Tuesday, January 22, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-TEUTA SHABANI TOWLER-SHORT STORY


Two months after I moved in America, I got a job at Rental Company. My title was Outer Banks Vacation Specialist, even though I could barely find my way home. It made me feel good until I was faced with challenges.

"Thank you for calling Bla-Bla Realty, this is Teuta how may I help you," what a long way to answer the phone, but I had to do as I was trained, hoping the caller wouldn't ask where I was from and what my name meant.

"I would like to rent a four bedrooms and 4 bathrooms home somewhere in Kitty Hawk," said a women with a thick voice and a heavy accent.

"When do you want to check in and out?" I asked very nervous, my fingers ready to type and my eyes on my yellow cheat stickers that decorated everything in front of me.

"The week of July fourth and we want to be right on the ocean,"

"Ok," I said and started searching but had a hard time holding the phone and typing.

"Please hold while I am searching," I said sounding like a robot. When I found few houses available I picked up the phone but only to hear snoring on the phone. I talked but she didn't wake up. So, I hung up and called her back, thanking Carolyn A. Doughty for inventing caller ID.

"Ma'am, we have a few houses available but they are pretty big, over 10 bedrooms."

"That's fine. Bigger is always better," she said laughing and I knew what she meant. I gave her a property number so she could see online.

"Can you see the ocean from the couch?"

"I don't know how the furniture is set up." What a lazy woman, I thought. She wants to spend all that money to come sit on the couch.

"If you can't see the ocean, move the sofa near the window."

"Are you sure that's ok? Will the owner be mad at me?"

"They may keep the security deposit if they have to call somebody to put it back."

"Then, I will put them back before I leave."

"What is your price range?" I asked.

"Around $1200," she said.

"I am sorry but there is nothing available for that price. Not even one bedroom condos with no water view."

"That's not true. You don't understand. This always happens to us."

"You can check the prices online,"

"You didn't even understand what I asked because I have an accent."

"Ma'am, I have an accent too, and I understood everything you said. Your English is very good," and I repeated everything she told me.

"You don't want us there because we are not Americans."

"I am not American either. I am telling you the truth; there is no vacation in Outer Banks for $1200. This is an expensive area. I am sorry I can't help you."

"Majaka Tarabotata," said the woman in Macedonian.

"Hey, leave my mother alone. It's not her fault you want to vacation in an expensive area."

"Are you a Macedonian?"

"No, but I understood what you just said."

"Oh come on, I embarrassed you and now you don't want to admit you're a Macedonian."

"My name is Teuta and I am glad, I am not Macedonian either American. Please hold, I have another call," I said, took a beep breath and went outside my office seeking help.

Tuesday, January 08, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-MIRELA BOGDANI Flet per Gazeten "ILLYRIA"NY

Prej tre vitesh Mirela Bogdani është anëtarësuar në
Partinë Konservatore Britanike, dhe ka kapërcyer me
sukses dy faza të konkurimit drejt Parlamentit
Europian. Ekskluzive për Illyria-n

Mirela Bogdani: Kërkohet një klasë e re politike që të
çojë Shqipërinë në BE

Është e para grua që tenton ngjitjen në majat e
politikës Europiane. Tre vjet pas anëtarsimit në
Partinë Konservatore të “Zonjës së hekurt”, ish
kryeministres Margaret Thacer, ajo i ka hyrë
konkurimit për t’u bërë e para e racës shqiptare në
Parlamentin Europian. Cili burrë nuk do ta kishte zili
një sfidë të tillë?
Nga Dalip Greca

Në kohëndarjen e viteve, në fundin e 2007-ës dhe
fillimit të 2008-ës, një bashkësi femrash intelektuale
shqiptare në SHBA me qendër në Washington, të cilat
janë bashkuar në “Rrjetin e Bashkuar të Grave në
Amerikë,"Pan Albanian Women Network", kishin
organizuar takimin me dr. Mirela Bogdani, e cila jeton
në Kardif , ndërkohë që vazhdon studimet në
Universitetin numër 2 në botë, Oxford në Londër.
Vendtakimi ka qenë restoranti “Prespa” i
bashkatdhetarit Shaqir Gashi në Lexinton, ndërmjet 31
dhe 32 Street. Merita Bajraktari McCormack, kryetarja
e këtij forumi, ka hapur takimin, pa ndonjë fjalim të
tejzgjatur, thjesh me një urim zemre për mirëseardhjen
dhe një tringëllimë gotash me verë: Gëzuar!
Ndërsa në atë që do ta cilësonim si fjalim të çastit,
Merita tha:” Në emër të Pan Albanian Women Network",
dëshiroj t'ju uroj nga zemra dhe t’ju them shumë
faleminderit, që erdhët në restorantin romantik
"Prespa" në Nju Jork, ku po kalojm një drekë të bukur
së bashku me Mirela Bogdani. Ajo paraqiti vlerat
intelektuale të dr. Bogdanit, duke e vlerësuar atë si
një shembull të veçantë për femrat shqiptare.
Merita tregoi aftësi të shkëlqyra folëse, duke i
kombinuar natyrshëm bisedat. Nuk kishte ndonjë
protokoll burokratik, por secili që e ndjente se duhej
të thoshte diçka, merrte fjalën dhe shprehte mendimin.
Natyrisht që qendra e vëmendjes ishte dr. Mirela
Bogdani, starti i saj shkëlqyer në karrierën
politike, studimet, botimet, familja.
Mirela foli pak në përshëndetjen e saj(natyrisht për
t’u lënë më shumë kohë gazetarëve të pranishëm për
intervista). Ajo përshkroi rrugën nëpër të cilën ke
ecur deri tani karriera e saj, studimet në shkencën jo
të lehtë të politikës, anëtarsimi në Partinë
Konservatore të Britanisë, nisja e procedurave për të
konkuruar në radhët e konservatorëve britanikë drejt
Parlamentit Europian, përvoja në fushën e studimeve
politike, pak fjalë për librin e saj të tretë "Albania
and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration
and Accession? - "Shqipëria dhe Bashkimi Europian:
Udhëtimi kaotik drejt pranimit dhe integrimit" etj.
Pjesmarrësit nuk kanë qëndruar inaktivë. Shkrimtari
Naum Prifti, Avni Mustafaj, kryetar ekzekutiv i
Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Hakik Mena,
kryetar i Legalistëve shqiptarë të Amerikës, Mark
Shkreli , kryetar i Këshillitë të Kishës ”Zoja e
Shkodrës” dhe kryredaktor i revistës"Jeta Katolike",
Aida Desmondy, Mimoza Dajçi, Adem Belliu, pronar i TV
Kultura Shqiptare, Aida Bode, pronari i Prespës Shaqir
Gashi, e të tjerë kanë shfaqur mendimet rreth
arritjeve, sukseseve dhe shqetësimeve që ka
emigracioni shqiptar, ndërsa poetja Iliriana Sulkuqi
dhe Albana M Lifschin, i kanë zgjedhur një mënyrë
origjinale përshëndetjeje; kanë recituar vargje nga
krijimtaria e tyre poetike.
Për të dhënë më shumë informacion rreth karrierës,
studimeve dhe botimeve të Dr. Mirela Bogdani, i morëm
intervistën e mëposhtme për Illyria-n.

Dr. Bogdani, keni kaluar disa ditë në SHBA. Cilat janë
mbresat nga takimet me shqiptarët e këtushëm dhe cilat
janë lidhjet e reja?

Po, erdha në SHBA për të kaluar festat e fundvitit me
familjen time (motrën dhe prindët) që jetojnë në NY.
Po gjatë diteve të qëndrimit këtu përfitova nga rasti
për t’u takuar me miq e shokë, të vjetër e të rinj.
Ndërmjet tyre më i spikaturi qe takimi me shoqet e
kolegët e mia të Organizatës Mbarë Femërore Shqiptare,
e quajtur “Pan Albanian Women Network” (P.A.W.N), e
themeluar dhe drejtuar nga intelektualja, krijuesja
dhe aktivistja Merita B. McCormack. Në këtë takim, i
cili u zhvillua me 30 dhjetor në restorantin “Prespa”
në Manhattan, pata rastin të takoj jo vetëm anëtarët e
kësaj organizate, mikeshat e mia Albana Melyshi, Aida
Bode, Aida Dismondi, Mimoza Dajci, Ilirjana Sulkuqi,
por dhe të tjerë aktiviste të komunitetit shqiptar si
Avni Mustafajn, shkrimtarin Naum Priftin, Mark
Shkrelin me zonjën, Hakik Menën me zonjën e tij,
Elmira Mujen, gazetarët etj.

- Për lexuesin e Illyria-s ju jeni bërë e njohur
përmes dy intervistave në harkun e 3 viteve dhe të
paraqitjes së librit “Shqipëria dhe Bashkimi Europian:
Udhëtimi kaotik drejt pranimit dhe integrimit”. Si
eshte përvoja që keni fituar në fushën e botimeve? Si
shkoi libri juaj i tretë, ç’ pengesa kaloi, si po
shkon shitja, dhe ç’presim në të ardhmen jo të lagët
në fushën e botimeve?

Unë kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë me gazetën
“Illyria” dhe veçanërisht me ju. Po, ky ishte libri im
i tretë. Ai analizon marëdhëniet Shqipëri-BE dhe
eksploron avantazhet e kryesisht pengesat e Shqipërisë
në rrugën e saj drejt BE-së duke analizuar kushtet
politike dhe social-ekonomike si dhe aktorët e
brendshëm. E veçanta e tij ishte që për herë të parë
botova një libër jashtë Shqipërisë. Të botosh një
libër akademiko-shkencor jashte, sidomos në një vend
si Britania e Madhe, është një ndërmarrje e vështirë
dhe e gjatë, sepse kalon nëpër një proces të gjatë dhe
nëpër shumë editore etj. Kurse në Shqipëri është
kollaj të botosh një libër, mjafton ti paguash ca para
pronarit të shtëpisë botuese ose printuese dhe për dy
javë librin e shikon të mbaruar. Unë isha me fat që
ndër ato që pranuan botimin e librit, ishte shtëpia
botuese I.B.Tauris në Londër, e cila ka një reputacion
shumë të mirë, sidomos në fushën e politikës së
jashtme. Më duhet ta pranoj që procesi i prodhimit më
lodhi shumë më tepër se vetë shkruarja e librit: për
një vit mu desh të bashkëpunoja me editorët, për
kontratat, faqosjen, redaktimin, kopertinën, e shumë e
shumë gjëra të tjera, Ishte një odise e vërtetë.
Megjithatë kur libri u botua në shkurt të këtij viti u
lumturova shumë, aq më tepër që kish dalë një prodhim
shumë cilësor dhe prezentabël. Një ceremoni shumë
interesante e përurimit të librit u zhvillua në maj në
Oxford, në St Antony’s College (kolegjin ku studioj
unë), me pjesëmarrjen e shumë akademikëve dhe
studiuesve, si dhe të ambasadorit tonë në Londër.
Libri është vetëm në anglisht, me titull “Albania and
the EU: The Tumultuous Journey toëards Integration and
Accession”, 280 faqe dhe gjendet në libraritë dhe
bibliotekat në UK, Europë, SHBA, Kanada dhe në verë
arriti dhe në Shqipëri në libraritë e “Adrion”. Libri
gjendet gjithashtu dhe Amazon.com. Libri im i
ardhshëm…prap do jetë në fushën time aktuale të
interesit, atë të politikave të BE-së, po me fokus në
impaktin e faktorit religjoz në pranimin e Turqisë në
BE.

Do të donim t’i informonit lexuesit tanë rreth asaj
që po lakohet në media dhe Listat e Internetit: Mirela
dhe ëndërra për t’u bërë Europarlamentare. Si dhe kur
nisi kjo ëndërr?

Ajo nisi pak kohë pasi isha vendosur në Britaninë e
Madhe dhe anëtarësuar në Partinë Konservatore
Britanike (PKB). Arsyet pse vendosa të involvohem në
procesin e kandidimit pikërisht për Parlamentin
Europian dhe jo psh për Parlamentin Britanik ishte
sepse BE-ja dhe politikat e saj janë prej 5 vjetësh
fusha ime e interesit dhe studimit. Megjithatë kjo ide
erdhi e u poq gradualisht, fillimisht qe angazhimi im
në politikë në UK. Duke qenë se në Shqipëri kisha qenë
për disa vite e involvuar në “party politics”dhe në
Cardiff University po bëja një MSc për shkenca
politike dhe për më tepër karierën time të re e
shikoja në politikë, e pashë të arsyeshme të
përfshihesha në politikë në vendin tim të ri. U
anëtarësova me konservatorët, edhe sepse bindjet e mia
janë të djathta (jo si ato në politikën shqiptare),
por edhe se PKB është një nga partitë më të vjetra e
prestigjoze të botës dhe do kisha se cfarë të mësoja e
përfitoja nga angazhimi me to. Kanë kaluar më se 4
vjet që atëhere. Fillimisht u angazhova në aktivitetet
politike dhe sociale të degës lokale (pjesë e
strukturave rajonale të quajtura “party associations”
e që përbëjnë strukturën me të rëndësishme të
aktivitetit të partisë në bazë). Më pas punova në
Asamblenë e Uellsit si researcher në disa projekte me
grupin parlamentar konservator. Para tre vjetesh u
zgjodha anëtare e degës lokale, më pas koordinatore e
politikave (Policy Coordinator) dhe vjet u zgjodha si
sekretare (Honorary Secretary) e degës. Gjatë gjithë
kësaj kohe jam angazhuar vazhdimisht në fushatat
elektorale për Ëestminster (Parlamentin Britanik),
zgjedhjet europiane (Parlamentin Europian), për
zgjedhjet rajonale (Asamblenë e Uellsit) dhe zgjedhjet
lokale, duke punuar ngushtë e ndihmuar kandidatët,
shpërndarë fletushka, duke bërë “canvassing” (biseda
derë më derë me njerëzit), etj. Këto metoda dhe
aktiviteti në bazë janë aq ne kontrast me politikën në
Shqipëri ku baza është e fjetur dhe aktiviteti kryesor
në fushatat elektorale janë mitingjet populiste. Një
pjesë e rëndësishme e aktivitetit ku unë jam përfshirë
është dhe mbledhja e fondeve (fund-raising) për
fushatat elektorale dhe kandidatët, duke organizuar
aktivitete të ndryshme sociale. Kjo përbën një pjesë
të rëndësishme të aktivitetit të degëve lokale sepse
kandidatët financohen nga partia (ose “associations”)
dhe të gjithë shpenzimet deri në detaje regjistrohen
dhe raportohen deri tek një strukturë e vecantë e
pavarur, ndryshe nga ne Shqipëri ku kandidatët shpesh
financohen nga burime të dyshimta deri elementë të
krimit të organizuar dhe shpenzimet nuk regjistrohen
apo raportohen tek askush. Veç kësaj një moment tjetër
i angazhimit tim ka qenë pjesëmarrja e rregullt në
mbledhjet e konferencat e partisë, ku përcaktohen
politikat dhe zgjidhen strukturat drejtuese.


Cilat janë hapat konkretë që keni bërë deri tani për
realizimine kësaj ëndërre?

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve në
vendet me demokraci të stabilizuar si Britania e Madhe
zgjat mesatarisht 3 vjet (ndryshe nga ai në Shqipëri
ku fillon vetëm një muaj para zgjedhjeve). Unë fillova
që në fund të vitit 2006. Fillimisht dërgova një letër
në Komitetin e Seleksionimit të Kandidatëve, një
strukturë e pavarur nga kryesisa dhe shoqatat e
partisë, ku shpreha interesimin tim për të kandiduar
në zgjedhjet europiane të 2009. Pas një muaji më erdhi
nje letër e kryetarit të Komitetit, bashkë me
formularin përkatës dhe kërkesën për tre referenca.
Formulari ishte goxha kompleks, sepse përfshinte
kërkese informacioni mbi eksperiencën politike dhe
profesionale të kandidatit, formimin akademik,
përfshirjen në aktivitete vullnetare etj. Pas
dorëzimit të dosjes me formularin dhe emrat e tre
referentëve, Komiteti u dërgoi të tre referentëve të
mi formularë për të plotësuar në lidhje me figurën
time. Shqyrtimi i dosjes dhe referencave nga anëtarët
e Komitetit përbënte fazën e parë të selektimit, të
cilën unë e kalova me sukses dhe për të cilën u
njoftova në maj. Faza e dytë ishte ajo që quhet “Bordi
Parlamentar i Përzgjedhjes” (“Parliamentary Assesment
Board” - PAB) një provim 5 orësh para një paneli të
përbërë nga deputetë, eurodeputetë dhe aktivistë
partie, të cilin duhet ta kaloje çdo kandidat. Testimi
përmban 5 faza: provim me gojë (intervistë), provim me
shkrim (dy ese), një mini-fjalim publik (public
speaking), ushtrim pune në grup (team exercise) dhe
ushtrim për përcaktim prioritetesh (in-tray exercise).
Unë e dhashë PAB-në dhe jam në pritje të rezultateve
(dhe zgjidhjes së ca barierave teknike që shpresoj ti
kaloj). Nëse kalon fazën e dytë, shpallesh kandidate
zyrtare dhe përzgjedh zonën elektorale ku dëshiron të
kandidosh. Faza e tretë (që është pranverën e
ardhshme) konsiston në paraqitjen e kandidatit, se
bashku me kandidatet e tjere (gjithmonë nga e njëjta
parti) ne zonën elektorale para anëtarëve të partisë
së zonës, ku secili bën një prezantim të vetes dhe
programit electoral. Anëtarët e zonës pastaj votojnë
për kandidatët e preferuar dhe ata që dalin në fillim
të listës shpallen si kandidatë të zonës (sepse
zgjedhjet europiane janë sipas sistemit proporcional).
Pas kësaj kandidatët fillojnë punën dhe lidhjen me
zonën dhe elektoratin, periudhë e cila zgjat një deri
në një vit e gjysëm. Pra shikohet sa process i gjatë
dhe i ndërlikuar, por dhe sa demokratik dhe
transparent është. Unë jam akoma në mesin e këtij
procesi dhe shpresoj të arrij në finish, po edhe nëse
jo, prap do jete një experiencë shumë e vlefshme dhe
interesante.


Si po shkojnë studimet në Oxford dhe kur do të
pushojë së qeni studente profesoresha Mirela Bogdani?

Ky është viti im i dytë në Universitetin e Oxfordit,
ku po bëj një doktoratë në politikë dhë marëdhënie
ndërkombëtare në St Antony’s College. Të them të
drejtën, edhe pas një viti nuk e besoj që jam aty dhe
vazhdoj të ndjehem me fat dhe e privilegjuar që Zoti
më dha mundësinë për të studiuar në Oxford. Në
klasifikimin e 20 universiteteve më të mira në botë
për 2007 që bëhet cdo vit nga “The Times Higher
Educational Supplement”, Oxfordi vazhdonte të
rradhitej i dyti ne botë, pas Harvardit, ndërkohë që
kryeson listën e universiteteve europiane si numër 1
në Europë. Më pëlqen ambienti shumë i lartë akademik
dhe intelektual i studentëve e pedagogëve, cilësia e
niveli i bisedave, debateve e diskutimeve, leksionet
me figurat me të spikatura të botës akademike,
politike e intelektuale. Gjë tjetër që më pëlqen shumë
është vetë qyteti me kolegjet, bibliotekat e kishat e
tij, arkitektura e veçantë dhe magjepëse dhe historia
e tyre që prej shekullit të 12 kur u krijuan kolegjet
e para. Pra ka shume traditë, histori, bukuri dhe
aristokraci. Ama nuk më pëlqen të qenurit “studentë”
(jo thjesht për çështje moshe, po se deri vjet unë
isha pedagoge në Universitetin e Kardifit dhe është e
vështirë të kalojë nga mësuese në nxënëse). Tjetër gjë
është se, për të mbajtur statusin e universitetit me
të mirë, nga studentët kërkohet një volum i madh pune
e përgatitje, cilësi dhe standarte tepër të larta dhe
organizim thuajse perfekt, që krijon shpesh momente
frustrimi dhe stresi.

A i mbetet kohë Mirelës të merret me vajzën dhe
aankohet Cindy se mamaja nuk i përkushtohet asaj
njësoj me studimet dhe politikën?

Ky angazhim akademik e politik kërkon shumë punë,
lodhje e sakrifica, aq më tepër aktualisht që më duhet
të kaloj javën në Oxford dhe vetëm fundjavën në shtëpi
në Kardif. Lexoj e punoj gjithë kohën (edhe në tren),
dhe nuk kam asnjë minutë të lirë. Vajza ime Cindy, që
këtë vit është në klasë të pestë, shpesh ankohet që
unë shpenzoj kohe larg shtëpisë, por tashmë është
mësuar me mua. Shtëpia, femija dhe familja ka plot
përgjegjësi dhe angazhime, por kur ke sens të mirë
organizimi dhe menaxhimi, të gjitha bëhen.

E kujton ndonëjherë dashurinë e vjetër (Mjeksinë) dhe
ndjeni pendesë pse e keni braktisë?

Mjekësinë si profesion e mjekët i vlerësoj shumë lart,
po varet se ku i ka njeriu dëshirat, prirjet dhe
talentin. Unë shkova në fakultet të mjekësisë më shumë
nga dëshira e prindërve (që të dy mjekë) dhe nga fakti
që në Shqipërinë komuniste mjekësia ishte dega më e
preferuar. Aso kohe nuk kishte shkenca politike apo
diplomaci e marëdhënie ndërkombëtare. Do të kisha
dashur që studimet në fushën që e kam për zemër,
shkencat politike, ti kisha filluar që 18 vjeç, mbasi
shpenzova kohë studimi e pune 17 vjet me shkencat
mjekesore, po megjithatë çdo dije, njohuri e
experiencë është e vlefshme në jetë.

A mbetet alternativë kthimi në Shqipëri?

Unë kam akoma plane e objektiva për të realizuar në
“atdheun tim të dytë”, ku ndër më kryesoret janë
përfundimi i studimevë ne Oxford dhe ecuria e
kandidimit. Por sic e kam thenë në intervista të mia
të mëparshme, jam me mendje të hapur dhe me kënaqësi
do të pranoja nëse me propozohet apo ofrohet një
pozicion, konform arsimimit dhe eksperiencës sime, ku
mund të jepja kontributin tim. Dhe si unë ka me
dhjetra shqiptarë intelektuale në të gjithë botën, që
do kishin dëshirë të ktheheshin një ditë e që dijet,
aftësitë dhe eksperiencat e fituara në perëndim ti
vinin në funksion të progresit dhe zhvillimit në
Shqipëri.

Ndjeheni ndopak optimiste se Shqipëria do të
anëtarsohet në NATO dhe si e parashikoni fatin e
integrimit në BE?

Unë do të uroja dhe dëshiroja që vendi im të
anërateresohet sa më shpejt në strukturat
Euro-Atlantike. Megjithatë anëtarësimi në këto
struktura është i lidhur dhe kondicionuar me kritere e
kushte të caktuara, të cilat duhen plotësuar në mënyrë
që të meritohet anëtarësimi në këto struktura. Siç
thuhet në raportet zyrtare të instutucioneve të
Brukselit dhe Washingtonit, Shqipëria është akoma larg
plotësimit të këtyre kritereve, sidomos të atyre të
anëtarësimit në BE-në, e cila ndoshta do të zgjasë
edhe një dekadë. Përgjegjësia kryesore për këtë, siç e
kam thënë në shkrimet e prononcimet e mia si dhe në
konkluzionin e librit te fundit, bie mbi klasën
politike shqiptare, e cila me papërgjeshmërinë,
korrupsionin e inkompetencën e saj, është bërë një
faktor nëgativ e pengues në rrugën e Shqipërisë drejt
progresit e demokratizimit. Për sa kohë që Shqipëria
do të ketë këtë klasë politike, perspektiva në NATO e
sidomos në BE ngelet e largët, pandaj ajo që i
nevojitet Shqipërisë është një klasë e re politike e
liderë të rinj, me mentalitet të ri e me dëshirë, dije
e komtetencë për të udhëhequr ate vend e për ta
nxjerrë nga statusi i deri më sotëm si i fundit i
Europës.