Tuesday, May 23, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-RAIMONDA MOISIU-A MUND TE KRAHASOHET W(G.BUSH) ME RUZVELTIN?



A mund të krahasohet G. W.Bush me Ruzveltin?

Nga Raimonda Moisiu - Hartford, CT,SHBA
maj 2006


Padyshim, është e padrejtë dhe ende herët të krahasosh, një president të ulur në fronin e pararendësve të tij,veçanërisht , kur atij nuk i kanë mbetur as më pak dhe as më shumë dy vjet e gjysëm, të përfundojë mandatin e dhënë nga vota e popullit, me po ata pararendës.Eshtë mbase dyfish e padrejtë të thuash se Xhorxh W.Bush, i cili duket se po eksperimenton ,me disa nga metodat e drejtimit të shtetit ,duke u bazuar në metodat e Franklin Ruzveltit.


Franklin Delano Ruzvelt është në listën e historianëve konservatorë , si një nga presidentët me të suksesshëm dhe më të përkushtuar që ka parë historia e Amerikës.Por ,duke i vënë pranë njeri tjetrit të dy burrat e shtetit ;Ruzvelt & Bush, të hedhim pak dritë rreth jetës dhe veprës së tyre,si: Prirjet e Ruzvelt dhe Telashet e Bush -it! Udhëheqja e presidencës nga Ruzvelti mund të ofrojë edhe sot e kësaj dite ,disa ide të dobishme për --Shtëpinë e Bardhë ---e për ndokënd që është i intriguar nga misteret e lidershipit.Para se ata të uleshin në fronin e presidentit të vendit ,Ruzvelt & Bush ,kanë disa gjëra të përbashkëta:Ruzvelt studioi në kolegjin e Graton-it dhe të Harward-it,ndërsa Bush studioi në kolegjin e Andover -it dhe Yale.Ruzvelt mik i ngushtë i Çurçillit,ndërsa Bush ,idhujt e tij ,Ruzvelt & Çurçill!..Në zyrën e Bush-it ,në Shtëpinë e Bardhë ,ndodhet një foto e Ruzvelt & Çurçill.Rekordet e tyre akademike dhe vlerësimet e miqve ,tregojnë një vlerësim të barasvlefshëm për të dy.Të dy u rritën dhe u edukuan nga nëna strikte. Të dy kishin një huq që ju vinin nofka , miqve të tyre.Të dy dështuan ,për tu graduar oficerë madhore,vuajtën nga rrënjët dhe ngritjet e tregut ,nga kolapsi ekonomik,që përfshiu Amerikën.Të dy kaluan kriza personale ,para se të bëheshin guvernatorë apo kryetarë shteti.Por këto kriza do të linin gjurmë të thella në karakterin dhe stilin e tyre politik ,të drejtimit të presidencës.Ruzvelt,në moshën 39 -40 vjecare do të mbërthehej nga sëmundja e polios, në një klinikë e cila ishte ndërtuar posaçërisht për viktimat e polios. Aty'"i gjori doktor Ruzvelti", si i pëlqente ta thërriste veten e tij, do të tregonte hapur snobizmin e tij dhe do të mësonte si të komunikonte me njerëz të rëndomte , njerëz të thjeshtë ,atë që Bush sot e bën fare natyrshëm.Ruzvelt ju dha forcë dhe kurajo dhe përtëriu shpresën te pacientët me sëmundjen e polios si ta përballonin atë.Dy javë ,mbas shmangjes së një atentati për ta vrarë , në Majami ,në shkurt të 1933,Ruzvelt morri mandatin e tij presidencial dhe me marifet nënshkroi një dekret të çuditshëm e të barasvlefshëm ,në një faze tejet të vështirë ,kur pothuajse tërë bankat e Amerikës ishin mbyllur,dhe miliona amerikanë i kishin tërhequr kursimet e tyre dhe qepur në dyshekë dhe jastëkë. Kolapsi ekonomik kishte mbërthyer Amerikën.Në një situatë të tillë kritike për vendin ,por edhe për presidentin,Franklin Ruzvelt me një levizje të zgjuar ,por edhe me një temperament "first class",duke patur në konsideratë rrënjë shpirtërore të amerikanëve,i adresohet kombit me një fjalim miqësor e të zjarrtë ,duke ju bërë thirrje për të ndihmuar në kurimin e ekonomisë.Një ditë mbas atij fjalimi ,qytetarët amerikanë që kishin tërhequr kursimet e tyre ,do t' i bindeshin presidentit të tyre me patriotizëm,do të rreshtoheshin në banka dhe do të ridepozitonin ,kursimet e tyre.Ky akt sa befasues dhe i mahnitshëm i një lidershipi "të rrëmbyeshëm",dëshmoi "momentin final",të një politike moderne amerikane, dëshmoi atë që Ruzvelt :

SHPËTOI KAPITALIZMIN & DEMOKRACINË ,në pak javë.

Por në kohën e sotme është shumë e vështirë të injorosh veprimet e presidentit Bush ,pa i hedhur një vështrim presidencës së Ruzveltit ,për të bërë sinkronizimin e tyre.Bush në moshën 39 -40 vjeçare ,u mbërthye nga "sëmundja" e alkolit .Bush do të abuzonte duke pirë shumë alkol ,që do të trondiste marrëdhëniet e tij familjare ,në veçanti me bashkëshorten e tij Laura.Bush do t'i duhej të shpenzonte shumë kohë në një qendër rehabilitimi,dhe me një disiplinë të fortë,do të hiqte dorë nga alkoli.Devotshmëria e Bush-it ,për t'ju kthyer jetës normale -një atribut i zakonshëm për ata ,që kanë abuzuar me alkolin --i bën ata që të adaptohen ngadalë me rrethanat .Ruzvelti ishte një njeri me shumë epërsi.Shumë demokratë u përpoqën ta ndalonin atë për të mos fituar ,si president ,më 1932 ,sepse ata e shihnin atë si një njeri i paqendrueshëm ,i rrëmbyeshëm ,në problemet, si në Lidhjen e Kombeve dhe në organizma të tjera.,Por duke e quajtur atë një "eksperimentim të guximshëm dhe këmbëngulës" ,Ruzvleti është njeriu që shëndrroi : EPËSINË NË PRINCIP!... Kur Ruzvelti u përball me kolapsin ekonomik që kishte mbërthuer Amerikën ,me 1933 ,ai po priste sa majtas dhe djathtas,e në të njëjtën kohë po punësonte njerëzit ,dhe duke ushtruar kontroll në WALL STREET,për herën e parë,por gjithashtu po i rezistonte presionit për të nacionalizuar bankat dhe i ashpër me taksat ,më shumë se kurrë në 30%.Ashtu si Bushi ,edhe Ruzvelt mori një pamje ekspansive të fuqisë presidenciale,por ai nuk futi në grackë ,Kongresin ,ashtu si bëri Bush ,me përgjimin.Më 5 Mars 1933 ,dita e parë e plotë e tij në zyrë,Ruzvelt u zbavit duke dhënë një fjalim ,legjionit amerikan,në të cilin ai esencialisht krijoi një ushtri të stilit Musolin ,për të mbrojtur bankat nga dhuna dhe anarshia.Ruzvelt ,bëri një draft ,që i jepte të drejtën atij për të thirrur veteranët e liruar nën armë.Ai do ju drejtohej veteranëve me këto fjalë:_Unë rezervoj të drejtën ,t'ju therras ju ,nën armë në çdo fazë apo situatë kritike që mund të na konfrontojë NE!Kjo është një thirrje diktatori.Presidenti i ri ,vendosi të marrë në varësi çdo gjë Post Kongres,-bile e bënte me arrogancë ,por ishte i pafat në realizimin e marrjes nën varesi të Gjykatës së Lartë.Ruzvelt nuk ishte nga ata që të falte Menjëherë sa mori mandatin ,ai dëshironte dhe ja arriti ta bënte ,duke marrë një çerek milioni punëtorë krahu ,endacakët ,të papunët, ata që rronin me asistencë sociale ,dhe i detyroi për të pastruar pyjet ,për të hapur toka për rrugë ,ndërtesa dhe ndërtuar qytete dhe qendra vendbanimi.Të gjithë antarët e kabinetit e kundërshtuan ,dukë thënë se kjo nuk mund të bëhej..Por Ruzvelt ,duke patur pjesërisht eksperiencë nga administrata e ish presidentit Wilson ,se deri ku e kishte fuqinë ,ja arriti qellimit dhe kjo ndryshoi fytyrë e Amerikë.Në rast se Ruzvelt do të ishte gjallë kur ndodhi sulmi terrorrist më 11 shtator 2001,nuk do t'i duheshin, 4 vjet ,të ndreqte kompjuterat ,apo të merrte në mbrojtje dhe të siguronte portet dhe fabrikat e kimikateve ,por vetëm 4 muaj .Bush ,pas 11 shtatorit pati të njëjtin moment,si "Ruzvelt stil",përsa i përket oratorisë dhe fjalimeve .Ruzvelt i përdorte fjalimet e tij të qetësonte të frikësuarit dhe të unifikonte kombin,Bush i përdorte fjalimet e tij ,për të rritur frikën dhe për përfitim politik.Ruzvelt ishte gjithashtu një figurë polarizuese.Pasuria e besdiste atë.Por ai dinte si të bënte popullin për vete.Kur sfidat ndryshuan ,ai ndryshoi kursin,duke deklaruar :"Marrëveshja e re",zëvendësohet me "Të fitojmë luftën".Por ishte një luftë e drejtë e në kohën e duhur .E themeluesi i Kombeve të Bashkuara ,mendonte se njëanshmëria është shkatërrimtare. Ndërsa Bush përdori mashtrimin ,për të futur SHBA-të në luftë.Ruzvelt me një shkathtësi ,aftësi admiruese ,ai i bëri që të gjithë të punonin.Ai emëroi dy ose më shume njerëz me të njëjtën detyrë ,duke patur epërsi mbi ta dhe ushtruar një kontroll të rreptë e të vazhdueshëm.Ndoshta j’au solli në majë të hundës ,por kjo i dha atij më shumë opsione dhe fisnikëri politike.Bush ,deri tani ka vënë përkushtimin mbi performancën ,ndërsa Ruzvelt ka vënë performancën mbi përkushtimin.Ndërsa Bush e ka parë luftën kundër terrorizmit si një shans për përfitim partizan.Shumë liberalë e respektonin Ruzveltin ,edhe pse ai nuk mori në konsideratë ndonjë agendë të tyre.Prirja e tij ishte : Veprimi! Ruzvelt kishte vullnetin për të bërë kompromise ,shumë më tepër se kushdo ,e në kohën e duhur.Për të dekretuar projektligjin për Numrin e Punës (Social Security),më 1935 ,ai e braktisi bazën liberale dhe përkrahu versionin konservator të projektligjit.Bile ,Ruzvelt kurrë nuk do ta aprovonte planin e privatizimit ,ashtu sikundër bëri Bush.Principi i tij besues ishte "kthim i garantuar",një koncept më i thellë ,se "Siguria",dhe se mbrojtja nga terroristët.Ruzvelt përfytyronte një komb ,një vend që kurrë nuk do t'i linte problemet pas dore ,në dorë të fatit .Sot Amerika e re ,po gëzon shumë nga vlerat qeverisëse të trashëguara nga presidentët ,të cilët e kanë udhëhequr atë dhe kanë lënë emër dhe bërë historinë e Amerikës.Ndër ta është edhe ish -presidenti i Amerikës

FRANKLIN DELANO RUZVELT,njeriu i EPËRSISË dhe i VEPRIMIT!.



No comments: