Tuesday, December 09, 2008

Bota e Gruas Shqiptare - RAIMONDA MOISIU - Poezi




"*Mos dhunoni brishtesine !*



Toka tani krahet hap ta marre brenda,

Ku s’do kete me shi, diell, lule, debore,

Vdekja qe nga ,arkivoli kundron trupin e saj,

Shqyer nga plaget, gjaku,dhunimi mizor.



Moter, moj! Brof nga varri, flake “ vellon e nuses,”

Qe ta hodhi lehte vdekja ne krevatin prej druri ,

Çirrja masken lajkave ,mashtrimeve dhe epsheve,

Ketyre qe qajne tregoju ç’te beri nje thike prej “burri”.

,

Nuk jeni burra, veç meshkuj, o rrace e burracakeve,

Qe mburreni me kapriçot ,perdhunim , mizori , dajak,

Dhe ju, nje grua u ka dhene nga shpirti qumesht gjiri ,

Edhe ju nje grua u ka mbajtur 9-e muaj ne bark.





Ju çdo nate kerkoni gruan,t'ju ndeze epshet ne shtrat,

Dhe ju dhuron çupen,djalin ,nipin ,mbesen,

Nje gruaje i puthni kembet per ta patur dashnore,

Qe tu mekoje çdo mengjes me blerinen dhe vesen….



Çfare zemre pate ti ,qe shkrehe armen mbi nje grua,

Dhe u kapardise duke i fryre grykes se pistoletes,

Ti vrave ,nje trendafil, nje fllad te embel miresie,

Dhunove me plumb brishtesine e nje gjoksi te nxehte.



,

Ngrihu, moter, nga arkivoli i ketij dhjetori, ec me mua,

Te sokellijme ,t’u rrembejme lirine , burracakeve te pabese,

Qe te vrane ne emer te “nderit”…,Oh, jam nje grua si ti,

Me trendafile ,

me gishtrinjte si qirinj

Mbi varrin tend

Po te pres.


Raimonda Moisiu

Hartford CT USA

Dhjetor 2008

No comments: