Miresevini ne faqen letrare te rrjetit virtual mbarefemeror shqiptar Pan Albanian Women Network Ju ftojmë të na dërgoni mendimet tuaja për çdo gjë që ju lexoni ketu apo keni dëshirë të diskutoni.Ky rrjet eshte i hapur për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare! Për tu anëtarësuar,kembyer poezi,shkrime apo mendime,ju lutem dërgoni një mesazh në adresën botaegruas@gmail.com Kudo që te jetoni, këtu na mbledh gjaku i përbashkët. Falminderit!
Wednesday, May 31, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-MIMOZA HAMETAJ-POEZI
MIMOZA HAMETAJ, ANCONA, ITALI
KONSIDERATE NDAJ VETES
Per te ritur konsideraten ndaj vehtes
ju thenka tjterit pijanec i poshter
Gruas bishtedredhur pa moral
E pagedhendur, e pashkolle dhe e padale
Per te ritur konsideraten per vehten
Gjurmon gabimet je gjithmon kritik
I pameshirshem hap me bryle udhen
Dhe ke kurajen,hiqesh simpatik
Per te ritur konsideraten e vehtes
Sapo thyenn hunden ngrihesh vrap
Egocentrik na lodhe me pallavra
Lekura ty te vlen sa nje dollap
KAM VEC NJE JETE
Nuk kam dy jete
nje per dashuri e tjetren per urejtje
Nuk kam njeqind mike qe te haroj pesedhjet
Ato jane pak
shume pak
Te mbledhura me frym
per nje kohe te gjate
Dhe neqoftese shtohen
Te vyera behen patjeter
por ne kandar rendon me shume
miqesia e vjeter
Atje ku per çdo dite
i dhame force njera tjetres
Duke mendur veç thelbin
dhe mundimin e jetes
Jo lavdine
Nuk e dua
Alencen per beteja te stravogla
te perendeshes Perçasundo
por nje fjale te mire
te sinqert prej zemre
ne kohe te veshtire
Nuk kam dy jete
Nje per mike me fjale
E nje per mike me vepra
Ne nje ku fjalet maten
ne tjetren ku fryhen si petulla
Por kam nje jete
dhe miqesine e dua te qete
Bota e Gruas Shqiptare-URIM PER ZNJ. KEZE(KOZETA) ZYLO
URIME PER ZNJ. KEZE(KOZETA) ZYLO
Miresevini!
Vajzat dhe grate e forumit virtual femeror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare" urojne perzemersisht Znj. Keze(Kozeta) Zylo per anetaresimin e saj ne Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes. (Ne foto Znj.Zylo duke folur ne nje aktivitet te komunitetit shqiptar)
Ka vite qe njihemi me Kozeten dhe jemi teper te impresionuara nga talenti i saj, deshira dhe vullneti i saj per t'i sherbyer komunitetit shqiptar ne SHBA. Kemi vene re se ajo pervec profesionit te saj si pedagoge ne "Globe Institute of Technology", ne Manhattan, eshte edhe nje bashkeshorte dhe nene e mrekullueshme. Mike e nderuar dhe e mirenjohur ne komunitetin shqiptar ne Nju Jork gjithashtu. Kohen e saj te lire Kozeta ia dedikon letersise dhe komunitetit. Kontributi i saj ne grupin tone eshte i vyer, i cmuar dhe ne nga shpirti gezojme se bashku me Kozeten sot.
Urime moter e nderuar!
I urojme,pra, Znj.Zylo krijimtari te mbare letrare dhe suksese ne cdo fushe te jetes se saj.
Ju lutemi,miq te nderuar qe lundroni ne kete hapesire virtuale, klikoni linkun e meposhtem per te pare foto dhe informacionin perkates.
http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm
Faleminderit per kohen dhe vemendjen tuaj
Grupi "Bota e Gruas Shqiptare"
Miresevini!
Vajzat dhe grate e forumit virtual femeror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare" urojne perzemersisht Znj. Keze(Kozeta) Zylo per anetaresimin e saj ne Shoqaten e Shkrimtareve Shqiptare te Amerikes. (Ne foto Znj.Zylo duke folur ne nje aktivitet te komunitetit shqiptar)
Ka vite qe njihemi me Kozeten dhe jemi teper te impresionuara nga talenti i saj, deshira dhe vullneti i saj per t'i sherbyer komunitetit shqiptar ne SHBA. Kemi vene re se ajo pervec profesionit te saj si pedagoge ne "Globe Institute of Technology", ne Manhattan, eshte edhe nje bashkeshorte dhe nene e mrekullueshme. Mike e nderuar dhe e mirenjohur ne komunitetin shqiptar ne Nju Jork gjithashtu. Kohen e saj te lire Kozeta ia dedikon letersise dhe komunitetit. Kontributi i saj ne grupin tone eshte i vyer, i cmuar dhe ne nga shpirti gezojme se bashku me Kozeten sot.
Urime moter e nderuar!
I urojme,pra, Znj.Zylo krijimtari te mbare letrare dhe suksese ne cdo fushe te jetes se saj.
Ju lutemi,miq te nderuar qe lundroni ne kete hapesire virtuale, klikoni linkun e meposhtem per te pare foto dhe informacionin perkates.
http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm
Faleminderit per kohen dhe vemendjen tuaj
Grupi "Bota e Gruas Shqiptare"
Bota e Gruas Shqiptare-FLORA SHALA AMETI -POEZI
FLORA SHALA AMETI,
SUEDI
Nate
Nata u bë dritë
Dashuria u bë re
Dhe ngeli ne qiellin blu
Në rrugën e pafund…
Zemra u bë gurë
Dhe mbylli cdo kujtim…
Qelsi nuk thyhet kurrë…
Tani ylli im është pranë,
Nata e ërrët u bë dritë
Në shoqëri të yllit tim…!
Suedi 2002-03-31 F.Sh.A
Gjyshes
Gjyshe, gjyshe sa e ëmbel
Ishte fjala jote….
Gjithë të reja na mësonte
Cdo ditë dëshiroja te rri me ty
Sot ti je ne zemrën tonë
Edhe emrin tënd ke trashëgim
Më bën qe të mos harroj
Kurrë kur thërras vajzen e vogel…!
E dashura jonë, gjyshe…
2004 02 27 Suedi Fsh.A.
Bota e Gruas Shqiptare-DEKLARATE PER SHTYPIN E HUAJ -URIM ZNJ.ROZI THEOHARI
BOTA E GRUAS SHQIPTARE URON
ZONJEN ROZI THEOHARI ME RASTIN E FITIMIT PREJ SAJ TE CMIMIT TE NDERIT "NAJI NAAMAN" PER VEPRAT E SAJ KOMPLETE NE LETERSI.
ME KETE RAST GRUPI VIRTUAL FEMEROR SHQIPTAR "BOTA E GRUAS SHQIPTARE" DERGOI KETE DEKLARATE-URIM PER SHTYPIN E HUAJ DUKE URUAR ROZIN DHE DUKE NJOFTUAR KOMUNITETIN LETRAR BOTEROR PER NDJENJEN TONE TE KRENARISE PER KETE VLERESIM MADHOR QE I BEHET MIKES TONE TE NDERUAR, ZNJ.ROZI THOHARI.
DEKLARATA-URIM U PERGATIT NE GJUHEN ANGLEZE PASI U DERGUA NE SHTYPIN E HUAJ.
Our dearest friend,
Ms.Rozi Theohari,
We are very happy to hear the very good news aboutyou being awarded one of "Naji Naaman LiteraryPrizes 2006" on March 31 2006. We would like to express on thisoccasion, our best greetings, wishes and warm regards, for furthersuccesses.
We understand you are the winner of specialprize,"Honour Prize For Complete Works" awarded by Maison Porur LaCulture ,Junieh , Lebanon, and we are proud to share this happinesswith you.
We wish to send this letter personally to you, to let you know that we are part of your happiness and we are happy to know you,and have you as a good friend as you are.We appreciate that The commission that awarded youthe Prize, of course showed that was objective in the evaluation of thespecial values of your writings, Ms. Rozi Theohari, and of courseawarding you the “Honour Prize for Complete Works" We, your friends at"Bota e Gruas Shqiptare -- Albanian Women World" group, are among thefirst readers of your poems, creative journalism or short tories, andyou Ms. Theohari, have always offered us not only joy, but a lot ofinformation and educational values as well, topping it with yourunconditional continuos love and friendship that runs out from yourspirit, as an author and person. Many of us have named you "The Spiritof Albanian Diaspora's creative journalism" and of course we feelprivileged to learn that your works, have been rated and appreciatedworthy for such important prize,that you have received, "The HonourPrize for Complete Work".This Prize awarded to you as an Albanian Womanauthor shows that ladies and gentlemen of the commission of this prize, members of the Maison NAAMAN POUR LA CULTURE JOUNIEH, LEBANON ,have used most effective parameters to evaluate your work. Theyhave appreciated and honored not only an Albanianauthor, but a woman who is complete in all dimensionsof a modern human being, intellectual, creative;active in society, who is especially caring and hasa gentle spirit, a woman that is a role model in nowadays societyof the 21 century.The group of Albanian Women, living at home orabroad as immigrants, communicating between eachother through Albanian Women's World- a VirtualForum, named " Bota e Gruas Shqiptare", where you,Ms. Theohari are an active member, wishes tocongratulate you again wishing you every success inthe future.
With love and best wishes,
Your friends of "Bota e Gruas Shqiptare"
Bota e Gruas Shqiptare-RINA AHMETI-POEZI
POEZI NGA RINA AHMETI, PRISHTINE
Larg Vendlindjes
Mikes s'ime (Melburn,Australi)
C'me pushtoi i shkreti mall,
per ty atje larg,nuk te kame harruar,..
te te them sa shume me mungon
nje lutje te t'a beje zemer piklluar!
Kthehu se ketu eshte i yti vendi,..
ketu ne kete toke duhet jetuar,..
se vetem ketu behet kuvendi,..
flitet gjuhe e mrekulluar,..
Ketu dashuria eshte si loti,..
ketu edhe stinet ndyshojne,..
ketu dhe vetem ketu je i zoti,..
ketu eshtrat e te pareve pushojne,..
Ketu ajri eshte me i paster,
ketu jeta eshte parajse,...
mos lakmo tjeter bote,.
ketu edhe balta eshte mjalte!,..
Ketu dielli ka me shume shkelqim,.
ketu qesh syri e pushon loti,.
ketu jeta ka tjeter kuptim,..
keshtu thane te paret qe moti,..
Ketu se pari mesove abetare,
e nena te mesoj gjuhen e bukur,
mos harro mike se je Shqipetare,
dhe vetem ketu do te jesh e lumtur.
Rina
Prishtine Maj
Bota e Gruas shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA-POEZI
Drenusha Zajmi Hoxha
REQUIEM PËR NJË ENGJËLL
( kushtuar nje vajze ,që u vetëvra pas dhunimit)
Vizionet e pandryshuara, pikturuar nga dorë e mjeshtrit
Bëhen mysafire të gjithësisë dhe luftëtare të ëndërrave
Që shemben para se rrugën ta gjejnë
E shuhen me agimin e mbushur plot zhgënjime
Nuk ka mënyrë tjetër për sytë, që lot dëshirojnë
Veçse pikëllimin ta ndjejnë.
Një çast besimi ngushëllon, para mëkateve që vijnë
Virgjëreshën e fshehur me buzëqeshjen hyjnore
Që shiton si Mona Lisa nga kornizat e jetës, si rrufeja
Por në sytë e saj , vdekja asnjëherë s’ishte më e thjeshtë
Pas katarzave të njëpasnjëshme nën idilën e pashpresë
Të shpirtrave , që dorëzohen pa beteja.
Shnderrohet në pikturë me ornamentet e natës
E pakapshme si yjet, që vdekëtarët e zakonshëm i përqeshin
Dhe vallëzojnë si shpirtra të mallkuar e të humbur në hapësirë
Vdekja asnjëherë nuk dukej më e trishtë
Kjo shërbëtore e historisë së vrazhdë në fron hyjneshe
Me krahët e saj ,që mëshirë nuk njohin
Mbuloi trupin e brishtë.
Fryen erë e ftohtë mes degëve t’ ngrira në shuplakat
Që ende jetë frymojnë për të fundit herë
Dridhen nga të prekurit e dyerve të parajsës
Nën mjegullën e lotëve si shiu në pranverë
Ringjallet si feniksi dhe fluturon amshueshëm
Një engjëll i mahnitshëm
Vdekja nuk dukej më e gjallë asnjëherë
Friday, May 26, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-ELKO- POEZI
ELKO ,NJU JORK ,SHBA
Dikur detit
Dikur detit bёnim garё,
Dikur detit çanim dallgё,
Kush do ikte sa mё larg,
Detin çanim me ‘baterflaj'
Pёr pinat zhyteshim thellё,
Si peshq luanim shёnd e verё,
Sot kundrojmё njё oqean,
Dallgёt hidhen porsi mal.
E shikojmё e rrimё larg,
S’ngjajnё dallgё, po katarrakt
S'ёshtё shushuritje ёshtё mall,
Pёr vitet qё shkuan e vanё,
"Iku vapa me Gusht bashkё"
Vitet nuk na kthehen prapё..
Sot kundrojmё njё oqean
Shohim rreth, e s'ka mё garё,
Rrimё nё anё si tё mpirё,
Ujrat kanё shumё trubullirё,
S'ngjan me det, s’ka shushurimё
S'ёshtё blu po ngjan pa ngjyrё,
S'ёshtё i kaltёr, por shёmbёlltyrё,
Pёr detin Jon ndjej melankolinё.
© ElKo
Gusht 2000, Nju York
Ajo qё vdes e fundit
Ajo qё tё mban gjallё,
nё ditet jo tё mira,
Ajo qё tё rri pranё
ne çastet e vёshtira,
Njё gjё qё vdes e fundit
dhe le dritёn e zbehtё,
Dhe kur je duke ikur,
tё prek ne sup si lehtё,
Tё thote mos e humb,
vazhdo qё tё mendosh,
Sikur nё kёtё botё
mijra vjet do jetosh!
Ja mbahu ti dhe pak,
çdo gjё do tё kalojё..
Jam me ty e largoj,
gjithçka qё do tё lёndojё.
Mundohem tё tё mbroj,
tё tё mbaj me kurajё,
Pa çka se koha tinzare,
vrapon rrёshqet si ngjalё,
Po unё jam krijuar
qё t'ju mbaj ju me fjalё,
Jam "shpresa"
si melhem qё vij
e zbus çdo plagё.
E kur shoh qё ti zbehesh,
tё pёrshёndes e shkoj
Largohem kokёulur
po me tё njёjtin funksion,
Pa pasur kohё fare
tё ulem tё bёj pushim,
Dikush mё kёrkon
pёrsёri me padurim.
Ndaj themi nё kёtё jetё
shpresa, e fundit vdes
Lum kush ka durim,
me tё nё miqёsi tё mbesё,
Ta ketё pranё gjithmonё
si pishtar njё iluzion,
Shpresa pёr secilin
ёshtё ndjenja qё mbijeton.
© ElKo
New York,13 Dhjetor 04.
Himara ime
Si himere me dy krerë,
Në gjithë kohët ishe perlë,
Nuk ke njohur nënshtrime,
Ti mbetesh Himara trime.
Kur gjithë bota përpëlitej,
Në luftë të errët zhytej,
Ti flatrat përplasje lehtë,
Çaje në qiell të kthjelltë.
Kur të tjerë zinxhirrët rrëndë,
I shtrëngonin gjer në dhëmbë,
Lirinë më fort e përqafoje,
Nuk të prekeshin ato troje.
Kush u mundua të të ndalë,
Ti çave në tramundanë,
Si zgalem nëpër fortunë,
Nuk e njohe frikën kurrë.
Ti përkunde në djep trima,
Të shkathët si vetëtima,
S’fshihet lehtë ajo histori,
Shkruhet me gërma flori.
Në vite mbetesh e dlirë,
Siç mbetet një zog i lirë,
Kush do të të hedhë gurë,
Nuk të arrin ty dot kurrë.
Himarë e bukur Himarë,
Je zambak në ato anë,
Aromë dehëse buzë Jonit,
Emri jot njihet tej Globit.
Shtatë fshatra kurorë,
Vizatuar si me dorë,
Ngjan me një konstelacion,
Lum kush emrin tënd gëzon.
Himara ime Himarë,
Një legjendë mjaft e rrallë,
Ndrit ti shpiponjë mbi male
Thirri djemte e nxirre mallë.
© ElKo
19 Shkurt 05, N.York
Jam prapë Nënë
Kur isha, e re isha e zënë
Se rrisja tre femijë,
Më mbushnin zemrën
Dhe shtepinë, me cicërim.
Tani i rrita, dinë të notojnë,
Në lumin jetë, s'është aq lehtë
Por një përpjekje e vërtetë,
Ju urojmë lumturi gjithmonë.
Por unë përsëri,
Kam mbetur nënë,
Një nënë e mirë,
E për fëmijë, kam poezinë.
E zgjidh e lidh, e përkedhel,
Ka një të mirë me mua rri,
Nuk më largohet,kudo më bredh,
Sido t'ja bëj, ajo pajtohet me qetësi.
Ajo çdo çast,
Edhe çdo ditë,
Me rrjedh e s’ndalet,
Me mua s’është mërzite.
Një penë dua,
Shkrimi shkon krua,
Po s’pata letër,
NË ATË KOHË,
Dhe mbi këpucë,
Gërvisht e shkruaj,
Vargu vazhdon
S’ka të pushuar.
Jam unë prapë,
Nje nënë e mirë,
Apo e mbrapshtë,
E vargut tim?
Për ju po shkruaj,
Për t’ju treguar,
Sa shumë ju dua,
S'ju kam harruar.
Po mos më thoni,
Poezia nuk dhemb,
Prandaj unë ndjehem,
Dhe prape nënë.
Veçse.. në djep,
Jam duke tundur,
Jo më fëmijë,
Por poezinë.
© Elko
Tetor 2004, New York.
Tuesday, May 23, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU-A MUND TE KRAHASOHET W(G.BUSH) ME RUZVELTIN?
A mund të krahasohet G. W.Bush me Ruzveltin?
Nga Raimonda Moisiu - Hartford, CT,SHBA
maj 2006
Padyshim, është e padrejtë dhe ende herët të krahasosh, një president të ulur në fronin e pararendësve të tij,veçanërisht , kur atij nuk i kanë mbetur as më pak dhe as më shumë dy vjet e gjysëm, të përfundojë mandatin e dhënë nga vota e popullit, me po ata pararendës.Eshtë mbase dyfish e padrejtë të thuash se Xhorxh W.Bush, i cili duket se po eksperimenton ,me disa nga metodat e drejtimit të shtetit ,duke u bazuar në metodat e Franklin Ruzveltit.
Franklin Delano Ruzvelt është në listën e historianëve konservatorë , si një nga presidentët me të suksesshëm dhe më të përkushtuar që ka parë historia e Amerikës.Por ,duke i vënë pranë njeri tjetrit të dy burrat e shtetit ;Ruzvelt & Bush, të hedhim pak dritë rreth jetës dhe veprës së tyre,si: Prirjet e Ruzvelt dhe Telashet e Bush -it! Udhëheqja e presidencës nga Ruzvelti mund të ofrojë edhe sot e kësaj dite ,disa ide të dobishme për --Shtëpinë e Bardhë ---e për ndokënd që është i intriguar nga misteret e lidershipit.Para se ata të uleshin në fronin e presidentit të vendit ,Ruzvelt & Bush ,kanë disa gjëra të përbashkëta:Ruzvelt studioi në kolegjin e Graton-it dhe të Harward-it,ndërsa Bush studioi në kolegjin e Andover -it dhe Yale.Ruzvelt mik i ngushtë i Çurçillit,ndërsa Bush ,idhujt e tij ,Ruzvelt & Çurçill!..Në zyrën e Bush-it ,në Shtëpinë e Bardhë ,ndodhet një foto e Ruzvelt & Çurçill.Rekordet e tyre akademike dhe vlerësimet e miqve ,tregojnë një vlerësim të barasvlefshëm për të dy.Të dy u rritën dhe u edukuan nga nëna strikte. Të dy kishin një huq që ju vinin nofka , miqve të tyre.Të dy dështuan ,për tu graduar oficerë madhore,vuajtën nga rrënjët dhe ngritjet e tregut ,nga kolapsi ekonomik,që përfshiu Amerikën.Të dy kaluan kriza personale ,para se të bëheshin guvernatorë apo kryetarë shteti.Por këto kriza do të linin gjurmë të thella në karakterin dhe stilin e tyre politik ,të drejtimit të presidencës.Ruzvelt,në moshën 39 -40 vjecare do të mbërthehej nga sëmundja e polios, në një klinikë e cila ishte ndërtuar posaçërisht për viktimat e polios. Aty'"i gjori doktor Ruzvelti", si i pëlqente ta thërriste veten e tij, do të tregonte hapur snobizmin e tij dhe do të mësonte si të komunikonte me njerëz të rëndomte , njerëz të thjeshtë ,atë që Bush sot e bën fare natyrshëm.Ruzvelt ju dha forcë dhe kurajo dhe përtëriu shpresën te pacientët me sëmundjen e polios si ta përballonin atë.Dy javë ,mbas shmangjes së një atentati për ta vrarë , në Majami ,në shkurt të 1933,Ruzvelt morri mandatin e tij presidencial dhe me marifet nënshkroi një dekret të çuditshëm e të barasvlefshëm ,në një faze tejet të vështirë ,kur pothuajse tërë bankat e Amerikës ishin mbyllur,dhe miliona amerikanë i kishin tërhequr kursimet e tyre dhe qepur në dyshekë dhe jastëkë. Kolapsi ekonomik kishte mbërthyer Amerikën.Në një situatë të tillë kritike për vendin ,por edhe për presidentin,Franklin Ruzvelt me një levizje të zgjuar ,por edhe me një temperament "first class",duke patur në konsideratë rrënjë shpirtërore të amerikanëve,i adresohet kombit me një fjalim miqësor e të zjarrtë ,duke ju bërë thirrje për të ndihmuar në kurimin e ekonomisë.Një ditë mbas atij fjalimi ,qytetarët amerikanë që kishin tërhequr kursimet e tyre ,do t' i bindeshin presidentit të tyre me patriotizëm,do të rreshtoheshin në banka dhe do të ridepozitonin ,kursimet e tyre.Ky akt sa befasues dhe i mahnitshëm i një lidershipi "të rrëmbyeshëm",dëshmoi "momentin final",të një politike moderne amerikane, dëshmoi atë që Ruzvelt :
SHPËTOI KAPITALIZMIN & DEMOKRACINË ,në pak javë.
Por në kohën e sotme është shumë e vështirë të injorosh veprimet e presidentit Bush ,pa i hedhur një vështrim presidencës së Ruzveltit ,për të bërë sinkronizimin e tyre.Bush në moshën 39 -40 vjeçare ,u mbërthye nga "sëmundja" e alkolit .Bush do të abuzonte duke pirë shumë alkol ,që do të trondiste marrëdhëniet e tij familjare ,në veçanti me bashkëshorten e tij Laura.Bush do t'i duhej të shpenzonte shumë kohë në një qendër rehabilitimi,dhe me një disiplinë të fortë,do të hiqte dorë nga alkoli.Devotshmëria e Bush-it ,për t'ju kthyer jetës normale -një atribut i zakonshëm për ata ,që kanë abuzuar me alkolin --i bën ata që të adaptohen ngadalë me rrethanat .Ruzvelti ishte një njeri me shumë epërsi.Shumë demokratë u përpoqën ta ndalonin atë për të mos fituar ,si president ,më 1932 ,sepse ata e shihnin atë si një njeri i paqendrueshëm ,i rrëmbyeshëm ,në problemet, si në Lidhjen e Kombeve dhe në organizma të tjera.,Por duke e quajtur atë një "eksperimentim të guximshëm dhe këmbëngulës" ,Ruzvleti është njeriu që shëndrroi : EPËSINË NË PRINCIP!... Kur Ruzvelti u përball me kolapsin ekonomik që kishte mbërthuer Amerikën ,me 1933 ,ai po priste sa majtas dhe djathtas,e në të njëjtën kohë po punësonte njerëzit ,dhe duke ushtruar kontroll në WALL STREET,për herën e parë,por gjithashtu po i rezistonte presionit për të nacionalizuar bankat dhe i ashpër me taksat ,më shumë se kurrë në 30%.Ashtu si Bushi ,edhe Ruzvelt mori një pamje ekspansive të fuqisë presidenciale,por ai nuk futi në grackë ,Kongresin ,ashtu si bëri Bush ,me përgjimin.Më 5 Mars 1933 ,dita e parë e plotë e tij në zyrë,Ruzvelt u zbavit duke dhënë një fjalim ,legjionit amerikan,në të cilin ai esencialisht krijoi një ushtri të stilit Musolin ,për të mbrojtur bankat nga dhuna dhe anarshia.Ruzvelt ,bëri një draft ,që i jepte të drejtën atij për të thirrur veteranët e liruar nën armë.Ai do ju drejtohej veteranëve me këto fjalë:_Unë rezervoj të drejtën ,t'ju therras ju ,nën armë në çdo fazë apo situatë kritike që mund të na konfrontojë NE!Kjo është një thirrje diktatori.Presidenti i ri ,vendosi të marrë në varësi çdo gjë Post Kongres,-bile e bënte me arrogancë ,por ishte i pafat në realizimin e marrjes nën varesi të Gjykatës së Lartë.Ruzvelt nuk ishte nga ata që të falte Menjëherë sa mori mandatin ,ai dëshironte dhe ja arriti ta bënte ,duke marrë një çerek milioni punëtorë krahu ,endacakët ,të papunët, ata që rronin me asistencë sociale ,dhe i detyroi për të pastruar pyjet ,për të hapur toka për rrugë ,ndërtesa dhe ndërtuar qytete dhe qendra vendbanimi.Të gjithë antarët e kabinetit e kundërshtuan ,dukë thënë se kjo nuk mund të bëhej..Por Ruzvelt ,duke patur pjesërisht eksperiencë nga administrata e ish presidentit Wilson ,se deri ku e kishte fuqinë ,ja arriti qellimit dhe kjo ndryshoi fytyrë e Amerikë.Në rast se Ruzvelt do të ishte gjallë kur ndodhi sulmi terrorrist më 11 shtator 2001,nuk do t'i duheshin, 4 vjet ,të ndreqte kompjuterat ,apo të merrte në mbrojtje dhe të siguronte portet dhe fabrikat e kimikateve ,por vetëm 4 muaj .Bush ,pas 11 shtatorit pati të njëjtin moment,si "Ruzvelt stil",përsa i përket oratorisë dhe fjalimeve .Ruzvelt i përdorte fjalimet e tij të qetësonte të frikësuarit dhe të unifikonte kombin,Bush i përdorte fjalimet e tij ,për të rritur frikën dhe për përfitim politik.Ruzvelt ishte gjithashtu një figurë polarizuese.Pasuria e besdiste atë.Por ai dinte si të bënte popullin për vete.Kur sfidat ndryshuan ,ai ndryshoi kursin,duke deklaruar :"Marrëveshja e re",zëvendësohet me "Të fitojmë luftën".Por ishte një luftë e drejtë e në kohën e duhur .E themeluesi i Kombeve të Bashkuara ,mendonte se njëanshmëria është shkatërrimtare. Ndërsa Bush përdori mashtrimin ,për të futur SHBA-të në luftë.Ruzvelt me një shkathtësi ,aftësi admiruese ,ai i bëri që të gjithë të punonin.Ai emëroi dy ose më shume njerëz me të njëjtën detyrë ,duke patur epërsi mbi ta dhe ushtruar një kontroll të rreptë e të vazhdueshëm.Ndoshta j’au solli në majë të hundës ,por kjo i dha atij më shumë opsione dhe fisnikëri politike.Bush ,deri tani ka vënë përkushtimin mbi performancën ,ndërsa Ruzvelt ka vënë performancën mbi përkushtimin.Ndërsa Bush e ka parë luftën kundër terrorizmit si një shans për përfitim partizan.Shumë liberalë e respektonin Ruzveltin ,edhe pse ai nuk mori në konsideratë ndonjë agendë të tyre.Prirja e tij ishte : Veprimi! Ruzvelt kishte vullnetin për të bërë kompromise ,shumë më tepër se kushdo ,e në kohën e duhur.Për të dekretuar projektligjin për Numrin e Punës (Social Security),më 1935 ,ai e braktisi bazën liberale dhe përkrahu versionin konservator të projektligjit.Bile ,Ruzvelt kurrë nuk do ta aprovonte planin e privatizimit ,ashtu sikundër bëri Bush.Principi i tij besues ishte "kthim i garantuar",një koncept më i thellë ,se "Siguria",dhe se mbrojtja nga terroristët.Ruzvelt përfytyronte një komb ,një vend që kurrë nuk do t'i linte problemet pas dore ,në dorë të fatit .Sot Amerika e re ,po gëzon shumë nga vlerat qeverisëse të trashëguara nga presidentët ,të cilët e kanë udhëhequr atë dhe kanë lënë emër dhe bërë historinë e Amerikës.Ndër ta është edhe ish -presidenti i Amerikës
FRANKLIN DELANO RUZVELT,njeriu i EPËRSISË dhe i VEPRIMIT!.
Thursday, May 18, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA -TREMBEDHJETE DESHMI
DRENUSHA ZAJMI HOXHA, PRIZREN , KOSOVE
TREMBËDHJETË DËSHMI
( katarza)
Më në fund u zhvesha
hoqa lëkurën time, më zinte frymën
e mbështolla si dhuratë dhe
ia dërgova atyre , që ma kishin qepur
ndoshta me të i mbulojnë të vërtetat lakuriqe
( verbimi)
Dy valixhe udhëtojnë nëpër botë
në njërën shtirja
në tjetrën gënjeshtra
askush nuk guxoi t’ia hapte valixhet me stof të bukur
thanë: nuk është e imja
(përulja)
Mbrëmë shikova ca komedi të vjetra
qesha edhe une kur qeshën të gjithë
megjithëse s’pashë asgjë
veç ca fytyra perverse , të ulura në teatrin
ku gjallohet
nuk bërtita, të mllefosurit asgjë nuk i falet
aty ku është butë, më lehtë
kurrizi lakohet
(ndërgjegja)
Je vetëm copëz e imja ,e vogël
mendjemadhe dhe egoiste
si mercenare e trurit ,që më torturon pa ndalur
dreqi të marrtë ndergjegje e mallkuar
që nuk e njeh tundimin
parazit në botën time të krisur, ti
nuk ke mendime tuat lidhur me pendimin
(fantazma)
Diçka jeton në anën tjetër të murit
është e padukshme e ndonjëherë
më duket se vjen lehtas mbi shuplakë
ndoshta janë vetëm iluzione të mia
vetëm pjesa tjetër e errësirës
që me terrin e saj bën flakë….
(hajmalia)
Dikush deshi t’më falte mëshirë
nuk pranova, trupi im
është shumë i brishtë për barrë të rënda
ndaj si shërbëtore plot bindje
më lehtë e mbaj përqeshjen me vete
ma vurën si hajmali qysh në lindje
(humbja)
Mbusha një formular e u bëra
anëtare e partisë së humbësve
zyrtarisht,
sa mirë , tani s’kam punë me drejtuesit e ligjit
mund t’ provoj të kontrabandoj pak fat
e lumturi…
ndoshta edhe pak mëkat….
(karnavalet)
E pashë një gjurmë të qenjes së sotme
një fosil
bart dhe zbarkon dhembje si skllav
që vuan kah luan këtë lojë të dhimbshme
të njeriut , që dashuri s’ka parë….
janë karnavalet e vuajtjeve
(histeria)
Jam në gjendje të pandalur të vetes sime
të eksponuar rrezeve të para, krejt të rastit
të çmendurisë
kam diagnozë të tmershme, të pashërueshme
më tradhëtoi mendja
kishte filluar t’a hetojë rrezikun me kohë…
(lutje)
Desha të këndoj për diçka
që nuk është e nuk ka qenë
por që ndoshta do të jetë
një melodi ngushëlluese për ditën që po vjen
dhe hap dritaren e kënga jashtë fluturon
por caku vjen më afër
o të falem ty
që jobesimtari nuk të beson
(dënimi)
Më shpallën egërsirë
të pavetëdijshme që ekzistoj
bishë që kapej fytafyt me mbiekzistencën
se desha një copë jetë për urinë time,
duket se njeriut të gjykuar me vdekje
edhe dielli i kthen shpinën
(eksperimenti)
Jam specie eksperimentale, e rrallë
por e suksesshme
kam mbijetuar dy faza në laboratorët e hyjnive
pikëllimin,
e mbyta me instiktin e gjallesës
zhgënjimin ,
fala me formulën për altruizëm
jam në fazën e tretë , në atë të vetmisë
(ekzistenca)
Nuk jam vetëm
shpirti im më jep alibi se jam
jam,
e ardhmja ime do të jetë e kaluara e dikuj
e sotmja dëshmitare se kam puthur gjithësinë
TREMBËDHJETË DËSHMI
( katarza)
Më në fund u zhvesha
hoqa lëkurën time, më zinte frymën
e mbështolla si dhuratë dhe
ia dërgova atyre , që ma kishin qepur
ndoshta me të i mbulojnë të vërtetat lakuriqe
( verbimi)
Dy valixhe udhëtojnë nëpër botë
në njërën shtirja
në tjetrën gënjeshtra
askush nuk guxoi t’ia hapte valixhet me stof të bukur
thanë: nuk është e imja
(përulja)
Mbrëmë shikova ca komedi të vjetra
qesha edhe une kur qeshën të gjithë
megjithëse s’pashë asgjë
veç ca fytyra perverse , të ulura në teatrin
ku gjallohet
nuk bërtita, të mllefosurit asgjë nuk i falet
aty ku është butë, më lehtë
kurrizi lakohet
(ndërgjegja)
Je vetëm copëz e imja ,e vogël
mendjemadhe dhe egoiste
si mercenare e trurit ,që më torturon pa ndalur
dreqi të marrtë ndergjegje e mallkuar
që nuk e njeh tundimin
parazit në botën time të krisur, ti
nuk ke mendime tuat lidhur me pendimin
(fantazma)
Diçka jeton në anën tjetër të murit
është e padukshme e ndonjëherë
më duket se vjen lehtas mbi shuplakë
ndoshta janë vetëm iluzione të mia
vetëm pjesa tjetër e errësirës
që me terrin e saj bën flakë….
(hajmalia)
Dikush deshi t’më falte mëshirë
nuk pranova, trupi im
është shumë i brishtë për barrë të rënda
ndaj si shërbëtore plot bindje
më lehtë e mbaj përqeshjen me vete
ma vurën si hajmali qysh në lindje
(humbja)
Mbusha një formular e u bëra
anëtare e partisë së humbësve
zyrtarisht,
sa mirë , tani s’kam punë me drejtuesit e ligjit
mund t’ provoj të kontrabandoj pak fat
e lumturi…
ndoshta edhe pak mëkat….
(karnavalet)
E pashë një gjurmë të qenjes së sotme
një fosil
bart dhe zbarkon dhembje si skllav
që vuan kah luan këtë lojë të dhimbshme
të njeriut , që dashuri s’ka parë….
janë karnavalet e vuajtjeve
(histeria)
Jam në gjendje të pandalur të vetes sime
të eksponuar rrezeve të para, krejt të rastit
të çmendurisë
kam diagnozë të tmershme, të pashërueshme
më tradhëtoi mendja
kishte filluar t’a hetojë rrezikun me kohë…
(lutje)
Desha të këndoj për diçka
që nuk është e nuk ka qenë
por që ndoshta do të jetë
një melodi ngushëlluese për ditën që po vjen
dhe hap dritaren e kënga jashtë fluturon
por caku vjen më afër
o të falem ty
që jobesimtari nuk të beson
(dënimi)
Më shpallën egërsirë
të pavetëdijshme që ekzistoj
bishë që kapej fytafyt me mbiekzistencën
se desha një copë jetë për urinë time,
duket se njeriut të gjykuar me vdekje
edhe dielli i kthen shpinën
(eksperimenti)
Jam specie eksperimentale, e rrallë
por e suksesshme
kam mbijetuar dy faza në laboratorët e hyjnive
pikëllimin,
e mbyta me instiktin e gjallesës
zhgënjimin ,
fala me formulën për altruizëm
jam në fazën e tretë , në atë të vetmisë
(ekzistenca)
Nuk jam vetëm
shpirti im më jep alibi se jam
jam,
e ardhmja ime do të jetë e kaluara e dikuj
e sotmja dëshmitare se kam puthur gjithësinë
Saturday, May 13, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-Keze(KOZETA) ZYLO-VEPRAT E KADARESE JANE NDERTUAR NGA GURRET E KESHTJELLAVE
NGA KEZE(KOZETA)ZYLO NEW YORK, SHBA
Mos hidhni baltë mbi veprat e Kadaresë, ato janë ndërtuar nga gurët e kështjellave arbërore, që janë bërë mburojë
për mbrojtjen e trojeve, nga hordhitë barbare të të gjitha kohrave.
Dikur ishte shprehja: Tëndi mishin ta ha, por ama kockën ta ruan!
Kohrat ndryshuan: Tëndi jo vetëm që të ha mishin, por të bluan dhe kockat!
Një fushatë e shfrenuar dhe pa precedencë po zhvillohet këto kohë për Gjeniun e letrave shqipe me përmasa botërore Z.Ismail Kadare.
Shumë shkruesve të njohur dhe të panjohur në Internet, akademistë apo me 3 klasë shkollë, ju është dhënë mundësia të çoroditin mendjet e njerëzve, si lexuesin shqiptar ashtu dhe më së pakti lexuesin e huaj, duke hedhur vrer per veprën madhore te Kadaresë.
Kryefjala e ndonjë akademiku, apo fjalëza ferrë nëpër këmbët e akademikut, s’bëjnë gjë tjetër, veçse e lartësojnë dhe më shumë figurën madhore të tij, që me aq me dinjitet ka ditur të përjetësojë dhe të lartësojë tokën arbërore.
Duke pasur fatin të jetoj dhe punoj në Tiranë, dhe me shtëpi shumë prane rrugës se studentëve, (Rruga Elbasani), kurre nuk do t’i harroj ato emocione të fuqishme që merrja nga demonstratat e studentëve, të cilët ishin të parët që hodhën parrullat për përmbysjen e komunizit, dhe që dihet botërisht, shumica e mësuesve bashkë me studentët bashkuan zërin në perkrahje të tyre, dhe pikërisht midis parrullave të shumta një ndër to që do të ushtonte si një korr i fuqishëm ishte: KADARE, KADARE, KADARE, HAJDE ME NE!
Pse pikërisht midis këngëve, Ngrehuni ju o të munduar, ju të urët anembanë, ushtonte the thirrja e sipërpërmendur: KADARE…?
Mos vallë kjo ishte spontane, e pallogjikshme, pas berrihajit, e kotë?
JOOOOOOO! Kjo ishte thirrja, parrulla e vlerësuar nga masa e madhe studentore, nga masa e madhe e intelektualëve, nga punëtorët, nga fshatarët, nga minatorët, nga ushtarakët, nga policia, që ISMAIL KADARE, ishte dhe është njeriu që do i prij kulturës shqiptare, asaj kulture, që deri më sot, i ka munguar njeriu, gjeniu, me përmasa te mëdha botërore.
Me këto që citova më lart, kurrë nuk dua të mohoj, shkrimtarët e tjerë, të pushkatuarit nga dikatatura, të internuarit, por dua të them, që sot për sot në poltronet e shenjta të kulturës botërore, është ngjitur denjësisht, me pishtarin e Arbërisë në dorë, i madhi KADARE!
A ju kujtohet te dashur lexues, kurrë unë, ti, dhe pothuajse shumica e shqiptarëve, rrinim dhe dëgjonim “Zërin e Amerikës”, kur sapo kishte filluar një farë lëvizje demokratike, them shumica, se ndonjë dashakeq apo dritëshkurtër, harron, që po të mos ishte shumica, kurrë nuk do të vinte demokracia…dhe papritur degjojmë lajmin: ISMAIL KADAREJA KËRKON STREHIM POLITIK NE FRANCË!
Unë personalisht dhe shumë kolegë të mi, e mbështetëm plotësisht, se ikja e tij ishte nje sfidë për komunizmin, ishte një shuplakë në fytyrë Kuvendit Popullor, Byrosë Politike, qeverisë, që në fakt ju shkrues, akademistë, e përmendni kudo, të qenurit e tij, si deputet në Kuvendin Popullor, N/kryetar i Frontit, etj…por ne fakt s’bëni gjë tjetër, përvecse pa kuptuar, grryeni më shumë kockën e Shqipërisë, që ju deklaroni se ju ha shumë meraku për Shqipërinë.
Intervista e akademikut Rrexhep Qoses, dhënë menjeherë “Zërit të Amerikës” ishte:
Kur dëgjova ikjen e tij nga Shqipëria, sa s’më ndali zemra, por sigurisht që është e drejta e tij dhe mesa kuptova unë dhe kjo nuk do të thotë që e kam absolut mendimin, e mora që largimi i tij nga Shqipëria, ishte një goditje për diktaturën e egër shqiptare.
Kështu që kur kritikohet Kadareja, për indentitetin evropian të shqiptarëve, unë do të marr fjalët e Kadaresë të thëna në ligjëratë të drejtë në replikën që pati me autorin hebre të konvertuar në mysliman, autorin e librit: Dy fytyrat e Islamit, Z.Stephen Soleyman Schwartz, ku Kadareja shprehet tekstualisht keshtu:
Në sprovën “Identiteti Evropian I Shqiptarëve” përvec nderimit për kulturën katolike shqiptare kam theksuar disa herë se një mysliman shqiptar është po aq evropian sa një katolik a ortodoks dhe se myslimanizmi shqiptar nuk e pengon kurrsesi integrimin e Shqipërisë në Evropë.
Kështu që askush nuk ka të drejtë t’i ktheje fjalët e tij në ligjëratë të zhdrejtë, dhe t’i komentoj ato sipas interesave vetjake.
Disa shkrime në kohën e rregjimit, kundër rregjimit
Në ligjëratën e fundit që mbajti në sallën më të njohur në botë, që deri më sot nuk ka ligjëruar asnjë shqiptar, Columbia University, në programin e paraqitur për cdo lexues, midis veprave madhore, ishte dhe “Elegjia për Kosovën”.
Mua personalisht, m’u kujtuan vargjet e një poezie tjetër, në memorje të demonstratave të Kosovës në vitin 1981, ku autori me dhimbje dhe me forcën e vargut shprehet:
***
S'kish dëshmitarë,TV nuk patiZinxhir i tankut kur ju griuPor retë e globit vec ju panëNdërgjegje e botës tek ju mbriu.Kështu në vorbull të epokësU ngritët Ju si monumentJu që e prekët historinëDhe n'histori u kthyet vetë.
Pra është Kadareja që nuk ka rreshtur kurrë për cështjen e Kosovës, por me dekada të tëra ka ngritur zërin e tij, kundër kuçedrës serbe, dhe si një ambassador i vërtetë ka përfaqësuar Shqipërinë ashtu sic i ka hije rracës nga vjen ky shkrimtar i kalibrit botëror.
Flitet dhe flitet, shahet dhe rripet, për të kaluarën e tij në lidhje me shkrimet, vecanërisht me poezinë “Shqiponjat fluturojne lart”!
Po mirë zotërinj shkrues, akademiste, shumicën e shkrimeve të tjera si të famshmen Laookonti ku ta lëmë?
Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Ura me tri harqe, t’I hedhim në lumë, apo mos o Zot, ti djegim ne turrën e druve???????
Ja sec shkruan në kohën e diktaturës me të famshmen Laokoonti:
LaokoontiMe shihni tek mbytem nga gjarpërinjtëNë muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-JorkPara syve tuaj e aparate turistësh.Qindra vjet kam që vuaj nga që s'flas dotSi të flas? A mundet një nofull mermeriTë lëvizë një grimë, të korrigjojë dicka?Vini re sytë e mi, te zgavrat e thellanjë enigmë, si amebë të tharë atje ka.
***
Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,nga marazi, sic thonë, të plas, t'ia bëj "krak"Jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,Por indiferenca juaj do të bëhet shkak.
Kritikohet pse ka qënë indiferent, s’ka folur etj…kur dihet se letërsia flet me gjuhën e figurës, kush e rrok e rrok kuptimin, kush se kupton, nuk ka se cfarë të bëjë, le të merret me një punë tjetër, që mbase dhe i shikon frytet e veta, se kështu kultura ngelet vetëm shterpë, e shterpësia nuk i nevojitet një kombi, e vdes I bluan kockën!
Të gjitha këto i ka vlerësuar bota, ndoshta dhe më mirë se ne…
Jo më kot përmenda pak më sipër programin që ishte shpërndarë së bashku me biografinë e tij, në Columbia University ku cdo shqiptar do të ndihej krenar për veprat e tij, dhe aq më tepër, kur aty shkruhej: Që Zoti Kadare, qysh në vitin 85 kishte një marrëveshje të fshehtë me një nga shtëpitë më famoze të Francës, për të botuar veprat e tij…që flisnin kundër rregjimit…
Them se kjo flet shumë, se cfarë e bluante përbrenda shkrimtarin e atyre viteve, kur diktatura të priste kokën në gijotinë, por keq për shumë veta që nuk e kuptonin, dhe akoma më keq që s’duan ta kuptojnë në ditët e sotme.
Sipas komenteve të shkruesve, replikave të akademistëve, na dalka Franca plakë dhe me kulturë, më besnike e komunizmit se Shqipëria që u bë bastioni i fundit në Europë për përmbysjen e monumenteve të Stalinit dhe Leninit, dhe që kishte 50 vjet që ushqehej me dogmën boshe të Lindjes komuniste! Sa mjerane tingëllojne këto akuza për shkruesit dhe sa dashakeqe dhe egoiste për akademistët!
Të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër, vecse në këtë udhëkryq të kombit tonë, sjellin vetëm coroditje dhe largojnë vëmendjen e botës nga Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur në shekuj, largojnë fatin e shumëpritur, orën historike që sapo ka trokitur në derë.
Shtroj pyetjen: Si është e mundur që bota e ka vlerësuar me disa cmime botërore, anëtar te Akademisë Franceze, në vendin e Karl Popper, me cmimin “Man Booker International Prize”, ligjërues në një nga sallat e rralla ku ligjërojnë vetëm burra të rrallë në botë, në sallën “Harriman Institute” disa herë kandiduar për çmimin Nobel,
kurse ne shqiptarët më së fundi kemi filluar tu blojme kockat njerëzve të rrallë, që njëherë në shekuj mund t’i nxjerrë kombi ynë?
Dhe sa kohe do të vazhdojmë kështu, me vrer, me tmerr, pa vision për njerëzit e mëdhenj, dhe për sa kohe?!
Këze (Kozeta) Zylo, NY
Bota e gruas Shqiptare-MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK-Historia e festes "Dita e Nenes"
MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK, NEW YORK, SHBA
Duke uruar te gjitha nenave qe lexojne kete mesazh: "Gezuar diten tuaj speciale,Gezuar Diten e Nenes", deshiroj te ndaj me ju pak histori, te cilen e pergatita ne gjuhen shqipe, nga gjuha angleze,marre nga faqja virtuale "HolidayNet" dhe e solla posacerisht per kete dite speciale qe sivjet festohet neser me 14 maj 2006
Zoti bekfofte cdo nene. Ne kete dite te shenuar une me respekt e dashuri nderoj Nenen time, me te dashuren, me te emblen, me te vecanten,me specialen dhe te gjitha Nenat qe i falin kaq shume njerezimit e jetes...
me dashuri Merita (ne foto me poshte jane lulet ne oborrin tim ,mbjelle nga nena ime tre vjet me pare )
Pak histori mbi festimet per "Diten e Nenes"
Festimet me te hershme te "Dites se Nenes" mund te gjurmohen qe ne festimet pranverore te Greqise se Lashte per te nderuar Rhea-n, qe ishte "Nena e gjithe Perendive"
Gjate viteve 1600 Anglezet festonin nje dite te caktuar, te quajtur "E diela Amesore" ,qe festohej te Dielen e 4-t te Agjerimit per Pashke (Lent-Kreshme).
Kjo dite festohej per te Nderuar te gjitha Nenat e Anglise.Gjate kesaj periudhe te varferit ishin sherbetore te te pasurve ne Angli. Te gjitha punet ishin larg shtepive te banimit, dhe keta punetore, duhej te jetonin me punedhenesit e tyre, te cileve ju sherbenin. Keshtu kjo dite, kjo e Diel speciale ju jepej pushim sherbetoreve, dhe ata shkonin ne shtepite e tyre per te qene prane Nenave te tyre. Bile gatuhej dhe nje lloj keku special,qe quhej "Keku Amesor" per kete dite qe cohej si dhurate per te shtuar atmosferen festive.
Pasi Krishterimi u shpernda me gjere ne Europe, kjo dite u shnderrua nga nderimi i Nenes ne nderimin e Kishes, si Ame, per te gjithe, si fuqia shpirterore e cila i dha njerezimit jete dhe i mbronte nga te ligat. Me kalimin e kohes pra u shkrine ne nje E diela Amesore me Festivalin Kishtar. Njerezit nderonin Nenat e tyre biologjike si dhe Kishen.
Ne Shtetet e Bashkuara, "Dita e Nenes", u propozua ne fillim nga vitin 1872 nga Julia Ward Howe si nje dite qe i dedikohej paqes. Ajo mbante konferenca te organizuara ne Boston , per kete qellim cdo vit .
Ne vitin 1907 Ana Jarvis,nga Filadelfia, , filloi nje fushate te gjere per te vendosur nje feste kombetare per nenat, ne nje dite te caktuar. Ajo nuk ju nda kishes ku shkonte e ema e saj, ne West Virginia, te festonte Diten e Nenes ne ate dite qe perkonte me pervjetorin e vdekjes se saj, dhe keshtu ndodhi, pikerisht te Dielen e dyte te muajit Maj. Keshtu, jo vetem qe u festua, por ne vitin e dyte, ajo Dite u festua edhe ne Filadelfia.
Ms. Jarvis dhe mbeshtetesit e saj filluan t'ju shkruajne letra te gjithe prifterinjve dhe predikuesve, njerezve te biznesit, politikaneve etj, duke ju shpjeguar dhe kerkuar per te vendosur nje dite Kombetare per te festuar nderuar Nenat. Kjo perpjekje doli e sukseshme dhe ne vitin 1911 "Dita e Nenave" u festua pothuajse ne cdo shtet te SHBA-ve . Ne vitin 1914 , presidenti Woodrow Wilson, e shpalli "Diten e Nenes" feste kombetare, e cila do festohej te Dielen e Dyte te muajit Maj cdo vit.
Ndersa shume vende ne bote kane dite te tjera te caktuara per te Nderuar Nenat, shtetet si Danimarka , Finlanda, Italia, Turqia, Australia, dhe Belgjika e festojne kete dite, pikerisht ne te Dielen e dyte te Majit cdo vit.
Merita Bajraktari-McCormack
Friday, May 12, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-DRENUSHA ZAJMI HOXHA -ANAGRAM GRI-CIKEL POETIK
POEZI NGA DRENUSHA ZAJMI HOXHA, PRIZREN, KOSOVE
ANAGRAM GRI
( reinkarnimi)
Më kishin shkrirë dhe futur në kallëp
isha formësuar çuditshëm, papranueshëm
në shenjë proteste si bishë ulurij
ngrihem dhe dua t’a flak tutje këtë deformues shpirti, por
përfundi shkruante diçka, emri i prodhuesit
ishte njësoj si mbiemri i të parëve të mij…
(vetëvrasja)
Takova rrugës një zdrukthtar dhe një skulptor
ua dhurova mendimet dhe idetë e mia
kërkova t’u jepnin një formë përfundimtare
kohë më pas zdrukthtari kishte gjakosur duart
ishin bërë shkak
ca mendime të mia të ndryshkura pa shpëtim.
Skulptorin më nuk e takova fare….
( formula)
Thanë, për të qenë njeri modern , duhet dashur armiku
e provova dhe u dashurova deri në vesh
si adoleshente budallaqe, që posa ka parë jetën
e uritur për një çikë vëmendje
thashë kështu ndoshta edhe botës i pëlqej
tash më ka mbetur veç ta dua edhe vetveten…..
(liria)
Si duket kam vdekur
aparatet ndihmëse rreth meje, nuk punojnë
sa e lumtur jam sepse
as gjaku im nuk qarkullon më
s’ka pse bën rrugën e njohur
mes zemrës dhe arsyes
( mbijetesa)
Në treg punojnë poeti dhe kurtizana
shesin kënaqësi për publikun
me penë e trup
herë më shtrenjtë, herë më lirë
njëri ç’virgjëron letrën, tjetra çarshafët
secili thotë: dua çmim më të mirë
(njerëzorja)
Organi më i uritur është zemra
mund të kapërdijë dashuri edhe kur s’ i japin
ha gënjeshtra, zhgënjime edhe kur s’ka oreks
përsëri mbetet vend për të tjera
zemra rreh vetëm për budallenjtë
të mençurit moti e kanë lënë këtë botë….
( gabimet)
Mbjell rregullisht farëra nga e kaluara
pastaj pres me padurim derisa t’i shoh frytet e njëjta
përsëri më befasojnë me fytyra të trishtuara
sivjet nuk jam plot entuziazëm
ca gonxhe ndoshta
më mirë të mbesin pa lulëzuar
( eureka!)
Jam sportistja më e mirë e të gjitha kohërave
kam qëndruar derisa m’i shkelën shputat
as kam folur , as kam bërtitur
i tregova botës sa e fortë jam në paaftësinë time
më vonë mora flamurin dhe vrapova rreth njerëzve
më duartrokitën të gjithë
thanë nga kjo, nuk është e papritur….
(vendimi)
U ndodha krejt papritur në një udhëkryq të panjohur
tri rrugë çonin poshtë, vetëm njëra ngritej
u drejtova pa dilema për të kapur majat
arrita dhe pashë më të bukurën me sy
si reflektohej poshtë, mjaftonte vetëm një lëvizje dore
Sa bukur shihej ambisi prej aty….
( enigma)
Asnjëherë nuk i mbyll sytë para së vërtetës
përkundrazi ,
e shoh drejt në bebëza këtë gënjeshtare të vjetër
ia gërryej gjithë prarimin nga kurora mashtruese
ta njoh sa më mirë të jetë e mundur
dua të jem e sigurtë , prej kujt kam ikur
kur ta takoj dikur
në botën tjetër….
(letargjia)
Të gjitha udhëtimet e mia jashtë vetes përfunduan
në destinimin e tyre për dështim përfundimtar
kot ndjeka pas siluetat pangjyrë me shumë fytyra
më ishin tmerrësisht jo të frikshme…
Takova fillime të reja, njerëz të rinj
që nuk bartnin në shpinë barrën e brengave të mia të njohura
nuk i njihnin
dhe ika me ta nëpër humbëtirat e mendjes, thjesht për të harruar
por nesër
ata ishin përsëri vetëm njerëz.
Thursday, May 11, 2006
Bota e Gruas Shqiptare-POEZI NGA RINA AHMETI-KOSOVE
POEZI NGA RINA AHMETI,PRISHTINE,KOSOVE.
KETO POEZI JANE DEDIKIM NE
Pervjetorin e Vellait dhe Nipit te rene deshmore per LIRI me 08.05.1999
Nese sot
Nese sot ma shihni lotin,
aty prane lapidarit,
mos me flisni miqet e mij,
ne mua ngriu ofshame e motit,
ne mua ngriu dhembje e mallkuar
shpirtin im nuk ka qetesi
Nese sot une jame e heshtur,
aty pran lapidarit,mos me flisni miqet e mij,
jam me petkun e dhembjes veshur
jam n'mes vargjeve pikelluar,
as edhe kenga e zogut t'veres
s'e shuan mallin e trazuar.
Rina 08.05.2006
Serish vjen maji!
Serish vjen maji e qeshet pranvera,
kujtimet prap me ngjallen
lulekuqe ju sjelle perhere,
me varre dhembshem perballem.
Ne portrete tuaja kur veshtrimin hedh
e me dilni perpara syqeshur,
malli i shkret brenda ne zemer ngel,
troket per ju pareshtur.
Loti me behet det,e deti lot,
e loti ne oqean malli kthehet,
do te kalojne vite,e shekuj plot,
kujtimi per ju kurre nuk do te zbehet.
Rina 08.05.2006
Vitet e dhimbjes
Vitet me dhembje kaluan
hidhur iken kjo jete,
gezimi sikur eshte harruar,
me djeg ky mall i shkrete.
Shume lule qelen e u thane,
dielli nuk ngroh si dikur
shume stine erdhen e vane,
e loti nuk pushoi kurre
Ju ju bekoi Perendia,..
se gjaku nuk rrodhi kot,
ME JU LESHOI RREZE LIRIA
ndaj s' dua te derdhe lot.
Rina 09.05.2006
E lodhur jam
E lodhur nga dhembjet,
kembet s'me mbajne,
me mallin ne zemer,
ndalem per nje qast,
pran portes tuaj,
ju therras me emer,
pergjigjje nuk marr,
atehere si ne enderr,
ne timen mendje,
me sillet femijeria,
nuk harroj dot,
i gjate qe rrugetimi,
e ne syte e lodhur
ze vend trishtimi,
e me mbysin lotet
dhe lutje peshperise,
ju falem per jeten
qe Kosoves ja falet
per te shtrejten liri.
Rina 10.05.2006
Ju prita
Ju prita pran shtepise se djegur,
e luleve te vyshkura,
barit te rritur mbi qati,
ju nuk erdhet aty,..
Ju prita mbremjeve te vona,
ne netet pa gjume,
me enderra te thyera,
ju nuk dukeshit askund.
Ju kerkova ne rreshta te gjate njerzish
tek ktheheshin neper shtepi,
ne kazamatet kriminele
ne kenget e mija te mbetura pergjysem,
ju nuk ishit aty,...
Ju kishit ikur se bashu me pranveren,
me krismat e fundit,
per t'u kthyer te flijuar ,
per L I R I,...
Rina Qershor 1999,..
Bota e Gruas Shqiptare-POEZI NGA ARLINDA GJAKA-KOSOVE
POEZI NGA ARLINDA GJAKA,VUSHTRI,KOSOVE
1. Me ben te te dua me shume
Vere e vone eshte, ti ke dhembje
E dhembja jote edhe imja behet oj dashuri.
Qeshu njehere!
Jeta, a nuk e sheh, sa e bukur qe eshte
Vetullen e ngrysur nuk dua ta shoh
Qesh une kete vere te vone
me bej te te dua edhe me shume
2. NETET E MIA
Vijne me ty me ty dhe zbardhin
emrin ta peshperis ne secilen buze
mbremjes shume te dua...
engjelli yt jam une
engjelli im je ti, sa shume duhemi
e naten jemi te ndare
veq ne enderra perqafohemi
pa frike dhe me mall.
3. UNE DHE HENA
Ajo me buzeqesh nga lart
une nga poshte e shikoj
dhembjen nuk ma di
por kurajo mundohet te me jap.
Hene- i them une e dua shume
e ajo perseri me buzeqesh
dhe sikur me thote
e di po tani shko e bjer ne gjume...
4. LOTET
Mallin shuajne ndonjehere,
mbi qepalla mbesin si kristale
per nje dashuriper mua dhe ty...
Kohe epakohe,ne ne te duhemi
disa na e kane zilite tjeret lakmi
por vuajtjetdhe qmimin e dashurise se ndaluar
i dime veq une dhe ti
5. ENDERR
NE enderr te pashe
duart hapur kishe
dhe me prisje
te te vija vrap
ne perqafim
Une qesha,
vrapova pas teje si e qmendur
tu afrova prane
atehere ti ike
dhe me su pame...
6. MOS MUNGO SONTE
Mos mungo sonte
me mua rriqesh me mua
me trego nje nga ato rrefimet tua.
Te qeshem dhe une
e ti te kenaqesh me mua
te me puthesh lehte
kur une te them te dua
7. QYTEZA JONE
Nje dite kur ne te harrohemi
ata qe vijne pas nesh
kur te flitet per te
ne te dy do te na kujtojneVerona,
mban Gjylieten dhe Romeon
qyteza jone na ka mua dhe ty...
Ata u deshen shume
do te thone
secili do ta kete nga nje rrefim
su ndane, shume u dashuruan
por nuk u bashkuan
Nuk u vrane,as helm nuk pine
jetuan per te vdekur
dhe per tu takuar ne amshim...
8. SONTE
Mbase je duke ngritur nje dolli
pi dhe per mua nje gote
dhe mos harro
se jemi vetem
une dhe ti ne kete bote.
Une te buzeqeshi
edhe pse afer nuk me ke
nese jam ne gjume
e ti ne enderren time je...
9. NE TE DY
Ne nje qytet jetojme, dashuria ime
nuk shihemi me dite te tera
si te kish shkruar vargjet tek "Malli"
per ne te dy KAdareja.
Me dite nuk shihemi
malli te dy na pervelon
nga dashuria te dyve
shpirti na lengon...
10. VARGU IM
E shkrova per ty
ne te futa tere dashurine
mallin, friken, brengen,
lotin kristal dhe zemren.
I ruajta per ty
fjalet me te embela
me dashurine time te madhe
edhe engjejt i tremba.
Tuesday, May 09, 2006
Bota e GRuas Shqiptare-POEZI NGA FLORA SHALA AMETI-SUEDI
POEZI NGA FLORA SHALA AMETI
Suedi
Dukagjinit
Dushkaje me kodra te bukura
fusha e livadhe perplot
bageti, qeshet pranvera
e loz bashke me femije…
E bukur je ne pranvere
e vjeshtes, kur vreshtat
e te korrat piqen,
kur fusha e livadhet mblidhen.
Bagetiu merr kengen e lirise
bujku leron token e stergjyshit
zera bucasin, njerezit flasin
dikush mire e dikush keq…
Ja keshtu e ka kjo jete!
E verteta eshte se vendlindja
eshte si mjalte blete!
Suedi 2004-01-10
LULE BORA
Sa bukur o lulja ime
qe u rrite ne vendin tim
Aty ku linda une,
ka fusha plot gjelberim.
Aty ku debora u shkri,
e ku pranvera celi syte
aroma jote me dha gjalleri.
Te kujtoj une sot femijerine
te qaj e te qesh
per te kaluaren
e te verteten…
Te kam e te mbaj ne gji
sepse jam larg
e malli me ka marre…
2003-12-11
Vec per ty
Kur te pashe ate pranvere,
lot me shkuan
per ty o vendlindja ime,
per ty o toka ime,
dheu im,
thatesia ime,
per ty o shiu im,
per ty, rashe ne mallengjim!
Aty ku vina pihet
e lulja rritet,
aty ku mjalta shkrihet,
aty dua te vdes,
te mbetem per jete!
Afer teje, afer meje
me ty,
toka ime, varri im
embelsi!
2003-12-11
Per ty
Te dua i dashuri im,
je drita ime
me ty zgjodha dashurine!
Ne jemi nje
e asgje s’na ndan
dites me mungon
sepse shkon e punon
por prape ne mbremje
kemi harmonine tone!
Ti je nje drite
qe u ndeze te une
dhe une nje lule
qe me mban ne shpirt.
Dashurise
Me lotin tend dua te shkruaj
fjalen e embel dashuri,
ne bebezen e syrit tend
dua te jem fotografi,
ne buzeqeshjen tende
dua te harroj vetmine,
nga fjalet e tua te embla
dua te behem kristal
e aty te rri...
2002-02-14
VASHES KOSOVARE
Hidhe vallen kosovare
mos te te vije fare marre!
Hidhe vallen lozonjare
merrja kenges, oj bujare!
JETA
Jeta,
pse eshte kaq e hidhur?
Ka shume lote,
shume mundime…
Jeta eshte e veshtire,
e shtrenjte,
ka qeshje e gezime..
Jeta,
ka shume mungesa shpirtrash…
Nene Terezes
Gonxhe emrin ke
dashuri e mbushur je
nga cila rruge erdhe,
nga cili planet
kush je..
engjell, apo jete?
Veshur ne te bardha
ne qiell shtepi ke
ti je jeta,
se nga vete Zoti
je derguar ne kete dhe.
Gojen e femijes
ne ditet e fundit lave
dhe ujin e shpirtit dhe
buken edhe jeten
nga ne, nga njerezimi
kurre s’u ndave
yll drite, cila je,
jona,
Nena Tereze!
2003-07-08
Bota e Gruas Shqiptare-SHARON STONE -IKONA E ARTIT TE TE GJITHA KOHERAVE-R.MOISIU
Sharon Stone--Ikona e Artit te te Gjitha Koherave!
Nga raimonda Moisiu, Hartford, CT, SHBA
ne foto autorja e ketij artikulli
"Katermbedhjete vjet me pare ,filmi "Basic Instict',pushtoi ekranet e kinematografise ne te gjithe boten,duke terhequr vemendjen e publikut boteror.Sharon Stone--aktorja ne rolin kryesor te filmit,tashme 48 vjece,me e bukur dhe seksi se kurre ,befason perseri me "Basic Instict 2". Aktorja hollivudiane qe i pelqejne rolet: " Babe role(seksi)" dhe nudo,fale nje performance ,ne linjat e trupit, quhet "DIVA EKSTRAVAGANCA".
ne foto Sharon Stone
Ne vitin 2001,aktorja hollivudiane ,bukuroshe dhe seksi,paditi producentet e "Basik instikt 2",duke ju kerkuar nje shume marramendese qe tronditi Hollivudin,$100 milion,sepse ata paten deshtuar ne xhirimin e filmit,(2)e aq me teper kishin deshtuar me pagesat per Stone.Gjate deponimit ne gjykate, Sharon Stone ,tashme 48 vjece -u shpreh se ishte shume e ndergjegjshme ,e vetedijshme dhe e perkushtuar ndaj rolit ,te luante nudo.Sharon shprehet :--Duke ripare ne studion time ,ne Los Anxhelos,filmin "Basik instikt",u perqendrova me shume ne pjeset ku une luaj nudo,Isha me e re ne ate kohe.Fiksova per nje moment skenat nudo.U xhvesha ,perseri si dikur.Ne studio me mua ndodhej edhe nje mikja ime e ngushte ,e cila me tha :-Dukeni e bukur,e magjishme ,mitike dhe seksi,dhe mendoj se perseri mund te luani nje rol nudo,gjithashtu...Une u mrekullova nga ky percaktim dhe sugjerim,dhe vendosa te luaj perseri "Basik instikt 2",tani qe une jam afer te 50 -ve,dhe kane kaluar 14 vjet qe nga momenti ,kur u cfaq per here te pare "Basik instikt" dhe pushtoi kinematografine boterore,.U be nje nga filmat me te kerkuar e te shikuar ne bote ,ne vitin 1992.Nje film qe ndezi egersine e grupeve te gejve dhe lesbikeve--por edhe fantazite seksuale te burrave.Fitimet monetare ishin marramendese,$353 milion ,ne tere boten.Filmi shpetoi karrieren e Sharon Stone ,qe te mos harroj nga rolet e saj "BABE ROLE"(Seksi) dhe e shendrroi ate brenda nje nate ,ne nje ikone seksuale dhe ne nje aktore me permasa boterore.Ja cfare i ndodhi Sharon ,nje dite pas cfaqjes se filmit:-Po ngisja makinen ne Sunset Boulevard,dhe ndalova ne semafori.Njerezit kercyen mbi makinen time si karkalece."Ajo vjen ne "Basik instikt 2",me shume seksi se kurre dhe nje mbretereshe e akullt ne shpirt.Filmi me regji te Michael Caton -Jones,e vendos Sharon Stone ne rolin kryesor te Catherine Tramell,e cila kryqezon nje psikollog te kriminalistikes ,(i cili luhet ne film,nga aktori britanik,David Morrisey),ndersa ajo vazhdon te jete ne procedim penal,per vrasjen e nje futbollisti.Ne rast se ju prisni skena sensacionale erotike ,ju do te zhgenjeheni shpirterisht.Me nje performance Diva Ekstravakanca,me nje rol,shperthyese,provokuese,plot epsh,zjarr e voluptet,e uritur,e egersuar ,rebele,e cmendur seksualisht ,nudo,e me nje zemer te akullt,ajo arriti te ngreje ne lartesi nje film,tejet i piste ne moral,ne nje film nga me te shikuarit dhe te kerkuarit ne bote.Syte e Sharon Stone ,jane shume te bukur,me nuanca bojeqielli dhe jeshil,eshte veshtire te percaktosh ngjyren e syve te saj.Ne pamje te pare duket shume e perzemert ,shperfill me elokuence,buzeqeshje cinike dhe nje tendece lotuese,e zjarrte ,pasionante.Sharon Stone eshte nje nga ato ,qe mbledh fonde per kerkimet dhe nje zedhenese rreth Sida-s ,kjo semundje e shekullit qe e shqeteson shume ate.Ne te vertete ,aktorja nuk e gjen veten ,ne "Basik instikt 2",dhe eshte per te qeshur me kete fakt."Roli eshte shume djallezor ,i pacipe"-shprehet aktorja ,E pabesueshme vecse kerkon disipline,por eshte edhe pushtues.Ju nuk hani ,kur ju luani Catherine ,ju jeni brutale.Ju shikoni te tjeret qe hane dhe ju ndjeni keqardhje ,per ata.Sharon Stone mendon se filmi ,ka edhe mesazhin gjeopolitik,kur ajo thote"_Hidhuni nje sy lidereve boterore .Njerezit mendojne se jane ata qe mund te provokojne korrupsion dhe violence ,dhe me pas terhiqen,bejne sehir ,pa dhemshuri dhe meshire,pohojne se nuk kane asnje lloj pergjegjesie.Kjo eshte ajo se cfare kerkon te shprehe Catherine ,me rolin e saj.Cfare do te thote kjo?..Ne rast se hyni me ne brendesi te kesaj pyetje ,si ne filmat me pupagjeli,kjo eshte dicka interesante qe duhet diskutuar.Per vite ekzistonte pyetja dhe dilema ,se a duhej filmi te realizohej, apo jo.Padia e Stone e ngritur ndaj,producenteve te filmit ,Andi Vajna dhe Mario Kassar,te cilet i premtuan aktores se do e paguanin ate me $14milion,edhe ne rast se filmi nuk realizohej.Producentet nuk respectuan afatin e pagesave,deri ne shkurt 2001.Keshtuqe Stone u detyrua t'i padise ata,duke thene se ajo beri shume ,harxhoi shume per te qene ne forme ,me permasat e trupit per rolin,pergatiti garderoben per kete rol,dhe ne te njejten kohe refuzoi shume oferta per role ,ne filma te tjere,vetem dhe vetem se ajo deshironte te luante ne "Basik instikt 2".Ne deponimet e tyre ,producentet dhe regjizori i filmit ,argumentuan qe Stone i kishte ngadalesuar qellimisht xhirimet dhe refuzuar nje sere aktoresh potenciale te luanin krah saj,duke perfshire ketu edhe aktorin Benjamin Bratt.Ai nuk ishte ndonje aktor i mire -shprehet Sharon per Benjamin Bratt.Por regjizori i filmit ,ne deponimet e tij ne gjykate ,tha se aktori ne fjale dukej shume me i ri se Stone dhe si pasoje do e bente Stone te dukej tejet e moshuar.Por kishte edhe aktore qe kishin refuzuar te luanin krahas Stone ,si:Viggio Mortensen,Kurt Russell,Benicio Del Toro,biles edhe aktori Aaron Eckhart,e refuzoi Stone.Perfundimisht kjo morri zgjidhje ne korrik ,te 2004 ,"Une mendoj se kur ata e kuptuan se duhet bere dicka,ata vendosen dhe realizuan filmin.
Ne foto : Sharon Stone
"Basik Instict 2", ndoshta do te jete hurra-ja e fundit nudo,per mua,se tashme une jam nje meso grua!"
Producenteve, nuk ju duhej te shqetesoheshin per moshen e Stone.Ajo ishte ne nje performace trupore te perkryer."Ky ndoshta do te jete roli im i fundit nudo,-thote Stone,lavdi Zotit,jam meso grua!.Ka nje moment final ne film,qe eshte tejet i paturpshem,i pacipe..Nuk tallem,ju betohem -thote aktorja.Stone eshte krejt lakuriq ,brenda nje vaske me uje te nxehte ,gjoksi qendron mbi uje dhe po qetesohet.Eshte e dhuneshme,me shume se seksuale,dekorative dhe shume e paturpshme.Keto lloj role ,kane lene edhe gjurmet e tyre ne personalitetin e Stone.Per disa vite asaj i duhej te perballej me disa drama ne jeten e saj.,duke permendur edhe nje "a small brain hemorrhage",(nje hemoragji te vogel ne tru),e cila u shtrua ne spital,per kurim.Aktorja ka dy femije,me nje botues ,Phil Bronstein,martese qe perfundoi ne divorc ,me 2003.Ne lidhje me meshkujt qe ajo ka njohur ne jeten e saj,aktorja ben nje koment te cuditshme ,duke u shprehur se :-Ne rast se burrat kane rene ne dashuri me fantasine e Sharon Stone,apo,thjesht ,me te si nje grua.Nje eksperience qe e kam kaluar,dikur,sa per tu rrokullisur ne divan.Une kam me shume se nje vit ,qe nuk po takoj me burra,sepse me nevojitet ca pushim per tu sheruar nga traumat e ndryshme qe po kaloj.Por me duhet t'ju kujtoj atyre se une jam e vecante dhe femijet e mij jane te vecante dhe keshtu une meritoj qe te vleresohem si e tille.Kjo jam une...Po qe se ju pelqen,fitomani zemren!Ne ekran,sigurisht ,ajo nuk permbahet dhe kenaqet duke permbushur fantasite dhe deshirat,Asnje nuk mund te shprehet se ky eshte nje nga filmat me te mire te Sharon Stone por nje grua qe di si t'ju argetoje , t'ju zbavite.Njerezit deshirojne te argetohen ,te zbaviten.Ne i ndihmojme njerezit te largohen nga streset dhe mosmarreveshjet e dites,ashtu si edhe une kam dite te tilla..Kjo eshte aktorja hollivudiane e cila me rolet e saj ,deshiron t'i jape sa me shume perjetesi,zjarr dhe pasion,magjise :HOLLIVUD!!
Bota e Gruas Shqiptare-DITA E TE DASHURUARVE-NGA SHTEGTARE KOSOVA-EUROPE
DITA E TE DASHURUARVE
NGA SHTEGTARE KOSOVA, EUROPE
Gjithe diten u enda si e humbur, pa prekur gje me dore, madje edhe kafen e perditshme, harrova ta ziej, duke pritur qe ai te me thoshte: “Sonte do dalim bashke dikund”. Madje krijova pershtypjen se atij as qe i kujtohej çfare dite ishte, çfare domethenie kishte. Njeri i cuditshem eshte, por mu per kete edhe e dua. Ne mengjes e pashe kalimthi, me uroi “miremengjes” me nje te puthur qe mu duk me teper obliguese dhe kaq. Kur e pyeta se çfare do bente me vone, ma ktheu me ate te buzeqeshjen e tij te gjere qe e ben aq terheqes: “Per me vone shohim e bejme” dhe vazhdoi rrugen pa me dhene fije shprese se i kujtohej qe ishte dita e Shen Valentinit, dite ne te cilen edhe ishim takuar tash e ca vite me pare dhe qe te shumten e rasteve ia kujtoja une, ngaqe datave ai kurre nuk u jep rendesi,.Ne fillim kjo gje me cudiste, se ma harronte edhe ditelindjen, por kur e njoha ma mire, kuptova qe ketu, ai eshte i papermiresueshem.
Nuk me punohej dhe mendova ta therras nje here ne telefon, t’ia sillja ashtu, rreth e rrotull edhe pse e dija se sot, ngado te shkosh e ngado te sillesh, reklamat e shumta ta kujtojne me te madhe se eshte dita e te dashuruarve. E thirra, po hmm, zoteria e kishte te mbyllur. I lashe nje mesazh: “Jam une shpirt, te thirra vetem te ta degjoj zerin”. Sa e mbylla u pendova per mesazhin e lene. Fillova ta mundoj veten se mos jam une fajtore per ftohtesine e tij, se behesha shpesh kokemushke, dhe ndoshta, pikerisht sot, ishte lodhur nga une.
Mos ka tjeterkend dhe eshte me te tashti, qe e mban mbyllur telefonin? Apo ndoshta i eshte harxhuar bateria, mos nuk ka vale, apo ka ndonje mbledhje te rendesishme ku nuk mund ta le hapur? Keto mendime me torturuan tere paraditen, por me kot, se nuk ndreqa gje me to.
Dikur u pajtova me shpenzimin e baterive, edhe me mbledhjet e mundshme dhe thirra nje shoqen time qe ne pushimin e drekes, te pinim nga nje kafe se bashku ne qytet. Era eshte shoqja ime me e mire. Me tha se do te vinte menjehere,. Per te caktuar vendin nuk e kemi te veshtire, gjithmone gjendet nje vend i qete per te biseduar, ne kafeterine perballe shtepise se pleqve. Me Eren njihemi qe nga koha e studimeve, nje kohe te gjate e humbem pa i ruajtur kontaktet me njera-tjetren, por heren e fundit qe u ktheva ne vendlindje e gjeta bllokun tim te shenimeve bashke me adresat dhe numrat telefonike…
Eh, si ka qene puna… Para luftes se fundit, (se nuk na u ndane luftrat kurre), i pata mbledhur te gjitha fotografite, letrat, shenimet dhe disa gjera tjera qe nuk mund te zevendesohen dhe i pata futur ne nje grope, nen rrenjet e qershise se madhe. I mbeshtolla mire, i futa ne nje senduk te hekurt si tip ushtarak, te cilin e mbulova me nje najlon, qe ti mbronte nga shirat, edhe pse ne ate vend te pjerret nuk kishte rrezik te mblidhej uje, po une e bera timen. Me te perfunduar lufta, u ktheva. Fshati im me duket vendi me i bukur ne bote, sepse aty e gjej rehatine e shpirtit. Jo shume i madh, nga te dy anet rrethuar me kodra e male, ne mes te fshatit rrjedh nje lume i vogel e pergjate lumit shtrihen fusha te gjera. Me tutje jane varret dhe xhamia, e cila ne vete mban historira e historira. Po ti le keto. Kur u ktheva ne fshat pas luftes, se pari shkova te varri i nenes sime, fola me te dhe ia vura ca lule te pranveres qe i keputa aty ne fushe.
Nena ime ndjese paste, ka qene grua shume fisnike, nje mikpritese qe nuk ia gjeje dot shoqen. Edhe sot njerezit e kujtojne bujarine e saj, por mbi te gjitha neve femijeve, na ka rritur me nje dashuri dhe perkujdesje te pakursyer. Fola e fola e lotet nuk me ndaleshin dhe m’u kujtua qe diten e varrimit te saj kam qene si e mpire, rrija afer arkivolit dhe nuk me dilte asnje lot. Madje edhe kur e leshuan ne toke, nuk qaja, vetem shikoja dhe ne ato çaste asgje nuk mund te mendoja. Eh, sa e dhimbshme, mos te te prese kush ne shtepine prinderore, te gjithe jemi bere shtegtare, te cilet vetem vera na bashkon!
U ngjita tek shtepia. Askush! Cdo gje e djegur. Mureve te nxira u vinte ere e rende. Ndenja aty tere diten duke shikuar se mos ka mbetur diçka dhe pastaj shkova e nxora thesarin tim qe ishte mu ashtu sic e kisha futur. E falenderova qershine e madhe qe m’i kishte ruajtur kujtimet e mia. Ajo qershi qe me kishte bere hije kur isha e vogel edhe pse, me thene te drejten, shpesh ia kepusnim deget e saj pameshire. Keshtu e pata gjetur numrin e Eres. Por kur e thirra, nena e saj me tha se Era eshte martuar dhe tani jeton ne perendim. Me dha numrin e saj dhe sa u ktheva, e mora ne telefon. Per cudi jetonim ne te njejtin shtet, por jo dhe aq afer. Keshtu e therrisnim shpesh njera-tjetren, i qanim hallet, se njeriu ka nevoje qe t’i flase hapur nje njeriu te besueshem. Me vone i shoqi i saj kishte gjetur nje pune ne qytetin ku jetoj, keshtu qe ka nje vit qe shihemi ose flasim perdite.
Era kishte arritur para meje dhe me priste, si gjithmone elegante, por ate dite m’u duk edhe me e bukur. Morem nga nje kafe dhe fillova t’ia tregoj hallin tim, qe atij nuk i kujtohej qe sot ishte dita e te dashuruarve, qe gjithe diten nuk mundem ta marr ne telefon dhe pa i fshehur fare ia thashe tere merakun tim, madje edhe ate, se mos kishte ndonje tjeter. Era duke me njohur qe moti, se s’ mundem te mbaj gje ne bark dhe ia them menjehere, filloi te qeshte me te madhe, sa disa njerez perreth kthyen koken nga ne.
- Eh, moj e uruar! Mos u merakos! Ai me siguri do kete ndonje arsye, ose deshiron qe te ta beje me interesante... - tha Era dhe kafshoi buzen me dhembe, sikur te donte te perbinte fjalen e fundit , ç’ka ma shtoi edhe me teper kureshtjen.
- Cka me interesante fol, mos din dicka dhe ma mban te fshehur? - i thashe pa mundur t’i bej balle mosdurimit,.
-Jo, moj Dita, ku te shkon mendja. Po si te them…ndoshta ai don te te beje pak xheloze - tha ajo duke dalur nga situata.
- Xheloze? Po pse, sot e gjeti te me beje xheloze, ne diten e Shen Valentinit? - i thashe duke e bere Eren te qeshte edhe me. Per nje cast u pendova qe e kisha e thirrur te dilte. Pastaj ajo duke me rene kraheve, me tha:
- Pse mos i ke pergatitur diçka te veçante, he?
- Po ti, a i ke blere ndonje dhurate tet shoqi? – e pyeta une duke i anashkaluar pergjigjes.
Era si gazmore qe eshte, ma ktheu:
- Po ku gjen ai dhurate ma te mire se mua, moj! Vazhdoi te qeshte dhe keshtu u ndame duke me siguruar edhe nje here se nuk kam aresye te merakosem.
Ne shtepi u ktheva aty nga ora gjashte e mbremjes, pa mundur asnjehere te ve kontakt me te madje i lashe edhe nja njezet mesazhe te njepasnjeshme. Se ashtu e kam une, deri sa ta gjej, nuk i ndahem.
Sa hapa deren, nga tingujt e muzikes, kuptova qe ishte kthyer dhe nuk kishte njeri tjeter pervec tij. Nuk dija a te filloj me fjale te renda, apo te degjoja se pari arsyen e te mos flisja fare, kjo e fundit asnjehere nuk me ecte, sepse po nuk fola, dicka me han ne bark.
Por nuk arrita te them gje sepse ai me priti krahehapur, duke me pyetur si e kalova diten dhe ne vend te debatit, me zgjati nje buqete me lule shume te bukura dhe nje dhurate te vogel me nje paketim elegant, me nje fjongo te bukur.
- Shpirt, gezuar pervjetorin e dashurise sone! - me tha me nje embelsi qe e njihja e qe me bente te shkrihem. E hapa ngadale dhe o perendi, ç’te shoh? Nje unaze fejese me nje gur te çmueshem te gjelbert, qe me hutoi te teren. Nuk dija çfare te thoja, iu hodha ne qafe dhe nuk e leshoja, ndersa ai me pushtoi te teren dhe me tha se kjo ka qene deshira e tij e kahmotshme, nese edhe une deshiroja. Nuk kishte nevoje ti jap pergjigje, syte e mij tregonin cdo gje.
Nuk vonoi shume dhe erdhen Era me burrin e saj, si dhe disa shoke e shoqe tjera, te cilet e kishin ditur qe me pare kete te fshehte dhe nuk me kishin treguar. Era duke me uruar me tha :
- Ndonjehere duhet te kesh durim ne jete se nuk i dihet çfare te sjell.
Pastaj dolem ne nje lokal ku defryem deri ne oret e mengjesit. Kjo ishte befasia me e kendshme qe e kam perjetuar dhe nuk do ta harroj kurre.
Recital i pambaruar
Ishte vjeshte e vone, por mbante mot i mire. Oren e fundit e kishte ndare te bente programin e festes se madhe kombetare nga e cila e ndanin vetem ca jave. Duke hapur deren e klases ju be sikur degjoi nje ze, u kthye mbrapa por nuk pa gje. Derisa mendonte se mos i kishin bere veshet, verejti nje hije te zgjatur qe u largua andej. Hem, beri me vete, dhe u ndal te mendonte se ku i kishte ndodhur e njejta gje, iu kujtua vera e fundit.?...Veren e fundit kishte shkuar ne nje pushimore sheruese, qe ta pushonte pak kemben te cilen e kishte plagosur gjate luftes. Nje dite, teksa ishte i shtrire dhe po lexonte nje liber, kujdestarja e pushimores i tha se dikush kishte pyetur per te, por nuk la ndonje porosi, tha ajo duke pare formen pyetese te fytyres se tij. Ne pushimore te gjithe e respektonin si te rinjte ashtu edhe me te moshuarit, me secilin kishte se cfare te fliste.Posa e lexonte shtypin e dites i afroheshin e ai ja u shpjegonte ,e shpesh per me te vjetrit pa pertese edhe lexonte dicka. Posa kujdestarja u largua ai u ngrit qe te shikonte se kush kishte pyetur per te, por ai pa vetem nje hije qe largohej pa u kthyer mbrapa.Oh e njejta, tha me vete duke u shkundur nga kujtimet e veres se kaluar.Hyri ne klase.Ne fytyrat e nxenesve lexoi pritjen dhe u kerkoi te falur per vonesen.
-Tani po afrohet festa e madhe dhe ne do te pergatisim nje recital dhe disa pika te tjera.-Po une mesues cfare poezie te recitoj ? Ju drejtua Dorina nxenese e klases se gjashte e cila dallohej ne recitime ku kishte marr edhe disa shperblime te ndryshme.
-Si thua moj Dorina, ti ta recitosh nje poezi qe e kam shkruar une !?Me gjithe deshire, po kujt ia ke kushtuar ate poezi ? E pyeti ajo kureshtare. Ai hapi fletoren dhe lexoj nje strof me shume emocione.
-Kete poezi ja kam kushtuar lirise dhe trimave tane qe derdhen gjakun qe ne sot te thithim lirshem ajrin e fresket te vendit tone! tha ai dhe nderkohe e plotesoj duke i thene se pjesen tjeter do t'ja sillte te nesermen.Rreshtave te gjate te nxeneseve me kurora lulesh ne duar e me sy te perlotur u dukej se u printe mesuesi, sikur shkonin ne ndonje shetitje shkollore, apo kur beheshin rreshte qe te hynin ne klase. Por ky perfytyrim u iku, kur kater burrat qe mbanin kufomen e mesuesit e leshuan ngadale ne toke, qe ti thonin lamtumiren e fundit. Te gjithe i ngulen syte ne Dorinen e cila i ishte afruar kufomes se mesuesit dhe me ze te pervajtur i tha : Te gjithe te kemi pritur sot ne shkolle mesuesi yne i dashur, recitali na mbeti pa perfunduar! Po vjershen time qe me premtove nuk ma solle? Jo nuk te lane, Ti na thoje se tani jemi te lire, po ty kush te vrau?? Kush na e la recitalin pa mbaruar?... Te gjithe u preken nga fjalet e Dorines dhe iu bashkuan asaj si ne kor ne strofen e vjershes qe Ai e kishte lene dje ne klase.Dorina shkoj ne dhomen e mesueseve te shihte se kush e kerkonte, kur para saj qendronte nje burre i moshuar. Burri i moshuar pa i thene gje, i zgjati asaj nje cope leter qe e shtrengonte me duar e tij qe i dridheshin. Dorina e shikoj gjate dhe ne syte e tij te perlotur, ajo pa mesuesin sikur i thoshte : Ja vjersha qe te premtova, lexoje dhe tregoju, qe nuk kane mundur te me vrasin.
Bota e Gruas Shqiptare-SOZIA-TREGIM NGA ARLINDA GJAKA, KOSOVE
Sozia
nga ARLINDA GJAKA,VUSHTRI ,KOSOVE
- A mund te ulem? - degjova nje ze qe me erdhi si nga nje enderr.
Ngrita koken nga karrigia ku isha ulur dhe e veshtrova. U cudita nga ajo ngjashmeri. Aq sa nuk munda t’i pergjigjem te ulej apo jo. “Sigurisht qe s’eshte ai”, po qetesoja zemren qe me rrihte. E shikoja si e hutuar. Dhe i panjohuri sikur ta kish kuptuar habine time, me buzeqeshi lehte dhe pa me pyetur me, u ul dhe zuri te lexonte gazeten.
“O Zot!”- mendova. “Dhe kjo te me ndodhe mu tani?!” Nuk kishte kaluar as nje vit qekur ne morem rruge me drejtime te ndryshme, per shkak te nje zenke te vogel, qe nuk paska qene dhe aq e vogel, perderisa solli ndarjen. Ndonese shpesh e pyesja veten se ku mund te jete apo me ke, e kisha peng ne zemer ate ndarje qe s’kishte zene dot rrenje. Dhe ne keto momente ngjashmeria e ketij personi po me sillte me nje freski te dhimbshme te kaluaren. Nuk e dija se e kisha dashur kaq shume.
Heren e fundit, kur me kerkoi ne telefon, me ate krenarine time te ftohte i thashe se ne kurre s’mund te jemi me bashke, se jetet tona tashme jane ndare. Ai ma mbylli me nje fjali mister: “Kurre nuk dihet”. Dhe ja, tashti ne ndenjesen ku rrija me te dikur, vjen e ulet dikush qe i pergjan kaq shume… A nuk eshte jeta plot befasi?
I panjohuri ofshau me vete duke lexuar: “Ehhh..... kurre nuk dihet.” O Zot, mos po e imagjinoja, apo vertet u shpreh ashtu. Ai jo vetem i ngjan aq shume, por edhe perdori shprehjen e tij! Te jete e mundur valle? Po cmendesha, apo cfare?
- Si thate? - iu drejtova zedridhur te panjohurit.
Me nje shikim plot habi, se as qe e kishte pritur reagimin tim, buzeqeshi dhe duke ma afruar gazeten:
- Ne jete ndodhin shume gjera, kurre nuk dihet se si vjen fundi!
Nuk shikova cfare shkruhej aty, por humba ne shikimin e tij, si te perpiqesha te nxirrja qe andej djaloshin tim te vertete. Kushedi sa i cuditshem do t’i ishte dukur ai veshtrim, pasi habine e syve te tij u perpoq ta fshehe, duke iu futur serisht leximit. Ndoshta mendon mos jam e cmendur. Po nuk e fajesoja. Ai s’dinte se cfare bluaja ne koke, s’e dinte sa i ngjante atij qe dikur me kishte rrembyer te gjithen dhe qe pastaj me kishte lene ne ere. Ndarje pa u ndare. Seder e cenuar, krenaria ime…
Si fllad pranvere qe te ledhaton, prania e atij njeriu, edhe pse i huaj nuk po me pengonte, perkundrazi, po me zgjonte ato dite te bukura capkene e nete ere lulebliri. Edhe aroma e harruar e tymit te cigares se te panjohurit, me sillte mall. E veshtrova vjedhurazi. “Sa te njejte jane…” Apo m’i ben te njejte malli? Dhe tashme te gjitha mosperputhjet tona te vjetra me dukeshin qesharake. O Zot, sikur ti kishte lindur nje nene! Ndoshta pak me i madh ne moshe, vetem pak. E ai vazhdonte te lexonte ne heshtje dhe as qe verente shikimin tim, nuk e dinte se c'fare po mbeshtillja ne tru, nuk po e shikonte te kuqin qe po me ngjitej ne fytyre.
Mendimi qe “sozia e tij”, kishte ardhur e ishte ulur prane meje, (ku e gjeti te ulet mu prane meje)
m’i kishte peshtjelluar te gjitha. Aq shume ma perkujtonte ate, me ktheu shume mbrapa, aq shume o Perendi, sa shume me permalloi prania e tij... Mbylla syte njehere dhe u mundova t’i rradhis te gjitha kujtimet qe kisha per te e t’i zhdukja, kur ndjeva nje shushurime te lehte... ai po shkonte. Nje dridhje me pershkoi trupin, ai po ikte edhe njehere... I panjohuri me buzeqeshi lehte, (pse me buzeqesh xhanem) e me ze te ngrohte leshoi nje “faleminderit” dhe kthehu krahet... Shpirti po me vlonte ne ato caste, me vinte ta therrisja fort e ta lusja qe te rrinte qofte edhe per nje moment prane meje dhe te me bente te ndjehem aq mire, edhe pse nuk po flisja me te, ai ngjante aq shume, ne dashurine time, aq sa me dukej qe kisha prane vete ate... Dashuria te cmend, ben marrezira, ashtu dhe une desha ta therras njehere por as emrin nuk ia dija. Ta therras ne emrin e tij? Ndoshta edhe emrat i kane njesoj? Por hoqa dore nga marrezia dhe e ndoqa me sy, tek ecte bashke me turmen e njerezve qe zbriten nga autobuzi. Drejt tij vrapoi nje femije... nje vajze me floke te verdha dhe me buzeqeshje te embel. Sa e cuditshme, o zot... sa e cuditshme! Vajza kishte floke si te mijat, te verdha e te dredhura, te leshuara supeve. Me gezim iu hodh ne perqafim te panjohurit, ai se cfare i tha dhe per nje cast te dy kthyen koken nga une, pastaj ashtu ne buzeqeshje, kthyen krahet e shkuan… Baba e bije… Sa bukur!
“Hajt,”- i thashe vetes, duke gelltitur lotet, “le te shkojme te gjejme dashurine!”
Arlinda Gjaka
04.02.2003
Bota e Gruas Shqiptare-POEZI NGA MERITA BORAKAJ-KURTI,ANGLI
POEZI NGA MERITA BORAKAJ KURTI-
LONDER, ANGLI
Kam ecur
Kam ecur...
kam ecur ne jete...gjate,
kam ecur shume, por edhe pak.
Kam ecur me pertim por edhe nxituar
kam ecur e qeshur, apo duke qare,
kam ecur e lumtur edhe e trishtuar
Kam ecur ngadale edhe duke vrapuar
kam ecur sy perlotur edhe sy gezuar,
kam ecur e qete edhe e shqetesuar,
kam ecur e lehte por dhe e renduar.
Kam ecur e djegur dhe e perveluar
kam ecur e drobitur, e rraskapitur,
kam ecur e urryer por dhe e dashuruar.
Kam ecur e uruar po dhe e mallkuar
kam ecur e semure por dhe e sheruar,
kam ecur e veshur dhe e zhveshur,
me ze edhe e heshtur…
Kjo eshte jeta
here e lehte, here me te perpjeta!
Kam ecur,
kam ecur dhe do te eci..
deri sa ta njoh.
London 04.10.1999
Nje cast
Nje cast mora mallin ne duar
e pulebardhave ua dhashe
qe u nisen per tek ty…
Ate cast e fshiva lotin
qe u rrokullis mes faqeve
si ortek debore
ne shpatin e malit
Cdo cast ndjej shpirtin
mbushur mall per ty
Ate cast....cdo cast.....
Gjithmon....
Tirane 1994
Ne qofsh
Ne qofsh shtegtar
qe shtegeton neper bote,
ne qofsh pellumb
qe fluturon neper qiell,
ne qofsh zog i bukur
qe di te kendosh, .
ne qofsh engjell
qe prek zemrat e njerezve,
Eja e me qeteso!
E nese fluturon andej
nga vendlindja ime
e ne ane te rruges sheh
nje varr te ri,
kam deshire
nje shikim ta hidhje
e te shqiptoje nje fraze:
"Ajo qe te priti, jeton ne perjetsi!"
Dhe fluturo perseri
t’percjellesh ne zemra
vetem paqe e lumturi!
Londer 09. 09. 2002
Fotografia
Fotografine tende ma grisen,
ma grisen perpara syve te mi:
“Je e vogel!” me thane, per kete dashuri.
I mblodha copezat e fotografise tende
dhe brenda ne zemer i ngjita
Aty…
nuk mund te te gjeje dot njeri.
Tirane 07. 04. 1997
Si ate dite
Me ke dashur e me do perseri
une kete me sy e shoh
Nuk ka rendesi ta thuash ti
e shoh tek kjo miqesi.
Ti vazhdon te me dhurosh
buzeqeshje si ate dite kur u pame,
lule, si ate dite qe u njohem
ngrohtesi, si ate dite qe u perqafuam
puthje, si ate dite qe u deshem
embelsi, si ate dite qe u betuam.
Si ate dite i dashur
si ate dite me do akoma ti.
Tirane 25. 08. 1998
Te thashe mos ik
Te thashe mos ik ...
se s’mund te te pres.
Se po prita, malli do te me trese.
Te thashe qe do me marre malli
dhe malli me mori
ne krahet e tij me hodhi,
me treti me shkriu si qiri…
Te thashe mos ik
por ti s’me degjove
e ike larg, ne mergim shkove
nje jete me te mire ti kerkove.
Kam mall i dashur
per te degjuar ate ze
qe shpesh e enderroj.
Te thashe mos ik
se malli do te me trese,
do me vrase cdo shprese
e t'u pergjerova
mos ik, mos ik, mos ik!
Por ti nuk me degjove
e ndoshta me harrove…
Tirane 1997
Bota e Gruas Shqiptare-NA LIDH GJAKU I SHQIPTARIT-MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK
Na lidh gjaku i shqiptarit
Ju kujtohet kur ju shkruaja per veshtiresite e shumta qe kisha hasur ne fillim kur erdhem nga Nju Jorku ketu, ne Kroaci? Sa e shqetesuar isha sidomos ne lidhje me pershtatjen e femijeve te mi ne kete vend te huaj, me nje gjuhe e jete krejt tjeter etj.,? Sot dua t’ju them se ata tashme kane rreth nje muaj qe shkojne ne shkollen lokale dhe kalojne mire.
Me dite m’u desh t’u mesoja orarin, pasi s’dalin nga shkolla ne te njejten kohe dhe me duhej te konfirmoja gjithcka me mesuesit e tyre. Dy here me qelloi te shoh tek dera e shkolles, nje vajze te vogel me floke te gjate, lidhur bishtaleca e me nje buzeqeshje te kendshme, qe me shoqeronte deri tek dera e klases se sime bije dhe pastaj hynte brenda e nuk me thoshte asgje, pervec se buzeqeshte zeulet, dicka qe me tingellonte si “molim”, qe ne shqip do te thote “te lutem”, kur une e falenderoja ne gjuhen e saj “hvala”.
Edhe sot bashke me dy djemte po prisja si zakonisht time bije dhe ndersa po mundohesha ta mbaja te voglin nen mbikqyrje, vija re qe djalin e madh e ndiqte pas ngado shkonte, nje vajze bukuroshe, e cila ishte shume e dashur me te. Mendova se e ka shoqe klase, megjithese s'mbaja mend ta kisha pare ne klasen e tij, por u kenaqa tek i shihja te luanin aq mire bashke. Vajza me buzeqeshte dhe dukej qe perkujdesej si nje moter per tim bir. Ndoshta thashe ai terheq vemendje ngaqe eshte i huaj, ndoshta e ka ndihmuar me dicka ne shkolle, por sido qe te ishte mua me pelqente qe im bir gjente dashuri e perkujdesje. Kishte dicka te vecante ne ate lloj miresie qe shprehnin syte e asaj vogelusheje. Nderkaq ra zilja dhe mesimi mbaroi. Ime bije doli si zakonisht me mesuesin dhe shoqet e saj te bankes. Disa femije ne klasen e saj dine te flasin anglisht dhe ato jane aq te dashura, e ndihmojne keshtu te komunikojne.
Vajza me bishtaleca ishte aty, pas vajzes sime. Pritem sa mbaruam se komunikuari gjerat e dites me mesuesin dhe morem rrugen per ne shtepi. Vura re qe tashme vajzat qe na ndiqnin, u bene tre dhe ishin mjaft te qeshura dhe te dashura tek na shihnin dhe serish mendova se jane kurioze si gjithe nxenesit e tjere qe shume here na ndjekin e na thone ndonje fjale ne anglisht. Edhe kur u larguam nga turma e oborrit te shkolles, ato tre vajza nuk na u ndane. Nderkohe ime bije me thote:
- Mami, kjo vajza me bishtaleca e ka emrin Liridona.
- Si, si? - e pyeta une e habitur.
- Liridona mami, eshte emer shqiptar! Mesuesi me tha sot qe ajo eshte shqiptare.
U ktheva dhe e pyeta ne gjuhen tone te bukur shqip:
- Je shqiptare?
Vajza pohoi me koke dhe faqkat ju skuqen...Pernjeheresh pyeta edhe vajzat e tjera per emrat.
- Une jam Jeta! - tha njera.
- Une jam Fatmira - me thote vajza qe perkujdesej per djalin tim ne oborrin e shkolles.
- Jemi motra! - me shpjeguan.
Shtanga ne vend.Fillova menjehere te flas shqip me to dhe t'i perqafoj e perlotuar nga ngazellimi. Femijet e mij, me besoni, u gezuan kaq shume, si duket gezimi ne fytyren time i ngazelloi dhe ata!
I pyeta kaq shume ato vajza sa nuk e di as vete cfare u thashe. Kishin mesuar prej Liridones qe ne klase kane nje vajze amerikane nga Nju Jorku, por kishin vene re qe nena e saj, une, flisja shqip dhe kuptuan qe ishim shqiptare. Te treja vendosen keshtu te me benin nje “prite per takim" duke e zgjedhur kohen dhe vendin. Liridona kishte dale me deshire kur mesuesi i kerkoi klases nje vullnetar per te pritur
Mrs. McCormack. Ate moment mendova e ngazellyer: "Gjaku shqiptar nuk behet uje, na lidh te gjitheve kudo ku jemi e sido qe te jemi".
Liridona me shpjegoi qe kur une e falenderoja ne kroatisht “hvala” ajo me qenkej pergjigjur ne shqip “s'ka gje” por une s'e kisha degjuar. Ah, sa keq me erdhi... I perqafoja dhe i pyesja vajzat pa
pushim per shume gjera dhe me ne fund i pyeta se si u ndodhen ketu, ne Kroaci.
- Jemi nga Prizreni, - me shpjegoi Jeta, me e madhja - erdhem ketu 8 vjet te shkuara kur Liridona ishte vec nje muajshe. Prinderit vendosen te iknin… - dhe syte e saj me shihnin me ngulm sikur donin te me tregonin ate dhimbjen e madhe te largimit me force.
S'i pyeta me. I kuptova te gjitha “pse-te”.
- Po ti sa ishe? - pyeta Jeten?
- Atehere isha 5 vjece dhe mbaja nje cante te madhe me rroba per Liridonen. Ikem te gjithe. Babai kishte disa dite qe ishte fshehur diku e daja na mori e na pruri ketu, ne shtepine e vet, se kishte disa vite qe jetonte ne Kroaci.
- Po babai, – e pyeta zedridhur - ku eshte tani?
- Me ne! - thane vajzat, - Punon ne nje fabrike ne Zagreb. - dhe qeshnin duke me treguar me tej.
Mu gezua shpirti qe i kane te dy prinderit. Me erdhi keq per ato vajza qe ishin detyruar te largoheshin nga Prizreni i tyre i dashur, por edhe u lumturova per vete dhe per femijet e mi, si te merrja nje dhurate te pacmuar. Eshte gjaku i Arbrit qe na lidh dhe na mban bashke si komb kudo ku jemi.
Pasdite menjehere u lidhem me prinderit e vajzave. Na lidh gjaku, na lidh gjithcka qe mban emrin e bukur “shqiptar”. Nuk e kisha menduar kurre se edhe ne kete qoshe te vogel ku jam, do gjeja dicka qe te me gezonte kaq shume, gjakun tim, rrenjet e mia, nje copez Shqiperie.
Dhe desha ta ndaja me ju kete gezim. Qofshi mire dhe te gezuar! Paci bekimin e Perendise kudo ku jeni! Faleminderit qe me lexoni.
Merita Bajraktari McCormack
7 Tetor 2003
Bota e Gruas Shqiptare-LETRA NGA LARG-JULIE VULLNETARI
Copeza letrash nga vende te largeta:
E hene 21 janar
Te dashura mike te miat,
Pas nje udhetimi te gjate dhe te lodhshem, arrita mirene Bangaldesh. Eshte krejt nje bote tjeter per mua,dhe me duhet te mesohem. Do t’jua shkruaj me gjate mevone. Tani jam pak e coroditur dhe nga ndryshimi ikohes, dhe jam dhe me grip.Shpresoj qe kjo t’ju gjeje mire, dhe me shkruani.Me dashuri,JuliE mërkurë 23 janar
Mike te dashura,
Me ka marre amlli per ju por fillova të mësohem me këtë vend, nga pak. Ditën e pare ishte krejt ndryshe, sepse ishte dhe dita e fundit enjë konference ndërkombëtare e vendeve te rajonit dhe kishterreth kater milion njerez të ardhur në Daka (kjo sipas tëdhënave të një gazete lokale). Kur avioni iu afruatokës, vetëm rradhë të gjatanjerezish veshur me rrobat e tyre tradicionale dhe ngjyra e bardhe mbizoteronte. Kjoishte dhe shumë e qartë për ta parë nga lart, pasikëtu nuk ka shumë pemë apo bimësi tjetër. Pra këtorradhë njerezore sikur I jepnin jete atyre strukturave te apartamenteve prej betoni qe duken disi te shemtuara qofgte edhe nga lart. Këta njerëz ishin pilgrimët e këtijaktiviteti të madh myslyman (më të madhit pas Mekës),të cilët ishin duke udhëtuar për diku. Të veshur me tëbardha, shumë pak gra të zinte syri, dhe edhe këto te mbuluar me ferrexhé. Ne udhëtojmë me makinë nëpër periferinë e Dakës.Njerëz dhe prap njerëz, pa pare se ku mund të jetëfundi, me kilometra të tërë. Një prej rrugëve kryesoreështë bllokuar. Rreth 20 autobusa, me dy kate si nëAngli, plot e përplot me njerëz po vijnë në drejtim tëkundërt me rrjedhën e trafikut, dhe nuk kanë ndërmendas mundësi më të kthehen. Ne marrim një rrugë tjetër.Edhe aty plot me njerëz, autobusat plot, edhe mbiçati, baby –taxi (taksi të vogla, diçka midis makinësdhe motorrit me tri rrota, riksho (rickshaw's) këtojanë biçikleta me një rrotë përpara dhe dy prapa, dhepërsëri masa njerëzish. Ngado dëgjon bori makinash,fort, ç’do sekondë. Kjo pra ishte dita ime e pare neDake.Natën ra shi dhe ajri është I pastër dhe moti eshtefreskuar disi. Por akoma ç’do gjë duket e zymtë, gringa pluhuri. Shumë pak gjelbërim. Kam nje peme kokonattek dritarja e dhomes se gjumit, dhe ishte shume efresket dhe e bukur sot ne mengjes kur u zgjova. Uji eshte i pijshem vetem pas zjerjes. Bangladeshi sivend ka shume arsenik, nje metal qe shfaqet ne menyrenatyrore, por qe shkakton kancer. Tani qe kjo eshteperzjere me ujerat nentokesore, uji eshte mjaft irrezikshem per shendetin. Zjerja eshte edomosdoshme si mase elementare.Veshjet ketu jane karakteristike: burrat veshin fundetë gjata deri në fund të këmbëve, ndonjëherëpantallona me një këmishë të gjatë deri te gjunjët dheme kapela te vogla te bardha ne koke. Gratë veshin sari, disa meferrexhé, ose disa me veshjen ‘saluar e kamiz’. Sarieshte kostumi qe veshin zakonisht grate hindu, qeeshte nje bluzë me menge deri ne brryle por me barkunjashte (dhe pjesen korresponduese te kurrizitkuptohet), nje fund i gjate deri ne fund te kembeve,me shume pala e fruda. Pjesë e kesaj hidhet si shall mbi njërin sup. Shalli perdoret edhe per tembuluar koken kur behet lutja. Frudat e shumta tesarit dhe fakti qe te mbulon kembet, sherbejne simjete mbrojtese kunder mushkonjave, sidomos ne sezonine monsunit, kur bien rreshje shirash dhe eshte shumevape. ‘Saluar e kamiz’ eshte veshja me praktike.Perbehet nga pantallona prej cope të hollë, me fustansiper te gjate deri poshte gjunjeve, te care kete neanet, dhe me nje si tip shalli, koka e zbuluar. Shallivendoset përpara gjoksit, për te mbuluar format,ndërsa hidhet në kokë kur lutesh. Copa eshte zakonishtmjaft fine dhe e holle, absorbuese dhe e lehte pertemperaturat e larta te ketushme, se ndryshe te merrzjarri nga e nxehta. Gjithashtu dhe shumë gra vishenme ferrexhé, te cilat jane gjithmone te zeza. Në fundjaven që vjen do shikoj te blej nje sari dhenje saluar e kamiz. Kuptohet mund të vesh dhe rrobat emia, si pantallona e funde te gjate deri ne fund tekembeve, por eshte mire te provoj veshjen e ketushmedhe ne njefare menyre keshtu tregoj respekt perkulturen vendase.Edhe pse grate jane ne parlament (kryeministrja eshtegrua), duket sikur roli i tyre eshte me i madh neOJQ-te dhe ne shtepi. Kryeministrja e Bangladeshitështë grua, po kështu dhe ajo e opozitës. Politikakëtu është me klane dhe shumë partizane. Kryeministrjaështë në post si e shoqja e themeluesit të partise nëpushtet, ndërsa ajo e opozitës si e bija e themeluesittë partise tjetër, që të dy të vrarë për punëpolitike. Edhe pse në letër demokraci, Bangladeshiështë akoma shumë larg këtij koncepti në praktikë.Shkelje e të drejtave të njeriut në pergjithësi dhegrave e pakicave etnike në veçanti janë një praktikë epërditshme. Ky është vendi ku është OK t’i hedhishacid gruas apo vajzës në fytyrë pse nuk pranoi tëmartohet me ty. Ndarja klasore është shumë e theksuar. Pothuaj ç’do ipasur ka në shtëpi një shërbyese (shpeshherë këto janëfëmijë që nga mosha 7 vjeç), që shpesh i vetmi vendfjetje është mbi dysheme të guzhinës. Këto duhet tëjenë në dispozion 24 orë, edhe në mes të natës. Nëpër rrugë sheh shpesh lypësa, shpesh të gjymtuar,pleq e fëmijë. E tmerrshme! A ka shpresë në këtë vend? Nuk e di me then tedrejten. Jam e trishtuar...Po iki tani. Ju bej te fala te gjithave. Ju dua shume.Me mall nga larg,Juli
Daka, 08 shkurt Shume te dashura mikesha, ...Sot qe po ju shkruaj eshte e premte, dhe ketu eshtedite pushimi, sic eshte tek ne e djela. (Meqenese ketajane myslymane dhe te premten shkojne ne xhami). Javaketu eshte: pune: e diele-e enjte, te premte dhe teshtune pushim. Dhe jemi 5 ore para juve ne kohe.Temperatura ne keto dite ka qene 23-25, dhe vazhdon territet, me ikjen e dimrit. Zagushi e madhe.Une kam qene dhe jam mire me shendet. Me vjen vetemkeq qe nuk mundem te flas me juve me shpesh netelefon, si ne Europe. Problemi eshte qe nuk kamtelefon se linjat jane shume te shtrenjta (afersisht600 dollare!). Isha mbreme tek qendra kulturore e ambasades ruse, sekishin nje ekspozite ata me piktura nga artiste terinj ruse, shume interesante. Ndersa sot ishte njeankand tek klubi i ambasades hollandeze per te blerepiktura te nje artisteje te nje fisi Chakma. Ketajetojne ne zonat malore te Bangladeshit, male ithone por per mua ato jane kodra ne krahasim me malet tona, nejuglindje te vendit, ne kufi me Indine dhe Burmen.Formojne pakice etnike dhe jane nje nga grupet me tehershme ne ate zone. Te ardhurat e ankandit do teshkojne drejt shpenzimeve per kurimin e nje femije qeka nevoje per nje operacion qe mund t’i shpentontejeten. Ne fund te janarit shkova per 2-3 dite ne nje qytet nejug per pune, prane kufirit me Burmen, qe quhet KoksBazar (Cox’s Bazaar). Ky eshte qytet bregdetar neGjirin e Bengalit, dhe bregdeti ishte shume i bukur.Rrugen e bera me avion deri ne nje qytet qe quhetChitagong, dhe me tej me makine. Rruga me makineshkonte permes qyteteve, fshatrave, dhe fushave, dhegjithashtu edhe nje pjese e pyjeve tropikale tevendit. Zonat e banuara jane shume te populluara dheshume te varfer. Ndersa fushat jane te bukura, shumicame oriz, por edhe me perime zakonisht lakra, lulelakraetj. Edhe pemet jane te larta (arrat e kokosit,mangot, bananet etj). Ngaqe vendi eshte delte e disalumenjve, toka eshte alluvionale dhe shume prodhuese.Plus temperatura te ngrohta, dhe gjerat rriten shumeshpejt. Mund te marresh prodhime nga toka edhe dy herene vit ose me shume. Pemet rriten shume shpejt, pemete mbjella qe 2-3 vjet duken sikur kane vite qerriten. Por tregtia ‘e lire’ midis vendeve te botes,atyre me kthetra e atyre pa kthetra, ka pasojat eveta. Jeta eshte e veshtire ne fshat. Shumica e tokavejane pasuri e nje grusht njerezish dhe pjesa me emadhe jane pa toke, ose kane fare pak toke. Shume perkete arsye emigrojne ne qyetet per te gjetur pune.Bangladeshi numeron 140 miljon banore ne nje siperfaqeprej 144 mije km katrore. Gati 70% e grave dhe 50 % eburrave jane analfabete. Kur vjen ne nje vend siBangladeshi e kupton tamam thelbin e rendesine earsimit ne zhvillimin e vendit. Nga ana gjeologjike, per arsye qe eshte alluvionale,nuk gjen gure, guricka per kiamet. Keshtuqe njeaktivitet mjaft i rendesishem gjate ndertimeve(shumica ne qyetet), eshte thyerja e tullave (te cilati prodhohen ne vend) ne copka te vogla qe i perdorenne vend te cakullit ose per themelite ose poshtecimentos. Ushqimi me i perditshme eshte orizi, i shoqeruar memish dhe peshk per ata qe kane. Meqenese eshte vendmyslyman, mish i derrit nuk perdoret. Po keshtu dhealkooli eshte i ndaluar dhe s’e gjen ne asnje vend,pervec klubeve te ambasadave te huaja, ose disa dyqaneme pronare nga evropa (gjermania, rusia etj). Persa i perket transportit, nje nga mjetet me teperdorura eshte ajo qe quhet riksho (rickshaw). Eshtenje biciklete me nje rrote para dhe dy prapa dhe mbidy rrotat e prapme ka nje si ndenjese si ne atokarrocat e qemotit qe terhiqeshin me kuaj. Dhe kete enget nje burre, biciklete. Po ka me miljona te tilladhe sa here njerezit shkojne ne pune ose kthehen neshtepi, keto e bllokojne trafikun komplet. Ne disapika kyce, kjo ndodh gati gjate gjithe dites. Dhe neketo raste ata qe ngasin vetura vetem i bjene borise.Jam e bindur qe kur njerezit blene makina ketu nukpyesin sa te forte e ka motorin, po sa te forte e kaborine dhe deri ku degjohet. Sidomos ne mengjes, dhene mbasdite eshte nje tmerr, vetem bori makinash, c’dosekonde. Tani po e vazhdoj letren ne darke, ketu eshte ora22.00 dhe sapo kam ardhur nga nje vizite tek shtepia enje kolegut, isha e ftuar per darke. Kaluam mire. Mireqe erdhi dhe elektriciteti. Te paktën jam e lumtur qeka dhe keto disa orë qe ka. Po e mbyll letren duke uruar t’ju gjeje mire tegjithave. Me ka marre malli shume dhe me besoni, fotot tuaja I kam varur ne mur!
Megjithese ushqimet jane te mira ne pergjithesi,ndoshta nga temperatura e larte, une pata probleme se fundi me ushqimin lokal pasi per te mos jua prishur qejfin hengra dicka qe me prishi stomakun por se shpejti jam e sigurt do ndjehem me mire!
Ju puth me shume, shume mall nga larg dhe ju duashume. JuliE premte 8 marsMike te dashura,
Me ka marre malli shume por shpresoj te vi mes jush se shpejti!!
Jam mire dhe deshiroj qe dhe ju te jeni mire. Kalkutaeshte e nxehte, por disi me e organizuar se Daka. Unekthehem pasneser ne dreke. Jam shume e kenaqur me nepunesit e ambasades me kane ndihmuar per shtyrjen e vizes dhe I jam mirenjohese .Aresyeja ishte se desha te vizitoja Kalkuten patjeter. Dje realizova ate deshire .Vizitova nje nga shtepite e ngritura nga Nene Tereza. Nuk di si ta shpreh mikesha te mia,por ajo qe provova Ishte nje ndjenje e vecante, nuk isha ndjere kurre ashtu.ndjeva shpirtin e nene terezes! cfare ndjenje e bukur dua t’ju jap edhe juve kete gje ta ndjeni si une.Permes syve te mi te shihni! Jam e sigurt qe ajo qe provojme ne shqiptaret kur shohim mrekullite e Nene Terezes eshte e dyfishte pasi jemi te te njejtit gjak me Ate e bashke me miresine qe ndjejme ne jemi krenare. Qendra eshte ne nje nga lagjet me te varfra te Kalkutes,por sapo hyn aty brenda, edhe pse gjithe ata te semureneper shtreter, rrethohesh nga nje atmosfere paqejedhe qetesie nje shpirt. Aty ndjeva nene terezen te thoshte ndihmoni ,jepni,mos kurseni dashurine per njeriun. Nuk di si tju shprehem por me te vertete jane momente te paharruar ne jeten time.
Ju dua shume,Juli
Subscribe to:
Posts (Atom)