Saturday, June 24, 2006

Bota e Gruas Shqiptare-KEZE(KOZETA) ZYLO- INTERVISTE ME Z.EDI MUKA

Interviste me Zotin Edi Muka, Drejtor i Apexart, “Sweet Taboos”

Nje Tirane ne miniature ne New York.

Botuar ne gazeten "Illyria" dhe te tjera
si dhe ne disa revista dhe website te ndryshme

Keze (Kozeta) Zylo,
www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm
E-mail:
kzylo@yahoo.com

Nga data 24 Maj deri ne 1 Korrik, 2006 qendron e hapur Bienalja e Tiranes ne miniature ne Manhattan ne New York. Te gjitha keto materiale jane te kuruara nga Zoti Edi Muka Drejtor I Apexart (Apogjeu I Artit). Keto vepra japin krijimet e artisteve nga disa vende te botes, si Z. Abdessemed, Z.Grubanov, Z.Mwangi, Z.Hutter, Znj.Sejla Kameric, Z.Lulaj, Znj.Qoshja, Znj. Rytel.
Drejtori Muka nepermjet kesaj ekspozite prezanton tabute e ndryshme ne bote dhe vecanerisht ne Shqiperi, njekohesisht nepermjet tyre jepet mesazhi per ndryshimet qe mund te sjellin ato ne boten e gjere shpirterore te njerezve.
Mjaft artdashes shqiptare dhe amerikane u ndodhen ne kete ekspozite, dhe duke shfrytezuar rastin i mora kete interviste Zotit Edi Muka per publikun shqiptar.

K.Z.
Cfare mund te na thoni per ekspoziten ”Tabu Molisese – nje Mini Tirana Biennale ne New York”, te hapur prane Apexart ne Manhattan?

Z.Muka
”Tabu Molisese – nje Mini Tirana Biennale ne New York” eshte nje perzgjedhje e vogel e edicionit te fundit te Bienales se 3-te te Tiranes te mbajtur vitin e kaluar ne muajt Shtator-Tetor ne Tirane. Apexart eshte nje nga institucionet prijes ne skenen e New Yorkut, i njohur per bashkepunimin me disa nga kuratoret, artistet dhe ngjarjet me te rendesishme ne fushen e artit bashkekohor. Ftesa qe iu be Bienales se Tiranes per te percjelle nje mini-edicion te saj, i cili ne menyre simbolike do te prezantonte ate qe ndodhi ne Tirane vitin e shkuar, eshte nje tregues i qarte i statusit qe Bienalja e Tiranes dhe skena artistike shqiptare ka fituar ne nivel nderkombetar sot. Natyrisht qe ekspozita eshte nje perzgjedhje e nje grupi artistesh nderkombetare, nder te cilet vetem 2 jane shqiptare, por ajo c’ka eshte me shume rendesi eshte pesha qe ka fituar vete Bienalja dhe skena shqiptare permes saj.

K.Z.
Cili eshte bashkepunimi I Biennales se Tiranes, me artistet shqiptare dhe te huaj?

Z.Muka
Bienalja e Tiranes pas edicionit te saj te trete po konfirmohet gjithnje e me shume si nje nga ngjarjet e rendesishme jo vetem ne rajon por ne nje nivel te rendesishem nderkombetar. Kjo per shume arsye nder te cilat do vecoja nivelin e larte te puneve te artisteve shqiptare ne 7-8 vitet e fundit, bashkepunimin me disa nga kuratoret dhe artistet bashkekohore me te njohur ne bote, dhe strukturimin e nje ngjarjeje me kerkesa dhe standarte teper te larta te nivelit nderkombetar ne Tirane. Te gjithe keto elemente ndihmojne jo vetem ne pasqyrimin e zhvillimeve te artit bashkekohor ne Shqiperi, por vete Bienalja funksionon si nje ambasador I perkryer, qe percjell nje imazh krejt tjeter per vendin tone dhe potencialet e tij, se paku ne spektrin kulturor.

K.Z.
Cfare donit t’i tregonit botes se civilizuar dhe botes konservatore me titullin:
”Sweet taboo” nje titull sa sinjifikativ aq dhe simbolik? Dihet qe Shqiperia ka qene nje vend i tabuve ne disa sfera te jetes, si e ka pritur publiku shqiptar: Tirana Biennale: nen titullin: Tabu Molisese?

Z.Muka
Ne kushtet e sotme globale eshte e veshtire ta ndash boten ne te ”civilizuar” dhe ”konservatore”. Sidoqofte perpjekja jone ishte per te gjurmuar nje teme te ndjeshme – Tabute - per te cilen shumekush mund te mendoje se egzistojne vetem ne vende ekonomikisht te pazhvilluara. Kerkimi artistik i Bienales provoi qe shoqeria jone eshte ende e mbarsur me tabu, te cilat pamvaresisht nese vendet jane ekonomikisht te zhvilluara (Perendimi) ose jo (pjesa tjeter), kane tabute e tyre te cilat marrin forma nga me te ndryshmet dhe lidhen me nocione nga me te ndryshmet, sic mund t’i gjurmoni edhe ne ekspoziten e hapur tek Apexart. Padyshim qe Shqiperia eshte nje vend me tabu te trasheguara dhe te perftuara gjate ketyre viteve te tranzicionit, si p.sh. Pushteti vazhdon te mbetet nje tabu, e perforcuar nga mungesa e nje ndergjegjeje kolektive e shqiptareve, te cilet jane ende teper te preokupuar me jeten e vogel individuale dhe harrojne se nese gjerat nuk shkojne mbare per te gjithe vendin, detyrimisht shkojne keq per individin gjithashtu; apo p.sh. Shqiperia njihet per nje strukture te ngurte patriarkale, qe sjell degradimin dhe injorimin e rolit dhe pozicionit te femres ne shoqeri, etj. Nga ana tjeter edhe pjesa e ”qyteteruar” e botes eshte pre e tabuve te ngjashme, po te kemi parasysh hegjemonine ekonomiko-politike qe ne vitet e fundit na ka cuar drejt konflikteve te renda si lufta ne Irak apo ajo qe na eshte paraqitur si ”perplasje e qyteterimeve” duke krijuar nje perceptim te shtremberuar te thelbit te kulturave nga vende te ndryshme te botes, qe nuk i korrespondojne modelit kapitalist perendimor, etj.

K.Z.
Ne vendet e ndryshme te botes, ku ju keni shkuar, a e keni ndjere pranine e komunitetit shqiptar dhe c’mund te na thoni?

Zoti Muka
Ne te vertete duhet te them se ishte nje befasi shume e bukur per mua fakti qe nje pjese e madhe e vizitoreve ne apexart ishin shqiptare. Natyrisht qe ndjesia e komunitetit eshte e ndryshme ne SH.B.A. fakt ky i dukshem dhe ne kete prani te madhe te shqiptareve ne ekspozite. Ne vende te tjera shqiptaret nuk ndjehen shume si komunitet (te pakten jo aq sa ne Amerike) dhe eshte veshtire te krijosh nje lidhje apo te kesh nje reagim kaq te madh sa ketu. Kjo sic e thashe ishte nje kenaqesi me shume per mua.

K.Z.
A keni pasur veshtiresi ne rrugen e bukur dhe te veshtire te artit, dhe cilat jane ato?

Zoti Muka
Natyrisht qe po, per arsye se arti eshte nje nga ato veprimtari shoqerore te cilat kerkojne vemendje dhe mbeshtetje, gjera qe kane munguar nga te gjitha qeverite qe kane shkuar dhe ardhur ne Tirane. Natyrisht qe Shqiperia po kalon ne disa procese qe e veshtiresojne akoma me shume marredhenien me artin, por jehona e ngjarjeve te tilla duhet patjeter te ndihmoje ne ndergjegjesimin e institucioneve shteterore dhe publikut shqiptar kudo qe eshte, se arti dhe kultura “made in Albania” ndihmojne ne menyre thelbesore zhvillimin e vendit dhe nderrimin e imazhit te tij.

K.Z.
Cfare projektesh keni per te ardhmen dhe a mund te na pershkruani njerin prej ketyre projekteve?

Zoti Muka
Duke patur parasysh mungesat e mesiperme te mbeshtetjes dhe vemendjes, po perpiqemi te ndertojme nje platforme ne Tirane e cila do ti sherbeje mbeshtetjes se artisteve te rinj dhe zhvillimit te shkembimit dhe dialogut me artiste nga vende te tjera te rajonit dhe te botes. Perfitoj nga biseda me ju per te drejtuar nje thirrje te gjithe shqiptareve te cilet kane ne zemer zhvillimin e vendit dhe kultures se tij, se cdo kontribut sado minimal qofte, eshte nje gur i rendesishem ne themelet e zhvillimit te artit dhe kultures ne vend.

Faleminderit Zoti Muka per intervisten dhene per publikun shqiptar!
Ishte kenaqesia ime te jepja interviste per artdashesit shqiptare!

No comments: