Thursday, May 29, 2008

Bota e Gruas Shqiptare-Gazeta "METROPOL" portretizon Raimonda Moisiun

27 Maj 2008
Gazeta METROPOL

Korcarja fisnike qe ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve dhe amerikanëve.


Nga Vepror Hasani

HARTFORD - Në Hartford, kryeqytetin e shtetit të Connecticut të SHBA-së, binte një shi i imët. Një grua me flokë të lagura ecte me hap të shpejtë. Edhe sytë i kishte të lagura. Nuk ishte e vështirë që në vështrimin e saj të lexoje një mall të mbetur atje prej kohësh. Që në çastin e parë të nxiste të mendoje, nëse ajo grua ishte nga Hartfordi apo e ardhur nga ndonjë vend tjetër i largët.
Të mbërrije te e vërteta ishte e vështirë. Megjithatë, një ndjesi e çuditshme të shtynte të besoje se ajo ishte shqiptare. Ndoshta ndodhte kështu nga që gjithë qenia e saj dhuronte mirësi dhe mall. Edhe pikat e shiut të mbetura mbi mollëza e saj, të dukeshin si dy pikëza loti dhe nostalgjie.
Por nuk ishte vetëm kjo.
Mbi të gjitha, në raste të tilla fillon e ndihesh mirë kur në një vend të largët gjen një bashkatdhetare kaq të mirë. Ajo ishte vërtet një imazh mirësie. Vonë do të mësoja se ajo ishte shqiptare. Po cila ishte vallë ajo grua? Shumë më vonë do të mësoja se ajo quhej Raimonda Moisiu dhe se ishte nga qyteti i Korçës.

Mëngjeset në Hartford
Shqiptaren që sapo kisha parë atë ditë të lagur shiu do të shikoja gati çdo mëngjes kur kalonte nëpër rrugët e Hardfordit. Ecte me hap të nxituar. Ajo shfaqej papritur në pjesën juglindore të këtij qyteti. Ndoshta aty do të ishte edhe shtëpia e saj. Atë pjesë të qytetit banorët e quanin “Litle Italy” ose “Italia e vogël”. Ndoshta ky emër i kishte mbetur nga italianët e shumtë që jetonin aty, të cilët kishin ardhur që nga fillimi i shekullit të kaluar. “Tashmë mund të quhet ‘Ballkan i vogël’”, do të më thoshte një ditë vetë Raimonda, kur do të njihesha me të, por vetëm për pak.
Ajo kishte të drejtë që mendonte ashtu, sepse tani në këtë vend jetonin shumë njerëz të ardhur nga Ballkani.
Raimonda do të më tregonte se shteti i Connecticut (Kenerikës) njihej si shteti i Kushtetutës, sepse nga aty kishte dalë për herë të parë Kushtetuta e SHBA-së. Dhe ndërsa m’i thoshte të gjitha këto, gëzohej njësoj sikur kjo meritë t’i takonte vendit të saj. Gëzohej për gjithçka të mirë, kudo që të ishte ajo. Që të gjitha këto ndodhën brenda një takimi të shkurtër aq sa mund të mendoje se asgjë nuk kishte qenë e vërtetë. Më së shumti mund të besoje se kishte qenë vetëm një vegim dhe asgjë më shumë.
Shpesh besoja se njerëzit kishin një nevojë të brendshme të njiheshin me atë grua.
Po përse ndodhte kështu vallë?
Edhe pse e kisha parë vetëm një çast, teksa kalonte rrugëve të Hartfordit gjithnjë më dukej sikur në sytë e saj kishte vazhdimisht një mall të përhershëm, sikur gjithnjë e mundonte diçka e largët, sikur gjithnjë priste t’i kthehej diçka shumë e dashur.
Do të duhej mjaft kohë që unë të mësoja diçka mbi jetën e saj. Ajo kishte humbur njeriun më të dashur. Pas kësaj kishte marrë rrugën drejt Amerikës. Tashmë në shtetin e Connecticut jetonte me tre fëmijët e vet. Ishte një emigrante, por jo e zakonshme...
Ç’gjë tjetër e mistershme fshihej tek kjo grua?

Parku “Elisabeta”
Raimonda Moisu kalonte zakonisht te pjesa e bulevardit të quajtur “Franklin Ave”, aty ku shtrihen një sërë dyqanesh, floktoresh apo shtëpi, biznese të italianëve. Ajo kalonte aty pranë një parku të madh të quajtur “Parku i Elisabetës”, dhe pastaj humbiste mes njerëzve për të mbërritur në një nga shkollat më në zë të Connecticutit, ku ajo jepte mësim për parashkollorët. Shpesh ajo qëndronte edhe te “Parku i Elisabetës”. Ky park ishte një nga dhimbjet e saj, sepse aty ajo gjente diçka të ngjashme me parkun “Rinia” në qytetin e Korçës. Në këtë park ajo kishte kaluar edhe mbrëmjen e fundit me njeriun e saj më të mirë. Pas asaj që kishte ndodhur, ai nuk do të mundte të vinte më aty, ndërsa ajo vazhdonte ta priste…
Ndërsa gjendesha në Hartford do të mësoja se Raimonda ishte anëtare e Partisë Demokratike të Bill Klintonit, por edhe përkrahëse e fushatës së Hillari Klinton për presidente, ashtu siç do të mësoja ditë më vonë se ajo ishte edhe anëtare e TEAM (grupit të punës për fushatën e Hillary Klinton) duke përfaqësuar kështu zërin e komunitetit shqiptaro-amerikan në Kenrike, Hartford.
Megjithatë, ende nuk e njihja atë grua për të cilën flitej aq shumë. Ndoshta kjo ishte arsyeja që nisa të kërkoja emrin e saj nëpër faqet e internetit. Mbeta i befasuar. Ajo ishte e pranishme në mjaft forume. Befas zbulova diçka tjetër edhe më të këndshme. Raimonda ishte një poete lirike, një prozatore që dinte të tregonte me një mjeshtëri të adhurueshme. Edhe tani më kujtohen disa nga lirikat e saj “Sa "shekuj" ne kishim pa u parë,/ Po pranë njërit-tjetrit na solli ky shi./ Ky shi nervaprishur sikur njerëzit përqark./ Puth unë. Puth ti. Litarët e shiut/ po rrihnin me kamxhik/ Këta vitet që kishim humbur që të dy/ Njerëzit nën çadra si kërpudha gjumash'/ Më puthje mua, Të puthja ty!

Legjenda e pritjes
Kur atë e pashë të shfaqej sërish, ishte mbrëmje. Muzgu sapo kishte rënë. Kaloi si gjithnjë në Bulevardin e “Franklin Ave” dhe u ndal te “Parku i Elisabetës”.
Ashtu si ditën e parë të shfaqjes së saj edhe atë ditë binte një shi i imët. Edhe vështrimi i saj dukej sikur ishte gjithnjë njëlloj, brengë dhe mall.
Raimonda Moisu u ndal te blirët e parkut. Krahët e pemëve mbulonin supet e saj.
Atë ditë do të mësoja se Raimonda Moisiu në vitin 1999, pas një aksidenti automobilistik, kishte humbur njeriun më të mirë të jetës së saj. Muzgu që ishte bërë edhe më i thellë, me ndihmën e degëve të pemëve dhe vezullimin e hënës krijonte imazhe të çuditshme.
Dukej sikur nëpër park lëviznin figura dhe njerëz, sikur dikush afrohej dhe largohej, pa arritur dot asnjëherë deri aty. Ndoshta këtë ndjesi përjetonte edhe Raimonda. Mbase në ato çaste ishte duke menduar për njeriun e humbur. Shpirti i saj dialogonte si nëpër legjenda pritjesh dhe ankthesh. Priste në “Parkun e Elisabetës” të kthehej ai. Pak ditë më vonë do të lexoja një poezi të saj: “E mbajta fjalën, të erdha, më the./ Dhjetëra hije më silleshin përqark./ Gjithë ç’kishe në shpirt, tek unë i dhe./ Si natë e fundit atje në park.”...
Pastaj befas ajo kujtohej se ndodhej në qytetin Hartford të Connecticutit dhe jo në vendlindjen e saj, në qytetin e Korçës.
Pas kësaj përmendjeje vinin vargjet e tjera: “Dje një vërshëllime na bashkonte./ Për shtrat zjarret që s’njihnin thëllim./ Brenda meje një thirrmë kumbonte./ Të dua, të dua, o shpirti im”.
Kujtimet e saj nuk përqendroheshin vetëm tek ai, por edhe tek nëna e saj plakë, e cila vazhdon të jetojë në qytetin e Korçës, jo shumë larg nga lagjja e themeluesit të këtij qyteti, Iliaz bej Mirahori. Vetëm përmes thirrjeve telefonike ajo përpiqet të shuajë mallin. Në raste të tilla, siç do të na tregonte Raimonda, e pushtonte një dëshirë e papërmbajtshme të fluturonte mes qiellit të paanë e të zbriste atje ku mund të shuante mall, të qante dhe të përqafonte njerëzit e saj të dashur.
“Sa të zbres nga qielli i largët, thoshte ajo, do të lë pas retë me trishtim, do të plas me lot të nxehtë gurët e bardhë të vendit tim. Më ka marrë malli kaq shumë, krejt si ty, o kurbetqar, veç kjo hënë e zbehte e di, që kaq herë me ka parë... duke qarë . Nuk e di, përse s’gëzoj dot, shprehej Raimonda, pse jam mbytur me trishtim”?
Në shpirtin e saj ndihej legjenda e pritjes e mallit dhe e kthimit.
E megjithatë prapë kishte forcë të ishte kudo, atje ku kishte shqiptarë

“Nuk e njihni Raimondën...?!”
Të njiheshe me Raimondën ishte e vështirë, mëngjeseve humbiste për të mbërritur te nxënësit e saj, pasditeve organizonte aktivitete për të mos harruar Shqipërinë apo mbrëmje letraro-artistike, ndryshe do të humbiste sërish, por kësaj radhe në krijimtarinë e saj letrare. Nga bashkatdhetarët mund të dëgjoje vetëm fjalë të tilla, “Oh, Raimonda është një grua e mrekullueshme”, “Ajo është një grua me zemër të madhe”, “Këtu e admirojnë që të gjithë, e duan”, “Ajo di të falë vetëm mirësi”.
Pastaj të pyesnin, “Nuk je njohur me atë? ”, “Jo?!”.
Fill pas kësaj të tregojnë një nga aktivitet e saj që i dhanë shumë emër.
Në Shqipëri edhe mund të mos kenë dëgjuar gjë, të thonë ata, por mediat amerikane folën shumë për iniciativën e saj. Ju nuk e dini as këtë? Raimonda së bashku me gratë e komunitetit shqiptar prenë flokët dhe i dhuruan për gratë që vuanin nga kanceri i gjirit. Flokët e tyre u çuan kryesisht në qendrën e spitalit Saint Francisko Hospital, Hartford CT.
Raimonda Moisiu u nderua nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, madje personalisht nga kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez, me Official Citation, me motivacionin si, "Gruaja e vitit në komunitet".
Ajo është një intelektuale e vërtetë. E ndërsa dëgjon të flitet shumë për të, në mendje të vijnë vargjet e saj: “Domëni me shpirt./ Siç ju dua edhe unë me shpirt./ Domëni, edhe pakëz më pak se sa ju dua unë./ Nuk ka gjë. Nuk ju dhimbsem ?/ Nuk janë dy buzët e mia të lyera me të kuq./ Është zemra ime që po fjaloset me ty…me juve të gjithë./ këtë muzg.. Ndërsa përmes vargjeve të tjera shprehet: Akoma nuk e ke kuptuar që unë./ Le gjysmën e ushqimit tim./ Të gjumit tim/ Të qetësisë sime/ Të krejt qenies sime/ Për ty/ Sepse të dashuroj”.
Raimonda Moisiu dashuronte gjithçka të mirë.

E dashur që nga fëmijëria
Kishin kaluar ditë, por ende nuk kisha patur rastin të njihesha me të. Ajo gjithnjë do të ishte diku. Megjithatë, gjithnjë gjendej dikush që ishte i gatshëm të me tregonte për Raimonda Moisiun.
Në të vërtetë ajo kishte qenë po kaq e dashur që nga fëmijëria e saj. Kishte lindur në qytetin e Korçës.
Kur kishte qenë vajzë e vogël kishte qenë një nxënëse e shkëlqyer. Pastaj kishte përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht, ndërsa do të jepte mësimin e gjuhës së huaj në shkollat e mesme të qytetit.
Në vitin 1999, pas humbjes së njeriut të saj të dashur, përmes lotarisë amerikane ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qëndruar në shtetin e Cennecticut. Me vete kishte marrë edhe fëmijët, Gentianin, Evisën dhe Jurgenin. Gjithnjë kishte pyetur veten nëse do t’ia dilte dot mbanë ose jo. I kishte lënë pas të gjitha dhe tashmë gjendej në një tokë të panjohur. Gjithë jetën e saj kishte qenë e dhënë pas përkthimeve, shënimeve të udhëtimit.
Kudo që shkonte, i pëlqente të hidhte mbi fletore mbresat e udhëtimeve të saj.
Jo rrallë herë kishte shkruar edhe publicistikë, por nuk ishte më pak e pasionuar edhe pas ngjarjeve historike.
Themeluesi i qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori, e tërhiqte fort me figurën e tij. Ngulmonte në gjetjen e të pathënave dhe detajeve historikë. Me të njëjtën ndjesi ngulmonte edhe ndaj figurave të tjera. Veç kësaj i pëlqente të zhbironte shpirtin e njeriut. Kërkonte të gjente atje mirësinë, sinqeritetin dhe dashurinë njerëzore. Kështu nisi krijimtaria e saj. Tashmë emri i saj gjendet në shumë lista, website dhe forume bashkatdhetarësh në internet.
Miq të saj të thonë se ajo është bashkëpunëtore edhe në një sërë gazetash të pavarura në Shqipëri. Aty në Hartford mësova se Raimonda kishte botuar librin “Jeta mes dy dashurive”, por edhe një libër me tregime, të cilat kishin qenë ngjarje të jetuara.
Kishte hedhur në letër gjithë ngjarjet, të cilat për vite të tëra nuk i ishin shqitur asnjëherë nga kujtesa. Kishte shkruar mjaft poezi, lirikat, “Dashuria nuk ka emër”, ndërsa tashmë kishte në botim romanin, “Përtej pafajësisë” dhe librin me poezi “Lirika dashurie”. Shumë shpejt do të ketë edhe një libër tjetër. Vetëm me publicistikë, ku do të flitet për liderët botërorë që kanë mbetur në histori.
Gjithçka që dëgjoja për të ishte mjaft e këndshme.
Ndërsa më flisnin për Raimondën, më tregonin se e kishin parë të vizitonte edhe shtëpinë e Mark Tuen, shtëpinë e shkrimtares amerikane Harriet Beecher Stove, e cila gjendet në qytetin e Hartfordit. Kjo shkrimtare është dhe autorja e librit “Kasollja e Xha Tomit”. Shumë të tjerë e kishin parë të vizitonte edhe shtëpinë e shkrimtares Ana Frank. Raimonda Moisiu ka një dëshirë të papërmbajtshme për t’u njohur me vlerat më të mira, të thonë miqtë e saj.
Në çaste të tilla, kur ndihej e lumturuar, ajo shkonte dhe ulej atje te parku i “Elisabetës”. Ulej aty dhe kujtonte Korçën. E merrte malli të këndonte serenatat e qytetit ku kishte lindur. Një nga poezitë e saj, “Kur këndonim serenatën”, ishte kthyer në një këngë të bukur që e dinin të gjithë. Ajo poezi ishte kthyer në këngë nga kantautori, “Gjeniu i serenatave”, siç e quante ajo, Mihallaq Andrea.
Edhe një poezi tjetër e saj kishte patur të njëjtin fat. Kantautori Nonda Kajno kishte kompozuar mbi vargjet: “Një pëllumb i bardhë”.
Tashmë vargje të tjera të saj këndohen nëpër serenata. Edhe pse ndodhej në Hartford, në të njëjtën kohë, Raimonda gjendej edhe në qytetin e Korçës

“Domëni me shpirt, siç u dua me shpirt”
Takimi me Raimondën ishte tepër i shkurtër, njësoj sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ishte së bashku me një shoqen e saj. Brenda një çasti të vetëm ajo foli për Korçën dhe Harfordin. Pak fjalë për veten.
Bëju të fala gjithë shqiptarëve, më tha ajo. Pastaj shtoi, më ka marrë malli për nënën. Ndërsa ndjeja se takimi po merrte fund, shpejtoja për të mësuar diçka më shumë për jetën e saj, por nuk munda.
Shoqja e Raimondës sikur të kishte kuptuar atë çka po mendoja unë tha, “Dëshironi t’u them një poezi të Raimondës dhe pa pritur përgjigje nisi të recitonte...”.
Në të vërtete nuk po kuptoja, nëse ishte një lirikë apo një dramë.
Gjithsesi shoqja e saj interpretonte: “Ju kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion sa dashuron një grua. Unë jam një grua. Mua më ka dashur babai po kaq, saç do dhe ti vajzën tende. Përse sillesh kështu me mua? Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd Ti je gati të japësh jetën për nipin tënd që po e hedh te llamba lart dhe që po të nduk mustaqet, por atë e kam lindur unë. I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ujkonjë. Unë, e vetmja princeshe mes meshkujve. Unë, një grua. Po kush të ka treguar përralla më shumë në fëmijërinë tënde, se sa një grua, se sa gjyshja jote?”...
Shoqja e saj recitonte, ndërsa brenda atyre çasteve, unë kuptoja se sa e fortë ishte ajo grua me emrin Raimonda Moisiu, por edhe se sa dashuri kishin ato vargje: “... Akoma nuk e ke kuptuar që unë le gjysmën e ushqimit tim, të gjumit tim, të qetësisë sime, te krejt qenies sime për ty, sepse të dashuroj... Kush di të gëzohet me lulet e fustanit, si unë? Po me lulet e kopshtit, të ballkonit? Shiko se çfarë shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot! Vargjet që po thuheshin në ato çaste të bënin të mendoje se femrat ishin një sakrificë… Unë e dalloj në sytë e tu, kur me gënjen, dhe kur buzët e tua i lëviz zemra. Ti më di mua një qenie delikate? Po. Unë... ja që jam delikate, por është pjesë e bukurisë sime delikatesa, pjesa më e bukur. Po ti përse kërkon ta fyesh delikatesën time?....Unë jam ende gjallë, ashtu, e bukur, duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve dhe të fustanit. Nuk mendoj se jam aq delikate, sa thua”?
Fjalët e fundit ishin vërtet një pyetje e madhe. Jo, ato gra nuk ishin të pafuqishme, me emrin e tyre ato kishin krijuar imazhin e mirë për Shqipërinë.
Sigurisht, u thashë faleminderit, ndërsa më duhej të largohesha nga qyteti Hartfordit.
Pas më ndiqnin vargjet e Raimonda Moisiut... të cilat tregonin qartë për dhimbjet, lumturinë, por mbi të gjitha për një personalitet që nuk thyhet kurrë.

Monday, May 19, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- JULIA GJIKA-TREGIM

FUNERALI


( Tregim i jetuar)



Ajo filloi te dridhej. Me duhej ta ndroja, para se te niseshim.

Fillova t’i hekuros me rradhe ato qe mbante ne mish. Fanellen prej leshi, kemishen fanellate dhe te tjerat.Duke i hekurosur ndoshta do ta ndihmoja te ngrohej sado pak .Por ishte e kote edhe pasi u vesh mire e mire ajo dridhej si nje purteke.

-Te shkojme-tha n.q.s. atje qajne, te qaj bashke me ta.

Pas pak ra zilja e telefonit. Per pese minuta me lajmeruan te isha gati me te, te dilnim para hyrjes se pallatit, ku do te vinte mikrobuzi per te na mare.Te tjeret kishin shkuar dy dite me pare. Ndersa une edhe ajo ishim te fundit, duke menduar se gjendja do te ndryshonte per mire, por ja s’ishte e thene.Zbritem shkallet, ajo mbahej tek une dhe ja ndjeja doren qe vazhdonte te dridhej, gjithe trupi i saj kish ethe, sikur ishte ne korent. Vete s’kisha fjetur tere naten, nga meraku si do te shkoja me te, por cfare s’e ze njeriun dhe s’e heq.Mikrobuzi s’vonoi te vinte, na ndaloi para kembeve.Shoferi na ndihmoi te futnim ne bagazh cantat, pastaj ndihmoi time vjehrre te ulej ne sediljen e pare. Une u ula pas saj.

Ajo kerkoi uje, ne te dale te rruges se Elbasanit as dy munuta s’kishim qe kishim lene shtepine, piu dy gllenqka pastaj ra ne qetesi, nuk fliste, dukej se nuk merrte fryme. Une e shikoja, me dhimbsej, ne kete moshe te marre kete plumb, ishte shume e rrende, por e bindur, ajo do t’a perballoje i thashe vehtes, une e njihja sa e forte ishte.

Gjithe rruges pothuaj asnjera nga ne nuk nxorri ze. Shoferi ndonjehere bente ndonje pyetje dhe pastaj na linte ne hallin tone.

Kur u afruam ne rrugicen qe te shpinte tek shtepia e dhendrit te saj, nje doktor stomatollog i njohur ne ate qytet jugor, ajo dalloi e para dy gra te veshura me te zeza qe ishin drejtuar per ne shtepine e se bijes, atje ku po vinim edhe ne. Me gjysem zeri me peshperiti.

-Ato po shkojne atje, bera mire qe erdha, une mendova se ishte vrare pak, sic vriten femijet, por qenka ndryshe...

Makina ndaloi. Une e ndihmova nga njera ane te zbriste, nga ana tjeter shoferi i dha doren te mbahej.

-Kurajo nene – i peshperiti shoferi duke e perqafuar.

-Kurajo, m’u drejtua mua qe kisha zene duart me dy cantat dhe s'mund ti jepja doren.

Hyme brenda ne ate shtepi ku te dyja dhomat ne katin e dyte si dhe salloni ishin mbushur plot me te njohur e te panjohur per ne qe vinim nga larg .

Djaloshi 11 vjecar i shtrire ne arkivolin ne mes te dhomes me nje pallto kafe te gjate qe e mbeshtillte te terin, dukej si nje burre i rritur.Nuk kishim shume kohe pa u pare.Po ja nje hije e rrende burri dukej ne fytyren e tij, gje qe na bente sikur s’ishim pare prej kohesh dhe s’e kishim vene re me pare qe ishte rritur kaq shpejt.

Ajo u perkul e para, lemoi floket e verdhe dhe e puthi ne balle, pas saj une bera te njejtin veprim.Dikush thiri:

-Te erdhi gjyshja Eno, ngrihu, te erdhi teta, rend ti japesh dardha.

Ishte gjyshja nga i jati qe e kish rritur.Ajo qante dhe vajtonte me ze, duke bere te kullonin gjith sa ishin perreth.

Mua mu mblodh nje lemsh ne gryke, nuk qaja dot Shikoja here gjyshen e Enos qe ishte ne krah tim, here te jemen e Enos qe vec flokeve te verdhe te cilat ja kish mare i biri, nxinte e tera. Sime vjehrre filluan t’i binin lotet rreke, nuk nxirte ze, vetem lotonte.Une fillova te ngasherej, nuk po duroja dot.Ne vend te atij djali te shtrire qe as na shihte, as na degjonte, as na fliste ,une shihja nje tjeter, Enon qe vraponte ne ato rrugica me kalldrem, Enon qe ngjitej ne koder bashke me qenin e shtepise, Enon qe mbushte bluzen me dardha per te gostitur miqte e shtepise, Enon qe mbante ne duart tulipanet e fresket te kopshtit dhe ua shpinte mesueseve ne shkolle ose neve per te uruar mireseardhjen sa here vinim me pushime atje tek shtepia e tij rreze kodres.. Gezohej shume kur vinim.. Ai qe i jepte jete e gjalleri gjithe lagjes, tani rri palevizur dhe i perket nje bote tjeter.

Nje grua me beri te shkundem nga perfytyrimet e mija me zerin e saj, prishi qetesine qe ndehej ne ate dhome grash.

-Dysheku i palestres me dite rinte shtruar atje ne ate vend , kush e hoqi gjysem ore para, per tu bere hataja?

- Po te mos e kishin hequr, do kish shpetuar djali- ja priti nje tjeter

-Canta, canta e librave, ajo i humbi ekuilibrin

- Po ta kishte vendosur pak me mire, per te patur balance, ndoshta s’do kish rene- tha nje tjeter.

-Ishte kati i trete, a i katert, nuk shpetonte dot.

- Apo c’i duhej ajo loder te reshqiste ne parmaket e shkalleve, moj aman-tha nje qe ishte perballe meje.

-E gjeten pa fryme.

-I ziu Eno, sa i bukur ishte bere, per te ikur, apo i shkathet, apo i dashur, shpertheu ne te qara nje kusherira e te jatit, ndersa komshia qe kishin shtepite ngjitur tha:

- U rriten bashke me tim bir, im bir e kerkon, ku ri dot ai pa te, ata s’kish minute e ore te mos ishin bashke, si binjake, ku ishte Eno, ishte edhe Gjergji, nuk ndaheshin, nuk di si do beje tani ai pa te…

-I jati i qepi nofullen, si i bene duart - foli nje grua e moshuar qe rinte ne nje karige pas meje.

-Ku duket se eshte i qepur ne nofull, ai duket me i bukur se me pare.-ja priti nje tjeter.

Te gjitha grate ne dhome thoshin nga nje fjale dhe benin qe dhoma te zjente nje cast, pastaj binte ne qetesi, sikur skish te gjalle me aty e prape prishej nga te qarat dhe ngasherimet.Vetem ne dhomen e burrave sikur te mos kish njeri shihej vec tymi i duhanit qe notonte si re mbi kokat e tyre. Doktori, i jati i djalit, qante dhe nganjehere leshonte nje ze te mbytur, ndersa vellai i madh i Enos qe sa i kish kaluar te pesembedhjetat kishte zene vend mes burrave dhe perpiqej te mbante vehten.

Ime vjehrre ja kish ngulur syte asaj fytyre qe ish ne paqe, dukej se fliste me te, por pa ze. Une e pyeta ne donte pak uje ose te hante ndonje gje sepse kish bere gjith ate rruge.

-Tani qaj dhe per Vanin- me tha pa i vene veshin fjaleve te mija.

Kaq ishte ne moshen e Enos, njembedhjete vjec djale. Erdhi mori buke dhe rethin, ashtu luanin ne ate kohe, me reth, doli ne rruge fluturoi dhe makina qe vinte me shpejtesi e hodhi matane I demtoi kembet. Per nje jave u be gangrene, nuk kishim ilace atehere ishte kohe lufte, iku si nga plumbi.Nuk ka me keq te te ike femija i vogel, me iku dhe cupa e madhe pesedhjeteepese vjece, po plaga qe me ka lene Vani njembedhjetvjec eshte e hapur, sot po me dhemb njesoj si 40 vjet te shkuara. Oh c’me vjen per time bije, piu kete kupe helmi njesoj si une, s’ka me keq, nuk e ngushelloj dot, po s’kemi gje ne dore, nuk e dime pse na ndodhin keto, nuk e mesojme dot Zotin.

Une e shtrengova fort si per t’i dhene kurajo, por vete isha leshuar me keq se ajo. Tani lotet e saj binin rreke, nuk ja mbante me shamia.

Grate vazhdonin te pyesnin, te fajesonin drejtorin e shkolles apo mesueset per mos zbatimin e rregullave ne shkolle.

Nje grua m’u afrua, nuk e njihja, ishte nje komshie qe jetonte ne krye te rruges, e plakur e kerrusur, e dobet.

-E gjora ajo, e kish fjalen per time vjehrre.Kur i shtypen djalin u be buje se ajo e fali shoferin, nuk e la ta burgosin.U tha atyre ne Polici, ai nuk desh ta shtype tim bir, mos e gjykoni, Perendia le ta gjykoje dhe ata e liruan.

Njerezit e shkuan neper goje, tani nuk qan me ze, eshte me Zotin dhe di ta mbaje vehten, gjen ngushellim ne Ai, i pacim uraten, eshte grua e larte.

-Na urdhero nga shtepia kur te vish here tjeter per te mire, tha gruaja qe i ndriste nje dhemb i veshur me flori.

-Tu riten femijet, ai i vogli si eshte nga goja, epo dy ore na mbajti duke treguar historine e ujkut ne pyll, kur erdhi vjet me pushime.Uua c’bente me Enon.Kurse ajo e madhja shume e tapinosur,u fliste te dyve kur benin ndonje gje qe s’e pelqente gjyshe Margarita.

- Epo mos plas, e pashe Enon para dy ditesh, kish hipur mbi catine e deres se oborrit, nuk durova dhe i thashe, do te te vrase jote gjyshe po te pa aty, zbrit qe andej se s’te shikoj dot, ecte si nje pelivan, nuk kish frike ai femije nga asgje, ishte trim, ne mes te nates mund te ngjitej te kodra e Shen Dellise, tere femijet e tjere e mbanin per komandant.

- Apo s’ishte i bukur, eh Eno per koken e tij nuk ben me e jema.Eshte i madhi t’i rroje, goxha djale, i edukuar, po jo, njehere e beri e jema Enon.

Ndersa ajo hesht perpara nipit qe i dogji shpirtin dhe i hapi plaget e vjetra, derdh lote, por s’ka britma, thote shpesh, nuk kemi gje ne dore, nje ze u degjua nga jashte qe na beri te levizim dhe te hedhim syte nga dera..

-Erdhen.

Nderkohe ne oborr kishin hyre ata te sherbimit funeral.Kjo u duk se burrat e prishen qetesine te paret dhe filluan njeri pas tjetrit duke dale jashte.Pastaj erdhen kater te cilet mbanin kapakun e arkivolit dhe hyne ne dhomen e grave, ku priste djaloshi qe dukej se flinte, per tu ngritur.

Mbyllja e kapakut ishte e veshtire, te gjithe filluan te qanin dhe me pas me nje nxitim dolen sakaq jashte ne rruge.Gjithe rruga ku kish hedhur hapat e para dhe kish vrapuar Eno ishte mbushur me njerez dhe makina .Kortezhi u drejtua ne rrugen qe te shpinte ne bulevardin kryesor dhe prej andej u ngjit ne rrugen e spitalit qe te shpinte ne varrezat jashte qytetit..Kur mbritem atje ishte qetesi varri. Ndihej era e dheut, dy varremihes prisnin me lopatat ne duar.Mbas ceremonies te zakonshme nje burre i thyer ne moshe peshperiti:

-Eno iku nga lodra, lodra e bente te lumtur.

Perqark ende te tjeret gjykonin , duke mos gjetur fundin, si ndodhi, pse ndodhi, kush e ka fajin, kush duhet denuar, pse s’duhen denuar.

Bota e Gruas Shqiptare- JULIA GJIKA-TREGIM

FUNERALI


( Tregim i jetuar)



Ajo filloi te dridhej. Me duhej ta ndroja, para se te niseshim.

Fillova t’i hekuros me rradhe ato qe mbante ne mish. Fanellen prej leshi, kemishen fanellate dhe te tjerat.Duke i hekurosur ndoshta do ta ndihmoja te ngrohej sado pak .Por ishte e kote edhe pasi u vesh mire e mire ajo dridhej si nje purteke.

-Te shkojme-tha n.q.s. atje qajne, te qaj bashke me ta.

Pas pak ra zilja e telefonit. Per pese minuta me lajmeruan te isha gati me te, te dilnim para hyrjes se pallatit, ku do te vinte mikrobuzi per te na mare.Te tjeret kishin shkuar dy dite me pare. Ndersa une edhe ajo ishim te fundit, duke menduar se gjendja do te ndryshonte per mire, por ja s’ishte e thene.Zbritem shkallet, ajo mbahej tek une dhe ja ndjeja doren qe vazhdonte te dridhej, gjithe trupi i saj kish ethe, sikur ishte ne korent. Vete s’kisha fjetur tere naten, nga meraku si do te shkoja me te, por cfare s’e ze njeriun dhe s’e heq.Mikrobuzi s’vonoi te vinte, na ndaloi para kembeve.Shoferi na ndihmoi te futnim ne bagazh cantat, pastaj ndihmoi time vjehrre te ulej ne sediljen e pare. Une u ula pas saj.

Ajo kerkoi uje, ne te dale te rruges se Elbasanit as dy munuta s’kishim qe kishim lene shtepine, piu dy gllenqka pastaj ra ne qetesi, nuk fliste, dukej se nuk merrte fryme. Une e shikoja, me dhimbsej, ne kete moshe te marre kete plumb, ishte shume e rrende, por e bindur, ajo do t’a perballoje i thashe vehtes, une e njihja sa e forte ishte.

Gjithe rruges pothuaj asnjera nga ne nuk nxorri ze. Shoferi ndonjehere bente ndonje pyetje dhe pastaj na linte ne hallin tone.

Kur u afruam ne rrugicen qe te shpinte tek shtepia e dhendrit te saj, nje doktor stomatollog i njohur ne ate qytet jugor, ajo dalloi e para dy gra te veshura me te zeza qe ishin drejtuar per ne shtepine e se bijes, atje ku po vinim edhe ne. Me gjysem zeri me peshperiti.

-Ato po shkojne atje, bera mire qe erdha, une mendova se ishte vrare pak, sic vriten femijet, por qenka ndryshe...

Makina ndaloi. Une e ndihmova nga njera ane te zbriste, nga ana tjeter shoferi i dha doren te mbahej.

-Kurajo nene – i peshperiti shoferi duke e perqafuar.

-Kurajo, m’u drejtua mua qe kisha zene duart me dy cantat dhe s'mund ti jepja doren.

Hyme brenda ne ate shtepi ku te dyja dhomat ne katin e dyte si dhe salloni ishin mbushur plot me te njohur e te panjohur per ne qe vinim nga larg .

Djaloshi 11 vjecar i shtrire ne arkivolin ne mes te dhomes me nje pallto kafe te gjate qe e mbeshtillte te terin, dukej si nje burre i rritur.Nuk kishim shume kohe pa u pare.Po ja nje hije e rrende burri dukej ne fytyren e tij, gje qe na bente sikur s’ishim pare prej kohesh dhe s’e kishim vene re me pare qe ishte rritur kaq shpejt.

Ajo u perkul e para, lemoi floket e verdhe dhe e puthi ne balle, pas saj une bera te njejtin veprim.Dikush thiri:

-Te erdhi gjyshja Eno, ngrihu, te erdhi teta, rend ti japesh dardha.

Ishte gjyshja nga i jati qe e kish rritur.Ajo qante dhe vajtonte me ze, duke bere te kullonin gjith sa ishin perreth.

Mua mu mblodh nje lemsh ne gryke, nuk qaja dot Shikoja here gjyshen e Enos qe ishte ne krah tim, here te jemen e Enos qe vec flokeve te verdhe te cilat ja kish mare i biri, nxinte e tera. Sime vjehrre filluan t’i binin lotet rreke, nuk nxirte ze, vetem lotonte.Une fillova te ngasherej, nuk po duroja dot.Ne vend te atij djali te shtrire qe as na shihte, as na degjonte, as na fliste ,une shihja nje tjeter, Enon qe vraponte ne ato rrugica me kalldrem, Enon qe ngjitej ne koder bashke me qenin e shtepise, Enon qe mbushte bluzen me dardha per te gostitur miqte e shtepise, Enon qe mbante ne duart tulipanet e fresket te kopshtit dhe ua shpinte mesueseve ne shkolle ose neve per te uruar mireseardhjen sa here vinim me pushime atje tek shtepia e tij rreze kodres.. Gezohej shume kur vinim.. Ai qe i jepte jete e gjalleri gjithe lagjes, tani rri palevizur dhe i perket nje bote tjeter.

Nje grua me beri te shkundem nga perfytyrimet e mija me zerin e saj, prishi qetesine qe ndehej ne ate dhome grash.

-Dysheku i palestres me dite rinte shtruar atje ne ate vend , kush e hoqi gjysem ore para, per tu bere hataja?

- Po te mos e kishin hequr, do kish shpetuar djali- ja priti nje tjeter

-Canta, canta e librave, ajo i humbi ekuilibrin

- Po ta kishte vendosur pak me mire, per te patur balance, ndoshta s’do kish rene- tha nje tjeter.

-Ishte kati i trete, a i katert, nuk shpetonte dot.

- Apo c’i duhej ajo loder te reshqiste ne parmaket e shkalleve, moj aman-tha nje qe ishte perballe meje.

-E gjeten pa fryme.

-I ziu Eno, sa i bukur ishte bere, per te ikur, apo i shkathet, apo i dashur, shpertheu ne te qara nje kusherira e te jatit, ndersa komshia qe kishin shtepite ngjitur tha:

- U rriten bashke me tim bir, im bir e kerkon, ku ri dot ai pa te, ata s’kish minute e ore te mos ishin bashke, si binjake, ku ishte Eno, ishte edhe Gjergji, nuk ndaheshin, nuk di si do beje tani ai pa te…

-I jati i qepi nofullen, si i bene duart - foli nje grua e moshuar qe rinte ne nje karige pas meje.

-Ku duket se eshte i qepur ne nofull, ai duket me i bukur se me pare.-ja priti nje tjeter.

Te gjitha grate ne dhome thoshin nga nje fjale dhe benin qe dhoma te zjente nje cast, pastaj binte ne qetesi, sikur skish te gjalle me aty e prape prishej nga te qarat dhe ngasherimet.Vetem ne dhomen e burrave sikur te mos kish njeri shihej vec tymi i duhanit qe notonte si re mbi kokat e tyre. Doktori, i jati i djalit, qante dhe nganjehere leshonte nje ze te mbytur, ndersa vellai i madh i Enos qe sa i kish kaluar te pesembedhjetat kishte zene vend mes burrave dhe perpiqej te mbante vehten.

Ime vjehrre ja kish ngulur syte asaj fytyre qe ish ne paqe, dukej se fliste me te, por pa ze. Une e pyeta ne donte pak uje ose te hante ndonje gje sepse kish bere gjith ate rruge.

-Tani qaj dhe per Vanin- me tha pa i vene veshin fjaleve te mija.

Kaq ishte ne moshen e Enos, njembedhjete vjec djale. Erdhi mori buke dhe rethin, ashtu luanin ne ate kohe, me reth, doli ne rruge fluturoi dhe makina qe vinte me shpejtesi e hodhi matane I demtoi kembet. Per nje jave u be gangrene, nuk kishim ilace atehere ishte kohe lufte, iku si nga plumbi.Nuk ka me keq te te ike femija i vogel, me iku dhe cupa e madhe pesedhjeteepese vjece, po plaga qe me ka lene Vani njembedhjetvjec eshte e hapur, sot po me dhemb njesoj si 40 vjet te shkuara. Oh c’me vjen per time bije, piu kete kupe helmi njesoj si une, s’ka me keq, nuk e ngushelloj dot, po s’kemi gje ne dore, nuk e dime pse na ndodhin keto, nuk e mesojme dot Zotin.

Une e shtrengova fort si per t’i dhene kurajo, por vete isha leshuar me keq se ajo. Tani lotet e saj binin rreke, nuk ja mbante me shamia.

Grate vazhdonin te pyesnin, te fajesonin drejtorin e shkolles apo mesueset per mos zbatimin e rregullave ne shkolle.

Nje grua m’u afrua, nuk e njihja, ishte nje komshie qe jetonte ne krye te rruges, e plakur e kerrusur, e dobet.

-E gjora ajo, e kish fjalen per time vjehrre.Kur i shtypen djalin u be buje se ajo e fali shoferin, nuk e la ta burgosin.U tha atyre ne Polici, ai nuk desh ta shtype tim bir, mos e gjykoni, Perendia le ta gjykoje dhe ata e liruan.

Njerezit e shkuan neper goje, tani nuk qan me ze, eshte me Zotin dhe di ta mbaje vehten, gjen ngushellim ne Ai, i pacim uraten, eshte grua e larte.

-Na urdhero nga shtepia kur te vish here tjeter per te mire, tha gruaja qe i ndriste nje dhemb i veshur me flori.

-Tu riten femijet, ai i vogli si eshte nga goja, epo dy ore na mbajti duke treguar historine e ujkut ne pyll, kur erdhi vjet me pushime.Uua c’bente me Enon.Kurse ajo e madhja shume e tapinosur,u fliste te dyve kur benin ndonje gje qe s’e pelqente gjyshe Margarita.

- Epo mos plas, e pashe Enon para dy ditesh, kish hipur mbi catine e deres se oborrit, nuk durova dhe i thashe, do te te vrase jote gjyshe po te pa aty, zbrit qe andej se s’te shikoj dot, ecte si nje pelivan, nuk kish frike ai femije nga asgje, ishte trim, ne mes te nates mund te ngjitej te kodra e Shen Dellise, tere femijet e tjere e mbanin per komandant.

- Apo s’ishte i bukur, eh Eno per koken e tij nuk ben me e jema.Eshte i madhi t’i rroje, goxha djale, i edukuar, po jo, njehere e beri e jema Enon.

Ndersa ajo hesht perpara nipit qe i dogji shpirtin dhe i hapi plaget e vjetra, derdh lote, por s’ka britma, thote shpesh, nuk kemi gje ne dore, nje ze u degjua nga jashte qe na beri te levizim dhe te hedhim syte nga dera..

-Erdhen.

Nderkohe ne oborr kishin hyre ata te sherbimit funeral.Kjo u duk se burrat e prishen qetesine te paret dhe filluan njeri pas tjetrit duke dale jashte.Pastaj erdhen kater te cilet mbanin kapakun e arkivolit dhe hyne ne dhomen e grave, ku priste djaloshi qe dukej se flinte, per tu ngritur.

Mbyllja e kapakut ishte e veshtire, te gjithe filluan te qanin dhe me pas me nje nxitim dolen sakaq jashte ne rruge.Gjithe rruga ku kish hedhur hapat e para dhe kish vrapuar Eno ishte mbushur me njerez dhe makina .Kortezhi u drejtua ne rrugen qe te shpinte ne bulevardin kryesor dhe prej andej u ngjit ne rrugen e spitalit qe te shpinte ne varrezat jashte qytetit..Kur mbritem atje ishte qetesi varri. Ndihej era e dheut, dy varremihes prisnin me lopatat ne duar.Mbas ceremonies te zakonshme nje burre i thyer ne moshe peshperiti:

-Eno iku nga lodra, lodra e bente te lumtur.

Perqark ende te tjeret gjykonin , duke mos gjetur fundin, si ndodhi, pse ndodhi, kush e ka fajin, kush duhet denuar, pse s’duhen denuar.

Sunday, May 18, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- MIMOZA HAMETAJ-Lajm per konkurs

Mimoza Hametaj,Via Circonvallazione, 1 - 60124 Ancona, Italia

Pjesemarrja duhet te kryehet ekskluzivisht nepemjet postes.
Do te merren parasysh vetem pjesemarresit te cilet kane kryer kerkesen ne adresen e me siperme deri me 31 maj.
Nuk do te merren parasysh kerkesat per pjesemarrje mbas kesaj date.
Skedat e pjesemarrjes duhet detyrimisht te nenshkruhen nga njeri prej prinderve (ose, ne mungese te tij, nga tutori) i cili jep te drejten e pjesemarrjes se te miturit ne konkurs, dhe per me teper jep te drejten e trajtimit te te dhenave personale te te miturit duke rrespektuar dekretin legjislativ te 30 qershorit 2003 nr.196
Adresa e femijes duhet te shkrueht mbrapa fletes se vizatimit.
Lejohen te gjitha teknikat e vizatimit.
Formati duhet te jete A4
Nuk do te konsiderohen te vlefshme pjesemarrjet te cilat nuk do te kene keto autorizime.
Tema: Shoqeria qe lind midis femijeve te etnive te ndryshme.
Perralla e shkurtuar ndihmon fantazine e tyre per tu shprehur me mire.


Ishte nje qytet ne buze te detit qe quhej Ancona. Albana jetonte ketu prej muajsh por ndiente mungesen e kusherinjve qe jetonin pertej detit. Ne shkolle ka njohur Luken, djalin italian, Chung qe vinte nga Kina dhe Selin nga Afrika... Ne pranvere, kur dallendyshet udhetojne dhe neper peme lindin gjethet e gjelbra, Albana ju dhuron shokeve te saj disa byzylyqe prej leshi te cilat i varin ne nje peme duke shprehur nje deshire, ashtu si behet ne vendin e Albanes.
> Ata mezi presin te kthehet pranvera me dallendyshet per te shprehur nje deshire tjeter.
>
>
>
>
> Pikturat e perzgjedhura do i nenshtrohen vleresimit te nje jurie te formuar nga 4 eksperte.
>
>
> Kriteret e vleresimit:
>
> origjinaliteti
>
> forca e percjelljes se mesazhit
>
> cilesia e piktures
>
>
>
> Per dy kategori
>
> 6-9 vjec dhe 9- 14 vjec
>
>
> Per te gjithe pjesemarresit do te kete dipllome merite.
> Fituesit e te dy kategorive do te kene si cmim lapsa me bojra te markes Maimeri.
> Dhenia e cmimeve do te behet me 1 qershor ne oren 19.30 ne Parkun e Cardetos te Ancones.
> Edhe per femijet e tjere pjesemarres do te kete dhurata simbolike per shkollen.
>
>
> Mimoza ha scritto:
>
>
> Ne daten 1 qershor shpallen fituesit e “Konkursit internacional te vizatimit” per moshat 6-14 vjeç.
> Per te interesuarit po bashkangjisim regulloren e konkursit ne shqip dhe italisht.
> Organizacioni i konkursit
>
>
>
> MimozaHametaj

Saturday, May 17, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- MERITA BAJRAKTARI McCORMACK -Reportazh

Rrëfime të shpëtimtarëve

Izolimi i Shqipërisë i shkaktuar nga paranoja komuniste, nuk solli vetëm dëme psikologjike, ekonomike e shpirtërore ndër shqiptarë, por i bëri një dëm të madh kombit në tërësi duke lënë të panjohur për botën këtë popull dhe vlerat e tij shpirtërore e humane.

Nga Merita McCormack




Një shqiptare prezanton veprën e familjes së Shyqyri Myrtos në ndihmë të hebrenjve, në një aktivitet në Uashington

Uashington

Izolimi i Shqipërisë i shkaktuar nga paranoja komuniste, nuk solli vetëm dëme psikologjike, ekonomike e shpirtërore ndër shqiptarë, por i bëri një dëm të madh kombit në tërësi duke lënë të panjohur për botën këtë popull dhe vlerat e tij shpirtërore e humane.

Është detyrë e shqiptarit të përdorë mundësitë për të bërë të njohura këto vlera të mohuara. Në këtë kuadër do të sillja si shembull punën e madhe që bën Dr.Ana Kohen, kjo vajzë me origjinë hebreje, lindur dhe e rritur në Vlorë. Me përvojën e saj në Shqipëri, me historitë e grumbulluara në vite nga dëshmitarë okularë, ajo ka depërtuar në rrethe e lobe të fuqishme hebraike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më gjerë, duke treguar se si shqiptarët dhe Shqipëria u bënë vatra e ngrohtë dhe shpëtimtare e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në linjën e përkujtimeve të ditëve të shënuara për hebrejtë, një ngjarje e veçantë u mbajt më 7 Maj në Uashington. Folëse kryesore, e ftuar nga organizatorët, ishte një mike e Ana Kohen dhe e ne të gjithëve, Majlinda Myrto. Ajo është e njohur në komunitetin shqiptar për kontributin akademik përmes punës në Globe Institute, dhe si kryetare e Fondacionit të Edukimit të Federatës Panshqiptare "Vatra". Në ngjarjen e sivjetshme, ajo ishte e ftuar në Programin Përkujtimor për Holokaustin ku foli në emër të familjes së të shoqit, në veçanti të vjehrrit të saj Shyqyri Myrto, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi jetën e Josef Jaokelit dhe motrës së tij Keti, dy hebrej me të cilët Shyqyriu ishte njohur që në moshë të re. Për këtë akt, Shyqyriu ka marrë dekoratën "Courage to care" nga Antidefamation League dhe Braun Holocaust Institute.

Aktiviteti u zhvillua ne "Lincoln Theatre", në zemër të kryeqytetit amerikan, ku ishin ftuar edhe folës amerikanë dhe të shteteve të tjera si p.sh Ambasadori Polak në SHBA, Robert Kupiecki dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore, Joseph Ichiuji, të cilët sollën dëshmi, lexuan letra e kujtime nga të mbijetuar të Holokaustit.

Banda Frymore e Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara ekzekutoi pjesë e himne muzikore, kushtuar viktimave të tragjedisë përgjatë programit që zgjati gati dy orë.

Ambasada e Shqipërisë u përfaqësua nga zëvendësambasadori, Kreshnik Çollaku, kurse Gjon Buçaj, nënkryetar i "Vatrës", kishte udhëtuar nga Nju Jorku për të marrë pjesë nëkëtë aktivitet.

Majlinda shoqërohej nga bashkëshorti, Ariani, dhe tre fëmijët. Kishin ardhur mjaft shqiptarë që banojnë e punojnë në Uashington. Nga biseda me ta ndihej entusiazëm dhe krenari tek shihnim se si vlerësohej vepra e një bashkatdhetari të nderuar i cili kishte vënë në rrezik jetën e familjarëve për të ndihmuar e shpëtuar jetën e mikut.

Në veçanti më bënë përshtypje sytë e lumturuar të fëmijëve të Majlindës dhe Arianit, të cilët jam e sigurtë ndjehen krenarë për gjyshin e tyre, edhe për prindërit e tyre, të cilët udhëtojnë për të treguar, nderuar e kujtuar veprën e tij dhe të atyre shqiptarëve që kanë kryer të njëjtin akt si Shyqyriu.

Moderator i aktivitetit ishte gazetari i kanalit televiziv 9 për Uashingtonin, Derek McGinty, i cili në bisedën me Majlindën, për pjesmarrësit që ishin me qindra dhe kishin mbushur plot auditorin e Teatrit Lincoln, shprehu habinë se si shqiptarët mundësuan jo vetëm strehimin dhe ushqimin e hebrejve, po edhe shpëtimin e jetëve duke sakrifikuar familjet. Majlinda tregoi se si vjehrri i saj Shyqyriu, një mysliman shqiptar, për tetëmbëdhjetë muaj ndihmoi mikun e vegjëlisë, Josefin, dhe Ketin, motrën e tij, dy hebrej të cilët i shpëtuan Holokaustit. Majlinda nuk dëshmoi vetëm për një ngjarje historike të veçantë, por theksoi një virtyt, Besën, si vlerë themelore ndër shqiptarët, dëshmi që i bëri pjesëmarrësit të duatrokasin.

Gruaja foli për mikpritjen, për nderimin e mikut, për kodin e nderit, bujarinë. E pyetur nga moderatori se çfarë mesazhi përcjell vepra e vjehrrit të saj si mysliman, për kohën moderne ku ne jetojmë, Majlinda iu përgjigj duke e paraqitur të integruar veprën e Shyqyriut me veprën e shumë shqiptarëve të tjerë në atë kohë, dhe duke treguar se toleranca fetare ndër shqiptarë ka qenë, është dhe do të vazhdojë të shërbejë si element i kulturës shqiptare dhe shembull për kombet e tjera.

Thursday, May 15, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- MIMOZA HAMETAJ-NJOFTIM per Konkurs per Pikture

Konkursi i piktures per femijet 6-13 vjeç

Ne daten 1 qershor behet konkursi i piktures per moshen 6-13 vjeç.

Per çdo moshe do te kete tre çmime.

Hapesira gjografike nuk eshte pengese pasi gjuha e piktures eshte universale.
tema eshte peralla femijet dhe dallandyshja publikuar tek libri "Nenes"
Fituesit do te nderohen me çmimin pranvera e miqesiseMund te perdorin teknika dhe ngjyra nga me te ndryshmet

Adresa e dergimit

Mimoza Hametaj

Via circonvallazione 1
60 124
Ancona
Italia

Per te tjera sqarime mund te me shkruani ne adresen:

citadinidelmondo@yahoo.it
Tel: ++3480982727

Wednesday, May 14, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- VERA PELAJ-INTERVISTE ME ALI PODRIMJEN

Pershendetje te gjithave. Ju deshiroj lexim te kendshem.

Vera

„PERBALLEMI ME KRIM KULTUROR" - Ali Podrimja

Blue Sky: Cila kohë është koha e fillimit të shkrimit?

Ali Podrimja: Kam filluar të shkruaj që në vitet e ’60-ta, në një kohë të rëndë edhe për popullin tim. Poezinë e parë e kam botuar në revistën letrare “Jeta e re” në vitin 1957, nr.4. Kryeredaktor i saj ishte bardi ynë, Esad Mekuli. Në një shkrim diskursiv e kam quajtur “Ëngjulli im mbrojtës”. Isha nxënës i gjimnazit të Gjakovës dhe i kisha sjellë mjaft probleme me poezitë; se artikulimin e konsideroja akt të dinjitetit. Nuk e firmos poezinë nëse nuk ngritet ndonjë problem qeniesor të ekzistencës sonë. Ndodh t’i kthehem tekstit prapë, sepse nuk më le të qetë. Prandaj dhe vargu: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, shkruar para 50 vjetëve, ishte bërë problem për regjimin e atëhershëm. Lëvizjet e përbindshëve rreth meje u ngjanin hijeve të Teatrit shekspirian. Fat jo vetëm për mua ishte se në krye të “Jetës së re” qëndronte poeti, i cili mbronte krijuesit. Publikisht e them se Esad Mekuli më ka shpëtuar.

Blu Sky: Me çfarë problemesh u ballafaquat shkaku i shkrimeve?

Ali Podrimja: Problemi kryesor ishte guximi krijues. Pas një poeme të botuar dhe ca poezive të tjera në faqet e “Jetes së re“, kishte zënë të flitet për rebelimin tim. Por çfarë krijuesi do isha po qe se në një kohë të vështirë të mos e thoja të vërtetën për fatin tonë. Më vonë në poezinë Bukuria ( 1960) kisha thënë: “Zgjata dorën ta këpus lulen mos fqiu im më tha”. Fjala ishte për bukurinë dhe mirësinë në jetë, mirëpo ndryshe e kishte interpretuar pushteti i atëhershëm. Pëshpëritej se kisha menduar për Shqipërinë. A ta pranoja këtë kur ndeshkimi do ishte i rëndë. Posaçërisht droja për Kryeredaktorin Esad Mekulin, i cili ishte ftuar disa herë në biseda me ata të Komitetit Krahinor dhe e kishin pyetur për poezitë e mia të botuara në “Jeten e re”. Ç’është kjo poemë dhe vargu: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, pastaj ai fqiu? Sa vjet i ka poeti, që i ka shkruar këto vargje...? Esadi iu ishte përgjegjur: është një i ri dhe nxënës i gjimnazit të Gjakovës. Ata të Komitetit kishin pasur mendim tjetër: ai nuk meriton të vazhdojë shkollimin më tutje, poezitë e tij janë artikulim armiqësor. Dhe një ditë takohem me “Ëngjëllin tim mbrojtës”. Pasi e dëgjoj, falje i kërkoj dhe i them: e gjithë ajo në poezitë e mia është realitet. E vërejta se u shqetësua për atë që ia thashë. Dikur m’u drejtua: E di ti se “Jeta e re” është e vetmja dritare që kemi, të cilën mund të na mbyllin? Më kishte shikuar gjatë dhe pastaj më ishte drejtuar: Unë gjithmonë nuk mund të të mbroj. Të lutem, ta shkruash një poezi për Titon, do të jetë ajo një mburojë për ty. Po si ta shkruaj, baca Esad, kur nuk e kam takuar asnjëherë dhe ç’them për të. Prapë më ishte drejtuar: hedhi ca vargje e unë do të kujdesem. Ndryshe unë e kuptoj letërsinë, i kisha thënë. Kam ide të tjera. Megjithatë, kishte fituar ai. Nuk kisha mundur t’ia shoh lotin në sy. I kisha shkruar ca vargje në një cep letre dhe plaku e kishte vënë në çantën e tij. Seç kishte ndodhur me ato vargje e pashë kur doli “Jeta e re”. E kisha flijuar dinjitetin tim shkaku i poemës për Kosovën dhe pse nuk dëshiroja të jem shkaktar i mbylljes së “Jetës së re”. Po ashtu nuk isha i pari që kisha shkruar poezi për Titon. Në të dy krahët e Shqipërisë kishin shkruar më parë. Dhe me rastin e një antologjie, ku kishin zgjedhur poetë nga të gjithë popujt e ish-bashkësisë, kishin vënë aty edhe poezitë e Esad Mekulit, Enver Gjerqekut, Rrahmon Dedajt, timen dhe ca të tjerëve që nuk më kujtohen. Mirëpo, prapë isha bërë problem unë. Poezinë time e kishin analizuar fjalë për fjalë dhe i kishte bezdisur vargu “Trimi im”. Paj ky tallet, kishte thënë një sekretar federativ: Ne ndryshe lexojmë. Unë e pranoj si timin. Pse nuk ke thënë: Tonin? Kisha ngulur këmbë se ai në poezinë time ishte vetëm imi. Do e shohim kishte thënë i nderuari. Me kaq ishte mbyllur debati rreth poezisë për të nderuarin. Më bëhej se vargun pezhorativ e kisha lidhur fortë për heshtje time. E kisha prekur kokën, a e kisha ende mbi supa të mi... Mediokritetët tani kapen rreth asaj poezie.

Blu Sky: Bën të keni probleme edhe tani, konkretisht me poezitë. Çfare janë “Zerot”, “Përmendorja e viçit” të shkruara në vitin 2000 mbasi në to mund ta gjejnë veten shumëkush nga hierarkia?

Ali Podrimja: Krijuesi nuk bën të pajtohet me të keqen, ai duhet të luajë rolin e korrektuesit, të avansojë ide e vlera dhe të mbrojë dinjitetin e popullit që i takon. Është turp të heshtët para të keqës. Unë këtë nuk mund ta pranoj, prandaj gati e tërë poezia ime është ironike, e cila vazhdon të çmohet edhe nga të huajt, të botohet e të ribotohet. Më kujtohet Fadil Hoxha, e shihja rrugëve të kryeqendrës sonë në një makinë të rëndomtë: Vinte edhe pa trupëroje, si qytetar i thjeshtë, vizitonte institucione nga shkolla fillore deri te Akademia. Kishte një kurajo qytetare dhe besonte në popullin e vet. E, tani na kanë kapluar “zerot”, po zerot mund të jenë kafshatë e shumë njerëzve të varfër. Ndodh një korrupcion afrikan. Nuk dihet se kush vjedh më shumë. E kjo është e turpshme. Ndodh kjo kur ne ende bredhim në një hapësirë ballkanike dhe kur nuk e kemi marrë ende veten në dorë. Duhet të pranojmë se jemi pasanikë varfënjakë, siç thotë një mik imi.

Blue Sky: Jeni autor i shumë librave poetike. Ç’do të thotë kjo për Ju?

Ali Podrimja: Në letrat shqipe ka shumë poetë të mirë, të cilët do të dëshironte t’i kishte çdo letërsi. Para disa ditësh miku im, Fatos Arapi, u nderua me “Kurorën e Artë”, që do i dorëzohet në Takimet e Strugës në muajin gusht. Kjo mirënjohje ka mundur t’i jepej për të gjallë edhe Lasgush Poradecit, por fqinjtë tanë disi frikësohen nga fjala jonë, nga libri ynë. Pse ndodh kjo, e dinë më mirë ata. Në vitin 1968 Esad Mekuli kishte përkthyer romanin “Gjeneralin e ushtërisë së vdekur” të Kadaresë. Pas botimit të parë, ky roman ishte ribotuar nga një botues i njohur i Beogradit dhe i kishte rënë në dorë Mirolsav Kërlezhës, i cili e kishte lexuar me një frymë. Një ditë ca krijues nga Maqedonia kishin trokitur në derën e tij, dëshironin ta lajmëronin se Kryesia e Shkimtarëve të Maqedonisë kishte vendosur ta nderojë me “Kurorën e Artë”. Po kolosi i letërsisë kroate, u kishtë thënë: do ishte mirë këtë çmim t’ia ndani Ismail Kadaresë nga i cili këto ditë kam lexuar romanin “Gjeneralin e ushtërisë së vdekur”, një roman i rrallë në hapësirën tonë. Ky shkruan dhe poezi. Në gjuhën ruse i është botuar një përmbledhje e poezive që ka pasur jehonë në hapësirën ruse... Pyetni dhe për libra të mi, të cilët shumica janë botuar edhe në gjuhë të huaja. Kjo nuk më nderon vetëm mua.

Blue Sky: Keni qenë redaktor disa vjet në shtëpinë botuese “Rilindja” ç’mund të na thonit?

Ali Podrimja: Nuk ekziston më “Rilindja”, njëra ndër shtëpitë botuese më të mëdha në Gadishullin Ilirik. Ajo ka mbajtur gjallë kujtesën tonë dhe na ka vetëdijesuar. Botimet e saj kërkoheshin nga gjithë anët dhe nga të huajt. Nuk është më as gazeta “Rilindja” tirazhi i të cilës arrinte der në dyqindmijë kopje, nuk është as “Jeta e re”, ku i botonim punimet tona dhe të cilën e konsideronim dritare kah bota; nuk ekzistojnë as disa gazeta e periodikë, ku publikonin punimet e tyre krijues e shkencëtarë nga lami të ndryshme; nuk ekziston as gazeta e studentëve “Bota e re”, ku i publikonin të rinjtë punimet e tyre. Fajtorë për këtë jemi ne, se në vendet kyçe të kulturës u vendosën servilë dhe mediokritetet. Një shoqëri normale këto botime do i mbante gjallë për hir të traditës. Por dolën ca e thanë se kjo botë fillon nga ne. Mjerim... Me trashëgëminë nuk luhet. Përkundrazi i jepet vend i rëndësishëm në kulturën e një populli.
Blue Sky: Vargu juaj “Kosova është gjaku im që nuk falet” UÇK-ja e kishte betim. Si e keni përjetuar?

Ali Podrimja: Për këtë dëgjova pas luftës. Me mikun e komandantin trim Fatmir Limajn “Zëri” kishte botuar intervistë të gjatë, ku fliste për trimëritë e UÇK-ës si dhe për kohën e tyre mes dy zjarreve. Mes të tjerash, kishte thënë se gjatë pushimit lexonim poezi nga Ismail Kadare dhe Ali Podrimja. Ndërsa në Tiranë në vitin 1998 ishte mbajtur një tubim madhështor në Sheshin e Skënderbeut në përkrahjen e çështjes së Kosovës. Sipas Dritëro Agollit kishte pasur afro dyqindmijë njerëz. E kishin ngritur zërin për lirinë e Kosovës dhe në pankartat ishte parë vargu i cituar më lartë. Këtë devolliti ma kishte thënë në Muzeun e Hikmetit në Stamboll (1998), ku mbahej mbrëmja e poezisë shqipe. Nuk kisha ditur ç’t’i them mikut: kjo është nder për mua. Ashtu dhe do të ndodhë.
Blue Sky: Keni marrë pjesë në shumë manifestime letrare në Evropë. Cili është roli juaj në këto manifestime?
Ali Podrimja: Në manifestime të tilla mund të kontribuohet mjaft për çështjen kombëtare, si dhe për vlerat tona shpirtërore. Ne kaherë u përcaktuam për Evropën. Arbëreshët na ishin pararoja e qytetërimit tonë të hershëm që në shek. XV. Fatkeqësisht neve shqiptarëve na mungon propaganda. Nuk dimë të plasojmë të vërtetën mbi të qenit tonë. Ndërsa fqinjtë nuk prajnë të trillojnë shumçka për ne, bile dhe gjëra absurde që nuk i kap logjika. Në vitin 1997 vargu: “Kush do ta vras ujkun” ishte bërë plakat dhe vënë në disa qytete të Evropës. Prof. im i ndjerë Fehmi Agani e kishte dëgjuar tek e recitonte një deputet në Parlamentin e Evropës në Strasburg. Unë nuk isha politikan as këngtar kafenesh, por një poet që i drejtohesha opinionit evropian për atë që ndodhte në Kosovë. Kam qenë i nderuar dhe në Takimet e Mediteranit që mbahen në Romë. Aty kishin qenë më parë poetët Fatos Arapi, Visar Zhiti, Agron Tufa...
Sebep për mua ishte botimi i librit tim në gjuhën italiane, Zatën, ky është libri i dytë. Më parë poeti italian Gjakomo Scotti kishtë përkthyer librin “Poesie për Lum” (Napoli, 1984). Italianët, po ashtu, më kishin botuar shpesh. Disi isha i pranishëm. Mirëpo, pjesëmarrje e fundit ishte diçka e veçantë: pos meje hapej dhe Ekspozita mbi Gjenocidin serb në Kosovë, të cilën me mjaft kujdes e kishte përgatitur Nusret Pllana. Kishte pasur shumë reagime, posaçërisht nga Ambasada Serbe: Si lejohet të hapet një ekspozitë e tillë dhe të ftohet poeti që njihet për mesazhet e tij nacionaliste. Por bën të heshtet gjenocidi që kishte ndodhur në Kosovë e Bosnje? E turpshme ishte të mbesësh indeferent ndaj asaj që ndodhte. Me UÇK-në ishte barikaduar populli, pra dhe krijuesit e të gjitha rrafsheve...
Blue Sky: Ç’mendoni për manifestimet letrare?
Ali Podrimja: Fatkeqësisht te ne çdo gjë është rrënuar. Manifestimeve tona u mungon përkrahja dhe organizimi. Nuk kemi mësuar asgjë nga të tjerët, se ajo që na afirmon para opinionit të jashtëm është dhe fjala. Por fjala te ne është ngulfat, nuk ka hapësirë dhe shikohet si e dyshimtë, shkaku i komplekseve. Mendoj duhet të lirohemi nga e keqja, përndryshe do të kemi pasoja...

Blue Sky: Mbani mend sa herë jeni shpërblyer për krijimtarinë Tuaj?


Ali Podrimja: Jam nderuar me disa çmime në Kosovë, por do e veçoja çmimin “Nikolas Linau (1999, Gjermani). Poezitë e Linaut i kishte përkthyer Lasgush Poradeci që në vitet e ’60-ta të shekullit të kaluar. Regjimi i atëhershëm nuk i kishte botuar, se nuk kishin qenë “poezi muskuloze”. Para dy vitesh më nderoi dhe Shqipëria me “Pendën e Argjend” për librin “Pikë e zezë në blu” (Botim i “Onufrit”), ndërsa Manifestimi tani tradicional “Poeteka” ma dha, Çmimin “Liburna” etj...

Blue Sky: E keni përcjellë polemikën Qosja-Kadare?

Ali Podrimja: Të zihemi në një kohë kur ende shumëçka ka mbetur pa u bërë për çështjen kombëtare, kam përshtypjen se nuk e respektojmë veten, as ato pak vlera që i kemi.


Blue Sky: Ç’mendoni për të rinjtë?

Ali Podrimja: Të rinjtë janë e ardhmja jonë. Fatkeqësisht nuk kanë hapësirë. Ky është krim kulturor. Të ardhmës duhet t’i bëjmë vend...


Vera Pelaj – radio „Blue Sky"

Monday, May 12, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- FLORA DURMISHI-URIME PER NEXHMIJE PAGARUSHEN



Më, 7 maj,2008, emblema e këngës shqipe, këngëtarja më e famshme e të gjitha kohërave, ndër shqiptarët, Nexhmije Pagarusha, mbushi 75 vjet.
Edhe pse, para më shumë se 20 vjetësh, u tërhoq nga skena, për shkak të problemeve me pejzat e zërit, regjistrimet në televizion dhe ato në radio edhe sot dëgjohen me shumë ëndje!

Ajo është personalitet legjendë. Jetoi dhe po jeton në kohën e shumë yjeve, por ishte mbi të gjitha yjet me shkëlqim verbues. Karrierën e përfundoi në mënyrë të denjë edhe pse i ngelet peng një koncert i fundit, koncert lamtumirës. Njohësit e zërit të saj e kanë përshkruar si një zë melodik, fleksibil, timbër i vecantë... Dallonte nga të tjerët jo vetëm me zërin por edhe me talentin për aktrim.
Ka me qindra regjistrime por asnjë CD. Një CD pirate që qarkullon e bën shumë nervoz, me përzgjedhjen e bërë. Është bërë pa lejen e saj!

Fenomeni Nexhmije Pagarusha ka mrekulluar, ka mahnitur, gjenerata e gjenerata, si ato amatore ashtu edhe ato profesionale. Timbri i vecantë i zërit të saj, e bën atë të papërsëritshme. Vetëm Zoti ka ditur t’ia dhurojë një zë të tillë, ndryshe nga të zakonshmit, i pazakonshëm!
Është e çuditshme, kjo që do të them, por është e vërtetë! Askush nuk kërkoi nga ajo t’ia mësojë teknikat dhe paraqitjen artistike.
Të gjithë e admironin, por askush nuk kërkoi nga ajo të dijë se si ka punuar, si ka arritur...
Nexhmija u shndërrua në një ikonë të ndjeshmërisë absolute. Ishte dhe do të mbetet, për të gjithë, sfidë dhe qëllim.

Ajo nuk imitoi askë, ajo ishte vetvetja, arriti të krijojë individualitetin e saj dhe te shndërrohet ne ikonë me aftësitë që kishte dhe dhuratën që i kishte dërguar Zoti.

U bëfsh 100 vjeçe e dashur Nexhmije!

Flora Durmishi, -redaktore ne radion "Blue Sky" ne Prishtine

Sunday, May 11, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- MERITA BAJRAKTARI McCORMACK -Histori

Festimet per Diten e Nenes

Duke uruar te gjitha nenave qe lexojne kete mesazh: "Gezuar diten tuaj speciale,Gezuar Diten e Nenes", deshiroj te ndaj me ju pak histori, te cilen e pergatita ne gjuhen shqipe, nga gjuha angleze, marre nga "HolidayNet" posacerisht per kete dite speciale qe sivjet festohet neser me 11 maj 2008
Pak histori mbi festimet per "Diten e Nenes"

Festimet me te hershme te "Dites se Nenes" mund te gjurmohen qe ne festimet pranverore te Greqise se Lashte per te nderuar Rhea-n, qe ishte "Nena e gjithe Perendive"
Gajte viteve 1600 Anglezet festonin nje dite te caktuar, te quajtur "E diela Amesore" ,qe festohej te Dielen e 4-t te Agjerimit per Pashke (Lent-Kreshme).Kjo dite festohej per te Nderuar te gjitha Nenat e Anglise.

Gjate kesaj periudhe te varferit ishin sherbetore te te pasurve ne Angli. Te gjitha punet ishin larg shtepive te banimit, dhe keta punetore, duhej te jetonin me punedhenesit e tyre, te cileve ju sherbenin. Keshtu kjo dite, kjo e Diel speciale ju jepej pushim sherbetoreve, dhe ata shkonin ne shtepite e tyre per te qene prane Nenave te tyre. Bile gatuhej dhe nje lloj keku special,qe quhej "Keku Amesor" per kete dite qe cohej si dhurate per te shtuar atmosferen festive.


Pasi Krishterimi u shpernda me gjere ne Europe, kjo dite u shnderrua nga nderimi i Nenes ne nderimin e Kishes, si Ame, per te gjithe, si fuqia shpirterore e cila i dha njerezimit jete dhe i mbronte nga te ligat. Me kalimin e kohes pra u shkrine ne nje E diela Amesore me Festivalin Kishtar. Njerezit nderonin Nenat e tyre biologjike si dhe Kishen.
Ne Shtetet e Bashkuara, "Dita e Nenes", u propozua ne fillim nga vitin 1872 nga Julia Ward Howe si nje dite qe i dedikohej paqes. Ajo mbante konferenca te organizuara ne Boston , per kete qellim cdo vit .

Ne vitin 1907 Ana Jarvis,nga Filadelfia, , filloi nje fushate te gjere per te vendosur nje feste kombetare per nenat, ne nje dite te caktuar. Ajo nuk ju nda kishes ku shkonte e ema e saj, ne West Virginia, te festonte Diten e Nenes ne ate dite qe perkonte me pervjetorin e vdekjes se saj, dhe keshtu ndodhi, pikerisht te Dielen e dyte te muajit Maj. Keshtu, jo vetem qe u festua, por ne vitin e dyte, ajo Dite u festua edhe ne Filadelfia.

Zj. Jarvis dhe mbeshtetesit e saj filluan t'ju shkruajne letra te gjithe prifterinjve dhe predikuesve, njerezve te biznesit, politikaneve etj, duke ju shpjeguar dhe kerkuar per te vendosur nje dite Kombetare per te festuar nderuar Nenat. Kjo perpjekje doli e sukseshme dhe ne vitin 1911 "Dita e Nenave" u festua pothuajse ne cdo shtet te SHBA-ve . Ne vitin 1914 , presidenti Woodrow Wilson, e shpalli "Diten e Nenes" feste kombetare, e cila do festohej te Dielen e Dyte te muajit Maj cdo vit.

Ndersa shume vende ne bote kane dite te tjera te caktuara per te Nderuar Nenat, shtetet si Danimarka , Finlanda, Italia, Turqia, Australia, dhe Belgjika e festojne kete dite, pikerisht ne te Dielen e dyte te Majit cdo vit.




Merita Bajraktari McCormack
http://www.panalbanianwomennetwork.org

Friday, May 02, 2008

Bota e Gruas Shqiptare- SUZANA KUQI-Legjenda-Perralla


Nga perralla " Dragoi im "



… Marika dhe përbindëshi …Gjini dhe pylli i çuditshëm…



- & -
Marika filloi të vinte në vete dhe pati ndjesinë
se ndodhej në ajër. I dukej sikur e kishin futur në një djep të
ngushtë, shumë të ngushtë për të , që e shtërngonte dhe i shkaktonte
dhëmbje.Nuk pati kohë të mendonte më shumë pasi ju duk sikur djepi u
ça dhe po binte poshtë. Ajo hapi sytë me tmerr por nuk dalloi asgjë
tjetër veç një mjegull të bardhë e të lagësht që i kalonte me
shpejtësi nëpër trup e ngjitej lart duke i dhënë një ndjesi të freskët
lehtësimi që zgjati shumë pak. U përplas përtokë me një zhurmë të
shurdhër dhe dhimbja që ndjeu në të gjitha qelizat e trupit të saj e
bënë të humbte ndjenjat përsëri.




- & -

Gjini ecte kuturu nëpër pyll.Sa më në thellësi
hynte aq më shumë e çudiste larmia e tij. Kish pemë të bukura që nuk i
kish parë kurrë më parë .Po kështu dhe shkurret e lulet që rriteshin
mbi barin e gjelbër ishin nga të gjitha ngjyrat.Le të mos përmëndje
pastaj zogjtë.Kish lauresha , dallëndyshe, bilbila që cicëronin e
kish dhe zogj të tjerë të bukur që nuk ju njihte emrat .Edhe gjethet
ishin me ngjyrë të ndryshme, kish pemë me gjethe të gjelbërta, por
dhe në ngjyrë te kuqe apo të verdhë, apo në ngjyrë vjeshte. Kish shumë
lisa. Vende vende pemët hapeshin e zbulonin luadhe të vogla ku rrezet
e diellit ngrohnin bimësi nga më të habitshmet dhe në hauzet e vogla
që ishin në mes tyre notonin peshq të bukur të artë. Sa më shumë hynte
në pyll aq më i bukur ish.Diku pa zogj fare të vegjël që kishin veshur
ngjyrat e luleve e në fillim i kujtoi për flutura. Drerë me brirë te
gërshetuar, dhi të egra, kuaj të bardhë, të murrmë , me trupa të
vegjël, mesatarë e të mëdhenj sa nuk ja kish marrë mendja se mund të
kish. Pastaj ishin ata me vija të zeza e të bardha .Por ai u rrinte
larg, kish frikë .Imazhi i fytyrës së merakosur së nenes që e priste
pranë vatrës së kasolles i shkaktonte dhëmbje.Ai duhej të kthehej , po
si?Mundohej të kalonte nëpër mend tërë c'kish dëgjuar për këtë pyll,
por u bind se nuk dinte asgjë.Sa më shumë që i forcohej mendimi se
duhej të kthehej në shtëpi aq më shumë i shtohej frika se nuk do t'ja
dilte.E kush ish kthyer vallë i saktë ? Një sakat pa tru ,i
budallallepsur ishte gjëja e fundit që mund t'i uronte vetes e po
ashtu edhe së ëmës. Papritmas diçka u shkëput nga dega e një peme dhe
si një gur u përplas për tokë. Ai mbajti frymën. Cdo gjë e trembte,
cdo gjë i fuste frikën dhe e bënte të dridhej.Dëshira për t'u kthyer
në shtëpi i kish kthyer dëshirën për të jetuar, ndaj duhej të bënte
kujdes.U afrua mengadalë dhe vuri re se ishte një dallëndyshe që
përpëlitej mbi bar me një krah të thyer.E mori në dorë duke bërë
kujdes që të mos i binte tek përpëlitej e përpiqej t'i ikte. Ndjeu
zemrën e zogut tek rrihte furishëm nga frika dhe filloi t'i fliste me
zë të butë per t'i ndjellë besim e ta qetësonte. Diku dallëndyshja u
duk sikur u qetësua por më shumë mundësi kish që t'i ishin mbaruar
fuqitë dhe Gjini e dinte këtë. Duke mbajtur me një dorë zogun me
tjetrën hapi torbën e tij e nxorri fyellin.Mori mandiljen e mëndafshtë
me te cilin ishte mbështjellë e duke e kapur me dhëmbë e tërhoqi
derisa grisi një fashë . Pastaj sistemoi krahun e zogut duke u munduar
ti shkaktonte sa më pak dhëmbje dhe e lidhi.Pas kësaj e sistemoi në
një degë peme të mbrojtur nga era dhe u nis përsëri .





- o -

Kur erdhi në vete Marika mallëkoi fatin e saj që
nuk kish vdekur më parë. Pranë saj një përbindësh që asaj ju duk sa
një mal nuk ja shqiste sytë e nxirrte ca tinguj të tmerrshëm.Sapo
hasi atë vështrim Marika i mbylli sytë menjëherë me shpresë se ajo
gjëja e shëmtuar nuk e kish vënë re se ishte zgjuar. Por më kot. Ndjeu
se ajo ju afrua e filloi ta nuhaste nga këmbët e deri tek
koka.Pastaj ju kthye përsëri duke e nuhatur e ndaloi sipër barkut të
saj .Marika ishte tepër e tmerruar për t'i mbajtur sytë mbyllur. I
hapi dhe u lemeris kur pa tërë atë kokë të madhe veshur me lëkurë të
ashpër që dukej e mbuluar si me luspa në ngjyrë plumbi e që ishte e
madhe gati sa ajo.Flegrat gjigante dridheshin me nervozizëm e ajo
ndjente frymëmarrjen e rëndë që i ngjalli krupën. Befas përbindëshi
ngriti kokën lart , ulëriu dhe bashkë me ulërimën shpërtheu zjarr nga
goja dhe flegrat e hundës së tij .Kjo është kuçedra, mendoi ajo duke
kujtuar përrallat që i kish treguar gjyshja . Fakti që i kish gjetur
një emër përbindëshit nuk e lehtësoi por ja shtoi më shumë
frikën.Sytë e mëdhenj në ngjyrë te gjelbër të errët cuditërisht të
bukur e panë me përbuzje.Hapi gojën e stërmadhe e Marika vërejti
dhëmbët e mëdhenj e të mprehtë që po i afroheshin. Mbylli sytë.Zot,
bëj t'i japë fund sa më shpejt. Dridhej e gjitha. Ndjeu dhëmbët ta
preknin në trup e t'i rrëshqisnin anash pa e prekur .Një herë, dy ,
tre, e pastaj tek mbylleshin por nuk kishin kafshuar atë por
xhamadanin .Pastaj e tërhoqi dhe e rrotulloi derisa e ktheu përmbys
duke i shqyer rrobat .Marika rrasi fytyrën mbi tokë e kafshoi dheun
nga tmerri.Tani ndjente frymën e dihatjen e tij pranë veshit dhe
dhëmbët që i preknin qafën.U bë njësh me tokën.Dëgjoi kërcitjen e
dhëmbëve që u mbyllën. Këtë herë kapën jakën e kemishës dhe ja shqitën
me forcë .Ajo klithi.Një hungërimë shurdhuese ju përgjigj.Pas kësaj
një gjë e lagësht ja pështolli tërë shpinën duke i ngjallur një neveri
që i hyri deri në palcë. Po e lëpinte, kjo ishte gjuha e tij." Të
lutem më vrit !" foli ajo me një fill zëri .Ndjeu gjuhën e tij afër
qafës dhe një lëng i verdhë i rrodhi supeve.Humbi ndjenjat përsëri.





- o -

Gjini e kish humbur kuptimin e kohës. Ecte nëpër pyll
dhe megjithëse merrte drejtime të ndryshme përfundonte përsëri tek një
burim uji të kulluar që ushqente një përrua të vogël.Ndoqi edhe
përroin por pas nja dy orësh vërejti se humbiste ndën një grumbull
gurësh të bardhë dhe ai mbeti sërish në mes të pyllit. Pak nga pak po
errësohej.Diku ju bë sikur dëgjoi një rënkim të dobët.Mori nga ajo
anë.Në një lëndinë, një drenushe e vogël kish rënë në lak,dhe nuk i
kishte punët mirë. Kushedi sa kohë kish aty dhe ishte duke ngordhur .
Befas dëgjoi ulërima që afroheshin.Nuk pat dyshim,ishin ujqër. Nxorri
shpatën , u përkul duke vënë një gju në tokë pranë drenushës dhe
priti. Pa tek dolën nga pylli, dy ujq të murrmë , njëra duhej të ish
ulkonjë.Sytë ju shkrepëtinë dhe u hodhën mbi drenushën. Ai ngriti
shpatën dhe goditi ulkonjën e cila ulëriti fort ndërsa ujku tjetër ja
mbathi nën thellësi të pyllit. Cliroi drenushën nga laku por ajo ishte
dobësuar aq shumë sa nuk mund të ecte.Ndoshta do të ish më mirë t'a
vriste e të ndizte zjarr e t'a piqte. Ky mendim i ngacmoi nervat e
stomakut e filloi të ndjente uri.Fundja o ai o ujku. Ju afrua përsëri
dhe ngriti shpaten por shikimi i trembur i syve të saj ja ngrinë dorën
në ajër.Unë nuk e di nëse do të jetoj ende nesër edhe po të ha mish
drenushe, ndërsa ajo po shpëtoi sot do të jetojë edhe nesër. E mori, e
hodhi në kurriz dhe u drejtua nga dëgjohej zhurma e ujit. E lëshoi
buzë përroit dhe e shikoi se si shuante etjen.Pak nga pak drenusha e
mori veten dhe filloi të qëndrojë më këmbë. "Mos ik tani , ik nesër"-
i tha ai duke vënë torbën ndën krye dhe aq i lodhur ish sa e zuri
gjumi menjëherë .

Bota e Gruas Shqiptare- SIDITA VITOJA-SKICE

Urime te perzemerta te gjitha motrave te tjera. Perqafime
Sidita


"ZBATICA"

U SHMPLEKSEN NYJET PREJ FJONGOSH TE KUQE NE DRYNJT E PORTAVE TE DIGES SE NDRITSHME TE TRURIT.NIMFAT E UJVARAVE NE KATER DHOMEZAT E TIJ PREJ PERDESH JETE KENDOJNE KENGET E RILINDJES. USHTARET E DIJES LIRUAN ME SE FUNDMI SUPET NGA BARRA MBYTESE NGJIZUR PREJ DORES SE BOTES JASHTA RROZULLIMIT TE DELIRE QE GJALLONTE BRENDA KUFIJVE TE SHPIRTIT DHE MUREVE PLOT DRITARE AJRI TE LEKURES. EDHE PRANGAT E ZANES SE VERBER AQ PRANE BURIMIT TE DRITES NE GLOBIN E SYRIT, U ZGJIDHEN. ENJTJA E DUARVE TE SAJ TE NJOMA PO ZHDUKEJ SIÇ SHKRIN PRANVERA DEBOREN...DHE SYTE IU KTHYEN SERISHMI JETES... DHE ZJARRI QE I DIGJTE SHTEPINE E MENDIMIT E FORCES U SHUA... DHE ZERI PERQAFOI SERISHMI NOTAT E ARSYES...
FORT E NDJEU VOGELSINE E TIJ I PORSAZGJUARI NGA VDEKJA, ANDAJ, MBI VIOLINA ME TELA PREJ FIJESH NERVI FILLOI TE LUHEJ SERISH SINFONIA DY AKTESHE E "MADHESHTISE SE NJERIUT"...

SIDITA VITOJA
IZMIR- TURQI