e komisionit, me bente pershtypje sjellja e tij e vecante: i perpikte ne orar, serioz, i respektueshem, i ndershem, i dashur me koleget. Mbaj mend edhe kete: asnjehere s’iu ndodh ne xhep nje stilolaps ose laps. I jepja une stololapsin tim ngjyre gri, te cilin e ruaj ne Tirane si relike.Im shoq i ndjere, mjeku Viktor Theohari, gjithashtu eshte takuar disa here me Kadarene, sidomos kur ky i fundit e kishte te nevojshme t’i bente disa pyetje sqaruese qe lidheshin me mjekesine, gjate kohes qe shkruante “Keshtjellen” dhe “Dimrin…” Viktorit i pelqente t’i lexonte librat e Ismailit edhe ne gjuhen italiane dhe frenge. Nje dite, kur u ktheva nga puna ne shtepi, im shoq po lexonte “Prilli i thyer”. Ai ngriti paksa syte nga libri e me tha: “Uroje Ismailin nga ana ime dhe thuaji se me “Prillin e thyer” dhe “Uren me tri harqe” ai ka kaluar veten.”Nje tjeter pjesetare e familjes, vajza jone, e cila punonte si perkthyese-redaktor e ne Shtepine Botuese “Naim Frasheri” ne Tirane, ishte perfshire ne punen parapergatitore per botimin e librave te Kadarese dhe ka marre libra me autografin e autorit.Pastaj erdhi 26 tetori i 1990-s dhe une kam shkruar ne ditar:“…Mengjes i muget…Ere e ftohte me shi. Ne gazeten “Zeri i popullit” lexova lajmin e papritur per largimin e I.Kadarese nga atdheu (dhe mallkimin). U nisa per ne zyre. Rruges mjegull. Njerezit ecin si te shastisur, shohin njeri-tjetrin ne heshtje e habi. Kalova uren e Lanes. Ne autobus qetesi e pazakonte. Akullime. Njerez te kontraktuar brenda partesyve. Duket sikur nje mjegull e padukshme ua ka mbeshtjelle trurin e i ka nemitur. Heshtje. Biseda sysh. Shprese.I.K….IK, IK…”Do te iki…”Edhe ikjen e bere poetike…Sic do te pohonte vete shkrimtari ne vitin 1991: ”Vendimi per te lene vendin tim eshte vazhdimi logjik i asaj qe kam mbrojtur ne vepren time.” Dhe me 1992: “ Une nuk pretendoj te kem vecse meriten e shkrimtarit. Kjo me mjafton per te thene se une kam qene ne anen e demokracise.”Nje tjeter flete nga ditari. Tirane, 6 maj 1992:“…Nga lajmet e mbremjes te Televizionit morem vesh per kthimin per here te pare te Ismailit dhe Elenes nga Parisi ne Tirane. Pastaj u shuan dritat dhe, si zakonisht, nuk erdhen me. Neper erresire ndeza qiririn dhe iu afrova telefonit. Formova numrin dhe… ne cast degjova zerin e bute e te ngrohte te Elenes.- Mire se ardhet! - i thashe.- Na u duk sikur u plotesua hena !- Sa bukur e the!,- foli ajo nga ana tjeter e telefonit.”2. SHENIME NGA DIASPORA SHQIPTARO-AMERIKANEE MASSACHUSETTSITIsmail Kadareja me bashkeshorten e tij Elena vizituan Bostonin ne fillim te vitit 1990. Ata u mirepriten nga At Artur Liolini, nga organizata “Albanian Humanitarian Aide, Inc.”, si dhe nga bashkatdhetaret e Bostonit dhe te qyteteve perreth tij. Me kete rast, ne Katedralen e Shen Gjergjit, me nje pjesemarrje prej 300 shqiptaro-amerikane sh u mbajt nje promovim per vepren e shkrimtarit te shquar shqiptar, i cili u paraqit prej At Artur Liolinit. Intelektualet dhe anetaret e tjere te kolonise shqiptaro-amerikane te Bostonit e te Nju-Inglandit u interesuan per letersine shqiptare ne pergjithesi dhe per krijimtarine e Kadarese ne vecanti. At Liolini tregon per pershtypjen e madhe qe beri ne salle fjalimi i mbajtur nga shkrimtari i mireseardhur. “Ishte nje fjalim i prekshem, qe te ngrinte lart ndergjegjen kombetare, ashtu si mesazhet qe lexojme ne faqet illuminose te librave te tij”, -thote At Liolini.Gjithashtu At Liolini pershkruan me nderim castin kur Ismail Kadareja u ul ne karrigen dhe ne tavolinen e thjeshte prej druri, tavolina personale e imzot Fan Nolit, ku peshkopi shkruante predikimet e perkthimet e tij. Ishin caste emocionuese per shkrimtarin shqiptar qe firmoste librat e vet ne ate tavoline, por ishin minuta emocionuese edhe per te pranishmit e salles qe ndiqnin ate skene.Duke komentuar krijimtarine e Kadarese, At Liolini vlereson pervojen e gjere qe ka fituar shkrimtari gjate disa periudhave transformimi qe ka kaluar kombi shqiptar, periudha kalimtare, plot rreziqe e shpresa. “Ne librat e tij, -thekson At Arturi,- permblidhet koshienca jone kombetare me referenca pikante qysh nga koherat me te lashta te historise sone te larmishme, gjate shekujve e deri sot. Proza e tij dhe konfiguracioni i permbajtjes, epikat, legjendat dhe faktet historike i shkaktojne habi e admirim jo vetem lexuesit te thjeshte, por edhe shkrimtareve, shkencetareve dhe analisteve te mbare botes. Vepra e Ismail Kadarese eshte nje “answer” (pergjigje) e pyetjes “cili eshte shqiptari?”, - perfundon i nderuari At Liolin. Gjate qendrimit ne Boston Ismail dhe Elena Kadareja u priten miqesisht edhe nga patrioti Anton Athanasi dhe familja e tij ne restorantin e tyre te degjuar “Pier 4” ne Boston.Publicisti i nderuar i Bostonit, z. Van Christo tregon se e ka takuar kater here Ismail Kadarene. Ne nje nga keto takime ai e ka intervistuar shkrimtarin shqiptar dhe artikullin e ka botuar ne gazeten “ Liria “, ku ka qene editor ekzekutiv. Z. Christo, i cili nuk e di gjuhen shqipe, i ka lexuar ne anglisht veprat e Kadarese dhe ka mbetur i befasuar dhe i impresionuar nga ato. Ai tregon se disa nga botimet ne anglisht te autorit i ka shperndare ne intelektuale dhe bisnesmene amerikane.“Une u njoha me Kadarene ne Tirane, ketu e 44 vjet te shkuar, me 1962, dhe ne Prishtine, me 1963,- thote profesori Peter Prifti, aktivist i diaspores se Bostonit per nje kohe te gjate. - Shume vjet me vone e takova ne Nju- Jork. Gjithashtu, nga koha ne kohe kemi pasur leterkembim me njeri-tjetrin dhe permbajtja e tyre le te kuptohet se marredheniet tona kane qene gjithmone miqesore dhe te frytshme.” Prof. Prifti shton se ka bere dy recensime te librave te Kadarese, deri sot. I pari ne anglisht, per librin “Chronicle In Stone” (“Kronike ne gur”). Ky recensim u botua ne librin “Writers from Eastern Europe” ne Londer me 1991, ku, midis te tjerash, profesori thote: “Vepra te magjeps me forcen poetike te prozes se saj dhe me tregimin mjeshteror te ngjarjes. Ne “Kronike ne gur” Kadareja arrin te rikrijoje ate kohe te magjishme, kur jeta e njerezve ngjante se ishte perqendruar rreth shtepive te mehalles. Ai sjell mrekulline e asaj kohe, kur nuk kishte dallim midis botes se gjalle dhe asaj te pagjalle.”Recensimi i dyte, i cili u botua ne gazeten “Illyria” te Nju-Jorkut me 4 shtator 2005, eshte ne gjuhen shqipe dhe i takon librit “Ra ky mort e u pame”. Per kete liber, qe eshte ditari i Kadarese per krizen e viteve 1998-99 ne Kosove, prof. Prifti shprehet me keto fjale: “ Ditari ne teresi eshte nje arme e fuqishme publicistike ne debatin shqiptaro-serb, per te ndricuar komunitetin nderkombetar mbi realitetin historik dhe kontemporan te Kosoves. Ai shquan per stilin dinamik te autorit, per vitalitetin e gjuhes, per fuqine dhe lartesine e tij mendore dhe per pasionin gati misionar qe pershkon shume pjese te vepres. Shkurt thene, ai eshte nje kronike qe ruan e do te ruaje freskine dhe dramatiken e ngjarjeve te medha qe u shpalosen ne truallin e Kosoves ne vitet e fundit te shekullit te 20-te.” Por, sipas prof. Priftit, punimi me serioz qe ka hartuar per figuren e Kadarese, eshte nje artikull i shkurter biografik per te, te cilin ia ka kerkuar ENCIKLOPEDIA BRITANIKA , me qender ne Cikago, Illinois.Me iniciativen e Stefan Kochit e te as.prof. Thanas Gjikes dhe me perkrahjen e z. Anton Athanasi jane kremtuar disa here ditelindjet e Kadarese nga shqiptaret e Massachusettsit. Shenoj se njera prej tyre eshte organizuar me 28 janar 2001 ne restorantin “Pier 4” ne Boston per te kremtuar 65-vjetorin e lindjes se Kadarese. Merrnin pjese me shume se 100 intelektuale te emigracionit shqiptar nga shtetet e Massachusettsit dhe Connecticut. Ne fjalen e tij te hapjes z. Agron Alibali tha se emri i Ismail Kadarese eshte nje simbol krenarie per gjithe shqiptaret e diaspores. Ai falenderoi gjithashtu z. Anton Athanasi per bujarine dhe atdhedashurine e tij te perhershme, i cili e pat kthyer restorantin e tij ne nje institucion te shqiptarizmit ne gjithe Nju-Inglandin. Nga te pranishmit u degjua me vemendje referati i mbajtur nga as.prof. Thanas Gjika “ Mbi karakterin disident te vepres se Ismail Kadarese”. Z. Gjika tha se I.Kadareja eshte shkrimtari me i talentuar i procesit historiko- letrar shqiptar te te gjithe koherave. Duke vazhduar me te dhena biografike nga jeta e shkrimtarit, me poshte ai nenvizoi : “ Si qytetar i zakonshem, ai dhe familja e tij nuk kishte arsye pse te ishte i pakenaqur prej regjimit komunist, por ishte ndergjegjja e krijuesit ajo qe e therriste te luante nje rol historik ne shoqerine shqiptare. Dhe per fatin tone te mire, ai kete rol e luajti ashtu sic i takonte, me guxim, me finese dhe nivel te larte artistik…” Z. Gjika theksoi se tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, i botuar ne fillim te viteve ’60, u bojkotua per here te pare kerkesa e realizmit socialist per te vene ne qender te cdo vepre letrare heroin pozitiv, pjellen e shoqerise socialiste. Gjithashtu ai vuri ne dukje: “Piketa e pare qe shenon shprehjen e revoltes se tij politike ndaj vijes se partise shtet, konkretisht ndaj diktatorit, eshte skica “Prometeu”, e shkruar me 1967, gjate kohes se qarkullimit te tij ne Berat…Vete botimi i kesaj skice me perkushtimin “Revolucionareve te vertete te botes”, e bente edhe me te qarte mesazhin qe autori u transmetonte lexuesve: Kush don te jete revolucionar i vertete ne bote, duhet t’i sherbeje popullit dhe jo diktatorit…” Z. Gjika tha gjithashtu se qendrimi ndaj jetes dhe vepres se ketij shkrimtari te madh per shoqerine shqiptare ne pergjithesi, eshte ceshtje emancipimi intelektual, kurse per shkencen letrare shqiptare eshte tregues i aftesise ose paaftesise.Me tej, z-nja Natasha Kellici lexoi nje liste prej 20 botimesh ne ShBA te veprave te I.Kadarese. Shkrimtari Skifter Kellici me kujtimet e tij gjalleroi te pranishmit me shume momente interesante nga jeta e Kadarese te nderuar, i cili na mungonte ato caste. Kujtime mbi jeten e Ismailit dhe karakterin antidiktature te vepres se tij solli dhe shkrimtari tjeter, Sotir Andoni. Shkrimtari devollit tregoi me humor per viziten qe kishin bere Elena dhe Ismail Kadareja ne krahinen e Devollit, te mrekulluar nga natyra e bukur dhe aroma e kendshme e molleve…Shkrimtaret e ftuar nga Nju-Jorku Naum Prifti e Pellumb Kulla, ne pamundesi ardhjeje, kishin derguar pershendetjet e tyre. Gjate ceremonise u recituan poezi nga krijimtaria e Kadarese, ne po ate salle ku dikur Fan Noli pat recituar me patos vargjet e veta.Ne nje tjeter kremtim te ditelindjes se Kadarese, ne Boston, ku mbizoteruan pershendetjet shoqerore, kujtimet e recitimet, ne fund te festes, Artisti i merituar Xhoni Athanasi, mori kitaren dhe iu drejtua te pranishmeve: “ Kam edhe une disa kujtime nga takimi me Kadarene… Disa here kemi lozur shah ne Lidhjen e Shkrimtareve ose me ka ftuar edhe ne shtepine e tij. Por kujtimi me i bukur eshte ai i takimit ne Berat, ku shkrimtari yne punonte aty i ardhur me motivin e qarkullimit, kurse une shkova vetem sa per te dhene nje koncert. Ate dite iu luta shkrimtarit tone te me shkruante nja tete vargje, tekstin e nje kenge. Kadareja, i gatshem, i shkroi aty per aty e m’i dha. Une shkova te pjanoja, e kompozova kengen dhe e kendova ne darken e po asaj dite, gjate koncertit. E pershendes Kadarene sonte, -perfundoi ai, - me nje putpuri kengesh korcare.”Z. Kozma Koci, me banim ne Boston, me tregonte se ne vitin 1952 punonte ne spitalin e Gjirokastres si pergjegjes i personelit dhe ne administraten e spitalit punonte po ashtu i ati i Ismail Kadarese. Ai nuk ia mbante mend emrin, por z.Kadare cilesohej nga te gjithe: “babai i atij djalit te shkelqyer te gjimnazit!”…”Ne nuk e dinim se ai gjimnazisti i dalluar quhej Ismail,-thote Kozmai,- por dinim se babai i tij ishte nje tregimtar i mahnitshem. Z.Kadare lidhte e krijonte aty per aty rrefenja e bejte, tregonte histori e ngjarje te jetuara me nje aftesi treguese te habitshme…Drejtori i spitalit, doktor Vasili, na “vizitonte” shpesh ne administrate, por sebepi ishte takimi per disa caste me tregimtarin Kadare…Me vone, kur degjova per djalin e tij te zgjuar e te suksesshem, Ismail Kadarene, thashe me vete, “shkoka pas damarit!”, i ati tregonte me goje, i biri me pene…” Pandi Mele, piktor i artit grafik, i frymezuar nga librat e Kadarese, ka krijuar ne vite vepren “ Cikel i grafikave me groteskun kadarean”. Piktori i mirenjohur grafist ka zberthyer nje pjese te veprave te Kadarese e nepermjet simbolit, hiperboles e groteskut na jep gjeneralin dhe priftin—dy bufone te luftes, Doruntinen—baladen e Kostandinit, pamje ekzotike te pallatit te endrrave—“perbindesh qe ha njerez”, nje siluhete prizmatike te kaloresit Gjergj Kastrioti, piramiden—stervarr kolosal, qorrfermanin—verbimin masiv etj., imazhi i te cilave te ngulitet ne kujtese. Do te vecoja ketu edhe portretin e Kadarese.Grafika me tonet bardhe-zi-gri jep ne plan te dukshem tiparet karakteristike te portretit te shkrimtarit, ballin e larte te ndricuar nga bardhesia, me poshte syzet e erreta me skeletin karakteristik, syri qe dergon veshtrimin e menduar larg…Piktori Pandi Mele me tregonte: “Per konsideratat qe kam per shkrimtarin tone, kam realizuar portretin e tij pjeserisht te prere, duke dhene idene se Kadareja dhe vepra e tij del nga bunkeri i diktatures per te marre me tej permasa boterore.3. L E X U E S I TMikja ime gjermane Gertruda me beri nje thirrje telefonike ne janar 2006 e me uronte ditelindjen e Kadarese, si bashkatdhetare e tij qe jam dhe si shkrimtare. Lajmin per 70-vjetorin e lindjes se shkrimtarit e kishte lexuar ne gazetat gjermane. “Jemi duke pire cajin e pasdites me mikeshat e mia,- me tha ajo,- dergojne pershendetje edhe ato…Jemi lexuese te librave te tij mahnites e fantastike…Sic mund t’i pershkruaje ngjarjet nje shpirt kadarean…”Ky gjest i respektueshem i grave gjermane qe me hutoi e me gezoi, me solli nder mend nje profesor gjerman, mjaft te ri ne moshe, te cilin e takova gjate nje udhetimi ne Angli ne nje nga kolegjet e Oksfordit. Kur mori vesh qe isha shqiptare, ai me tregoi se gjate renies se Murit te Berlinit ai kryente sherbimin ushtarak ne Berlinin Perendimor. Ate kohe i kishte rene ne dore e po lexonte “Gjeneralin e ushtrise se vdekur” ne frengjisht. “Nena ime,- psheretiu ai,- udheton pervit ne Pariz per t’i cuar lule te varri vellait te saj te vogel 17-vjecar, ushtar, vrare gjate Luftes se dyte Boterore…Ne ishim ushtare roje mbi Murin e Berlinit,-vazhdoi ai,- dhe ne momentet kur po prishej Muri, na urdheruan te qellonim, por ne nuk qelluam…Tani ju gazetaret do te thoni se ndikoi mbi mua leximi i librit te Kadarese! Ne vendosem si kompani te mos hapnim zjarr. Por…eshte e vertete se ato dite une lexoja ”Gjeneralin…” e Kadarese. Kam lexuar me nje fryme libra te tjere te tij perkthyer ne gjermanisht ne Zurich…Ju shqiptaret duhet te mburreni me shkrimtarin tuaj te pazakonte…”Perballe portit te Bostonit, ne Oqeanin Atlantik, dallohet nga larg ishulli i Nahantit, nje nga vendqendrimet e para te ardhesve evropiane. I permendur per klimen e shendetshme dhe reren e imet, ishulli ka qene i lakmuar si vend verimi per te pasurit dhe personalitetet e vendit. Kane veruar aty presidente, por edhe Longfellou, i cili frekuentonte edhe kishen protestante te ishullit. Pikerisht ne kete kishe shkoj cdo te diel dhe ndonjehere takoj aty shkrimtare e poete te Nju-Inglandit, te cilet e vizitojne kete vend te shenjte per te kujtuar dhe respektuar Longfelloun. Kohet e fundit, duke pire kafene ne kafeterine e kishes, nje shkrimtar, ne dukje i moshuar, me nje mjeker te bardhe ala kolonial, kur mori vesh qe isha shqiptare, me tregoi se kisha ku ai shkon, ne Nju-Hemsher, eshte projektuar nga dy arkitekte shqiptare. Gjithashtu, aty here-here thuheshin lutje per austronautin Alan Shepard qe shkeli ne Hene dhe qe ishte me origjine shqiptare.-E di! ,- iu pergjigja une e ngazelluar.- Dhe e treta,- ngriti tonin e zerit ai…-Keni dhe nje shkrimtar te degjuar… – tha miku i tij ne krah.- Mos me nderhy!,- iu kthye plaku,- kur lexova Ishmael Kadaria…Me pelqen ta quaj “Ishmael”, sepse eshte nje emer nga Bibla…dhe se letersia qe ai krijon eshte biblike…mbasi “Kadaria” i ka ngritur kombit te vet tempullin e perjetesise.Ai shkroi ne bllokun tim “Temple of eternity” dhe vazhdoi: “ Nuk eshte rastesi qe Shepard eshte Albanian.”Shkrimtari plak kishte lexuar “Doruntine”, “The Three Arched Bridge”, “Broken April” etj. dhe kishte mbetur i mahnitur prej ekzotizmit te tyre.Ishte e diela e pashkes, 16 prill 2006, dhe sherbesa ne kishen e Nahantit filloi me nje himn. Prifti recitoi me pare fjalet e himnit e tha se ishin fjalet e poezise “The Simple Path” shkruar nga Nene Tereza shqiptare. Himni me fjalet e Nenes sone ishte kompozuar nga zonja Jane Marshall, nje kompozitore dhe poete e degjuar e Nju-Inglandit.Kur mbaroi sherbesa kishtare, me takoi ish-gjenerali pensionist, zoti Xhejson, i cili ka shperndare ndihmat e UNRRA-s ne Shqiperi pas Luftes se dyte Boterore. Ai me pergezoi duke me thene: “Ju keni “Kadaria” albanian, sot mesova edhe per Nene Terezen. “God bless Albania!”Ecja ne korridorin oval te NSC College duke mbajtur ne dore librin “The Successor” me emrin “Ismail Kadare” ne fund te kopertines, shoqeruar me okelon “Author of “The Palace of Dreams”. Ecja e emocionuar dhe e paperqendruar drejt salles se mbledhjeve e me dukej se krahas meje me ndiqte dhe hija e autorit Kadare. Ate dite prilli 2006 me shira te vrullshme e stuhi ne klubin tone te shkrimtareve dhe poeteve te kolegjit u diskutua libri ne fjale. Pasi bera nje hyrje-prezantim te librit e te jetes se autorit, fjalen e mori kryetari i klubit, pedagogu i letersise dhe poeti Joe Boyd.“Fjala e re qe mesova duke lexuar librin e Ismail Kadarese “The Successor”eshte “Tergiversate” (te dredhosh),- tha Boyd.- Qe te mesoja kete fjale anglisht nga nje romanshqiptar nuk eshte per t'u cuditur, po te kesh parasysh ngjarjen qepershkruhet aty. Karakteri i dyfishte ishte tipar thelbesor i anetareve tepartise ne Shqiperine e Kadarese, ku njeriu nuk dinte ku te mbeshteste kemben pershkak te situates politike qe nderronte dita me dite. Ne fjaline e pare te “Successor” lexuesi meson se pasardhesi eshte gjetur i vdekur. Dmth nuk ka me pasardhes. Duke u shpalosur mjegulla e thashethemeve, supozimeve, paranoies, njoftimeve coroditese, rrefimeve te njerezve me njohuri te kufizuara ose identitete te papercaktuara, behemi tendergjegjshem per nje fakt: udheheqesi shqiptar, ndonese i verber dhe iplakur, eshte dinak e i pameshirshem dhe nuk do te heqe dore nga kontrolli i plote mbi shoqerine. Ne nje kulture ende mesjetare, ku real. soc. kazevendesuar fene dhe supersticionin, duhen sajuar, ngaterruar e kundershtuarngjarje ne emer te besnikerise ndaj partise per te mbajtur ne fuqidiktatorin, "udheheqesin" . Zgjedhja e nje pasardhesi eshte ne te vertete njemjet per te identifikuar dhe qetesuar nje rival te mundshem, per taeliminuar me tej. Ne nje vend ku lidhjet me partine jane me te forta se lidhjet e gjakut, dhe ku njeriu deri dje mendonte se ishte i paster si debora, por papritmaszbulon se paskesh qene influencuar nga ndikime te huaja, nje re dyshimi dhe pasigurie varet mbi kedo”. Joe Boyd perfundoi:“Megjithese kjo ngjarje e koklavitur eshte e cimentuar ne arkitekturen etraditave shqiptare, paralelet e saj pershkojne globin dhe gjejnemanipulues te pabese idesh dhe informacionesh, qe organizojne gjenocidin e Ruandes dhe kuvlite e Guantanamos per te ruajtur dhe forcuar pushtetin etyre.”Me tej, nje student citoi pjese nga artikulli i gazetes “Nju-Jork Tajms”, ku kritikja L.Adams shkruan: “Eshte nje proze per te frikshmen, me ngjarje qe zhvillohen ne nje reliev shiu dhe guresh, ku te vetmet shkendija qe ndricojne rrugen, jane mendimet me te thella te qenieve te trazuara njerezore.” Adams shprehet se “Trashegimtari” mund te interpretohet si nje koment i koduar i vete jetes se Kadarese. Ashtu sic pritet me ankth te zbulohet shkaku i vdekjes se “trashegimtarit”, te shkon vetvetiu ne mendje se c’vend ka patur ne te vertete Kadareja ne Shqiperine e Enver Hoxhes. A do ta marrim vesh ndonjehere? - pyet Adams dhe perfundon: - Ky roman i jep vlere imagjinates, duke argumentuar se e verteta e nje njeriu nuk gjendet gjithmone te veprat apo fjalet e tij, por tek shpirti. Pikerisht atij i falet e gjithe letersia e madhe.”Pedagogia e letersise amerikane, Maureen Edison, ne diskutimin e saj, theksoi: “The Successor” i Ismail Kadarese, fituesit te cmimit “Booker” jep aspekte intuitive te atmosferes mbytese te vendlindjes se tij. Pervoje, te cilen ai e provoi edhe vete aq sa e pershkruan ne kete fiction, ngjarje, te cilat kane ndodhur para se ai te kerkonte azilin politik ne Paris me 1990. Libri i Kadarese evokon Kafken, e, mbase edhe Orwellin, ne pershkrimin tipik te trajektores apo rruges se ngaterruar te metodave te egra te shtypjes ne diktature. Ai krijon atmosferen e nje dyshimi endemik nen kete rend politik. “ Me tej Ms. Edison pohon se thenia “power (fuqia) korrupton—dhe fuqia absolute korrupton absolutisht”, eshte ilustruar ne menyre brilante nepermjet portreteve te Guide, Successor, Architect dhe familjareve te Successorit. “Kadare,- tha ajo,- eshte nje mjeshter qe di te pershkruaje e te na percoje ne nje shtet totalitar, ne nje vend ku asgje s’eshte e sigurt pervec pasigurise. Ideja qe del nga leximi i ketij libri duket te jete se asgje e mire s’mund te realizohet nga cdonjeri prej dy lidereve, sepse sistemi qe i prodhoi ata te dy, eshte vete pergjegjes (responsible) per krijimin e monstrave te tmerrshme.”Ms. Edison hamendesoi se do te ishte me mire qe ky liber te perkthehej drejtperdrejt nga origjinali shqip ne anglisht. Sipas saj, rruga e perkthimit nga frengjishtja ne anglisht shpjegon edhe disa anomali gjuhesore. “Megjithate,- perfundoi ajo,- kapaciteti artistik i Kadarese per te krijuar nje zymtesi te eger e te besueshme dhe shpesh nje labirint dehumanizmi, meriton nje cmim te larte.” …Nje diskutant, duke folur ne pergjithesi per veprat e shkrimtarit shqiptar, vuri ne dukje se Kadareja ne romanet e tij, si ne nje “puzzle” (fjalekryq) e huton lexuesin duke fshehur ne brendesi te fjales nje enigme. Kjo “venie ne mendime” me nje kah te dyte nuk eshte tjeter vecse mesazhi qe artisti i percjell kohes…. Nje diskutante tjeter, pasi dha vleresimet, veprat e shkrimtarit tone i quajti “The Kadaria’s Epic” (Epika e Kadarese).Ne perfundim te diskutimeve i falenderova pjesemarresit e mbledhjes, te cilet i dergonin pershendetje autorit te nderuar. Teksa pedagogu Joe po jepte konkluzionet, une ndiqja fjalen e tij dhe veshtroja nga dritarja valevitjen e lagesht te flamurit amerikan mbi kullen e sahatit te ures “General Edwards”, neper te cilen udhetohet drejt Bostonit e jashte tij. Pika shiu me ere perplaseshin ne xham.4. PRILLI I PAKTHYER I KADARESEUdhetimin tone te 18 prillit 2006 nga Bostoni ne Nju-jork e shoqeroi shiu pranveror i Nju-Inglandit, i cili perplasej butesisht ne xhamet e makines me rrymeza te imta e te dendura. Stefan Kochi, drejtuesi kryesor i ceremonise ne Nju-Jork, me nje dore mbante timonin, me tjetren celularin duke biseduar pa nderprerje me miqte ne Nju-Jork, i preokupuar per organizimin e mbremjes.Dy dite me pare, me 15 prill 2006, Kadareja ishte ftuar ne Universitetin e Kolumbias, ne Nju-Jork, nje nga universitetet me ne ze ne bote, per te mbajtur ligjeraten mbi letersine me temen “Letersia dhe tirania”. Ne prezantimin qe beri znj. Nepomnyashci, drejtoreshe e Institutit “Harriman”, e quajti viziten e shkrimtarit shqiptar si arritjen me te larte te vitit per kete institut.Ne kete institut ku ligjerojne vetem njerez te rralle nga bota, emri i Ismail Kadarese u rreshtua me emrat e Mihail Gorbacovit dhe ish –kancelarit te Gjermanise Helmut Schmit. Per studentet shqiptare te universitetit ishte nje dite e shenuar te ndiqnin fjalen e njeriut me te degjuar te letrave shqipe, fituesit te cmimit nderkombetar “Booker Prize”. Kadareja ka qene dhe vazhdon te jete udheheqes shpirteror i studenteve dhe intelektualeve te rinj.Ne ligjerimin e tij Kadareja solli nje kendveshtrim rreth letersise dhe tiranise te te gjitha koherave, qe nga lashtesia, e deri ne tiranine moderne te quajtur komunizem. “Tirania mund t’i beje memece shkrimtaret. Por nuk mund te ndryshoje natyren e letersise…Letersia nuk flet, ajo shkruan me nje ze qe as diktaturat apo tiranite me te fuqishme nuk mund ta njohin, zeri i saj eshte shpirti.” “…Shkrimtari dhe letersia kerkojne lirine edhe aty ku ajo nuk eshte.” “…Letersia kerkon hapesire dhe kohe…” Ai disa here e beri te qarte se fliste per letersine e vertete, “letersine e madhe”.Leksioni i Ismail Kadarese nderoi shqiptaret, te cilet asnjehere nuk jane perfaqesuar nga tribuna e njohur e salles “Rotunda” ne Low Memorial Library.…Ne mbremjen qe u organizua me 18 prill ne “Union Club East” ne Manhatan, Nju-Jork, moren pjese qindra shqiptaro-amerikane nga Nju-Jorku e vise te tjera te Amerikes. Ismail Kadareja u nderua nga Keshilli Shqiptaro-Amerikan me cmimin “Per arritje jetesore” nga shqiptaret e Amerikes, nje cmim per kulturen shqiptare. Takimi nisi ne oren 6 me nje koktejl. Stefan Kochi, i njohur ne biznesin e fushes kompjuterike, kryetar i deges se KKSHA per Massachusettsin, dhe Etrita Ibroci, diplomuar per ekonomi nderkombetare, drejtuan darken. Ne prezantimin e tyre ne te dyja gjuhet- shqip e anglisht, dy moderatoret, midis te tjerash thane: “ Ne shqiptaret jemi me fat te kemi mes nesh nje shkrimtar te madh si Kadareja. Arti, vepra e kontributi i tij atdhetar jane te shumte, te perditshem…Fati qe Kadareja qendron mbi ofiqet politike, shoqerore dhe ekonomike, ai eshte kthyer ne nje simbol bashkimi, kulture, urtesie, maturie e diturie…” Ne emer te KKSHA, kryetari i bordit, z. Richard Lukaj i uroi mireseardhjen Kadarese. Darka pati sukses, u nderpre disa here nga pershendetjet e urimet qe i drejtoheshin shkrimtarit tone. Shume interesante gjate darkes ishte shfaqja e nje DVD e prodhuar nga znj. Donika Bardha, me titull “ Land of Eagles” (“Vendi i shqiponjave”). Ky DVD, me skenar te Ismail Kadarese dhe me foles ne anglisht aktorin e njohur Michael York, permban pjese nga filmoteka e Televizionit Shqiptar dhe pothuaj te gjitha pamjet, te pakten ato qe u paraqiten ne permbledhjen pre 11 minutash, ishin te pashfaqura me pare ne TV apo ne shtypin shqiptar.Z. Ekrem Bardha, nje nder themeluesit e Keshillit Kombetar, pas pershendetjes se ngrohte, i dorezoi Kadarese cmimin “Per arritje jetesore”, mes entuziazimit e duartrokitjeve te pjesemarresve. Midis te tjerash, ne fjalen e tij Kadareja falenderoi Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan, i cili me kete cmim nderonte kulturen e kombit: “-Ju faleminderit shume per kete cmim dhe ftesen per te marre pjese ne kete mbremje festive…Jam gjithmone i gezuar kur jam mes shqiptareve te Amerikes. Ju keni dicka te vecante per ne shqiptaret qe jetojme ne Shqiperi e Kosove, ate qe na mungon neve atje…Ne SHBA, kultura eshte e para, ashtu sic duhet te jete edhe ne Shqiperi, e cila po kerkon…integrimin europian…Kultura shqiptare, si cdo kulture ne bote, ka nje avantazh ne krahasim me politiken. Sepse kultura asnjehere nuk duhet te jete percarese, ashtu si per fat te keq eshte politika…Gjeografia e shkrimtarit eshte fare e ndryshme nga ajo e politikes. Ai nuk ka zgjedhes per t’u mbushur mendjen qe te jene me te. Per te, populli jane lexuesit e tij dhe lexuesit nuk kane ngjyre politike…Shkrimtari duhet t’u sherbeje ndjenjave te lexuesit, i cili deshiron kulturen dhe artin…” Kadareja theksoi se kombi shqiptar sot ka probleme madhore, ne plan te pare eshte problemi i mospercarjes. Probleme te tilla vijne zakonisht ne liri…” Mund te themi,- vazhdoi ai,- se asnjehere nuk ka pasur ne bote kaq shume shqiptare te lire…Themelorja eshte kryer, themelorja eshte liria per nje komb…Koha punon vetem per shqiptaret. Kosova eshte e lire dhe ne prag te krijimit te shtetit te vet shqiptar. Dy shtete shqiptare ne Ballkan do ta perfaqesojne shume bukur kombin shqiptar, do te jene shume te fuqishem dhe do t’i japin shtatin e vertete kombit shqiptar.”Mbasi perfundoi fjalen, Ismail Kadareja u gjend mes miqsh e te njohurish, intelektualesh, personalitete te diaspores shqiptaro-amerikane , te cilet e uronin dhe e pergezonin…Mes tyre dallova edhe z.Eduard Selami, ish-liderin e demokracise, prania e te cilit ne sallen luksoze te “Union Club East” sillte me vete jehonen e zerit te studenteve ne demonstratat e dhjetorit ne qytetin “Studenti” : “Kadare…Kadare…Hajde me ne!…” Ne grumbullin e te rinjve takova nje studente te Universitetit te Harvardit. “Ne te rinjte e kemi dashur gjithnje Kadarene,-tha ajo,- dhe e kemi ndjekur nga pas si nje yll shkendijues…Nuk ndihem e penduar qe ne shkolle kemi studiuar e komentuar edhe pjese me permbajtje politike nga veprat e tij. Persosmeria dhe bukuria endjesjellese e shkrimeve te tij, simbolika dhe metafora kadareane na edukuan estetikisht…”Nje i ri shqiptar nga Kosova me tha: “I mire eshte Kadareja, por i rrepte! Adhuroj librat e tij, por Kadarene si njeri nuk e pelqej per dy arsye: e para se nuk pranon te behet president i vendit te tij dhe, e dyta, i shan shume politikanet shqiptare…”“E shoh per here te pare Kadarene.- me tha nje nene e re nga Dibra e Madhe,- Kam sjelle me vete vajzen time te vogel ta shohe edhe ajo shkrimtarin e ta mbaje mend mire fytyren e tij, sepse eshte lexuesja e ardhshme e tij…”Te ngazellyer ishin shqiptaro-amerikane t ardhur nga Detroiti, te cilet kujtonin me nderim mikpritjen qe iu be Kadarese ne diasporen shqiptaro-amerikane te Michiganit. “Ia vlen te marresh nje rruge aq te larget kur e sheh dhe e takon per here te dyte shkrimtarin tone dhe merr nje liber tjeter me nenshkrimin e tij,”- tha njeri prej tyre.Nje punonjes me origjine nga vendet latino-amerikane, i cili ndihmoi vullnetarisht ne kete darke, iu afrua Kadarese, i kerkoi nje autograf ne librin “The successor” dhe iu lut te benin nje fotografi se bashku.5. DY FJALE PERSHENDETESE ME KADARENEPrilli i Nju-Inglandit me shira e rrebeshe na e pruri prane Kadarene. Bente mot i keq, stuhite pranverore te Amerikes nuk kishin te pushuar. E prisnim Kadarene te na vinte ne Boston, pas Nju-Jorkut. Me kete rast, ne listen elektronike te internetit “Massalbanians@” u dhane pershendetje mireseardhjeje nga shqiptaro-amerikane t. Klubi i studenteve shqiptare te Universitetit te Harvardit ne bashkepunim me Dekanatin, pergatiten programin “Kadare, i ftuar ne Universitetin e Harvardit”.Gazetari Alfred Lela, i cili pergatitej te takonte shkrimtarin e shquar, meditoi e shkroi disa paragrafe per shiun kadarean. Ja si e ka pershkruar : “…Ne librat e Kadarese shiu shfaqet si element i melankolise, shiu si metafore, shiu si trans, shiu si rrethane apo shiu si bekim. Kjo sidomos ne letersine para viteve ’90, ne kundervenie me frymen dhe artin socrealist te kohes…Kush i kujton tregimet, poemat e romanet me fshatare, punetore, intelektuale e heronj vazhdimisht te lumtur…, do te mund te kape “heronjte e erret” ne veprat e Kadarese, me trishtimet, rrenimet, permbysjet…, te cilat ne nje menyre a ne nje tjeter i kane ndihmuar shqiptaret te ndertojne brenda vetes ato kunderthenie pa te cilat shpirti i nje individi vdes nga pak e perdite…A kane nevoje themelet e cdo kombi per nje format a polen shpirteror?. ..Vepra e Kadarese eshte si pema ne oborr, vajza e bukur qe punon ne zyren e administrates, lefyti i ujit qe rrjedh nga koka e nje dhie skenderbease…Librat e Kadarese jane si ngasherimet, ato na i lejojne syte te lagen dhe prapeseprape na e ruajne burrerine…Nuk duhet te harrojme kete permase te letersise kadareane: trishtimin, shiun, vetmine. Kjo permase na ka lejuar te kuptojme letersine, ta lexojme ate dhe ta nenvizojme. Kjo permase na ka lejuar ate driten ne sy me te cilen mengjesin pasardhes kemi dale ne rruge, jemi pershendetur dhe e kemi dashur jeten”.Per takimin me Kadarene shumekush pergatiti ndonje pershendetje te shkurter per t’i shprehur atij mireseardhjen, mirenjohjen dhe respektin. Por shkrimtari yne i nderuar nuk mundi te vinte ne Boston, nga qe axhenda e qendrimit te tij ne Nju-Jork ishte e ngjeshur…Viti 2006, i quajtur viti i Kadarese, filloi me festimin e 70- vjetorit te lindjes se tij kudo ne bote ku ka shqiptare, perfshi edhe festen sublime, te paharrueshme, qe i rezervoi diaspora shqiptaro-amerikane ne Nju-Jork. Me iniciativen e prof.dr. Agron Ficos Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave ne Nju-Jork, ne janar 2006, organizoi kremtimin e shtatedhjete vjetorit te lindjes se shkrimtarit te shquar. Ne takim moren pjese intelektuale, shkrimtare, dashamires e lexues, ne diskutimet e te cileve Kadareja u cilesua misionar i lirise se individit, kampion i demokracise etj. etj. Prof. A. Fico, ligjeruesi i mbremjes foli gjate per jeten e krijimtarine e Kadarese. Midis te tjerash ai tha : “Vepra shumevellimshe e Kadarese eshte e nje standarti klasik; mbi te vezullon dafina e “Cmimit Nobel”…” Nga kjo mbremje, ne emer te Senatit te Akademise, iu drejtua dhe nje leter Jurise se Akademise se Shkencave te Mbreterise se Suedise, me kerkesen e Diaspores shqiptaro-amerikane ne SHBA si dhe te te gjithe shqiptareve ne bote, qe Ismail Kadarese t’i jepet “Cmimi Nobel”.Sot kilometrazhi i jetes se shkrimtarit tone matet me udhetime ne festivale e panaire librash…vajtje-kthim ne atdhe…takime me personalitete dhe njerez te rinj, lexues dhe admirues te te gjithe botes. Vecojme ketu edhe ziliqaret, te vjetrit dhe te rinjte, qe s’i jane ndare duke e shoqeruar kemba-kembes gjate gjithe jetes dhe krijimtarise.Dhe une, duke shkruar keta rreshta e duke ndjekur nga dritarja shiun qe rrjedh me litare mbi plazhin e Atlantikut, rilexoj disa vargje nga vjersha qe e kam shkruar me 1969:IK…IK…Rend, or, rend……………………….Te te kapin…te te ndalinZgjaten duar…Por ti IK, IK…rend, or, rend…Nje beme mrekullore…Zgjaten duar. Duar te plakura. Duar te njoma. Duar me kallo. Duar me unaza. Duar me kopsa te praruara ne mansheta…Po ti… IK…IK…Kadareja tashme ka ngritur keshtjellen e tij te letersise… si poet e mendimtar, atdhetar e krijues…luftetar per te ardhmen e kombit shqiptar.Krijimtaria e Kadarese eshte pasuri kombetare dhe si e tille i perket shkences letrare shqiptare, i perket gjithe popullit shqiptar, qe nga presidenti i republikes deri tek ajo, pastruesja e spitalit…I perket edhe atij djaloshit shqiptar ne Gjermani, qe nga “Hasan” e ka kthyer emrin ne “Hans”, apo Vjollces ne Greqi qe e ka kthyer ne “Vjoleta” apo Dhimitrit ne USA qe e ka kthyer ne “Xhim”.Duke “ikur” neper dekada, Kadareja ka krijuar letersi shekspiriane, si riperjetim te tmerrit te individit perballe kercenimit policor te shtetit.. Sic pohon z.A.Vehbiu, “letersise ndoshta i kishte munguar nje sublimim kaq i perkryer i frikes perballe terrorit brutal te shtetit ose i perjetimit te ulerimave te viktimave si heshtje; dhe, nese nje kumt i tille i mberrin kultures se perbotshme prej Shqiperie, kjo na jep te gjitheve nje arsye madhore, ne mos te mjaftueshme, per t’u krenuar si bashkekohes e bashkeqytetare te shkrimtarit Ismail Kadare.” Ky mund te quhet kodi kadarean. …18 prill 2006. Pas 14 vjetesh takohem perseri me ciftin Kadare ne Nju- Jork, ne darken e shtruar nga KKSHA, per nder te shkrimtarit tone, me rastin e marrjes se cmimit “Per arritje jetesore”. Perpara fillimit te darkes, kur e pashe Kadarene, nxitova ta pershendesja, e gezuar, e entuziazmuar, por ndesha ne murin e seriozitetit te fytyres se tij. Megjithese ia njihja natyren dhe karakterin, m’u perflak nje mendim i trishtshem se mbase nuk me mbante mend. Ndryshe, ne takimin me Elenen, u cmallem e biseduam per krijimet tona, per femijet tane. Ishim bere tashme te dyja gjyshe. Elenes i dhurova tre librat e mi botuar kohet e fundit. Nderkohe ndiqja me sy levizjet e shkrimtarit tone neper salle, i pasuar vazhdimisht nga grupe admiruesish. I sjellshem dhe serioz, Kadareja ua plotesonte deshiren njujorkezeve per ndonje bisede te shkurter, nje autograf apo nje fotografi te perbashket. Nuk u gjend nje shteg edhe per mua, vec, aty nga fundi i darkes, tentova t’i afrohesha edhe nje here Ismailit duke i zgjatur librin e tij “Ra ky mort e u pame”, per nje autograf. Kur ma ktheu librin, diktova buzeqeshjen e tij te mezidukshme. Hapa paksa kapakun e librit dhe dallova shkrimin e tij karakteristik: “Rozit, miqesisht, nga Ismail Kadare, 18.4.2006”…Pra, ai me mbante mend…Ne mbarim te ceremonise ne te pranishmit e percollem ciftin Kadare deri te korridori i jashtem i nderteses, me shtrengime duarsh e pershendetje emocionuese… Kushedi kur do te takohemi perseri…x x xE prisnim tetorin e 2006-s duke numeruar ditet, me shprese e deshire kembengulese qe Kadareja te merrte “Cmimin Nobel” kete vit. Por ai prape nuk e fitoi, sa deshperuese kjo per lexuesit dhe dashamiresit e tij. Ne lidhje me mosmarrjen e “Nobelit”, shkrimtari yne ne nje interviste tha: “Kjo eshte nje keqardhje tani e zbehte se jam mesuar me te…”Por, sic thone bashkatdhetaret e tij, “Kadarese ia ka dhene me kohe “Cmimin Nobel” populli shqiptar…” Jeta e fati i tij eshte trupezuar dyfish ne jeten dhe fatin e shqiptareve. Shkrimtari Zija Cela thote se Zoti te tille i ka bere gjenite, me fuqi te tille, qe te krijojne edhe nje trup te dyte, edhe nje shpirt te dyte. Ky trup i dyte eshte vepra e tyre…qe mbetet gjithmone mes njerezise, duke vene ne prove shpirtin e dyte, sepse eshte mbartese e tij. E, ky shpirt i dyte i Kadarese, i “kengetarit te identitetit te lashte shqiptar” do te jete i perjetshem…